Nga Esad Gjonbalaj
Sot me vëllezër Fazliun dhe Zymerin patëm kënaqësinë që ta takojmë zt Gjonaj. Edhe pse i lindur ne mërgim Marku për asnjë çast nuk u ndal për të mirën e komunitetit tonë dhe çështjes shqiptare si tërësi. I kyçur ne politikë ai po i dhuron këtij komunitetit frytet e angazhimit të ti. Qendra e parë shqiptare e financuar nga shteti i New Yorkut dhe e hapur ne Bronx është një arritje e madhe e komunitetit tonë fale angazhimit institucional te zt Gjonaj. Qendrën që pata rastin ta vizitoj dhe shoh personalisht është ne kuadër te kompleksit te Jacoby Hospital dhe e dhënë komunitetit tone qe kurrë nuk e kemi pasur me parë.
Qendra e komunitetit dhe e mirëqenies “Illyria Community and Wellness Center” do ti shërbejë komunitetit Shqiptaro-Amerikan duke ofruar iniciativa dhe shërbime të ndryshme siç janë jeta e shëndetshme, programet për mirëqenie, programet gjuhësore, programet për të rinjë dhe të moshuar të cilët përfshijnë aktivitete e evenimente të ndryshme në teatër, gym, dhoma për aktivitete dhe lojëra, dhoma për takime për organizatat e komunitetit e shumëçka tjetër.
Qendra e re do të ketë rëndësi të veçantë për zhvillime të aktiviteteve të llojllojshme të pjesëtarëve të komunitetit tonë, i cili është tejet mirënjohës për ketë mundësi.
Është kjo një arritje e madhe e komunitetit tonë si rezultat i bërjes pjesë së vendimmarrjes e politikëbërjes e cila me kohe po i jep frytet e veta fale angazhimit te Mark Gjonajt.
Falënderim Mark, te presim me projektin e radhës !