Numri i v d e k j e v e të koronavirusit në Turqi është rritur me 259 në 24 orët e fundit, kjo referuar shifrave që ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme (23 hhjetor). Kështu numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 18,861.
Turqia regjistroi gjithashtu 19,650 raste të reja me koronavirus, përfshirë asimptomatiket, në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga marsi, kur rasti i parë COVID-19 u zbulua në Turqi, është 2,082,610, sipas shifrave të ministrisë.
Qeveria ka vendosur karantinë të rreptë gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim gjatë ditëve të javës për të frenuar infeksionet e përditshme. Numri më i lartë i rasteve ditore, me 33,198, u njoftua më 8 dhjetor.