Ballina Bota Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë për ta...

Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë për ta mbrojtur nga pushtimi rusë

Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi, që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj nuk do të dërgojnë ushtarë për të ndihmuar Ukrainën nëqoftëse pushtohet nga Rusia. Rusia ka vendosur mijëra trupa ushtarake afër kufirit ukrainas. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të ulë tensionet në rajon raporton “BBC”.

Moska ka mohuar planet për të sulmuar dhe ka kërkuar bisedime urgjente me SHBA-në. Autoritetet ruse ditën e premte i bënë thirrje Nato-s që të ulin aktivitetin ushtarak në vendet e Evropës Lindore. Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar deklaroi, që sanksionet e rënda ekonomike do të përdoren për të parandaluar sulmin.

Në fillim të javës kryeministri Boris Johnson paralajmëroi presidentin Putin se do ketë pasoja nëqoftësë destabilizon rajonin. Rusia i ka akuzuar autoritetet ukrainase se i kanë provokuar me qëllimin e tyre për të hyrë në Nato. / abcnews.al