Ballina Blog Faqe 131

Vrasja e një gruaje trondit Prishtinën/ U grabitën në prani të fëmijëve (FOTO)

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur rreth orës 20.20 të mbrëmjes së kësaj të mërkure në Prishtinë. Në rrugën “Dalip Alshiqi” të kryeqytetit të Kosovës u vra nga persona të panjohur Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas mediave të Kosovës, familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik.

Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Mediat e Kosovës raportojnë se autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij. ©LAPSI.al

Detaje të reja/ Gruaja e vrarë në Prishtinë, bashkëshorte e ish-këshilltarit të Pacollit

Një grua dyshohet u gjet e vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Sipas policisë në Prishtinë viktima u gjet rreth orës 20.20 brenda një veture.

Sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçarja mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë nga autorët.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murselit u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij. ©LAPSi.al

“Drake” surprizon shqiptarët/ Në klipin e ri me xhaketë me shqiponjë (VIDEO)

Reperi kanadez “Drake” ka habitur të gjithë me videoklipin e fundit të publikuar prej tij. Pikërisht një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ai ka publikuar këngën dhe çuditërisht ka një xhaketë me shqiponjën dykrenore pas krahëve. Është ende e paqartë se pse kjo zgjedhje dhe nëse është një rastësi apo e qëllimshme.

Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie në sy janë detajet me motive shqiptare. Shqiponja nuk gjendet vetëm në xhaketën që ai mban veshur, por edhe tek personat që e shoqërojnë. Në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës.

“Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd/ Ose veprimet e tua janë çorientuese/ Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Por, di vetëm se tensioni po rritet…” – thuhet në disa nga vargjet e këngës. ©LAPSI.al

Rrëfimi i 19-vjeçares: Si tentoi të më përdhunojë 27-vjeçari në dyqan

Në qendër të Tiranë, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga.

E reja ka rrëfyer ekskluzivisht në “Me Zemër të Hapur” në News24, gjithë çfarë ka ndodhur: Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër te Tiranës, për te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20: 18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejtë në vendngjarje. Aty mbërriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor që më morën në pyetje, i cili në bashkëpunim edhe me komisariatin nr 3.

Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.

Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës”. Marrë nga BalkanWeb

E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’, dyshohet për vetëvrasje

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se personi që dyshohet se i dha fund jetës është Qazim Alaj, 36-vjeçar nga Deçani – vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Alaj ka pasur pozitën e shefit të Teknologjisë në portalin “Shqip.com”.

Ndryshe, në vendin e ngjarjen kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për autopsi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti./GazetaSinjali/

Ndahet nga jeta kolegu ynë i shquar i Shqip.Com, Qazim Alaj, në moshën 36-vjeçare

Mëngjesi i ditës së sotme nuk ishte aspak i zakonshëm për redaksinë e portalit Shqip.Com, pasi mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të një bashkëpunëtori të dashur, kolegu të çmuar e profesionisti të devotshëm si Qazim Alaj, në moshën 36-vjeçare.

Tragjikisht, ai la këtë botë sot, duke lënë pas djalin e tij dhe bashkëshorten, e duke lënë kështu një boshllëk të thellë në zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe bashkëpunonin me të.

Alaj ishte jo vetëm një koleg, por një njeri i talentuar dhe i përkushtuar ndaj profesionit gazetaresk. Kontributi i tij në redaksi ka lënë gjurmë thelbësore, duke pasur një impakt të ndjeshëm në integrimin e teknologjive dhe metodave inovative në funksion të përcjelljes së lajmeve dhe informacionit të cilin Shqip.Com e ofron për lexuesit e saj.

Pikërisht në këto momente të vështira, redaksia e Shqip.Com shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Qazim Alajt.

Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen dhe humbjen që ndjejmë sot. Ndaj, kujtojmë me respekt dhe admiratë të madhe kontributin, përpikmërinë dhe pasionin e Qazimit në çdo projekt të cilit iu besua.

Ky moment i trishtë na bën të reflektojmë mbi shkurtësinë e jetës dhe rëndësinë e të qënurit bashkë në këtë udhëtim të përbashkët.

Në emër të të gjithë kolegëve të redaksisë Shqip.Com, urojmë që shpirti i Alajt të gjejë parajsën, ndërsa familjarëve dhe miqve të tij ua përcjellim ngushëllimet e thella dhe të gjejnë forcë në këtë kohë të vështirë!

/Shqip.com

Dimitar Kovaçevski zbulon se kur mbahet takimi i liderëve dhe temat për të cilat do të bisedohet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e përbashkët para mediave me nënkryetarin e Komisionit Europian, Xhozef Borell ka njoftuar se nesër do të dërgojë thirrjen deri te liderët e partive parlamentare për takim liderësh.

Takimi siç bëri të ditur Kovaçevski do të mbahet të hënën dhe në të do të diskutohet për eurointegrimet, për zgjedhjet dhe për Kodin Zgjedhor.

“Ju njoftoj që nesër do të dërgohet thirrje për takim liderësh deri te të gjithë kryetarët e partive parlamentare politike si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Takimi do të caktohet për të hënën dhe në të njëjtën do të bisedohet për eurointegrimin e Maqedonisë, për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së”, tha Kovaçevski, transmeton TV21

Ковачевски: Утре ќе биде испратена покана за лидерска средба, која ќе биде закажана за понеделник

„Утре ќе биде испратена покана за лидерска средба. Која ќе биде закажана за понеделник и ќе се разговара за евроатланските интеграции на земјата, за одржување на редовни претседателски и парламентарни избори и за измените на Изборниот законик“, изјави премиерот Димитар Ковачевски по средбата со високиот претставник на ЕУ за надворешна политика и безбедност, Жосеп Борел.

Ковачевски истѕакна дека развојниот планот бара продолжување на реформските процеси кои се поред нас за кои имаме и политичка волја и капацитет да ги исполниме.

VIDEO/Tetova dy ditë pa u pastruar! NPK vazhdon protestën, u bashkohet edhe ujësjellësi e gjelbërimi

Kështu dukeshin rrugët e Tetovës këtë mëngjes.

Plot mbeturina, për shkak se mirëmbajtësit e pastërtisë së qytetit janë në ditën e dytë të protestës, pasi kanë 3 muaj pa marrë rroga.

Pa i marrë këto rroga, punëtorët thonë se nuk do t’i mbledhin mbeturinat.

Në protestë, Higjienës komunale sot iu bashkëngjitën edhe të punësuarit e ujësjellësit dhe gjelbërimit.

“Ne jemi punëtor i ujësjellësit të Tetovës, ne kërkojmë rrogat tona t’i marrim që janë pa marrë dhe kërkojmë sigurimi të na paguhet se s’kemi sigurim për shëndetësi as një ditë për një vit, ne i kemi bërë apel shefit neve s’na kanë marr në dorë hiq”, thotë një i punësuar.

“Po ne e vazhdojmë përsëri protestën, në emër të gjithë kolegëve flas, që i përfaqësoj këta dhe këta më përkrahin, jemi për rrogat edhe sigurimet, jemi për tre muaj që si kemi marrë, flitet për gusht, shtator, tetor edhe nëntor por edhe ky muaj është duke u sosë, flas vetëm për rrogat nuk kemi hamendje politike mos mendoj dikush se politika na ka motivuar, ne thjesht për ekzistencë e kemi asgjë tjetër nuk kemi”, theksoi një i punësuar.

“Ne do të vazhdojmë deri sa të lëshohen rrogat, këtu e kemi edhe ujësjellësin dhe gjelbërimin dhe më pas ne do të vazhdojmë punën edhe me sindikatën me rrogat me sigurimin komplet dhe sindikata duhet të vijë ata nuk vijnë nuk e ngenë telefonin, ne i kemi përgatitë të gjithë letrat me emër dhe mbiemër dhe do ja dërgojmë edhe sindikatës, edhe kryetarit komunës dhe do të shohim se çka do behët me tutje, pa rrogë nuk punohet”, tha një i punësuar.

“Kjo do të vazhdojë deri sa t’i marrim të gjithë rrogat dhe të gjithë kërkesat tona që i kemi nuk do të ndalemi deri sa kryhet kjo. Nuk do të punojmë pasi që nuk kemi asnjë kushte dhe pa para nuk punon askush”, u shpreh një i punësuar.

Dje nga Komuna e Tetovës dolën me një qëndrim se çështja e të punësuarve do të zgjidhet me partnerin privat që do të merret me pastërtinë e qytetit por që me punë duhet të nisë më 1 janar. Nga komuna gjithashtu thanë se protestat janë të nxitura politikisht.

Të punësuarit e NPK Tetova, rrogat e tyre nuk i kanë marr që nga muaj gusht, ndërsa mbeturinat tashmë dy ditë nuk mblidhen në të gjithë qytetin. Prej sot në Tetovë nuk do të sanohen as defektet në ujësjellës.

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim në Berlin, zhvillojnë takime në Bundestagun gjerman (FOTO)

Një ditë pas tubimit të Ditës së Flamurit me ç’rast u firmos Deklarata e koalicionit, liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë udhëtuar për në Berlin për të realizuar takime në Parlamentin gjerman.

Liderët e koalicionit zhvilluan takim me deputetë të grupit parlamentar të CDU-së, me zotëri Manfred Grund, zonjën Heike Brehmer dhe zonjën Anja Karliczek, ish ministre e Edukimit dhe Hulumtimit, si dhe me anëtarë të kabineteve të tyre. Takime të ngjashme u zhvilluan edhe me pjesëtarë të Dhomës Ekonomike Ndërkombëtare.

Në Bunderstag, fokusi i bisedave ishte thellimi i bashkëpunimit institucional dhe ndërpartiak midis grupit parlamentar të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe grupit parlamentar të CDU-së, në kuadër të paralamenteve përkatëse. Mirëpo vëmendje e veçantë iu kushtua temës së rritjes të numrit të turistëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqjes së investitorëve gjermanë. Delegacioni i Lidhjes Europiane për Ndryshim prezantoi detajet e mundësive ligjore, zhvillimore dhe infrastrukturore të vendit, duke theksuar potencialin e tij.

Në veçanti, u theksua nevoja për të prezantuar para audiencës gjermane mundësitë konkrete dhe avantazhet që Maqedonia e Veriut ofron për investime. Delegacioni fokusoi diskutimin rreth sektorit e turizmit, hotelierisë, gastronomisë, pa anashkaluar edhe sektorët tjerë, duke përmendur mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian për përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve turistike. Pjesëmarrësit në takim shfaqën një interes serioz dhe gatishmëri për të bashkëpunuar në përmirësimin e investimeve gjermane, veçanërisht në fushën e turizmit.

DETAJET/Aksident i rëndë në aksin Tetovë – Shkup, humb jetën vajza e ish-deputetit dhe ish-ministrit shqiptar (FOTO)

Tragjeditë në familjen Tavo: Vite me parë Eva humbi nënën, dje u shua vet në aksident

Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 30 vjeç.

Përcjellja për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

24-годишна жена од соседна Албанија загина во сообраќајка во земјава.

– На 28.11.2023 во 14.00 часот во СВР Скопје било пријавено дека на автопатот „Мајка Тереза“ во насока од Тетово кон Скопје, во атар на с.Ласкарци, скопско, патничко моторно возило „ауди“ со албански национални ознаки, управувано од В.М.(40) од Република Албанија, излетало од коловозот.  Од здобиените повреди во несреќата на местото починала сопатничката Е.Т.(24) од Република Албанија, а лекар од Итна медицинска помош констатирал смрт, соопшти полицијата.

Додека, со тешки телесни повреди се здобил возачот В.М. констатирани во Комплексот клиники „Мајка Тереза“.

Извршен бил увид од увидна екипа од СВР Скопје.

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën vajza 24 vjeçare e ish deputetit Vangjel Tavo! Përplasja fatale në autostradën ‘Nënë Tereza’

Vajza e ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthi Tavo humbi jetën mesditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup në Maqedoninë e Veriut. 24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga një 40 vjeçar kur mjeti doli nga rruga.

Zi në familjen e ish-deputetit, Eva ishte vajza e madhe
Detaje të reja nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën vajza 24 vjeçare e ish deputetit Vangjel Tavo! Përplasja fatale në autostradën ‘Nënë Tereza’ Evanthi Tavo

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Ka qenë vetë ish deputeti Vangjel Tavo i cili njoftoi mbrëmë ngjarjen e rëndë. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

KRONIKA E ZEZË e Tetovës dhe Gostivarit – Nëntor 2023

Kronika 28 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (28-nëntor) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operacionale, për vetëm dy orë, kanë identifikuar dhe privuar nga liria 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit gjatë ditës djeshme, derisa nuk kishte njeri në objektin fetar, ai kishte hequr flamurin e kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkopia e Ohrit dhe në vend të tij kishte vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Rasti është duke u pastruar dhe kundër J.A., i cili, gjatë largimit të flamurit të kishës, ishte bashkë me një person tjetër, do të pasojë parashtresë përkatëse.
……

Dje (28 nëntor) rreth orës 13:45, në rrugën ,,103” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 25-vjeçarin K.I. nga Piroku i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Dje (28 nëntor) rreth orës 10:30 në rrugën ,,107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, të cilit gjatë një kontrolli të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në të njëjtën kohë, është privuar nga liria edhe 23-vjeçari B.Sh. nga Tetova për shkak të dyshimit se edhe ai ishte i përfshirë në këtë rast. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.
…….

Dje (28 nëntor) rreth orës 19:50, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 29-vjeçarin Xh.I. nga Tetova, i cili ishte kapur duke kryer një vjedhje në bodrumin e një objekti banesor në Tetovë. Personit në fjalë i janë marrë disa mjete që i kishte përdorur për të kryer vjedhjen dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
…….

Njëzet e gjashtë vjeçari V.N. nga Sllatina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se dje (28-nëntor) rreth orës 11:20 në rrugën ,,Boris Kidrich” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga A.H.(60) nga Tetova, me të cilin ka pasur një mosmarrëveshje ligjore për një kohë të gjatë. Rasti është duke u zbardhë dhe dokumentuar
…….

Njëzet e pesë vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ishte duke kryer punë gazetareske së bashku me një person tjetër, M.A. nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar fizikisht kurse dy persona të cilët ndodheshin në sallë e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….

Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28 nëntor), rreth orës 20:10, kanë privuar nga liria 46-vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Njëzet e katër vjeçari A.N. nga Gostivari, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në një bastore sportive në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë–DPB Gostivar, dje (28-nëntor) në ora 19:00 kanë arrestuar personat P.L. (44), N.K.(40) nga Gostivari dhe P.P. (52) nga Skudrinja e Rekës së Poshtme për të cilët është raportuar se kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në një objekt hotelerik në rrugën ,,Svetozar Pepovski” në Gostivar duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….

Dje (28-nëntor) rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte raportuar se kishte lënduar me një mjet të mprehtë babain e tij 46-vjeçar, i cili pak më parë kishte patur një debat verbal me bashkëshorten e tij 40-vjeçare, gjegjësishtë nënën e të miturit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……

Dje (28-nëntor) në ora 08:30 Sh.H.(65) nga Debreshji i Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në fshat.
……

Dje (28-nëntor) rreth orës 11:40 në një rrugë dheu para hyrjes për në fshatin Rogle në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë gjetur një automjet ,,Mercedes” të djegur plotësisht me targa të Shkupit. Është kryer inspektimi, kurse mjeti është marrë dhe do të kryhet ekspertizë.

Kronika 28 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Mbrëmë (28 nëntor), rreth orës 01:40, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar një të mitur nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
….

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (27 nëntor) rreth orës 18:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, gjatë një kontrolli të kryer tek një i mitur nga Kopaçindolli i Tetovës, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
….

Dje (27nëntor), në ora 16:10 në SPB-Tetovë është raportuar për zjarr në një shtëpi në rrugën “172” Reçicë të Vogël të Tetovës, në pronësi të 72-vjeçarit I.A. Nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është lokalizuar tërësishtë nga Ekipi teritorial i zjaarvikësve të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjesn e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.
…..

Dje (27 nëntor) nga ora 10 deri në ora 14 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer kontroll aksion në komunikacion lidhur me përparësinë e kalimit, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 8 kundërvajtje (TE-4 dhe GV-4). Numri më i madh i shkeljeve ka të bëjë me mosdhënjen e përparësisë së kalimit në rrugë me shenjë adekuate ndaj automjeteve që kanë pasur përparësi kalimi. Gjatë kontrollit, me parashtresa përkatëse janë rrumbullakosur edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-10 dhe GV-8), kryesisht për parkim të paligjshëm ose të gabuar, drejtimin të automjeteve pa kaluar provimin për patent shofer apo patentë të vlefshme për këtë, e kështu me radhë.

Kronika 27 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Njëzet e nëntë vjeçari N.D dhe 30 vjeçari V.T., të dy nga Saraqina e Tetovës, dje (26 nëntor) në ora 14:00 në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:30 në një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht nga H.M.(38) dhe M.N.(20) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresë përkatëse.
……

Dje (26 nëntor), në ora 14:20, personi Z.K. (73) nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar në SPB-Tetovë se është kafshuar nga një qen endacak derisa ishte duke ecur në një rrugë lokale të fshatit.
……

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (26 nëntor) nga ora 10.00 deri në ora 16.00 kanë kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë shqiptuar gjithsej 136 masa. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 78 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-29 dhe GV-49) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Katër prej tyre (TE-3 dhe GV-1) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, 19 (TE-9 dhe GV-10) me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 29 drejtues mjetesh (TE-11 dhe GV-18) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-3 dhe GV-4), për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa përkatëse me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit. Atyre që kanë tejkaluar me më shumë se 30, 50 dhe 70 kilometra në orë, brenda ose jashtë vendbanimit, do t’u rivokohet përkohësisht patentë shoferi nga tre muaj deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë e tyre të lëvizjes ta përshtasin sipas kushteve të rrugës, sepse këto ditë në paradite dhe në mbrëmje rrugët janë të ngrira dhe të rrëshqitshme dhe për rrjedhojë rrezikohen për shpejtësi më të madhe dhe dalje jashtë rrugës.

