Ballina Blog Faqe 125

Po kthehej në shtëpi, humb jetën në aksident 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar nuk ia ka dalë dot pas një aksidentin të rëndë në Itali. Eduart Hoxha ndërroi jetë pasi makina e tij u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa përdorues të tjerë të rrugës që njoftuan policinë për aksidentin.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, avokatët: E pamundur mbrojtja e një kosovari në Serbi

Pas liberalizimit të vizave më 1 janar, qytetarët filluan të vizitojnë të afërmit e tyre në shtete të ndryshme të zonës Schengen.

Një prej tyre është edhe Hasan Dakaj, dikur pjesëtar i UÇK-së. Ai po shkonte në Itali te vëllai, por u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar. Ky rast ka bërë që institucionet e Kosovës të reagojnë dhe të kërkojnë lirimin e tij, ndërkohë që avokatët kosovarë deklarojnë se juridikisht e kanë të pamundur ta mbrojnë atë në Serbi.

Derisa autoritetet serbe vazhdojnë ndalimin dhe arrestimin e ish-ushtarëve të UCK-së, në momentin kur kalojnë nëpër pikat kufitare nga Kosova në Serbi, përfaqësimi juridik i tyre nga avokatët kosovarë mbetët i pamundur.

Avokati Florim Shefqeti i tha RTK-së se ky mbetet shqetësim i madh për familjarët. Ai ngre nevojën e diskutimit përmes dialogut ndërmjet të dyjave vendeve që të mundësohet përfaqësimi juridik në raste të tilla.

“Kjo është jashtëzakonisht delikate, duke pasur parasysh që Ligji për avokatet në Kosovë, neni 40 ka përcaktuar që për regjistrimin e avokatëve të huaj në Kosovë, duhet që të bëhet ekzistimi i reciprocitetit, në këtë mënyrë dihet botërisht, që edhe avokatët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë juridikisht në asnjë institucion në Serbi”, tha ai.

Gjithçka që mund të bëhet, sipas Shefqetit, është vendosja e kontaktit me avokatin përfaqësues që e caktojnë institucionet e drejtësisë në Serbi.

“E vetmja mënyrë që ne e shohim në këtë fazë është përmes avokatit që caktohet nga Kosova dhe avokatit që caktohet në Serbi. Absolutisht që po, jo vetëm kontakti, por edhe besimi për përfaqësimin që bëhet, do të duhet që ky aspekt të jetë temë e diskutimit ndërmjet të dyja vendeve me qëllim që të ketë një zgjidhje. Është e pamundur sepse licenca e republikës së Kosovës nuk njihet në Serbi”, theksoi ai.

Arrestimi nga Serbia i Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa kalonte kufirin bashkë me vëllain e tij, shtyu autoritetet kosovare të aktivizojnë të gjithë mekanizmat institucionalë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë dhe se dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Dinamika/ Policia shqiptare: Si u dhunuan barbarisht tre të rinjtë në Mal të Zi, po udhëtonin me makinë me targa gjermane (Foto)

Policia shqiptare ka zbardhur dinamikën mbi ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan tre të rinj shqiptarë. Tre të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Njotimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Incident në Shkup, “Tigrat” shkaktojnë kaos në Çairçankë (VIDEO)

Një përleshje fizike mes disa qytetarëve dhe pjesëtarëve të njësitit special “Tigrat”, raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në Çair të Shkupit, në afërsi të xhamisë “Jahja Pashë”.

Nga MPB-ja akoma nuk i kanë bërë të ditura arsyet e incidentit, ndërsa jozyrtarisht është raportuar se disa persona të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar nga policia.

Крадци од Кисела Вода уапсени вечерва во Чаир, ги нападнале полициските службеници

Вечерва во Скопје, на подрачје на Чаир, од страна на полициски службеници лишени се од слобода М.Ќ.(32), Н.С. (28) и Н.С.(35) од Скопје постапувајќи по пријава дека денеска околу 20.30 часот на територија на Кисела Вода извршиле кривично дело „тешка кражба“, по што се дале во бегство, велат од МВР за 4NEWS.mk

Но, по преземени мерки од полициски службеници, тројцата се лишени од слобода. При приведувањето тие ги нападнале полициските службеници.

По документирање на случајот, ќе бидат поднесени соодветни поднесоци.

PAMJE+EMRAT/ E rëndë në Hungari: Shuhen në aksident tragjik dy të rinj nga Kosova

Të premtën se dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.
Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se veturë është ndarë në dysh.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.

Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.

Aksident i rëndë në Hungari/ Vdesin dy të rinj shqiptarë! Njëri trup gjendet i shkrumbuar

Dy të rinj nga Kosova, të nisur nga Gjermania drejt vendlindjes, humbën jetën në një aksident të rëndë në Hungari.

28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, u kishin shkruar të afërmve të tyre vetëm 20 minuta përpara ngjarjes tragjike, për t’u thënë se ishin mirë.

Xhaxhai i njërës prej viktimave u tha mediave në Prishtinë tregoi mesazhin e 28-vjeçarit: Mos flini, se unë po arrij. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa për Jetmirin, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi trupi i tij është djegur bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Familjarëve do t’u duhet të shkojnë në Hungari për të marrë trupat, u shpreh xhaxhai, duke shtuar se Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4-muajshe, ndërsa Jetmiri djalin një vjeçar. Të afërmit e viktimave pohojnë se ende nuk janë sqaruar mbi rrethanat e aksidentit.

Ndahet nga jeta përkthyesi dhe publicisti, Armin Tirana

Gazetari i gazetës “Rilindja Demokratike”, Armin Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 57 vjeçare krejt paprtiur. Ai ka qënë në banesën e tij në Tiranë, por në mbrëmje nuk është ndjerë mirë dhe papritur ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Armin Tirana ka punuar prej 17 vitesh në gazetën “Rilindja Demokratike” dhe ka qënë një zë i njohur i gazetarisë shqiptare. Shkrimet e tij priteshin me shumë interes nga lexuesi për shkak të tematikave që ai trajtonte.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë me familjen ndërsa vijonte me përkthimet e tij. Një interes të veçantë kishin për lexuesit edhe shkrimet e përkthyera nga revista të ndryshme botërore dhe ngjarje interesante që Armini i sillte në faqet e gazetës RD.

Ikja e parakohshme nga jeta e gazetarit Armin Tirana është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit, por edhe për ne, kolegët e tij.

Stafi i gazetës RD i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmëve të Arminit.

Lamtumirë mik!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot më dt. 5 janar në orën 15:00.

Armin Tirana, një publicist dhe përkthyes i njohur dhe bashkëpunëtorë i gazetës Tema prej 25 vitesh, është ndarë sot nga jeta pas një goditje të papritur në zemër.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë së bashku me familjen e tij dhe kontribuonte në gazetën Tema me përkthimet e tij kryesisht me analiza rreth zhvillimeve në botë.

I lindur në një familje të vjetër tiranase, djalë i Ali Tiranës, nip edhe i familjes së njohur Vrioni, Armini ishte mishërim i urtësisë, kulturës dhe dinjitetit.

Lajmi për ikjen e papritur të tij, është pritur me trishtim nga çdokush që e ka njohur, duke lënë në hidhërim të thellë familjen të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë në Tiranë dhe kudo ku ka jetuar.

“Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike Edi Ramës!

Opinioni publik reagoi menjehere ndaj ngjarjes se rëndë qe tronditi Durrësin, ku një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Mes zerave te indinjuar ishte dhe ai i moderatores Arbana Omani e cila i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok. Gruaja u bullizua nga koleget e saj. Përdoruesit e papergjegjshem te internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar. Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.41-vjeҫarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës. Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar. Aktualisht po merret ne pyetje i gjithë personeli, me qëllimin te zbulohet se kush e hapi adresën fallco. Materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

I hapën profil fals në Tik-Tok dhe e ofendonin, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës në Durrës

Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.

Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

41-vjeçarja duket se nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje.

Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.

Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas.

Nga fakti që gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve.

Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kinernetik.

ARMË, DROGË DHE PROSTITUCION: Ndalohen 99 femra të huaja në lokalet e Tetovës dhe Ohrit (VIDEO)

ARMË, DROGË DHE PROSTITUCION 99 femra, shumica shtetase të huaja, janë ndaluar në tre lokale hoteliere në Tetovë dhe Ohër.

Gjatë aksioneve policore dhe hetimore të kryera në tre objektet e hotelierisë, janë gjetur gjithsej 99 gra me origjinë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe Maqedonia, të cilat qëndronin në kundërshtim me ligjin, gjithashtu u gjetën një qese me lëndë pluhuri dhe një pistoletë “Gamo” kalibri 4.5 mm.
Gjatë kontrolleve në objektet hoteliere në rajonin e Tetovës dhe Ohrit, janë gjetur 99 gra të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me ligjin, drogë dhe një armë, njofton MPB. Shumica e tyre janë shtetase të huaja nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, madje edhe nga Kolumbia dhe Argjentina.

“Në datë 04/05.01.2024, Njësia Kombëtare për Ndalimin e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Departamentit të Hetimeve Kriminale në Departamentin e Luftimit të Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me OSPO, dhe në koordinim me prokurorin publik nga OJO GOKK, pas marrjes së urdhrave për bastisje nga Gjykata Themelore Penale, Shkup, janë kryer bastisje në tri objekte hoteliere, dy prej të cilave në zonën e SPB Tetovë dhe një në zonën e Ohrit.

Gjatë veprimeve të kryera policore dhe hetimore në tre objektet hotelierike, u ndaluan gjithsej 99 gra me origjinë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kosova, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria, Kazakistani dhe Maqedonia të cilat po qëndronin në kundërshtim me ligjin.
Në objektin e hotelerisë në pronësi të I.I.(26), janë gjetur 50 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe një qese me drogë, si dhe janë legjitimuar 80 klientë.
Në objektin e hotelerisë, në pronësi të A.J. (26), janë gjetur 36 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Shqipëria, Kolumbia, Serbia, Argjentina, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe është gjetur një armë zjarri, ndërsa 95 klientë janë legjitimuar në objekt.

Gjatë kontrollit të kryer në lokalin e hotelierisë në Ohër, në pronësi të H.A.(34), janë gjetur 13 vajza nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Maqedonia e Veriut, si dhe në lokal janë gjetur dhe legjitimuar 47 të klientë

Lidhur me personat e gjetur femra të cilat kanë qëndruar në kundërshtim me ligjin, do të fillojë procedurë penale pranë gjykatës kompetente, ndërsa ndaj pronarëve do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tetova.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

ОРУЖЈЕ, ДРОГА И ПРОСТИТУЦИЈА Во три угостителски објекти во Тетово и во Охрид затекнати 99 женски лица, повеќето странски државјанки

При спроведените полициски и истражни дејствија во трите угостителски објекти биле затекнати вкупно 99 женски лица со потекло од Украина, Русија, Белорусија, Албанија, Косово, Колумбија, Србија, Аргентина, Бугарија, Казахстан и од Македонија, кои престојувале спротивно на целта, а пронајдена е една кеса со прашкаста материја и еден пиштол „Гамо” калибар 4,5 мм.

При контроли во угостителски објекти на подрачјето на Тетово и на Охрид, пронајдени се 99 женски лица кои престојувале спротивно на целта, дрога и пиштол, информираа од МВР. Повеќето од нив се странски државјанки од Украина, Русија, Белорусија, Бугарија, Косово, Албанија, па дури и од Колумбија и од Аргентина.

„На 04/05.01.2024 година, Националната единица за сузбивање на криумчарење мигранти и трговија со луѓе при Сектор за криминалистички истраги во Одделот за сузбивање на организиран и сериозен криминал, во содејство со ОСПО, а во координација со јавен обвинител од ОЈО ГОКК, по добиени наредби за претрес од Основен кривичен суд, Скопје, извршени се претреси во три угостителски објекти, од кои два на подрачјето на СВР Тетово и еден на подрачјето на Охрид.

При спроведените полициски и истражни дејствија во трите угостителски објекти биле затекнати вкупно 99 женски лица со потекло од Украина, Русија, Белорусија, Албанија, Косово, Колумбија, Србија, Аргентина, Бугарија, Казахстан и Р.Северна Македонија, кои престојувале спротивно на целта, а пронајдена е една кеса со прашкаста материја и еден пиштол „Гамо” калибар 4,5 мм.
Во угостителскиот објект сопственост на И.И.(26), биле затекнати 50 девојки од Украина, Русија, Белорусија, Албанија и Косово, како и кеса со дрога, а исто така биле легитимирани 80 гости.

Во угостителскиот објект, сопственост на А.Џ.(26), беа затекнати 36 девојки од Украина, Русија, Белорусија, Албанија, Колумбија, Србија, Аргентина, Бугарија и Северна Македонија, а пронајден е и пиштол, додека легитимирани биле 95 гости во објектот.

При претресот извршен во угостителскиот објект во Охрид, сопственост на Х.А.(34), биле затекнати 13 девојки од Украина, Русија, Белорусија, Казахстан и Северна Македонија, а затекнати и легитимирани биле 47 гости во објектот.

Во однос на затекнатите женски лица кои престојувале спротивно на целта ќе се отпочне со прекршочна постапка пред надлежен суд, а против сопствениците ќе бидат поднесени соодветни поднесоци“ – стои во известувањето од МВР.

Përplasen dy makina në rrugën Gostivar – Kërçovë, humbin jetën dy shoferët, njëri nga Kamjani i Tetovës dhe tjetri nga Kërçova

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të gurthyesit në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.

MPB e ka konfirmuar rastin, prej ku thonë se aksidenti ka ndodhur sot në orën 07:10.

“Sot në orën 7:10 të mëngjesit është njoftuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy makina: një ‘Audi’ me targa të huaja e drejtuar nga 42- vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Skoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamjani i Tetovës”.

“Në aksident dy shoferët kanë humbur jetën nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Për shkak të aksidentit, mëngjesin e sotëm është mbyllur qarkullimi në këtë rrugë. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë bërë këqyrje të vendit, pas së cilës qarkullimi është normalizuar.

Ngjarjet tragjike janë më të rëndat kur përshkruhen dhe ndahen me miqtë, shkruan faqja Kamjani.com
Sot, ne humbëm një tjetër qytetar të Kamjanit në një aksident trafiku në rrugën kryesore Gostivar – Kërçovë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Nuredini për humbjen e Shpëtimit.
Do e kujtojmë gjithmonë si një familjar të përkushtuar, një mik e një qytetar të ndershëm.
Me këtë rast, apeloj që të vazhdojmë të kemi kujdes gjatë drejtimit të automjeteve./kamjani.com

Двајца возачи загинаа во сообраќајката на патот Гостивар-Кичево

Две лица загинаа во сообраќајна несреќа што рано утринава се случи на магистралниот пат Гостивар-Кичево. Несреќата се случила околу 7 часот во близина на каменоломите, информираат од СВР Тетово.

Починатите се возачи на двете возила кои учествувале во сообраќајката.

„Во несреќата учествувале две патнички моторни возила ‘ауди’ со странски регистарски ознаки управувано од Е.З. (42) од Кичево и ‘шкода’ со скопски ознаки што ја управувал Ш.Н. (48) од тетовско Камењане“, информираат од СВР Тетово.

Од здобиените повреди, двајцата возачи починале на самото место, а нивната смрт била констатирана од страна на екипи на гостиварската Итна помош. На местото на несреќата е извршен увид од страна на јавен обвинител.

Поради несреќата, повеќе од два часа сообраќајот на овој пат беше во прекин во двата правци.

“Ai dukej burrë i mrekullueshëm, ajo e donte”, shoqja e Ornelës tregon jetën e çiftit në SHBA

Ornela Rora, 43-vjeçarja shqiptare që mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj polic, së bashku me dy djemtë, ka tronditur opinionin publik.

Ornela nuk e kishte pasur të lehtë integrimin në shoqërinë amerikane, ku kishte shkuar te tezja për studime dhe më pas kishte ndërtuar jetën e saj që në dukje ishte një familje perfekte.

