Ballina Blog Faqe 129

Vrau me thikë partneren e tij shqiptare, 39-vjeçari grek akuzohet se ka abuzuar me motrën e tij

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur pas ngjarjes së rëndë në Selanik të Greqisë, ku një 39-vjeçar masakroi me thikë në bashkëpunim me një shokun e tij partneren shtatzënë, 41-vjeçaren Gjerogjia Murati.

Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari, është dënuar katër herë në të kaluarën për rrahje të motrës së tij, si dhe është proceduar penalisht edhe për përdhunim dhe akte seksuale ndaj saj.

Po ashtu, mësohet se, kallëzime për abuzim ndaj 39-vjeçarit ka bërë edhe ish-bashkëshortja e tij, me të cilën kanë së bashku dy fëmijë.

Konkretisht, ai është dënuar në mënyrë të parevokueshme për rrahjen e motrës së tij me:

– 2 vjet e 3 muaj në vitin 2021 për dëmtim të rrezikshëm trupor në familje dhe armëmbajtje pa leje;

– Deri në nëntëmbëdhjetë muaj në vitin 2022 për dëmtim trupor në familje, kanosje në familje dhe abuzim verbal;

– 13 muaj burg në vitin 2023 lëndimi trupor dhe kërcënimi në familje;

– 6 muaj në vitin 2021 për kërcënim në familje;

“I akuzuari është akuzuar nga drejtori ynë dhe motra e tij për nëntë akuza për dhunë në familje, kërcënime ndaj jetës së saj dhe mbajtje të armëve. Katër prej tyre tashmë janë gjykuar dhe janë dhënë një numër i barabartë dënimesh të parevokueshme, me të cilat i pandehuri është dënuar gjithsej me më shumë se pesë vjet”, tha avokati që përfaqëson motrën e 39-vjeçarit.

LEXO EDHE:

Krimi makabër në Selanik, shqiptarja duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë (VIDEO)

Prokuroria amerikane: McGonigal, “vegla” e shqiptarëve në SHBA

Prokuroria amerikane publikoi pretencën për ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal, ku mes të tjerash McGonigal përshkruhet si vegël në duart e interesave shqiptare në SHBA.

Prokuroria e zonës së Columbias në Uashington kërkon 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh për ish-shefin e kundërspiunazhit të FBI-së në Nju Jork, gjyqi i të cilit do të mbahet më 16 shkurt.

Në pretencë theksohet se McGonigal ka marrë qindra mijëra dollarë nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare (Personi A), ku bëhet fjalë për Agron Nezën, për të cilin McGonigal do ti përgjigjej më pas me favore. Prokuroria deklaron specifikisht se me marrjen e parave, McGonigal avancoi interesat shqiptare në SHBA.

Por cilat ishin këto interesa? 

Sipas dosjes së prokurorisë, përmendet një rast hetimi për një lobim nga një parti shqiptare në SHBA (rasti Basha-Nik Muzin). McGonigal urdhëroi hapjen e hetimeve dhe mori në pyetje vetë Agron Nezën.

Por një detaj interesant që zbulohet është se personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e këtij hetimi dhe e mbylli atë sapo McGonigal doli në pension.

Shikoni si e sqaron Prokuroria Amerikane:

“Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.” 

Në pretencën e prokurorisë, kryeministri shqiptar shfaqet të paktën tre herë. Po kaq herë flitet edhe për këshilltarin e Ramës, Dorian Duçkën, të cilin e kanë cilësuar gabimisht si ministër Energjie në Shqipëri.

Lexo më tej: Raporti i kongresmenëve/ Ramës nuk po i ndahet hija e McGonigal 

PJESË NGA DOSJA:

“I pandehuri ishte agjent i posaçëm i ngarkuar i zyrës së FBI-së në Nju Jork nga tetori 2016 deri në pensionimin e tij në shtator 2018. Në atë pozicion, ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kundërzbulimit dhe çështjeve të sigurisë kombëtare.

Në vjeshtën e vitit 2017, ndërsa i pandehuri ishte i punësuar në FBI, ai kërkoi dhe mori përafërsisht 225,000 dollarë në para nga një individ, i identifikuar këtu si Personi A. (Agron Neza) 

Personi A ka lindur në Shqipëri, kishte punuar për një agjenci inteligjence shqiptare në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990. Në kohën kur ai u prezantua me të pandehurin, Personi A ishte një shtetas amerikan i natyralizuar me banim në Nju Xhersi. Sipas personit A, i pandehuri (McGonigal) i tha atij se i duheshin para për shkak të presioneve financiare që lidhen me daljen e tij së shpejti në pension dhe me fëmijët në moshë unversiteti, dhe se paratë do t’i ktheheshin. Personi A (Neza0 parashikonte se do të hynte në një biznes këshillimi me të pandehurin pas daljes në pension të të pandehurit nga FBI dhe Personi A besonte se marrëdhënia e tij me të pandehurin (McGonigal) do ta ndihmonte atë të krijonte lidhje biznesi potencialisht fitimprurëse në të ardhmen. Nga ana e tij, i pandehuri pranon se i ka kërkuar paratë Personit A me synimin drejt një marrëdhënieje të ardhshme biznesi me Personin A, megjithëse me daljen në pension, në vend që të punonte me Personin A, ai shkoi të punonte për një kompani tregtare të pasurive të paluajtshme. 

