Ballina Aktualitet Aeroplani i “Air Serbia” evakuon qytetarët e Maqdonisë së Veriut nga Izraeli!

Aeroplani i “Air Serbia” evakuon qytetarët e Maqdonisë së Veriut nga Izraeli!

LARGOHEN 133 QYTETARË, PJESA MË E MADHE NGA RMV-ja

Avioni i kompanisë “Air Serbia” ka kthyer nga Izraeli qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Bëhet fjalë për 133 udhëtarë, shumica nga Maqedonia e Veriut, kurse ka shtetas edhe nga Serbia dhe Mali i Zi që do të vazhdojnë udhëtimin nga Shkupi për në Beograd.0

“Pranuam edhe udhëtarin e fundit në avion. Ju dëshiroj cdo të mirë dhe ju përshëndes në emër të Ambasadave të Serbisë dhe Maqedonisë, konsulatën e Malit të Zi dhe Ambasadën e Shqipërisë, që organizuar gjithcka. Së pari fluturojmë për Shkup, më pas në Beograd. Shpresoj të shihemi në kohëra më të mira. Gjithë të mirat”, tha Dushan Vujoviq.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në kushte të fluturimeve të anuluara dhe trafikut ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizimin e fluturimit – çarter është tejkaluar në bashkëpunim me “Air Serbia”. Fluturim inga Izraeli do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë – thanë nga Qeveria.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme janë evakuar 90 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse 60 të tjerë ishin evakuar ditëve të kaluara. \KlanMacedonia

@tn.lajmelokale
@tetovanews