Ndonjëherë jeta duket shumë e padrejtë. Pse disa njerëz kanë trup perfekt ndërsa ju jo? Por mos u shqetësoni, sepse me pak përpjekje edhe ju mund të arrini trupin perfekt. Për shembull, nëse keni celulit, ju mund ta reduktoni atë nga shtëpia. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 3 mënyra efektive.
Kripa e detit
Kripa është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të përmirësuar zonat tuaja të prirura për celulit. Shtimi i kripës së detit në banjën tuaj, jo vetëm që do ju ndihmojë të relaksoheni pas një dite të lodhshme, por gjithashtu do të reduktojë celulitin. Vetëm 30 minuta duke shijuar një banjë, do të arrini rezultatin perfekt.
Scrub-et
E mira e të gjithë scrub-eve natyrore qëndron në aftësinë e tyre për të shtresuar lëkurën, duke e bërë të duket më e bukur dhe e butë. Scurbet eksfoliate mund të funksionojnë edhe në uljen e celulitit. Sa më shpesh ta bëni këtë me lëkurën tuaj, aq më i mirë do të jetë rezultati.
Stërvitja
Sigurisht që nuk mund të harrojmë mënyrën më të mirë për të hequr qafe celulitin. E kemi fjalën për stërvitjen. Ju pëlqen apo jo, është mënyra më e mirë për të pasur një trup të bukur dhe për të reduktuar celulitin./e.b-abcnews.al
Pas pjesëmarrjes në shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Lezhës dhe qëndrimit në Tiranë, ku u takua edhe me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha dhe ku mbajti një konferencë për shtyp në selinë e Vetëvendosjes në Tiranë, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjirokastrës.
Në Lezhë ai u shfaq përkrah Iliaz Shehut, në Tiranë përkrah Boiken Abazit, kurse në Gjirokastër përkrah Kreshnik Merxhanit, që të tre kandidatë të Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Në vazhdim keni videot dhe fotografitë që pasqyrojnë vizitën e Albin Kurtit në Gjirokastër:
Zgjimi i identitetit kombëtar dhe i kulturës së Rilindjes ndër shqiptarët në këtë periudhë ishte i lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtarinë politike dhe botuese, por edhe me përpjekjet për shkollë në gjuhën shqipe.
Të tria sferat kulturore në të cilat ndahej Shqipëria, kishin sjellë me vete sisteme të ndryshme shkollash fillore të huaja. Shqiptarët e fesë islame mund të shkonin vetëm në medresetë në gjuhën turke, ku mësohej teologji dhe arabishtja.
Shqiptarët e fesë katolike nuk kishin fare shkolla, para se të ngriheshin institucionet arsimore, që ishin kryesisht italiane, nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër dhe përreth saj në mesin e shekullit XIX. Këtu bën pjesë edhe një shkollë françeskane e ngritur në vitin 1855 si dhe Kolegjia Papnore e hapur nga jezuitët më 1859. Këtyre duhet shtuar edhe Kolegji i Shën Françesko Saverit, i njohur me emrin Kolegja Saveriane, që u hap në Shkodër më 1877. Në fillim të shekullit XX ky institucion, i drejtuar nga jezuitët pati mbi 400 nxënës.
Shqiptarët e fesë ortodokse në jug të Shqipërisë kishin mundësi të hynin në shkollat me bazë gjuhën greke.
Pra, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, mësimi në Shqipëri jepej në gjuhë të huaja, rrethanë kjo që e bëri të pamundur shkollimin e masave të popullsisë.
Porta e Lartë i shihte arsimimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj gjithë Shqipërinë në padije dhe errësirë të thellë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe, që kishte mundur të hapej, ishte mbyllur menjëherë.
Edhe kisha ortodokse greke në Shqipërinë e jugut e shihte veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip, e madje në raste të caktuara, për të ruajtur statusin e vet, nuk iu resht as vrasjeve.
Në këto kushte të rënda, ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit XIX ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkollat në gjuhën shqipe. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave shqiptarët do të mund të mësonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre shqipe dhe do të kapërcenin prapambetjen e së kaluarës.
Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanshme, si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit, ashtu edhe kundër kishës ortodokse greke, e cila e ndiente se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën shqipe. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë.
Një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar ishte Petro Nini Luarasi (1865-1911). Ky ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe. Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare është Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Më 12 shkurt 1905 u masakrua nga banditët e hierarkisë ortodokse greke, bashkë me pesë shqiptarë të tjerë, midis tyre eshë i vëllai.
Ndër edukatorë të tjerë të shquar shqiptarë të kësaj kohe është familja Qiriazi ose Kyrias nga Manastiri. Nga kjo familje shquhen Gjerasim Qiriazi (1858-1894), vëllai i tij Gjergj Qiriazi (1868-1912), motrat e tyre Sevasti Qiriazi – Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970).
Me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes, misionarit amerikan Xheni (Jenney), Gjeraqimit iu dha mundësia të studiojë në kolegjin amerikan në Samokov të Bullgarisë. Në këtë kolegj ndoqi shkollimin edhe i vëllai Gjergji. Më 1908 Gjergji ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Naim Frashëri i dha mundësi Sevasti Qiriazi – Dakos të studionte në kolegjin amerikan me emër Robert College në Stamboll dhe të luante një roj veprues në arsimimin e femrave shqiptare. Ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Edhe Parashqevi Qiriazi, e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias studioi në Robert College në Stamboll. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni (1862-1915). Njihej edhe me emrin Ndoc Zanoni. Në zgrip të shekullit ushtroi ndikim në zhvillimin e gegërishtes. Vjen nga një familje jezuite. Më 1883 kreu shkollimin në Valencia të Spanjës.
Mati Logoreci (1867-1941) ishte edukator dhe botues Në Monfalkone afër Triestes bëri shkollë për mësues. Më 1 maj 1889 hapi një shkollë në Prizren, e para shkollë shqipe në Kosovë.
Arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, nën kujdesin e Kultusprotektoratit, e drejtonte konsullata austro-hungareze.
* * *
Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri (1850-1904) dhe bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen, në emrin e Pandeli Sotirit (1843-1891) për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.
Pandeli Sotiri ishte veprimtar i shkollës shqipe, dëshmor i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Selckë të Lunxhërisë (Gjirokastër). Në Normalen greke të Qestoratit pati mësues atdhetarin Koto Hoxhi (1824-1895) i cili u mësonte nxënësve fshehurazi shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Pandeli Sotiri studimet e larta për mjekësi i kreu në Vjenë. Mori pjesë në themelimin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” (1879-1891) në Stamboll dhe u zgjodh anëtar i kryesisë s saj. Bashkë me publicistin rilindës Jani Vreto (1822-1900) ndihmoi për formimin e degëve të “Shoqërisë së Stambollit” në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, të Egjiptit etj. Jani Vreto ishte adhurues i kulturës helene. Për këtë arsye Faik Konica (1875-1942)e quajti grekoman. Pandeli Sotiri drejtoi revistën kulturore, arsimore e letrare “Drita-Dituria” (1884-1885). Emri i tij është i lidhur ngushtë me shkollën e parë kombëtare shqipe Mësonjëtorja Shqipe e Korçës si drejtor i parë i saj dhe mësimdhënës i lëndëve: aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyre dhe gjuhë frënge. Ishte një ndër nismëtarët e themelimit të “Shoqërisë së Mësimit Shqip” (1888) në Korçë. U vra pabesisht në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare, nga agjentët grekomanë.
* * *
MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS – Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar korçar Mandi Tërpo.
Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Shkolla u hap në kushtet e pushtimit osman, me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës dhe të Shqipërisë etj. Drejtuesit a saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar.
Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të mëmëdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.
Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887 veprimtari i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht i arsimit në gjuhën shqipe Thimi Vasil Marko (Korçë, 1855 – Korçë, 1922) i shkruante publicistit Vissar Dodanit (rreth v. 1857-1939) në Bukuresht: “Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që mbollëm këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla. Përpjekjet e faqezinjve grekomanë dështuan.”
Drejtuesit e saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.
Përveç Pandeli Sotirit që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar si veprimtari i Rilindjes Kombëtare Thanas Sina (1859-1934), Petro Nini Luarasi (1865-1911),atdhetari i Rilindjes Kombëtare Naum Dhimitër Naçi (1871-1927) i njohur si Nuçi Naçi, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar Thoma Avrami (1869-1943) etj. Th. Avrami, si delegat i Korçës, mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në vitet 1911-1912 drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës.
Në pranverë të vitit 1891, pas Pandeli Sotirit, drejtimin e shkollës shqipe në Korçë e mori Petro Nini Luarasi. Njëherazi, ai ndihmoi edhe financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. P. N. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit, më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjodh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. Sipas të dhënave të caktuara, e helmoi kleri grek, në bashkëpunim me xhandarët vendës.
* * *
Çelja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm ndër atdhetarët e mbarë vendit dhe u bë nxitje për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, në Rekë e Ohër dhe u bënë përgatitje për të tilla shkolla në Elbasan, Leskovik, Ersekë, etj. Shkrimi shqip filloi të mësohej edhe në mjaft fshatra. Shkollën shqipe në Pogradec e hapi vëllai i Pandeli Sotirit – mësuesi Koço Sotiri (1847-1909) më 14 mars 1887. Më 1889, shkolla shqipe u hap edhe në Prizren.
Komitetit Kombëtar të Korçës filluan t’i vinin nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkë me përgëzimet edhe kërkesa të shumta për t’u dërguar tekste shkollore që të përhapnin mësimin e shqipes, qoftë në shkollë, qoftë jashtë saj.
* * *
Po në këtë kohë u themelua në Korçë Shoqëria e Mësimit Shqip në krye me Alo Dishnicën. Kjo shoqëri kishte si detyrë kryesore të organizonte e të drejtonte veprimtarinë e aktivistëve, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e shkollave të çelura, për hapjen e shkollave të reja shqipe, për grumbullimin e fondeve dhe për shtypjen e teksteve shkollore.
* * *
Kundër shkollës shqipe të Korçës shpërthyen valë të furishme kundërshtimi nga qarqet antishqiptare greke. Propaganda fetare, shpifjet, shantazhet, frikësimet dhe shtrëngimet kundër mësuesve, nxënësve, prindërve dhe përkrahësve të shkollës kombëtare shqipe, qenë mjetet e zakonshme të agjenturave greke dhe të autoriteteve osmane. Viktimë e këtij reaksioni antishqiptar ra dhe vetë drejtori i shkollës së Korçës, Pandeli Sotiri, i cili u vra më 1891 në Stamboll nga agjentët grekomanë. Por, atdhetarët shqiptarë, mbarë populli shqiptar, të etshëm për dritë e dituri, kurrë nuk u përulën para trysnisë së forcave obskurantiste mesjetare që synonin t’i mbanin shqiptarët në errësirë.
* * *
Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës veproi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë dhe pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe nga disa klerikë antikombëtarë. Në prag të shekullit XX ajo u bë me gjashtë klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë, u bënë veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirimin kombëtar, në rrugën e pandalshme të kombit shqiptar drejt integrimit në familjen perëndimore.
* * *
Shkolla e vashave në Korçë –Hapja e të parës shkollë shqipe, të njohur zyrtarisht, në Korçë më 1887, e frymëzoi Gjeraqimin dhe të motrat Sevasti e Parashqevi, të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e Naim Frashërit (1846-1900) dhe të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Stamboll dhe më 15 tetot 1991 hapën të parën shkollë shqiptare të vashave në Korçë.
Mësuese të para të kësaj shkolle ishin Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi, e lindur në Manastir, Polikseni LuarasidheParashqevi Qiriazi. Polikseni Luarasi, e lindur në Korçë në vitin 1880, ishte e para mësuese që dilte nga bankat e shkollës së parë shqipe për vashat në Korçë. Njëherazi, ajo është edhe e para tipografe femër në Shqipëri.
* * *
Prej vitit 1960, “7 Marsi” festohet si ditë e mësuesve dhe e nxënësve, si përkujtim i themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Në këtë festë vlerësohen traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri, si veprimtarë dhe ndërtues aktivë të një shoqërie të përparuar. Kjo ditë festohet me nderim çdo vit në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.
Festohet pra në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ndër çamë. E feston edhe diaspora shqiptare në Evropë, në ShBA etj.
Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe fshati Sallarevë është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet e tjera sociale. Sallareva është një fshat i bukur malor dhe atraktiv për vizitorët, ka shumë bukuri natyrore dhe mund të shndërrohet në një destinacion të rëndësihëm turistik. Në këtë fshat organizohen edhe shumë aktivitete kulturore, por edhe dasmat janë të veçanta.Materialet për Sallarevën publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.
Në facebook është një faqe shumë aktive Fshati Sallareve, që ndiqet nga 4.400 persona dhe ku publikohen dhe shpërndahen njoftime, lajme, fotografi, video për zhvillimet në këtë fshat dhe si duket ndiqet shumë nga sallarevasit që punojnë në Hamburg dhe në vende të tjera të botës.Kjo faqe, gjatë javës së fundit po sensibilizon mërgimtarët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke publikuar lajme, por edhe video me instruksione se si ta bëjnë regjistrimin.
Një grup me emrin Fshati SaLLaReVë, i cila ka 1100 anëtarë, është një vend i mrekullueshëm ku mund të gjeni forografi, video dhe materiale të tjera për Sallarevën. Grupi është privat dhe duhet që të kërkoni të bëheni anëtar. Materialet në këtë grup publikohen nga anëtarët e tij dhe mund të gjeni koleksione fotografish të viteve të fundit, por edhe nga e kaluara.
Në facebook janë edhe disa faqe të tjera, të cilat përmbajnë materiale të shumta, por çuditërisht nuk janë aktive gjatë kohëve të fundit.
Në vazhdim disa të dhëna për Sallarevën:
Sallarevë, (maqedonisht : Седларево/Sedlarevo) ёshtё fshat nё Komunën e Zhelinës, Maqedoni.
Fshati i vendosur në një shpat të Malit të Thatë, në një fushëgropë të rrethuar me kodra e male afër fshatit Llakojcë, 19 km në juglindje të Tetovës.
Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1611 banorë nga të cilët 1605 ishin Shqiptarë, 2 Boshnjakë, dhe 4 të tjerë.
Llashnavec – fushë.
Guri i Jorgovanit – gur shumë i madh.
Bjeshka e Vogël – bjeshkë.
Stanica – vend të cilën janë mbledhur fshatarët për të biseduar.
Kroji i Ftohet – krua.
Kroji i Tahirit – krua.
Kroji i Eminit – krua.
Te Karija – mal, korie.
Izvori i Karis – burim uji.
Belenicë – fushë.
Krushica – fushë.
Përroi i Madh – përrua.
Ballavoda – burim me ujë të bardhë.
Te Tumba – arë.
Përroi i Beqirit – përrua.
Te Kroi i Mihones – krua.
Te Kroi i Asoit – burim.
Te Asoi – arë.
Dakati – mal.
Kavashnica – rrugë.
Kroi i Madh – krua më i madh në fshat.
Dheu i kuq – vend.
Te Pisha – arë.
Guri i Ngulun – arë.
Te Arat e Shkreta – ara.
Te Kaliba e Ali Begut – arë.
Te Urdha e Fellë – arë.
Manivar – arë.
Tapollat – arë.
Te Ara e Dervishit – arë.
Te Bunaret – ara.
Te Stani i Kases – ara.
Polca e Epërme – ara.
Polca e Poshtme – ara.
Qershia e Sallait – vend.
Ballkan – bjeshkë e madhe.
Indifaku – mal.
Indifaku – arë.
Te Kokrrat – vend.
Padishte – mal.
Shelqet – arë.
Shelqet – burim.
Kuqulinë – arë.
Te Kroi i Jasikës – krua.
Te Kroi i Jasikës – arë.
Udha e Fezallarve – rrugë nga fisi Feza.
Meriza – mal.
Gropa e Fezës – arë.
Arnica – arë.
Udha e Bjeshkës Vogël – rrugë e cila çon deri te bjeshka e vogël.
