Ditën e sotme, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një postim në Facebook, Arifi sqaron se ndodhet në spitalin e Nishit në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore, ku thekson se vetëm disa ditë më parë ka rezultuar negativ për COVID-19, por shton se ka pasur përkeqësime të shëndetit.
Postimi i plotë i Shqiprim Arifit:
Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.