Ballina Aktualitet Kasami viziton lagjen „Dardania” në Tetovë dhe njhet nga afër me problemet...

Kasami viziton lagjen „Dardania” në Tetovë dhe njhet nga afër me problemet e banorëve (FOTO)

Kryetari i Komunës së Tetovës ka vizituar lagjen Dardania në Tetovë dhe është njohur nga afër me problemet në këtë zonë të qytetit.

Statusi i plotë i Kasamit:

Duke i shqyrtuar kërkesat e qytetarëve, sot isha prezent dhe u njoftova nga afër nga banorët e lagjes Dardania dhe bashkësinë lokale për disa shqetësime që me të vërtetë paraqesin probleme e që janë thelbesore për qytetarët. Bashkarisht me drejtorin e NPK diskutuam edhe për mënyrat e realizimit të planit për zgjidhjet si ato afatshkurte poashtu edhe për ato afatgjate.

Se shpejti do të fillojmë me detektimin dhe realizimin problemit të gypave të ujit, kanalizimit si dhe pastrimin e tërësishëm të mbeturinave.

Kasami ka publikuar sot edhe një lajm tjetër:

Sot, realizova takim me kryetarin e Forca Demokratike Rome –FDR, z.Shaban Saliu. Biseduam për shumë çështje që tangojnë etnitetin romë në vend. U dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin tonë.
Si kryetar i Komunës së Tetovës do të jem gjithmonë përkrah tyre drejt avansimit dhe respektimit të të drejtave të tyre në shoqërinë tonë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews