Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar për gjendjen që ka kapluar vendin dhe botën me rastin e Coronavirusit. Ahmeti thotë se për të është me rëndësi shëndeti i qytetarëve. Sa i përket fushatës dhe zgjedhjeve të 12 Prillit, Ahmeti thotë se zgjedhjet janë çështja e fundit, me rëndësi është fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje, përcjell TS.
“Prioritet absolut i gjithësecilt prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik.
Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit.
Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje.
Me zgjedhjet dhe fushatën do të mirremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.
Ne jemi tërësisht të përkushtuar në adresimin e gjendjes me CoVid-19 dhe t’ju dalim në ndihmë qytetarëve, mjekëve dhe ekonomisë.
Shëndeti i pari!” ka shkruar Ahmeti.