I pandehuri nuk deklaroi paratë që mori nga Personi A në raportet vjetore të zbulimit financiar publik, të kërkuara me ligj. 

Dy herë, i pandehuri ka dorëzuar formularë (më 10 qershor 2018 dhe më 6 maj 2019) që nuk kishin asnjë informacion në lidhje me paratë kesh të marra nga Personi A. 

Pas marrjes së parave të personit A, i pandehuri u angazhua në veprime që fshihnin marrëdhënien e tij me Personin A – dhe dukej se përparonte interesat shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi Personi A i dha 225 mijë dollarë kesh të pandehurit, Personi A u “hap” si një burim njerëzor konfidencial i FBI-së së Nju Jorkut për një hetim penal brenda zonës së përgjegjësisë së të pandehurit. Hetimi u hap edhe me urdhër të të pandehurit McGonigal.

Hetimi përfshinte pretendime se një individ po shkelte “Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj” bazuar në mospërputhjet e pagesave të lidhura me aktivitetet lobuese në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare.

Mospërputhjet u sollën në vëmendje të të pandehurit McGonigal nga Personi A (Neza) në bashkëpunim me një ish-ministër shqiptar të energjisë. (Shënim i Lapsi.al: Bëhet fjalë për Dorian Duçkën) Në kohën kur çështja u hap, personeli i FBI-së vuri në dyshim korrektësinë e saj dhe u mbyll menjëherë pas daljes në pension të McGonigal pasi akuzat nuk u vërtetuan kurrë.

Natyra korruptive e sjelljes së të pandehurit ilustrohet më tej nga hapat që ai ndërmori për të avancuar interesat financiare të personit A. Siç pranon i pandehuri, më 7 shtator 2017, ai ka fluturuar me personin A në Shqipëri, ku është takuar për disa ditë me të njëjtin ish-ministër shqiptar të energjisë (I cituar gabim, është Dorian Duçka) dhe shtetas të tjerë të huaj. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, ai u takua me ish-ministrin e Energjisë (Duçka) dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A, i pandehuri paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit në të njëjtën kohë që personi A dhe ministri i Energjisë kishin interes financiar në vendimet e qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licensave të shpimit të naftës në terren.” 

“I pandehuri ndërmori veprime të tjera që dukej se ishin me urdhër të personit A.” – thotë më tej dosja duke zbuluar takimet e McGonigal, Nezës dhe Tom Doshit.

Pretenca vijon duke thënë se përveç deklarimeve të rreme ku kishte fshehur paratë e marra nga Agron Neza, McGonigal kishtë gënjyer edhe për takimet me persona të huaj. Dosja sqaron se pozicioni i tij i punës ia detyronte të deklaronte çdo udhëtim zyrtar jashtë vendit, udhëtim jozyrtar jashtë vendit dhe çdo kontakt të vazhdueshëm me shtetas të huaj.

Por kush ishin këta persona? 

Prokuroria amerikane citon mes të tjerash, Edi Ramën, Agron Nezën, Dorian Duçkën, një “kryeministër të ardhshëm të Kosovës” etj. 

“Megjithatë, në dy raste (5 shtator 2017 dhe 15 nëntor 2017), i pandehuri ka paraqitur formularët e FBI-së për Raportin e Udhëtimit që përmbanin informacione të rreme në lidhje me lidhjet e tij me personin A dhe ish-ministrin shqiptar të energjisë (Dorian Duçkën).

Formularët e udhëtimit kanë të bëjnë të dy me udhëtimin e ardhshëm të të pandehurit në Evropën Lindore me Personin A në shtator 2017 (para transferimit të ndonjë shume parash, por pasi i pandehuri kishte kërkuar para nga Personi A) dhe në nëntor 2017 (pasi Personi A dha të paktën disa nga para kesh). Personi A e shoqëroi të pandehurin në të dyja këto udhëtime, por i pandehuri nuk listoi “shoqërues udhëtimi” në formularë.

