Hyrja në restorante, parukeri, klinika, pishina dhe zona të tjera të brendshme do të lejohet vetëm për ata që janë vaksinuar, ata që janë shëruar dhe kanë pasur një test diagnostikues i cili natyrisht do të jetë negativ.
Janë këto disa nga kufizimet që hyjnë në fuqi ditën e sotme në Gjermani.
Nga sot, e hënë, rregullat kufizuese të zgjeruara pjesërisht u miratuan pas shifrave të larta të infektimeve dhe uljes së trendit të vaksinimit.
Një javë më parë, Komiteti i Përhershëm Gjerman për Vaksinat (Stiko) rekomandoi vaksinimet për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe kjo pritet të ndikojë në shkallën e vaksinimeve.
Gjithashtu, nga 11 tetori, testet e shpejta diagnostikuese nuk do të jenë më në dispozicion falas në Gjermani, të cilat gjithashtu mund të kenë një efekt pozitiv në përqindjen e të vaksinuarve.