Ballina Blog Faqe 351

I vidhet makina 33-vjeçarit nga Zhelina

Mbrëmjen e djeshme, në orën 22:15, personi F.O. (33) nga Zhelina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20.00 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte parkuar veturën “Ford Escort” me targa të Tetovës, në pronësi të E.J. (56) nga Dobroshti i Tetovës, të cilën nuk e kishte mbyllur me çelës, por kur ai ishte kthyer vetura nuk ishte në atë vend, gjegjësishtë i’a kishin vjedhur informon SPB-Tetovë.

Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e çështjes.

Gjermania pritet të lëshojë 4750 viza pune brenda këtij viti për qytetarët e RMV-së

E gjitha kjo bëhet e ditur në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në Bundestag. Për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën janë parashikuar nga 4750 viza pune në vit, pra nga 19 për qind për secilin vend. Ndërsa kontingjenti i rezervuar për Serbinë është pak më i ulët, rreth 4250 (17 për qind), e për Malin e Zi janë parashikuar 1000 viza pune, rreth 4 për qind e kontingjentit.

Ndërkohë qeveria gjermane e ka përcaktuar kontingjentin total të vizave deri në 25 mijë viza pune në vit. Këtu përfshihen vetëm vizat, sipas Rregullores se Ballkanit Perëndimor, e cila është rinovuar më 1.01.2021 dhe vlen deri në vitin 2023. Ndarja është bërë në bazë të disa kritereve, të cilat sipas përgjigjes së qeverisë gjermane, janë: numri i popullsisë, numri i vizave të dhëna më 2018 dhe 2019 dhe numri i kërkesave për vizë.

Shumë pak viza gjatë pandemisë

Numri i vizave në vitin 2020 nuk është marrë parasysh, sepse ka qenë tepër i ulët. Kështu, ndërsa në vitet 2018 dhe 2019 Rregullorja e Ballkanit Perëndimor solli në Gjermani përkatësisht nga rreth 21000 dhe 27000 fuqi punëtore, në vitin 2020 numri i punëtorëve të ardhur ra në 5188, pjesa dërrmuese e të cilëve, 4693, kishte ardhur në tremujorin e parë të 2020, pra, para se të shpallej pandemia dhe të mbylleshin rrugët.

Më pas lejohej të vinte vetëm fuqi punëtore që nevojitej në sektorët kyçë të ekonomisë së vendit. Sipas qeverisë gjermane, nga 494 vizat e punës të lëshuara me rregulloren e Ballkanit Perëndimor në periudhën mars-dhjetor 2020, pothuajse të gjitha kanë qenë për punonjës në sektorin e shëndetësisë ose shoferë kamionësh. Në këtë periudhë janë dhënë në Prishtinë vetëm 16 viza pune mbi bazën e kësaj rregulloreje e në Shkup 59. Numri më i madh i vizave të punës, sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, në këtë periudhë është dhënë në ambasadën e Tiranës: 202. Pritet që kontingjenti i vizave të Ballkanit Perëndimor të mos shfrytëzohet i tëri as në vitin 2021, për sa kohë që do të jenë të vlefshme rregullat e lëvizjes së kufizuar për shkak të pandemisë.

Dy mocione në Bundestag

Nga fundi i shkurtit 2021, liberalët dorëzuan në parlamentin gjerman një mocion për përshpejtimin e procedurës së dhënies së vizave dhe zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, në Bundestag u debatua mocioni i partisë djathtiste Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila kërkoi anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor me argumentin e krizës ekonomike dhe papunësisë së lartë të shkaktuar nga pandemia.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u mundëson shtetasve të Ballkanit Perëndimor të punojnë në Gjermani edhe pa pasur një kualifikim të njohur zyrtarisht. Kusht është një kontratë pune në Gjermani. Deri tani, prej vitit 2016 e deri në vitin 2020 në këtë mënyrë kanë ardhur në Gjermani afro 100.000 emigrantë, ndër ta mbi 13 200 nga Shqipëria, mbi 21 400 nga Kosova, ndërsa nga Maqedonia e Veriut 20 881./DW/

Studimi i ri zbulon shkakun e jetës në Tokë

Miliona vetëtima mund të kenë nisur jetën në Tokë, sipas një studimi të ri.

Një nga përbërësit kryesorë për të cilën ka nevojë jeta është fosfori dhe sasia e madhe e vetëtimave që goditën në planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të kenë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.

“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në Tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.

Studimi u publikua të martën, në revistën “Nature Communications”.

Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë Tokës elementet e duhura për të nisur jeta në planetin tonë.

ANALIZA: Merkel dhe Makron po paguajnë kostot e dështimit me vaksinat

Nga Anne-Elisabeth Moutet

Shumë larg marrjes parasysh të maksimës së Marshallit francez Ferdinand Fosh (“Qendra ime po e lëshon pozicionin, ajo në të djathtën time po tërhiqet, situata është e shkëlqyer, unë po sulmoj!”) udhëheqësit e sotëm evropianë kanë frikë që të udhëheqin.

Angela Merkel u pa qartë se ishte në telashe, qëkur filloi të kopjojë Emanuel Makronin. Dy javë më parë ajo zgjodhi që të imitonte panikun e tij, pa asnjë fakt në lidhje mbi vaksinën e AstraZeneca, pjesë e një përplasjeje të ngadaltë po ngulmuese me kompaninë e vaksinave, që e ka dëmtuar jo vetëm shëndetin publik, por edhe fatin e saj politik.

Zgjedhjet rajonale gjermane të fundjavës që shkoi, shënuan rezultatet më të këqija ndonjëherë për kristiandemokratët e Merkelit në ish-bastionet e tyre; në landet e qeta të Baden-Vyrtembergut dhe Rineland-Palatinate, udhëheqësit e të cilave, si për shembull Helmut Kol, u ngjitën deri në krye të kancelarisë.

Sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Francë, e tregojnë Makronin kokë më kokë me Marin Lë Penin në raundin e dytë:52 për qind me 48 për qind. Dhe kjo është brenda kufijve të gabimit, sidomos për një kandidat, votuesit e të cilit, ashtu si ata të Donald Trumpit, tremben shpesh që ta pranojnë zgjedhjen e tyre.

Në të gjithë Evropën, pasojat e mbetjes shumë pas në garën për shpërndarjen e vaksinës – dhe sikletin e shtuar nga të qenit shumë prapa Britanisë së Brexit – po shihen në sondazhe. Arsyet pasqyrojnë thënien e vjetër të Tolstoit:”Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj; çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet”.

Në Francë, njerëzit janë të zemëruar me luhatjet e qeverisë. Përveç dështimit me vaksinat, Makron ka dalë kundër këshillës së Këshillit Shkencor, për të shmangur një bllokim tjetër, pasi ai ka frikë se kjo masë do të ishte jopopullore në një vit zgjedhor.

Nga ana e tyre, gjermanët mendojnë se kanë mbetur pas me vaksinimet, për shkak të ngadalësisë së burokracisë së BE-së. Pa ndonjë rekurs të dukshëm për të ndëshkuar Komisionin Evropian, politikanët gjermanë janë ata që po bartin mbi shpinë barrën e zemërimit popullor.

Edhe italianët, që janë më mirë me vaksinimet, janë sërish të zemëruar me Brukselin. Në vend se të prisnin burokracinë dhe të bënin gjithçka që duhej për të arritur të tjerët, Franca dhe Gjermania zgjodhën të ndiqnin shembullin e Italisë, Irlandës, Danimarkës, Norvegjisë, Islandës dhe Rumanisë në pezullimin e vaksinimeve me vaksinë e AstraZeneca, për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut bazuar në shifra (8 raste në 32 milion njerëz të vaksinuar), por që janë shumë më të ulëta sesa incidenca normale e mpiksjeve të tilla në mesin e popullatës në përgjithësi.

As Makron dhe as Merkel, nuk duket se shqetësohen se janë pikërisht hezitimet e tyre të mëparshme, dhe për ta thënë troç edhe shpifjet e tyre, ato që kanë ringjallur ndjenjat anti-vaksinë në kontinent, duke bërë që miliona doza të AstraZenecas të mbeten të papërdorura në frigoriferët gjermane dhe franceze.

Që të dy i janë referuar parimin të kujdesit paraprak, të shkruar edhe në Kushtetutën Franceze që nga viti 2005, për të refuzuar marrjen e vendimeve që përfshijnë edhe rrezikun më të vogël.

Më keq akoma, ligjvënësit francezë në Bruksel, arritën që ta futnin “le principe de precaution” në legjislacionin e BE, duke e përhapur mjerimin në të gjithë kontinentin.

Sa për vete, jam e lumtur që e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca të premten e kaluar në një spital të Parisit. Kam mësuar shumë kohë më parë, të mos marr kurrë seriozisht asgjë nga ato që thotë Emanuel Makron.

“Daily Telegraph” – Bota.al

(VIDEO) ALBIN KURTI THIRRJE MËRGATËS SHQIPTARE TË MAQEDONISË SË VERIUT: REGJISTROHUNI! (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të maqedonisë së veriut që jetojnë jashtë vendit, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Në mesazhin e tij, Kurti fton mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të mos e lëshojnë këtë mundësi dhe të regjistrohen, pasi sipas tij, në këtë regjistrim do të përcaktohet pesha e shqiptarëve në Repuplikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit, regjistrimi i çdo qytetari do të diktojë shifrat e ndarjes së buxhetit dhe në punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

ALBIN KURTI, KRYETAR I VV-SË

“Meqë edhe me kushtetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo do të thotë, se te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetit, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat, e të tjerat varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtetformuese të Maqedonisë së Veriut”.

Sipas Kurtit çdo individ është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm dhe çdo individ duhet të regjistrohet. Në mesazhin e tij drejtuar mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kurti i ka kujtuar atyre se i nevojiten vetëm 10 minuta kuhë për ta kryer këtë operacion.

ALBIN KURTI, KRYETAR I VV-SË

“Shqiptarët janë popull i lidhur për shtëpinë, truallin dhe vendin e vet. Nga të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të RMV-së remitancat e mërgatës arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit. Ne e dimë se pjesa dërmuese e këtyre parave vjen nga shqiptarët”.

Kurti gjithashtu thotë se qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje që ndodhen në shtete të tjera, do të vendosen në shërbim të shqiptarëve shtetas të RMV-së, nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit.

Regjistrimi i diasporës do të zgjasë deri më 21 prill. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave deri në mëngjesin e 17 marsitm janë vetëregjistruar 71 mijë e 503 persona që jetojnë jashtë RMV-së. /SHENJA/

https://youtu.be/yYMHsSjxPZw

KURTI E OSMANI SIGUROJNË 62 VOTA, MJAFTUESHËM PËR TA FORMUAR QEVERINË E RE (VIDEO)

Në dy ditët e fundit, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Vjosa Osmani, u.d. e Presidentes, kanë mbajtur takimet e para me partitë e tjera pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në bisedat e tyre me PDK, LDK, AAK e përfaqësuesit e partive parlamentare minoritare, kanë diskutuar për formimin e institucioneve.

E pas takimeve të shumta në dy ditët e fundit, Kurti e Osmani kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Kurti krahas 58 deputetëve që i fitoi me partinë e tij dhe me përkrahjen e Osmanit, mund të llogarisë edhe në disa vota të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joserbe në Kuvendin e Kosovës.

Votën pro qeverisë Kurti tanimë e kanë pohuar edhe përfaqësuesit e boshnjakëve, ashkalinjëve, romëve dhe egjiptianëve në Parlament.

Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike dhe Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike kanë konfirmuar se do ta votojnë Qeverinë Kurti II kurdo që të mbahet seanca.

“Do t’i përkrahim që të dy, edhe Kurtin për kryeministër edhe Osmanin si presidente. Ne si parti nuk patëm kushte specifike, por deshëm që të prioritizohen programet qeverisëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos për komunitetin rom”, tha Galushi i LPR, shkruan Reporteri.net.

Edhe Balje pas takimit me Kurtin e Osmanin deklaroi se do të votojë për qeverinë Kurti e presidenten Osmani.

“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakeve në Kosovë. Kam japë përkrahjen time për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit”, ka thënë Balje.

Ndërkaq Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat ka thënë se nuk do të pengojnë formimin e institucioneve por pa treguar nëse do të votojë në favor të qeverisë udhëhequr nga i pari i VV-së.

”Nuk kemi folur konkretisht për vota por për programin. Ne kemi edhe një takim. Tash nuk e dimë se çfarë do të ndodh, por ne nuk kemi paraqitur pengesa për formimin e institucioneve”, ka thënë Demiri.

E përfaqësuesit e turqve i kanë vu kushte Kurtit e Osmanit në rast se dëshirojnë votat e tyre për qeveri.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka thënë se në këmbim të votës së turqve në Kuvend i kanë kërkuar Kurtit një post ministror në qeverinë që pritet ta udhëheq ai.

Kurti e Osmani janë takuar edhe me Listën Serbe, të cilët nuk kanë treguar se si do të votojnë kur në rend të ditës të jetë formimi i Qeverisë.

Megjithatë, me 4 votat nga minoritetet jo serbe, Kurti deri më tani ka siguruar 62 vota në Kuvend e që janë të mjaftueshme për ta marrë timon e udhëheqjes së qeverisë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Galushi, Krasniqi, Balje dhe Rexhepi tanimë i kanë premtuar votën edhe Osmanit për presidente.

E nga partitë shqiptare, sinjale se do ta votojë qeverinë Kurti ka dhënë edhe Behgjet Pacolli, president i AKR-së.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka ftuar kolegët e tij deputetë të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re.

Por, Kurti e Osmani kanë ende punë për të bindur PDK-në, LDK-në e AAK-në të qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin prej 2/3 të 120 deputetëve kur të votohet për presidentin e Kosovës, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Të premten e kësaj jave Kurti e Osmani pritet të takohet me LDK-në, pasi kryetari i ri i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, refuzoi ftesën për të hënën me arsyetimin se duhet të merret me konsolidimin e partisë pas zgjedhjeve të brendshme.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, që tash është u.d. e Presidentes, ishte kandidate e VV-së për t’u bërë shefe e shtetit.

https://youtu.be/oEDZXJSNCZc

Maqedoni: Mbi një mijë pacientë të shtrirë në spitale për shkak të coronavirusit

Gjithsej 1082 persona janë të shtrirë nëpër spitale për shkak të komplikimeve me coronavirusin.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka rreth 340 shtretër spitalor të lirë në kovid-qendrat në të gjithë vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në Shkup në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar më shumë se 60 pacientë, ndërsa gjithsej janë 463. Deri sot në mëngjes ka pasur 50 shtretër të lirë në Shkup.

Nga MSH thonë se gjatë ditës bëhen statistika të pacientëve të shëruar, me çka do të ketë edhe shtretër shtesë të lirë.

Ndryshe, të gjitha departamentet në spitalet klinike disponojnë shtretër të lirë, ndërsa nga MSH thonë se nëse ka nevojë do të zgjerohen kapacitetet spitalore./Telegrafi/

Zjarr në Gostivar/ Humb jetën një fëmijë, ndërsa një grua në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një fëmijë e ka humbur jetën në zjarrin e madh që  sh p ë r th e u  sot në Gostivar, në një banesë në rrugë “Kej Vardar”.

Edhe një 35 vjeçare e ka pësuar me probleme të rënda shëndetësore dhe eshtë dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Sipas informatave të para, zjarri në banesën që gjendet ne katin e tretë ka  sh p ë r th y e r rreth orës tetë të mëngjesit, për shkaqe ende të pakonfirmuara deri më tani dhe është përhapur shpejtë.

Me intervenim të zjarrfikësve të qytetit, zjarri është shuar. Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspetizë./tv21

https://youtu.be/MKYababMmKE

FOTO: Pushime në hapësirë! Fillon ndërtimi i hotelit që do të fluturojë sipër Tokës

Hoteli i parë hapësinor ka filluar nga ndërtimi.

CNN shkruan se kompania kaliforniane Fondacioni Gateway dhe Orbital Assembly Corporation kanë vendosur që të ndërtojnë hotelin e parë në botë që do të fluturojë sipër Tokës.

Data e planifikuar për mbarimin e hotelit së ndërtuari do të jetë viti 2027.

Hoteli do të quhet Stacioni Von Braun është një koncept i ‘çuditshëm’ i një hoteli.

Ai do të jetë i përbërë nga 24 ndarje dhe do të ketë formën e një rrote të madhe.

Modelin për këtë hotel e ka dhënë ish-piloti John Blincow, i cili drejton kompanitë që do e ndërtojnë.

 “Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë ​​është afër. Po vjen. Po vjen shpejt”, tha Blincow.

Shkrimtarja Açka: PD duhet të fitojë, Shqipëria është e lodhur dhe po vuan një depresion të injektuar

Flutura Açkën deri tani e kemi gjetur nëpër libra, por tashmë drejt një sfide të re, duke vendosur që të kontribuojë në politikë brenda sistemit. Ku e ka burimin zanafilla e përfshirjes suaj në Partinë Demokratike?

Pavarësisht se nga jashtë sistemit, unë jam marrë në një mënyrë apo në një tjetër me politikën; fundja vetë njeriu është qenie politike, për sa kohë jeton në komunitet dhe ka qasjet e tij mbi sjelljet shoqërore, mbi drejtimin dhe organizimin e saj dhe në hapësirën e politikës në të. Si një natyrë e paqetë ndaj njollave të errëta që e kanë shoqëruar në këta tridhjetë vjet demokracinë shqiptare, kam qenë e pranishme me shqetësimet e mia “politike” përderisa e kam gjykuar atë. Në shoqëritë e emancipuara kjo është një rutinë, ose e thënë më saktë, detyrë e elitës mediatike, letrare, artistike, ajo e ka për detyrë t’ia kujtojë politikës gabimet, dhe politika modestinë t’i pranojë dhe t’i ndreqë. Kjo nuk funksionon ndër ne, ndoshta sepse jemi ende një demokraci e brishtë që po ndërtohet përmes një tranzicioni të ngadaltë, të turbullt e të lodhshëm, që i ka shtyrë shqiptarët shpesh të kthehen në nostalgjikë të së shkuarës së tyre të errët, kur po të citoj ata “kishte shtet”, edhe pse nuk ishte shtet që u shërbente atyre.

Kjo klisheja e një shteti pa shtet, po e bjerr durimin tonë për ta çuar deri në fund tranzicionin. Nga dita e parë e vokacionit tim të qartë politik në shërbim të demokracisë, dhe këtu po flas për reportazhet e mia të para si gazetare e re pak ditë para kthesës historike të marsit 1992, kanë kaluar dekada, dhe ne jemi kthyer në pikën zero në nivelin e demokracisë sonë. Kemi rrugë më të shtruara, veshje më të bukura, ekrane më me shkëlqim, por kemi cenuar parametrat elementarë të asaj që thirret politikë, e që nënkupton shërbim ndaj qytetarit. Politikë te ne do të thotë mundësi për pasurim, mundësi për vila, mundësi për privilegje; kjo është vjellëndjellëse.

Sa besoni se një shkrimtare e “ndjeshme”, do të mund të përshtatet me ashpërsinë e politikës?

Ja përmes asaj ndjeshmërie që përmendni në pyetjen tuaj, unë kam aq ndjeshmëri sa të kuptoj hendekun mes meje dhe tjetrit, atij tjetrit që të ka besuar votën, shpirtin dhe jetën e tij. Ai tjetri, qytetari, nuk kërkon luks, as privilegje, por një jetë normale. Ndoshta unë nuk kam asgjë në dorë të ndryshoj, por kam fuqinë dhe mirësinë të dëgjoj, dhe ta përcjell zërin e tij duke e përfshirë në shqetësimin tim njerëzor. Kjo ndjesi, që ju mund ta lexoni si “qetësi mrekullitëse”, më vjen ngaqë nuk kam asnjë ngasje materiale, publike apo eterne. Këto paradigma që e drejtojnë dhe e mundojnë njeriun e gjallë, tek unë janë fashitur tashmë; jam një qenie e bërë e që i ka mbaruar kërkesat. Unë besoj se nuk përshtatem dot me modelin klasik të politikës, atë model që kemi ndërtuar ne, së paku. Kjo ngaqë njoh edhe një model tjetër, atë të parametrave të botës perëndimore ku jam barabitur njëzet vite. Kam qenë te të gjitha protestat e shoqërisë civile, që nga ajo e liqenit artificial e këtej, por shembja e Teatrit Kombëtar, i shembi edhe iluzionet e mia të fundit se ndryshimi mund të vijë nga jashtë.

Nuk mendoja se pas ikjes së tim Biri do të më trondiste në këtë jetë ndonjë gjë më, por atë ditë kam qarë. Kështu e kapërceva Rubikonin, por jo si Çezar që do të pushtojë syerrur nga amoku i pushtetit, por të mund t’ia vështirësoj politikës uzupimin e plotë të jetës sonë shoqërore. Ajo ka marrë aq shumë territore në jetën tonë, sa është tronditëse; ajo është shkëputur kaq shumë nga toka e saj, sa i ngjan një balone farfuritëse; ajo ka mjelë kaq shumë nga kjo shoqëri, sa e ka kthyer veten në armike të saj. A mund të ndryshojë kjo? Ngadalë, por mund të ndryshojë, dhe duke vëzhguar nga larg një grup vajzash e djemsh të rinj që drejtojnë sot PD-në, kam krijuar përshtypjen se do të sjellin një frymë të re drejt këtij modeli, politikanë të qetë, që argumentojnë, që nuk gërçasin, të papërlyer, një pjesë e të cilëve kanë studiuar jashtë dhe që ngjallin besim.