Në të dy formularët, i pandehuri zbuloi destinacionin e parë të udhëtimeve të tij jashtë vendit (Shqipëri në shtator; Vjenë, në nëntor), por nuk zbuloi se do të kishte vizituar edhe një vend të dytë. (Kosova në shtator; Shqipëria në nëntor). I pandehuri u takua me ish-ministrin shqiptar të energjisë në të dy udhëtimet [Dorian Duçka] (një shtetas i huaj me të cilin ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme që nga fillimi i asaj pranvere), por i pandehuri nuk e deklaroi. 

Në të dy formularët, i pandehuri gjithashtu mohoi në mënyrë të rreme, ose karakterizoi në mënyrë mashtruese, destinacionin e dytë në secilin prej udhëtimeve të tij.

Në formularin në lidhje me udhëtimin e shtatorit (dorëzuar më 16 tetor 2017) i pandehuri ka deklaruar se e ka vizituar Kosovën vetëm për qëllime të vizitës në baza jozyrtare/turistike, dhe nuk ka treguar se është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe i ka ofruar atij kujtime të FBI-së. Formulari për udhëtimin e nëntorit (i dorëzuar më 22 janar 2018) nuk përfshinte që i pandehuri udhëtoi fare nga Vjena në Shqipëri. Në të dy formularët, i pandehuri mohoi të ketë pasur kontakte me përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së, pavarësisht se ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në të dy udhëtimet. Lidhja e fshehtë dhe e korruptuar e të pandehurit me personin A u shtri përtej Shqipërisë.” – thuhet në pretencë. Nga këtu e tutje flitet për udhëtimet dhe marrëveshjet okulte të McGonigal dhe Agron Nezës në Bosnje.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Krimi makabër në Selanik, shqiptarja duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë (VIDEO)

Media greke “Protothema” ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partnerin e saj pak minuta para se të goditej me thikë në qafë tre herë dhe më pas të humbte jetën.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pak minuta më vonë po ato kamera fiksuan partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Nga ana tjetër, partneri 39-vjeçar mohon çdo akuz dhe thotë se miku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Mediat greke kanë nxjerrë detaje tronditëse nga vrasja dhe më pas zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.

Video dokumente me lëvizjet e të arrestuarve pas vrasjes së 41-vjeçares në Selanik

Nëna e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e parë ishte tashmë shtatzënë në muajin e tretë. Fillimisht bashkëshorti e raportoi zhdukjen e gruas së tij në polici si një braktisje prej saj. Madje, mediave greke ai u tha se ajo i kishte dërguar një mesazh dhe kishte marrë edhe një shumë parash me vete.

“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.

Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro. Pas hetimeve, rezultoi se ishte pikërisht partneri i saj që dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës si shkruante gruaja shqiptare dhe se ajo nuk do të bënte kurrë këtë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur. Partneri i saj, tashmë i arrestuar, është një person me precedent penal.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Motra e tij e kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur 5 herë. Policia ka sekuestruar celularin e tij, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin. Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.

“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, – tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është angazhuar për të kryer autopsinë. Shoku i bashkëshortit që ndihmoi për të zhvendosur trupin është ai që ndihmoi policinë për ta gjetur atë.

Ai tha gjithashtu se shkak u bë një grindje për paratë. Ishin më pas edhe pamjet e marra nga kamerat e zonës, ADN-ja, si dhe gjurmët e gishtave që çuan në zbulimet tronditëse. ©LAPSI.al

Dëshmitë rrëqethëse të 4 fëmijëve të Bedrie Lokës për të atin!

Përveç pamjeve që tregojnë dhunën e ushtruar nga Xhemal Loka ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, dëshmitë e fëmijëve janë ato që duket se e fundosin edhe më tej 45-vjeçarin, i cili akuzohet se e ka shtyrë të shoqen drejt vetëvrasjes.

Në dëshminë e tij njëri prej djemve pohon se mes tyre kishte pasur gjithnjë debate dhe se Xhemali nuk e linte të shoqen të shkonte tek e ëma.

Debat për këtë fakt kishin pasur edhe një natë përpara se nëna e 4 fëmijëve të pinte helm, duke i dhënë fund jetës.

Një detaj rrëqethës është fakti se djali thotë se një vit më parë, i ati e kishte marrë në telefon të ëmën dhe i kishte thënë: “Do të të bëj të vrasësh veten”.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, e ka marrë në celular mamin tim dhe i kanë thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babai im. Mami ka patur konflikte të here pas hershme me babain tim”, thuhet në dëshmi.

Debatin e një nate përpara ngjarjes së rëndë e konfirmon edhe vajza e madhe e çiftit, e cila rrëfen se kishte biseduar në telefon me të ëmën. “Ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë”, rrëfen në dëshmi vajza.

“Prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime ka kaluar një trombozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin … ka qenë ora rreth 22:30 dhe… dhe ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë. Diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ia ka dërguar një … femër … ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin… kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, tregon ajo.