Kronika 24 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (23 nëntor), rreth orës 14:35, në Bërvenicë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin D.Q. (50) nga Bërvenica për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai ëshë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimin e plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmë (24 nëntor), dyzet minuta pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 51-vjeçarin B.A. nga Gostivari. Më herët ai ishte raportuar nga partnerja jashtmartesore i tij 36-vjeçare se ai e kishte sulmuar atë fizikisht në apartamentin e saj në Gostivar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Dje (23 nëntor), rreth orës 22:50, në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të pubëve të brendshme Gostivar, kanë arrestuar 29-vjeçar Gj.Ç. nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin “audi” me targa regjistrimi të sllovakisë të cilën Gj.Ç. edrejtonte është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
……

Dje (24 nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekuar që të kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj.
……

Dyzet e tre vjeçari B.S. nga Kamnjani i Tetovës, dje (24 nëntor) në orën 20:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 21 këtij muaji rreth mesditës, në daljen e shkollës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Sipas raportit, një nga sulmuesit në dorë kishte mbajtur një mjet të mprehtë. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….

Pesëdhjetë e tre vjeçari E.P. nga Tetova, dje (23 nëntor) në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, ku punonte si shofer taksie ishte duke pritur pasagjer, është sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Sektori i punëve të brendshme-Tetovë ka kryer një
tjetër kontroll aksion gjatë ditës së djeshme (24 nëntor),
në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 4 automjete
(GV) me defekte teknike, 2 prej të cilave kanë pasur
defekt në pajisjet drejtuese dhe 2 automjet kanë patur
frena me defekt. Krahas kësaj, 10 (Te) drejtues mjetesh
që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar, 5
(TE) drejtues që kanë përdorur celular gjatë drejtimit të
mjetit, 1 që ka patë të vendosura folia të paçertifikuara
në mjet, 2 persona kanë drejtuar automjete pa kaluar
testin për patent shofer dhe 5 drejtues mjetesh që kanë
parkuar automjetet në mënyrë të paligjshme, pra
gabimisht dhe të cilët janë larguar nga “shërbimi
komunal i merimangës”. Për të gjithë vozitësit
kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe
do të përballen me gjobat e parapara dhe masat tjera të
parapara me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin
Rrugor dhe Ligjin për Automjete.
Përndryshe që nga fillimi i vitit deri në ditën e
sotme (24-nëntor), Stacioni Policor për Siguri në
Komunikacion rrugorë-Tetovë ka shqiptuar gjithsej 215
masa për parkim në zonën e udhëkryqeve dhe
rrethrrotullimeve, për drejtuesit e mjeteve që automjete e
tyre i kishin parkuar në kundërshtim me rregullat dhe
rregulloret e komunikacionit dhe të cilëve u janë
përgatitur parashtresa me gjobë prej 180 euro në
kundërvlerë në denarë.

Video bonus:

Kronika 24 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Kronika 23 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, me urdhër të gjykatës, dje (22 nëntor) nga ora 12:30 deri në orën 14:00 kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 47-vjeçarit A.E. nga Tetova i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit, në ambientet që ka përdorur A.E., i cili nuk ishte prezent për momentin, është gjetë dhe nga gruaja e tij 38-vjeçare është konfiskuar heroinë, si dhe pajisje me mbetje të heroinës. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër A.E. do të pasoj parashtresë përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.
……

Natën (23 nëntor) rreth orës 02:10, në rrugën ,,Kiro Ristevski” në Tetovë, oficerët e policisë të SVR Tetovës kanë arrestuar 31-vjeçarin Sh.R. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës ,,reno” me targa regjistrimi të Shqipërisë në të cilin ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë, është gjet marihuanë. Çështja është duke u zbardhë dhe dokumentuar dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë e paraparë me ligj.
……
Dyzet e dy vjeçari B.A. nga Sllatina e Tetovës, dje (22-nëntor) në orën 20.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 19.45 para një objekti hotelierik në fshat, për shkak të marrëdhënieve të papastruara të borxhit të besuar me një person tjetër, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 33-vjeçari I.Xh. nga i njëjti fshat. Çështja është zbardhur plotësisht dhe kundër I.Xh. sot (23-nëntor) do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Dje (22 nëntor) rreth orës 23:25 në Stacionin Policor të Tetovës, është ndaluar 57-vjeçari H.L. nga Republika e Kosovës, i cili më parë kishte qenë i arrestuar në vend-kalimin kufitar të Jazhincës për shkak të qëndrimit të tejkaluar në vendin tonë. Çështja është duke u pastruar.
……

Pardje (21 nëntor) në orën 16:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të stadiumit të futbollit në Banjicë të Epërme të Gostivarit, është gjetë një bombë dore e prodhimit italian e cila datonte që Lufta e Dytë Botërore. Bomba është ngrit dhe është transportuar nga një përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kronika 21 nëntor 2023

Njoftimet e policisë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20 nëntor), rreth orës 13:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 60-vjeçarin N.B. nga Tetova, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg lidhur me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve”. Menjëherë pas ndalimit, ai është dorëzuar në Institucionin Penal Korrektues-Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……

Dje (20 nëntor), rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, e kanë arestuar personin O.A. (36) nga Negotina e Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga 34-vjeçari E.Q. nga i njëjti fshat se ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht në kompaninë e tij. Sipas raportit, O.A. gjatë sulmit kishte përdorë një mjet të mprehtë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
…….

Gjashtëdhjet e shtatë vjeçari V.N. nga Gostivari, dje (20 nëntor), në orën 15:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 13:30 në rrugë “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……

Dyzet e nëntëvjeçari S.I nga Zhelina e Tetovës, dje (20 nëntor), në ora 11:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 29 të muajit të kaluar një person kishtë hyrë në objektin e tij të blerjes dhe kishte kërkuar që të shkëmbente në denarë dy kartëmonedha nga 50 euro, të cilat më vonë kishin konstatuar se ishin falsifikuara. Kartëmonedhat janë marrë për ekspertizë dhe çështja është duke u zbardhur.
……

Dje (20 nëntor), në orën 17:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të kyçjes së Zherovjanit të Tetovës, kishte ndodhë një aksident trafiku në të cilin u përfshinë : një traktor “imt 539” pa targa regjistrimi të drejtuar nga 33-vjeçari I.T. nga Bogovina e Tetovës dhe vetura “folksfagen pasat” me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga 67-vjeçari S.M. nga Zherovjani i Tetovës. Në aksident, bashkëudhëtari në traktor G.T.(60) nga Bogovina ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i veturës “passat” ka kaluar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekip nga SPB-Tetovë.
……

Në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në afërsi të lokalitetit “Boletin”, dje (20 nëntor) rreth orës 08:15, një veturë “ford” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga J.M. 40-vjeç nga Velebërda e Rekës së Poshtme, ka humbë kontrollin, ka fluturuar nga rruga dhe ishte rrokullisur në rrugë. Në aksident, shoferi i veturës “ford” ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të Brendshme-Gostivar.
……

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20 nëntor) rreth orës 19:10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, kanë gjetë 20-vjeçaren M.L. nga Struga, e cila kishte qenë e shpallur në kërkim pasi ajo ishte larguar nga shtëpia e saj.

Kronika 20 nëntor 2023 Njoftimet e policisë

Dje (19 nëntor), në orën 20:50, personi B.F.(48) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, personi A.J. (44) nga Neproshteni i Tetovës kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

…….

Dje (19 nëntor), rreth orës 03:40, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar personin V.M. (20) nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga 27 vjeçari S.J. nga Tetova, se rreth orës 3:10 në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte qenë i sulmuar fizikisht. Personi i arestuar V.M. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Dje (19 nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar 44 vjeçarin I.A., i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kishte refuzuar urdhrin e tyre. Çështja është duke u zbardhur dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.

……

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (19 nëntor) rreth orës 12:50, në rrugën “Jasht vardarit” në Tetovë, kanë arrestuar një 17 vjeçar nga Tetova i cili drejtonte veturën “pezho” me targa regjistrimi të Tetovës dhe nuk posedonte asnjë dokument. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

……

Njëzet e katër veçari M.N. nga Tetova, dje (19 nëntor), në ora 21:40 në SPB Tetovë ka raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Tridhjet e pesë vjeçari M.M. nga Tetova, dje (19 nëntor) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 në Lagjen ,,Cetinska” në Tetovë, përpara një objekti tregtar, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

……

Dje (19 nëntor), në ora 18:45 personi R.A. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se një kryerës i panjohur i cili me përdorimin e forcës kishte hyrë brenda dhe ishte përpjekuar që të shkaktonte zjarr në wikend shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit. Nuk ka pasur të lënduar asnjë person, kurse është dëmtuar vetëm një pjesë e mobiljeve të shtëpisë. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u zbardhë.

……

Dje (19 nëntor), rreth orës 13:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë një veturë e panjohur ka goditë biçikletën “herkula” të cilën e ka drejtuar 75 vjeçari R.M. nga Tetova dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Kronika 17 nëntor 2023

Efektivet e policisë të SPB Tetovë, dje (16 nëntor) rreth orës 15:30, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 48 vjeçarin J.B. nga Poroji i Tetovës, i cili ishte në kërkim pët vuajtje të dënimit me burg në Institucionin korektues penal burgu i Tetovës ku i njëjti ëshrë dorëzuar në këtë institucion, menjëherë pas arestimit.
……

Dje (16 nëntor) rreth orës 15 zyrtarët policurë të SPB Tetovës, në rrugën “120” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.H.(43) dhe Xh.Sh. (46) nga Tetova, të cilët më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë nuk ishin ndaluar në urdhërin e dhenë për tu ndaluar me veturën “golksfagen golf 5” me targa regjistrimi të Tetovës dhe kanë vazhduar të lëviznin drejt rrugës “121”. Duke ikur nga policia kanë dëmtuar një automjet ngarkuae “ford transit” me targa regjistrimi të tetovës dhe njëri nga efektivët e policisë ka qëlluar dy plumba paralajmërues në ajër për të ndaluar. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
…….

Dje (16 nëntor) rreth orës 17:50, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 27 vjeçar A.S. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga 23 vjeçarja J.S. nga Tetova se ai kishte shkelur rendin dhe qetësinë publike në një punëtori auto mekanike në këtë rrugë. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër A.S. do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari A.A. nga Simnica e Gostivarit, dje (16 nëntor) në ora 17:15 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14 në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga R.N. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Janë ndërmarrë masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Njëzet vjeçari E.A. nga Forina e Gostivarit, dje (16 nëntor) në ora 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se pranë Tregut të Madh të Gostivarit ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person. Nën dyshimin se kishte qenë i përfshirë në sulm në orën 16:00 efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë arestuar 19 vjeçarin H.B. nga Gostivari dhe në të njëjtën kohë në Stacionin Policor Gostivar, është vetëparaqitur gjithashtu edhe 22 vjeçari R.S. nga Gostivari. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Dzyet e nëntë vjeçari S.R. nga Tetova, dje (16 nëntor) në orën 15:30 ka raportuar se një periudhë të gjatë i janë zhvatur para nga një person që e njihte dhe i njëjti e kishte kërcënuar për një kohë të gjatë. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Mbrëmë (17 nëntor), pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, 41 vjeçari F.M. nga Vrapçishti i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e tij e mitur kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.

Kronika 16 nëntor 2023

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (15 nëntor) rreth orës 19:30, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, kanë privuar nga liria 24 vjeçarin Sh.A. nga Tetova, për arsye se tek ai gjatë kontrollit është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmë (15 nëntor) rreth orës 22.00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin S.T. nga Gostivari dhe 19 vjeçaren J.V. e Republikës së Serbisë. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në apartamentin e tij në Gostivar në të cilin kishte qenë edhe J.V. janë gjetë dhe konfiskuar marijuanë dhe kokainë. Të dy janë mbajtë në stacionin policor të Gostivarit për zbardhje të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të ndiqet parashtresë përkatëse.
……

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, mbrëmë (15 nëntor) rreth orës 22:45, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria 26 vjeçarin F.F. nga Tetova për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij të menjëhershme në “prodhimin dhe lëshim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe precursorëve”. Ai është mbajtë në stacionin policor të Tetovës dhe çështja është duke u pastruar.
……

Dje (15 nëntor) në ora 14:45 në Tetovë, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 60 vjeçarin D.B. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga motra e tij 56 vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 79 vjeçare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.
……

Njëzet e gjashtë vjeçari E.S. nga Grupçini i Tetovës, dje (15 nëntor) në orën 13:00 në SPB Tetovë, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht në fushë në zonën e këtij fshati nga fqinji i tij 32 vjeçar B.A. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër B.A. do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Dje (15 nëntor) rreth orës 11:30, gjatë një bastisje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e 22 vjeçarit F.A. në Çegran të Gostivarit, është gjetë dhe konfiskuar një pushkë ajrore me municion për të njëjtën, të cilën ai e posedonte pa dokumentet e nevojshme. Kundër F.A. do të pasoj parashtresë adekuate.
……

Dje (15 nëntor) në orën 22:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar Kërçovë, në afërsi të urës së Novosellës, një veturë “opel korsa” me targa regjistrimi të të Strugës të vilën e ka drejtuar 42 vjeçari A.R. nga Belica e Poshtme e strugës, ka dalë nga rruga dhe ka ra në humnerë. Në këtë aksident, pasagjeri në automjet Z.A.(54), gjithashtu nga Belica e Poshtme ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër B.I.(41) nga Veleshta e Strugës kanë përfunduar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga Departamenti i punëve të brendshme Gostivar.
……

Shtatëdhjetë e një vjeçari R.E. nga Vrapçishti i Gostivarit, dje (15 nëntor) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 10.00 në fshat ai kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak.

Kronika 15 nëntor 2023

Zyrtarët policorë të Sektorit të punëve të brendshme Tetovë DPB Gostivar, dje (14 nëntor) rreth orës 16.00, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 28 vjeçarin A.I., i cili kërkohej për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjysmë për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe trafikimit të drogës, substancave psikotropike dhe precursorëve”. Menjëherë pas kësaj, A.I. është dërguar në Institucionin korrektues penal burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……

Dje (14 nëntor) në ora 16:35 pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, Departamentit të punëve të brendshme kanë privuar nga liria 37 vjeçar V.N. nga Gostivari. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…….

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (14 nëntor) rreth orës 16:15, në Neproshten të Tetovës, kanë privuar nga liria 34 vjeçarin A.Sh. nga ky fshat i Tetovës. Gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës janë gjetë dhe konfiskuar pajisje me mbetje të lëndës së pluhurit të bardhë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi dokumentimit të çështjes kundër tij do të pasoj parashtresa e paraparë me ligj.
……

Nëzetë e tre vjeçarja nga Tetova, dje (14 nëntor) në ora 18 në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare, ajo ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj 25 vjeçar F.D. gjithashtu nga Tetova. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……

Dje (14 nëntor) rreth orës 12:45 në efektivët e policisë së DPB Gostivar, Njësiti për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe ripranim Gostivar, për shkak të punëve ilegale kanë arrestuar për procedime të mëtejshme personat D.S.(41) dhe M.K.(27) nga Republika e Turqisë. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……

Tridhjetë e shtat vjeçari Z.S. nga Bërvenica e Tetovës, e punësuar në një kazino në Zherovjan të Tetovës, dje (14 nëntor) në ora 15:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një natë më parë rreth orës 22:15 në kazino kanë hyrë dy persona dhe kanë shkëmbyer 1200 dollarë në kartëmonedha prej 100 dollarësh. Pak më vonë, në kazino ata kanë konstatuar se kartëmonedhat kishin qenë të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….

Nëzetë e katër vjeçarja E.H. nga Gostivari, dje (14 nëntor) në orën 10:40 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar kishte qenë e kafshuar nga një qen endëacak.
…….

Dje (14 nëntor) në orën 21.00 personi U.I. (56) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Ilinden” në Gostivar ishte sulmuar nga qenë endacak, pas së cilës ai kishte ra nga biçikleta dhe ishte lënduar.

Kronika 14 nëntor 2023

Dje (13 nëntor) rreth orës 15:00 në Reçicët të Vogël të Tetovës, efektivët e policisë të Njësisë për Punë Kriminalistike Sektori për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve të Ministrisë së punëve të brendshme nga Shkupi, në bashkpunim me pjesëtarët e policisë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 55 vjeçarin B.A. nga ky fshat. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, janë gjetë dhe konfiskuar një pistoletë ,,Bereta”, revolver, më shum plumba të kalibreve të ndryshme, dhe më shum pjesë për pistoletë dhe për armë gjuetie. Derisa gjatë një kontrolli në veturën e tij ,,Suzuki” me targa të Tetovës janë gjetë dhe konfiskuar në pushkë gjuetie më shum fishek të kalibreve të ndryshme dhe pajisje tjera. Personi është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmë (13 nëntor) në orën 23.00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 27 vjeçarin O.M. mga një fshat i Tetovës, i cili është raportua nga gruaja e tij 24 vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe me vërtetim nga ai është marrë një armë gjuetie me 14 fishek dhe një armë gazi dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Dje (13 nëntor) në orën 14 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Lubotenska” në Tetovë kishte ndodhur një aksident trafiku ku kishion qenë të përfshirë vetura “folkcfagen bora” me targa të regjistrimit të tetovës të drejtuar nga 81 vjeçari S.H. nga Tetova i cili ka aksidentuar një biçikletë të drejtuar nga 72 vjeçar S.M. nga Tetova. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi SPB Tetovë.
…….

Gjashtëdhejt e nëntë vjeçari S.T. nga Gostivari, dje (13 nëntor) në orën 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugë ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.

Kronika 13 nëntor 2023

Efektivët e policisë së SPB Tetovë, dje (12 nëntor) kanë privuar nga liria P.J. (44) nga Bërvenica e Tetovës dhe L.Ll. (64) nga falishi i Tetovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në veprën penale “gjueti e paligjshme”. Të dy kishin rënë dakord më parë të qëllonin një derr të egër dhe ta sillnin tek L.Ll., këshut që ai u kishte paguar atyre një sasi të caktuar parash. Derri i egër që më vonë u soll me automjet u mor dhe u dorëzua në Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……

Dje (12 nëntor) rreth orës 18:25, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 42 vjeçarin S.A. nga Falishi i Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre duke ndërmarrë veprime zyrtare gjatë një aksioni kontrollues në trafik. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.
……

Njëzet e shtatë vjeçari B.A. nga Tetova, dje (12 nëntor) në orën 14:45 në SPB Tetovë ka raportuar se 20 minuta më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është sulmua fizikisht nga një person që njihte. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….

Dje (12 nëntor) nga ora 11 deri në 16 në zonën e SPB Tetovës, është kryer aksion kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuar gjithsej 36 shkelje (TE 11 dhe GV 25). Shumica e shkeëjeve të raportuara ishin për tejkalim në vende ku është i ndaluar një veprim i tillë, gjegjësishtë vende të ndaluara. Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba në të holla të cilat, varësisht se ku dhe si kanë tejkaluar, varijojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Kurse ata që kanë tejkaluar në kthesa të padukshme ose “në vijë të plotë” përkohësisht do t’u hiqen patentat e tyre të shoferit nga tre muaj deri në një vit.
Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE 5 dhe GV 7).
……

Dje (12 nëntor) gjithashtu nga ora 08 deri në ora 20 në zonën Tetovë Gostivar, është kryer aksion kontrollues për shpejtësi me të cilën lëvizin automjetet. Duke vepruar kështu, janë sanksionuar 18 automjete, gjegjësishtë shoferë (TE 7 dhe GV 11), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tre prej tyre kishin tejkaluar me shpejtësi nga 50 deri në 70 km/orë, dhe 1 shofer (TE) u sanksionua, për tejkalim të shpejtësisë maksimale të paraparë në vendbanim, si dhe 56 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE 29 dhe GV 27).
Sektori i punëve të brendshëm Tetovë edhe një herë apelon shoferët që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin përgjatë luginës së Radikës ku janë të mundshme rrugë të lagështa dhe rrëshqitje të dheut.

Kronika 10 nëntor 2023

Efektivët e policisë të SPB Tetovës, dje (09 nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “170” në Tetovë kanë privuar nga liria personin N.S. (22) nga Treboshi i Tetovës dhe 24 vjeçarin A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, për aersye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetë dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……

Dje (09 nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 30 vjeçarin N.M. nga Piroku i Tetovës, tek i cili është gjetë dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Dje (09 nëntor) në orën 13:00, në rrugën “18 nëntor” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 40 vjeçarin V.E. nga Gostivari, i cili më parë ishte raportuar nga 31 vjeçarja E.G. se rreth orës 12:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht. Çështja është duke u zbardhur dhe e dokumentuar.
……

Tridhjetë e pesë vjeçarja A.I. nga Leshnica e Tetovës, dje (09 nëntor) në ora 19:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe se ajo mendonte se kishte shkuar tek një i mitur nga Zhelina e Tetovës me të cilin ishte në lidhje dashurie. Janë marrë masat dhe aktivitetet për gjetjen e të miturës.
……

Dyzet e gjashtë vjeçari N.Sh. nga Gostivari, dje (09 nëntor) në ora 17:30 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar vajza e tij e mitur ishte kafshuar nga një qen endacak.
……

Dje (09 nëntor) në ora 14:30 në SPB Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Kronika 06 nëntor 2023

Dyzet e tre vjeçari A.S. nga Tetova, dje (05 nëntor) në ora 20:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:00 para banesës ku banonte në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tij dhe të sulmuesit. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..

Aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë

Dje (05 tetor) në Gostivar është mbajtur takimi me përfaqësuesit e tri shoqërive të gjuetisë nga Gostivari, Çegrani dhe Vrapçishti, i cili është iniciuar dhe mbajtur nga Njësiti për parandalim i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë. Në takim, të pranishmit u njohën për së afërmi me dispozitat e Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Armët dhe u theksua nevoja e rrespektimit të plotë edhe atë pa përjashtim dhe pa kushte. Ata u njoftuan edhe për sanksionet ligjore lidhur me gjuetinë ilegale, gjegjësisht gjuetinë pa leje, por u rrikujtua edhe një herë se nuk mund të gjuajnë me armë të të tjerëve apo me armë të paregjistruara që u kanë qenë më parë, të afërmve të tyre të vdekur. Gjuetarët e këtyre tri shoqërive, megjithatë, në takimin e djeshëm shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me policinë dhe mbështetën plotësisht kontrollet e fundjavës që po ushtrohen në vazhdimësi këtë vjeshtë dhe u zotuan se do t’i intensifikojnë edhe më shumë. Gjuetarët veçuan si të pranishëm problemin me individë që dalin nëpër vendgjueti dhe nuk janë anëtarë të shoqërive.
Takime të tilla u organizuan edhe muajin e kaluar me përfaqësues të pesë shoqatave të gjuetisë nga rajoni i gjerë i Tetovës, përkatësisht nga Tetova, Bërvenica, Tearca dhe Bogovina.
Qëllimi i këtyre takimeve është që gjuetarët nga rajoni i Pollogut të informohen me kohë për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me legjislacionin aktual dhe paraprakisht të parandalojnë problemet e mundshme në këtë drejtim.

Kronika 03 nëntor 2023

Efektivët e policisë të SPB Tetovës, mbrëmë (02 nëntor) rreth orës 20:55 kanë privuar nga liria 26 vjeçarin A.F. nga Tetova i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 24 vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare në Tetovë. I njëjti është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë e përshtatshme.
……

Dje (2 nëntor) rreth orës 18:20, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 21 vjeçarin D.Sh. nga Gostivari, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive derisa ata po kryenin detyrën zyrtare, pasi që kishte kryer disa shkelje nl trafik duke drejtuar një motoçikletë të tipit “herk” me shenjat e regjistrimit të Tetovës. Motoçikleta e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe të njëjtën D.Sh. e ka drejtuar pa patentë shoferi, është marrë përkohësisht dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….

Dyzet vjeçari B.V. nga Tetova, dje (02 nëntor) në ora 13:00 në SPB Tetovë, ka raportuar se një natë më parë në një kazino në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë hyrë dy persona dhe tek punonjësja kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh, për të cilat menjëherë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……

Tridhjet e tetë vjeçari R.M. nga Gostivari, dje (02 nëntor) në orën 17:50 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Risto Oxhaklievski” në Gostivar djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak.
…….

Kronika 2 nëntor 2023

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (01 nëntor) rreth orës 13:00, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kanë privuar nga liria, 61 vjeçarin E.B. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ai kishte ri transmetuar kanalet televizive pa licencë përkatëse dhe se shërbimet e tij, sipas setit, janë përdorë nga 2800 klientë që paguanin nga 100 euro në vit. Në objektin biznesorë ku ai punonte dhe në disa vende të tjera, atij iu gjetën dhe konfiskuan dy kompjuterë, dy resiverë dhe tre telefona celularë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të përgatitet parashtresat përkatëse.
……

Mbrëmë (01 nëntor) rreth orës 23:30, në rrugën lokale Pirok Rakovec, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28 vjeçarin B.R. Piroku i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj e tij dhe në automjetin “mitsubishi” me shenjat e regjistrimit të Kroacisë që ai e drejtonte, ai u gjet dhe konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……

Mbrëmë (01 nëntor) në orën 21:50 në SPB Tetovë është raportuar se një e mitur nga një fshati i Tetovës është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga një mjet i mprehtë në pjesën e shpinës dhe me disa lëndime të tjera nëpër trup. Gjatë inspektimit më vonë është zbuluar se plagët ia kishte shkaktua motra e saj më e madhe, pasi që më parë kishin patë një zënkë verbale dhe fizike me njëra tjetrën. Janë marrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….

Efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (01 nëntor) në orën 22:20 në rrugë “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë arrestuar 24 vjeçarin H.M. nga Forina e Gostivari i cili kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Ai është mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
…….

Njëzetë e tre vjeçari Sh.A. nga Brvenica e Tetovës, dje (01 nëntor) ka raportuar se në një bastore sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në të cilën punonte, rreth orës 04:30 kishte hyrë një person, kishte paguar një biletë me një kartëmonedhë 50 euro, të cilën ai më vonë e kuptoi se kishte qenë e falsifikuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Kronika 1 nëntorr 2023

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (31 tetor) rreth orës 21:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili ishte raportuar një orë më parë nga një 22 vjeçare nga Tetova me të cilën kishte qenë më parë në lidhje dashurisë se e kishte sulmuar fizikisht derisa po lëviznin me veturë nëpër zonën qendrore të qytetit. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme.
……

Dje (31 tetor) rreth orës 22:40, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 21 vjeçarin Z.Z nga Republika e Kosovës, i cili më 1 tetor ka qenë i raportuar nga personi V.M.(48) nga Tetova se më datë 18 shtator në rrugën “29 nëntori” në Tetovë e ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe pastaj me veturë është larguar nga vendi. Kosovari është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……

Dje (31 tetor) rreth orës 15:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat M.B. (70) dhe S.R.(39) nga Vrapçishti i Gostivarit, si dhe D.S.(54) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në vend, pronë të një personi tjetër. Për shkak të qëndrimit të padeklaruar, gjegjësishtë keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetasi shqiptar D.S. është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
……

Sot (01 nëntor) në orën 05:50 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë autorët të panjohur, duke përdorur forcën, kanë hyrë në kishën “Shën Dimitrija” në Tetovë, ku kanë kryer kërkime në brendësi të kishës dhe nuk ka marrë asgjë. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u zbardhë.

Ishin nisur nga Gostivari për festën e Pavarësisë, aksidentohet autobusi me nxënës në Librazhd

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023.

Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse. Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus – përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë – për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar.

Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave.

Sipas Lavrovit, disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar tashmë takime me të gjatë samitit.

“Tashmë ka disa kërkesa për takime – duke përfshirë edhe përfaqësues perëndimorë”, tha Lavrov, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Në qershor të 2022, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje,Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore.

111-vjetori i Pavarësisë ‘bashkon’ Ramën dhe Kurtin, zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë (VIDEO)

Në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Vlorës është mbajtur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë”, shkruan Rama në Facebook.

U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, gjen vdekjen 20-vjeçari shqiptar në Austri, detajet nga shtypi austriak (FOTO)

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është hedhur në një lumë në Austri.

Policia dyshon se i riu mund të merrej me veprimtari të paligjshme, kjo pasi ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

Ai kaloi kufirin me makinën, që dyshohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë. Ai u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat.

Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për ta mbajtur në jetë.

DETAJE NGA SHTYPI AUSTRIAK

I arratisuri (20) vdiq në spital pas shpëtimit nga ujërat e lumit Salzach

Zbardhet identiteti i hajdutit të dyshuar të makinave

Një burrë u nxor nga lumi i akullt Salzach nga ekipi i shpëtimit

Burri që u hodh dje në lumin e akullt Salzach pranë Tenneck im Pongau si pjesë e një arratisjeje të denjë për filma, vdiq sot në spital. Megjithatë, identiteti i tij u sqarua.

Dje pasdite në Pongau u zhvilluan skena të denja për film. Siç është raportuar, një shofer makine, i cili ishte ndjekur më parë nga policia, u hodh dy herë në lumin Salzach të ftohtë 4.5 gradë pranë Tenneck im Pongau .

Ndjekje në A10

Para kësaj, ai iku me makinën e tij rreth orës 11:00 pas një tentative për ta ndaluar nga policia bavareze në Walserberg. Ai e ka çuar automjetin, i cili ishte raportuar i vjedhur, në Austri në drejtim të Villach me shpejtësi të tepërt. Policia e alarmuar e Salzburgut e ndoqi të dyshuarin në A10 deri në daljen Hallein, ku oficerët fillimisht e humbën nga sytë.

Njeriu ikën në këmbë

Si pjesë e kërkimit në shkallë të gjerë që u nis, automjeti u zbulua më në fund në zonën Tenneck pranë Werden. Menjëherë pas kësaj është përplasur me makinën e policisë. Burri doli nga makina e vjedhur dhe iku në këmbë, u ngjit mbi argjinaturën në drejtim të Salzach, u hodh në lumë dhe kaloi Salzach në bregun tjetër. Për shkak se oficerët e policisë po prisnin tashmë në këtë anë të Salzach, ai u hodh në lumë për herë të dytë.

20-vjeçari u dorëzohet plagëve të marra në spital

Forcat e alarmuara të shpëtimit dhe zjarrfikësit e kapën njeriun tashmë të pajetë në lumin Salzach rreth 20 minuta më vonë dhe filluan menjëherë ringjalljen, e cila fillimisht ishte e suksesshme. Pas rreth një ore, burri u dërgua në spitalin e aksidenteve të Salzburgut me helikopterin e shpëtimit Martin 1. Megjithatë, ai vdiq aty po atë mbrëmje, njoftoi policia në një transmetim të hënën pasdite.

Motivi i arratisjes mbetet i paqartë

I ndjeri ishte një 20-vjeçar shqiptar. Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Sfondi i arratisjes është ende objekt hetimi, ndaj hetimet po vazhdojnë.

Flüchtiger (20) nach Rettung aus Salzach im Spital verstorben

Identität des mutmaßlichen Autodiebes geklärt

Jener Mann, der gestern im Zuge einer filmreifen Flucht bei Tenneck im Pongau in die eiskalte Salzach gesprungen ist, ist heute im Krankenhaus verstorben. Seine Identität konnte indes geklärt werden.

Filmreife Szenen haben sich gestern Mittag im Pongau abgespielt. Wie berichtet war ein Pkw-Lenker, der zuvor von der Polizei verfolgt worden war, bei Tenneck im Pongau gleich zweimal in die 4,5 Grad kalte Salzach gesprungen.

Verfolgung auf der A10

Davor war er gegen 11 Uhr nach einem Anhalteversuch durch die bayerische Polizei am Walserberg mit seinem Auto geflüchtet. Mit deutlich überhöhter Geschwindigkeit fuhr er mit dem als gestohlen gemeldeten Fahrzeug nach Österreich in Richtung Villach. Die alarmierte Salzburger Exekutive verfolgte den Verdächtigen auf der A10 bis zur Abfahrt Hallein, wo die Beamten ihn zunächst aus den Augen verloren.

Mann flüchtet zu Fuß

Im Zuge der eingeleiteten Großfahndung wurde das Fahrzeug schließlich im Bereich Tenneck bei Werfen entdeckt. Unmittelbar darauf folgte eine Kollision mit dem Polizeiauto. Der Mann stieg aus dem gestohlenen Auto aus und flüchtete zu Fuß, kletterte über die Böschung in Richtung Salzach, sprang in den Fluss und überquerte die Salzach zum anderen Ufer. Weil auf diese Seite der Salzach auch schon Polizisten warteten, sprang er ein zweites Mal in den Fluss.

20-Jähriger erliegt im Spital seinen Verletzungen

Die alarmierten Einsatzkräfte von Wasserrettung und Feuerwehr fischten rund 20 Minuten später den bereits leblosen Mann aus der Salzach und begannen umgehend mit der Reanimation, die zunächst erfolgreich verlief. Nach rund einer Stunde wurde der Mann mit dem Rettungshubschrauber Martin 1 in das Unfallkrankenhaus Salzburg geflogen. Dort verstarb er allerdings noch am selben Abend, berichtet die Polizei Montagmittag in einer Aussendung.

Motiv der Flucht weiter unklar

Bei dem Verstorbenen handelt es sich demnach um einen 20-jährigen Albaner. Die Staatsanwaltschaft hat die Obduktion angeordnet. Die Hintergründe zur Flucht sind weiterhin Gegenstand der Ermittlungen, die Erhebungen dauern also weiter an.

Rusia thotë se nuk do të ketë takim Lavrov – Blinken në samitin e OSBE-së në Shkup

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov.

Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.

Po ashtu, Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të. “Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov në samitin e OSBE-së në Shkup.

Por, nga Shkupi thanë të hënën se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.

Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Në të do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës.

Profil/ Rishfaqja e Elvana Gjatës në kronikën e zezë

Emri i divës së Showbizit, Elvana Gjata, që më shumë jemi mësuar ta shohim në kronikat e spektakleve, sa herë del ndonjë klip i ri, apo në ato politike, kur bën thirrje për të votuar për lali Erin, që i jep leje ndërtimi të dashurit të saj, këtë herë është rishfaqur, pas plot pesë vitesh në lajmet e kronikës së zezë. Papritmas shtypi u mbush me titujt: “SPAK fillon hetimet për Elvana Gjatën”. Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte një bashkëbiseduesi se do ti dërgonte gjysëm milioni Euro nga llogaria e Elvanës.

Një ditë më pas u botua një letër e shefit të SPAK, Altin Dumani ku 36 vjeçarja, bija e Fatmirit dhe Donikës shpallej si një person nën hetim. Edhe këtë herë ashtu si në vitin 2018 shkak u bë lidhja e saj dashurore. Pra i dashuri i saj që akuzohet si bosi i një rrjeti të madh trafiku ndëkombëtar narkotikësh, mund të ketë përdorur llogarinë perzonale të këngëtares. Edhe para pesë vitesh ishte po Elvis Mata, që e implikoi atë në një sherr.

Në 4 tetor 2018 në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte ish i tmerrshmi Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva atëhere e sapo hyrë në të 30-at e ruante me fanatizëm. Ajo e kishte përmendur vetëm një herë publikisht atë, po atë vit, në emisionin e Ermal Mamaqit. Ajo kishte përdorur një frazë sa diskrete po aq edhe ledhatuese: “Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’

Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Elvis Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarët të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me pastime nga jeta e saj luksoze. Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.

Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Elvis. Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe që i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro. Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore-koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e shoë bizit shqiptar. Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortët e tyre.

Duke kaluar tashmë të 30, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajezin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë e Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale.

Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj.

Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush si fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato. Lidhja e saj dashurore u përfol edhe në periudhën kur ajo mori pjesë në festivalin e këngës. Thuhej se Elvisi përdori të gjitha mjetet që ka në dorë një njeri super i pasur që ajo të fitonte çmimin e parë dhe të shkonte drejt Eurovizionit. Por pas një puçi të jurisë për të cilin gojët e liga përmendën edhe një sherr mes Vera Grabockës dhe Arilena Arrës, kjo e dyta mori çmimin e parë. Me gjithë bujarine e shfrenuar të partnerit Elvana duk u ngjit dot në skenën e festivalit Evropian të 2020-ës.

Por pavarësisht nga ndonjë humbje aksidentale këngëtarja e kishte rehabilituar plotësisht imazhin e saj. Ajo korri një sukses të paparë me filmin komercial “Dy gisht mjaltë” përkrah Ermal Mamaqit dhe luante ikonën bamirëse duke shpërndarë supë falas përkrah Erion Veliajt.

Ajo e mbështeti edhe publikisht kryebashkiakun e Tiranës duke i ftuar fansat e saj të votonin për të në zgjedhjet e fundit dhe kjo iu shpërblye me një koncert madhështor në Air Albani ku nuk dihet nëse sponsori kryesor ishte Lali apo Elvisi.

Me të gjitha këto dukej se këngëtarja e kishte lënë pas hijen e errët që la në imazhin e saj, përleshja me armë me një viktimë në tetorin e 2018. Polemika që krijoi prezenca e saj në atë skenë krimi zgjati për ca kohë. Ajo u zhvillua rreth një artikulli të gazetarit Mentor Kikia që Atë kohë ngriti pyetjen: “A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë”?

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Aq e largët dukej masakra në bllok sa disa vite më pas një nga infuenceret më me peshë në këtë vend, mike e Elvanës, Dalina Buzi, kur Elsa Lila u arrestua për drogë bëri një paralelizëm në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel: “per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek”. Sipas Buzit, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet k*rvë.

“E rendesishme eshte qe ky lajm si ka bere pershtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bente” punë po bënte.

Elsa Lila vs Elvana Gjata/ Të trafikosh apo të të mbajë burri me lekë?

Por sa do të duket sikur harrohet, sado ta rekesh ta kamuflosh, jeta që bën realisht të shfaqet një ditë në sipërfaqe. Kështu i ka ndodhur dhe Elvana Gjatës për lidhjen që ajo vazhdon të mbajë me njeriun “me të cilin e ka bekuar zoti”. Emri i saj doli në përgjimet franceze që i kanë sjellë SPAK-ut përmes bisedave të zbardhura të Elvis Matës dhe Elvanës s’i mbetet gjë tjetër veçse të nis një operacion të ri të përmirsimin të imazhit, ndofta me një film të ri, apo me disa poza të reja në krah të Veliajt.

©Lapsi.al

Filmi i Kim Kardashian së shpejti në Netflix

Kim Kardashian po shkon drejt Netflix. Pas një lufte njëjavore të ofertave, platforma e transmetimit ka fituar të drejtat e shpërndarjes për komedinë e saj të ardhshme The Fifth Wheel.

Themeluesja e SKIMS  është vendosur të shërbejë si producente në projekt, raporton Deadline. Skenariste do të jetë Paula Pell — një shkrimtare fituese e çmimeve, kreditet e së cilës përfshijnë Saturday Night Live, 30 Rock dhe AP Bio ndër të tjera. Pell shkroi skenarin me komedianen Janine Brito, gruan e Pell. Dyshja luajnë gjithashtu një çift të martuar në serialin komedi Girls5eva, i cili së fundmi u transmetua në Netflix pas dy sezonesh në Peacock.

Ndërsa Kardashian është më e famshme për reality show e saj, Keeping Up With the Kardashians në E!News  dhe katër sezone të The Kardashians në Hulu — ajo ka marrë pjesë në projekte të ndryshme më parë.

Përveç disa roleve të vogla dhe të përsëritura në shfaqje televizive, duke përfshirë Drop Dead Diva dhe CSI: NY, Kim është shfaqur edhe në disa filma. Ajo luajti në filmin Disaster të vitit 2008, komedinë e vitit 2009 Deep in the Valley dhe Temptation: Confessions of a Marriage e vitit 2013.

Së fundmi ajo mori pjesë në American Horror Story: Delicate – sezoni i fundit i serialit horror antologjik – në të cilin  luan publicisten e famshme Siobhan Corbyn./Lapsi.al

John Travolta zbulon eksperiencën e frikshme në avion

John Travolta ka zbuluar momentin e frikshëm që mendoi se jeta e tij do të përfundonte pasi një avion me të cilin po udhëtonte kishte probleme serioze.

Aktori foli për situatën, ndërsa diskutoi për komplotin shumë të ngjashëm për filmin e shkurtër të Disney+, The Shepherd. Filmi tregon historinë e një piloti të Forcave Ajrore Mbretërore, i cili pëson një dështim total elektrik – diçka që fituesi i Oskarit e kishte përjetuar më parë në jetën reale.

Aktori i Resevoir Dogs shpjegoi se si ndodhi incidenti ndërsa ai po udhëtonte me një avion të korporatës mbi Uashington DC dhe ishte një nga arsyet që ai ishte lidhur emocionalisht me skenarin.

Duke folur për Variety, Johntha “Unë në fakt përjetova një dështim total elektrik në një avion korporate mbi Uashington D.C. Kështu që kur lexova [librin e Frederick Forsyth me të njëjtin emër ], më pëlequ edhe më shumë për shkak të kësaj eksperience që kisha pasur personalisht”. Ai vazhdoi: “E dija se si ishte të mendosh absolutisht se do të vdisje.

Dhe gjatë një pyetje-përgjigjeje së bashku me shkrimtarin dhe regjisorin Iain Softle, Travolta komentoi se si kolegu i tij Ben Radcliffe ishte në gjendje gjithashtu të përjetonte dëshpërimin që ndjeni kur në të vërtetë do të vdisni. “Dhe unë kisha familjen time në bord dhe thashë ‘Kjo është, nuk mund ta besoj se do të vdes në këtë avion’”, vazhdoi ai./Lapsi.al

Marrë nga: Mirror

Jennifer Lopez zbulon detaje rreth projektit të saj “This Is Me Now”

Jennifer Lopez po tregon historinë e saj sipas kushteve të saj. Këngëtarja ka njoftuar datën e publikimit për albumin e saj të ri të shumëpritur, This Is Me… Now, së bashku me këngën e saj kryesore dhe një film shoqërues.

Lopez publikoi trailerin për projektin e saj gjithëpërfshirës të hënën. Në fragmentin e shkurtër, këngëtarja është ulur përballë zjarrit, ndërsa jashtë bie shi. Ajo hedh një letër në zjarr ndërsa thotë: “Kur isha vajzë e vogël, kur dikush më pyeti se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, përgjigja ime ishte gjithmonë … e dashuruar”.

Letra e shkruar me dorë mban datën 24 dhjetor 2002 dhe duket se është nga Affleck në ditët e para të lidhjes së çiftit. “Jeta është e vështirë, por ti je e ëmbël”, thuhet në shënim. “Faleminderit për dhuratën. Shpresoj t’ju pëlqejnë lulet”

Albumi dhe filmi do të publikohen më 16 shkurt 2024. Lopez ka njoftuar gjithashtu se kënga e saj kryesore, “Can’t Get Enough”, do të dalë më 10 janar 2024 dhe është në dispozicion për t’u ruajtur paraprakisht tani në të gjitha platformat kryesore të transmetimit.

Sipas një njoftimi për shtyp, This Is Me… Now: Filmi ofron “të vërtetën” pas titujve që rrethojnë jetën personale të Lopez. Është drejtuar nga Dave Meyers dhe është bashkë-shkruar nga Lopez, Matt Walton dhe Affleck, dhe do të transmetohet në Prime Video.

Jennifer më parë ngacmoi publikimin e ardhshëm me një mesazh të veçantë për fansat e saj.

“Kjo eksperiencë muzikore është një manifestim, përmes muzikës, filmit, realitetit, i rrugëtimit të një jete në kërkim të së vërtetës për dashurinë”, ndau ajo në Instagram gjatë fundjavës./Lapsi.al

BIRN: Rusia dhe Kina duan të pengojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar.

Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull. Kreshnik Gashi nga BIRN tha se rusët përmes dezinformatave synojnë të pengojnë integrimet euro-atlantike si dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në mes të komuniteteve në Kosovë.

“Ka një tentativë të vazhdueshme që NATO të kriminalizohet në Kosovë dhe me u pa si diçka që nuk është e mirë për vendin tonë. Narrativa e dytë që është identifikuar dhe e cila është po ashtu problematike është narrativa kundër integrimeve në Bashkimin Evropian dhe tentativa për ta portretizuar BE-në si diçka të keqe për Kosovën. Tutje influenca ruse synon me nxitë një luftë brenda Kosovës dhe këtë e kemi identifikuar me mesazhet që kanë ardhur në drejtim të Kosovës me atë që NATO-ja ka nisë të fajësohet si një mekanizëm që po i përkrahë vetëm shqiptarët dhe po synon me i ndihmu ata me pushtimin e veriut të Kosovës”, – tha ai.

Sipas raportit të BIRN, Kosova nuk ka kapacitete për t’u përballur me dezinformatat që vijnë nga Rusia dhe ndikimit që mund të vijë nga Kina. “E dhëna kryesore është që influenca e tyre po mbërrin të ndikojë edhe qytetarin e Kosovës për shkak se matjet që janë bërë me qytetarët është konstatuar që dezinformata që vjen prej Rusisë perceptohet si diçka e vërtetë në vendin tonë”, – tha zoti Gashi.

Në raportin e BIRN theksohet se dezinformatat ruse janë ritransmetuar në mediat e Kosovës të cilat po bien viktimë për shkak të mungesës së politikave editoriale për të identifikuar shpërndarjen e dezinformimit që vjen nga Rusia dhe Kina. Sipas raportit dezinformatat që vijnë nga Kina megjithëse janë më të pakta në numër, përhapen në Kosovë me synimin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si diçka e keqe dhe si një vend i cili ka kriminalitet të lartë dhe ka probleme me sundimin e ligjit. Pika e dytë është për me promovu ose me trajtu informacione rreth shëndetësisë në Kinë dhe e treta është po ashtu me synu me tregu që Kina është një vend i zhvilluar dhe prodhimet kineze duhet me u ble sepse janë të kualitetit të lartë”, – tha zoti Gashi.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se raporti tregon se Kosova është e goditur nga ndikimi i huaj dhe propaganda posaçërisht në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Ne e dimë se shumica e qytetarëve të Kosovës, më shumë se 90 për qind, janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian, ne duhet të ruajmë këtë numër pozitiv. Megjithatë nëse qytetarët e Kosovës ekspozohen ndaj dezinformatave që tregojnë se integrimi në Bashkimin Evropian është i pafavorshëm dhe jo i dobishëm për të ardhmen e Kosovës, kjo mund të çojë në zvogëlimin e mbështetjes për vetë integrimin dhe mungesën e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, – tha ai.

Zoti Szunyog tha se një shqetësim i madh që ngritet në raport është përhapja e dezinformatave për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij, janë të rrezikshme dhe mund të nxisin më tej tensionet. “Evropa sfidohet nga politikat e ekstremit të djathtë dhe nacionaliste. Si një shoqëri shumë etnike, Kosova nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga dezinformatat nacionaliste që dëmtojnë tolerancën”, tha ai.

Në raport theksohet se një përqindje e mirë e popullsisë e ka të vështirë të bëjë dallimin mes informacionit të saktë dhe të rremë në mungesë të njohurive të nevojshme për ta identifikuar dezinformatën. Raporti bën thirrje për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të edukimit për median dhe mekanizmave të fortë të kontrollit të fakteve brenda organizatave mediale, si një mundësi për të luftuar dezinformatat që vijnë nga jashtë. /VOA

Zbulohet sekreti publik i Zuckerberg, për të cilin “Meta” mund të paguajë një gjobë të madhe

Kufiri i moshës për shumë rrjete dhe platforma sociale është 13 vjeç, pra atyre nën 13 vjeç u ndalohet përdorimi i “Instagram”, “Facebook”, “TikTok” dhe platforma të tjera.

Përkatësisht, sipas ligjit amerikan është e paligjshme mbledhja e të dhënave personale të personave nën 13 vjeç, ndërsa në Evropë është miratuar një rregullore sipas së cilës të gjithë të miturve nuk mund t’u shfaqen reklama bazuar në aktivitetin e tyre në internet, të gjitha në për të mbrojtur më të rinjtë.

Pavarësisht se fëmijëve nën moshën 13 vjeç u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale, miliona prej tyre në mbarë botën përdorin “Instagram”, “TikTok”, “Pinterest” dhe shumë rrjete të tjera, sepse këto platforma mund të mashtrohen lehtësisht dhe të futen gabim. informacion.

Padia kundër Metës, e cila është ngritur nga 33 shtete amerikane, dhe disa nga detajet e së cilës janë bërë publike, pretendon se kompania e Zuckerberg është në dijeni se miliona përdorues nën moshën 13 vjeç përdorin Instagramin dhe po përpiqet të fshehë këtë informacion. nga publiku.

“Meta” mbylli disa prej këtyre llogarive, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e llogarive të personave nën 13 vjeç që përdorin çdo ditë rrjetin social.

Siç raporton Zimo, është një nga sekretet publike të Metës që dokumentohet, analizohet dhe verifikohet shpesh brenda kompanisë. Nëse vërtetohet se kompania ka ditur për profile të tilla dhe nuk i ka mbyllur, ajo përballet me një penalitet të lartë.

Gjithashtu, në të njëjtin dokument të rrjedhur, pretendohet ajo që të gjithë mund të dyshojmë nga praktika, që është se “Meta” ka krijuar qëllimisht rrjetet e saj sociale, veçanërisht “Instagram”-in, që të rinjtë (por edhe shumë të moshuar) të bëhen të varur prej tyre. .

Ndër të tjera, padia përmend trajtimin e përdoruesve të mitur, të dhënat e të cilëve kompania vazhdon të mbledhë, duke përfshirë informacionin e kontaktit dhe vendndodhjes.

Këto të dhëna sigurisht që mund të përdoren për t’u reklamuar përdoruesve, pra Meta fiton para në bazë të saj.

A i dini 10 shkurtesat më të dobishme në Microsoft Word?

Microsoft Word është një softuer mjaft i fuqishëm për përpunimin e tekstit që është përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën për katër dekada. Gjiganti amerikan i teknologjisë prezantoi përpunuesin e tij më të famshëm të tekstit më 25 tetor 1983, kështu që këtë fundjavë festoi 40 vjetorin e tij.

Nëse jeni përdorues i rregullt i Word-it, atëherë sigurisht që është e rëndësishme që ta përdorni atë në mënyrë sa më efikase dhe një nga mënyrat për të rritur produktivitetin në punë është përdorimi i shkurtoreve të tastierës.

Kjo është arsyeja pse ne ju prezantojmë 10 shkurtoret më të dobishme të Microsoft Word që do t’ju ndihmojnë shumë në punën tuaj.

1. CTRL + C / CTRL + X / CTRL + V

Këto janë deri tani shkurtoret më të përdorura të tastierës në Word: Ctrl + C përdoret për të kopjuar tekstin ose një objekt, Ctrl + X përdoret për të prerë (prerë) tekstin e zgjedhur dhe Ctrl + V përdoret për të kopjuar (ngjit) tekstin , një imazh ose një grafik, i ruajtur në kujtesën e fragmenteve.

2. CTRL + Z / CTRL + Y

Ctrl + Z është shkurtore e tastierës për komandën Undo, e cila zhbën veprimin e fundit në dokument (shkrimin, fshirjen, formatimin, etj.). Ctrl + I është komanda Redo, e cila ju lejon të ribërni veprimin e fundit që keni zhbërë më parë.

3. CTRL + A

Ctrl + A është një shkurtore e tastierës që zgjedh të gjithë tekstin në dokument. Përveç Word-it, përdoret gjithashtu në programe të tjera të përpunimit të tekstit për të shënuar shpejt tekstin tuaj në dokument.

4. CTRL + S

Shtypja e tasteve Ctrl + S njëkohësisht përdoret për të ruajtur një dokument në Word.

5. CTRL + F

Ctrl + F hap një kuti kërkimi në tekst, me të cilin mund të gjeni më lehtë një fjalë ose frazë specifike në tekst, veçanërisht nëse është një dokument i gjatë. Në kuti gjendet edhe opsioni “Replace”, me të cilin një fjalë ose disa fjalë në tekst mund të zëvendësohen më lehtë me një tjetër.

6. CTRL + B / CTRL + I / CTRL + U

Këto tre shkurtore përdoren për të formatuar tekstin. Kombinimi Ctrl + B përdoret për ta bërë tekstin të trashë, Ctrl + I e ndryshon tekstin e zgjedhur në kursive, ndërsa kombinimi i tastit Ctrl + U përdoret për të nënvizuar tekstin e zgjedhur.

7. CTRL + L / CTRL + E / CTRL + R

Këto tre shkurtore përdoren për të formatuar tekstin në Word. Kombinimi Ctrl + L rreshton tekstin në të majtë, Ctrl + E e përqendron tekstin në mes të dokumentit, ndërsa Ctrl + R rreshton tekstin e zgjedhur në të djathtë.

8. CTRL + K

Shkurtorja Ctrl + K hap fushën për futjen e një hiperlidhjeje në pjesën e zgjedhur të tekstit (“hiperlink”).

9. CTRL + P

Kombinimi i tasteve Ctrl + P hap një dritare për printimin e dokumentit. Në të, mund të ndryshoni cilësimet dhe të shikoni paraprakisht se si do të duket dokumenti në versionin përfundimtar përpara se ta printoni.

10. ALT + CTRL + 1 / ALT + CTRL + 2 / ALT + CTRL + 3

Këto shkurtore përdoren në Word për të personalizuar stilet e ndryshme të titullit, nëntitullit dhe bllokut të kokës (Header 1, Header 2 dhe Header 3) në dokument.

Këto shkurtore të tastierës janë ndër më të përdorurat në Word, janë të shpejta për t’u mësuar dhe shumë praktike. Ato janë të lehta për t’u përdorur dhe mund t’ju kursejnë shumë kohë gjatë punës në Microsoft Word.