Një lajm shumë i keq për futbollin italian, ish-futbollisti i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoiezes Mauro Beluxhi pësoi prerje të gjymtyrëve të poshtme si pasojë që i la koronavirusi.
Ai u shtrua në spital më 4 nëntor pas pozitivitetit me COVID-19. Kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan dhe u nevojit ndërhyrja kirurgjikale e gjymtyrëve të poshtme:
“Më hoqën edhe këmbën me të cilën shënova kundër Borusia Mysheglabahut.”, tha ai duke kujtuar golin e shënuar ndaj Mysheglabahut në Championsn në 3 nëntor 1971.