Arnold Arapaj dhe Agim Drishti janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë në bashkëpunim edhe me R.A kanë grabitur dhe mbajtur peng një 18-vjeçar te Unaza e Re.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiarën, në rrugën ‘Loni Ligori’ në Unazë të Re, ku 2 të arrestuarit dhe 33-vjeçari i shpallur në kërkim i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.
Pasi e kanë grabitur, ata e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.
Njëri prej të arrestuarve, Agim Drishti, 30-vjeç është djali i gazetarit, Ismet Drishti, i dënuar më parë për drogë dhe dhunë ndaj policëve.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Mediatitaliane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në Acerra në komunën e Campanias, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçiklete.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.
Shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.
I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.
Sot (30-nëntor) rreth orës 09:30 minuta, në SPB Tetovë është kryer bisedë zyrtare me 23-vjeçarin B.L. nga Reçica e Vogël e Tetovës i cili është personi i dytë i dyshuar për largimin e flamurit të kishës ortodokse maqedonase- Kryepeshkopata e Ohrit nga shtiza e manastirit “Shën Naumi i Ohrit-Mrekullibërësi” në Kodrën e Diellit dhe në vend të tij vendosjen e flamurit të Republikës së Shqipërisë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit edhe kundër ti do të pasojnë parashtresë përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (29-nëntor) rreth orës 15 në Lagjen Drenovec të Tetovës, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin S.A. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij tek ai është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë e përshtatshme.
……
Mbrëmë (29-nëntor) rreth orës 22.00, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi”, në oborrin e një shkolle fillore të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë privuar nga liria K.E. (21), D.E.(21) dhe I.S.(21), që të tre nga Tetovëa, tek të cilët është gjet marihuanë. Ato janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Dje (29-nëntor) rreth orës 15:30 në stacionin policor të Tetovës janë paraqitur persona B.A. (48) dhe M.A. (53) të dy nga Llërca e Tetovës, të cilët ishin raportuar një ditë më parë nga 25-vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, se rreth 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ai po kryente detyrimet gazetareske me kolegen e tij, e kishin kërcënuar atë dhe se M.A. e kishte sulmuar fizikisht. Çështja është duke u pastruar dhe e dokumentuar.
……
Mbrëmë (30-nëntor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin E.I.(20) nga një fshat i Gostivarit. Ai ishte raportuar nga babai i tij 50-vjeçar se pas një zënke të mëparshme të ndërsjellë verbale në shtëpinë e tyre familjare me një mjet të mprehtë kishte kërcënuar atë dhe vëllain e tij E.I. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
……
Një banore shtatëdhjetë e katër vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (29-nëntor) në orën 13:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se kishte qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre nga nusja e saj 39-vjeçare N.A. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Tridhjetë e tre vjeçari I.D. nga Tetova, dje (29-nëntor) në orën 16:35 në SPB-Tetovë ka raportuar se kishte qenë i sulmuar fizikisht nga personi A.M. nga Zhelina e Tetovës, me të cilin ata ishin njohur për një kohë të gjatë dhe sulmit i kishin parapri më shumë zënka të ndërsjella verbale mes tyre. Në sulm, sipas raportit, A.M. kishte përdorë një mjet prej qelqi. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Dje (29-nëntor) në orën 21:30 në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një i mitur nga Tetova me lëndime nga një mjet i mprehtë, të cilat në një lojën fëmijësh, sipas raportuar, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, i kishte shkaktuar një i mitur tjetër, gjithashtu nga Tetova. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Kronika 29 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (28-nëntor) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operacionale, për vetëm dy orë, kanë identifikuar dhe privuar nga liria 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit gjatë ditës djeshme, derisa nuk kishte njeri në objektin fetar, ai kishte hequr flamurin e kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkopia e Ohrit dhe në vend të tij kishte vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Rasti është duke u pastruar dhe kundër J.A., i cili, gjatë largimit të flamurit të kishës, ishte bashkë me një person tjetër, do të pasojë parashtresë përkatëse.
VIDEO Bonus:
Dje (28 nëntor) rreth orës 13:45, në rrugën ,,103” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 25-vjeçarin K.I. nga Piroku i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (28 nëntor) rreth orës 10:30 në rrugën ,,107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, të cilit gjatë një kontrolli të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në të njëjtën kohë, është privuar nga liria edhe 23-vjeçari B.Sh. nga Tetova për shkak të dyshimit se edhe ai ishte i përfshirë në këtë rast. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.
…….
Dje (28 nëntor) rreth orës 19:50, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 29-vjeçarin Xh.I. nga Tetova, i cili ishte kapur duke kryer një vjedhje në bodrumin e një objekti banesor në Tetovë. Personit në fjalë i janë marrë disa mjete që i kishte përdorur për të kryer vjedhjen dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
…….
Njëzet e gjashtë vjeçari V.N. nga Sllatina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se dje (28-nëntor) rreth orës 11:20 në rrugën ,,Boris Kidrich” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga A.H.(60) nga Tetova, me të cilin ka pasur një mosmarrëveshje ligjore për një kohë të gjatë. Rasti është duke u zbardhë dhe dokumentuar
…….
Njëzet e pesë vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ishte duke kryer punë gazetareske së bashku me një person tjetër, M.A. nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar fizikisht kurse dy persona të cilët ndodheshin në sallë e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28 nëntor), rreth orës 20:10, kanë privuar nga liria 46-vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Njëzet e katër vjeçari A.N. nga Gostivari, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në një bastore sportive në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë–DPB Gostivar, dje (28-nëntor) në ora 19:00 kanë arrestuar personat P.L. (44), N.K.(40) nga Gostivari dhe P.P. (52) nga Skudrinja e Rekës së Poshtme për të cilët është raportuar se kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në një objekt hotelerik në rrugën ,,Svetozar Pepovski” në Gostivar duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Dje (28-nëntor) rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte raportuar se kishte lënduar me një mjet të mprehtë babain e tij 46-vjeçar, i cili pak më parë kishte patur një debat verbal me bashkëshorten e tij 40-vjeçare, gjegjësishtë nënën e të miturit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Dje (28-nëntor) në ora 08:30 Sh.H.(65) nga Debreshji i Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në fshat.
……
Dje (28-nëntor) rreth orës 11:40 në një rrugë dheu para hyrjes për në fshatin Rogle në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë gjetur një automjet ,,Mercedes” të djegur plotësisht me targa të Shkupit. Është kryer inspektimi, kurse mjeti është marrë dhe do të kryhet ekspertizë.
Kronika 28 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Mbrëmë (28 nëntor), rreth orës 01:40, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar një të mitur nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
….
Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (27 nëntor) rreth orës 18:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, gjatë një kontrolli të kryer tek një i mitur nga Kopaçindolli i Tetovës, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
….
Dje (27nëntor), në ora 16:10 në SPB-Tetovë është raportuar për zjarr në një shtëpi në rrugën “172” Reçicë të Vogël të Tetovës, në pronësi të 72-vjeçarit I.A. Nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është lokalizuar tërësishtë nga Ekipi teritorial i zjaarvikësve të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjesn e ka kryer ekipi i SPB-Tetovë.
…..
Dje (27 nëntor) nga ora 10 deri në ora 14 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer kontroll aksion në komunikacion lidhur me përparësinë e kalimit, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 8 kundërvajtje (TE-4 dhe GV-4). Numri më i madh i shkeljeve ka të bëjë me mosdhënjen e përparësisë së kalimit në rrugë me shenjë adekuate ndaj automjeteve që kanë pasur përparësi kalimi. Gjatë kontrollit, me parashtresa përkatëse janë rrumbullakosur edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-10 dhe GV-8), kryesisht për parkim të paligjshëm ose të gabuar, drejtimin të automjeteve pa kaluar provimin për patent shofer apo patentë të vlefshme për këtë, e kështu me radhë.
Kronika 27 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Njëzet e nëntë vjeçari N.D dhe 30 vjeçari V.T., të dy nga Saraqina e Tetovës, dje (26 nëntor) në ora 14:00 në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:30 në një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht nga H.M.(38) dhe M.N.(20) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresë përkatëse.
……
Dje (26 nëntor), në ora 14:20, personi Z.K. (73) nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar në SPB-Tetovë se është kafshuar nga një qen endacak derisa ishte duke ecur në një rrugë lokale të fshatit.
……
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (26 nëntor) nga ora 10.00 deri në ora 16.00 kanë kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë shqiptuar gjithsej 136 masa. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 78 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-29 dhe GV-49) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Katër prej tyre (TE-3 dhe GV-1) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, 19 (TE-9 dhe GV-10) me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 29 drejtues mjetesh (TE-11 dhe GV-18) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-3 dhe GV-4), për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa përkatëse me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit. Atyre që kanë tejkaluar me më shumë se 30, 50 dhe 70 kilometra në orë, brenda ose jashtë vendbanimit, do t’u rivokohet përkohësisht patentë shoferi nga tre muaj deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë e tyre të lëvizjes ta përshtasin sipas kushteve të rrugës, sepse këto ditë në paradite dhe në mbrëmje rrugët janë të ngrira dhe të rrëshqitshme dhe për rrjedhojë rrezikohen për shpejtësi më të madhe dhe dalje jashtë rrugës.
Kronika 24 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (23 nëntor), rreth orës 14:35, në Bërvenicë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin D.Q. (50) nga Bërvenica për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai ëshë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimin e plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (24 nëntor), dyzet minuta pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 51-vjeçarin B.A. nga Gostivari. Më herët ai ishte raportuar nga partnerja jashtmartesore i tij 36-vjeçare se ai e kishte sulmuar atë fizikisht në apartamentin e saj në Gostivar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (23 nëntor), rreth orës 22:50, në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të pubëve të brendshme Gostivar, kanë arrestuar 29-vjeçar Gj.Ç. nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin “audi” me targa regjistrimi të sllovakisë të cilën Gj.Ç. edrejtonte është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
……
Dje (24 nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekuar që të kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj.
……
Dyzet e tre vjeçari B.S. nga Kamnjani i Tetovës, dje (24 nëntor) në orën 20:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 21 këtij muaji rreth mesditës, në daljen e shkollës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Sipas raportit, një nga sulmuesit në dorë kishte mbajtur një mjet të mprehtë. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Pesëdhjetë e tre vjeçari E.P. nga Tetova, dje (23 nëntor) në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, ku punonte si shofer taksie ishte duke pritur pasagjer, është sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Sektori i punëve të brendshme-Tetovë ka kryer një
tjetër kontroll aksion gjatë ditës së djeshme (24 nëntor),
në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 4 automjete
(GV) me defekte teknike, 2 prej të cilave kanë pasur
defekt në pajisjet drejtuese dhe 2 automjet kanë patur
frena me defekt. Krahas kësaj, 10 (Te) drejtues mjetesh
që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar, 5
(TE) drejtues që kanë përdorur celular gjatë drejtimit të
mjetit, 1 që ka patë të vendosura folia të paçertifikuara
në mjet, 2 persona kanë drejtuar automjete pa kaluar
testin për patent shofer dhe 5 drejtues mjetesh që kanë
parkuar automjetet në mënyrë të paligjshme, pra
gabimisht dhe të cilët janë larguar nga “shërbimi
komunal i merimangës”. Për të gjithë vozitësit
kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe
do të përballen me gjobat e parapara dhe masat tjera të
parapara me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin
Rrugor dhe Ligjin për Automjete.
Përndryshe që nga fillimi i vitit deri në ditën e
sotme (24-nëntor), Stacioni Policor për Siguri në
Komunikacion rrugorë-Tetovë ka shqiptuar gjithsej 215
masa për parkim në zonën e udhëkryqeve dhe
rrethrrotullimeve, për drejtuesit e mjeteve që automjete e
tyre i kishin parkuar në kundërshtim me rregullat dhe
rregulloret e komunikacionit dhe të cilëve u janë
përgatitur parashtresa me gjobë prej 180 euro në
kundërvlerë në denarë.
Video bonus:
Kronika 24 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Kronika 23 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, me urdhër të gjykatës, dje (22 nëntor) nga ora 12:30 deri në orën 14:00 kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 47-vjeçarit A.E. nga Tetova i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit, në ambientet që ka përdorur A.E., i cili nuk ishte prezent për momentin, është gjetë dhe nga gruaja e tij 38-vjeçare është konfiskuar heroinë, si dhe pajisje me mbetje të heroinës. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër A.E. do të pasoj parashtresë përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.
……
Natën (23 nëntor) rreth orës 02:10, në rrugën ,,Kiro Ristevski” në Tetovë, oficerët e policisë të SVR Tetovës kanë arrestuar 31-vjeçarin Sh.R. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës ,,reno” me targa regjistrimi të Shqipërisë në të cilin ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë, është gjet marihuanë. Çështja është duke u zbardhë dhe dokumentuar dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë e paraparë me ligj.
……
Dyzet e dy vjeçari B.A. nga Sllatina e Tetovës, dje (22-nëntor) në orën 20.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 19.45 para një objekti hotelierik në fshat, për shkak të marrëdhënieve të papastruara të borxhit të besuar me një person tjetër, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 33-vjeçari I.Xh. nga i njëjti fshat. Çështja është zbardhur plotësisht dhe kundër I.Xh. sot (23-nëntor) do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Dje (22 nëntor) rreth orës 23:25 në Stacionin Policor të Tetovës, është ndaluar 57-vjeçari H.L. nga Republika e Kosovës, i cili më parë kishte qenë i arrestuar në vend-kalimin kufitar të Jazhincës për shkak të qëndrimit të tejkaluar në vendin tonë. Çështja është duke u pastruar.
……
Pardje (21 nëntor) në orën 16:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të stadiumit të futbollit në Banjicë të Epërme të Gostivarit, është gjetë një bombë dore e prodhimit italian e cila datonte që Lufta e Dytë Botërore. Bomba është ngrit dhe është transportuar nga një përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kronika 21 nëntor 2023
Njoftimet e policisë
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20 nëntor), rreth orës 13:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 60-vjeçarin N.B. nga Tetova, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg lidhur me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve”. Menjëherë pas ndalimit, ai është dorëzuar në Institucionin Penal Korrektues-Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……
Dje (20 nëntor), rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, e kanë arestuar personin O.A. (36) nga Negotina e Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga 34-vjeçari E.Q. nga i njëjti fshat se ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht në kompaninë e tij. Sipas raportit, O.A. gjatë sulmit kishte përdorë një mjet të mprehtë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
…….
Gjashtëdhjet e shtatë vjeçari V.N. nga Gostivari, dje (20 nëntor), në orën 15:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 13:30 në rrugë “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Dyzet e nëntëvjeçari S.I nga Zhelina e Tetovës, dje (20 nëntor), në ora 11:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 29 të muajit të kaluar një person kishtë hyrë në objektin e tij të blerjes dhe kishte kërkuar që të shkëmbente në denarë dy kartëmonedha nga 50 euro, të cilat më vonë kishin konstatuar se ishin falsifikuara. Kartëmonedhat janë marrë për ekspertizë dhe çështja është duke u zbardhur.
……
Dje (20 nëntor), në orën 17:10, në SPB-Tetovë është raportuar se në afërsi të kyçjes së Zherovjanit të Tetovës, kishte ndodhë një aksident trafiku në të cilin u përfshinë : një traktor “imt 539” pa targa regjistrimi të drejtuar nga 33-vjeçari I.T. nga Bogovina e Tetovës dhe vetura “folksfagen pasat” me targa regjistrimi të Tetovës, të drejtuar nga 67-vjeçari S.M. nga Zherovjani i Tetovës. Në aksident, bashkëudhëtari në traktor G.T.(60) nga Bogovina ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i veturës “passat” ka kaluar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekip nga SPB-Tetovë.
……
Në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në afërsi të lokalitetit “Boletin”, dje (20 nëntor) rreth orës 08:15, një veturë “ford” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga J.M. 40-vjeç nga Velebërda e Rekës së Poshtme, ka humbë kontrollin, ka fluturuar nga rruga dhe ishte rrokullisur në rrugë. Në aksident, shoferi i veturës “ford” ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të Brendshme-Gostivar.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20 nëntor) rreth orës 19:10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, kanë gjetë 20-vjeçaren M.L. nga Struga, e cila kishte qenë e shpallur në kërkim pasi ajo ishte larguar nga shtëpia e saj.
Kronika 20 nëntor 2023 Njoftimet e policisë
Dje (19 nëntor), në orën 20:50, personi B.F.(48) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, personi A.J. (44) nga Neproshteni i Tetovës kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Dje (19 nëntor), rreth orës 03:40, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar personin V.M. (20) nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga 27 vjeçari S.J. nga Tetova, se rreth orës 3:10 në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte qenë i sulmuar fizikisht. Personi i arestuar V.M. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Dje (19 nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar 44 vjeçarin I.A., i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kishte refuzuar urdhrin e tyre. Çështja është duke u zbardhur dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (19 nëntor) rreth orës 12:50, në rrugën “Jasht vardarit” në Tetovë, kanë arrestuar një 17 vjeçar nga Tetova i cili drejtonte veturën “pezho” me targa regjistrimi të Tetovës dhe nuk posedonte asnjë dokument. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Njëzet e katër veçari M.N. nga Tetova, dje (19 nëntor), në ora 21:40 në SPB Tetovë ka raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Tridhjet e pesë vjeçari M.M. nga Tetova, dje (19 nëntor) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 në Lagjen ,,Cetinska” në Tetovë, përpara një objekti tregtar, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Dje (19 nëntor), në ora 18:45 personi R.A. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se një kryerës i panjohur i cili me përdorimin e forcës kishte hyrë brenda dhe ishte përpjekuar që të shkaktonte zjarr në wikend shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit. Nuk ka pasur të lënduar asnjë person, kurse është dëmtuar vetëm një pjesë e mobiljeve të shtëpisë. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u zbardhë.
……
Dje (19 nëntor), rreth orës 13:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë një veturë e panjohur ka goditë biçikletën “herkula” të cilën e ka drejtuar 75 vjeçari R.M. nga Tetova dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Kronika 17 nëntor 2023
Efektivet e policisë të SPB Tetovë, dje (16 nëntor) rreth orës 15:30, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 48 vjeçarin J.B. nga Poroji i Tetovës, i cili ishte në kërkim pët vuajtje të dënimit me burg në Institucionin korektues penal burgu i Tetovës ku i njëjti ëshrë dorëzuar në këtë institucion, menjëherë pas arestimit.
……
Dje (16 nëntor) rreth orës 15 zyrtarët policurë të SPB Tetovës, në rrugën “120” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.H.(43) dhe Xh.Sh. (46) nga Tetova, të cilët më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë nuk ishin ndaluar në urdhërin e dhenë për tu ndaluar me veturën “golksfagen golf 5” me targa regjistrimi të Tetovës dhe kanë vazhduar të lëviznin drejt rrugës “121”. Duke ikur nga policia kanë dëmtuar një automjet ngarkuae “ford transit” me targa regjistrimi të tetovës dhe njëri nga efektivët e policisë ka qëlluar dy plumba paralajmërues në ajër për të ndaluar. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
…….
Dje (16 nëntor) rreth orës 17:50, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 27 vjeçar A.S. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga 23 vjeçarja J.S. nga Tetova se ai kishte shkelur rendin dhe qetësinë publike në një punëtori auto mekanike në këtë rrugë. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër A.S. do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari A.A. nga Simnica e Gostivarit, dje (16 nëntor) në ora 17:15 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14 në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga R.N. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit. Janë ndërmarrë masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Njëzet vjeçari E.A. nga Forina e Gostivarit, dje (16 nëntor) në ora 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se pranë Tregut të Madh të Gostivarit ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person. Nën dyshimin se kishte qenë i përfshirë në sulm në orën 16:00 efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë arestuar 19 vjeçarin H.B. nga Gostivari dhe në të njëjtën kohë në Stacionin Policor Gostivar, është vetëparaqitur gjithashtu edhe 22 vjeçari R.S. nga Gostivari. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Dzyet e nëntë vjeçari S.R. nga Tetova, dje (16 nëntor) në orën 15:30 ka raportuar se një periudhë të gjatë i janë zhvatur para nga një person që e njihte dhe i njëjti e kishte kërcënuar për një kohë të gjatë. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Mbrëmë (17 nëntor), pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, 41 vjeçari F.M. nga Vrapçishti i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e tij e mitur kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.
Kronika 16 nëntor 2023
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (15 nëntor) rreth orës 19:30, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, kanë privuar nga liria 24 vjeçarin Sh.A. nga Tetova, për arsye se tek ai gjatë kontrollit është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (15 nëntor) rreth orës 22.00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin S.T. nga Gostivari dhe 19 vjeçaren J.V. e Republikës së Serbisë. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në apartamentin e tij në Gostivar në të cilin kishte qenë edhe J.V. janë gjetë dhe konfiskuar marijuanë dhe kokainë. Të dy janë mbajtë në stacionin policor të Gostivarit për zbardhje të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të ndiqet parashtresë përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, mbrëmë (15 nëntor) rreth orës 22:45, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria 26 vjeçarin F.F. nga Tetova për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij të menjëhershme në “prodhimin dhe lëshim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe precursorëve”. Ai është mbajtë në stacionin policor të Tetovës dhe çështja është duke u pastruar.
……
Dje (15 nëntor) në ora 14:45 në Tetovë, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 60 vjeçarin D.B. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga motra e tij 56 vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 79 vjeçare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.
……
Njëzet e gjashtë vjeçari E.S. nga Grupçini i Tetovës, dje (15 nëntor) në orën 13:00 në SPB Tetovë, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht në fushë në zonën e këtij fshati nga fqinji i tij 32 vjeçar B.A. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër B.A. do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Dje (15 nëntor) rreth orës 11:30, gjatë një bastisje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e 22 vjeçarit F.A. në Çegran të Gostivarit, është gjetë dhe konfiskuar një pushkë ajrore me municion për të njëjtën, të cilën ai e posedonte pa dokumentet e nevojshme. Kundër F.A. do të pasoj parashtresë adekuate.
……
Dje (15 nëntor) në orën 22:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar Kërçovë, në afërsi të urës së Novosellës, një veturë “opel korsa” me targa regjistrimi të të Strugës të vilën e ka drejtuar 42 vjeçari A.R. nga Belica e Poshtme e strugës, ka dalë nga rruga dhe ka ra në humnerë. Në këtë aksident, pasagjeri në automjet Z.A.(54), gjithashtu nga Belica e Poshtme ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër B.I.(41) nga Veleshta e Strugës kanë përfunduar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga Departamenti i punëve të brendshme Gostivar.
……
Shtatëdhjetë e një vjeçari R.E. nga Vrapçishti i Gostivarit, dje (15 nëntor) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 10.00 në fshat ai kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak.
Kronika 15 nëntor 2023
Zyrtarët policorë të Sektorit të punëve të brendshme Tetovë DPB Gostivar, dje (14 nëntor) rreth orës 16.00, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 28 vjeçarin A.I., i cili kërkohej për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjysmë për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe trafikimit të drogës, substancave psikotropike dhe precursorëve”. Menjëherë pas kësaj, A.I. është dërguar në Institucionin korrektues penal burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……
Dje (14 nëntor) në ora 16:35 pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, Departamentit të punëve të brendshme kanë privuar nga liria 37 vjeçar V.N. nga Gostivari. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (14 nëntor) rreth orës 16:15, në Neproshten të Tetovës, kanë privuar nga liria 34 vjeçarin A.Sh. nga ky fshat i Tetovës. Gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës janë gjetë dhe konfiskuar pajisje me mbetje të lëndës së pluhurit të bardhë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi dokumentimit të çështjes kundër tij do të pasoj parashtresa e paraparë me ligj.
……
Nëzetë e tre vjeçarja nga Tetova, dje (14 nëntor) në ora 18 në SPB Tetovë ka raportuar se në shtëpinë e tyre familjare, ajo ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj 25 vjeçar F.D. gjithashtu nga Tetova. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (14 nëntor) rreth orës 12:45 në efektivët e policisë së DPB Gostivar, Njësiti për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe ripranim Gostivar, për shkak të punëve ilegale kanë arrestuar për procedime të mëtejshme personat D.S.(41) dhe M.K.(27) nga Republika e Turqisë. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Tridhjetë e shtat vjeçari Z.S. nga Bërvenica e Tetovës, e punësuar në një kazino në Zherovjan të Tetovës, dje (14 nëntor) në ora 15:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një natë më parë rreth orës 22:15 në kazino kanë hyrë dy persona dhe kanë shkëmbyer 1200 dollarë në kartëmonedha prej 100 dollarësh. Pak më vonë, në kazino ata kanë konstatuar se kartëmonedhat kishin qenë të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Nëzetë e katër vjeçarja E.H. nga Gostivari, dje (14 nëntor) në orën 10:40 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar kishte qenë e kafshuar nga një qen endëacak.
…….
Dje (14 nëntor) në orën 21.00 personi U.I. (56) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Ilinden” në Gostivar ishte sulmuar nga qenë endacak, pas së cilës ai kishte ra nga biçikleta dhe ishte lënduar.
Kronika 14 nëntor 2023
Dje (13 nëntor) rreth orës 15:00 në Reçicët të Vogël të Tetovës, efektivët e policisë të Njësisë për Punë Kriminalistike Sektori për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve të Ministrisë së punëve të brendshme nga Shkupi, në bashkpunim me pjesëtarët e policisë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 55 vjeçarin B.A. nga ky fshat. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, janë gjetë dhe konfiskuar një pistoletë ,,Bereta”, revolver, më shum plumba të kalibreve të ndryshme, dhe më shum pjesë për pistoletë dhe për armë gjuetie. Derisa gjatë një kontrolli në veturën e tij ,,Suzuki” me targa të Tetovës janë gjetë dhe konfiskuar në pushkë gjuetie më shum fishek të kalibreve të ndryshme dhe pajisje tjera. Personi është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (13 nëntor) në orën 23.00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 27 vjeçarin O.M. mga një fshat i Tetovës, i cili është raportua nga gruaja e tij 24 vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe me vërtetim nga ai është marrë një armë gjuetie me 14 fishek dhe një armë gazi dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (13 nëntor) në orën 14 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Lubotenska” në Tetovë kishte ndodhur një aksident trafiku ku kishion qenë të përfshirë vetura “folkcfagen bora” me targa të regjistrimit të tetovës të drejtuar nga 81 vjeçari S.H. nga Tetova i cili ka aksidentuar një biçikletë të drejtuar nga 72 vjeçar S.M. nga Tetova. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi SPB Tetovë.
…….
Gjashtëdhejt e nëntë vjeçari S.T. nga Gostivari, dje (13 nëntor) në orën 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugë ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.
Kronika 13 nëntor 2023
Efektivët e policisë së SPB Tetovë, dje (12 nëntor) kanë privuar nga liria P.J. (44) nga Bërvenica e Tetovës dhe L.Ll. (64) nga falishi i Tetovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në veprën penale “gjueti e paligjshme”. Të dy kishin rënë dakord më parë të qëllonin një derr të egër dhe ta sillnin tek L.Ll., këshut që ai u kishte paguar atyre një sasi të caktuar parash. Derri i egër që më vonë u soll me automjet u mor dhe u dorëzua në Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Dje (12 nëntor) rreth orës 18:25, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 42 vjeçarin S.A. nga Falishi i Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre duke ndërmarrë veprime zyrtare gjatë një aksioni kontrollues në trafik. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.
……
Njëzet e shtatë vjeçari B.A. nga Tetova, dje (12 nëntor) në orën 14:45 në SPB Tetovë ka raportuar se 20 minuta më parë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është sulmua fizikisht nga një person që njihte. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Dje (12 nëntor) nga ora 11 deri në 16 në zonën e SPB Tetovës, është kryer aksion kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuar gjithsej 36 shkelje (TE 11 dhe GV 25). Shumica e shkeëjeve të raportuara ishin për tejkalim në vende ku është i ndaluar një veprim i tillë, gjegjësishtë vende të ndaluara. Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba në të holla të cilat, varësisht se ku dhe si kanë tejkaluar, varijojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Kurse ata që kanë tejkaluar në kthesa të padukshme ose “në vijë të plotë” përkohësisht do t’u hiqen patentat e tyre të shoferit nga tre muaj deri në një vit.
Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE 5 dhe GV 7).
……
Dje (12 nëntor) gjithashtu nga ora 08 deri në ora 20 në zonën Tetovë Gostivar, është kryer aksion kontrollues për shpejtësi me të cilën lëvizin automjetet. Duke vepruar kështu, janë sanksionuar 18 automjete, gjegjësishtë shoferë (TE 7 dhe GV 11), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tre prej tyre kishin tejkaluar me shpejtësi nga 50 deri në 70 km/orë, dhe 1 shofer (TE) u sanksionua, për tejkalim të shpejtësisë maksimale të paraparë në vendbanim, si dhe 56 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE 29 dhe GV 27).
Sektori i punëve të brendshëm Tetovë edhe një herë apelon shoferët që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin përgjatë luginës së Radikës ku janë të mundshme rrugë të lagështa dhe rrëshqitje të dheut.
Kronika 10 nëntor 2023
Efektivët e policisë të SPB Tetovës, dje (09 nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “170” në Tetovë kanë privuar nga liria personin N.S. (22) nga Treboshi i Tetovës dhe 24 vjeçarin A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, për aersye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetë dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Dje (09 nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 30 vjeçarin N.M. nga Piroku i Tetovës, tek i cili është gjetë dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (09 nëntor) në orën 13:00, në rrugën “18 nëntor” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 40 vjeçarin V.E. nga Gostivari, i cili më parë ishte raportuar nga 31 vjeçarja E.G. se rreth orës 12:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht. Çështja është duke u zbardhur dhe e dokumentuar.
……
Tridhjetë e pesë vjeçarja A.I. nga Leshnica e Tetovës, dje (09 nëntor) në ora 19:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe se ajo mendonte se kishte shkuar tek një i mitur nga Zhelina e Tetovës me të cilin ishte në lidhje dashurie. Janë marrë masat dhe aktivitetet për gjetjen e të miturës.
……
Dyzet e gjashtë vjeçari N.Sh. nga Gostivari, dje (09 nëntor) në ora 17:30 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar vajza e tij e mitur ishte kafshuar nga një qen endacak.
……
Dje (09 nëntor) në ora 14:30 në SPB Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Kronika 06 nëntor 2023
Dyzet e tre vjeçari A.S. nga Tetova, dje (05 nëntor) në ora 20:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:00 para banesës ku banonte në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tij dhe të sulmuesit. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Aktivitetet parandaluese të SPB Tetovë
Dje (05 tetor) në Gostivar është mbajtur takimi me përfaqësuesit e tri shoqërive të gjuetisë nga Gostivari, Çegrani dhe Vrapçishti, i cili është iniciuar dhe mbajtur nga Njësiti për parandalim i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë. Në takim, të pranishmit u njohën për së afërmi me dispozitat e Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Armët dhe u theksua nevoja e rrespektimit të plotë edhe atë pa përjashtim dhe pa kushte. Ata u njoftuan edhe për sanksionet ligjore lidhur me gjuetinë ilegale, gjegjësisht gjuetinë pa leje, por u rrikujtua edhe një herë se nuk mund të gjuajnë me armë të të tjerëve apo me armë të paregjistruara që u kanë qenë më parë, të afërmve të tyre të vdekur. Gjuetarët e këtyre tri shoqërive, megjithatë, në takimin e djeshëm shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me policinë dhe mbështetën plotësisht kontrollet e fundjavës që po ushtrohen në vazhdimësi këtë vjeshtë dhe u zotuan se do t’i intensifikojnë edhe më shumë. Gjuetarët veçuan si të pranishëm problemin me individë që dalin nëpër vendgjueti dhe nuk janë anëtarë të shoqërive.
Takime të tilla u organizuan edhe muajin e kaluar me përfaqësues të pesë shoqatave të gjuetisë nga rajoni i gjerë i Tetovës, përkatësisht nga Tetova, Bërvenica, Tearca dhe Bogovina.
Qëllimi i këtyre takimeve është që gjuetarët nga rajoni i Pollogut të informohen me kohë për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me legjislacionin aktual dhe paraprakisht të parandalojnë problemet e mundshme në këtë drejtim.
Kronika 03 nëntor 2023
Efektivët e policisë të SPB Tetovës, mbrëmë (02 nëntor) rreth orës 20:55 kanë privuar nga liria 26 vjeçarin A.F. nga Tetova i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 24 vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare në Tetovë. I njëjti është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë e përshtatshme.
……
Dje (2 nëntor) rreth orës 18:20, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 21 vjeçarin D.Sh. nga Gostivari, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive derisa ata po kryenin detyrën zyrtare, pasi që kishte kryer disa shkelje nl trafik duke drejtuar një motoçikletë të tipit “herk” me shenjat e regjistrimit të Tetovës. Motoçikleta e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe të njëjtën D.Sh. e ka drejtuar pa patentë shoferi, është marrë përkohësisht dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Dyzet vjeçari B.V. nga Tetova, dje (02 nëntor) në ora 13:00 në SPB Tetovë, ka raportuar se një natë më parë në një kazino në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë hyrë dy persona dhe tek punonjësja kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh, për të cilat menjëherë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tridhjet e tetë vjeçari R.M. nga Gostivari, dje (02 nëntor) në orën 17:50 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Risto Oxhaklievski” në Gostivar djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Kronika 2 nëntor 2023
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (01 nëntor) rreth orës 13:00, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kanë privuar nga liria, 61 vjeçarin E.B. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ai kishte ri transmetuar kanalet televizive pa licencë përkatëse dhe se shërbimet e tij, sipas setit, janë përdorë nga 2800 klientë që paguanin nga 100 euro në vit. Në objektin biznesorë ku ai punonte dhe në disa vende të tjera, atij iu gjetën dhe konfiskuan dy kompjuterë, dy resiverë dhe tre telefona celularë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të përgatitet parashtresat përkatëse.
……
Mbrëmë (01 nëntor) rreth orës 23:30, në rrugën lokale Pirok Rakovec, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28 vjeçarin B.R. Piroku i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj e tij dhe në automjetin “mitsubishi” me shenjat e regjistrimit të Kroacisë që ai e drejtonte, ai u gjet dhe konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (01 nëntor) në orën 21:50 në SPB Tetovë është raportuar se një e mitur nga një fshati i Tetovës është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga një mjet i mprehtë në pjesën e shpinës dhe me disa lëndime të tjera nëpër trup. Gjatë inspektimit më vonë është zbuluar se plagët ia kishte shkaktua motra e saj më e madhe, pasi që më parë kishin patë një zënkë verbale dhe fizike me njëra tjetrën. Janë marrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (01 nëntor) në orën 22:20 në rrugë “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë arrestuar 24 vjeçarin H.M. nga Forina e Gostivari i cili kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Ai është mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
…….
Njëzetë e tre vjeçari Sh.A. nga Brvenica e Tetovës, dje (01 nëntor) ka raportuar se në një bastore sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në të cilën punonte, rreth orës 04:30 kishte hyrë një person, kishte paguar një biletë me një kartëmonedhë 50 euro, të cilën ai më vonë e kuptoi se kishte qenë e falsifikuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Kronika 1 nëntorr 2023
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (31 tetor) rreth orës 21:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili ishte raportuar një orë më parë nga një 22 vjeçare nga Tetova me të cilën kishte qenë më parë në lidhje dashurisë se e kishte sulmuar fizikisht derisa po lëviznin me veturë nëpër zonën qendrore të qytetit. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme.
……
Dje (31 tetor) rreth orës 22:40, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 21 vjeçarin Z.Z nga Republika e Kosovës, i cili më 1 tetor ka qenë i raportuar nga personi V.M.(48) nga Tetova se më datë 18 shtator në rrugën “29 nëntori” në Tetovë e ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe pastaj me veturë është larguar nga vendi. Kosovari është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……
Dje (31 tetor) rreth orës 15:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat M.B. (70) dhe S.R.(39) nga Vrapçishti i Gostivarit, si dhe D.S.(54) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt në vend, pronë të një personi tjetër. Për shkak të qëndrimit të padeklaruar, gjegjësishtë keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetasi shqiptar D.S. është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
……
Sot (01 nëntor) në orën 05:50 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë autorët të panjohur, duke përdorur forcën, kanë hyrë në kishën “Shën Dimitrija” në Tetovë, ku kanë kryer kërkime në brendësi të kishës dhe nuk ka marrë asgjë. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u zbardhë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Mësohet se viktima i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho” në Berat, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi A. R., 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Tetovës për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit i cili nuk ka leje nga Komuna e Tetovës, kaloi me tensione. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pasi dhanë mbështetje për kryqin e vendosur e braktisën sallën. Pas tyre sallën e braktisën edhe këshilltarët e BDI-së të cilët edhe e thirrën këtë seancë. Debati kaloi me tone të ashpra dhe akuza për ngritje të tensioneve fetare dhe etnike. Pasi mbaroi seanca, jashtë objektit të komunës kishte prezencë të policisë, por nga policia theksuan se prezenca e policëve ka qenë si pjesë e patrullimit të rregullt në atë zonë dhe se askush nuk ka kërkuar intervenim për shkak të seancës në Komunë, raporton Portalb.mk.
Seanca filloi me pyetjet për situatën e krijuar në Kodrën e Dellit pas vendosjes së kryqit.
Këshilltarët nga VMRO–DPMNE dhe LSDM shfaqën përkrahjen e tyre ndaj vendosjes së kryqit, dhe më pas braktisën sallën.
Ndërkaq në mes këshilltarëve të BDI-së dhe shefit të Inspektoratit Komunal u ngritën tonet si dhe akuzat dhe kundër akuzat edhe për tema jashtë asaj se pse ishte thirrur seanca, pati edhe ofendime.
Akuza dhe kundërakuza pati edhe midis këshilltarëve të BDI-së dhe atyre të LëvizjesBesa.
Më pas këshilltarët e BDI-së braktisën sallën.
Seanca vijoi edhe pak minuta më pas vetëm me këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe mbaroi.
Pas seancës, derisa këshilltarët e BDI-së jepnin deklaratë për shtyp, kryetari i Komunës së Tetovës njoftoi se jashtë objektit të komunës ka policë dhe se kjo sipas tij është skenar.
Pas kësaj këshilltarët e BDI-së lëshuan objektin, pas tyre edhe policët u larguan.
Pyetëm në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë se kush e thirri policinë, por nga policia na thanë askush nuk ka kërkuar intervenim të policisë dhe se prezenca e policëve ka qenë rastësore si pjesë e kontrolleve të rregullta që bëhen afër kafeneve.
Pjesë nga ajo se çfarë ndodhi në seancë, pas seance si dhe deklaratat nga këshilltarët e BDI-së dhe Komunës së Tetovës mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Ndërkaq seancën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal u thirr nga këshilltarët e BDI-së, pasi në Kodrën e Diellit konkretisht në oborrin e manastirit “Shën Naumi i Ohrit” është vendosur një kryq pa leje të Komunës së Tetovës dhe Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Komuna e Tetovës thotë se inspektorati komunal do të merr masat e parapara ligjore për rastin.
Është vendosur kryq në oborrin e Manastirit në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës: Është pa leje
Në Kodrën e Diellit, konkretisht në oborrin e manastirit “Shën Naumi i Ohrit” është vendosur një kryq pa leje të Komunës së Tetovës dhe Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Komuna e Tetovës thotë se kanë lëshuar inspektoratet komunal në terren dhe pastaj do të merren masa ligjore për rastin, raporton Portalb.mk.
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës Besarta Ramadani sqaroi se Komuna nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje.
“Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave. Pra, edhe një herë, Komuna e Tetovës edhe në këtë rast do të respektojë të gjitha procedurat ligjore, siç edhe ka vepruar çdo herë”, tha Ramadani.
Mendim për vendosjen e kryqit nuk është kërkuar as nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”, pohoi drejtori i këtij Institucioni Ibraim Deari.
“Nuk jemi kundër objekteve fetare apo ngritjes së kryqit apo minares së caktuar por duhet të respektohen normat ligjore. Deri më tani nuk ka arritur asnjë kërkesë apo shkrim dhe sigurisht se duhet të kërkohet mendim sepse ne japim mendim për objektet që ndërtohen brenda Parkut Nacional”, tha Deari.
Njëri nga anëtarët e këshillit të Manastirit të Kodrës së Diellit për Alsat pranoi se leje nuk është kërkuar ndërsa tha se bëhet fjalë për pajisje urbane për të cilën nuk kërkohet leje.
“Kryqi është ngritur në tokën e kishës dhe kjo është pajisje urbane dhe nuk është as përmendore asgjë. Është ngritur mbrëmë. Parku nacional s’ka lidhje me këtë, përndryshe duhet për çdo objekt leja. Por ka komentime për objektet fetare gjoja se s’jepet, s’bëhet që sipas meje nuk është në rregull. Edhe objektet fetare duhet të trajtohen njëjtë. Nuk e di nuk kemi kërkuar leje nga komuna unë personalisht nuk kam kërkuar”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, LiridonDisha nga këshilltarët komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim tha se kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal që të sqarohet vendosja e kryqit.
“Ne kemi kërkuar që në këtë seancë të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tetovës dhe të na jepen sqarime më të detajuara si u vendos kryqi, si ata që e instaluan kryqin e kaluan atë barrierën e inspektoratit komunal dhe me çfarë leje kanë marrë guximin ta vendosin atë kryq aty. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër simboleve fetare, për kundrsazi i kemi inkurajuar ato, mirëpo mendojmë që çdo institucion fetar në vend duhet t’i përshtatet ligjit dhe të funksionojë sipas ligji.Sa më shpejtë ata të thirrin seancë të jashtëzakonshme, ku ne do ti sqarojmë këto punë dhe pasi të sqarohen këto punë dhe do ta dimë se çka dhe si ka ndodhur që ta zgjidhim këtë çështje”, tha Disha.
VMRO DPMNE dega e Tetovës njoftoi se sonte do të mbajë seancë urgjente siç thonë për rastin e presioneve të institucioneve të udhëhequra nga BDI dhe LSDM, me qëllim të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit që garanton lirinë e besimit dhe shprehjen e besimit të maqedonasve në Tetovë.
“Besojmë se prania e paautorizuar dhe e paligjshme e institucioneve të shumta shtetërore në kishën e Shën. Naum Ohridski për Popova Shapka është presion i drejtpërdrejtë që synon të krijojë tensione mes qytetarëve”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Ka reaguar edhe udhëheqësi i qendrës së skijmit “Kodra e Diellit”, AdemAvziu. Ai theksoi se vendosja e kryqit dhe simboleve monofetare në një shoqëri multietnike është një çështje e ndjeshme dhe komplekse.
“Ajo që është me rëndësi është të respektojmë dhe të promovojmë diversitetin kulturor dhe besimin fetar të të gjithë qytetarëve. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një qendër rekreacioni, sporti dhe turizmi, është shumë me rëndësi që në vend të simboleve fetare, të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një mjedis inkluziv dhe respektues ndaj të gjithë komuniteteve fetare në shoqërinë tonë multietnike. Thënë kjo, nuk jemi dakord me vendosjen e simboleve monofetare në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” dhe se ne nuk kemi kompetenca për të njëjtat.”, tha Avziu.
Reagoi edhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) e RMV-së, ata thonë se janë të habitur me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, dhe e kuptojnë si akt jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.
“Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra kryqi i ngritur në Kodrën e Diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thanë nga BFI.
Ndryshe, për këtë u mbajt edhe seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal e cila kaloi me tensione.
Në lagjen 12 të qytetit të Durrësit, Zenel Zani hap derën e hekurit të pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa ankohet se asgjë nuk ka ndryshuar në katër vjet.
“Po mendojmë që të lidhim ujë dhe drita vetë dhe të rikthehemi në shtëpitë tona. Me rrezik është, por sa të na dëbojnë nga atje ku jemi me qira, më mirë të rimë këtu,” tha ai.
Pensionisti jetonte përpara tërmetit në katin e pestë të pallatit nr.15, që ndodhet shumë pranë tregut agroushqimor të qytetit, sëbashku me bashkëshorten e tij.
Pas tërmetit, ai u vendos në një banesë me qira në afërsi të “Stacionit të trenit”, por për shkak të problemeve me bonusin e qirasë, po mendon të rikthehet në pallatin e pariparuar.
“Këtu, është çdo gjë si ditën e parë të tërmetit, më keq akoma se janë vjedhur kabujt, sahatet, se ne do ishim kthyer me kohë këtu,” ankohet pensionisti.
Katër vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, pasojat ndjehen ende tek mijëra familje të cilët u prekën nga fatkeqësia natyrore. Sipas të dhënave të bashkisë, 2500 familje vazhdojnë të figurojnë ende në listën e atyre që trajtohen me bonus qiraje, pasi banesat e tyre nuk janë rikthyer në gjendje të banueshme. Por prej muajsh pagesat e bonusit janë bllokuar.
“Në mars të vitit 2023, këto 2500 familje janë trajtuar për herë të fundit me bonus qiraje dhe më pas nuk është bërë shpërndarje,” tha Bashkia e Durrësit në një përgjigje për BIRN.
Në pritje të bonusit
Zenel Zani, banor i lagjes 12 po mendon të kthehet në shtëpinë e tij të dëmtuar pas ndërprerjes së bonusit të qirasë. Foto: Eriola Azizolli
Që pas tërmetit, familjarët janë përballur me vonesa në shpërndarjen e bonusit të qirasë, por këtë herë pritja ka kaluar çdo limit.
“Çdo ditë shkoj tek zyra e bashkisë, pyes tek informacioni mos ka kaluar bonusi, edhe sot isha atje, por hiç, asgjë,” tha Zani.
Bashkia u justifikua se pagesat e bonusit ishin ndërprerë për shkak se fondet nuk i ishin vënë në dispozicion nga qeveria qendrore.
“Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve,” deklaroi Bashkia.
Moskalimi i bonusit të qirasë ka krijuar vështirësi ekonomike pa fund për familjet e prekura nga tërmeti. Mjaft prej tyre, në pamundësi për të përballuar qiratë pa ndihmën e bonusit, janë rikthyer të jetojnë në pallatet e pariparuara, ose që janë duke u riparuar.
Në lagjen me numër 17 të Durrësit, në pallatin e ndodhur në afërsi të azilit të të moshuarve, pallati i dëmtuar me shkallë dëmtimi DS2, vazhdon të jetë njësoj si në ditën e parë pas tërmetit. Muret në sheshpushimet e pallatit janë të dëmtuara, në disa vende tullat dukshëm mungojnë dhe pjesë të tjera janë të zhveshura nga suvaja.
Fadil Kaloçi, banor i këtij pallati është kthyer të jetojë aty edhe pse nuk e fsheh frikën veçanërisht në ditë me mot të trazuar me erë dhe shi.
“Po shikojeni vetë. Asgjë nuk është bërë nga jashtë. Kemi frikë dhe nga era, mos shkëputet ndonjë tullë nga katet e dëmtuara më shumë dhe na merr jetën, por ç’të bëjmë, këta nuk thonë asgjë se kur do të bëjnë riparimet e pallatit,” tha Kaloçi.
Pavarësisht rrezikut, burri që jeton në një nga apartamentet e pallatit me katër familjarët e tij, nuk është zhgënjyer me vendimin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij.
“Bonusi një muaj jepej tre, katër jo. Shtëpia që mora me qira në zonën e plazhit nuk përballohej se u rrit çmimi,” tha ai.
“As u mendova dy herë, mora ato pesë lekë që na dhanë për riparime të brendshme …ndaj bëra ç ‘munda dhe futa kokën brenda,” shtoi ai.
Familjet që mbeten në pritje të riparimeve të dëmeve për shtëpitë e tyre apo që presin kalimin e këstit të bonusit të qirasë, kanë provuar gjithçka që nga letrat pa fund për autoritetet, kërkesat institucionale dhe protestat, por zgjidhjet duken të largëta.
“Këta u tallën me ne. Fillimisht e përcaktuan pallatin si DS3, më pas thanë do shembet se kishte rrezik, pastaj thanë që do riparohet se është me dëm DS4, por deri më tani, ja shikoje, asgjë nuk është bërë”, tregoi Zenel Zani për BIRN.
Veç dëmtimit nga tërmeti, pallati ku ai jetonte u përball me bastisjet dhe vjedhjet.
“Ne mblidhemi çdo mëngjes këtu, se kemi djersën e një jete të shkuar dëm. Por, s’kemi mundësi që të bëjmë asgjë, se nuk na ka ngelur asgjë. Mblodhëm ca lekë dhe bëmë një derë hekuri në katin e parë që të shpëtonim plaçkat se kabujt, sahatet i vodhën të gjitha”, ankohet Zani.
Katër vjet pa plan e projekt
Një pallat i dëmtuar në lagjen 17 të Durrësit, i cili nuk është riparuar edhe pas katër viteve. Foto: Eriola Azizolli
Shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti i katër viteve më parë kanë mbetur jashtë planeve dhe projekteve të bashkisë për riparim, për të cilat bashkia e qytetit bregdetar tha se mbetet në pritje të fondeve për projektim.
Sipas Bashkisë, 83 pallate me shkallë dëmi DS4 janë në pritje të fondeve për projektimin, ndërsa 6 objekte të tjera DS4 mbeten në pritje të financimit për riforcimin e strukturave. Në proces rikonstruksioni, sipas Bashkisë së Durrësit janë 73 pallate të vlerësuara si DS4 dhe 101 shtëpi individuale me të njëjtën shkallë dëmi.
Në lagjen me numër 18 të qytetit, në një pallat nëntë katësh klasifikuar me dëme DS4, punimet e riparimit kanë një vit që kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar. 15 familje janë rikthyer në pallatin me numër 19/659 dhe pse pallati është ende një kantier ndërtimi.
“Pallati nisi të riparohej, por veç skelave dhe punimeve në tre katet e para, asgjë nuk po shihet. Ngrejmë zërin për të ditur se çfarë do bëhet më tej, asgjë nuk shohim të ndryshojë,” tha Mersin Disha, një nga banorët e pallatit për BIRN.
Mosmarrja e bonusit të qirasë prej shumë kohësh bëri që banorët të riktheheshin në banesat e tyre. “Bonusi gjithmonë ka pasur vonesa, asnjë herë nuk është dhënë në kohë, ndaj ne jemi rikthyer dhe pse punimet ende nuk kanë përfunduar”, tha Disha.
Rreziku rritet
Rikthimi i detyruar i banorëve në godinat e dëmtuara konsiderohet si tepër i rrezikshëm nga inxhinierët e ndërtimit. Problematike janë sidomos objektet e përcaktuara nga aktekspertiza e thelluar me shkallë dëmi DS4, me dëmtim në mbi 2/3 e sipërfaqes së ndërtimit ose që kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore. Sipas ekspertëve të ndërtimit, me kalimin e viteve dhe mos ndërhyrja në kohë, këto godina janë gjithmonë e më të rrezikshme.
“Dëmtimet e rënda strukturore duke ulur ndjeshëm qëndrueshmërinë, mund të rrezikojnë shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës, si pasojë e peshës vetjake të elementeve të strukturës apo edhe lëkundjeve të mundshme sizmike,” tha Alban Uka, inxhinier ndërtimi, për BIRN.
Sipas tij, faktorët atmosferikë ndikojnë tek objektet e dëmtuara, duke ulur rezistencën e strukturave.
“Faktorët atmosferikë mund të ndikojnë kryesisht në shtimin e lagështirës në objekt, krijimin e poreve apo korrozionit në elementë të caktuar, dhe për pasojë uljen e rezistencës së strukturave prej betoni të armuar”, tha Uka.
Sipas tij, faktori kohë është mjaft i rëndësishëm në qëndrueshmërinë e një objekti pas goditjeve të marra.
Pjesët më të rrezikuara, në rast të dëmtimeve të rënda strukturore apo çarjeve në strukturën mbajtëse të një objekti, përfshijnë, kolonat, trarët, soletat e ndërkateve apo rampat e shkallëve të brendshme. Inxhinieri thotë se ndërhyrja duhet në këto ndërtime duhet të jetë e menjëhershme.
“Rreziku është prezent në të gjithë periudhën e qëndrimit të objektit në gjendje të dëmtuar, pasi ndërhyrja në rikonstruksionin e objektit duhet të jetë e menjëhershme, sipas shkallës së dëmtimit,” përfundoi ai./Reporter.al
Mirvjen Kokona është vajza e shkrimtarit, leksikologut dhe përkthyesit të njohur, Vedat Kokona. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka bërë një rrëfim të rrallë për babai e saj, duke e cilësuar si një njeri punëtor dhe shpërndarës të dijes.
“Babain tim e kujtoj në fillim si njëri, pastaj si baba, si një njeri të thjeshtë që gjithmonë mundoheshe që të tjerët të dinin, të mësonin, të kulturoheshin, aq sa ai ishte vetë, ose kishte dashur të dashur të ishte.
Ai kishte këtë që shkroi dhe e thotë dhe vetë sigurisht ato që donte të shkruante dhe në kohën kur ai nuk shkroi ato që donte të shkruante iu fut përkthimit. Edhe fati e dërgoi si të thuash në atë rrugë, sepse shkoi në ndërmarrjen e botimeve, sepse atje ishte një gjë e madhe shumë, sepse atje përktheheshin veprat nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës. Kështu që pati fatin të përkthente dhe të mos shkruante ato që nuk donte”.
Më tej, ajo tha që babai ka përkthyer rreth 15 vargje të poezisë botërore në gjuhën shqipe, pasi kjo gjuhë për të ishte më e dashura.
“Rreth 15 mijë vargje të poezisë botërore dhe emrave më të njohur, i solli në gjuhën shqipe që ai e kishte kaq shumë merak, pasi e donte të ishte e kulluar. Gjuha shqipe ka qene e para për të dhe më e dashura. Edhe nuk lejonte që ta uli gjuhën shqipe në krahasim me gjuhët e tjera. Thoshte La Fonten vetëm në shqip është përkthyer si duhet, as në italisht nuk është përkthyer si duhet. E kam fjalën që gjithmonë ka qene punëtor i madh i gjuhës shqipe”./abcnews.al
Mes kujtimeve të jetës së tij, që nga fëmijëria e deri tek ato profesionale, titulluar “Endur në tisin e kohës”, Kokona tregon edhe për Enver Hoxhën, njohjen me të, kohën kur ndanë qiranë për dhjetë javë në Korçë, ku të dy jepnin mësim në Liceun Francez, për t’u ndalur më tej në mendimet, që me gjasë do të kishte dashur t’ia thoshte në sy, por nuk mundi.
“Lexuesi nuk do të gjejë këtu ngjarje të jashtëzakonshme. Bëma heroike. Do të gjejë vetëm disa ngjarje, nga ato me të cilat endet tisi i kohës, ngjarje nëpër të cilat kaloi vendi im bashkë me mua gjatë tetëdhjetë vjetëve”, shkruan Kokona.
Më poshtë po shkëpusim pak faqe nga libri me kujtime i një prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe.
Nga Vedat Kokona
U nisa për në Korçë në mëngjes të 14 prillit. Shkoja, këtë radhë, si “profesor” në atë lice ku, katër vjet më parë, isha ende “student”. Meqë isha nisur herët në mëngjes, në Korçë arrita aty nga ora pesë pasdreke, lashë valixhen në shtëpinë e dajës, Vehipit dhe, para se të shkoja të zija me qira dhomën ku kisha banuar dikur në Korçë, vajta në kafenë ‘Mazhestik’, që ishte edhe kinemaja më e madhe e qytetit pranë kishës së Vllehve. Koha ishte e ngrohtë dhe tavolinat i kishin nxjerrë jashtë. Atje takova disa shokë të vjetër të Liceut, Fejzi Dobin, Fejzi Dikën dhe Enver Hoxhën, Serafimin, profesorin tonë të Shkencave të Natyrës që i pëlqente të rrinte me Gaqo Gogon.
Në altoparlantin e vendosur në një shtyllë përballë, kumbonte zëri i bukur i Rina Ketit, një këngëtareje që e qante këngën aq të ëmbël “J’attendrai. Le jour et la nuit…”. Enveri më pyeti se ku do të banoja. I thashë atje ku kisha banuar kur isha student. Më tha se, po të doja, mund të vendoste një shtrat në dhomën e vet, në shtëpinë e Poliksenit, përballë liceut, gjë që ishte në dobi të të dyve, mbasi mund të ndanim qiranë përgjysmë. Propozimi i tij m’u duk i arsyeshëm dhe e pranova pa ngurruar. Mora valixhen nga shtëpia e dajës dhe u vendosa në dhomën e Enverit. Shtrati i këtij ishte pranë derës, i imi përballë, te këndi. Dhoma kishte dy dritare, kundruall ishte shtëpia e familjes Lako. Vajza e kësaj shtëpie, siç mësova më vonë, ishte nxënëse në lice.
Që natën e parë të banimit tim në dhomën e tij, -ishte hera e dytë që flinim bashkë në një dhomë, herën e parë në Paris, afro dy vjet më parë, kur e kisha strehuar dy net me radhë ngaqë ishte ngushtë ekonomikisht, -tisi i afrisë sonë sikur u hollua shumë. Më tha me ç’guxim kisha marrë përsipër një detyrë të tillë, – të zëvendësoja De Kurvilin në kursin e letërsisë franceze në klasën e lartë të liceut kur vetë Selman Riza nuk do ta pranonte një gjë të tillë. I thashë se isha i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj barre, por, si ish-nxënës i De Kurvilit dhe jo i keq në frëngjisht, me punë, do mundohesha ta kryeja disi këtë detyrë të vështirë. Kuvendi i asaj nate mori fund me kaq dhe ramë e fjetëm. Në mëngjes, kur u zgjova, e pashë Enverin që qëndronte në këmbë përpara dritares duke shkuar pëllëmbën flokëve. U ngrita pak dhe, me bërrylin e djathtë të mbështetur te jastëku, vështrova nga dritarja ime në drejtim të vështrimit të tij. Në ballkonin e shtëpisë përballë stolisur me saksi lulesh kishte dalë një vajzë e re, me fytyrë të qeshur që i ndrinte në rrezet e diellit të mëngjesit.
“Është e kolme, më tha. Është nxënësja ime”.
Hëngra mëngjesin dhe vajta në lice, që ishte aty afër, te drejtori. Drejtor ishte Kostaq Cipoja, ish-profesori im i shqipes gjatë pesë vjetëve. Më priti shumë mirë dhe sjellja e tij më dha zemër në kryerjen e detyrës së vështirë që kisha marrë përsipër. Kisha kursin e letërsisë franceze në Seconde dhe Premiere. E dija ç’mal kisha përpara, por me vullnet, durim dhe sidomos me punë do të mund ta ngjitja këtë të përpjetë që më priste. Një nga studentët që më bëri shumë përshtypje ishte Kristaq Tutulani, hartimin e të cilit e kisha çmuar me notë të lartë. U thashë studentëve se nuk isha profesor me “titull”, por “malgre lui” për të zëvendësuar atë që ishte shumë më i zoti se unë në këtë detyrë, por, por, se, me punë dhe me ndihmën e tyre, – atyre u erdhi mirë nga këto fjalë, – do bënim si të bënim për t’i mbyllur “me nder” këta dy muaj e gjysmë që kishin mbetur deri në fund të vitit shkollor.
Një ditë para se të linin Shqipërinë profesorët francezë, drejtoria e liceut u shtroi një darkë lamtumire në hotelin “Pallas”. Me sa më kujtohet, në këtë darkë ishin profesorët francezë me drejtorin teknik të liceut, De Kurvilin, Kostaq Cipoja, Ligor Serafimi, Selma Riza, Fejzi Dika, Enver Hoxha dhe unë. Fjalën e lamtumirës e mbajti Selman Riza, ish-nxënës i shkëlqyer i këtij liceu dhjetë vjet më parë dhe tani profesor po aq i shkëlqyer i frëngjishtes. Fjalimi i tij, në një frëngjishte të përkryer, u prit me admirim nga të gjithë, sidomos nga De Kurvili, i cili tha se duhej të matej mirë për t’iu përgjigjur ashtu si duhej këtij fjalimi të bukur të Rizës. Ne, që e njihnim prej kohësh, mburreshim për këtë arsimtar të rrallë që na zbardhte faqen. Enveri, që s’kishte si të matej me të, e futi në burg për të vetmen arsye se ishte shqiptar dhe jo komunist.
Pas nja dy ditësh kisha kursin e letërsisë së Premiere. Do të flisja për “Mizantropin” e Molierit. Kisha sjellë nga Tirana Lansonin, librin e vëllimshëm të letërsisë franceze dhe Levrault, librat e mi të preferuar që në vitet kur i studioja vetë si nxënës. Me të vajtur në dhomë pas darke, u ula në tavolinën që, me sa dukej, do të më hynte vetëm mua në punë ngaqë Enveri nuk ulej kurrë atje dhe iu shtrova punës. Enveri, siç e kishte zakon, shkonte e vinte nëpër dhomë me duar në xhepa. Njëherë m’u afrua dhe, ashtu shtruar siç qe, më tha: “Qenke punëtor i madh!”.
“E do puna”, i thashë dhe vazhdova punën. Mbaj mend që ankohej për këmbën që i dhimbte. Kishte edhe një bastun që e përdorte nganjëherë.
Një pasdreke iu vura punës për të korrigjuar hartimet e nxënësve. Ishin nja 20 hartime për t’u korrigjuar dhe nga katër faqe tabakë letre për secilin, më priste një punë e madhe. Në faqet e çdo hartimi duhej të bëja vërejtjet e mia me shkrim dhe kjo s’ishte punë e lehtë: nxënësit ishin mësuar me shënimet e De Kurvilit, të profesorit francez që ishte i degës dhe jo njeri dosido. Rrija më shumë se dy orë me një hartim dhe Enveri, që vinte rrotull nëpër dhomë, më tha: “Paske durim të madh! Mjafton të hedhësh një sy dhe të vesh notën që meriton secili”. “Një fjalë goje”, i thashë dhe vazhdova punën.
Gjatë atyre dhjetë javëve që banuam bashkë, nuk e pashë kurrë të punonte. Jepte mësim morali në klasat e ulëta të liceut, lexonte me orë romanin “Voyage au bout de la Nuit” të Ferdinand Celinit. Nuk më foli kurrë për politikë, pa le për komunizmin. Të ishte komunist, si adept i një doktrine, për të cilën të tjerët vajtën në Spanjë për të luftuar, do të përpiqej të më bënte për vete, një neofit të këtij besimi, sepse s’iksh frikë se mund ta kallëzoja. Kam qenë me të deri në gjysmën e vitit ’40. Jam më se i sigurt që s’kish deri atëherë në kokë ato ide të mbrapshta që do ta ngrinin shumë, katër vjet më vonë, në ato lartësi marramendëse nga u dha munxa atyre që i kishin dhënë të hante dhe nga hodhi në greminë të afërmit, shokët dhe sidomos vendin që i kishte hapur sytë.
Ia vlen, më duket, të ndalem sadopak te kjo figurë, që është për mua një sfinks ndanë piramidës së ndërtuar me eshtrat e atyre që vrau: te ky njeri që u bë ai që u bë dhe që s’do të bëhej sikur punët të mos bëheshin ashtu siç u bënë. Më se një herë kam vrarë mendjen për të zbuluar të fshehtën e një jete që i kushtoi vendit qindra mijëra vdekje; më se një herë kam thënë me vete, kur populli i shkretë, që s’e njihte ashtu si e njihja unë dhe ata pak gjirokastritë të Liceut të Korçës, duartrokiste dhe brohoriste për të kur dilte në tribunë, kur salla ngrihej në këmbë, histerike, tragji-komike dhe bërtiste e çirrej si çakej të uritur, kur disa, të dobët nga mendja dhe ca më shumë nga morali, derdhën lot për mortjen e tij, ashtu si kishin derdhur edhe për xhelatin tjetër aziatik, – më se njëherë kam thënë me vete: “Si është e mundur që ai, një nxënës nga ata mesatarët e liceut, të shkojë për të studiuar në Francë për shkencat e natyrës, me bursë (tjetër enigmë, sepse bursë u lidhje vetëm nxënësve të shkëlqyer)- të mos jetë i zoti të kryejë studimet, të mos japë provimet, t’i presin bursën, të bëhet një mësues i dobët dhe, më vonë, një burrë shteti i përmendur dhe që do ta marrë historia”? E kam njohur të urtë, gaztor, fytyrëqeshur dhe si u bë ashtu si u bë i egër, ogurzi, përbindësh?
Në ç’lartësi mendjemadhësie dhe marrëzie e ngritka njerinë, këtë “kallamin më të dobët të natyrës”, pushteti i nëmur, i urryer, që pjell sulltanë e Neronë, tranë e despot, këta përbindësha që hynë në histori për atë gjak që derdhin? Një nga këta është, pa dyshim, edhe ky, që e hodhi vendin në greminë. Merreni me mend sikur Perëndia ta kishte dërguar në këtë tokë të bukur që ndrit si perlë buzë Adriatikut dhe Jonit, si i dërgoi Turqisë buzë humnerës Ataturkun e madh!
Vinte nga mali me një ushtri të përgatitur mirë, me një disiplinë të fortë, në lulen e moshës, kur vendi ishte në një pështjellim të madh, kur komunistë, ballistë, zogistë, fashistë, nazistë, ishin përleshur dhe kishin derdhur gjak vëllavrasës, por tani këta të tre të fundit nuk ngrinin më peshë; në fuqi tani ishin vetëm komunistët. Me pak tru dhe me pak njerëz të zgjedhur,-se ky vend i vogël s’ka nevojë për shumë,- për me dashuri për vendin dhe me shumë vullnet të mirë, në marrëveshje me Perëndimin, ky vend mund të hynte në marrëveshje me Perëndimin, ky vend mund të hynte në udhën e demokracisë dhe, në vend që të merrte atë kthesë që e hodhi në greminë, mund të merrte kthesën tjetër që ta kthente në lartësitë e ndritura.
Por ai zgjodhi pikërisht atë udhë që ia ndalonte arsyeja, por që ia kërkonte dhe lejonte kotësia. Bëri diçka të mirë që nuk do ta bënin dot aq shpejt qeveri të tjera që mund të vinin: jo arsimimin, -sepse këtë e kishte bërë para tij dhe më mirë Zogu, -jo elektrifikimin, -që do të bëhej në çdo qeveri, -por që e vuri popullin të punonte: u bënë shumë punë të mira: u thanë moçale, u hapën kanale, -gjëra që do të bëheshin edhe nga të tjerët, vërtet pak më vonë, por jo me kërbaçin e kampit të Maliqit dhe me vdekjen e të burgosurve, – u ngritën hidrocentrale, po edhe bunkerë që të kallin tmerrin kur i sheh; populli kishte vërtet qetësinë e Zogut, por s’kishte drejtësinë. Humbi nocioni i së drejtës, i pronës së shenjtë, i atributit “njeri”.
Njeriu s’ishte më njeri, u kthye në një qenie amorfe, pa karakter, pa ideal; arriti deri në atë pikë sa të urrejë vendin e vet! Jo vetëm ta urrejë, por edhe ta mallkojë! Në një kohë kur palestinezët luftojnë për një pëllëmbë tokë në shkretëtirën e Judesë, “njeriu i ri” lë vendin e vet të bukur dhe shkon e lyp kafshatën e gojës, duke trokitur në derën e të huajit që e pret me përbuzje.
Shqiptarin që e kanë admiruar dikur të huajt e mëdhenj, e pështyjnë sot bastardët që s’janë aspak më të pastër se ata horra, që, për të marrë një vizë të qelbur, shesin nderin dhe atdheun. Shqiptari vërtet mërgohej nga vendi i vet, por mërgohej si zotni dhe, pasi punonte disa vjet, kthehej si zotni dhe jo i përzënë me shkelm në prapanike. Mërgimi ishte derëçelë në kohën e “tiranit” Zog kur mund të shkoje dhe ku të doje në të gjithë botën. Por ai, i ligu, e mbylli këtë vend në një bodrum të fëlliqur, në një kënetë të ndotur ku krokasin natë e ditë bretkosa të mjera.
Afro gjysmë shekulli në errësirë, në këllirë, me mashtrime, gjurmime, pushkatime, internime, spiunime, kur bije në shtrat me frikë dhe ngriheshe me frikë; kur të dridhej zemra kur binte porta; kur prisje më gjak të ngrirë, -kur jepeshin triskat e Frontit, – se mos nuk përmendej emri yt në listën e të “zgjedhurve”, -se kjo triskë që s’të hynte fare në punë kur e kishe, të prishte shumë punë kur s’e kishe, që të merrte në qafë jo vetëm ty që s’e kishe, por gjithë familjen; kur bëheshin mbledhjet e lagjes ku duhej të flisje dhe të thoshe ato që s’doje t’i thoshe; kur ngriheshe në tre të natës për të zënë radhën për të blerë një kile mish me krimba të rreshkur dhe të rrëgjuar në frigoriferët për shumë vite, ose dy shishe qumësht, duke pritur jashtë në shi, deri sa të vinte shitësja, kur suleshe për të zënë radhën e gjizës; kur ktheheshe në shtëpi duarzbrazur se s’kishte më qumësht, pasi kishe pritur me orë… Cila pendë, cili penel, cila simfoni do të jetë vallë në gjendje të japë atë tablo mjerimi, që e kaploi popullin e mjerë dhe e ktheu në një kope të bindur, të uritur, të poshtëruar?
As Katilinat a Kaligulat s’kanë si i qasen atij që mbajti në skllavërinë më përbindëshe tre milionë varfanjakë afro gjysmë shekulli! Brezat që do të vinë s’do të besojnë që në mes të shek. XX kishte një vend në Europë që nuk e zinte dielli, ku dita ngrysej e gdhihej në errësirën më të thellë të shekujve.
Ç’qe kjo gjëmë dhe kjo nëmë që të zuri, o moj Nënë? Cila zanë të pat shitue në këtë mënyrë? Ja, këto mendime më vijnë sot, një ditë të bukur fundgushti, këtu në Piqerasin e Bregut, me atë ujë të bruztë dhe të kulluar si lot i syrit që do ta kishte zili edhe ai i brigjeve më të përmendura të rruzullit po ta shihte edhe të punuar nga dora e njeriut! Kam parë shumë vende të bukura të Europës dhe të Anglisë.
Që në moshën e rinisë pashë Riminin, Venecian, Stokholmin, liqenin e Komos, gjirin e Napolit, Sorenton dhe Iskian. I bukur do të jetë me siguri edhe bregu i përmendur i Kalifornisë apo Gjiri i Rio de Janeiros. Por, po aq i bukur është edhe Ksamili ynë, që, ndonëse i zhveshur siç është tani, shkëlqen në tërë lakuriqësinë e tij kaltërore. Dhe një ditë, kur atje të jetë jeta, kur varkat me vela do të vozisin në ujërat e kristalta, kur brigjet të nanurisen në pllaquritjen e valëve të Jonit, ata që do të shkrihen atje duke u thekur në diellm do të më kujtojnë dhe do të më japin të drejtë.
Fahri Musliu, një gazetar i njohur i epokës jugosllave, me karrierë të pasur në disa media, ku veçon Rilindja e Prishtinës, por dhe Zëri i Amerikës, BBC, Radiotelevizioni i Kosovës, bashkëpunëtor i Al Jazeera Balkans, njëherësh një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, vuan prej vitesh përfoljen mediatike si në Serbi e si në Kosovë se është babai real i presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Kjo për shkak të një ngjashmërie si dhe për faktin se ka qenë dikur koleg me të ëmën e Vuçiçit, Angjelinën, për të cilën ka një konsideratë të lartë.
Së fundi, kjo temë është riaktivizuar në Serbi, në kuadër të luftës politike të atjeshme, çfarë e detyroi dhe presidentin Vuçiç që të reagonte me anë të një deklaratë, duke e mohuar kategorikisht atësinë e aluduar kosovare, siç është sulmuar nga opozita.
Në një intervistë për Al Jazeera Balkans, Musliu rrëfen se si e përjeton këtë aludim ndaj tij.
Emri dhe reputacioni juaj tashmë po keqpërdoren dhe në Serbi…
Sigurisht që nuk është hera e parë, pasi emri im përmendet prej 13 vitesh në media të ndryshme dhe në mesin e qytetarëve anembanë Ballkanit, si ato të serialeve spanjolle apo turke dhe mesa duket nuk do të jetë as hera e fundit. Emri dhe reputacioni im si gazetar tani po keqpërdoret në luftën politike në Serbi. Dhe presidenti Vuçiç reagoi ndaj disa shpifjeve të portaleve të panjohura dhe në pak ditë përmendi emrin tim disa herë në disa dalje televizive. Më vonë u shfaq edhe një video me babain e tij, nuk e di për çfarë arsye. Ajo video po qarkullon në rrjetet sociale dhe portale dhe Vuçiç dëshmon se unë nuk jam babai i tij, gjë që shkaktoi një ortek reagimesh në Serbi dhe Kosovë dhe në mbarë Ballkanin.
Më e neveritshmja ishte një deklaratë e shkruar e shefit të kabinetit të presidentit të Kosovës në platformën X, e cila u raportua nga pothuajse të gjitha mediat në Kosovë. Për këtë ka pasur reagime të ashpra nga një koleg dhe disa personazhe të tjerë publikë që kërkuan dorëheqjen e tij, dhe vajza ime, e cila është gazetare, ka reaguar shumë ashpër në një tekst të gjatë në Facebook. Ishte një deklaratë monstruoze e një personi nga Kosova në Top News nga Tirana. Kjo është në fakt atmosfera e krijuar nga përsëritja e shpifjeve.
Të flasësh për origjinën kombëtare të dikujt, i cili është babai ose nëna e tij dhe të kërkosh që ajo të përcaktohet me analiza të ADN-së, duke e bërë çështje kombëtare – është dëshmi e gjendjes mendore dhe e frustrimit të njerëzve dhe shoqërisë në tërësi. Kjo po ndodh në Serbi, në Kosovë, por dhe në Shqipëri, që është dëshmi se këta njerëz ende jetojnë në një lloj marrëdhënie fisnore sipas përcaktimit të gjakut dhe dheut.
A keni folur me dikë për këtë shpifje, që sigurisht ka pasur një ndikim serioz në familjen tuaj?
Nuk kam dashur ta komentoj atë deklaratën e parë të presidentit Vuçiç në të cilën më përmend emrin, sepse është e neveritshme ta komentoj dhe të merrem me shpifje, kushdo qoftë. Është e mjerë dhe e trishtueshme, si dhe primitive dhe shumë e papërgjegjshme kur, para së gjithash, politikanët, por edhe gazetarët merren me thashetheme, trillime, shpifje me intimitetin e të tjerëve, për hir të ndonjë interesi dhe pafuqie personale, të pistë, pa menduar se po u shkaktojnë dëme të mëdha, fyerje dhe dhimbje mendore personave të tjerë të përmendur. Kjo është dëshmi e pafuqisë së tyre, veçanërisht te politikanët. Serbët dhe shqiptarët, si dhe ballkanasit të tjerë, le të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me thashetheme, shpifje dhe jetët e të tjerëve deri në ekstazë kolektive. Kjo dëshmon se ata nuk kanë jetë private, nuk kanë identitet personal dhe profesional.
Nuk e kam takuar asnjëherë Aleksandër Vuçiqin. E vetmja gjë është se disa vite më parë kam kërkuar disa herë, përmes shërbimit të kontaktit të tij mediatik, të më priste për të diskutuar për këtë shpifje, por vetëm një herë mora përgjigjen se “presidenti nuk mund të më presë sepse është shumë i zënë”.
U detyruat ta mohoni trillimin?
E përsëris, nënën e tij Angjelinën e kam njohur që nga viti 1985 apo 1986, si dhe me dhjetëra kolege, gazetare nga i gjithë vendi i mëparshëm, kur jemi takuar për herë të parë në Kuvendin e RSFJ-së apo Serbisë, prej nga kemi raportuar si korrespondentë, ajo për RTV Novi Sad, kurse unë për të përditshmen e Prishtinës Rilindja. Ai bashkim në kuvende zgjati deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe formimin e Republikës së re Federative të Jugosllavisë. Ishte një grua me klas, e arsimuar dhe e kulturuar, një gazetare e vërtetë profesioniste, një kolege dhe shoqe e sinqertë, një grua e mirë dhe një nënë shumë e përkushtuar. Dhe më vjen keq që edhe ajo në kohët e vjetra ka përjetuar trauma të tilla nga njerëz të pandershëm, të cilëve nuk u intereson e vërteta dhe faktet.
A është falsifikuar edhe biografia juaj?
Nuk kam punuar asnjëherë në Televizionin e Serbisë (Radiotelevizioni i Beogradit apo Radiotelevizioni Novi Sad), as në Tanjug, siç deklarojnë disa psikopatë apo shkruajnë media të ndryshme, madje dikush përmend se kam ardhur në Beograd në vitin 1968. Dhe e vërteta është kjo e mëposhtme, të cilën e përsëris për të disatën herë, edhe pse faktet nuk janë të rëndësishme për individët dhe disa media, për të mos folur për rrjetet sociale. Pas mbarimit të shkollës së mesme, në qershor të vitit 1967, më 1 nëntor, fillova punë si mësues në Shkollën Fillore “29 Nëntori” në fshatin Brodosavcë, komuna e Dragashit. Aty punova deri në fund të nëntorit të vitit 1969, kur hyra në APJ. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak më 28 prill 1971, vazhdova të punoj në të njëjtën shkollë deri në mes të tetorit 1972, kur erdha në Beograd për të studiuar. Më 1 nëntor 1972 fillova punë krahu në Pastërti Komunale të Beogradit, gruan time e lashë në shtëpi me një fëmijë gjashtëmuajsh dhe një nënë plakë. Dhe tani si mund të jem babai i Aleksandër Vuçiçit, i cili ka lindur më 5 mars 1970?
Në Kosovë, si dhe në Serbi, keni shprehur pikëpamjet tuaja shpesh të padëshiruara. A ka vazhduar fushata për të shpifur dhe vënë në pikëpyetje pikëpamjet tuaja, nën dritën e gënjeshtrave të reja të shqiptuara dhe të transmetuara publikisht?
Unë jam vetvetja dhe gjithmonë, që në shkollën e mesme, shpreh pikëpamjet e mia të sakta për mua dhe të padëshirueshme për dikë, sidomos për të ashtuquajturit turbopatriotë të të dy krahëve, të cilëve patriotizmi u shërben për të mbuluar të metat dhe paaftësinë e tyre.
Për shkak të pikëpamjeve të mia, jam shpesh në shënjestër të patriotëve vigjilentë dhe kritikëve të gjithçkaje që ekziston, të cilët e bëjnë këtë për disa interesa meskine personale dhe përfshihen në fushata të ashpra, pa zgjedhur të bashkëpunojnë, për të cilat paguaj një çmim të lartë. Unë, si dhe fëmijët e mi, të cilët i kam rritur me atë frymë, se e vërteta, sinqeriteti, morali, ndershmëria janë virtytet më të mëdha njerëzore, pavarësisht se jetojmë në një terren ku mbretëron imoraliteti, gënjeshtra, provincializmi dhe në të gjithë hapësirën ballkanike, ku njerëzit nuk kujdesen për veten dhe problemet e tyre, por sillen me të tjerët në mënyrë shumë vulgare dhe korruptive.
A shihni ndonjë mundësi që aktualizimi i gënjeshtrave të vjetra t’i sjellë dikujt ndonjë të mirë në kuptimin politik?
Nuk shoh asnjë mundësi. Përkundrazi, sjellin të keqen sepse shkaktojnë urrejtje, hakmarrje, dhunë e deri edhe linçim, siç po ndodh me mua. Sepse, për shoqëritë imorale dhe primitive, ringjallja e gënjeshtrave dhe shpifjeve të vjetra është argëtim, ushqim shpirtëror dhe kurë për zhgënjimin. Ballkanit i pëlqen të shijojë vuajtjet e të tjerëve….
A keni mbështetjen e kolegëve profesionistë nga Kosova dhe Serbia?
Fatkeqësisht nuk kam asnjë, me përjashtime. Jo më kolegjialitet, solidaritet respekti. Mediat filluan linçimin tim, fillimisht në Serbi, pastaj në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit. Në vitin 2010, ata transferuan disa artikuj nga revista Tabloid i Millovan Brkiçit dhe në tetor 2014, një pjesë e tekstit nga një portal mjaft problematik kroat (Dnevno.hr), pa kontrolluar faktet dhe duke përdorur sistemin “copy paste”, filloi një ortek. Pastaj mediat në Kosovë më linçuan për pesë ditë, madje edhe redaktorët e portalit të Radio Televizionit të Kosovës, korrespondent i të cilit isha tetë vjet, deri në fund të vitit 2014. Me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm, ata ndërhynë në Wikipedia dhe falsifikuan biografinë e Aleksandar Vuçiçit, duke shkruar se unë kam qenë babai i tij biologjik dhe që e kanë publikuar në portalin e tyre. Kështu më tha personi që e zbatoi atë urdhrin e drejtorit. Kjo është dëshmi se gazetarisë dhe gazetarëve i mungon profesionalizmi, sepse nuk njohin as standarde, as etikë.
Kur filloi ajo gjueti e madhe në vitin 2014, në Kosovë dhe në Shqipëri kishte gazetarë që me shkrimet e tyre morën anën time në “mbrojtjen time”, pra në mbrojtje të së vërtetës, por jo Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Disa vite më vonë ka pasur reagime edhe në Serbi, kanë reaguar NUNS, Danas, revista NM dhe disa portale të tjera duke transmetuar intervistën time të publikuar në portalin Remarker në vitin 2017, në të cilën kam paraqitur faktet. Por mediat e tjera nuk u interesuan për këtë dhe ata vazhduan rrugën e tyre.
Kur folëm saktësisht gjashtë vjet më parë, ju përmendët se po mendonit të largoheni nga Kosova, të kërkoni azil. Ju ndoshta nuk mendoni kështu tani. Pastaj familja juaj kishte probleme. Si është sot?
Po, e kam thënë se jo për veten time, por për fëmijët dhe nipërit e mi 10 dhe 15 vjeç që u bënë cak i sulmeve, ofendimeve dhe traumatizimeve sepse “xhaxhai i tyre është serb”. Megjithatë, tani nuk mendoj kështu, sepse kam një mbështetje të madhe nga familja ime, dhe nipërit e mi janë rritur, kështu që ata e kuptojnë të vërtetën dhe mund të merren me ato marrëzi.
Si i shihni sot marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, negociatat për të ardhmen duket se kanë rënë?
Dëshmia më e mirë e këtyre marrëdhënieve është sjellja e politikanëve, qytetarëve dhe mediave të të dyja palëve. Edhe pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës, marrëdhëniet nuk janë përmirësuar, për më tepër distanca dhe urrejtja janë thelluar. Kohë më parë kemi pasur një depërtim të një grupi terrorist në territorin e Kosovës, në Manastirin e Banjskës, për hir të “mbrojtjes së serbëve”. Disa njerëz vdiqën aty. Kur politikanët që janë në gjendje të zgjidhin keqkuptimet, akuzojnë njëri-tjetrin dhe deklarojnë se nuk besojnë apo gënjejnë se të tjerët duan luftë, për këtë nuk duhet të presim asgjë të mirë.
Fatkeqësisht, ato negociata quajtën dialog – nuk e di pse kur Serbia nënshkroi kapitullimin në Kumanovë në qershor të vitit 1999 – kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008 dhe u njoh nga më shumë se 110 vende. Këto negociata zgjasin shumë dhe pa rezultate konkrete, sepse secila palë akuzon tjetrën si fajtore sepse nuk respekton marrëveshjen. Bashkimi Evropian dhe i gjithë komuniteti perëndimor janë treguar të pafuqishëm për ta përshpejtuar atë proces, ose kanë ndonjë interes të tyren dhe e gjithë kjo është në dëm të shqiptarëve dhe serbëve, mbi të gjitha serbëve në Kosova të cilët janë peng i politikës së Beogradit dhe Prishtinës dhe jetojnë mes kudhërave dhe çekiçëve.
Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja më në fund e kanë kuptuar se duhet të shpejtojnë zgjidhjen e atyre marrëdhënieve për hir të interesave të tyre dhe për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një pres konference për media, Afrim Gashi nga Fronti Opozitar Shqiptar tha se pas koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim do të bashkojnë deputetët dhe do të krijohet grup të përbashkët parlamentar ku si koordinatore do të jetë Safije Sadiku ndërsa zv/koordinatore do të jetë Merita Koxhaxhiku, informon Klan M.
“Pas formalizimit të emrit të ri të koalicionit tonë, sot Lidhja jonë ka vendosur t’i bashkojë edhe deputetët e saj në një grup të përbashkët parlamentar. Në frymë të vendimit të organeve të partive tona, ne sot e kemi dorëzuar te kryetari i Kuvendit njoftimin se tash e tutje ne do të kemi grup të përbashkët parlamentar. Koordinatore e këtij grupi, me dakordim trepalësh, është caktuar deputetja Safije Sadiki Shaini, ndërsa zëvendëskoordinatore do të jetë deputetja Merita Koxhaxhiku.
Në këtë mënyrë, Lidhja Europiane për Ndryshim synon t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që i lejon Rregullorja e Kuvendit për grupet parlamentare. Dhe, ndonëse mandati parlamentar është kah fundi, konsiderojmë se ka mjaft çështje dhe procese të hapura që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të shtetit, për çfarë Lidhja jonë është jashtëzakonisht e interesuar të ndihmojë. Në këtë drejtim, edhe formimi i grupit parlamentar do të jetë një vlerë shtesë në këtë organizim bashkëpunim.
Që këtu duam që qytetarëve t’ua japim lajmin e gëzuar se bashkim ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. Kur jemi këtu, i bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i takon opozitës, sepse kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne e kuptojmë manipulimin dhe tendencën e tij, por le ta dijë
se kjo te ne nuk kalon.
Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve nga regjimi i BDI-së dhe çirakëve të tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon. Madje, sa më shumë që mendojnë se na godasin dhe na pengojnë, kjo veç na bën më të fortë. Shumica e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që deshi të na shohë neve bashkë në këtë Lidhje, e dëshiron ndryshimin dhe këtë ortek të ndryshimit s’ka gjë që e ndalë. Ne jemi këtu vetëm që ta përmbushim këtë detyrim dhe të punojmë me përkushtim për ta siguruar suksesin e së ardhmes sonë të përbashkët”, thonë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim./KlanMacedonia
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare është rikthyer në libraritë italiane me “Pallatin e Ëndrrave”, një roman të 40 viteve më parë që ruan fuqinë dhe freskinë të ngjarjeve aktuale. Në një intervistë të dhënë për La Lettura të “Corriere della Sera”, shkrimtari gjirokastrit foli për kohën kur shkruajti romanin, marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën dhe për teknologjinë në kohën e sotme dhe frikën ekzistuese se kjo e fundit po na kontrollon mendjen.
Duke folur për veprën, ai tha se fryma e atmosferës që përshkruhet në vepër nuk ndryshon nga totalitarizmi shtypës i Enver Hoxhës asokohe. Ai tha se pas daljes së këtij romani mendoi se do ta arrestonin pasi dukej qartë fryma kundër sistemit.
Pjesë nga intervista për gazetën italiane:
I nderuar zoti Kadare, fillimisht ju falenderoj shumë që pranuat këtë intervistë. Kjo intervistë po bëhet me rastin e botimit në Itali të veprës suaj “Pallati i ëndrrave”, botuar në Shqipëri në vitin 1981. Cili është këndvështrimi juaj aktual ndaj një libri që keni shkruar më shumë se 40 vjet më parë?
Është një libër i shkruar për atë kohë. Shqipëria ishte një vend totalitar dhe si shkrimtar ndjeja që përmasa e komunizmit dhe pushteti i tij mbi individin po bëhej absolut. E gjithë ajo atmosferë që përshkruhet në këtë vepër nuk ndryshon shumë nga totalitarizmi shtypës i Shqipërisë së Enver Hoxhës në atë periudhë. Në kokën time, gjithë ajo zymtësi që kam mundur të shpreh ishte e vërtetë, e sot kjo më gëzon që kam mundur ta shpreh. Letërsia të jep mundësinë e jetës dhe në kushte të tilla. Ky ishte fati im, jeta me letërsinë.
Në kohën kur u shkrua ishte absolutisht aktual. Por edhe tani është aktual, por me kalimin e 40 viteve asgjë nuk ka humbur nga kualitetet e tij. Unë me gëzim i rishfaq edhe njëherë ato mendime për publikun e sotëm. E bën aktual fryma kritike, mohuese që ka pasur që në atë kohë, ka qenë shumë e ashpër. Më gëzon fakti që kam pasur një mendim aq radikal për kohën. Kjo ashpërsi nuk ka rënë me kalimin e kohës. Ndaj librit në ato vite pati presione, ndalime, kritika. Për herë të parë pas daljes së këtij romani mendova se do të më arrestonin, pasi fryma anti-sistem në të ishte e dukshme.
Dhe cili është këndvështrimi juaj ndaj njeriut dhe shkrimtarit Ismail Kadare të vitit 1981? Mendoni se keni ndryshuar shumë? Dhe nëse po, si?
Nuk mendoj se kam ndryshuar. Ne letërsi gjërat ndryshojnë shumë ngadalë, në mendjen e shkrimtarit gjithashtu, e kjo është diçka pozitive. Në vitin 1981 pikëpamjet e mia mbi totalitarizmin, kërkonin të konfiguronin një Shqipëri evropiane ashtu siç ishin rrënjët e saj. E kam mbrojtur këtë pikëpamje me veprat e mia, në mënyrë të natyrshme, duke besuar në një përkatësi të hershme evropiane të këtij populli që jetoi një nga sistemet më të egra komuniste. Gjithë vepra ime përpiqet të orientojë lexuesin drejt një zgjimi të brendshëm, por dhe aq të bukur që letërsia mund ta japë, dhe pse në ato vite dukej e pamundur.
Për një person si unë, që sot lexon për herë të parë veprën “Pallati i ëndrrave”, ky roman është befasues sepse është shumë aktual. Mendonit se po shkruanit mbi të gjitha një alegori të regjimit komunist shqiptar? Apo ishit në dijeni, tashmë që në atë kohë, për shtrirjen universale dhe të përjetshme të romanit?
Shkrimtari e ndjen me intuitë për gjërat që shkruan e jeton, se duke qenë të kohës ato janë njëkohësisht të përjetshme. Për fat të mirë kjo temë që zhvillohet në këtë roman është e përjetshme. Vepra është një satirë e totalitarizmit, që kalon kufijtë lokalë e kombëtarë. Thagma e këtij romani është shkruar te një nga novelat që kam shkruar paralelisht në atë kohë. Ndoshta te “Qorrfermani” kam idenë e një personazhi që të çon tek ëndrra. Më vonë, ky mendim do të fekste tek unë kur dëgjova mbi disa vjedhje në Tiranë. Vjedhje të çuditshme, groteske, në plan të parë, por që zgjuan tek unë projektimin e skëterrës. Kishte kohë që më joshte projektimi i një skëterre. E kam treguar këtë e në librin “Kohë për rrëfim”, një bisedë me një studiuese shqiptare ku them se “E dija që ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të shkruaja një vepër të tillë. Vetëm pasi shkrova dy kapitujt e parë të veprës, ndjeva se po realizoja atë që më ishte dukur e pamundur: skëterrën. Ishte një lloj mbretërie e vdekjes ku, në mos ne vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, një pjesë e jetës sonë që gjendej matanë, ndërkohë që ne ishim këtej. Romani pasqyron tensionin midis etnicitetit kombëtar dhe atij perandorak për një individ e dinasti, fati i të cilëve është i lidhur njëkohësisht me politikën kombëtare e atë ndërkombëtare. Isha i vetëdijshëm për fatalitetin që mund të më sillte ky libër, por aq i bindur në fuqinë universale të kësaj teme.
A është fuqia e ëndrrave në roman e ngjashme me fuqinë e informacionit në botën e sotme?
Imazhet e fuqishme dhe logjika gati surreale e bënin personazhin e këtij romani Mark Alemin shpesh të pafuqishëm përballë fuqisë së ëndrrave. Bota njerëzore ka aftësinë të përshkruajë e përsërisë veten në shumë forma, të gjejë mënyra për t’i mbijetuar pengesave. Alegoria e “Pallatit të Ëndrrave” në kontekstet e reja kulturore, shoqërore, apo një bote e cila tashmë po përballet me konflikte të reja më ashpra siç janë dy vatrat e luftërave të reja, që po sjellin një kërcënim për stabilitetin, rikthen vëmendjen tek nevoja e urtësisë njerëzore. Fuqia e informacionit në kohët e sotme po rikthen një tjetër totalitarizëm, atë mbi kulturën. Ruajtja e kulturës në këto ujëra të fuqishme të informacionit është detyrë e njerëzve të shkrimit.
Çfarë mendoni për përpjekjet e teknologjisë, e cila po funksionon (punon) kudo në botën bashkëkohore, nga Kina në Silicon Valley, dhe po bëhen përpjekje të digjitalizohet gjithçka, dhe si rrjedhojë ndoshta një ditë a do të mund të arrihet deri aty sa të kontrollohet mendimi njerëzor?
Kjo është një përpjekje e pamundur.
Çfarë roli luajti vepra “Pallati i Ëndrrave” në lidhje me situatën tuaj në Shqipëri edhe në lidhje me vendimin që ju morët për të jetuar në Paris?
Ky roman më solli shumë telashe dhe pse isha mësuar me telashe. Zakonisht botimi i veprave të mia shoqërohej gjithnjë me kritika në shtyp, mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve. Kudo në Tiranë flitej se “është ndaluar libri i Kadaresë dhe pritet dënimi”. Botimi i veprave të mia në Francë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në lidhje me situatën në të cilën unë si shkrimtar ndodhesha në Shqipëri. Franca, lexuesi perëndimor ka luajtur një rol në shpëtimin e situatës sime. Më vonë në Kafe Rostand në Paris kam takuar një gazetare franceze e cila më ka treguar se ka shkuar në ambasadën tonë dhe ka pyetur mbi gjendjen time. Erdhën shumë informacione nga Perëndimi, që shtypi i huaj interesohet për Kadarenë dhe kjo e trembi Enver Hoxhën. Në këtë rast veproi mekanizmi i mbrojtjes perëndimore. Ka qenë periudha më e zezë në jetën time.
Largimi im drejt Francës duke ikur përgjithmonë nga vendi im erdhi në rrethana kur kuptova se kjo ishte mënyra e vetme për të ndryshuar kursin e regjimit në Shqipëri. Udhëheqësi komunist i asaj kohe duket se nuk do ta bënte një veprim të tillë. Ika kur mendova se ky veprim do të luante një rol për rënien e komunizmit në vend.
Keni lindur në të njëjtin qytet, Gjirokastër, me diktatorin Enver Hoxha. Cila ka qenë marrëdhënia juaj me të?
Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie personale me të. Ne kemi qenë komshinj, në lagjen më të vjetër e më të madhe të Gjirokastrës, te rrugica që unë i kam ringjallur emrin e çuditshëm “Sokaku i të marrëve”. Në Gjirokastër Enver Hoxha nuk njihej shumë gjatë luftës, pasi shtëpitë gjirokastrite kishin shumë identitet të fortë dhe nuk lejonin spikatjen e identiteteve të zbehta. Mendimi im i gjithëkohshëm për Enver Hoxhën ka qenë jo pozitiv. Nuk gjendet në veprën time askund ndonjë përshkrim ku të theksohet admirimi për të. Kjo shpaloset qartë, sidomos, te “Dimri i vetmisë së madhe”, ku ai përshkruhet gjerësisht në biseda me të tjerët dhe s’ka ndonjë ndryshim midis tij dhe galerisë së personazheve krejtësisht negative të atij që quhej blloku komunist.
Në moshën 11-vjeçare ju kopjuat me dorë të gjithë Makbethin. Pse Shekspiri ishte kaq i rëndësishëm për ju?
Tragjedia e Shekspirit pushtoi mendjen time që kur isha ende fëmijë. Makbethi shfaqi para meje botën e letërsisë. U dhashë pas kësaj magjepsjeje siç i jepesh një feje. Me mendimin se po ta kopjoje librin bëhet yti, pra bëheshe autor, e kopjova të gjithin me dorë me një laps e një letër. Ky ishte një koncept i çuditshëm që nuk e di se nga më lindi dhe nuk arrij ta shpjegoj dot, por një ide e tillë më vazhdoi për një kohë shumë të gjatë, duke menduar se përderisa unë kopjoja një libër, isha njëkohësisht dhe pjesëmarrës në krijimin e tij. Kështu, pasi kopjova një pjesë të Makbethit, jetoja vetëm me të. Shekspiri ka qenë gjithnjë i rëndësishëm në veprën time e vijon të jetë si një mjeshtër që të udhëheq drejt portave të letërsisë së madhe.
Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të mërguar, si Conrad, Nabokov apo Kundera, ju nuk e keni braktisur kurrë gjuhën tuaj origjinale, shqipen. Përse?
Mendoja se mund ti jepja më shumë artit tim me këtë gjuhë. Gjuha shqipe më ka dhënë gjithë hapësirën për të shprehur përmes saj përfytyrimet e mia. Nuk kam ndjerë asnjëherë pengesë në artin tim nga kjo gjuhë, por jam magjepsur vazhdimisht pas bukurisë së saj.
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme në Greqi. Mësohet se ai u përfshi në një aksident tragjik. Mësohet se shqiptari ishte prerë ullinj, ndërsa një prej trungjeve të mëdha është shkëputur duke i rënë sipër dhe e ka shtypur.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca që ka marrë trupin e pa jetë të 45-vjeçarit. Viktima me origjinë nga Shqipëria, jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij.
I shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze. Mediat vendase shkruajnë se pasi ka parë se ishte rrethuar nga forcat speciale turke, shqiptari ka tentuar të arratiset me një automjet të cilit i ishin hequr targat duke kaluar në pjesën e shtëpisë që të çon në garazh.
Ai kishte me vete edhe një armë pa leje dhe u përpoq t’u rezistonte ekipeve që e ndaluan, u kap para se të hipte në automjet. Gjatë kontrollit në adresë, përveç pistoletës u sekuestruan edhe 2 karikatorë, 13 fishekë, 16 karta SIM, 12 celularë, 2 laptopë dhe 4 USB. Ai ka hyrë në Turqi më 24 shtator me një identitet të rremë.
44-vjeçari konsiderohej si shqiptari më i kërkuar në botë për një seri krimesh, deri edhe përfshirje në vrasje, por kryesisht për trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë. Rexhepi kishte hyrë në Turqi me një pasaportë kolumbiane, nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Policia shqiptare bëri të ditur se Zyra Qendrore e Interpol Tiranës dhe institucionet e drejtësisë, kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tij.
Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e lirë” se Rexhepi ndiqej prej vitesh nga autoritetet italiane. Ai tha se këto autoritete e kanë vëzhguar prej vitesh dhe se kanë e gjetur nëpërmjet fëmijëve.
“Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll. Kishte një vit që ishte spostuar atje me familjen. Është nga fshatrat e Vlorës, emrin e vet e ka Gramoz, e ka emër të ndryshuar. Para se të shkonte në Turqi, ka qenë në Kolumbi. Është martuar me një zonjë nga Kolumbia që është ndaluar edhe mbrëmë. Ka dy fëmijë.
Operacionin e kanë bërë turqit, por gjithçka e kanë organizuar italianët. Ata kanë ditur lidhjen e tij dhe se kishte dy fëmijë dhe kanë ndjekur fëmijët. Ata kanë ndjekur fëmijët, dhe kjo ka qenë ndër arsyet që u zbulua dhe gabimi që është bërë nga Rexhepi” – tha Kulla.
Rexhepi ka një histori të pasur kriminale që nga fundvitet ’90 në Shqipëri, ku ai rezulton të jetë autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë Krujë në 1998. Ai do të arrestohej më pas në vitin 2006, por do të arratisej në mënyrë të çuditshme nga komisariati i Durrësit kur ishte duke kryer procedurat e marrjes në pyetje.
Ai do të shpallej në kërkim ndërkombëtar, dhe në vitin 2013, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e dënoi me 25 vjet burgim, për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e dënoi me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”, në rrethana rënduese.
Ndërkohë, Rexhepi kishte ngritur një rrjet të tërë të trafikut të kokainës, dhe ishte arrestuar dy herë të tjera në Europë, si nga një burg në Itali ashtu dhe nga një tjetër në Belgjikë. Në 2014 ai u arrestua në Ekuador, si pjesë e një operacion të gjerë antidrogë. Mediat thonë se ai përdorte celular edhe në burg. Ai u dënua me 13 vite burg në 2015, por në nëntor të 2021 u la i lirë nën mbikëqyrje.
Nga Ekuadori, dyshohet se ai urdhëroi në dhjetor të vitit 2019, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Jan Prengës, si hakmarrje ndaj vëllait të këtij të fundit, të cilin Rexhepi e konsideronte përgjegjës për zhdukjen e një sasie shumë të madhe kokaine në Angli.
Kartela kriminale e Dritan Rexhepit, llogaritë e tij të hapura me drejtësinë e 4 shteteve
Teksa Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll, pasi ishte në kërkim ndërsa ishte personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtarisht, do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.
I shumëkërkuari në Shqipëri, Rexhepi ishte i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe trafik droge. Kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikun e kokainës.
Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
I shtrirë përtokë gjatë arrestimit, bosit të drogës iu gjetën edhe shuma eurosh dhe bizhuteri floriri dhe ora të shtrenjta.
Në Belgjikë, Holandë, Mbretëri e Bashkuar dhe në vendet e Amerikës Latine njihet si kreu i një prej grupeve të rrezikshme të trafikut të kokainës drejt Europës.
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.
Dritan Rexhepi akuzohet në Shqipëri se porositi rrëmbimin e Jan Prengës. Babai i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.
Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë. Ai nuk konsiderohej kaq i rrezikshëm por ishte një student i Juridikut, i ardhur nga Vlora. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shënderrohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador. Ai u dënua nga Ekuadori dhe u lirua më kusht. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello. Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false./BW
Profili nga Wall Street Journal/ Një narcos shqiptar si Dritan Rexhepi
Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi është një goditje e fortë për krimin me origjinë nga Shqipëria. Rexhepi, që qëndron në krye të së ashtuquajturës “Kompania Bello” është në majë të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës me ndikim në të gjithë Europën.
Ai u kap në Stamboll me pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia me nënshtetësi kolumbiane. Operacioni i forcave speciale turke ishte në bashkëpunim me policinë italiane.
Emri i Dritan Rexhepit u mitizua në media për shkak të arratisjeve të shumta dhe pasi u zbulua se nga burgu i Ekuadorit, vlonjati vazhdonte të drejtonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës në disa vende europiane. Wall Street Journal i dedikoi një shkrim disa muaj më parë, pasi emri Rexhepi u arratis së fundmi nga burgu i Guajakil dhe ndërsa ishte kthyer në një shqetësim për autoritetet italine, që kishin zbuluar se furnizimi me kokainë në jug të Italisë vinte nga Holanda.
Shkrimi i plotë më poshtë:
FIRENCE, Itali—Policia këtu thotë se e gjurmoi një rrjet të përhapur që përmbyti Europën me kokainë tek një mbret i pamundur: një vrasës shqiptar i burgosur në Ekuador.
Operacioni shumëvjeçar ekspozoi sesi grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rivale të SHBA-së si tregu më i madh për kokainën, sipas DEA-s amerikane.
Policia thotë se shqiptari, Dritan Rexhepi, e merrte kokainën nga Kolumbia nga një shoku i tij i burgosur. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona dollarë në anije me kontejnerë në portet në Holandë, transferoi të ardhurat dhe urdhëroi sulme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë dy vrasje, sipas zyrtarëve italianë.
Rrugët e ngarkuara tregtare, kufijtë e hapur dhe komunikimet moderne të sigurta kanë ndihmuar grupe si i Rexhepit të nxisin etjen e Europës për kokainë. Operacioni për rrëzimin e rrjetit të tij, i udhëhequr nga Komisionerja e Policisë së Firences, Erminia Del Prete dhe që përfshin prokurorë dhe kolegë vendas në të gjithë Europën, ishte një sukses i dukshëm për autoritetet në kontinent, të cilët po luftojnë për të ndërprerë fluksin.
Pjesa më e madhe e dërgesave hyjnë në Europë përmes porteve komerciale të fshehura në kontejnerë që janë shumë të shumtë për t’u kontrolluar. Sapo del në breg, kokaina zhduket shpejt. Vendet e Bashkimit Europian kanë hequr kufijtë e brendshëm, por forcat e policisë mbeten kombëtare. Europol, agjencia policore e BE-së, është bërë një qendër thelbësore për bashkëpunim, por zyrtarët thonë se pengesat gjuhësore dhe burokratike mbeten dhe se atyre u duhen më shumë burime.
Janë shfaqur grupe të reja kriminale. Zyrtarët europianë thonë se rrjeti i zotit Rexhepi, i njohur si Kompania Bello, ishte një nga më të mëdhenjtë e lidhur me Shqipërinë, një vend i vogël ballkanik me një diasporë të madhe në Europë.
“Grupet shqiptare janë vërtet të forta,” thotë Francesco Messina, drejtor antikriminal i policisë së Shtetit të Italisë. “Ata kanë pushtuar tregun e [kokainës] aq shumë sa që tani janë ndër grupet më të forta kundër të cilave duhet të luftojmë.”
Hetimi gjashtëvjeçar përfundoi shtatorin e vitit të kaluar duke shënuar më shumë se 100 arrestime në 10 vende për trafik ndërkombëtar droge dhe sulme. Italia i ka kërkuar Ekuadorit ekstradimin e z. Rexhepi me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një shoqate kriminale transnacionale të angazhuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Wall Street Journal: në gjurmët e narkos-it shqiptar Dritan Rexhepi,
Rexhepi, 41 vjeç, nuk mund të kontaktohej për koment. Avokati i tij në Ekuador u qëllua dhe u vra në prill. Një avokat që e ka përfaqësuar së fundmi në Shqipëri nuk pranoi të komentojë.
Autoritetet e burgut në Ekuador thanë se të burgosurit nuk kanë akses te celularët. Në praktikë, autoritetet njoftojnë rregullisht se kanë konfiskuar telefona, drogë dhe armë nga të burgosurit.
Të dhënat e ngritjes dhe rënies së grupit të Rexhepit bazohen në intervista me një gjysmë duzinë zyrtarësh të zbatimit të ligjit italianë dhe europianë, si dhe në dokumentet e gjykatës italiane.
Operacioni që futi në kurth Rexhpin filloi me një kontroll policor në Forence në vitin 2014.
Policia ndaloi disa shqiptarë që grindeshin për biznesin e prostitucionit dhe hetimet e mëtejshme zbuluan lidhje të mundshme me trafikun e drogës.
Gjatë një kontrolli apartamentesh, policia zbuloi një BlackBerry që përmbante 10 PIN, kode të lidhura me pajisje të tjera, por pa emra apo numra telefoni për të identifikuar pronarët e tyre.
Një gjykatës urdhëroi BlackBerry Ltd. të sigurojë akses në mesazhet e koduara të një PIN që ishte ende aktiv. Mesazhet zbuluan se një grup shqiptarësh sillnin kokainë nga Holanda për të furnizuar një grup të fuqishëm kriminal në jug të Italisë.
“Këtu e kuptuam se ata duhet të jenë një organizatë e madhe me tregun e vet,” thotë zonja Del Prete, një veterane policie 33-vjeçare e mësuar të përleshet kryesisht me tutorët vendas dhe shitësit e drogës.
Policia fitoi akses në më shumë PIN ndërsa vendet e tjera iu bashkuan hetimit, duke zbuluar se shqiptarët po përdornin Holandën si një qendër për të shpërndarë kokainën në të gjithë Europën.
Del Prete dhe katër kolegë të saj lexuan mesazhe nga e gjithë bota që mbërrinin pothuajse në kohë reale.
Ekipi i saj krijoi llogari të rreme në rrjetet sociale për të monitoruar profilet e të dyshuarve, duke përdorur “pëlqime” dhe komente në foto për t’i përshtatur ato me llogaritë e BlackBerry.
Në vitin 2016, ata e dinin se mbreti ishte në Ekuador, por nuk mund ta identifikonin atë. Më pas, të dhëna të çuditshme dolën nga bisedat e tij.
“Po dal për ajrosje”, shkroi ai në një mesazh. “Më duhet të fsheh telefonin tim,” tha ai në një tjetër.
Kur në një bisedë tjetër ai përmendi një dënim, zonja Del Prete thotë se ai ishte pas hekurave dhe policia shpejt e identifikoi Rexhepin.
Ai u formësua nga gjendja ekonomike dhe dhuna kriminale që pushtoi Shqipërinë në vitet 1990, pasi vendi doli nga sundimi komunist.
Në vitin 1999, kur ishte ende adoleshent, ai qëlloi me breshëri Kallashnikovi një polic në një local. Ai ishte paguar për atentatin dhe plumbat e tij vranë edhe dikë tjetër, sipas Arben Frashërit, një ish-prokuror i lartë shqiptar.
Policia e arrestoi Rexhepin vetëm në janar 2006 në kryeqytet, Tiranë.
Po atë mbrëmje, Rexhepi u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje pasi hapi me gisht një bravë me defekt dhe i tha një roje që policia kishte mbaruar punë me të. Një gjykatë më vonë e dënoi në mungesë për vrasje.
Ky ishte i pari nga tri arratisjet nga burgu pasi policia europiane e ndoqi në të gjithë kontinentin për trafik droge dhe akuza të tjera. Në Itali, ai sharroi hekurat e qelisë dhe u arratis. Në Belgjikë, ai shpëtoi duke u ngjitur mbi një mur.
Një reporter shqiptar vitin e kaluar publikoi atë që ai tha se ishte një intervistë me Rexhepin, në të cilën i dënuari tha se akuzat e rreme të vrasjes e kishin bërë atë të largohej nga vendi, duke I pamundësuar sigurimin e një pune legjitime në Europën Perëndimore dhe detyruar ti futej jetës së krimit dhe të drogës.
“Instinkti i mbijetesës më çoi në atë drejtim”, citohet të ketë thënë ai.
Herën tjetër që policia e kapi ai ishte në Ekuador në qershor 2014, në posedim të më shumë se 272 kg kokainë, sipas Interpolit, organizatës ndërkombëtare të policisë.
Në burg Rexhepi ishte aleat me një trafikant droge nga Ekuadori me lidhje me kartele të fuqishme në Kolumbi dhe Meksikë.
Kokaina dërgohej përtej Atlantikut me anije me kontejnerë, kryesisht në portet e Holandës, ku një anëtar i bandës kishte lidhje korruptive. Rreth 50 kg kokainë në ditë do të silleshin në breg, do të hidheshin në qendrat e magazinimit dhe përpunimit, më pas do të transportoheshin në Itali dhe tregje të tjera duke përdorur makina me shtresa të dyfishta.
Rexhepi kishte nën urdhra të drejtpërdrejtë një numër shqiptarësh në Ekuador, Holandë, Itali dhe Shqipëri dhe partnerë biznesi në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, të cilët kontrollonin kanalet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë kontinentin.
Ndërsa grupi i Rexhepit u zgjerua, ai kërkoi të dallohej.
“Le të dalim në treg me emrin tonë”, i shkruante koordinatori i grupit në Itali Rexhepit në mars 2016. “Marka jonë ende nuk njihet”.
Rexhepi ia ktheu, duke propozuar emrin Bello, apo e bukur. Tullat me kokainë të grupit u vulosën shpejt me këtë markë.
Shishet Metaxa te hetuesve pas cdo aksioni kunder Rexhepit
Rexhepi e drejtoi kompaninë Bello me karizëm dhe dhunë. Ai urdhëroi sulme dhe të paktën dy vrasje, një në Ekuador dhe një në Shqipëri, sipas policisë italiane. Bashkëpunëtorët e arrestuar refuzuan të flisnin, duke përmendur frikën e hakmarrjes ndaj familjeve të tyre, thotë zonja Del Prete.
Shqiptarët në vështirësi i drejtoheshin atij për ndihmë. Kur Rexhepi zbuloi se tre bashkatdhetarë ishin arratisur nga një burg i Romës në orën 3 të mëngjesit në fund të vitit 2016, ai organizoi një gomone për t’i marrë në bregdetin jugor të Italisë për t’i çuar në Shqipëri.
Rexhepi lëvizi para përtej Atlantikut duke përdorur sistemin kinez feiqian, ose paratë fluturuese, ku paratë e depozituara te një agjent në një vend mund të tërhiqen nga dikush në një vend tjetër, kryesisht pa lënë gjurmë. Ai gjithashtu kursente para në komisione duke përdorur korrierët e tij. Në qershor 2016, policia e Firences informoi kolegët ekuadorianë, të cilët kapën një korrier në aeroportin Guayaquil me 350,000 euro, të fshehura në anët e një valixheje.
Ekipi i zonjës Del Prete festonte çdo kapje parash dhe kokaine me një shishe Prosecco ose konjaku grek (Metaxa-shënim i Politiko). Rreth 20 shishe tani rrinë mbi një raft në zyrën e saj të vogël.
“Ishte një provë e madhe për ne,” thotë ajo. “Nuk kishim bërë diçka të tillë më parë këtu në Firence.”/ Wall Street Journal
Një 53-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit, ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll.
53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar, raportojnë mediat e ekuadoriane.
Banorët dhe disa shitës të zonës thanë për autoritetet se në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Ata u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.
Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.
Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.
Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të vlefshme në Ekuador, prandaj mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij, ose vëllai i tij që banonte në Kanada.
Kujdes! PAMJE TE RENDA/ Si u ekzekutua në atentat shqiptari në Ekuador
Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar rreth orës 20.30 të së premtes, me orën lokale, përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.
Guayaquil , se confirma que el ciudadano que murió tras ser víctima de sicarios en los exteriores del hospital Luis Vernaza era de nacionalidad Albanesa .. pic.twitter.com/hRUxuwN372
Për të kaluarën e shqiptarit detajet janë të pakta dhe nuk është e qartë nëse ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.
Detaje të reja/ Flet gruaja e shqiptarit të vrarë në Ekuador: Ndodhi para syve
Një tjetër shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil në Ekuador mbrëmjen e kësaj të premteje. Viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij e cila po vizitonte babanë e sëmurë.
Vetë shqiptari po qëndronte brenda automjetit të tij të parkuar në oborrin e spitalit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale. Sipas mediave ekuadoriane, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë. Njëri prej tyre qëlloi disa herë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, kalimtarët e rastit janë munduar t’i japin ndihmë, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.
“Po i rrjedh gjak. Po vdes! Kujdesu për të! Thirrni policinë!” – dëgjohen të bërtasin disa persona. Sipas të dhënave, shqiptari ka marrë 9 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Shumica të pranishmëve që kanë parë ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar.
Disa të tjerë i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë. E kanë zbritur nga makina dhe e kanë çuar në derën e urgjencës, por pasi nuk ka marrë vëmendje e kanë transferuar në një shtëpi të kujdesit ku vdiq ku 53-vjeçari ndërroi jetë pas pranimit.
Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se ai nuk punonte, pasi nuk ishte i legalizuar në Ekuador. Sipas saj, ai ndihmohej me para nga Shqipëria ose nga një vëlla që kishte me banim në Kanada. Ajo tha se nuk e kishte idenë për arsyet e vrasjes.
Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje me grupacionin ndërkombëtar “Saubermacher” për menaxhimin mbeturinave. Kjo kompani do të menaxhoj 49% të aksioneve të ndërmarrjes komunale për mbeturina, ndërsa komuna do të ketë 51%. Kasami tha se kjo kompani menaxhon mbeturinat në disa qytete europiane, të cilat janë qytetet më të pastra.
“Tetova sot behët pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Sauber maher” e cila vepron në Austri, Gjermani Çeki, Hungari dhe Slloveni duke përfshirë një numër të madh të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilët në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytete më të pastra dhe më pak të ndotura”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Përfaqesuesei i kompanisë “Sauber maher” tha se ata do të angazhohen që Tetova të jetë qytet i pastër.
“Është nder për ne të punojmë me qytetin e Tetovës, me gjithë këtë potencial dhe zhvillim me njerëzit e Tetovës. Ne “Sauber maher” po punojmë në drejtim të menaxhimit të mbeturinave në disa shtete, dhe po ashtu në këtë drejtim do punojmë edhe në Tetovë dhe të sigurojmë që qytetin të jetë i pastër si shumica e qyteteve ku ne punojmë. Përgjegjësitë dhe obligimet që ne tashmë i morëm me këtë marrëveshje, ne po i marrim shumë seriozisht dhe do e shihni se shpejtë qyteti do rezultojë me rrugë më të pastra dhe mjedis më të pastër”, theksoi Andreas Opelt, përfaqësues i kompanisë “Sauber Maher”.
Kasami tregoi se marrëveshja është që menaxhohen të gjitha mbeturinat, si në qytet po ashtu edhe në fshatra.
“Marrëveshja përfshinë grumbullimin transportimin e mbeturinave komunale por behët fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për gjithë komunën e Tetovës, jo vetëm për pjesën e qytetit që do të thotë se marrjes së menaxhimit nga partneri privat do të largohet dhe deponia ilegale, transfer stacioni do të funksionoj edhe në bazë të lokacionit që është paraparë për trajtimin e mbeturinave në fshatin Falisht”, pohoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Ndërmarrja Publike Komunale është ndarë në dy kompani. Komuna e Tetovës do të menaxhojë me ujësjellësin dhe gjelbërimin, ndërsa me mbeturinat kopmania “Sauber maher “. Të punësuarit NPK “Tetova” kanë problem me rrogat, por sipas Kasamit tanimë nuk do ta kenë këtë problem, sepse kjo ka qenë një nga kërkesat e komunës ndaj kopmanisë.
✍️ Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për PPP me kompaninë sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit. Tetova nga sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermacher”, e cila vepron në Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe në Slloveni, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 5️⃣0️⃣ komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytetet më të pastra dhe më pak të ndotura.
♻️ Atë që e kemi premtuar në fillim të mandatit se do të punojmë për një Tetovë të pastër pa mbeturina, po e bëjmë realitet. Dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipit të ekspertëve të angazhuar nga komuna. Bashkë me ekipin e grupacionit Saubermacher janë bërë analiza dhe studime në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, grumbullimin dhe deponimin e tyre për të ardhur në përfundimin që sot po e kurorëzojmë me sukses.
✅ Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje, kështu duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj qytetit. Nga sot e tutje Tetova do ketë një problem më pak, nga shumë probleme të shtresuara nga e kaluara!
Komuna e Tetovës dhe Saubermaher austriake (Saubermacher AG) e përfaqësuar nga Saubermaher Sloveni, në prani të një përfaqësuesi të Ambasadës Austriake Martin Pamer dhe udhëheqësëses së Departamentit Tregtar në Ambasadën Austriake, Biljana Edelinska, sot nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat, për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave komunale në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës deri te një deponi rajonale.
Saubermaher është një kompani ndërkombëtare, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave me qendër në Feldkirhen, pranë Grazit. Kompania familjare u themelua në vitin 1979, nga Hans dhe Margret Roth, dhe është një partner kompetent për rreth 1,600 komuna dhe mbi 42,000 biznese. Kompania aktualisht ka më shumë se 3,600 punonjës në shtatë vende.
Me vizionin e saj “Zero mbeturina”, kompania ndjek qëllimin e saj për të përpunuar të gjitha materialet e mbeturinave deri në një nivel të tillë, që proporcionet në rritje të çdo mbeturine të mund të riciklohen. Fokusi i operacioneve të kompanisë janë klientët e saj, të cilët përfitojnë nga cilësia dhe kompetenca më e lartë e detyrave të kryera, të kombinuara me “rajonalizmin” dhe qëndrueshmërinë e modelit të punës.
Saubermaher është partner në 19 partneritete publike private në Evropën Qendrore (përfshirë Grazin), është një lider global në riciklimin e baterive (litium-jon), dhe me risitë e tij dixhitale si “kutia e mbeturinave”, aplikacioni i tij i shërbimit “Daheim” [shtëpi] dhe koncepti i tij “Mbeturinat inteligjente”, po përmirëson vazhdimisht pozicionin e tij në treg.
Kompania e re duhet të rrisë nivelin e menaxhimit të mbeturinave, që nënkupton grumbullimin në kohë dhe me cilësi të mbeturinave komunale në të gjithë Komunën, si dhe asgjësimin në kohë të mbeturinave në deponinë rajonale Rusino. Ndërmarrja ekzistuese publike NKP Tetovë, është transformuar dhe disa nga punonjësit do të kalojnë në kompaninë e sapokrijuar.
Saubermaher do të investojë në kompaninë e re, për të modernizuar pajisjet ekzistuese për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave, dhe përmes modelit të saj të provuar të punës dhe trajnimit të punonjësve do të mundësojë ngritjen e nivelit të menaxhimit të mbeturinave, me qëllimin përfundimtar për një Tetovë shumë më të pastër dhe qytetarë të kënaqur. Pjesë e detyrimeve të kompanisë së re do të jetë edhe edukimi dhe puna me qytetarët, në mënyrë që të fitohen shprehi të reja më të mira për depozitimin e mbeturinave komunale, si dhe të mbeturina të tjera specifike.
Kompania sllovene: Do ta bëjmë Tetovën të pastër të garojë me qytetet evropiane, komuna nënshkruajti marrëveshje (Video)
Me nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet publiko-privat me Komunën e Tetovës, Kompania sllovene e grupacionit “Saubermaher” edhe zyrtarisht mori për obligim menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Sllovenët premtojnë se do ta bëjnë Tetovën të pastër dhe që do të garojë me qytetet evropiane, megjithatë fillimi do të jetë i vështirë, shkruan Portalb.mk.
Kryetari i Komunës së Tetovës, BilallKasami theksoi se me këtë marrëveshje Tetova bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermaher” e cila vepron në Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe Slloveni duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve, ku vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuara si qytetet më të pastra.
“Marrëveshja përfshin grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në të gjithë komunën jo vetëm të qytetit. Ndërkaq më vonë do të punohet edhe në selektimin e mbeturinave”, tha Kasami i cili shtoi se janë bërë analizat dhe studimet për menaxhimin e mbeturinave.
Komuna e Tetovës do të mbikëqyrë procesin e implementimit të marrëveshjes me partnerin privat ndërkaq, këta të fundit do të faturojnë shërbimet për qytetarët. Kasami tha se nuk mund të ketë rritje pasi çmimet përcaktohen nga Komisioni Rregullator. Ndërkaq theksoi se punëtorët nuk do të kenë vonesa në paga.
Nga “Saubermaher” theksuan se do të punojnë me Tetovën dhe do të sigurojnë që qyteti të garojë me qytetet më të pastra dhe më të zhvilluara me të cilat ata punojnë.
“Përgjegjësitë dhe detyrat që ne i morëm tani nga kjo marrëveshje do t’i marrim shumë seriozisht dhe do t’i përmbushim, dhe do të shihni se së shpejti menaxhimi me mbeturina do të përmirësohet, me rrugë më të pastra dhe ambient më të pastër”, tha AndreasOpelt.
Portalb.mkpyeti përfaqësuesit sllovenë se në kontekstin dhe kushtet e menaxhimit me mbeturinat në Tetovë, si do sigurojnë që do e zgjidhin këtë problem.
Opelt theksoi se si Saubermaher punojnë me më shumë se 20 qytete në shtete të ndryshme dhe me disa nga ata kanë filluar para 20-30 viteve ku niveli ishte shumë i ulët dhe se kanë eksperiencë me dekada se si ta bëjnë këtë.
“E dimë se është sfidë këtu dhe mendojmë se kemi mjaft eksperiencë për ta sjellë atë në nivel të mirë dhe për këtë kemi hyrë në këtë projekt, dhe besojmë se do sjellim përfitime te qytetarët dhe qyteti. Do të jetë punë e vështirë në vitet e para por pastaj do të arrijmë në nivel më të mirë”, tha Andreas Opelt.
Nënshkrimit të kësaj marrëveshje i parapriu miratimi i vendimit nga ana e Këshillit Komunal të Tetovës në shtator 2023 ku të gjithë këshilltarët njëzëri votuan pro këtij vendimi. Komuna paraprakisht zhvilloi tender në të cilin u përzgjodh kompania nga Sllovenia për të kryer këtë shërbim, e cila ishte e vetmja që kishte aplikuar në shpalljen publike. Tenderit i parapriu studimi i fizibilitetit mbi justifikimin e partneritetit publiko-privat, i cili u miratua në mars 2023 po nga Këshilli Komunal ku edhe u soll vendimi për fillimin e procedurës. Më pas u hap thirrje publike dhe aty si ofertues ka pasur vetëm një kompani e cila është “Saubermaher” nga Sllovenia.
Sipas komunës, parashihet që kompania sllovene të bëjë grumbullimin e të gjitha mbeturinave dhe të bëhet bartja deri te deponia Rusino si dhe në ndërkohë do të duhet të bëhet selektimi i të njëjtave.
Nga Komuna kanë sqaruar gjithashtu se partneri privat obligohet që të bëjë transferimin e vendeve të punës nga ndërmarrja publike, konkretisht të punonjësve të higjienës komunale në partneritetin e ri, nga ku 31 duhet të jenë staf administrativ dhe 61 duhet të jenë staf teknik.
Kujtojmë se në janar të vitit 2023 Këshilli Komunal mori vendimin që Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” të ndahet në dy subjekte të reja, edhe atë Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” e cila do të merret me ujësjellësin dhe Shoqëria për Prodhim dhe Shërbime Komunale “Oaeneum” e cila do merret me higjienën komunale. Arsyeja pse “Oaeneum” u bë shoqëri tregtare, siç paten sqaruar nga komuna ishte pikërisht se në procedurë të partneritetit publiko privat ligji e kërkon të jetë shoqëri tregtare jo ndërmarrje publike. Ndërkaq NPK-ja aktuale do vazhdojë me veprimtaritë që ngelin, konkretisht veprimtaria e tregut, gjelbërimit dhe varrezave të qytetit, pra tre veprimtari.
Ndryshe, Tetova me vite të tëra përballet me problemin e mbeturinave, ndërkaq punëtorët e NPK-së punojnë në kushte të vështira dhe me rroga në minus, kjo për shkak të bllokimit të llogarisë të NPK-së. Me këtë vendim për partneritet publiko-privat pritet që këto problem të zgjidhen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të Forumit të Paqes që organizohet në Paris është pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Kurti ka marrë pjesë në darkën e zhvilluar mes krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Kujtojmë se më pak se një muaj më parë Presidenti i Francës Macron vizitoi Shqipërinë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e tij për pezullimin e vizave për Kosovën, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar deri në sqarimin e situatës.
Mes pengjeve të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levy një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.
Informacionin e ka dhënë Rashel Levy Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.
“Zoti Shaul Levy, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer.
Familja e saj ka bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar 19-vjeçaren. a.c./dita
Dëshmitë dhe të dhënat e mbledhura nga zogjtë grabitqarë po ndihmojnë ushtrinë izraelite të gjejë trupat nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit. Shqiponjat, shkabat dhe zogjtë e tjerë grabitqarë, të pajisur me pajisje gjurmuese, kanë kontribuar në kërkimin e mbetjeve njerëzore, tha eksperti i jetës së egër Ohad Hatzofe i Autoritetit të Natyrës dhe Parqeve të Izraelit.
“Kur filloi lufta, disa rezervistë m’u afruan dhe më pyetën nëse zogjtë e mi mund të ndihmonin me ndonjë gjë,” tha Hadjofe, i cili drejton një program për monitorimin e shkabave të rrezikuara, të cilat ushqehen kryesisht me kafshë të ngordhura, si dhe shqiponja dhe zogj të tjerë grabitqarë.
Si pjesë e programit, qindra zogj janë pajisur me pajisje gjurmuese GPS për të studiuar zakonet e tyre të migrimit dhe të të ushqyerit, si dhe kërcënimet mjedisore me të cilat përballen. Më 23 tetor, njëra prej tyre, një shqiponjë e rrallë deti që ishte kthyer në Izrael një ditë më parë pasi kaloi verën në Rusinë veriore, u gjet pranë Kibbutz Beri, pak jashtë Rripit të Gazës.
“Unë ia dërgova informacionin ushtrisë,” tha Hadzofe. “Ata shkuan për t’i verifikuar dhe gjetën katër trupa,” tha ai, pa mundur të zbulojë më shumë për vendndodhjen apo identitetin e viktimave. Kujtohet se në Kibbutz Beri, 85 banorë humbën jetën kur luftëtarët e Hamasit pushtuan zonën, duke kryer sulmin më të keq që nga krijimi i Izraelit në 1948.
Duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin, Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të pamëshirshme dhe një pushtim tokësor që, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit në Gaza, kanë vrarë më shumë se 10,000 njerëz, kryesisht civilë. Në Berri, 30 të tjerë janë zhdukur ose besohet se janë midis rreth 240 pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit.
Sipas Hatjofe, të dhënat nga një zog i dytë, shqiponja e Bonellit, çuan në zbulimin e “kufomave të tjera brenda Izraelit”. Policia izraelite njoftoi të hënën se kishte identifikuar trupat e 843 civilëve dhe 351 ushtarëve në total. Më shumë se një muaj pas sulmit të Hamasit, dhjetëra të tjerë, të listuar si të zhdukur, nuk janë gjetur apo identifikuar.
Një 30-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një të mitur në Greqi. Denoncimin e ka bërë nëna e 13-vjeçares në qytetin e Evias.
Sipas autoriteteve 30-vjeçari i është afruar 13-vjeçares përmes rrjeteve sociale dhe nga data 20 tetor deri më 4 nëntor ata flisnin rregullisht.
Sipas mediave greke, familja e 13-vjeçares jeton në Nea Styra në Evia jugore dhe 30-vjeçari ka arritur të bindë të miturën të takohen dhe më pas e ka përdhunuar.
Vajza e mitur nuk i ka treguar askujt kalvarin që ka kaluar. Një e afërme e të miturës ka parë mesazhet që 13-vjeçarja kishte shkëmbyer me 30-vjeçarin, para dhe pas përdhunimit të saj.
Nga mesazhet ajo mësoi për aktet e shëmtuara të shqiptarit dhe njoftoi nënën e të miturës, e cila shkoi direkt në Policinë e Kalkidës për të denoncuar ngjarjen. Menjëherë është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa është urdhëruar hetimi paraprak.
Policia greke është në kërkim të 30-vjeçarit, por nuk ka mundur ta lokalizojë. Sipas burimeve të EL.AS. autori mund të ketë ndërruar vendbanimin apo edhe të ketë ikur në Shqipëri, për të humbur gjurmët e tij.
Qytetarët e Lezhës kanë protestuar pasditen e së enjtes në pedonalen e qytetit kundër kthimit të Shëngjinit dhe Gjadrit në qendër pritëse për 36 mijë emigrantët që do të vijnë nga vendet e Afrikës. Të indinjuar, qytetarët lezhianë shprehen se nuk është bërë asnjë konsultim publik me ta, nëse janë apo jo dakord për vendosjen e emigrantëve në një nga pikat më të bukura turistike të qarkut Lezhë.
Me pankarta në duar qytetarët marshuan drejt përmendores së Atë Gjergj Fishtës, duke u shprehur se dikur në këtë vend kanë kuvenduar princat e mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa sot po kthehet në një kamp emigrantësh, pa dëshirën e tyre.
Ndër të tjera, ata theksojnë së nuk janë kundër mikpritjes së tyre, por kërkojnë një ndarje proporcionale për vendosjen e tyre edhe me qytete të tjera portuale, si Durrësi, Vlora apo edhe Saranda, të cilat janë edhe më afër me portet italiane.