Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu pas Italiaë, ka vazhduar turin e falënderimeve edhe në Gjermani. Në faqen zyrtare në facebook ka publikuar fotografi nga takimet me bashkatdhetarët në Nuremberg dhe Berlin.
Ai ka udhëtuar drejt diasporës për t`u shprehur falënderimet e tij për mbështetjen që i dhanë gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit, ku siguroi mandatin e dytë për drejtimin e Komunës së Zhelinës.
Komuna e Zhelinë përfshin fshatrat Grupçin, Çiflik, Rogle, Merovë, Llukovicë, Cerovë, Sallarevë, Dëbërcë, Llërcë, Novosellë, Kopaçindoll, Zhelinë, Stremnicë, Pallaticë, Trebosh, Leshnicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Uzurmisht dhe një numër i madh i banorëve të këtyre lokaliteteve punojnë dhe jetojnë në Gjermani, Itali e vende të tjera. Vota e tyre është treguar vendimtare gjatë zgjedhjeve të parafundit dhe të fundit në këtë komunë./TetovaNews