Akuzat për lidhje jashtë martesore, të paktën sipas asaj që deklarojnë fëmijët, duket se ishin nga të dyja palët.

Djali tjetër i çiftit, i mitur, thotë se i ati e akuzonte 41-vjeçaren se e “kishte kapur vëllai me dashnor”. I mituri pohon po ashtu se 45-vjeçari e kishte dhunuar gjithmonë të ëmën, “me grushta e shkelma”.

“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte marrë llafe të… njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fjalësh, i ka thënë do të vras… e ka ofenduar me fjalë të rënda … e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te … daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22:00 deri rreth orës 23:00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shku”, “babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat… i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”, tregon ai.

Edhe djali tjetër i mitur rrëfen për të njëjtën situatë në familje. Madje ky i fundit rezulton edhe ai që e dokumentoi dhunën në fjalë, pasi i bënte video prindërve teksa ziheshin dhe ia çonte të motrës së martuar duke i kërkuar ndihmë:

“Ato gjithmonë ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ia kam çuar motrës sime ku i thosha ia ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” … dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ia kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici … e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.

Edhe për vëllezërit e së ndjerës, vetëvrasja e saj ka ardhur “vetëm prej dhunës së bashkëshortit të saj Xhemal Loka”. “Ato i kanë patur marrëdhëniet shumë keq… atë gjë e ka ditur shumë mirë mbesa ime Rozalinda … mendoj se Rozalinda e di mirë historinë e kësaj pune, por ajo nuk tregon menjëherë se normalisht i vjen keq për babain e saj”, shprehet njëri prej tyre, ndërsa tjetri shton “motra ime i ka pasur shumë keq marrëdhëniet … me burrin e saj. Madje edhe ditën e ngjarjes Xhemali e ka dhunuar motrën time”.

Për prokurorinë, “edhe nga këto deklarime të fëmijëve provohet fakti që marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve nuk kanë qenë marrëdhënie normale, por janë karakterizuar nga një gjendje konfliktuale e vazhdueshme, e shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit Xhemal Loka karshi saj, sjellje kjo e shoqëruar herë pas here edhe me veprime të dhunës fizike ndaj saj, për të cilat, ajo nuk ka parashtruar asnjë njoftim apo kallëzim penal para institucioneve ligjzbatuese, sjellje kjo që ka sjellë një gjendje psikologjike të rënduar të të ndjerës, ç’ka e ka çuar atë drejt ndërmarrjes së veprimit fatal të vetëvrasjes nëpërmjet konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë”.

Ditën kur Xhemal Loka u shoqërua në polici, më datë 5 Janar me vete iu gjet një sasi parash, që për prokurorinë ngre dyshimet se pas vetëvrasjes së bashkëshortes, ai po planifikonte të largohej nga Shqipëria në mënyrë që t’i shpëtonte përballjes me drejtësinë.

“Teksa më datë 05.01.2023, shtetasi Xhemal Loka është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, “i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë”, shuma në të holla këto që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Disponimi i kësaj shume, marrë në kontekst të ngjarjes së ndodhur, ka shtuar dyshimet e formuara se “ky shtetas po përgatitej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, më 2 janar Bedrie Loka piu helm dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital.

Për ngjarjen policia arrestoi bashkëshortin e saj Xhemal Loka, i cili akuzohet se e shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe armë, ndaj prokuroria e akuzon edhe për armëmbajtje pa leje.

Një ditë më parë, 45-vjeçari doli para gjykatës për masën e sigurisë. Mohoi akuzat dhe mbi të gjitha dhunën ndaj të shoqes. E bindur për provat që ka, prokuroria kërkoi arrest me burg dhe gjykata e pranoi.

Disa orë më vonë, gjatë pasdites në media u publikuan disa pamje të filmuara nga djali i çiftit ku tregohej pikërisht dhuna që Xhemal Loka ushtronte ndaj të shoqes.

Fotot më të nxehta të Lottie Moss

Lottie Moss ndoqi hapat e motrës së saj më të madhe Kate Moss duke u bërë modele në adoleshencë, me xhirimin e saj të parë zyrtar të botuar në Teen Vogue dhe një editorial të plotë në Dazed që pasoi menjëherë më pas.

Në moshën 18-vjeçare ajo ishte bërë një yll kopertinash për Vogue dhe ishte shfaqur në një numër reklamash për Calvin Klein.

Ndërkohë, në vitin 2021, Lottie mori vendimin të regjistrohej për OnlyFans, duke u ofruar fansave foto nudo me abonim.

Në vitin 2023 Lottie u lidh me ish-yllin e Love Island Adam Collard. Mirëpo, romanca nuk zgjati shumë dhe më vonë ajo u lidh me ikonën e Hollivudit, Leonardo Di Caprio.

Tani, ndërsa ajo feston sot 26-vjetorintën (9 janar), ne shikojmë disa nga fotot e saj më të egra nga vitet e fundit që me siguri do t’i bëjnë rrahjet e zemrës më të shpejta.

Çështja Partizani/ Berisha publikon raportin: Dosja u montua me urdhër të Edi Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një raport mbi çështjen Partizani, për të cilën ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me anë të raportit që është krijuar, zbulohet e vërteta e arrestimit të tij, të cilin e Berisha e quan politik.

Nga Sali Berisha:

Të dashur miq, cilido që është i interesuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtë raport (gjeni link në fund) të vërtetën me dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, mercenarë se dosja Partizani është piramidë mashtrimi e bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020.

Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të Sigurimit të Shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësojë Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi.

Sikundër nga dhjetëra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentet e kësaj dosje, nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin.

Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka pasur presion prej tij.

Në këtë proces, shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura komuniste.

Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij.

Masat e sigurisë arresti në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimit të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqipërinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahëve dhe Mianmarin e juntës ushtarake.

Me këto masa Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe Zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, bashkëshortes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike me 10 gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut.

https://www.sali-berisha.com/shqip-arrestimi-politik

Reshjet e dëborës, “Rrugët e Maqedonisë” me njoftim të rëndësishëm për shoferët

Shërbimi për media i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka dalë me njoftim në orët e vona të mbrëmjes që ndërlidhet me reshjet e dendura të dëborës që kanë filluar në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Në njoftim thuhet se vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë”, thuhet në njoftimin e “Rrugët e Maqedonisë”

Njoftimi tjetër ndërlidhet me drejtimin rrugor Krak – Mavrovë – Dibër, ku po ashtu vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Krak – Mavrovë – Dibër”, thuhet në njoftimin tjetër të “Rrugët e Maqedonisë”./TV21

ПОРАДИ ОБИЛНИ ВРНЕЖИ ОД СНЕГ: Од ноќеска е забранет сообраќајот за тешки возила на повеќе патни правци низ Македонија

Поради обилни врнежи од снег забрана за тешки товарни возила е воведена на патниот правец Гостивар-Стража- Кичево и на правецот Крак-Маврово-Дебар, информираат од ЈП Македонија пат.

Од 22:10 часот забраната за тешки товарни возила е воведена на правецот Гостивар-Стража- Кичево, а од 22:20 часот на правецот Крак-Маврово-Дебар, соопштуваат од  Македонија пат.

Нивните екипи, како што соопшти Македонија пат, се на терен и интервенираат на планинските превои и на другите критични места на патиштата.

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje – çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Pronarët e SoundCloud, një prej platformave më të mëdha të transmetimit të muzikës nëpër botë, po përgatiten për shitjen e saj, që thuhet të kapë vlerën e 1 miliard dollarëve.

E themeluar në vitin 2007, SoundCloud u ofron artistëve mjete për ndërtimin e karrierës së tyre, duke u mundësuar që të publikojnë këngët.

Në total, më shumë se 40 milionë artistë kanë publikuar 320 milionë këngë në platformë.

Kur Raine dhe Temasek investuan në vitin 2017, platforma ishte në prag të kolapsit, por ajo u rimëkëmb me ardhjen në detyrë të shefit ekzekutiv të saj, Eliah Seton.

Ndryshe, SoundCloud vitin e kaluar largoi nga puna më pak se 10 për qind të fuqisë së saj punëtore, ndërsa tani po synon shitjen e saj e cila nuk ka gjasa të fillojë edhe për disa muaj.

Përveç SoundCloud, ndër platformat tjera që fitojnë para duke i lidhur artistët dhe konsumatorët, janë edhe Universal dhe Warner Music.

Tronditëse/ 41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

Mediat greke kanë nxjerrë detaje tronditëse nga vrasja dhe më pas zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.

Nëna e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e parë ishte tashmë shtatzënë në muajin e tretë. Fillimisht bashkëshorti e raportoi zhdukjen e gruas së tij në polici si një braktisje prej saj. Madje, mediave greke ai u tha se ajo i kishte dërguar një mesazh dhe kishte marrë edhe një shumë parash me vete.

“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.

Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro. Pas hetimeve, rezultoi se ishte pikërisht partneri i saj që dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës si shkruante gruaja shqiptare dhe se ajo nuk do të bënte kurrë këtë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur. Partneri i saj, tashmë i arrestuar, është një person me precedent penal.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Motra e tij e kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur 5 herë. Policia ka sekuestruar celularin e tij, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin. Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.

“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, – tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është angazhuar për të kryer autopsinë. Shoku i bashkëshortit që ndihmoi për të zhvendosur trupin është ai që ndihmoi policinë për ta gjetur atë.

Ai tha gjithashtu se shkak u bë një grindje për paratë. Ishin më pas edhe pamjet e marra nga kamerat e zonës, ADN-ja, si dhe gjurmët e gishtave që çuan në zbulimet tronditëse. ©LAPSI.al

Krimi makabër në Selanik, gruaja shqiptare duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë 

Media greke “Protothema” ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partnerin e saj pak minuta para se të goditej me thikë në qafë tre herë dhe më pas të humbte jetën.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pak minuta më vonë po ato kamera fiksuan partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Nga ana tjetër, partneri 39-vjeçar mohon çdo akuz dhe thotë se miku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

 

Aksidenti mes kamionit dhe autobusit ka lënë 25 të vdekur në Bahia të Brazilit (VIDEO+FOTO)

Një përplasje mes një minibusi turistik dhe një kamioni, të dielën mbrëma (7 janar), la të vdekur 25 persona në BR-324, pranë komunës së Gavião (BA), sipas Departamentit të Zjarrfikësve. Nga përplasja janë gjashtë të plagosur.

Sipas anëtarëve të brigadës, autobusi u nis nga Guarajuba, një destinacion turistik në Camaçari, duke shkuar për në qytetin  Jacobina, gjithashtu në Bahia, një udhëtim prej rreth 360 kilometrash.

Mes viktimave ishin shtatë burra dhe 17 gra, një prej të cilave ishte shtatzënë.

Të plagosurit u dërguan në spitalet në rajon, por disa prej tyre, sipas autoriteteve, tashmë janë transferuar në njësitë në Feira de Santana dhe Salvador./tn

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anjos Jacuipenses (@anjosjacuipenses)

“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen rozë tronditi udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë

“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen erotike tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së

“Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”- Shkrimi në revistën e huaj me ngjarjen erotike tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së
Shkrimi i turistit suedez që çmendi autoritetet komuniste në 1988: “Nata e zjarrtë me Anën, punonjëse e hotelit në Sarandë”!

-Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës, për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë. Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën sarandiote të aventurës.

Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez, për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë.

Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava”, ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988. Ishin disa syresh në atë kohë, që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur, ta identifikonte mes tyre, të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë, nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm, mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare, që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo, të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja, ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi, ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit, shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria, do të fuste në hall të madh, autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës, nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit, nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë, shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare”, në një hotel të Sarandës, nuk do të ishte fare e lehtë.

Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare, me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj, një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të parëndësishmit, në atë kohë analizoheshin shumë dhe deri në detaje, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve legale, si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi, i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist.

Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim, gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri, do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë, kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte, se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej.

Materiali i përcillet më 8 mars 1988, ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më fanatik e të indoktrinuar, që kishte pasur ndonjëherë udhëheqja e lartë e PPSH-së, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të jetë shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit, të hetonte dhe të gjente me çdo kusht, se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin komunist në fuqi, ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Ndërkaq, do të nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje, njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel, ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë, të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm, ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit, pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij në Tiranë, ambasadori shqiptar në Suedi, shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë, boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”. Memorie.al

‘Ke dashnor, shkon me vëllanë tënd’, dëshmitë shokuese të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai!

Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Fëmijët e saj kanë dhënë dëshminë në polici, ku kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës.

Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor.

Ai ka thënë se babai, Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vëllanë e saj.

Dëshmitë e publikuara nga Zëri të fëmijëve të Bedrie dhe Xhemal Lokës, çfarë i dhoshte burri gruas së tij në Sukth të Durrësit:

Në deklarimet e tij të datës 5.01 2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi D.L, ka thënë “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmonë debatonin, made dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00″, “babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herëpas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”.

“Mami im ka qënë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshte se do t’i jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat në familje … i thashë që leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qënë nje arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur A.L deklaron se “ato gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime, ku i thosha ja çfarë po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës, kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

(Pamje të rënda) “Do të të …”/ Momenti kur bashkëshorti dhunon dhe ofendon rëndë Bedrie Lokën, djali përpiqet ta ndalojë

Janë publikuar pamjet nga momenti kur Xhemal Loka dhunon dhe ofendon rëndë 41-vjeçaren Bedrie Loka, e cila kreu vetëvrasje disa ditë më parë.

Video e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta shfaq momentin kur Xhemal Loka, tani i burgosur, e ofendon me fjalë të rënda gruan në praninë e djalit të tyre i cili përpiqet ta ndalojë fizikisht të atin.

41-vjeçarja ndodhet e ulur në divanin brenda banesës, ndërsa përpiqet të mbrohet teksa replikon me bashkëshortin.