A ekziston frika se pena juaj tashmë e konsoliduar do të kthehet në një shije të athtë, për shkak të mjedisit ku ju po hyni, siç është politika?

Në fakt pena ime është e athtë, veç në u ngjeftë në shërbet! Nuk e besoj këtë, por po të përdor një shprehje të Adem Demaçit “pushteti është drogë e fortë”, do të vaksinohem në kohë nëse shoh ndonjë shkarje të vetes. Ftesa e Partisë Demokratike ishte shumë e sinqertë, kërkonte prej meje atë që unë isha, jo atë që duhej të isha dhe kjo nuk ka përse të ndryshojë. Unë nuk e shoh të qenët deputete (nëse fati e ka thënë të jem pasi të kenë folur votuesit) si pushtet, por si shërbim. Nja dy miq të mi holandezë kur u thashë se po e bëja këtë kapërcim, vunë duart në kokë, pasi unë nuk do të kisha kohë të merresha me letërsi prej rraskapitjes që të jepte deputetllëku. Natyrisht, ashtu e dinë ata këtë punë, rraskapitëse. Unë pata zor t’ua shpjegoja se çfarë dizajni dhe stofi ka deputeti shqiptar në sytë e publikut shqiptar dhe që sa larg është nga modeli europian. Për shkak të këtij modeli njerëzit e letrave, artistë e specialistë të shkëlqyer të fushave të ndryshme, kanë drojë të hyjnë në politikë, sepse rruga është bërë kaq pis, sa nuk i shpëton dot stërpikjes. E di riskun tim, por penën nuk besoj se do ta sheqeros lehtë, dhe ky nuk është një betim fals i thënë shkarazi, por nevojë për të mbetur dhe për të vdekur vetvetja.

Cilat janë njohjet tuaja me kreun e opozitës Lulzim Basha; cili është momenti i ftesës së tij për t’u angazhuar në PD?

Unë nuk kam njohje të afërta me z. Basha, e kam takuar rastësisht në ndonjë panair libri. Emrin e tij e kisha dëgjuar mes studentëve shqiptarë në Utrecht në kohën që unë u lidha me Holandën, pra jetonim në një qytet, por nuk kam pasur rast ta takoj atje. Në një bisedë të tillë të rastit për librin më pyeti në isha e gatshme t’i shërbeja demokracisë dhe ftesa serioze erdhi në zgjedhjet e vitit 2017, por unë nuk isha e përgatitur. M’u deshën thuajse katër vite ta mendoja vendimin tim. Kjo pasi kërkesat nga e djathta kanë qenë të shpeshta në këta tridhjetë vite, por e marrosur pas hobit tim dhe nga droja e ruajtjes së zërit tim, kam hezituar. Në fakt ende nuk jam mësuar me këtë realitet të ri, të qenit e ekspozuar krejtësisht, në përballje me shqiptarin e thjeshtë, me përditën substanciale shqiptare.

Është një botë krejt ndryshe nga vetmia ime që thuajse më ka plakur, nga bota paralele që ndërtoj përditë me komoditetin tim të pagjykueshëm; kjo jetë e re kërkon tjetër energji, një përkushtim gati sublim. Dhe kam kaluar nëpër të vetëm pak ditë, por e mjaftë për të kuptuar se si funksionon zemra e demokracisë, se si njerëz të thjeshtë i bashkon vetëm ideali. Kjo më ka prekur shumë. A mund t’i tradhtosh kaq lehtë këto qenie të dashura që të shohin në sy, që kanë besim se ti do t’ua kuptosh brengën: papunësinë, varfërinë, diskriminimin, sorollatjen, fyerjen? Nuk e di, nuk besoj, veçse në ndryshofsha ADN.

A i njihni strukturat e partisë, pasi ju kandidoni si e dyta në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit? Si e kanë pritur kandidimin tuaj pjesa tjetër e kandidatëve?

Njoh shumë nga strukturat e të dyja partive, i kam pasur miq në rrethana jashtë partive, por nuk e njoh se si funksionon zemreku i partisë. Po e njoh përditë e nga pak. Natyrisht, pozicioni im në listë duket si i sigurt, por nuk është shumë etike të mjaftohesh me kaq. Të duhet të provohesh me ngarkesë të plotë, t’u japësh besimin që të të besojnë. Në aq pak ditë që jam pranë këtij pulsi, kam ndier një entuziazëm të dukshëm prej pranisë sime dhe kolegëve të mi, fundja pavarësisht radhës së listës, të gjithë kemi një detyrë kolegjiale dhe punojmë në ekip: të sjellim fitoren e PD-së dhe të koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk e di se ç’mendojnë kandidatët e tjerë për mua, atë që di është se mes nesh ka një kimi përbashkuese, kimi që na e imponon edhe ai puls njerëzor për të cilin ju fola. Natyrisht, të sjellurit e mi me fushatën, për nga natyra, por edhe nga mungesa e përvojës, nuk është si e tyrja, e cila është tipike politike dhe në këtë mes atyre u duhet të kompensojnë shumë këtë “mungesë” të nervit tim tipik politik, sikurse unë plotësoj ekipin me qëndrimet e mia publike, fushë ku luaj lehtësisht prej tridhjetë vitesh. Me këtë qasje të re në jetën time besoj se vetëm kam shtyrë kufijtë e mi publikë kah fusha e së mundshmes, siç është politika.

Cilët nga politikanët e PD-së i njihni më tepër?

Njoh disa prej tyre, një pjesë janë lexues të përhershëm të mi. I kam miq në marrëdhënie distante, të kujdesshme, rrallë për kafe. I kam pasur përherë telefonat e tyre, por kurrë nuk u kam rënë. Jam njeri i tërhequr dhe nuk jam natyrë qokash, as nuk kam pasur kurrë kohë e nevojë të fitoj simpatira. Kam pasur përherë punën time që më ka bërë njeri të lumtur e të plotësuar. Kalimin te territoret e politikës e kam bërë nga shumë arsye, të cilat ndonjëherë do të më duhet t’i rrëfej gjatë dhe bindshëm, dhe ngaqë janë shumë dhe shumë personale, do të më duhen më shumë rreshta për t’i shpjeguar.

Vite më parë ju jeni shprehur se “të bërit opozitë do edhe sharm, edhe mend, edhe ndershmëri”, si një reagim ndaj mospërfshirjes së Jozefina Topallit në listat e PD-së në 2017. Pas 4 vitesh, a besoni se PD-ja po shkon drejt pushtetit me mend dhe ndershmëri, pse jo edhe me sharm?

