Ballina Bota Turqi – Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri përfundon pas hekurave

Turqi – Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri përfundon pas hekurave

Dhëndri 20-vjeçar, i cili qëlloi në ajër në dasmën e tij në Çankırı të Turqisë, shkaktoi vdekjen e një personi. Dhëndri me inicialet Ü.D përfundoi në qeli.

Sipas informacioneve të marra, arma shpërtheu teksa dhëndri Ü.D qëllonte në ajër në dasmën në fshatin Agzibüyük të Çankırı-t.

Nga plumbi i armës janë plagosur 26-vjeçari me inicialet S.K. dhe 15-vjeçari me inicialet K.K. Në vendngjarje janë nisur ekipet e ambulancës dhe xhandarmërisë.

Të plagosurit, të cilëve iu dha ndihma e parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore, u dërguan me autoambulancë në Spitalin Shtetëror të Çankirit.

Me gjithë ndërhyrjet e bëra në ambulancë, S.K. nuk ka mundur të shpëtojë, ndërsa mësohet se gjendja e K.K. ishte e mirë.

Dhëndri Ü.D është ndaluar nga ekipet e xhandarmërisë./tetova.com

Çankırı’