Rrëfimi prekës për jetën e Ornelës bëhet nga mikesha e saj Eljona Jahaj, e cila përshkruan të gjithë itinerarin që kishte ndjekur e reja nga Korça, që kishte shkuar për studime te tezja e saj në SHBA, dhe prindërit dhe të vëllanë e kishte lënë në Shqipëri. Jahaj tregon se lajmin e ka pritur e tronditur, për shkak se jeta familjare e Ornelës dhe bashkëshortit të saj Watson Morgan dukej perfekte, dhe ai i kishte dhënë asaj sigurinë për të kaluar një jetë të qetë së bashku, ndërsa kishin edhe dy djem.

Ornela ia kishte dalë që të fillonte punë si mësuese në SHBA dhe meraku i saj kishin qenë prindërit dhe vëllai, të cilët i kishte lënë në Shqipëri dhe që kishin ardhur në Amerikë vetëm së fundmi.

Kjo eshte shoqja ime Ornela Rora me dy femijet e saj Gabriel 12 vjeç dhe Liam 8 vjeç. Te tre u vrane ne shtepine e tyre ne 30 Dhjetor, 2023 nga bashkeshorti i saj dhe babai i femijeve.

Kane kaluar tre dite duke kerkuar google, marr ne telefon shoqet tona te perbashketa per te kuptuar “Cfare ndodhi?”

Burri i saj ishte nje nga keto meshkujt qe e veshtire per tu besuar qe egzistojne. Cdo fjale per te ne rrethin tone fillonte dhe mbaronte “njeri, bashkeshort dhe baba i mrekullueshem.”

U njoh me te kur levizi ne New York. Ornela, si shume prej nesh, erdhi ne Boston per tu shkolluar tek tezja e saj Irini qe e konsideronte si nje mama te dyte. Ishte adoleshente, por ishte e vendosur. Ornela hynte ne kategorine e ketyre grave qe lindin te zgjuara, te vendosura dhe te qarta per jeten e tyre qe diten e pare.

Shkoi ne shkolle, punonte nderkohe dhe aplikoi ne te gjithe Ameriken te gjente pune qe ti sponsorizonte letrat e fati e çoi ne nje nga shkollat e Bronx.

Shpetova!-me tha atehere! Nuk e di ca do beja po te mos kisha gjetur kete punen se ku te kthehem ne Korçe mbas gjithe kesaj sakrifice.

Isha shume e gezuar per te! E gezuar sepse ndryshe nga une edhe perse te dyja te njejtin hall, Ornela nuk kishte familjen e saj ne Amerike.

Nena, babi dhe Pandushi, vellai i saj qe nuk e hiqte nga goja ishin te gjithe ne Korce dhe ne ato vite, ardhja ne Amerike ishte po aq e larget sa distanca midis Korces dhe saj.

U pelqye menjehere ne ambjentin e punes sepse ne fund te fundit perse mos te pelqehej? Ishte kaq e qeshur, pozitive dhe me edukate. Ornela kishte nje buzeqeshje prej nje million dollaresh!

Kur takoheshim shpesh here ne shtepite e njera-tjetres, vetem ate gje mbaj mend me se shumti; buzeqeshja qe ndriconte dhomen!

Degjonim kenge shqiptare se bashku dhe benim ndonje reference te djemve qe na kishin pelqyer por pastaj ktheheshim menjehere ne realitetin tone amerikan, ate te sigurimit te se ardhmes sone. Ornela nuk kishte kohe te merreshe me gjera pa vlere per te! E ardhmja e saj ketu kishte me shume rendesi se cdo gje tjeter.

Mbas nje viti, me thote, kam njohur dike. Hajde tek festat e Nentorit ne Boston te ta prezantoj.

-Ke? Si? Shqiptar, amerikan?-e pyes si cdo shoqe tjeter.

-Amerikan,-me thote. Eshte i vecante. Do e njohesh vete.

E keshtu historia e dashurise me bashkshortin e saj fillon! Watson, nje polic i NYPD, i dekoruar dhe i vlersuar nga komuniteti i tij. Nje njeri me sjellje te matur, i sjellshem dhe fjale pak! Njeri qe te ngjallte siguri. Si nje vajze vetem ne Amerike, ai perfaqsonte figuren e nje mashkulli qe te jep siguri dhe ti mund ti besoje jeten!

Fiks per Ornelen!-mendova une. Nje vajze aq e matur nuk mund te merret me nje çunak. Vetem nje njeri i tille mund ti permbushi asaj nevojat e saj shpirterore dhe psikologjike.

Nje vit me vone, une, mami dhe vellai i shkojme ne dasem ne New York. Nese ajo cdo here ishte e qeshur, kete dite buzeqeshja e saj kishte marre formen e nje energjie tjeter, e asaj te nje gruaje te dashuruar, ku syte i kishte gjithmone nga ai.

Vallzuan se bashku pothuajse non-stop dhe buzeqeshja e saj nuk mbaroi non-stop.

Mbas nje kalvari mundimesh, zhvendosje ne nje vend te huaj, mbarimit te shkolles, gjetjes se punes, te gjitha me forcat e saj, Ornela kishte gjetur njeriun e zemres dhe nje e ardhme e shume enderruar e priste.

Gabe dhe Liam erdhen njeri mbas tjetrit dhe zemra e Orneles ishte plot sikurse dhe kjo foto! Ajo zellshmeri e Orneles qe e kishte per veten dikur e kaloi ne menyren me natyrale tek djemte e saj. “Dua te udhetojne boten,-thoshte. Te bejne gjerat qe une si beja dot nga rrethanat.” Objektiva ishte 50 shtete para se te mbushnin 18 vjec. Facebook-u i saj i mbushur plot me fotografite e djemve neper bote. Ata krah per krah me njeri-tjetrin apo mbas fustanit te saj apo ngjitur me babane e tyre. Facebook-u i Orneles tregonte nje jete perfekte! Femije te mbare, nje çift qe kishin harmoni dhe dy njerez ne karrierat e tyre perkatese. Si thone Amerikanet: “They had it all!”