Po sigurisht po shkon, sepse besoj ka mësuar nga gabimet e veta të kohës së pushtetit dhe nga gabimet e veta gjatë të bërit opozitë. Nuk ka qenë e thjeshtë të bëje opozitë në kushtet në të cilat u katandis shoqëria dhe shteti shqiptar vitet e fundit. Pa asnjë institucion drejtësie në këmbë, me një parlament që i bënte të qeshnin edhe qentë e rrugës nga niveli mjeran (me ndonjë përjashtim të vogël) i të bërit politikë, me një nivel të shkatërruar të marrëdhënieve president-këshill ministrash-parlament-opozitë, me një polici të vënë e gjitha në shërbim të pushtetit, me një medie të pambrojtur para presionit të pozitës në pushtet, me një uzurpim të paskrupullt të të gjitha fushave dhe kthimin e administratës shtetërore në një hienë grabitëse të xhepave të shqiptarëve, me një grusht njerëzish që shembin teatro e mbjellin vetëm beton, me një ethe të uzurpimit nga propaganda të të gjithë hapësirës sonë mediatike e shoqërore, me trajtimin e opozitës jo si pjesë të demokracisë por si armike të popullit, me krijimin e opozitave false shpesh me para të pista, si mund të jemi një Shqipëri e dinjitetshme? Jemi një Shqipëri e sikletshme, aq sa i shtymë me mijëra djem e vajza të mos e donin më atë dhe ta braktisnin. Është trishtim i madh të bësh këtë enumeracion. Këto fjalë që po ju them, janë shenjë e besnikërisë ndaj vendit, të cilën e kam të përhershme, siç thotë Mark Tuein, sepse atë ndaj qeverisë, kjo e jona nuk e ka merituar.

Si e konsideroni listën e PS-së për garën e 25 prillit? Po përfshirjen e dy zonjave, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo?

Nuk e njoh mirë listën e tyre, dhe një pjesë të tyre i njohim mirë të gjithë, çfarë mund të bëjnë veç në vazhdofshin zullumet e tyre. Më kanë pyetur shpesh për dy zonjat e nderuara në profesionin e tyre. Është një zgjedhje e menduar apo emocionale e Ramës, nuk e di, varet nga Ora e tij e atij çasti kur e ka menduar. Nëse Ora i ka thënë se këto dy zonja do t’ia pastrojnë veshtullinë e errët të dy çështjeve më të mëdha të ditëve tona: Korona e Tërmeti, ka qenë shumë emocional, sepse në këto dy gjëra qeveria nuk ka asgjë për t’u lëvduar, veç paaftësisë së saj të plotë. Nëse Ora i ka thënë se këto dy zonja të nderuara duhen shpërblyer për punën e shkëlqyer që është bërë, ka qenë në delir, dhe duhet kuruar. Këtë përgjigje e jep vetëm ai vetë. Dhe përgjigjja ime nuk ka fare të bëjë me nderimin tim me figurat e tyre si profesioniste në fushat e tyre.

A jeni entuziaste për rolin e femrave në politikën shqiptare? Sipas jush, a po arrijnë ato suksesin e duhur apo po keqtrajtohen nga politika?

Ngaqë sapo ju fola për dy zonja të nderuara, nuk po e vazhdoj gjatë këtë shtjellim. Ju mjafton sulmi i paturpshëm ndaj zonjave të opozitës pas ditë më parë, për të kuptuar se në çfarë niveli trajtimi ndaj zonjave jemi. Në një vend të qytetëruar jo vetëm që kjo nuk mund të ndodhë, por sikur hipotetikisht të ndodhë, kryeministri do të ishte së paku jashtë politike, për të thënë më të voglën. Dhe ta shpjegosh këtë me “sarkazëm politike” e bën edhe më të shëmtuar.

Me kë kujton se flet ky njeri? A nuk e di ai se të tillë sjellje prej klouni, e bëjnë të padurueshëm para publikut?! Edhe kur dikur kanë dalë fotot e tij nudo, nuk më ka pëlqyer fare dhe më është dukur akt i shëmtuar. Ka nervozizëm të madh ky njeri, por nuk më habit fare fare. Ju kujtoj, në fjalimin e tij të parë si kryeministër, ai përdori fjalën “alpin” dhe qysh atë ditë nuk kam pasur më iluzione për të. E kam ditur.

Sipas jush, a arriti Edi Rama në lartësinë e të qenit një burri shteti?

Po ç’burrë shteti! As katundi jo, meqenëse shpesh Shqipërinë e ka thirrur vetë kështu. Z. Rama më kujton Princ Vidin, për të cilin një nga oficerët holandezë u shpreh se “nuk mundte dot të menaxhonte gjatësinë e vet”, por ndryshe nga ai, kryeministri ynë nuk mund të menaxhojë egon e vet, atë “yllin te vendi që nuk thuhet”, siç ka shkruar dikur për veten te revista “Përpjekja”.

Unë kam shpresuar shumë dikur te Rama, unë dhe plot miq të huaj të përbashkët që kemi, ngaqë jemi të një brezi. Do të kisha pëlqyer një Ramë që të meritonte nderim prej shqiptarëve, që kurdo të ikte, të ikte i pëlqyeshëm nga të gjithë si një burrë shteti. Nga kjo kam keqardhje, aspak lumturi, fundja është kryeministri im. Nuk kemi kohë këtu, por mund t’jua shpjegoj edhe këtë shumë gjatë.

Lulzim Basha, a besoni se është kryeministri i duhur për ta nxjerrë vendin nga gremina?

Është europian, i qetë, i qeshur, nuk ka ndonjë histori grushti me të dashurat, merret me argumentin. I ngjan kryeministrit tim holandez. Të paktën, aq sa shoh unë. Nuk ka pamje pashai apo bejlurçine. Shqiptarët, nëse duan të vazhdojnë me pashallëqe, në dorë e kanë, dhe janë në të drejtën e tyre.

Në gjykimin tuaj, Ilir Meta a është presidenti më konfliktual me qeverinë?

Nga bashkëpunimi që kanë pasur dikur, nuk duhej të ishin në konflikt, fundja kjo qeveri e ky pushtet e zgjodhi. Por konfliktin ia imponoi qeveria përditë, dhe jo vetëm atij, por të gjithë neve. Dilni në rrugë e pyesni njerëzit, a kanë konflikt me qeverinë: te kadastra, te spitali, te legalizimi, te prona, tek energjia, tek uji. Konflikt i hapur…

Sali Berisha, i pesti në listën e PD-së në Tiranë; sipas jush, vazhdon t’i inspirojë demokratët drejt fitores?

Natyrisht, ka një fashë njerëzish që e adhurojnë me çmenduri, unë nuk hyj tek ata. Do të kisha dashur ta shihja një senator të urtë që na duhet shumë, por është vendim i tij. Atë që di të them, është se Sali Berisha është prej atyre lexuesve që botuesit do të duhet ta adhuronin: një makinë leximi dhe memorieje mahnitëse, që rrallë e ka ndonjë politikan shqiptar.

Si e vlerësoni Monika Kryemadhin, si lidere e një force politike dhe si një politikane ‘luftarake’ dhe gjithnjë aktive?

Nuk e njoh mirë, për të mos thënë që nuk e njoh fare. Por e njeh politikën dhe afron të rinj.

Çfarë do të jetë përparësi në aktivitetin tuaj politik?

Është shpejt ta them, por natyrisht do të më pëlqente të shqetësohesha për çështje që kanë lidhje me kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Dhe ekskluzivisht për qytetin tim të lindjes, Elbasanin.

Si do e ndani jetën tuaj mes Holandës dhe Shqipërisë? Cilën pasaportë nuk do të hiqni tashmë nga çanta?

Vitet e fundit kam jetuar më shumë në Shqipëri, kjo është edhe arsyeja pse e kisha kohën dhe mundësinë e një vendimi të rëndësishëm si ky. Jam qytetare e të dyja vendeve dhe në të dyja, besoj, jam një qytetare e denjë.

Si e shikoni aktualisht Partinë Demokratike, a besoni se ngjall shpresë për shqiptarët?

Pa dyshim! Deri dje e shihja më nga larg, tani e shoh nga afër dhe imët. Edhe pyetja juaj ka dyshimin e asaj farës që ka mbjellë Rama mes nesh, që e djathta është e paaftë. Me këtë formulë të gatuar në magjen e tij të zbrazur nga premtimet e parealizuara, po kërkon t’ua veshë shikimin shqiptarëve. PD është organizëm i gjallë ku ka plot të rinj të gatshëm për të qeverisur dhe plot të tjerë me përvojë që të mos i lënë të gabojnë. Është mirë dhe e nevojshme për higjienën e demokracisë ndryshimi. Nëse shqiptarëve u pëlqejnë të vazhdojnë me batuta dhe bark të zbrazur, janë në të drejtën e tyre të vazhdojnë me regjimin që kanë mbi krye. Ata vendosin, vetëm nëse vota nuk u vidhet.

A besoni se PD-ja do të jetë fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit?

Po, besoj. Ka ardhur koha, jo vetëm për PD-në, por për shoqërinë shqiptare të freskojë ajrin e ndotur të shtëpisë së saj. Shqipëria është e lodhur dhe po vuan një depresion të injektuar nga një qeveri në depresion, që ka vetëm dy-tre fortafolësish, dhe kaq. A shkohet në Europë me të tillë shkarravinë shtetërore?/GSH.al

S U L M I në zemër tek burrat: Lodhja ekstreme mund të jetë një shenjë paralajmëruese

Sëmundjet e zemrës janë shkaku numër një i vdekjeve si për burrat ashtu edhe për gratë. Çdo vit miliona njerëz preken nga sëmundje të ndryshme të zemrës. Një hulumtim i ri ka zbuluar se lodhja tek burrat mund të jetë rrezik pwr një sulm në zemër nw tw ardhmen. Nëse jeni duke përjetuar një lodhje tw madhe, atëherë ka më shumë të ngjarë të keni një sulm në zemër. Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku i një infarkti të miokardit i lidhur me rraskapitjen ishte veçanërisht i theksuar tek burrat e martuar, të divorcuar dhe të ve.

Sulmi në zemër – Shkaqet dhe simptomat

Një sulm në zemër ndodh kur ka një bllokim të papritur në një arterie që furnizon gjak dhe oksigjen në zemër. Çfarë e shkakton atë bllokim të papritur? Depozitat yndyrore grumbullohen me kalimin e kohës – kjo krijon formimin e pllakave në arteriet e zemrës. Nëse një pllakë çahet, një mpiksje gjaku mund të formojë dhe bllokojë arteriet që bartin gjak dhe oksigjen në zemër dhe kështu shkakton një sulm në zemër.

Për të dalluar një sulm në zemër është shumë e rëndësishme të kuptoni shenjat dhe simptomat paralajmëruese.

1. Goditja e rrahjeve të zemrës

2. Djersitje ekstreme

3. Vështirësi në frymëmarrje

4. Lodhje e pashpjegueshme

5. Dhimbje gjoksi

Duke folur për media, studiuesi Dmitriy Panov nga Instituti i Citologjisë dhe Gjenetikës, Novosibirsk, Federata Ruse tha: Rraskapitja vitale i referohet lodhjes së tepruar, ndjenjave të demoralizimit dhe nervozizmit të shtuar. Mendohet se është një përgjigje ndaj problemeve të pazgjidhshme në jetën e njerëzve, veçanërisht kur ata nuk janë në gjendje t’i përshtaten ekspozimit të zgjatur ndaj stresuesve psikologjikë.

Shkencëtarët studiuan lidhjen midis rraskapitjes vitale dhe rrezikut të infarktit të miokardit në 657 burra pa histori të sëmundjeve kardiovaskulare. Pjesëmarrësit u klasifikuan sipas nivelit të tyre të lodhjes vitale: aspak i lodhur, lodhje e moderuar dhe lodhje e madhe.

Pjesëmarrësit u ndoqën për 14 vjet për incidencën e një sulmi në zemër. Rezultatet zbuluan se:

Dy të tretat (67 përqind) e burrave kishin lodhje jetike (15 përqind kishin një nivel të lartë dhe 52 përqind kishin një nivel të moderuar) ndërsa rreth 33 përqind ishin të paprekur.

Pothuajse tre të katërtat (74 përqind) e burrave me presion të lartë të gjakut kishin lodhje jetësore të lartë në 58 përqind dhe të moderuar në 16 përqind.

Në grupin e përgjithshëm të burrave, studiuesit analizuan lidhjen midis rraskapitjes vitale në fillim dhe rrezikut për të pasur një sulm në zemër. Krahasuar me ata pa rraskapitje vitale, burrat me nivele mesatare ose të larta kishin një rrezik 2.7 herë më të madh të një sulmi në zemër brenda pesë viteve, një rrezik 2.25 më të lartë brenda 10 viteve dhe një rrezik 2.1 të rritur brenda 14 viteve.

Më poshtë janë listuar disa këshilla për të mbajtur sulmin në zemër

Kur bëhet fjalë për menaxhimin e simptomave të një sulmi në zemër, duhet të dini se është vetëdija juaj që mund t’ju ndihmojë të mposhtni sulmin në zemër. Më poshtë janë disa nga këshillat që duhet të ndiqni:

1. Ushtrimi

Një nga këshillat më të zakonshme por ende të rëndësishme për të mbajtur larg sulmin në zemër është të ushtroni rregullisht. Ushtrimet e rregullta mund ta mbajnë imunitetin tuaj të fortë dhe t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë dhe të shëndetshëm.

2. Të hash dietë të shëndetshme

Të hash një dietë të shëndetshme është gjithmonë e rëndësishme për të mbajtur larg sëmundjet. Përfshini ushqime miqësore me zemrën në dietat tuaja si perime me gjethe jeshile, spinaqi, lakra jeshile, etj., Peshk yndyror ose vaj peshku, avokado për yndyra të shëndetshme, arra dhe të preferuara e të gjithëve, çokollata e zezë.

4. Kufizoni marrjen e alkoolit dhe shmangni pirjen e duhanit

Alkooli mund të ketë disa efekte negative në trup duke përfshirë zemrën tuaj. Qëndroni larg alkoolit për të qëndruar të sigurt nga një sulm në zemër. Ajo çfarë duhet të bëni është të qëndroni vigjilent dhe të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Orizi ju ndihmon të jetoni më gjatë, ul sheqerin në gjak dhe përmirëson tretjen

Në të kaluarën, njerëzit e zakonshëm në Japoni nuk mund të hanin oriz, sepse pjesa më e madhe e tij ishte e rezervuar për fisnikët dhe njerëzit e pasur. Madje fermerët japonezë përdorën oriz për të paguar taksat e tyre. Sot, nuk mund ta imagjinojmë kuzhinën japoneze pa petë orizi, sushi ose oriz me vezë të skuqura. Orizi nuk është vetëm një ushqim i zakonshëm, por edhe shumë i shëndetshëm për trupin.

