Ballina Kronika Shkoi në spital për një ndërhyrje të thjeshtë, ndërron jetë nga anestezia...

Shkoi në spital për një ndërhyrje të thjeshtë, ndërron jetë nga anestezia 17-vjeçarja

Vajza e drejtorit të ekipit të Vllaznisë, Alban Hasanit, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se e reja, 17-vjeç, kishte shkuar në spital për një ndërhyrje të thjeshtë, por anestezia i ka shkaktuar alergji.

17-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews