Ballina Bota Qytetarët e pushtuar nga paniku dalin nëpër rrugë, pamje nga dëmet që...

Qytetarët e pushtuar nga paniku dalin nëpër rrugë, pamje nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Turqi (VIDEO)

Turqia u trondit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter në afërsi të rajonit Tokati.

Lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, raportojnë mediat turke, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë produktet e rëna përtokë në një supermarket, mure dhe tavane të shembur. Siç duket edhe nga pamjet tërmeti ka dëmruar edhe disa banesa.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Ndërsa banorët janë trembur dhe kanë dalë nëpër rrugë mes panikut dhe frikës për një tragjedi të dytë në Turqi.

Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale./vizionplus.tv/