Ballina Aktualitet VIDEO/Tetova dy ditë pa u pastruar! NPK vazhdon protestën, u bashkohet edhe...

VIDEO/Tetova dy ditë pa u pastruar! NPK vazhdon protestën, u bashkohet edhe ujësjellësi e gjelbërimi

Kështu dukeshin rrugët e Tetovës këtë mëngjes.

Plot mbeturina, për shkak se mirëmbajtësit e pastërtisë së qytetit janë në ditën e dytë të protestës, pasi kanë 3 muaj pa marrë rroga.

Pa i marrë këto rroga, punëtorët thonë se nuk do t’i mbledhin mbeturinat.

Në protestë, Higjienës komunale sot iu bashkëngjitën edhe të punësuarit e ujësjellësit dhe gjelbërimit.

“Ne jemi punëtor i ujësjellësit të Tetovës, ne kërkojmë rrogat tona t’i marrim që janë pa marrë dhe kërkojmë sigurimi të na paguhet se s’kemi sigurim për shëndetësi as një ditë për një vit, ne i kemi bërë apel shefit neve s’na kanë marr në dorë hiq”, thotë një i punësuar.

“Po ne e vazhdojmë përsëri protestën, në emër të gjithë kolegëve flas, që i përfaqësoj këta dhe këta më përkrahin, jemi për rrogat edhe sigurimet, jemi për tre muaj që si kemi marrë, flitet për gusht, shtator, tetor edhe nëntor por edhe ky muaj është duke u sosë, flas vetëm për rrogat nuk kemi hamendje politike mos mendoj dikush se politika na ka motivuar, ne thjesht për ekzistencë e kemi asgjë tjetër nuk kemi”, theksoi një i punësuar.

“Ne do të vazhdojmë deri sa të lëshohen rrogat, këtu e kemi edhe ujësjellësin dhe gjelbërimin dhe më pas ne do të vazhdojmë punën edhe me sindikatën me rrogat me sigurimin komplet dhe sindikata duhet të vijë ata nuk vijnë nuk e ngenë telefonin, ne i kemi përgatitë të gjithë letrat me emër dhe mbiemër dhe do ja dërgojmë edhe sindikatës, edhe kryetarit komunës dhe do të shohim se çka do behët me tutje, pa rrogë nuk punohet”, tha një i punësuar.

“Kjo do të vazhdojë deri sa t’i marrim të gjithë rrogat dhe të gjithë kërkesat tona që i kemi nuk do të ndalemi deri sa kryhet kjo. Nuk do të punojmë pasi që nuk kemi asnjë kushte dhe pa para nuk punon askush”, u shpreh një i punësuar.

Dje nga Komuna e Tetovës dolën me një qëndrim se çështja e të punësuarve do të zgjidhet me partnerin privat që do të merret me pastërtinë e qytetit por që me punë duhet të nisë më 1 janar. Nga komuna gjithashtu thanë se protestat janë të nxitura politikisht.

Të punësuarit e NPK Tetova, rrogat e tyre nuk i kanë marr që nga muaj gusht, ndërsa mbeturinat tashmë dy ditë nuk mblidhen në të gjithë qytetin. Prej sot në Tetovë nuk do të sanohen as defektet në ujësjellës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews