Greqia ka konfirmuar sot 721 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 8 janë identifikuar pas kontrolleve në hyrje të vendit. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend kanë njoftuar se në 24 orë, betejën me sëmundjen e kanë humbur 49 qytetarë.
Nga rastet pozitive, 78 u konfirmuan në qendër të Athinës dhe 94 raste në Selanik.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 143,494, nga të cilat 52.2% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 5,579 (3,9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 43,251 (30,1%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. s.b/abcnews.al/