Por 30 Dhjetori tregoi te kunderten, bashkeshorti i saj nuk u shfaq ne pune te premten. Ndenji ne shtepi me familjen e tij, por kete rradhe ai nuk kishte plane te luante me djemte basketboll ne baçen e tyre. Ai mori armen e sherbimit, gjeti Ornelen te paren ne shtepine e tyre te madhe, qellon ate e me pas kerkon djemte e tij e i vret njeri mbas tjetrit e me pas veten. Asnje komshi nuk degjon gje. Policia e qytetit shfaqet ne shtepine e tyre sepse si punues shteti ai nuk ishte shfaqur ne pune dhe nuk ishte karakteristike e tij te mos shfaqej ne pune. Ai ishte Sergeant i dekoruar dhe nje nga njerezit me te besuar te komunitetit. Mos te shkuarit ne pune nuk ishte normale. Koleget e tij shkojne te kontrollojne dhe gjejne ne shtepine e tyre te bukur nje nga pamjet me te veshtira per tu pertypur, trupat e pajete te familjes.

Dikush i dergon mamit tim nje fotografi te lajmit. Kur e shoh them jane si shakara qe bejne njerezit! Nje fotografi e tij qe si per cudi te kallte daten pa e lexuar shkrimin dhe shpejt e shpejt i gugelloj emrin dhe e gjej ne cdo rrjet te medias Amerikane dhe Britanike.

Polici i dekoruar vret gruan dhe dy djemte e me pas veten-shkruajne te gjitha ato. Po si, cfare, pse?! A kishte abuzim psikologjik dhe ne nuk e dinim? A kishte shenja qe duhet ti kishim vene re te tere? Asnje nga ato nuk e thote. Marr shoqen tone te perbashket ne Texas per ta pyetur, ajo me e shokuar se une dhe e konfuzuar se une.

Po…ai ishte njeri kaq i mire,-reagon ajo. Ashtu sikurse filluan te gjithe te thonin ne rrethet tona, por ja qe ky nuk ishte realiteti. Nje njeri i mire nuk vret famlijen e tij, nje bashkeshorte dhe dy djem qe ishin modele njerezore.

Nuk kam informacion te metejshem se cfare ka ndodhur. Kane kaluar vetem 3 dite nga ikja e Orneles. Mora vesh qe prinderit dhe vellai kane mberritur ne Amerike. Ne menyre ironike, vellait te saj i ishte refuzuar viza per te takuar motren dhe niprit e tij per 12 vjetet e fundit, por ambasada ja kishte dhene per kete rast, te beheshin bashke si familje te gjithe nje nga te paktat here te jetes se tyre.

Sot e shkruaj kete shkrim me ndjenja shume konfuze! Dua te kem zellin qe ka nje njeri per Vitin e Ri, me rezoluta dhe objektiva e parime qe i mbaj te shenjta, por keto dite qenka e veshtire sepse kur njeh dike dhe dicka tragjike qe ju ndodh si kjo, nje pjese e jotja ndjehet fajtore dhe kur atehere ku nuk ka arsye llogjike te ndjehesh. Po sikur ta kisha pyetur a ishte vertete e lumtur? A kishte jeten qe donte? Po kush i ben keto pyetje pa u perceptuar sikur ti ja dyshon realitetin qe ka.

Fotografia e fundit te saj ne facebook eshte nje grup fotografik te djemve qe kishin ardhur ne Boston per te festuar ditelindjen e kusheririt te tyre te vogel Henri. Ne mendjen time luaj here pas here imazhin e tyre ne dasmen e saj…dhe nje nga kenget e saj me te preferuara “Remember When” te Alan Jackson qe ja dedikon dashurise se gruas se tij dhe per ata qe e kane degjuar, “Remember When” eshte nje nga kenget me te bukura te muzikes country. Rreshtat e kenges perfaqsojne gjithe konceptin e lumturise per Ornelen! Çdo fjale!

Keshtu e konfuzuar, e paqarte, e trishtuar shkruaj kete shkrim; nje trishtim me permasa me te medha se vet fjalet! E vetmja gje qe me jep ngushellim ne keto momente eshte qe ajo nuk pa femijet e saj!

U prefsh ne paqe Ornela! Ndoshta parajsa kishte nevoje per ndriçimin e buzeqeshjes tende!

VIDEO/Kërcet grushti në Merdarë: Mërgimtarët përleshen me Policinë e Kosovës pasi tejkaluan kolonën

Disa mërgimtarë janë konfrontuar sot me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Sipas pamjeve të publikuara nga ATV, Policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi disa prej shoferëve kanë tejkaluar kolonën.

Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.

Gjatë ditës së sotme ka pasur kolona të gjata në Merdarë dhe pritjet kanë shkuar deri në 3 orë.

Berisha u flet demokratëve nga dritarja e banesës: Do vazhdojmë të pamposhtur (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot fjalën e tij në protestën e tretë radhazi të zhvilluar nga mbështetës të tij në rrugicën poshtë banesës në të cilën ndodhet në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës.

Berisha theksoi se komunikimi i tij me mbështetësit e vetë nuk ishte si pasojë e masave të vendosura nga Edi Rama, por si pasojë e një gjendje gripale e cila kishte kaluar tashmë.

Sipas Berishës, kjo betejë e nisur nga demokratët është një betejë hyjnore.

Berisha: Të dashur demokrate dhe demokratë.

Vëllezër dhe motra.

Një përshëndetje të zjarrtë ju këtu qeë keni ardhur këtu në këtë protestë, por përshëndetje demokrateve dhe demokratëve kudo që janë sot.

Përshëndetje popullit opozitar nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim, në betejën tonë të fitores.

O sot o kurrë!

Në këmbë shqiptarë.

Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi pasur një komunikim zanor me ju.

Ju garantoj se nuk ka qenë absolutisht vendimi i Edi Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale e cila kërkonte që të ruhesha për mosrëndimin e saj.

Ajo kaloi shkëlqyeshëm dhe do ju rrëfej një gjë.

Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do e bëj ndonjëherë.

Miqtë e mi, Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, në traditën e të atit të tij xhelat, i cili si zëdhënës i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, firmoste varjen në litar të fjalës së lirë të poetit të pavdekshëm Havzi Nela, urdhëroi mercenarët e tij t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju.

Por unë do u rrëfej ju një gjë.

Unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë.

Ajo është hyjnorë, është tokësore. Ne i bindemi asaj, njëlloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranojë dhe do bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, në interesin e demokratëve, në interesin e pluralizmit, në interesin e Shqipërisë.

Përveç kësaj, vendi, kombi ka një Kushtetutë të miratuar. Një Kushtetutë që përdhoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenarët e tij në Skap dhe në drejtësi.

Për Edi Ramën, Kushtetuta e vendit nuk ekziston.

Kushtetuta ka një nen të saj, ka nenin 17, në të cilin përcakton se nuk ka kryeministër, nuk ka gjykatës, nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Ajo ndodh vetëm me ligj, por horat ligj nuk kanë, horat moral nuk kanë.

Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme, por respektojmë edhe Kushtetutën që qëndron në themel të shtetit ligjor.

Miqtë e mi, kjo është një betejë që ka një mision të shenjtë hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij 33 vjet pas themelimit të PD.

Katër anëtarët e familjes gjenden të vdekur! Si rreshteri amerikan ekzekutoi gruan shqiptare, dy djemtë e mitur dhe më pas veten në New York

Një rreshter amerikan në prag pensioni ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York.

Watson Morgan, 49-vjeç rreshter i Departamentit të Policisë në Bronxville, u gjet i vdekur nga oficerët nga Departamenti i Policisë në Clarkstown gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Oficerët kryen një kontroll rutinë për mirëqenien e Watson në New City pasi ai nuk u paraqit në punë.

“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”- tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.

“Rreshteri Morgan iu bashkua Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut në 2000 dhe Departamentit të Policisë Bronxville në 2007. Ai u caktua në divizionin e detektivëve në 2014 dhe u gradua në rreshter në 2016.” News 12 Westchester raportoi se ai ishte një oficer i të rinjve dhe pritej të dilte në pension në mars.

Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri. “Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha policia.

Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, tha në Facebook : “Zemrat tona janë tepër të rënduara nga ajo që ndodhi sot. Lutemi që shpirtrat e Ornela, Watson, Gabe dhe Liam të prehen në paqe.’

“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse zëmë këtë hapësirë ​​që e quajmë “tokë” së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta.

Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.

Familja Morgan blenë shtëpinë në New City në 2016 për 577,000 dollarë. Sipas faqes online të Educators of NYC në platformën “X”, Ornela ishte mësuese në një shkollë publike të qytetit të Nju Jorkut. Djemtë ndoqën shkollën në Distriktin Shkollor Qendror të Clarkstown. 10-vjeçari shkoi në shkollën fillore Laurel Plains dhe 12-vjeçari shkoi në shkollën e mesme Felix Festa.

I jepet lamtumira e fundit gazetarit, ish-ambasadorit dhe publicistit Mahi Nesimi

Viti 2024 nisi me një lajm të trishtë nga Tetova. Në të gdhirë të datës 1 janar, është shuar publicisti, politikani dhe gazetari Mahi Nesimi nga Tetova. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

“Ju njoftoj se sot në mëngjes ndërroi jetë babai im, Mahi Nesimi. Varrimi do të bëhet me namazin e iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë”, qëndron në njoftimin e familjes Nesimi nga Tetova.

Në orët e mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë Mahi Nesimi, intelektual, politikan dhe gazetar i njohur nga Tetova, njofton Portalb.

Ai u diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Zagrebit, por pjesën më të madhe të jetës profesionale ia kushtoi gazetarisë. Nesimi ka qenë gazetar për shumë vite, duke filluar në gazetën “Flaka”, ku ka qenë edhe redaktor. Pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ai u përfshi në jetën politike duke u bërë funksionar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe për një periudhë ishte edhe sekretar i përgjithshëm i partisë.

Nesimi shkroi disa libra që paraqesin një analizë unike shkencore të procesit zgjedhor dhe një udhërrëfyes për organizimin e zgjedhjeve dhe organizimin e njësive zgjedhore. Modelet e zgjedhura ishin specialiteti i tij. Ai ndër të parët paralajmëroi se organizimi dhe modeli aktual zgjedhor krijon pabarazi mes qytetarëve.

Mahi Nesimi ishte ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zagreb të Kroacisë. Më pas iu përkushtua veprimtarisë së tij shkencore.

Për veprimtarinë e tij shumëvjeçare, Mahi Nesimi u nderua me çmimin shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore në vitin 2021.

