Ballina Argëtim Kuriozitete “Minierë” kriptovalutash në garazh, si i fitojnë motër e vëlla 30 mijë...

“Minierë” kriptovalutash në garazh, si i fitojnë motër e vëlla 30 mijë dollarë në muaj

Shumë adoleshentë nisin punë sezonale gjatë verës kur marrin pushimet nga shkolla. 14-vjeçari Ishaan Thakur dhe motra e tij 9-vjeçare Aanya e kaluan këtë verë duke mësuar gjithçka rreth “minierave” të kriptovalutave dhe tani ata fitojnë të paktën 30,000 dollarë në muaj.

“Ne e morëm këtë iniciativë sepse donim të mësonim diçka të re në lidhje me teknologjinë dhe të fitonim para në të njëjtën kohë,” tha Ishaan për CNBC.

Fillimisht, ata nisën që të shihnin video në YouTube dhe të kërkonin informacione në internet. Më pas, Ishaan e ktheu kompjuterin e tij Alienware në një makinë miniere kriptovalutash me eter, duke përdorur kartën grafike, e cila mund të kryejë vëllime të larta të llogaritjeve të nevojshme për “minierat”.

Dy vëllezërit filluan me eter, pasi nxjerrja e bitcoin është veçanërisht e vështirë. Me ofertë të kufizuar dhe kërkesë të lartë, mjedisi është shumë konkurrues. Në ditën e parë, ata bënë 3 dollarë.

“Ne na pëlqeu aq shumë sa filluam të shtonim përpunues të tjerë dhe fituam 1.000 dollarë në muajin e parë,” kujton 14-vjeçari.

“Minierat e kriptomonedhës janë si të kërkosh ar ose diamante. Në vend që të përdorni lopata, jeni duke minuar me kompjuterë. Në vend që të gjeni një copë ari ose një diamant në minierë, gjeni një kriptovalutë,” thotë Ishaan.

Kështu që sot ata po përpunojnë tre kriptomonedha: bitcoin, eter dhe ravencoin. Dhe  fitojnë mbi 30,000 dollarë në muaj.

“Mund ta kalonim gjithë verën duke luajtur video-lojëra, por në vend të kësaj, ne e përdorëm kohën tonë të lirë për të mësuar rreth teknologjisë,” shpjegon 14-vjeçari.

Në fakt, ata themeluan kompaninë e tyre minerare, Flifer Technologies, me ndihmën e babait të tyre. Ndërsa të ardhurat rriteshin, motër e vëlla kishin mundësi që të blinin pajisje të tjera si karta grafike Antminers dhe Nvidia RTX 3080-Ti.

“Biznesi” i tyre, i filluar nga zyra e Ishaan, u zhvendos fillimisht në garazh për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe zhurmës së krijuar. Pastaj garazhi rezultoi të ishte shumë i vogël dhe ata kaluan me qira në një qendër të dhënash.

Ishaan dhe Annya shpresojnë se mund të mbledhin para mjaftueshëm për të paguar studimet në universitet pasi të dy duan që të bëhen mjekë. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews