Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Nga Izmit Miti Imeri
Erdh shtatori,erdh shtatori,
Na pru dardha e plot molla,
Plot me zogjë na u mbush oborri,
U mbushën klasa edhe shkolla!
Cicërima nga më të ndryshmet,
E fluturojnë me krahë shqiponje,
Gëzojnë prindër edhe gjyshërit,
N’dorë mbajnë libra e fletore!
Na ardhsh i mbarë vit për vit,
Plot begati e gëzime në zemra,
T’a thyej qafën i mallkuari kovid,
E gjithnjë të rrezatoj shpresa!
Qofsh bekuar për gjithë jetën,
Urojnë nxënës dhe arsimtarë,
Me dritë të dijes na mbush zemrën,
Të ndrit dielli në botën mbarë!
Urimit të tyre edhe ne i bashkohemi,
Urojnë prindërit me gjithë zemër,
Që mendjet e fëmijëve të ndriçohen,
E n’rrugë të mbarë qofshin gjithë jetës!








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