Foshnja e parë e lindur në 2024 në Tetovë është vajzë (FOTO)

Në Tetovë në vitin e ri 2024, pesë minuta pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Repartin gjinekologjik pranë Spitalit klinik. Foshnja vajzë është fëmija i parë në familjen Misimi, ndërsa ka lindur me peshë prej 3,5 kilogramësh, njofton Portalb.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes rrjeteve sociale ka informuar se vajza quhet Zoha dhe se të ëmës së vogëlushe i ka dhënë vauçer prej 40 mijë denarë.

“Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve. Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndoshë e mirë. Uroj që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë! Falënderoj drejtorin Ilir Demiri, si dhe stafin spitalor për mikëpritjen dhe përkushtimin e tyre për spitalin e qytetit”, shkroi Kasami në Fejsbuk.

Arben Taravari: Uroj gëzuar Vitin e Ri 2024!

Uroj gëzuar Vitin e Ri 2024!
Qoftë çdo ditë e këtij viti e mbushur me gëzim dhe besim!
Nëse besojmë, të gjithëve na presin ditë më të mira!
Me respekt e përkushtim
Arben Taravari
***
Среќна Нова 2024 година!
Секој ден од оваа година нека биде исполнет со радост и вера!
Ако веруваме, сите нè очекуваат подобри денови!
Со почит и посветеност Арбен Таравари

Bilall Kasami: GËZUAR VITIN E RI 2024!

Të dashur qytetarë,

Viti që lëmë pas për ne si shqiptarë ishte me shumë sfida dhe probleme. Për fat të keq, ikja e të rinjve, intelektualëve dhe kuadrove profesionist nuk u ndal, por vetëm po rritet. Për çdo ditë shtohet edhe numri i familjeve që hyjnë në varfëri. E gjithë kjo falë politikave të pushtetit aktual, me të cilat, populli po varfërohet ndërsa politikanët po pasurohen.

Të gjithë e dimë se arsimi po shkatërrohet, numri i kazinove po rritet, mjekët po braktisin vendin, pushtetarët po blejnë vila dhe makina luksoze, biznesit me vështirësi po sigurojnë paga për të punësuarit e tyre, por familjarët e ministrave dhe liderëve të partive në Qeveri po blejnë qendra tregtare dhe merren me biznese ilegale.

Me keqardhje konstatojmë se vitin që lëmë pas, është viti më i errët në historinë tre dekadëshe të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët nuk dëgjuan e nuk panë asgjë përveç se krim, korrupsion, shkatërrim të institucioneve dhe sistemit.

Gjithë kësaj do i vijë fundi së shpejti. Lëvizja BESA si parti opozitare në vazhdimësi dëshmon se jemi me popullin dhe për popullin. Veprat tona dhe përkushtimi dëshmohet në menaxhimin e Komunës së Tetovës dhe Zhelinës.

Për më pak se dy vite, ne kemi punuar dhjetë fish më shumë se që kanë punuar të gjithë kryetarët e këtyre Komunave në këto tre dekada. Dhjetëra miliona euro për asfaltimin e rrugëve dhe hapjen e bulevareve, zgjidhëm problemin e ujit të pijshëm, në fund është zgjidhja e problemit me mbeturinat. Ulim në mënyrë të vazhdueshme borxhin e Komunës së Tetovës dhe lirojmë hapësirat publike. Tetova së shpejti do të ketë edhe Stadiumin modern të Qytetit.

Por nuk duhet të ndalemi këtu. Sepse të gjithë qytetarët meritojnë të kenë jetë më të mirë, nga Kumanova e deri në Strugë dhe Manastir. Të gjithë duhet të kemi jetë europiane.

Andaj bëmë një hap edhe më të madh. U bashkuam dhe formuam Lidhjen Europiane për Ndryshim. Dhe viti që vjen, do të jetë vit i ndryshimit, të cilin do e sjellim bashkërisht. Viti 2024 është viti kur të gjithë tokë do të largojmë të keqen dhe do i dërgojmë në histori ata që, në vend të Europës zgjodhën Rusinë e Serbinë, dëbojnë popullin çdo ditë, shkatërrojnë sistemin e shtetit vetëm që të mbajnë pushtetin.

Derisa ata vazhdojnë të “luftojnë” për të kapur çdo institucion të shtetit për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, ne po marrim mbështetje edhe më të fuqishme nga qytetarët. E bashkërisht do të arrijmë në fitoren historike, që do të na çojë në Bashkimin Evropian dhe do të kthejë SHPRESËN dhe DINJITETIN tonë.

Uroj që të keni vit sa më të mbarë dhe shëndet të plotë.

GËZUAR VITIN E RI 2024!

Behgjet Pacolli: Miqtë e mi të dashur, Gëzuar 2024!

Nga Behgjet Pacolli

Miqtë e mi të dashur, Gëzuar 2024!

Uroj ky vit që po hyn të ju sjellë shendet, lumturi dhe suksese në realizim të të gjitha aspiratave dhe ëndrrave tuaja. Të jetë një vit i dashurisë, respektit për prindërit, fëmijët, familjarët e miqtë e seicilit për seicilin.

Për familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi kam një falënderim nga zemra për momentet e bukura që kemi kaluar së bashku në vitin që po e lem pas.

Të kultivojmë shëndetin, dashurinë dhe të krijojmë harmoni në rrugën tonë të përbashkët.

Le të përshëndesim e të festojmë së bashku fillimin e vitit te ri!

Gëzuar

“Luftërat kanë paralizuar botën, por shpresa mbijeton nëse njerëzit bëhen bashkë”

Gordon Brown

Në këtë kohë të vitit, duke u përballur me një botë të trazuar dhe të shkatërruar, shpresat tona nuk mund të pasqyrojnë vetëm dëshirat personale.