Ende është e paqartë se nga kush janë filmuar pamjet e rënda, por besohet se ka qenë një prej fëmijëve më të vegjël të çiftit.

E turpshme dhe skandaloze, tiktokeri nga Shqipëria fyen rëndë Adem Jasharin (VIDEO)

Tiktokeri i njohur shqiptar, Kozak ka fyer rëndë figurën e komandantit legjendar të #UÇK-së, Adem Jashari.

I njëjti në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok” është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem.

Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë.

“Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Nezir Mehmetaj mbahet në burg në Serbi qe 4 vjet, familja thotë se ai s’ishte në UÇK

Sot u bënë katër vjet prej kur Nezir Mehmetaj nga komuna e Klinës, u prangos dhe po mbahet në Serbi. Ai po dërgonte nënën për kontroll shëndetësor në Beograd, kur policia serbe e arrestoi nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së, që kinse kreu disa krime në Klinë, gjatë luftës në vitin 1999. Familjarët deklarojnë se Neziri nuk ishte ushtar dhe gjatë procesit gjyqësor, as dëshmitarët nuk e identifikuan se ai ishte pjesë e UÇK-së

Dyert i shtëpisë së familjes Mehmetaj në fshatin Rudicë të Klinës janë të hapura.

E gjithë familja janë në spital të Pejës. Gjendja shëndetësore e  nënës  së Nezir Mehmetajt, i cili ka katër vjet që po i mbahet në Serbi, është përkeqësuar.

Ajo me të birin u ndanë në pikën kufitare në Merdar, më 7 janar 2020, derisa Neziri po e dërgonte atë për një  kontroll shëndetësor në Serbi.

Vitet po kalojnë, e Neziri s’u kthye as në shtëpinë ku u rrit në Rudicë, dhe as te bashkëshortja e fëmijët në Zvicër, ku kishte lejeqëndrim.

Në shtëpinë e Nezir Mehmetajt ishte formuar shtabi lokal i i UCK-së per fshatin Rudicë ne vitin 1998. Nezir Mehmetaj po mbahet në burgjet serbe nga 4 janari i vitit 2020, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Por, vëllezërit e tij thanë për RTK-së, prapa kamerave, se ai asnjëherë nuk ka qenë ushtar në luftën e fundit në Kosovë.

Mbrojtja e tij së fundmi u ka kërkuar familjarëve të mos deklarohen për media, sepse po dëmtojnë procesin gjyqësor ndaj Nezirit.

Po rata thanë se gjatë procedurës gjyqësore,që ka zgjatur gati tre vjet, janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë. Megjithatë, ata nuk kanë mundur të konfirmojnë  nëse Neziri ka marrë pjesë në ngjarjet për të cilat akuzohet.

Vetë Mehmetaj, që nga dita e parë në gjykatore, ka mohuar se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi u  zhvilluan 35 seanca në procesin gjyqësor ndaj tij, në qershor 2023,  ishte bërë kërkesë që i gjithë procesi të kthehej në rigjykim. Familjarët thonë se atij i është vazhduar masa e paraburgimit dhe se sipas mbrojtjes, aktualisht nuk ka datë për seancë të radhës.

Autoritetet serbe kishin urdhër-arrest aktiv për Nezirin, nën dyshimet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qytetin e Klinës, mori pjesë në vrasjen dhe maltretimin e të paktën shtatë personave, serbë dhe romë.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar lirimin apo ekstradimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë. Një prej tyre është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Familjarët shpresojnë se Neziri do të lirohet nga akuzat që ia kanë mveshur autoritetet serbe dhe të kthehet te familja në Kosovë e Zvicër.

Kush është shqiptari i lokalizuar në Korenë e Jugut, i dënuar me burgim të përjetshëm!

Një nga vendet qe Shqipëria shpreson të ketë një marrëveshje ekstradimi është edhe vendi i largët i Koresë së Jugut.

Ora News shkruan se një shtetas shqiptar që është i kërkuar nga Shqipëria për vepra të rënda penale është lokalizuar në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për Ervin Shahinin i njohur edhe me mbiemrin Shabani.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.

Vepra penale për të cilën ka dënim është vjedhje me dhune me pasoje vdekjen.

Sipas burime jo zyrtare shtetasi në fjalë dyshohet se ka grabitur dhe vrarë një taksist.

Tashmë me lokalizimin e Shahinit nga ana e minstrisë së Brendshme dhe Drejtësisë kanë nisur bisedimet me Interpolin me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore.

Pse u rrahën tre shqiptarë në Mal të Zi?!

