Ballina Kronika VIDEO/Kërcet grushti në Merdarë: Mërgimtarët përleshen me Policinë e Kosovës pasi tejkaluan...

VIDEO/Kërcet grushti në Merdarë: Mërgimtarët përleshen me Policinë e Kosovës pasi tejkaluan kolonën

Disa mërgimtarë janë konfrontuar sot me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Sipas pamjeve të publikuara nga ATV, Policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi disa prej shoferëve kanë tejkaluar kolonën.

Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.

Gjatë ditës së sotme ka pasur kolona të gjata në Merdarë dhe pritjet kanë shkuar deri në 3 orë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews