Ballina Blog Faqe 142

Shkoi në spital për një ndërhyrje të thjeshtë, ndërron jetë nga anestezia 17-vjeçarja

Vajza e drejtorit të ekipit të Vllaznisë, Alban Hasanit, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se e reja, 17-vjeç, kishte shkuar në spital për një ndërhyrje të thjeshtë, por anestezia i ka shkaktuar alergji.

17-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

Makineria e ndërtimit i pret rrugën dhe copëton 54-vjeçarin shqiptar

Një aksident në punë i ka marrë jetën një 54 vjeçari shqiptar.

Aksident mësohet se ka ndodhur në zonën e Varit, në rrugën Dodekanisou në Corbi, rreth orës 11:20 të të hënës së 23 Tetorit.

Sipas të dhënave të fundit, shqiptari që pësoi vdekjen e tmerrshme ndodhej në vendngjarje për shkak të punimeve që po kryheshin në zonën për vendosjen e fibrave optike.

54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një vrimë në tokë dhe makina e ndërtimit që preu rrugën, e ka përmbysur duke e copëtuar, shkruajnë mediat greke.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar një mjek, një zjarrfikës dhe një ambulancë.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Komisariatin e zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.

VOA: SPAK detajon akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri sot të ditur se ish kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka kryer veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij.

SPAK theksoi në njoftimin publik se si kryeministër Sali Berisha kreu veprime aktive në kontrolle administrative për të ushtruar presion dhe dha urdhëra konkretë për përfundimin procedurave të privatizimit në favor mes të tjerëve edhe të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij.

Po ashtu SPAK deklaroi se ish kryeministri Berisha kreu veprime aktive për të vendosur në dispozicion të Malltezit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Hetimet e nisura në vitin 2020 përfshijnë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani, ku ishin klubi i futbollit dhe dhe klubi shumësportësh.

Hetuesit dyshojnë për veprat penale të “korrupsionit pasiv e aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim, si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale në bashkëpunim.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, si dhe shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitime të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Malltezi u arrestua mbrëmë në aeroportin e Rinasit, ndërsa Berisha dhe Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë vendosi nën sekuestro preventive 16 pasuri të paluajtshme ë Jamarbër Malltezit, 6 llogari të tij bankare si dhe kuotat e kapitalit themeltar të tij në tre shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit”.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Do të qëndroj me të gjithë forcën time. Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha zoti Berisha.

Ai tha se lëvizja e deputetit brenda apo jashtë vendit nuk mund të cënohet pa miratimin e Kuvendit, megjithatë e pranonte sfidën, e cila e motivon edhe më shumë atë dhe ndjekësit e tij, që kanë nisur një lëvizje të re politike.

Zoti Berisha solli një seri detajesh mbi çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, me të cilin sipas tij janë marrë qeveri dhe zyrtarë të lartë më herët.
Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh. /voa

Dosja e akuzave të SPAK/ Dëshmitë për rolin e Berishës dhe si përfitoi dhëndri i tij

Kanë dalë detaje të shumta nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Në dosjen me 200 faqe që edhe lapsi.al e ka siguruar të plotë jepet me detaje procedura e ndjekur për kthimin tek pronarët të këtij kompleksi, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Aty flitet për rolin e Sali Berishës, Fatmir Mediut, Genc Rulit si dhe lëvizjet e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Dosja përmend edhe kundërshtitë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të asaj kohe, Luan Hoxha apo edhe të drejtorit të Klubit Partizani, Isa Tare.

Vetë Berisha i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke e konsideruar të gjithë historinë të motivuar politikisht.

Në dosje nënvizohet se Hoxha kundërshtoi heqjen e kompleksit nga lista e pronave në planin e Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura. Në vitin 2005, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu firmoste një shkresë se gjykohej e nevojshme që t’i hapej rrugë privatizimit. Në dosje është edhe një shkresë e Jamarbër Malltezit drejtuar Mediut ku i thuhet se ai është përfaqësues i 5 familjeve që kanë në pronësi truallin ndaj kërkon privatizimin e ish-kompleksit.

“Me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006 Ministria e Mbrojtjes (Kabineti), shkrese e nënshkruar nga Shefi i Kabinetit, Prof. Ass. Dr. Elmaz Leci, i eshte drejtuar bashkësisë “Kroi i Shëngjinit” ku në lidhje me problematikën që ata kanë parashtruar në shkresën e dates 06.01.2006, i sqaron se: Ministria e Mbrojtjes është organi që administron pronën e Klubit Sportiv Partizani, prandaj administrimi nuk lidhet me pronësinë. Klubi Sportiv Partizani nuk përfshihet në planin e përhapjes së FA dhe për ketë arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE miratimin e privatizimit të objekteve të këtij klubi….”, – thuhet në dosje.

SPAK sqaron mes të tjerash se; “Shkresa me nr. 48/1 prot date 16.01.2006 e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes vjen në kundërshtim me një shkresë tjetër e konkretisht atë me nr. 8138/1 prot date 05.10.2006 te Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Maliq Xhebra, i cili i është drejtuar Komandës Mbështetëse Logjistike duke bërë me dije se me shkresën nr. 6932 date 09.08.2006, SHPFA ka dërguar të miratuara listat e pronave sipas destinacionit, ku në listën e pronave që përfshihen në planin e përhapjes është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani, në përgjegjësi administrimi të KML-se.

Sipas shkresës SHPFA lista është hartuar duke mbajtur parasysh Planin e Përhapjes së miratuar me shkresën nr. 231/3 datë 29.03.2006 si dhe nevojat e FA. Para miratimit te listave nga SHPFA lista e pronave të KML është miratuar paraprakisht edhe nga ana e Komandës Mbështetëse. Gjithashtu, kjo shkresë bie në kundërshtim edhe me Listën e Pronave sipas Planit 18 Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura, nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Luan Hoxha.”.

Po ashtu, SPAK sqaron dhe momentin kur Malltezi merr tagrin e përfaqësimit të familjeve pronare të ish-kompleksit.

“Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Te përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme. Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si vetë të përfaqësuarit me sipër, ka interes në ndërtime të mundshëm në këto territore”, – thuhet në dosje.

Në dosje është zbardhur edhe një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të Ekonomisë së kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore. Ruli e informon Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

“Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin për miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi. Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojnë, t’i marrin ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-je, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre. Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazat e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privatizimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave” – thuhet në dosjen e SPAK.

Më pas prokurorët kanë renditur disa nga dyshimet se si Berisha ka ndikuar në krijimin e kushteve për përfitimet e dhëndrit e tij në këtë pronë. Në dosjen e SPAK jepet dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës. Ajo në dëshminë e saj pohon se emërimet i vinin me urdhër të Kryeministrisë dhe drejtpërdrejtë nga zoti Berisha, asokohe kryeministër.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se “…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha. Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”.

Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”. Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja”, – thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

Më pas jepet edhe dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh Partizani nga viti 1995-2005, për të cilin SPAK thekson se u pushua nga puna kur në pushtet erdhi Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët.

“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Gjithashtu ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005. Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh me italianët dhe kaloi në varësi të italianëve. Besoj se kjo varësi u krijua nga vitit 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president Bert Xhani. Pra financimi u hoq nga ministria e mbrojtjes dhe e bënte privatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.

Pak më përpara i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhjetori’ ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes kurse klub shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësportesh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike. Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësportesh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole…..

Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretisht është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësportesh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete”, – thuhet në dosje.

Për këtë çështje Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e posaçme me kërkesë të SPAK dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit ndërsa është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. ©LAPSI.al

“Terapia ka qenë e gjatë dhe e mundimshme”, rrëfimi i nënës së Rita Orës për periudhën e vështirë të sëmundjes me kancer

Në muajin për vetëdijësimin e trajtimit të kancerit të gjirit, psikiatria Vera Ora rrëfeu për kohën kur e kishte kuptuar që ishte prekur nga kjo sëmundje.

Ajo tregoi që sëmundja e kancerit të gjirit e preku në moshën 39-vjeçare, dhe që për të ishte një periudhë mjaft e vështirë.

“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, tha ajo në emisionin “Kallxo Përnime”.

Vera tregon që në atë kohë, rreth vitit 2006, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat më të reja, e që ajo nuk kishte ndonjë shenjë që kishte kancer, e për këtë, doktorët nuk i rekomanduan që ajo të bënte mamogram.

“Thashë diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamogram.

Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndi shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnoztikimi, tretmani, operimi, terapia”, rrëfen ajo.

“Kam kërku të kem terapi nga psikologu, kam qajtë, jam ndi shumë e zhgënjyme me faktin që ka ndodhë, por, tu i pasë edhe fëmijët e disha që duhet me u tregu që nuk bën me u dorëzu për shumçka”, – shton Vera Ora.

Ora rrëfen se njëra ndër shkakqet kryesore të sëmundjes së kancerit është edhe mënyra e të ushqyerit. Ajo për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ushqimet e procesume janë shumë të rrezikshme.

“Këto janë shumë të rrezikshme, por janë më të dëshirushme sesa ushqimi i shëndetshëm”, thotë ajo. Ndër tjerash Ora shtoi se beson që stresi ka qenë arsyeja më e madhe e sëmundjes së kancerit.

“Ushtrimet e ndryshme, ushqimi i shëndetshëm ndikon në uljen e stresit”, ka thënë Ora.

Arrestohet dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi! Policia i vë prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Dëshmitarët kanë parë policinë që ka shoqëruar zotin Malltezi në momentin që ka mbërritur në aeroport, ndërkohë që Top Channel mëson se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Hapat që duhet të ndiqni për të dalluar mjaltin organik nga ai i rremë

Mjalti, ai i miri, organiku dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët.

Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta. Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë. Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mbarë vendin është i rremë.

Nuk është as i vërtetë as organik, përkundrazi përmban gjithëlloj aditivësh, që do të thotë se njerëzit bien pre e mashtrimit. Ata paguajnë një sasi të madhe lekësh duke menduar se po blejnë mjaltë cilësor.

Problemi me mjaltin e falsifikuar – origjina e së cilit është e panjohur, është gjithëpërfshirës. Në formën e tij origjinale, mjalti përmban polen, dyllë bletësh dhe disa produkte të tjera.

Çdo lloj poleni është i veçantë në aspektin gjeografik dhe tregon qartazi rrugëtimin e bletës dhe lulet e preferuara të saj. Kur mjalti përpunohet, prodhuesit e nënshtrojnë mjaltin në një proçes filtrimi të hollë që heq të gjitha ‘papastërtitë’. Ky proçes e bën mjaltin të pagjurmueshëm dhe jo të pastër në aspektin e cilësisë.

Në shumicën e rasteve të mjaltit të importuar, prodhuesit përdorin edhe shije artificiale dhe përbërës të tjerë që largojnë të gjithë elementët unikë të mjaltit.

Duke e bërë atë të “padukshëm”, prodhuesit ia heqin të gjitha vlerat shëndetësore mjaltit. Janë pikërisht ato ‘papastërti’ që e bëjnë mjaltin plot vlera për njeriun.

Konsumatorët nuk janë plotësisht të informuar për nivelin alarmant të mjaltit jo cilësor që shitet në treg. Si mundet të dallojë konsumatorit mjaltin e vërtetë nga ai i manipuluar? Më poshtë do të gjeni këshillat e AgroWeb që do e bëjnë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.
Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.
Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.
Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.

Ai nuk është mjaltë i vërtetë. Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozeë ose shurup sheqeri.

Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit.

Legjislacioni në fuqi, jo domosdoshmërisht detyron shitësit e mjaltit të theksojnë nëse kanë shtuar aditivë tek mjalti, dhe fakti që në një etiketë ju nuk gjeni të shkruar informacione të metejshme, nuk do të thotë që po blini mjaltë të vërtetë.

Disa mënyra se si mund të përcaktoni vërtetësinë dhe origjinalitetin e mjaltit

Hidhni pak mjaltë në një fetë bukë. Nëse mjalti është i rremë, buka do të laget për shkak të lagështisë në lëng. Nëse mjalti është i vërtetë, buka nuk qulloset, përkundrazi bëhet e fortë për pak minuta.

Hidhni mjaltë në një gotë me ujë. Mjalti i rremë shkrihet shpejt, ndërsa ai origjinali jo. Mjalti origjinal rri i mbledhur dhe zhytet në fund të gotës. Na tregoni më shumë për metodat tuaja të veçanta se si arrini të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai i rremi.

Kurti pas takimit me diplomatët: Siguria e Kosovës është çështja më urgjente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pas takimit me pesë diplomatët perëndimorë se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve.

Paraprakisht të shtunën pas takimit në Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili i priu pesësh diplomatike, tha se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Duke folur pas një takimi të pesë diplomatëve të Perëndimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”.

“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti”, tha Lajcak duke iu referuar sulmit kundër Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai theksoi se Kurti, si kryeministër i Kosovës, “ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian”.

“Këtu, ne duhet ta nënvizojmë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër. Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës” paralajmëroi Lajçak.

Gazetarja serbe viziton Kosovën: Nuk ka vend për frikë, është bukur. Në Beograd na dezinformojnë! (VIDEO)

Maria Cankoviq gazetarja serbe ka vizituar disa qytete të Kosovës. Ajo bashkë me disa serbë të tjerë kanë shëtitur në Pejë, Prizren, Rahovec e Hoqë të Madhe.

Me plot emocione dhe e mahnitur nga mikpritja ajo në një lidhje direkte ka treguar gjithë udhëtimin e saj dhe grupit serbë që kryen në Kosovë.

“Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty”, ka thënë ajo.

Sipas saj, serbët në Serbi gjithmonë janë dezinformuar se në Kosovë ndodh diçka e keq.

“Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka thënë ajo, duke bërë me dije që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

Britney Spears pranon tradhëtinë ndaj Justin Timberlake

Britney Spears thuhet se ka pranuar se ka tradhtuar Justin Timberlake me balerinin dhe koreografin Wade Robson në kujtimet e saj të reja.

Këngëtarja e “Toxic” shkruan për një flirt të shkurtër me Robson, i cili më vonë u bë i famshëm pas aluzave ndaj Michael Jackson për abuuzim seksual, raportoi të mërkurën US Sun.

“Ne ishim jashtë një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Unë u putha me të atë natë,” tregon ajo në “The Woman in Me”, e cila do të dalë më 24 tetor.

Spears shkruan se ajo dhe këngëtari i “Mirrors” “ranë dakord të kalonin” tradhtinë duke pasur parasysh vitet që ajo ishte “besnike ndaj Justin” dhe “kishte sy vetëm për të”.

Këngëtarja gjithashtu pretendon se Timberlake e tradhtoi atë me “një tjetër personazh të famshëm”, për të cilin shumë fansa besonin se ishte këngëtarja Nicole Appleton.

Paparazzi e kapi Timberlake me Appleton, e cila ishte pjesë e grupit të vajzave angleze All Saints, ndërsa po shkonin në hotelin e tij në Londër pas një nate në 2000.

Një copëz gazete e vjetër, të cilën fansat e kanë rishfaqur në mediat sociale, tregon si Timberlake, atëherë 19 vjeç dhe Appleton, atëherë 25 vjeç, u fotografuan në sediljen e pasme të një makine në një përpjekje të pasuksesshme për t’u fshehur nga paparacët.

Thuhet se Spears nuk e përmend emrin e këngëtares pasi ajo tani është “e martuar me fëmijë”. Appleton ndan djalin Gene, 22 vjeç, me ish-burrin e saj, frontmenin e Oasis Liam Gallagher dhe vajzën Skipper, 3 vjeç, me bashkëshortin e saj aktual, Stephen Haines./Lapsi.al

Julia Fox flet për lidhjen me West: Ishte si fëmijë

Julia Fox foli së fundmi për marrëdhënien e saj “dërrmuese” me Kanye West – duke e krahasuar me një foshnjë.

“Djali im duhet të jetë i pari. Thjesht u bë shumë ngarkesë, sikur kisha dy fëmijë, e kuptoni?” shpjegoi ajo gjatë intervistës me Drew Barrymore. “Mendoj se ai kishte nevojë për një person me kohë të plotë dhe unë thjesht nuk mund të isha me kohë të plotë. Unë kisha djalin tim. Kanye donte të fliste shumë në telefon.”

“Do të më duhej të ndërroja pelenat dhe kështu bleva një palë AirPods që të flisja me të ndërsa kujdesesha për djalin tim. Ishte thjesht dërrmuese , “vazhdoi aktorja e “Uncut Gems”.

Fox dhe West, u takuan shkurtimisht në fillim të vitit 2022, pas ndarjes së aktores nga Artemiev. Dyshja u panë për herë të parë duke festuar Vitin e Ri së bashku në Miami.

Pasi marrëdhënia e tyre u “zbulua në mënyrë misterioze”, siç tha Julia, ata nuk mund të qëndronin larg titujve. Romanca e tyre e ka qenë përsëri në krye të mediave për shkak të kujtimeve të reja të Fox-it, “Down the Drain”, i cili debutoi më 10 tetor./Lapsi.al

Ashley Benson nënë për herë të parë

Ashley Benson dhe i fejuari Brandon Davis janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Us Weekly ishte e para që raportoi lajmin e shtatzënisë. “Ajo është rreth muajit të katërt dhe kaq e emocionuar që do të bëhet nënë. Po ha shumë mirë dhe po kujdeset për trupin e saj”, tha një burim për gazetën. “Familja e Ashley është gjithashtu e emocionuar për të.”

Aktorja zbuloi fejesën e saj me Davis në korrik. Ajo e quajti “mikun e saj më të mirë” në atë kohë, duke shkruar: “Të dua”. Njoftimi erdhi pesë muaj pasi romanca e çiftit u bë kryefjalë pas lidhjeve afatgjatë të Benson me reperin G-Eazy dhe modelen Cara Delevingne.

Aktorja fillimisht e mbajti të fshehtë lidhjen, duke shpjeguar për Cosmopolitan në mars 2021 pse preferon një jetë dashurie “private”.

“Është më e shenjtë kështu,” i tha ajo revistës në atë kohë. “Mendoj se është më mirë të mos ekspozohesh tepër dhe mund ta mbrosh vërtet marrëdhënien tënde nëse nuk e shfrytëzon atë.”

Para se të dilte publikisht me Davisin, Benson foli për shpresat e saj për të krijuar një familje një ditë. Aktorja e “Spring Breakers” tha për “People” në 2019 se ishte “e fiksuar pas foshnjave” dhe donte “, 25 fëmijë” në të ardhmen./Lapsi.al

Zbulohen 430 kg marijuanë në kamionin me shalqinj, arrestohen 4 shqiptarë në Francë

430 kg marijuanë janë kapur në një doganë në Francë, të fshehura nën një ngarkesë me shalqinj dhe pjepra të ardhur nga Spanja.

Dogana e Bourg-en-Bresse kreu konfiskimin në kabinën e pagesës Villefranche-sur-Saône.

Sipas burimeve, u ndalua një kamion që vinte nga Spanja, si pjesë e një kontrolli rutinë në A6, ndërkohë që janë arrestuar 2 shtetas shqiptarë dhe dy spanjollë.

Malli i vlerësuar në 430 kg dhe me vlerë 4.17 milionë euro, ishte fshehur nën shalqinj dhe pjepër, por nuk i ka shpëtuar aromës së qenit të doganës.

Me origjinë spanjolle u arrestuan dy personat e pranishëm në kamion. Të vendosur në paraburgim, ata do të gjykohen në gjykatën penale më 28 nëntor me katër personat nga Shqipëria që ndodheshin bashkë me ta në rimorkio.

Golda Meir: Izraeli im. Kujtimet e kryeministres se hekurt të Izrealit

TN fillon botimin e një sër shkrimesh nxjerr nga libri i kryeministres së hekurt të Izraelit Golda Meir, “Izraeli im”.
Libri është një shpejgim i historisë se Izraelit dhe konfliktit historik me Palestinën, shkruar nga një prej aktoreve më të rëndësishme të kësaj bashkëjetese shpeshe herë të përgjakshme.

Nuk më kujtohet shumë ajo fëmijëria ime e hershme në Rusi, ato tetë vjetët e mia të para, por mendoj se edhe ato pak vjet janë të rëndësishme për atë që sot quhen vite të formësimit në jetën e një njeriu. Prandaj, është tragjike që kam shumë pak kujtime të mira a të lumtura nga ajo kohë.

Çka është sionizmi?

Shumë është shkruar deri më sot për lëvizjen sioniste, ndërsa në të ardhmen sigurisht se do të shkruhet edhe më shumë. Ndërkohë, shumica e njerëzve së paku mund ta paramendojnë se çka është sionizmi. Ata e dinë se këtu është fjala për kthimin e popullit hebraik në vendin e paraardhësve të tyre – në shtetin e Izraelit, siç quhet ai në hebraishte. Por, edhe sot, gjithkush nuk e ka të qartë faktin se kjo lëvizje e rëndësishme lindi spontanisht dhe, pak apo shumë, njëkohësisht në pjesë të ndryshme të Evropës nga fundi i shekullit XIX. Kjo i gjasonte dramës që njëkohësisht shfaqej në teatro të ndryshme në gjuhë të ndryshme. Tema e saj: i ashtuquajturi problem i hebrenjve, i cili është në fakt problem i të krishterëve, ishte pasojë e humbjes së atdheut nga hebrenjtë. Problemi nuk mund të zgjidhej aq gjatë, derisa hebrenjtë të mos fitonin sërishmi atdheun e tyre. Natyrisht se ai vend mund të ishte vetëm Sioni (në hebraishte Zijjon, kështjellë në Jerusalemin e vjetër), vend ky nga i cili qenë dëbuar hebrenjtë gati para dy mijë vjetësh. Sioni ishte gjithmonë seli shpirtërore e hebraizmit. Derisa isha vajzë në Pinsk, deri në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Sioni ishte sall një krahinë e shkretë dhe e prapambetur e Mbretërisë otomane, e quajtur Palestinë.

Hebrenjtë e parë që u kthyen në Sion, arritën atje tek më 1878. Ata formuan fshatin pionier, të cilin e quajtën Petah Tikvah (Dyert e shpresës). Deri më 1882, në Sion arritën disa bashkësi të vogla sionistësh nga Rusia, të cilët u quajtën Hovevei Zion (Miqtë e Sionit). Ata ishin të vendosur të gjenin tokë për veti, ta popullonin dhe ta mbronin atë. Theodor Herzl, më vonë themelues i organizatës botërore sioniste dhe baba i vërtetë i shtetit të quajtur Izrael, më 1882 ende nuk dinte gjë për fatin e hebrenjve në Evropën Lindore dhe për ekzistimin e bashkësisë Hovevei Zion. Një korrespondent shumë i suksesshëm dhe shumë i arsimuar nga Parisi për “Neuen Freien Presse” të Vjenës, Herzli filloi të interesohet për problemet e hebrenjve tek më 1894, kur iu dha detyrë të raportojë nga procesi gjyqësor kundër kapitenit Dreyfus. Herzli u tmerrua nga padrejtësia që iu bë këtij oficeri hebre, por u tmerrua edhe nga antisemitizmi i ushtrisë franceze. Ai fitoi bindjen se ekziston vetëm një zgjidhje e përhershme e problemit të hebrenjve. Sukseset dhe mossukseset e tij – e tërë historia e çuditshme e përpjekjeve të tij për të themeluar shtetin hebraik – përbëjnë gjithë atë që të gjithë fëmijët izraelitë mësojnë në shkollë. Dhe, gjithkush që dëshiron të kuptojë se çka është sionizmi, duhet ta mësojë atë histori.

Në jetë asgjë nuk vjen vetvetiu

Ithtarët e Poalei-Cion (Punëtorët-sionistë), siç ishte Shejna (motra ime), e shikonin ndryshe këtë problem. Mendonin se i ashtuquajturi problem i hebrenjve ka burime të tjera, prandaj mendonin se ai duhet të zgjidhet në mënyrë më radikale se sa eliminimi i padrejtësive ekonomike dhe i pabarazive shoqërore. Ata ishin ithtarë të ideve të përbashkëta sociale, por në krye të tyre vendosnin idealin nacional. Luftuan për bashkimin e popullit hebraik dhe për pavarësinë hebraike. Për dallim nga këta, anëtarët e Bunda (mendonin se me ndryshimin e strukturës ekonomike dhe shoqërore do të zhduket tërësisht antisemitizmi) u treguan kundërshtarët më të mëdhenj të sionizmit. Të dy këto lëvizje ishin të fshehta dhe ilegale. Bisedat që bënte Shejna dhe miqtë e tij, sa herë që takoheshin në shtëpinë tonë, kryesisht kishin të bënin me konfliktet mes këtyre dy bashkësive hebraike.

Në ulësen time afër stufës kam mësuar bile një leksion shumë të rëndësishëm jopolitik: në jetë asgjë nuk vjen vetvetiu. Nuk mjafton vetëm të besosh në diçka; duhet të kesh forcë t’i tejkalosh pengesat dhe të luftosh.

Kur mbusha gjashtë ose shtatë vjet, fillova ta kuptoj filozofinë mbi të cilën bazohej gjithë puna e Shejnës. Është vetëm një udhë nëse dëshiron të bësh diç – udha e drejtë. Shejna, me pesëmbëdhjetë vjetët e veta, ishte personalitet i pjekur plotësisht – një vajzë që jeton në harmoni me parimet më të larta. Për të arritur këtë, për të nuk kishte çmim. Ishte e ashpër ndaj vetvetes, por edhe ndaj të tjerëve. Për më tepër, kur ne të dyja jetuam një kohë të gjatë në Palestinë, gjegjësisht në Izrael, dhe kur mund t’i lejonte vetvetes disa gjëra që jetën e bëjnë më të mirë, ajo hiqte dorë nga to. Konsideronte se ato paraqesin standard jetësor, i cili ishte tepër i lartë për vendin. Por, edhe në vitet e gjashtëdhjeta të jetës, kur ishte vjetëruar dhe ishte e sëmurë, i vetmi luks i saj ishte frigoriferi, asgjë më shumë. Nuk kishte as shporet elektrik; gjithë jetën gatoi në shporetin me gas natyror.

Frika e nënës për Shejnën, për Zipkën dhe për mua u bë e padurueshme. I shkruante letra pikëlluese babait tim lidhur me atë se është e pamundshme të rrimë më gjatë në Pinsk dhe se duhej të shkonim tek ai, në Amerikë.

Rruga për në Amerikë ishte e ngjashme me rrugën për në Hënë

Ngjashëm me shumë gjëra të tjera në jetë, kjo ishte më lehtë të thuhej se sa të bëhej. Babai im, duke u transferuar ndërkohë nga Nju-Jorku në Milvoki, fitonte aq vetëm sa të mbijetonte. Na pat shkruar se do të punësohet në hekurudhë dhe se atje do të fitojë mjaft para për biletat tona të udhëtimit.

Rruga për në Amerikë, asokohe, ishte e ngjashme me rrugën për në Hënë.

Nuk më kujtohen shumë detaje nga udhëtimi ynë për në Milvoki, më 1906. Pjesa dërrmuese e asaj që më kujtohet ka të bëjë me ato që m’i patën rrëfyer nëna dhe Shejna.

Kufirin drejt Galicias na u desh ta kalonim fshetazi, ngase babai im tri vjet para kësaj e kishte ndihmuar një mik të vetin për të kaluar në Amerikë, me ç‘rast gruan dhe fëmijët e atij njeriu i kishte bartur në dokumentet e veta të udhëtimit, si anëtarë të familjes së vet. Prandaj, në duhej të paraqiteshim si përsona të tjerë.

Udhëtimi katërmbëdhjetë ditësh me vapor nuk ishte fort i këndshëm. Bashkë edhe me katër vetë të tjerë, të futur në një kabinë të errët dhe të ngushtë, kalonim netët në shtretërit e fortë. Gjysmë dite prisnim në radhë për ushqim, të cilin na e gjuanin si kafshëve. Nëna, Shejna dhe Zipka frikësoheshin gjatë tërë kohës nga të zënët e detit, sëmundje kjo nga udhëtimi i gjatë me vapor, ndërsa unë e ndjeja veten mirë. Ende më kujtohet se si e shikoja detin me orë të tëra dhe e pyesja veten: a thua, si do të jetë në Milvoki? Vapori ishte plot me emigrantë nga Rusia, të cilët, sikur edhe ne, dukeshin gjithashtu të verdhë, të rraskapitur nga lodhja dhe të frikësuar. Nganjëherë luaja me ndonjë fëmijë, të cilët gjithashtu udhëtonin në atë mesguvertë të anijes. I flisnim njëra-tjetrës për pasuritë e paanshme që na presin në “tokën e artë”. Por, sipas të gjitha gjasëve, edhe fëmijët e tjerë e kishin të qartë se po udhëtonim për në vendin për të cilin nuk dinim gjë prej gjëje dhe për në vendin i cili është krejtësisht i huaji për ne.

Golda Meir: Izraeli im. Kujtimet e kryeministres se hekurt të Izrealit

Në Amerikë u ndala në rrugë dhe e pyeta veten: kush jam dhe ku jam?

Babai na priti në Milvoki. Dukej krejt tjetërfare: pa mjekër, me pamje të amerikanit, i huaj. Ende nuk kishte arritur të gjente banesë për ne. U vendosëm përkohësisht – jo fort të lumtur – në dhomën e tij të vetme, në shtëpinë e një familjeje të sapoardhur të hebrenjve polakë. Më la përshtypje shumë të madhe vetëm ajo pjesë e vogël e Milvokit, të cilën e pashë ditët e para: ushqime të pazakonshme, zëra të panjohur për mua të gjuhëve të huaja dhe babai im gati se i harruar, ai që tash kishte ndryshuar – e gjithë kjo brenda meje shkaktoi aq ndjenjë të madhe të jorealitetit, sa që u ndala në rrugë dhe e pyeta veten: kush jam dhe ku jam?

Po supozoj se as babai im nuk e kishte aq lehtë që, pas aq kohësh, të ishte sërishmi bashkë me familjen e vet.

Nisa të shkoj në shkollë në Fourth Street. Më vinte keq se gati çdo ditë vonohesha në mësim. Shpesh qaja gjatë tërë rrugës deri në shkollë.

Pas më shumë se pesëdhjetë vjetësh – isha 71 vjeçe dhe isha kryeministreshë e Izraelit – vizitova, për disa orë, shkollën time të vjetër. Nuk kishte ndryshuar shumë për një kohë aq të gjatë. I vetmi ndryshim ishte ai se shumicën dërrmuese të nxënësve tash e përbënin zezakët, e jo hebrenjtë sikur më 1906. Të gjithë më dëshiruan mirëseardhje, sikur të isha mbretëreshë. Secila klasë ishte e stolisur me pllakate izraelite dhe me transparente ku shkruante “Shalom” (disa fëmijë mendonin se ky është emri im).

Kur isha në klasën e katërt, ndodhi diç e rëndësishme (për mua). Për herë të parë u bëra “publikisht aktive”. Shkollimi në Milvoki ishte pa pagesë, por kërkohej një shumë e vogël për librat që s’mund t’i blenin nxënësit e tjerë të klasës sime. Secili nga ne duhej të ndërmerrte diçka për zgjidhjen e këtij problemi, kështu që unë vendosa ta themeloj një fond. Kjo është përvoja ime e parë në këtë aspekt, dhe nuk do të jetë e fundmja.

Për një manifestim të mbajtur në shkollë, nëna më luti “ta shkruaj” fjalimin tim. Ndërsa unë mendoja se është më mirë të thoja atë që më flente në zemër. Kur njeriu mendon se ai ishte fjalimi im i parë publik, mendoj se ai ishte i mirë. Duke përjashtuar deklaratat e mëdha politike para Kombeve të Bashkuara ose para Knessetit (emërtimi zyrtar hebraik për parlamentin izraelit), kurrë nuk kam lexuar ndonjë fjalim të shkruar.

Më interesonte shumë plani i shtetit nacional të hebrenjve

Me 14 vjet mbarova shkollën fillore. Notat i kisha të mira. U zgjodha kryetare e klasës, prandaj duhej të mbaja fjalimin lamtumirës. Ardhmëria më bëhej e ndritshme dhe e qartë. Isha e sigurt se do të vazhdoja High School dhe se pastaj do të bëhesha mësuese. Kjo ishte dëshira ime e flaktë. Mendoja, por edhe sot mendoj, se thirrja e mësuesit është më fisnikja dhe më e plota. Mësuesi i mirë ua hap fëmijëve gjithë botën. Ai i mëson ata të përdorin mendjen e tyre, ai i armatos, në mënyra të ndryshme, për jetë.

Babai donte të më shkollonte, nëna dëshirote të ma gjente një burrë

Por, prindërit e mi, kishin për mua plane të tjera nga ato që mendoja unë. Mendoj se babai me dëshirë do të më dërgonte në shkollë të mirë. Gjatë manifestimit lamtumirës në shkollë fillore në Fourth Street, sytë iu mbushën me lot nga gëzimi. Mendoj se kishte kuptuar se për çka ishte fjala. Mirëpo, jeta e tij personale kishte dështuar, prandaj nuk mundi të më ndihmojë shumë. Nëna dinte saktësisht, si gjithmonë, se çfarë duhej të bëj, përkundër raportit të saj katastrofal ndaj Shejnës. Meqë mbarova shkollën fillore, flisja mirë anglisht pa theks dhe meqë, siç flisnin fqinjtë, u zhvillova në “derwaksenen schejn mejdl” (vajzë e rritur dhe e bukur), duhej të punoja gjithë ditën në tregti dhe, herët a vonë, por më mirë herët, të mendoja për martesë që, sa më kujtohet, për mësueset asokohe ishte gjë e ndaluar me ligj.

Nëse me çdo kusht dëshiroj të arrij diçka, më tha nëna, do të mund të shkoja në shkollë për sekretaresha dhe të aftësohesha për stenografi. Në këtë mënyrë, së paku nuk do të mbetesha lëneshë. Babai im u pajtua. – Nuk është mirë të jeshë tepër e mençur – ma tërhoqi vërejtjen. – Meshkujt nuk i duan femrat inteligjente – më tha.

Mu sikur edhe Shejna, u mundova me të gjitha mënyrat që t’i bind prindërit. Mirëpo, nuk ndihmuan as faktet e mia e as lotët e mi. Prindërit ishin të bindur se High School ishte luks i paarsyeshëm. Shejna, nga Denveri (ishte në shërim e sipër por braktisi senatoriumin), përkrahte luftën time; gjithashtu edhe Shamaj (burri i Shejnës), i cili po ashtu u transferua në Denver.

Nëna u kap për kashtën e fundit: dëshironte të më gjente burrë. Natyrisht se nuk dëshironte të më martonte menjëherë, por dëshironte shumë të më fejonte në moshën time që ajo e konsideronte të arsyeshme për fejesë. Për dallim nga Shejna, unë duhej të merrja një burrë që paraqet dikë, jo ndonjë njeri të pasur, por së paku një njeri solid. Prindërit, në mënyrë të fshehtë, kishin biseduar me njëfarë mr. Goodstein, një njeri i bukur, i pashëm, relativisht i pasur, tridhjetë vjeçar. Këtë njeri e njihja ngase vinte kohë pas kohe në shitore për të llafosur me mua. Mr. Goodstein ishte për mua njeri në moshë, dyfish më i moçëm se unë.

Cila është kthesa e jetës sime?
Shejnës së ngratë i shkrova një letër plot pezm. Përgjigja nga Denveri arriti me postën e parë: “Assesi mos e ndërprej shkollimin. Je e re për punë. Ke gjasa të mira të bëhesh dikushi!”, shkruante Shamaj. Dhe, më sugjeronte me zemërgjerësi: “Të këshilloj të bëhesh gati dhe të vish te ne. Ne nuk jemi të pasur, por këtu ke gjasa të mira për studime, ndërsa ne do të bëjmë për ty të gjitha ato që mund t’i bëjmë”. Në një kënd të letrës, Shejna shkroi përshëndetjen e përzemërt me dorë të vet: “Menjëherë duhet të vish te ne!”.

E shkruar në Denver, në dhjetor të vitit 1912, kjo letër paraqet kthesë në jetën time, sepse në Denver fillova njëmend të arsimohem dhe atje edhe u rrita.

Kur erdhi mbrëmja vendimtare (për të ikur për në Denver), po rrija bashkë me prindërit në kuzhinë. Ajo natë sikur i ngjante netëve të tjera, por unë në zemër ndjeja njëfarë rëndimi. Derisa ata pinin çaj dhe bisedonin, unë e shkrova lajmin që dëshiroja t’ua lëja – vetëm disa fjalë, jo fort të zgjedhura. “Po shkoj te Shejna dhe te ajo edhe do të jetoj me qëllim që të mund të studioj!” – shkrova në letër dhe shtova edhe atë se nuk duhet të brengosen dhe se do t’ua shkruaj nga Denveri. Sigurisht se, të nesërmen, kur e lexuan letrën, ata ishin shumë të pikëlluar.

Në Denver m’u çel një jetë e re, edhe pse Shejna e Shamaj ishin gati njësoj të ashpër sikur prindër. Banesa e vogël e Shejnës në Denver u bë njëlloj qendreje për emigrantët hebraikë. Të gjithë merreshin fort me çështjet më të rëndësishme të ditës. Flisnin dhe ziheshin me orë të tëra lidhur me atë se çfarë po ndodh në botë dhe se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Debatonin mbi filozofinë anarhike të Emma Goldmanit dhe të Pjotër Kropotkinit, debatonin për kryetarin Uilson dhe për pozitën në Evropë, për pacifizmin, për rolin e gruas në shoqëri dhe për ardhmërinë e popullit hebraik.

Natyrisht, unë isha gjithmonë më e reja aty ku rrinim. Judishtja ime nuk ishte aq e mirë sa e diskutantëve të tjerë të shumtë. Thithja fjalët e tyre, sikur ato do të ndërronin të ardhmen e njerëzimit. Nganjëherë theksoja edhe mendimin tim.

Më interesonte shumë plani i shtetit nacional të hebrenjve

E tensionuar dëgjoja secilin që kishte të thoshte diç, ndërsa më me kujdes dëgjoja sionistët socialistë, ngase filozofia e tyre politike me dukej më realja. Drejtpërdrejt më ishte e qartë ideja e shtetit nacional për hebrenjtë. Hebrenjtë do të duhej të gjenin një vend në rruzullin tokësor ku do të mund të jetonin të lirë dhe të pavarur. Në një vend të tillë, askush nuk do të nëpërkëmbej dhe nuk do të ndjehej i shtypur. Asnjë njeri nuk do të duhej të frikësohej nga njerëzit e tjerë. Plani i shtetit nacional të hebrenjve, asi çfarë dëshironin të krijonin hebrenjtë në Palestinë, më interesonte më shumë se sa skena politike në Denver ose ngjarjet politike në Rusi.

Thuaj se të gjitha bisedat në banesën e Shejnës bëheshin në hebraishte, ngase shumë pak të pranishëm e dinin gjuhën angleze aq mirë sa të shpreheshin drejt për gjithë ato gjëra të rëndësishme ideologjike. Debatohej për tema nga më të ndryshmet. Kishte mbrëmje kur flitej kryesisht për letërsinë hebraike: për Sholom Aleihemin, për Peresin, për Mendele Moher Sforimin. Mbrëmjet e tjera i kushtoheshin probelemeve të caktuara, siç ishin e drejta e votës së femrave apo ardhmëria e sindikatës. Mua më interesonte gjithçka, por isha e magjepsur kur biseda niste për njerëzit si Aaron David Gordon, i cili më 1905 u nis për në Palestinë dhe ndihmoi në formimin e kibucit Degani, kibuc ky që u krijua tri vjet më vonë në bregun e shkretë të liqenit të Galileut. Ëndërroja për atë që t’u bashkohesha këtyre pionierëve në Palestinë.

Nuk më kujtohet se cili djalosh nisi, te Shejna, bisedën për Gordonin, por isha e mahnitur me atë që na rrëfeu për këtë njeri, një mezoburrë i cili me mjekrën e tij të gjatë e të thinjur i ngjante zotit Kronos. Gordoni kurrë nuk kishte punuar fizikisht. Kur mbushi gati pesëdhjetë vjet, u nis me familjen e vet për në Palestinë me qëllim që me duart e veta të punojë tokën e vet dhe të shkruajë mbi “religjionin e punës”, siç e quajtën ithtarët e tij kredon e Gordonit. Ndërtimi i Palestinës, sipas Gordonit, do të duhej të ishte kontribut i madh i hebrenjve për njerëzimin. Në Izrael, hebrenjtë, me punë fizike, do të gjejnë rrugën e tyre në krijimin e shoqërisë së drejtë, duke supozuar se secili, me forcat vetanake, do të angazhohet për këtë qëllim.

Vetëm me punë vetanake hebrenjtë vërtet do të liroheshin nga getoja e tyre

Gordoni vdiq më 1922, një vjet para se të arrija në Palestinë. Kurrë nuk e takova. Por, nga të gjithë mendimtarët dhe revolucionarët e mëdhenj të botës, për të cilët kam dëgjuar aq shumë te Shejna, mendoj se me gjithë dëshirë do të dëshiroja ta njihja të parin.

E konsideroj mahnitëse edhe historinë romantike të Rachela Bluwsteinit. Kjo vajzë e ndieshme nga Rusia, arriti në Palestinë gati njëkohësisht me Gordonin. Ishte fund e krye nën ndikimin e tij. Rachele ishte poete e talentuar. Punonte tokën në vendbanimin e saj të ri në liqenin e Genezaretit, ku edhe lindën disa nga poezitë e saj më të mira. Edhe pse nuk e dinte asnjë fjalë në hebraishte para se të vinte në Palestinë, ajo u bë një nga poetet e para bashkëkohëse hebraike. Shumë poezi të saj më vonë janë bërë këngë dhe, edhe sot, këndohen në Izrael. Në fund u sëmur nga veremi. Më nuk mund të punonte fizikisht. Vdiq në moshën 40-vjeçare. Por, derisa isha në Denver, ende ishte gjallë. Emrin e saj e pata dëgjuar për herë të parë nga njeriu i cili e kishte njohur atë në Rusi.

Pas shumë vjetësh, kur për të rinjtë u bë modë ta përqeshin brezin tim për shkak të joelasticitetit të tij, për shkak të konvencionalitetit dhe të lojalitetit ndaj “establishmentit”, kam menduar gjatë për rebelët intelektualë si Gordoni, Rachele dhe dhjetëra të tjerë. Sipas mendimit tim, asnjë hipi modern nuk është rebeluar aq me sukses kundër “establishmentit” sikur ata pionierë në fillim të shekullit. Shumica nga ata ishin fëmijë tregtarësh dhe shkencëtarësh; shumë rridhnin nga familje të njohura dhe të pasura. Po të kënaqeshin vetëm me sionizmin, ata do të vendoseshin në Palestinë, do të blenin fusha me portokaj dhe do t’i bënin arabët që për ta t’i kryenin të gjitha punët. Kjo do të ishte puna më e thjeshtë. Por, ata vërtet ishin radikalë. Ishin thellësisht të bindur në atë se vetëm me punë vetanake hebrenjtë vërtet do të liroheshin nga getoja dhe nga mentaliteti i tyre. Ata, vetëm në këtë mënyrë, do t’i mundësonin vetvetes të kërkojnë tokë dhe që, nëpër histori, edhe të fitojnë të drejtën morale të qeverisin me të. Mes tyre kishte poetë dhe njerëz të çuditshëm, disa prej të cilëve kishin një të kaluar të bujshme. Të gjithë ishin barabar të magjepsur nga eksperimenti. Dëshiruan të krijojnë një shoqëri të mirë në Palestinë, më të mirë se cilado tjetër në pjesën tjetër të botës.

Pse mbijetuan kibucet?

Komunat që themeluan – Kibbuzim izraelite (kibucet ishin vendbanime bujqësore kooperativiste) – mbijetuan sigurisht vetëm për shkak të idealeve të vërteta revolucionare dhe sociale mbi të cilat u themeluan dhe që edhe sot bazohen mbi to.

Netët denveriane, të mbushura me plot debate, luajtën rol të rëndësishëm në jetën time. Ishin vendimtare për bindjet e mia të mëvonshme dhe për idetë që i përkraha apo që nuk i pranova në rininë time. Por, qëndrimi im në Denver kishte edhe pasoja të tjera. Një nga djelmoshat më pak të vërejtshëm që vinin te Shejna ishte i urtë dhe i qetë. Ishte mik shtëpie dhe quhej Morris Meyerson, të cilin Shejna e kishte njohur në spital. Familja e Morrisit kishte ardhur në Amerikë nga Lituania dhe, sikur edhe familja jonë, ishte shumë e varfër. Morrisit i kishte vdekur babai kur ai ishte fëmijë. Dhe, Morrisi u desh të punonte si shumë i ri për të mbajtur nënën dhe tri motrat. Kur u njohëm, Morrisi kohë pas kohe punonte si vizatues i mbishkrimeve. Kurrë, e as gjatë takimeve të zhurmshme netëve të tëra në banesën e Shejnës, Morrisi nuk e ngriste zërin. Mirëpo, ai më ra në sy ngase, si autodidakt, kuptonte shumë gjëra, për të cilat, as unë e as shumica e miqve të Shejnës e të Shamajit, nuk dinim gjë. E donte poezinë, pikturën dhe muzikën dhe dinte shumë për këto tri lëmë. Me mua, me një të interesuar por të padijshme, bisedonte me kënaqësi për karakteristikat e një soneti apo sonate të caktuar.

Desha të shkoj vullnetarisht në Legjionin hebraik

Kur unë e Morrisi filluam të njihemi më mirë, nisëm të shkojmë shpesh bashkë në koncerte publike në park. Morrisi m’i mësoi gjërat më të rëndësishme të muzikës klasike. Ma lexonte me zë Byronin, Shelleyn, Keatsin dhe “Rubairat” e Omar Hajjamit dhe më merrte me veti në ligjërata të letërsisë, të historisë dhe të filozofisë. Disa vepra të caktuara muzikore edhe sot më lidhin me ajrin e pastër e të thatë malor të Denverit dhe me parkun e mrekullueshëm nëpër të cilin shëtisnim unë e Morrisi çdo të diele, në pranverë të vitit 1913.

Morrisit ia kisha lakminë më shumë se çdo njeriu, pos Shejnës, jo vetëm për shkak të njohurive të tij të gjera por edhe për shkak të butësisë së tij, për shkak të inteligjencës së tij dhe për shkak të humorit të tij të çuditshëm. Ai ishte më i vjetër se unë vetëm pesë a gjashtë vjet, por më bëhej se është shumë i pjekur, më i qetë dhe më stabil. U dashurova në të, në fillim pa e ditur këtë fakt. Nuk munda të mos vërej se edhe ai më do mua, ndonëse shumë kohë as që kemi folur për ndjenjat tona.

Shtëpia jonë u bë njëlloj institucioni i bashkësisë hebraike në Milvoki

Edhe Shejnës i pëlqente shumë Morrisi. Ajo qe pajtuar me faktin që të takohemi aq shpesh.

Me gjashtëmbëdhjetë vjet njeriu mund t’ia dalë në fund gati pa asgjë, bile edhe gjumi është i panevojshëm. Isha e kënaqur me rrethanat e mia jetësore dhe për më tepër, të jem e sinqertë, isha e kënaqur me vetveten. Vetëm se ende nuk kisha gjetur vend ku do të mund të jetoja. Gjithashtu, vetë konkludova se High School duhet të presë. Për mua ishte më e rëndësishme të mësoj, të përgatitem vetë për jetë, se sa të kryeja shkollën për të cilën aq shumë vuaja.

Gjatë gjithë kohës e kam ndier veten të rritur. Ashtu edhe dukesha.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, nëna e kishte shndërruar shtëpinë tonë në strehimore ndihmëse për djelmoshat që ishin lajmëruar vullnetarisht në Legjionin hebraik dhe të cilët, nën flamurin hebraik, në kuadër të armatës britanike, luftonin që Palestina të çlirohej nga turqit.

Edhe babai im, gjithashtu, interesohej shumë për jetën e hebrenjve në qytet. Shumica e njerëzve që ato vite kalonin natën në shtëpinë tonë ishin sionistë (i quanin “Punëtorët-sionistë”) nga Evropa Lindore, pastaj shkrimtarë hebraikë që ndodheshin nëpër turne të ndryshme ose anëtarë të jashtëm të B’ndi B’rith, vëllazërisë hebraike të cilës i takonte edhe babai im.

Prindërit iu përshtatën plotësisht mjedisit amerikan. Shtëpia e tyre u bë njëlloj institucioni i bashkësisë hebraike në Milvoki, por edhe e vizitorëve të kësaj bashkësie. Shumë njerëz që njoha asokohe, ose që i dëgjova duke folur publikisht, ndikuan shumë në jetën time, por edhe më shumë në lëvizjen sioniste, para së gjithash në Punëtorët-sionistë. Disa nga ata u bënë, më vonë, themelues të shtetit hebraik.

Syrkini dhe Shmarja

Nga njerëzit që më lanë më së shumti përshtypje në Milvoki, ishin hebrenjtë si Nahman Syrkin, njëri nga ideologët më të zjarrtë të “Punëtorëve-sionistë”. Syrkini, një hebre rus, i cili studioi filozofinë dhe psikologjinë në Berlin, u kthye në Rusi pas revolucionit të vitit 1905, e pastaj emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bë udhëheqës i Poalei-Cion. Besonte se e vetmja shpresë e proletariatit hebraik (të cilin e quante “robërit e robërve” ose “proletariati i proletariatit”) ishte vendosja masovike në Palestinë. Lidhur me këtë temë ai shkroi dhe foli në mënyrë brilante në Evropë dhe në SHBA.

Motra e Syrkinit, Marie, ishte mike e madhe imja dhe, më vonë, biografe imja. Ende më kujtohet një bisedë mes Syrkinit dhe dr. Haim Shitlowskit, mbrojtësit të njohur të hebraishtes me të cilën shërbeheshin hebrenjtë në disa vende (jüdisch, e që paraqiste një kombinim të elementeve gjuhësore të gjermanishtes së vjetër, të sllavishtes dhe të hebraishtes), si gjuhë nacionale hebraike, i cili në radhë të parë interesohej për aspektin civil të problemit hebraik. Për dallim nga ai, Syrkini ishte sionist i flaktë dhe ithtar i ripërtëritjes së hebraishtes. Gjatë bisedës, Syrkini i tha Shatlowskit: – Hajde të merremi vesh e t’i ndajmë të gjitha: ju merrni të gjitha ato që ekzistojnë, unë po i marr të gjitha ato që nuk ekzistojnë ende! Për shembull: shteti i Izraelit, si shtet i hebrenjve, nuk ekziston ende, pra më takon mua; diaspora ekziston, pra të takon ty; gjuha e vjetër hebraike (jüdisch) ekziston, pra të takon ty; hebraishtja ende nuk përdoret në jetën e përditshme, pra më takon mua. Çka ekziston realisht dhe objektivisht – të takon ty, ndërsa të gjitha ato që ti i quan ëndrra të kota – më takojnë mua!

I dyti ndër ata njerëz ishte Shmarja (emri i tij i plotë ishte Shmarjahu) Levini. Pa dyshim, ai ishte një nga oratorët më të mëdhenj sionistë në atë kohë. Shakatë dhe sharmi i tij i bënë për vete mijëra hebrenj anekënd botës. Njësoj si Syrkini, ai sot radhitet në personalitetet e panjohura të sionizmit. Shumica e të rinjve izraelitë e njohin vetëm në bazë të asaj se qoftë edhe në qytetin më të vogël të Izraelit një rrugë mban emrin e tij. Ndërkaq, për brezin tim ai ishte një nga kolosët e lëvizjes. Nëse unë dhe miqtë e mi adhuronim dikë, atëherë ai ishte pedanti, fjalamani dhe intelektuali i madh Shmarja. Humorin e kishte tipik në judishte, prandaj edhe ishte vështirë të përkthehej në gjuhë të tjera. Për shembull, e kishte zakon si në shaka të thoshte për hebrenjtë: Sigurisht, ne jemi popull i vogël, por jemi popull me të cilën është vështirë t’i qërosh hesapet. Gjithashtu, me shaka, e përshkruante Izraelin si vend të mrekullueshëm, ngase dimri mund të kalohet në Egjipt (ku rrallë bie shi), ndërsa vera në kodra të Libanit.

Desha të shkoj vullnetarisht në Legjionin hebraik

Gjatë mbajtjes së Kongresit të sionistëve në Zvicër, me një rast, m’u ofrua dhe më tha: – Golda, kam një moral të mrekullueshëm për tregim. E gjithë ajo që më duhet është vetë tregimi.

Më 1924, Shmarja u vendos në Palestinë. Udhët shpesh na kryqëzoheshin. Më 1929, duhej të flisja për herë të parë në një tubim të madh në Çikago. Shih befasinë, në rendin e parë a të dytë ishte ulur Shmarja. Allahile, mendova, si t’ia nis nëse Shmarja është këtu? Por, e kreva fjalimin dhe isha shumë e lumtur kur, pas kësaj, më tha se kisha folur mirë.

Palestinezët e parë që njoha ishin Jichak Ben Cvi, i cili më vonë do të bëhet kryetari i dytë i Izraelit, Ja’kov Serubavel, sionist socialist dhe letrar i njohur, si dhe David Ben Gurion. Ben Cvi dhe Ben Gurion erdhën në Milvoki, më 1916, të gjejnë ushtarë për Legjionin hebraik. Pak para kësaj, truqit i kishin dëbuar nga Palestina me urdhër që atje të mos kthenin kurrë më. Serubaveli kishte arritur të ikte nga burgu, por turqit e kishin dënuar në mungesë me pesëmbëdhjetë vjet burg.

Kurrë nuk kam takuar deri më sot njerëz të tillë, çfarë ishin këta dy palestinezë. Ishin të reja rrëfimet që m’i tregonin për Jishuvin, një bashkësi e vogël hebraike në Palestinë, numri i banorëve i të cilës bashkësi ishte zvogëluar nga 85.000 në 56.000, që është dëshmi për ato që hoqën tmerrësisht hebrenjtë nën regjimin tiranik turk. Jeta normale në vend praktikisht kishte pushuar së ekzistuari. Tmerrësisht kishin frikë për fatin e hebrenjve të Palestinës. Ata ishin të bindur se kërkesa e hebrenjve për shtetin e Izraelit do të mund të shtrohej pas luftës vetëm nëse hebrenjtë do të luanin rol të dukshëm dhe të rëndësishëm në luftë. Nën ndikimin e tyre, desha të lajmërohem vullnetarisht në Legjionin hebraik. Dhe, isha shumë e prekur kur kuptova se femrat nuk i pranojnë aty.

Më e rëndësishmja ishte shpresa mbi fitoren aleate kundër turqve

Njohuritë e mia për Palestinën, në atë kohë, ishin vetëm teorike. Por, këta palestinezë na njoftuan, jo me vizionet a me teoritë e sionizmit, por me realitetin e tyre. Na treguan për mbi pesëdhjetë vendbanime bujqësore hebraike, të cilat tashmë ishin themeluar. Flisnin me burrje për Deganinë e Gordonit. Në atë vend nuk kishin banuar trimat dhe trimëreshat nga legjendat, por aty banonin njerëzit nga mishi e gjaku. Na treguan edhe për Tel-Avivin, i cili ishte themeluar kohë më parë në një kodrinë rëre jashtë Jafas. Na folën edhe për Hashomerin, një organizatë vetëmbrojtëse hebraike, në të cilën vepronin Ben Cvi dhe Ben Gurion. Mirëpo, më e rëndësishmja ishte shpresa mbi fitoren aleate kundër turqve.

Në Palestinë të gjithë bashkëpunonin ngusht mes veti. Ben Cvi shpesh përmendte anëtarin e katërt të grupit të tyre, Rachel Janait, e cila më vonë do të bëhet gruaja e tij.

Isha e fascinuar me ato që tregonin këta palestinezë. Por, kaluan muaj të tërë derisa mora guximin t’u afrohem. Me Ben Cviun dhe me Serubavelin ishte më lehtë të bisedosh se sa me Ben Gurionin; më dukeshin më pak dogmatikë dhe më të shoqërueshëm. Ben Cvi shumë herë erdhi në Milvoki – edhe në shtëpinë e prindërve të mi. Këndonte bashkë me ne këngë popullore hebraike dhe pa përtesë përgjigjej në të gjitha pyetjet tona për Palestinën. Ndërsa, kur u njoha me Ben Gurionin, edhe një kohë të gjatë kisha frikë kur ndodhesha para tij. Ishte një nga njerëzit më të paarritshëm që kam takuar ndonjëherë.

Sionizmi dalngadalë po dominonte në jetën time. Isha shumë e bindur se unë, si hebraike, e kam vendin në Palestinë. Si sioniste socialiste do të mund të jepja kontributin tim në Jishuv që të arrihej qëllimi i barazisë shoqërore e ekonomike. Por, ende nuk kishte ardhur koha të jetoja atje. Ndonëse, nuk dëshiroja që në asnjë mënyrë të jem sioniste sallonesh, e cila vetëm bind të tjerët se duhet të shkojnë e të vendosen në Palestinë. Prandaj, pata refuzuar të bëhem anëtare e Partisë së Punëtorëve-sionistë, para se të merrja vendimin përfundimtar.

Ndërkohë, jetën time e plotësonin shkolla dhe Morrisi. Letërkëmbenim rregullisht derisa ende ishte në Denver.

Tetova tronditet nga një tërmet me magnitudë 3.2 ballë, lëkundjet ndjehen edhe në Shkup

Një tërmet me magnitudë 3.2 është regjistruar në afërsi të Tetovës. Sipas informacioneve të EMCC, tërmeti ka ndodhur 13 kilometra larg këtij qyteti në orën 10:24.

Një tërmet me magnitudë 3.2 është ndjerë mëngjesin e sotëm në Tetovë dhe Shkup

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni.

Sipas informacioneve fillestare është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në juglindje të Tetovës dhe është ndjerë në Shkup.

Një tërmet para pak çastesh është ndjerë në Tetovë dhe disa pjesë të Maqedonisë ku shkallës së rihterit ka qenë 3.3 gradë, përcjellë Klan M.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Tetovës ku edhe fshatrat e kanë ndjerë dridhjen. Sipas informacioneve të para epiqendra ka qenë afër fshatit Tenovë të Tetovës, dhe 37 kilometra nga Shkupi. /KlanMacedonia/

ERNEST KOLIQI (Me rastin e 120-vjetorit të lindjes)

Nga Xhelal Zejneli

Prozatori më i madh dhe më fuqishëm i periudhës së pavarësisë, Ernest Koliqi (1903-1975) lindi në Shkodër më 20 maj 1903. Është bir i Shan Koliqit dhe i Age Cuk Simonit. Mësimet e para Koliqi i mori në Kolegjin Severian të Jezuitëve. Në vitin 1918 i ati e dërgoi për shkollim në kolegjin jezuit “Cesare Arici” në Breshia të Lombardisë. Atje njohu kulturën dhe letërsinë italiane. Poezitë, tregimet e shkurtra dhe komeditë e para i shkroi në gjuhën italiane. Me disa studentë, themeloi në Bergamo gazetën e përjavshme Noi, giovani (Ne të rinjtë). Këtu i botoi edhe vjershat e veta të para. U kthye në Shkodër. Mësuesi i tij, Luigj Bumçi (1872-1945) ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. Nëpërmjet tij, u njoh me Kolë Thaçin (1886-1941), me Kolë Kamsin (1886-1950), me Lazër Shanton (1892-1945) dhe me Karl Gurakuqin (1895-1971).

Bashkë me Anton Harapin (1888-1946) dhe me Nush Topallin themeloi të përjavshmen opozitare Ora e maleve. Numri i parë i këtij periodiku jetëshkurtër doli në Shkodër më 15 prill 1923. Ishte organ i Partisë Demokratike Katolike, e cila i kishte fituar zgjedhjet në Shkodër. 

Shënim: Nush Topalli është baba i kalorësit të shqipes, albanologut dhe akademikut Kolec Topalli (Shkodër, 1938 – Tiranë, 2018). Më 1948, kur Koleci ishte 10-vjeç, për arratisjen e vëllait, babai iu burgos, ndërsa e ëma me tre fëmijët u internuan në kampin e Tepelenës. Është autor i veprave kapitale “Fonetika historike e gjuhës shqipe”, Tiranë 2007, “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, Tiranë 2011. “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, Tiranë, nëntor 2017.   

*   *   *

Figura më të njohura politike dhe letrare të kësaj kohe ishin Gjergj Fishta (1871-1940), Luigj Gurakuqi (1879-1925), Mid’hat Frashëri (1880-1949) dhe Fan Noli (1882-1965). Tani e tutje, afirmohej edhe poeti i ri, Koliqi. Në këtë kohë botoi poemën dramatike “Kushtrimi i Skanderbeut”, Tiranë 1924. Vepra përmban ode për Gjergj Kastriotin (1405-1468) si dhe për figura të tjera të mëdha të historisë së popullit shqiptar. Koliqi i krijoi odet sipas traditës së letërsisë së Rilindjes Kombëtare. 

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu (1895-1961) mori fuqinë me një grusht shteti. Koliqi dhe shumë intelektualë të tjerë të shquar u detyruan të emigronin. Koliqi u vendos në Tuzëll (Tuzla) të Bosnjë e Hercegovinës. Në Jugosllavi qëndroi pesë vjet. Në Tuzëll ku qëndroi tre vjet, u njoh me krerë të fiseve të malësisë shqiptare të veriut, të cilët po ashtu ishin në mërgim. Këmbyen mendime për zakonet e lashta të malësorëve, për letërsinë gojore dhe për tiparet heroike të mënyrës së tyre të jetesës. 

Në vitet 1930-1933 Koliqi punoi si profesor në shkollën tregtare të Vlorës si dhe në gjimnazin e Shkodrës. Rrethanat politike e detyruan të largohet në Itali. Duke botuar artikuj studimorë për historinë dhe për letërsinë shqiptare, e njoftoi publikun italian me kulturën shqiptare. Koliqi shërbeu si ndërmjetës kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Për ta njohur brezin e ri të intelektualëve shqiptarë me letërsinë italiane, në vitet ’30 Koliqi solli në shqip poezi të poetëve të Apenineve. Botoi antologjinë në dy vëllime “Poetët e mëdhej t’Italisë”, Tiranë 1932, 1936. Vëllimi i parë përmbante përkthimet nga Koliqi të klasikëve: Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), Françesko Petrarka (Francesco Petrarca, 1304-1374), Ludoviko Ariosto (Ludovico Ariosto, 1474-1533) dhe Torkuato Taso (Torquato Tasso, 1544-1595). Vëllimi i dytë ndërkaq, përmban përkthime poetësh të shekujve XVII dhe XVIII: Xhuzepe Parini (Guiseppe Parini, 1729-1799), Vinçenco Monti (Vincenzo Monti, 1754-1828), Ugo Foskolo (Ugo Fiscolo, emri i vërtetë Niccolo Foscolo, nga nëna greke; Zakint, Greqi, 1778 – Turnham Greent / Londër, 1827) dhe Alesandro Manzoni (Alessandro Manzoni, 1785-1873).   

Në vitin 1933 Koliqi u regjistrua në Universitetin e Padovës. Studioi pesë vjet pranë gjuhëtarit Karlo Taliavini (Carlo Tagliavini, 1903-1983). Në këtë universitet Koliqi punoi si profesor i gjuhës shqipe. Në vitin 1937 mbrojti tezën Epica popolare albanese (Epika popullore shqiptare). Që andej, bashkëpunoi me botuesit e të përjavshmes kulturore “Iliria” që filloi të dalë në Tiranë më 4 mars 1934. Tanimë Koliqi ishte një albanolog i njohur. Në vitin 1939 Koliqi udhëhoqi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. 

Koliqi ishte njohës i mirë i kulturës dhe letërsisë italiane. I njihte mirë krijimet e poetëve të gadishullit të Apenineve. Midis tyre edhe të poetëve Xhozue Karduçi (Giosue Carducci, 1835-1907), Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912) dhe Gabriele d’Anuncio (Gabriele D’Annunzio, 1863-1938).

Në kohën e synimeve ekspansioniste të fashizmit italian, Vangjel Koça (1900-1943) dhe Vasil Alarupi (1908-1977) ishin mbështetës të vërtetë të ideologjisë së sipërthënë. Rritja e ndikimit italian në Shqipëri përfundoi të premten e Pashkëve në vitin 1939 me pushtimin dhe aneksimin ushtarak të Shqipërisë. 

Duke qenë nacionalist, Koliqi bëri ç’është e mundur për ta zhvilluar kulturën shqiptare edhe në kohën pushtimit italian. Në vitet 1939-1941 Koliqi u bë ministër i arsimit. Në këtë mes, ndihmoi botimin e një antologjie të letërsisë shqiptare, në dy vëllime “Shkrimtarët shqiptarë”, Tiranë 1941. Vepra u redaktua nga gjuhëtari Namik Resuli (Berat, 10.9.1908 – Torino, 12.9.1985) dhe nga gjuhëtari e folkloristi Karl Gurakuqi (Shkodër, 1895 – Palermo, 1971). Në këtë botim që nuk është kapërcyer sot e kësaj dite, punuan studiuesit më të mirë të kohës.

  Shënim: Namik Resuli është autor i botimit kritik shkencor Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Reproduzione e transcrizione (Città del Vaticano, 1958). Ky botim është i pari i llojit të vet në historinë e albanologjisë dhe si i tillë, shënon fillimet e filologjisë moderne shqiptare.

  Në vitin 1940 Koliqi themeloi dhe drejtoi të përmuajshmen letrare dhe artistike “Shkëndija”. Revista dilte në Tiranë.  

Shqiptarët nën Mbretërinë Jugosllave, nuk kishin të drejtë të deklaroheshin si shqiptarë. Rrjedhimisht, nuk kishin të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. 

Nën drejtimin e Koliqit si ministër, në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, për herë të parë u hapën shkolla në gjuhën shqipe. Me ndihmën e tij u hap shkolla e mesme në Prishtinë, ndërsa studentëve nga Kosova iu dha bursë për të ndjekur studimet në Itali dhe në Austri. Në shumë qytete të trojeve shqiptare – në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ku deri atëherë ishte i ndaluar shkollimi në gjuhën shqipe, Koliqi çeli një numër të madh shkollash shqipe dhe dërgoi mbi 200 mësues.  

Duke i ofruar punë si profesor në Shqipëri, Koliqi u përpoq të shpëtojë prej nazistëve albanologun austriak me prejardhje çifute Norbert Joklin (1877-1942).Në vitet 1942-1943 Koliqi ishte kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë, që sapo ishte themeluar. Ky institut do të jetë pararendës i Akademisë së Shkencave. 

Para se ta merrnin pushtetin forcat fitimtare komuniste, Koliqi u largua nga Shqipëria për t’u vendosur në Itali. Veprimtarinë e tij në fushën e letërsisë dhe të kulturës e vazhdoi pa reshtur. Në vitet 1957-1973 botoi në Romë periodikun letrar “Shéjzat” (Le Plèiadi). Revista ndiqte zhvillimet letrare në botën shqipfolëse. U bë tribunë e letërsisë arbëreshe, mbrojti trashëgiminë e autorëve të paraluftës, të autorëve në mërgim të cilët ishin anatemuar nga kritika zyrtare e pasluftës.  

Më pas botoi monografitë “Poesia popolare albanese” (Poezia popullore shqiptare), Firence 1957, “Antologia della lirica albanese” (Antologjia e lirikës shqiptare), Milano 1963 dhe “Saggi di litteratura albanese” (Sprova për letërsinë shqiptare), Firence 1972.

I konsideruar si ithtar i letërsisë borgjeze, reaksionare dhe fashiste, nga autoritetet e pasluftës Koliqi u godit rëndë.   

Me bashkëshorten Vangjelije Vuçani, Koliqi kishte dy fëmijë, Markun dhe Elizabetën. Vdiq në Romë më 15 janar 1975.    

*   *   *

Vepra – Në periudhën e pavarësisë, në aspektin e vëllimit dhe të gamës, proza e letërsisë shqiptare shënoi një rritje të konsiderueshme. Kjo periudhë e letërsisë arriti kulmin në vitet tridhjetë dhe në fillim të viteve dyzet. Shumë intelektualë shqiptarë, duke qenë të njohur me ide dhe modele letrare evropiane, nisën të krijojnë në prozë, dramë e poezi vepra me vlera të çmueshme. Nga të gjithë prozatorët e periudhës, askush nuk qe më i madh dhe më i fuqishëm se Koliqi. 

Për herë të parë bëri emër si prozator me përmbledhjen “Hija e maleve”, Zarë 1929. Janë 12 tregime për jetën e kohës në Shkodër dhe në malësinë e Shqipërisë së veriut. Një pjesë e shkrimtarëve të asaj kohe ende lëngonin nga sentimentalizmi i romantikës kombëtare. Te Koliqi ndërkaq, kemi një trajtim pak a shumë realist dhe analizë psikologjike të karaktereve njerëzore. Përmbledhja përmban tregime të shkurtra që sillen rreth temës qendrore – ndeshje e kulturave: zakonet tradicionale të malësisë, si martesat me shkuesi dhe gjakmarrja fisnore ndeshen me idetë dhe vlerat bashkëkohore perëndimore. Shumë intelektualë shkodranë, në vitet ’20 dhe ’30 ishin shkolluar jashtë. Me t’u kthyer në atdhe, ata u përpoqën për ndryshimin e realitetit të ashpër të Shqipërisë veriore.

Në tregimet e tij, Koliqi flet për rolin dhe rëndësinë e qytetërimit të një kombi të zhytur në errësirën e padijes (tregimi tragjik “Gjaku”); për mësuesin idealist i cili është i shtrënguar të vërë në vend nderin e familjes dhe të hakmerret për vrasjen e të vëllait (i njëjti tregim); Ky tregim të përkujton gjakmarrjen në “Prillin e thyer” të Kadaresë. Në rrëfenja të tjera autori flet për motive dashurie: muzikanti popullor, në saje të talentit të vet, synon të bëjë për vete vashën shkodrane; për vrasje dhe gjakmarrje ndër fiset malësore; për kërcimtaren, e cila nga shpirtrat e malit shndërrohet në vashë të bukur, nga e cila më pas i dashuri i saj zhgënjehet; për ndjekje xhandarësh, të ngatërruar sipas kanunit, me detyrime dhe fjalë bese; për magjinë e mbinatyrshmes mbi komitin; si dhe për Skënderbeun. Shpirtrat e maleve gjithmonë ndodhen në mendjet e fiseve të veriut, kështu që disa tregimeve ua japin frymën e së mbinatyrshmes. 

Përmbledhja e dytë e Koliqit me rrëfenja është “Tregtar flamujsh”, Tiranë 1935. Kemi tema të ngjashme me ato të përmbledhjes së parë. Rrëfimi në këtë vëllim me gjashtëmbëdhjetë tregime është më i fuqishëm. Depërtimi në psikologjinë e personazheve të sjellë ndër mend shkrimtarin italian të Sicilisë Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello, 1876-1936) veprën e të cilit Koliqi me siguri e ka njohur. Tregimet e këtij vëllimi vlerësohen si më të mirat e prozës shqiptare të periudhës së paraluftës. 

Njëzet e pesë vjet më vonë, Koliqi botoi romanin e shkurtër me 173 faqe “Shija e bukës së mbrume”, Romë 1960. Vepra flet për temën e mallit për atdheun të mërgimtarëve shqiptarë në ShBA dhe ka theks të dukshëm politik. 

Koliqi ka qenë i ngacmuar edhe nga muza poetike. Pra, shkruar edhe poezi. Përmbledhjen me poezi “Gjurmët e stinëve” Tiranë 1933 Koliqi i shkroi gjatë viteve të mërgimit në Jugosllavi. Me poezitë në të, në mënyrë filozofike poeti i kthehet vendlindjes së vet. I kthehet Shkodrës me emocionet e stinëve të ndryshme të natyrës, ndërsa formën e poezisë popullore shqiptare e gërsheton me simbolizmin e evropian. 

“Symfonia e shqipevet”, Tiranë 1941 është poezi në prozë për tema historike kombëtare që të sjell ndërmend veprën e tij “Kushtrimi i Skanderbeut”. Vepra është përkthye edhe në anglisht “Symphony of eagles”, Romë 1959

Vëllimi poetik i “Kangjelet e Rilindjes”, Romë 1959 po ashtu është shkruar në gegërisht dhe është botuar edhe në italisht. 

*   *   *

Pas luftës, Koliqi është gjykuar nga pushtetarët për veprimtarinë politike të tij, ndërsa vepra i është flakur nga historia e letërsisë shqiptare. Veprat letrare dhe artistike vlerësohen me kritere estetike dhe jo me ato politike dhe ideologjike. Historia e letërsisë botërore njeh raste kur shkrimtari në jetën publike apo private të tij ka mbështetur një ideologji që ka qenë në kundërshti me tendencën historike, por këtë s’e ka manifestuar dot në krijimtarinë letrare të vet. Kritika letrare e botës demokratike veprat e një krijuesi të tillë i ka vlerësuar me kritere estetike. 

Poeti dhe kritiku amerikan Ezra Paund (Ezra Pound, Hailey/Idaho, 1885 – Venecie, 1972) ishte romanist brilant me arsimi të jashtëzakonshëm. E ndërpreu karrierën e profesorit universitar në ShBA dhe u nis për në Evropë. Vëllimin e parë poetik “Me dritë të fikur” (A lume spento, 1908) e botoi në Itali. Po atë vit u vendos në Londër ku me një grup bashkëmendimtarësh formoi qerthullin poetik imazhizmi. Më 1914 u njoh me të famshmin poet, kritik dhe dramaturg anglo-amerikan Tomas Stërnz Elliët (Thomas Stearns Eliot, 1888-1965) të shkolluar në Harvard, në Sorbonë dhe në Oksford. Më 1948 Elliët mori çmimin “Nobel”. Midis dy poetëve u lidh një ndër miqësitë letrare më frytdhënëse të shekullit XX. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm ata e transformuan poezinë anglo-amerikane. Më 1920, nga Londra, Paund shkon në Paris ku qëndroi katër vjet. Këtu i bashkëngjitet rrethit të krijuesve të famshëm Gërtrud Stain (Gertrude Stein, 1874-1946), Xhejmz Xhojs (James Joyce, 1882-1941), Heminguei (Ernest Hemingwey, 1899-1961), Frensis Skot Fixhërëld (Francis Scott Fitzgerald, 1896-1940).

Në vitet 1910-1920 Paund ishte personaliteti kryesor i avangardës poetike angloamerikane.   

 Më 1924 Paund u vendos në Rapall të Italisë ku qëndroi deri në vitin 1945. Gjatë kësaj periudhe poeti pësoi ndryshime. U përfshi nga ideologjia obsesive shkatërruese. Besonte se qytetërimi modern shkon pa kthim drejt shkatërrimit dhe se fajtorë kryesorë për këtë janë qarqet kapitaliste bankare në krye të të cilëve qëndrojnë çifutët. Kjo e afroi poetin me antisemitizmin nazist dhe me fashizmin e Musolinit. Gjatë Luftës II Botërore Paund zhvilloi propagandë kundër aleancës antifashiste, sidomos nëpërmjet radios italiane. Më 1945 u zu në Gjenovë nga ushtria amerikane dhe u shoqërua për në ShBA, ku qysh më 1943 ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për tradhti të lartë. Megjithëkëtë, procesi gjyqësor nuk u mbajt ngase gjykata, në pikëpamje mendore, e shpalli si të paaftë për gjykim. Në vend të burgosjes, e mbyllën në repartin neuropsikiatrik të spitalit “St. Elisabeth” të Uashingtonit, ku qëndroi deri në vitin 1958. Pas kësaj u kthye në Itali. 

Me krijimtarinë poetike të Paundit janë marrë kritikët letrarë më të mëdhenj të botës. vepra letrare e tij sot e gjithë ditën studiohet në ShBA dhe në mbarë botën e lirë. Askujt s’i ka rënë ndërmend që krijimtarinë letrare ta lërë në harresë apo edhe ta flakë nga historia e letërsisë për shkak të jetës publike apo private të autorit. Krijimi letrar i Paundit është vlerësuar me kritere estetike dhe jo me kritere joletrare.   

Në letërsinë shqipe s’kemi asnjë rast të ngjashëm me atë të Paundit. Të çelësh dhjetëra apo qindra shkolla shqipe në të gjitha trojet shqiptare nuk do të thotë se i ke shërbyer pushtuesit. Koliqi është një nga shkrimtarët e shumtë që duhej rivlerësuar. Për rolin e tij në zhvillimin e prozës në letërsinë shqiptare, Koliqi mbetet gjigant. 

Në fillim të viteve dyzet, sa i përket stilit të përdorur, gamës tematike, përmbajtjes dhe vëllimit, krijimtaria letrare u zhvillua mjaft. Meritë të madhe për këtë ka botuesi, prozatori dhe studiuesi Koliqi.

Adoptimi i të rriturve, fenomen i ri në Korenë Jugore

Shkrimtarja jugkoreane, Eun Seo-ran ka qenë e lumtur si beqare, derisa një emergjencë mjekësore ia ka nxitur dëshirën që ta ketë familjen afër. Më vonë ajo e ka marrë një hap jokonvencional: e ka adoptuar ligjërisht miken e saj më të mirë. Kjo 44-vjeçare jeton larg prej familjes së saj biologjike, dhe pjesëtarët e saj nuk janë të përfshirë në jetën e shkrimtares. Ajo nuk është e martuar, sikurse shumë njerëz në Korenë Jugore, me shkallë të ulët nataliteti, dhe nuk ka fëmijë.

Të dyja gratë, që nuk janë të përfshira në lidhje romantike, e kanë një pronë të përbashkët, jetojnë bashkë, i ndajnë faturat dhe kujdesen për njëra-tjetrën kur sëmuren. Eun ka thënë se kur ka qenë në spital, e ka kuptuar se ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë afër, dhe jo vetëm që ta mbështesë emocionalisht. Ajo ka dashur që Lee të ketë qasje në spital si pjesëtare e familjes, dhe në skenarin më të keq të mundshëm, t’ia organizojë funeralin, pa u marrë me shumë procedura burokratike.

Eun nuk ka pasur asnjë mënyrë për ta formalizuar lidhjen me miken e ngushtë, derisa e ka gjetur një vakum ligjor: adoptimin e të rriturve. “Familja përcaktohet me ligjin aktual si e bazuar në lidhje seksuale të dy personave dhe në fëmijë që janë rezultat i asaj lidhjeje”, ka thënë Eun për AFP-në.

Mirëpo, “mendoj se lidhjet emocionale janë më të rëndësishmet”, ka thënë ajo. “Në momentin kur jam me dikë dhe ndihem mirë emocionalisht dhe në paqe, ose kur mendoj për të, mendoj se ai person është familja ime”. Me një prej normave më të ulëta të natalitetit dhe rënie të normës së martesave, secilën herë e më shumë njerëz në Korenë Jugore lindin dhe vdesin vetëm. Mbi 41 për qind e shtëpive tani banohen prej vetëm një personi në Korenë Jugore, tregojnë të dhënat zyrtare dhe numri pritet të rritet.

“Definicioni i ngushtë në ligj për familjen është pjesërisht përgjegjës”, ka thënë Hyeyoung Woo, profesoreshë e sociologjisë, e cila bën kërkime për familjen në Universitetin Portland në Korenë Jugore.

Në këtë ligj nuk lejohen martesat mes personave të gjinisë së njëjtë dhe familja tradicionale vazhdon të jetë normë.

Sistemi ende e përkrah “një familje tradicionale, një çift heteroseksual, ku burri e sjell bukën në tavolinë dhe gruaja rri në shtëpi, por ky realitet nuk përkon me demografinë aktuale në Kore”, ka shtuar Woo. Edhe pse në këtë vend regjistrohen secilën herë e më pak martesa vetëm 3.7 për 1.000 banorë vitin e kaluar, njerëzit prapëseprapë kanë nevojë për lidhje, dhe ato duhet të njihen ligjërisht, ka thënë ligjvënësja, Yong Hye-in.

“Kjo rritje e numrit të njerëzve që jetojnë vetëm në një shtëpi nënkupton se po rritet numri i njerëzve që jetojnë me dikë, pa qenë të lidhur me martesë, apo pa pasur lidhje gjaku”, ka thënë Yong për AFP-në. “Duhet ta zgjidhim këtë problem për njerëzit e izoluar, duke u ofruar më shumë mundësi, dhe jo vetëm ‘të jenë vetëm’ ose ‘të jenë të martuar’”. Yong e ka propozuar një projektligj me qëllim të zgjerimit të definicionit të familjes përtej normave tradicionale.

Mirëpo ky hap është pritur me kritika të ashpra nga grupet konservatore dhe blloku i krishterë, të cilat argumentojnë që nëse miratohet, legjislacioni do të përbënte legalizim të martesave të gjinisë së njëjtë. Nëse miratohet, legjislacioni “do ta shkatërronte sistemin familjar të Koresë Jugore dhe do të shkaktonte dëm të madh te fëmijët”, ka thënë Asociacioni për Komunikime me Kishën, përmes një deklarate. Eun ka thënë se ka lindur në atë që në Korenë Jugore konsiderohet familje “normale”, mirëpo nuk ka qenë e lumtur si fëmijë.

“Duke qenë dëshmitare e martesës së palumtur të nënës sime, më është rritur frika se mund ta kem fatin e njëjtë, nëse martohem”, ka thënë ajo për AFP-në. “Kam vendosur dhe e kam krijuar një familje të re me atë që po jetoj”, ka thënë ajo, duke treguar se ndihet “rehat”.

Eun ka thënë se procesi i adoptimit të mikes së saj ka qenë jashtëzakonisht i lehtë. Adoptimi i një fëmije nga një individ i pamartuar në Korenë Jugore përcillet me një proces që përfshin disa faktorë sikurse moshën, stabilitetin financiar, dhe ambientin shtëpiak. Rastet kur miratohen kërkesat janë tepër të rralla.

Mirëpo për Eun, adoptimi i një të rrituri nuk është përcjell me komplikime ligjore përveç që është dashur të jetë më e vjetër se Lee, të ketë miratimin e nënës së saj, dhe të mos jetë fëmija i saj biologjik. Kur e kam dorëzuar aplikacionin, një dokument të thjeshtë, miratimi më ka ardhur pas 24 orëve, ka thënë ajo. Procesi ka qenë aq i thjeshtë dhe e ka bërë shkrimtaren të mendojë për gjithë sfidat me të cilat po përballen aktivistët që shteti t’i njohë çiftet me gjini të njëjtë. Ajo ka thënë se korniza ligjore e Koresë Jugore është e vjetërsuar dhe duhet të lejojë që beqarët t’i zgjedhin vetë familjet e tyre ligjërisht.

“Një familje përbëhet prej një lidhjeje ku njerëzit, pavarësisht moshës dhe gjinisë, kanë besim dhe varen në njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash ajo.

Aeroplani i “Air Serbia” evakuon qytetarët e Maqdonisë së Veriut nga Izraeli!

LARGOHEN 133 QYTETARË, PJESA MË E MADHE NGA RMV-ja

Avioni i kompanisë “Air Serbia” ka kthyer nga Izraeli qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Bëhet fjalë për 133 udhëtarë, shumica nga Maqedonia e Veriut, kurse ka shtetas edhe nga Serbia dhe Mali i Zi që do të vazhdojnë udhëtimin nga Shkupi për në Beograd.0

“Pranuam edhe udhëtarin e fundit në avion. Ju dëshiroj cdo të mirë dhe ju përshëndes në emër të Ambasadave të Serbisë dhe Maqedonisë, konsulatën e Malit të Zi dhe Ambasadën e Shqipërisë, që organizuar gjithcka. Së pari fluturojmë për Shkup, më pas në Beograd. Shpresoj të shihemi në kohëra më të mira. Gjithë të mirat”, tha Dushan Vujoviq.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në kushte të fluturimeve të anuluara dhe trafikut ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizimin e fluturimit – çarter është tejkaluar në bashkëpunim me “Air Serbia”. Fluturim inga Izraeli do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë – thanë nga Qeveria.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme janë evakuar 90 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse 60 të tjerë ishin evakuar ditëve të kaluara. \KlanMacedonia

“Google po penalizon gjuhën shqipe”, padi në SHBA: Diskriminim

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga motori i famshëm i kërkimit në internet.

Lajmin e përcjellin mediat në Prishtinë, sipas të cilave ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Në njoftimin për shtyp nënvizohet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Europës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Dervishi dhe Asllani kanë angazhuar edhe avokatë amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe. Përfshirja e saj si gjuhë zyrtare e mbështetur nga Google, do të sillte sipas tyre risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor.

E rëndë në Theth, turistja gjermane bie në greminë dhe humb jetën

Pasditen e kësaj të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth. Një turiste 31-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë”,-informon Policia e Shtetit.