Një person i panjohur po u paguan borxhet të varfërve në qytetin Tuzla të Turqisë, por askush nuk e di pse dhe se kush është ky njeri.
Në një kohë kur Turqia aziatike është “pushtuar” nga varfëria, ky njeri misterioz u ka lënë familjeve të varfra zarfa me para poshtë derës së shtëpisë.
“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, tha pronari I një dyqani agjensisë së lajmeve “Demiroren”.
Ai shtoi se ky person I panjohur kishte me vete edhe 4 persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.
“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra.
Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”, tregon pronari i dyqanit.