1. Mund të ju ndihmojë të humbni peshë.

Nëse keni qenë në një përpjekje për të humbur peshë për mjaft kohë, një pjatë oriz mund të jetë pikërisht ajo që ka urdhëruar mjeku. Për shkak se orizi është me pak yndyrë dhe natrium dhe me shumë fibra, mund të jetë një shtesë e shkëlqyeshme në dietën tuaj për të humbur peshë. Është vërtetuar se njerëzit që hanë oriz kafe peshojnë më pak dhe kanë shanse më të ulëta për të shtuar peshë. Kur bëhet fjalë për orizin e bardhë, mund të jetë më pak efektiv për ata që duan të humbin peshë.

2. Ju ndihmon të dukeni më të ri.

Gratë japoneze përdorin ujë orizi për ta mbajtur lëkurën të butë dhe rinore. Orizi përmban shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe madje mund të zbutin rrudhat ekzistuese.

3. E mban zemrën të shëndetshme.

Konsumimi i orizit rregullisht është një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Për shkak se është një anti-inflamator natyral, parandalon krijimin e pllakave brenda enëve të gjakut dhe ul rrezikun për gjendje të caktuara të zemrës, si sulmet në zemër ose goditjet në tru. Orizi është gjithashtu i pasur me flavonoide që luftojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.

4. Mban larg sheqerin në gjak.

Për cilindo që vuan nga sheqeri i lartë në gjak, ngrënia e orizit është një mënyrë e mirë për ta luftuar atë. Por është më mirë të zgjidhni orizin kafe, sepse ai ka rreth 3 herë më shumë fibra dhe është më i lartë në proteina. Konsumimi i orizit kaf të jep një ndjenjë ngopje dhe ngrënia e 200 gramë të tij në ditë mund t’ju ndihmojë të keni një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

5. Ndihmon tretjen.

Përmbajtja e lartë e fibrave në oriz mund të zvogëlojë kapsllëkun dhe të ndihmojë në rregullimin e sistemit tuaj të tretjes. Për shkak se shërben si një diuretik natyral, pastron trupin dhe largon toksinat nga sistemi tretës.

6. Përmirëson shëndetin e sistemit nervor.

Nëse hani oriz rregullisht do të përfitojë edhe sistemi juaj nervor. Sistemi nervor i trupit ka nevojë për vitamina të ndryshme B për të qëndruar i shëndetshëm, dhe për shkak se orizi përmban shumë lloje të vitaminave B, ai ndihmon në rregullimin e proceseve të tij biologjike.

7. Rrit energjinë

Orizi është një nga mënyrat më të shëndetshme për të rritur energjinë tuaj. Trupi ka nevojë për karbohidrate që të mund t’i transformojë ato në energji. Për shkak se orizi është i pasur me karbohidrate të shëndetshme, ai mund të vijë në ndihmë kur ndiheni të lodhur./tvklan.al

E rrallë: Shkencëtarët zbulojnë mizën 47 milionë vjeçare

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve i udhëhequr nga Fridgeir Grimson nga Universiteti i Vjenës gjeti një specie fosile të një mize në Messel Pit në Gjermani, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO. Poleni i bimëve të ndryshme u gjet në stomakun e mizës, gjë që u dha shkencëtarëve një pasqyrë mbi mënyrën e të ngrënit, ekologjinë e asaj kohe dhe rolin e mizës si një polenizues. Studimi u botua në revistën Current Biology.

“Përmbajtja e polenit në stomakun e mizës fosile çon në përfundimin se mizat ushqeheshin me polen 47 milionë vjet më parë dhe ishin të rëndësishme për përhapjen e polenit të llojeve të ndryshme të bimëve”, shpjegon Grimson nga Departamenti i Botanikës dhe Kërkimit të Biodiversitetit.

“Në ekosistemet e vjetra subtropikale dhe tropikale, mizat ishin ndoshta më të rëndësishme pjalmuese se bletët,” shtoi ai.

Supozohet se miza nuk kaloi distanca të mëdha në kërkim të ushqimit dhe se po kërkonte polen nga bimët në zonë./abcnews.al

Asnjëherë mos e lani këtë perime para se ta gatuani!

Nëse jeni adhurues të perimeve, me siguri blini shumë dhe përpiqeni t’i fusni të gjitha në recetat tuaja të gatimit. Para përgatitjes së tyre, ju siguroheni që t’i lani ato, por ja që disa prej tyre nuk duhen larë.

Perime për të cilën po flasim është kërpudha! Kërpudhat nuk janë perime. Ato pjesë e familjes së kërpudhave, por ne shpesh i përgatisim si perime. Përveç kërpudhave të bardha të njohura, ka edhe kërpudha gështenjë, kërpudha portobello etj. Kërpudhat janë plot me lëndë ushqyese si vitamina B2, acid folik, kalium dhe fibra.

Pra, pse nuk duhet ta pastroni këtë perime?

Nuk duhet sepse kërpudhat thithin shumë lagështi dhe e mbajnë atë si një sfungjer. Kur i skuqni në tigan, kjo lagështi do të transformojë shijen e tyre. Është më mirë t’i pastroni me një furçë për të hequr papastërtitë./e.b-abcnews.al

Haradinaj heq dorë nga kërkesa për t`u bërë president: Nuk kemi shumicën (VIDEO)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e pressidentit të republikës.

Hardinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin. Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, ndërsa është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.

Kreu i AAK tha se i takon fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të sigurojnë 2/3 e votave në Parlament për zgjidhen e çështjes së presidentit.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

“Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së.

https://youtu.be/SIxAdDtjpj8

Tre gabimet e përditshme që ju shëndoshin dhe nuk i kuptoni

E vërteta është se shumë kanë mbetur të mahnitur me peshën që kanë fituar duke marrë parasysh se nuk hanë shumë. Sidoqoftë, ndonjëherë nuk është vetëm sasia e ushqimit që na shëndoshë por edhe zakonet që sigurisht nuk ndihmojnë në mirëmbajtjen ose humbjen e peshës sonë.

Në fakt, shumë herë zgjedhjet tona rutinore dhe ushqimore mund të na shtojnë peshë pa e kuptuar ne.

Shihni për shembull tre gabimet e mëposhtme ditore që kontribuojnë në këtë:

Ju nuk pini ujë kur keni etje

Nëse çdo herë që keni etje vraponi për një pije të butë ose lëng të standardizuar në vend të një shishe me ujë akulli, atëherë patjetër shtoni mjaft kalori në dietën tuaj ditore. Shumë ujë dhe pije freskuese në moderim ju mbajnë të shëndetshëm dhe në peshën tuaj.

Ju nuk merrni një kon në punë

Ushqimi i shpejtë është tërheqës por jo i shëndetshëm dhe është padyshim zgjidhja juaj nëse nuk merrni ushqim me vete nga shtëpia prandaj mos e lini pas dore.

Vaktet e shpejta

Mund të mos jetë e lehtë ta shmangni por të paktën ta kufizoni. Për shembull, kur uleni në divan për të parë filmin tuaj të preferuar, vendosni patate të skuqura të matura në një tas dhe mos merrni tërë çantën që me siguri do të zhdukeni. /abcnews.al

Feta Halimi: 24 muaj nga dënimi, drejtësi nuk ka

Shkruan: Feta Halimi

24 Muaj nga denimi i padrejt! 31 Muaj  B u r g  efektiv! Koha kalon e drejtësi nuk ka!

Fal Zotit qendrojm me dinjitet e ballëlart! Mos i lakmoni postet por qendroni me këmb ne Tokë! B u r g u  e vertet se nuk është i leht! Por kur nga  B u r g u  ju shiqojm jeni të mjer!
E neve na lehtsohen vuajtjet!

