Ballina Bota Ethet “misterioze” po marrin jetët e fëmijëve në Indi

Ethet “misterioze” po marrin jetët e fëmijëve në Indi

Prej më shumë se një jave, fëmijët në disa rrethe në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh janë zgjuar me temperaturë të lartë. Shumë prej ankohen për dhimbje kyçesh, dhimbje koke, dehidratim dhe të vjella. Në disa raste, pacientët raportohet të kenë pasur skuqje të përhapura në këmbë dhe krahë.

Të paktën 50 persona, kryesisht fëmijë, kanë ndërruar jetë si pasojë e këtyre etheve ndërsa qindra të tjerë janë shtruar në spitale në gjashtë rrethe në pjesën lindore të shtetit. Asnjë nga të viktimat nuk rezultoi pozitiv për Covid-19.

Në një kohë kur India duket se po shërohet ngadalë nga një valë e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit, vdekjet në Uttar Pradesh janë bërë shkak për një seri titujsh për “ethe misterioze” që po vret fëmijët në fshatrat e shtetit më të populluar të Indisë.

Mjekët në disa nga rrethet e prekura, Agra, Mathura, Mainpuri, Etah, Kasganj dhe Firozabad – besojnë se “dengue”, një infeksion viral i përhapur nga mushkonjat, mund të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. /abcnews.al/