Turqia planifikon të dërgojë roverin e saj në Hënë deri në 2030. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Agjensisë Hapësinore turke, Serdar Huseyin Yildirim gjatë Konferencës Globale të Kërkimit Hapësinor në Shën Petersburg. Ai tha se raketa që mban roverin do të ndërtohet në Turqi, duke përdorur një motor hibrid tashmë të zhvilluar në vend.
Siç tha ai: “Ne kemi ndërmend të përdorim makinerinë tonë për të arritur në Hënë“. Raketa do të bëjë një fluturim provë dhe ndoshta ulje “anormale” në Hënë në fund të vitit 2023, një vit që përkon me kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës Turke nga Kemal Ataturk.
Inxhinierët duan të mbledhin të dhënat e nevojshme për të bërë të mundur që roveri të zbresë pa probleme në fund të dekadës. Programi hapësinor turk përshin gjithashtu ndërtimin e një anije kozmike si dhe zhvillimin e një sistemi vendas satelitor. Turqia synon të dërgojë një astronaut turk në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të kryer eksperimente shkencore. /abcnews.al