Tre të rinj shqiptarë u rrahën barbarisht në Kotorr të Malit të Zi, duke detyruar qeverinë shqiptare, më saktë ministrin Balla, që të kërkojë sqarime nga autoritetet malazeze për rastin e rëndë. Bëhej fjalë për një rrahje në dukje pa shkak, nga një grup personash që janë lëshuar dhunshëm mbi shqiptarët pa dhënë asnjë arsye.

Në dëshminë e njërit prej tyre, Klodian Meaj, thuhet: “Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë.

Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.

Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”.

Ndërsa në deklaratën e Policisë së Shtetit, thuhet:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.

Po kthehej në shtëpi, humb jetën në aksident 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar nuk ia ka dalë dot pas një aksidentin të rëndë në Itali. Eduart Hoxha ndërroi jetë pasi makina e tij u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa përdorues të tjerë të rrugës që njoftuan policinë për aksidentin.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, avokatët: E pamundur mbrojtja e një kosovari në Serbi

Pas liberalizimit të vizave më 1 janar, qytetarët filluan të vizitojnë të afërmit e tyre në shtete të ndryshme të zonës Schengen.

Një prej tyre është edhe Hasan Dakaj, dikur pjesëtar i UÇK-së. Ai po shkonte në Itali te vëllai, por u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar. Ky rast ka bërë që institucionet e Kosovës të reagojnë dhe të kërkojnë lirimin e tij, ndërkohë që avokatët kosovarë deklarojnë se juridikisht e kanë të pamundur ta mbrojnë atë në Serbi.

Derisa autoritetet serbe vazhdojnë ndalimin dhe arrestimin e ish-ushtarëve të UCK-së, në momentin kur kalojnë nëpër pikat kufitare nga Kosova në Serbi, përfaqësimi juridik i tyre nga avokatët kosovarë mbetët i pamundur.

Avokati Florim Shefqeti i tha RTK-së se ky mbetet shqetësim i madh për familjarët. Ai ngre nevojën e diskutimit përmes dialogut ndërmjet të dyjave vendeve që të mundësohet përfaqësimi juridik në raste të tilla.

“Kjo është jashtëzakonisht delikate, duke pasur parasysh që Ligji për avokatet në Kosovë, neni 40 ka përcaktuar që për regjistrimin e avokatëve të huaj në Kosovë, duhet që të bëhet ekzistimi i reciprocitetit, në këtë mënyrë dihet botërisht, që edhe avokatët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë juridikisht në asnjë institucion në Serbi”, tha ai.

Gjithçka që mund të bëhet, sipas Shefqetit, është vendosja e kontaktit me avokatin përfaqësues që e caktojnë institucionet e drejtësisë në Serbi.

“E vetmja mënyrë që ne e shohim në këtë fazë është përmes avokatit që caktohet nga Kosova dhe avokatit që caktohet në Serbi. Absolutisht që po, jo vetëm kontakti, por edhe besimi për përfaqësimin që bëhet, do të duhet që ky aspekt të jetë temë e diskutimit ndërmjet të dyja vendeve me qëllim që të ketë një zgjidhje. Është e pamundur sepse licenca e republikës së Kosovës nuk njihet në Serbi”, theksoi ai.

Arrestimi nga Serbia i Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa kalonte kufirin bashkë me vëllain e tij, shtyu autoritetet kosovare të aktivizojnë të gjithë mekanizmat institucionalë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë dhe se dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Dinamika/ Policia shqiptare: Si u dhunuan barbarisht tre të rinjtë në Mal të Zi, po udhëtonin me makinë me targa gjermane (Foto)

Policia shqiptare ka zbardhur dinamikën mbi ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan tre të rinj shqiptarë. Tre të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Njotimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Incident në Shkup, “Tigrat” shkaktojnë kaos në Çairçankë (VIDEO)

Një përleshje fizike mes disa qytetarëve dhe pjesëtarëve të njësitit special “Tigrat”, raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në Çair të Shkupit, në afërsi të xhamisë “Jahja Pashë”.

Nga MPB-ja akoma nuk i kanë bërë të ditura arsyet e incidentit, ndërsa jozyrtarisht është raportuar se disa persona të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar nga policia.

Крадци од Кисела Вода уапсени вечерва во Чаир, ги нападнале полициските службеници

Вечерва во Скопје, на подрачје на Чаир, од страна на полициски службеници лишени се од слобода М.Ќ.(32), Н.С. (28) и Н.С.(35) од Скопје постапувајќи по пријава дека денеска околу 20.30 часот на територија на Кисела Вода извршиле кривично дело „тешка кражба“, по што се дале во бегство, велат од МВР за 4NEWS.mk

Но, по преземени мерки од полициски службеници, тројцата се лишени од слобода. При приведувањето тие ги нападнале полициските службеници.

По документирање на случајот, ќе бидат поднесени соодветни поднесоци.