Por  duhet të fokusohen në zgjidhjen e krizave monumentale që paralizojnë planetin tonë, lufta e pafundme Rusi-Ukrainë, masakra në Lindjen e Mesme dhe rritja e varfërisë dhe pabarazisë brenda dhe jashtë vendit ka tronditur jo pak botën. Sigurisht, të besuarit dhe të shpresuarit mes dëshpërimit që ndjek Kievin, Gazën dhe të mbijetuarit izraelitë të sulmit terrorist të Hamasit mund të duket një thirrje e kotë.

“Më kujtohet një pikturë, faksimili i së cilës zbukuroi shkurtimisht murin e qelisë së burgut të Nelson Mandelës në ishullin Robben. E titulluar “Shpresa” dhe e pikturuar nga Frederick Watts, pamja e parë e saj duket sikur  ka të bëjë me “Dëshpërim”, sepse përshkruan një vajzë të re me sy të lidhur duke u përpjekur të luajë. Por, siç më shpjegoi Mandela, nuk kishte asnjë kontradiktë: edhe kur përballesh me ato që duken si situata të pashpresa, ajo çfarë duhet të bësh është të ruash shpresën. Ky ishte shembulli që ai tregoi: Megjithëse 27 vjet burg, u përball me kërcënimin e ekzekutimit dhe shihte miqtë duke u varur, ai kurrë nuk e humbi shpresën se ai dhe vendi i tij një ditë do të ishin të lirë”, ka rrëfyer për The Guardian Gordon Broën, i cili ka ndarë momente nga takimi i ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela.

Vizioni pa veprim është thjesht një ëndërr me sy të hapur, dhe veprimi pa vizion është gjëja nga e cila krijohen makthet. Por vizioni i kombinuar me veprimin mund të ndryshojë historinë.

Mendoni për fjalimin e paqes të John Kennedy-t në qershor 1963, i cili largoi Amerikën dhe Rusinë nga kriza e raketave Kubane dhe brenda tre muajve kishte frymëzuar traktatin e parë të ndalimit të testeve bërthamore.

Kujtoni gjithashtu, për komunikim e pamundur midis Ronald Reganit dhe Mikhail Gorbaçovit. Por bisedimet e tyre sollën reduktimin më të madh të armëve bërthamore në histori.

Gjithashtu të rëndësishme ishin edhe zhvillimet mjedisore në vitet 1980, kur shkencëtarët rusë dhe amerikanë u bënë bashkë dhe më në fund arritën të përparonin të trajtonin vrimën në shtresën e ozonit.

“Aktivizmi mjedisor çoi në marrëveshjen e Parisit për klimën e vitit 2015, një pakt i arritur në një kohë kur proteksionizmi ishte rend i ditës.

Më kujtohet viti 2008 kur, gjatë krizës më të madhe financiare që nga vitet 1930, Kina dhe India u përgatitën të bashkoheshin në një zgjidhje dhe 20 vendet më të pasura, të njohura tani si G20, mbështetën ekonominë botërore me 1 trilion dollarë, paketa më e madhe ndërkombëtare e shpëtimit në histori.

Asnjë nga këto përparime nuk mund të kishte ndodhur nëse udhëheqësit, duke njohur peshën e krizës, nuk ishin të përgatitur të mblidheshin për një kauzë të përbashkët”, shkruan më tej Gordon.

Këto pika kthese më japin arsye për të shpresuar. Ne i dimë kushtet e një marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme që do të na jepte një zgjidhje me dy shtete.

Isha i përfshirë në negociata të detajuara në 2008 dhe 2009, kur kryeministri i atëhershëm izraelit Ehud Olmert dhe mbreti i atëhershëm i Arabisë Saudite Abdullah, po shikonin hartat e rivizatuara të vendbanimeve dhe marrëveshjet financiare dhe të sigurisë që do të formësonin një paqe të qëndrueshme.

Tani e gjithë bota, perëndimi, bota arabe dhe blloku Brics, duhet të punojnë së bashku, dhe nëse ata izolojnë dy forcat më të mëdha që qëndrojnë në rrugën e një zgjidhjeje me dy shtete, Hamasin dhe të djathtën ekstreme izraelite.

Gatishmëria e fituar kohët e fundit nga ana e shumicës së shteteve të Lindjes së Mesme për të njohur Izraelin, është më e mira në vitin 2024 që mund të vijë pasi më e keqja është dëshmuar në vitin 2023.

Ukraina që tani lëshon vetëm një raketë për çdo katër forca ruse që sulmojnë kundër saj, duhet të ketë burimet për t’i bërë ballë një Rusisë dhe kjo e fundit duhet të heqë dorë nga përpjekja e saj për të nënshtruar një shtet sovran.

Ne e dimë se si të shmangim katastrofën klimatike, por shtetet më të pasura prodhuese të naftës që kanë fituar triliona në fitime të papritura duhet të binden të ndërmarrin hapat e parë për financimin e zbutjes dhe përshtatjes që nevojiten dëshpërimisht në jugun global.

Gjithashtu e dimë se çfarë duhet bërë për t’i dhënë fund varfërisë dhe analfabetizmit dhe për të luftuar sëmundjet, dhe se vendet më të pasura duhet të rriten për të ndarë barrën.

Siç na tha Mandela, e pamundura është e pamundur dhe vetëm nëse bëhemi bashkë  mund ta bëjmë të mundur.

Gordon Brown ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2007 deri në vitin 2010.