Përshendetje per gjith dashamirët! Nga  B u r g u  i idrizovës.

Kurti uron Dua Lipën për çmimin në Grammy: Ajo është frymëzim për të rinjtë tanë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar këngëtaren e famshme, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se Dua është inspirim për të rinjtë tanë dhe ambasadore e shtetit tonë.

“E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e #Grammy për #BestPopVocalAlbum. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është #levituar kombi i saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

Elita Ziberi tregon për sfidat dhe përfitimet e këngëtarëve në kohë pandemie (VIDEO)

Elit Ziberi është këngëtare e re dhe aktive në Maqedoni dhe më gjërë. Me të kemi biseduar për sfidat e këngëtarëve në kohë pandemie dhe për karrierën e saj.

Ajo tregoi se është e angazhuar edhe si arsimtare e muzikës në shkollën “Istikbal” në Tetovë por gjithashtu po punon për projektet e saja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo gjithashtu ka treguar për një plan për koncert të grupit Elita 5, ku bën pjesë edhe prindi i saj Arif Ziberi, duke thënë se planifikohet një koncert në Pallatin e Kulturës në Tetovë me titullin “Elita&friends”.

Për sfidat e këngëtarëve në kohë pandemie, ajo ka thënë se tani është edhe duke kursyer për shkak të mungesës së të ardhura.

Për përdorimin e rrjeteve sociale ajo ka thënë se kohëve të fundit i ka përdorur për të ardhura shtesë nga reklamat që ajo i bën nëpërmjet llogarive të saj. “Mu më ka dal për hajr puna me promovim nëpër rrjetete sociale”.

“Si jam marr edhe me shkollën kohëve të fundit, e kam lënë anash punën me projekte muzikore. Janë gati dy projekte shumë të bukura të zhanrit rn&b” ka paralajmëruar Ziberi në lidhje me projektet muzikore për të ardhmen.

“Nëse ke kualitet edhe paguhesh, edhe atë mirë. Nuk është keq” ka shtuar ajo kur është pyetur për përfitimet që i kanë këngëtarët.

Elita Ziberi në fund ju ka bërë thirrje të rinjëve që të angazhohen dhe të punojnë nëse kanë talent.

Sot u mor në pyetje pronari i “Durmo Tours” – Ja detajet

Gjykimi për rastin “Llaskarca” vazhdon më 23 mars, sot u mor në pyetje pronari i “Durmo Tours”

Me marrjen në pyetje të pronarit të “Durmo Turs” I cili është i akuzuari i pare në lëndën “Llaskarca” nga ana e mbrojtjes, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për aksidentin me autobus që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 në rajonin e fshatit Laskarcë të Shkupit, në të cilin e humbën jetën 16 persona dhe mbi 30 mbetën të lënduar.

Para se të përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga avokati i tij, Velo Kadiev, i akuzuari i parë Durmish Beluli, u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të lënduarve rëndë në aksident.

“Më besoni, që nga ajo ditë jam shumë i tronditur, i thyer shpirtërisht , jam i traumatizuar, jo vetëm unë, por e gjithë familja ime dhe të dashurit e mi. Njerëzit e mi nga Gostivari vdiqën këtu, të cilët i konsideroja si vëllezërit, motrat dhe fëmijët e mi”, tha Durmish Beluli.

I pyetur se sa kohë e njeh dhe që kur është i punësuar në “Durmo Turs” shoferi Manoil Trifunovski, i cili është i akuzuari në këtë rast, Belluli u përgjigj se Trifunovski erdhi rreth 10 vjet më parë.

“I njëjti edhe atëhetë edhe tani është konsideruar ndër shoferët më të mirë me përvojë të madhe, por për ditën e aksidentit, nëse kishte ndonjë problem familjar apo shëndetësor, nuk e dija, por, pas 13 shkurtit të vitit 2019, mësuam se i njëjti Manoil Trifunovski vuan nga diabeti dhe po merr insulinë, i njëjti Manoil ma konfirmoi atë gjatë një bisede telefonike”, tha i akuzuari i parë.

I pyetur se ku ishte në kohën e aksidentit, Beluli tha se atë ditë ai dhe dy shokë nga Gostivari ishin në Shkup rreth orës 13:00, qëndruan deri në orën 16:00 dhe më pas u kthyen në Gostivar me makinën e tij.

“Rrugës, gjegjësisht midis Tetovës dhe Gostivarit, në vendin e quajtur Zherovjan, më thirri shoferi Xhemal, i cili qante në telefon dhe më tha, citoj: “Drejtor, bëj gjithçka që mundesh, sepse kolegu Manoil u përmbys me autobus, ka shumë të lënduar edhe viktima”, unë, normalisht shumë i befasuar, arrita të pyes vetëm” ku jeni? “, ai u përgjigj se ai është në Karpalak, menjëherë me dy miqtë e mi, unë ktheva automjetin dhe u nisa për në Shkup, gjegjësisht tek vendi i aksidentit”, tha i akuzuari i parë.

Ai potencoi se i akuzuari i dytë Remzi Miftari, dy – tre ditë pas aksidentit automobilistik, i siguroi atij një telefon përmes motrës së Manoil, gjatë së cilës ai arriti të fliste me Manoil Trifunovski.

“Në atë bisedë telefonike midis meje dhe personit Manoil Trifunovski, kemi biseduar ekskluzivisht për aksidentin e trafikut. Fillimisht e pyeta, si është shëndeti i tij, ai u përgjigj se është mirë, por ka dhimbje. E pyeta dhe i kërkova ta vizitonte, por ai më tha jo, sepse ai po ruhet nga policia dhe është nën një lloj arrest shtëpie”, tha i akuzuari i parë.

Shtoi se e kishte pyetur Manoil Trifunovskin se çfarë ndodhi, së cilës, siç tha ai, Trifunovski u përgjigj “Unë nuk mbaj mend asgjë, këtu Zoti tha që toka duhet të shpërthejë, kështu që shumë njerëz vdiqën, njerëzit tanë nga Gostivari”.

Pas pushimit të fundit, seanca u ndërpre për shkak të një parashtrimi nga Firma Ligjore e “Branko Kuzmanovski dhe partnerët”, gjegjësisht njoftimi mbi vendimin e gjykatës për të hequr nga seanca e sotme avokaten Natasha Stefanovska, bashkëpunëtore e ekspertit në kompani, për shkak të kujdesit kundër përhapjes së mundshme – 19, pas së cilës ata raportuan se mbrojtësi i të pandehurit të gjashtë, avokati Lupço Micevski më 9 mars 2021, në një seancë gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore Civile Shkup ishte në kontakt me avokaten Tanja Ivanovska, nga kompania e mësipërme , për të cilin u dha një vendim për vetë-izolim.

Të akuzuarit Durmish Beluli, pronari i “Durmo Turs”, përgjegjësi për transportin në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski akuzohen për veprime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik, ndërsa tre punonjësit e stacioni i inspektimit teknik Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Gjykimi për këtë rast, vazhdon më 23 mars të vitit 2021. Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues I aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.