Kopenhagë,05.01.2022
Gëzim i madh sot në familjet Selmani e Qazimi,por mburrje edhe për gjithë shqiptarët.
Xhenete Selmani Qazimi përfundoi sot studimet për mjekësi me notën maksimale 12,në një nga univerzitetet më të mira të Evropës – në Univerzitetin e Kopenhagës,univerzitet ky që i ka dhënë botës 9 nobelist.
Xheneta me origjinë nga Nerashti i Tetovës shkollën fillore dhe të mesme ( gjimnazin) e ka kryer në Ballerup ( komunē në periferi të Kopenhagës) dhe këtu është njohur si “ vajza e 12 sheve, por si e tillë u njoh edhe në fakultetin e mjekësisë pasiqë si në fakultet dhe në shkollimin e më parshëm Xheneta nuk mori notë tjeter përveç asaj maksimale -12.
Dhe si e tillë duhet të jetë ,nëse jo i vetëm,rast i rallë që ka filluar dhe përfunduar shkollimin me notë maksimale 12.
Përkundër talentit dhe përkushtimin e saj në shkollim e si nënë, suksesin e saj përfundimtar ia dedikon mbështetjes së bashkëshortit, ing.në nanoshkencë Halim Qazimi e prindërve të tij Avdush e Xhumazie Qazimi ,si dhe babait e nënës së saj Islam e Sherife Selmani: