Ballina Bota Fundi i botës me bomba bërthamore, a është vërtetë Putini aq i...

Fundi i botës me bomba bërthamore, a është vërtetë Putini aq i rrezikshëm sa e tregon veten?

Ndërsa forcat ruse po tërhiqen në Ukrainë, presidenti rus po kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur territoret ukrainase tashmë të aneksuara nga Rusia.

Duke supozuar se Putini në fakt nuk po luan bllof, siç paralajmëroi së fundmi Perëndimi, çfarë lloj armësh bërthamore mund të përdorë dhe sa dëm mund të shkaktojnë ato në Ukrainë edhe më gjerë?

Është pothuajse e pamundur që Rusia të përdorë armët e saj më të fuqishme bërthamore për t’i bërë ballë rezistëncës së forcave ukrainase në fushën e betejës, sipas ekspertëve.

Moska, megjithatë, mund të shpërthejë një armë bërthamore taktike kundër një objektivi specifik dhe  të gjithë jemi dakord se përdorimi i armëve të tilla do të ketë pasoja të paparashikueshme.

Numri i saktë i armëve bërthamore në fushëbetejë (me rendiment të ulët) që Rusia posedon mbetet një sekret. Por SHBA ka të dhëna të besueshme për sa i përket raketave balistike ndërkontinentale të Rusisë falë marrëveshjeve START.

Sa i përket armëve bërthamore ruse në fushën e betejës, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Moska ka 2000 armë të tillë, të cilat janë të afta të lëshohen nga automjetet, anijet dhe nëndetëset, raporton abcnews.al.

Fuqia e këtyre armëve  është nga 15 deri në 50 kiloton, më shkatërruese se bomba atomike e Hiroshimës, fuqia e së cilës ishte 15 kiloton. Raketat balistike ndërkontinentale moderne kanë një rendiment që mund të arrijë 800 kiloton ose edhe një megaton.

Në vitin 1961, BRSS kreu një provë të një bombe bërthamore prej 50 megatonësh, me nofkën “Bomba Tsar”.

Rusia ka shumëllojshmëri të armëve bërthamore në fushën e betejës.

Agjencitë amerikane vlerësojnë se forcat e armatosura ruse posedojnë rreth 500 bomba bërthamore. Ekspertët besojnë, megjithatë, se bomba bërthamore që forcat ruse mund të përdorin në Ukrainë mund të lëshohet nga sistemet raketore  Iskander 9K720, të njohura  nga NATO si SS-26.

Agjencitë amerikane e dinë se Rusia ka vetëm 100 sisteme të tilla lëshimi, raporton abcnews.al.

“Raketat ruse, me rreze veprimi prej 500 km, nuk rrëzohen lehtë dhe sistemi i tij elektronik testohet vazhdimisht”, sipas një zyrtari amerikan të energjisë atomike.

Vetëm një goditje nga një raketë e tillë do të shkaktonte një shkatërrim totola në një rreze prej 5 km.

“Nëse strehoheni në bodrum dhe qëndroni atje pa ajër të kondicionuar ose ajrosje për tre deri në katër ditë, radioaktiviteti do të jetë ulur dhe të paktën do të mund të dilni jashtë.

Megjithatë, duhet të siguroheni që furnizimet me ujë dhe ushqime të mos jenë të kontaminuara”, sipas një eksperti amerikan.

Përdorimi i një armë bërthamore nga Rusia sigurisht nuk është një detyrë e lehtë. Këto armë ruhen në disa vende, dhe duhen ditë për t’u transportuar. Në të njëjtën kohë, lëvizja e tyre nuk do të kalojë pa u vënë re nga satelitët perëndimorë, raporton abcnews.al

Shërbimet e inteligjencës perëndimore janë në gatishmëri të lartë duke vëzhguar lëvizjet e njësive speciale ruse, si dhe aktivizimin e  “forcave strategjike” që nuk kanë qenë aktive në frontin ukrainas.

Javën e kaluar, raportet për makina të blinduara që lëviznin përmes Rusisë qendrore drejt kufirit me Ukrainën ngritën alarmin në mesin e stafit amerikan, me disa që besonin se ishin prova të nisjes së luftës bërthamore.

/abcnews.al