Guri i Madh – gur, shkëmb.
Udha e Shkupes – rrugë në të cilën tregtarët udhëtojnë për në treg të Shkupit.
Te Zatka e Mlikes – rrugë dhe burim uji.
Te Llombi i Deharit – burim dhe mal.
Te Shtrapaniket – ara.
Te Udha e Mullinit – rrugë.
Te Udha e Asoit – rrugë, nga osoj.
Te rruga e Ali Fuçkut – rrugë.
Te Dardha e Metës – arë.
Te Kroji i Memedit – burim.
Te Rrafsha e Gurit – vend.
Lloka e Epërme – arë.
Lloka e Poshtme – arë.
Llofka – arë.
Ara e Gjatë – arë shumë e gjatë.
Vakofet – thonë se ka qenë vend me varreza.
Tobahana – bjeshkë.
Shtrunga – arë.
Shpella e Sefës – shpellë.
Qafa e Çiligarvet – qafë mali, arë.
FOTO nga Sallareva në kohë të ndryshme:
Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:
Sot në mëngjes u raportua për dy të v d e k u r në Lagjen Tophane në Shkup.
MPB bën të ditur se të v r a r ë t janë të moshës 28 dhe 24 vjet të cilët janë gjetur të v d e k u r në automjet.
Në vendngjarje janë gjetur g ë zh o j a nga p i s t o l e t a dhe p u sh k a a u t o m a t i k e, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i v r a s j e s.
“Është vërtetuar identiteti i të v r a r ë v e me inicialet A.b (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
Ndërkaq Alsat ka dhënë më herët lajmin dhe emrat e të v r a r ève: Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një p ë r l e sh j e e a r m a t o s u r me ku dy persona kanë mbetur të v r a r ë. Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy v i k t i m a t janë Afrim Berisha 28 vjeçar dhe Burim Vardar 24 vjeçar, të cilët janë q ë ll u a r nga një makinë në lëvizje me p i s t o l e t ë dhe p u sh k ë a u t o m a t i k e. F o r ca të shumta p o l i c o r e janë në vendngjarje dhe po h e t o j n ë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e p ë r l e sh j e s. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij i n c i d e n t i të a r m a t o s u r.
Gurët në veshka dhe osteoporoza janë dy probleme shëndetësore serioze dhe mund të jenë të rrezikshëm për mirëqenien e një individi, prandaj është thelbësore të dihet nëse ekziston një lidhje e mundshme midis tyre. Sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Bone and Mineral Research, njerëzit që kanë gurë në veshka janë të ndjeshëm ndaj osteoporozës ose thyerjes së kockave.
Burrat e moshuar me gurë në veshka janë në rrezik më të lartë të osteoporozës
Ekipi i studiuesve përdori të dhënat nga baza e të dhënave të Administrimit të Shëndetit të Veteranëve. Për studimin, ekipi analizoi më shumë se gjysmë milioni pacientë me gurë në veshka midis 2007 dhe 2015. Nga 531,431 pacientë, 125,427 u zbulua se kishin një diagnozë të osteoporozës ose thyerjes së kockave. Me fjalë të tjera, afërsisht një e katërta e individëve me gurë në veshka kishin një diagnozë të osteoporozës ose frakturave të kockave. Rezultatet treguan se 23.6 për qind e pacientëve kishin osteoporozë në kohën e diagnozës së gurëve në veshka.
Osteoporoza, e cila është një sëmundje e hollimit të kockave, prek miliona njerëz në të gjithë globin. Sipas të dhënave nga Fondacioni Kombëtar i Osteoporozës, një në dy gra dhe një në katër burra mbi moshën 50 vjeç janë të prirur për osteoporozë.
Ky është një zbulim i rëndësishëm pasi gjetjet do të ofrojnë mbështetje për përdorimin më të gjerë të depistimit të dendësisë së kockave tek individët me gurë në veshka, veçanërisht tek burrat me moshë të mesme dhe të moshuar. Autori kryesor Calyani Ganesan nga Universiteti Stanford në Sh.B.A tha: Në punën tonë të ardhshme, ne shpresojmë të identifikojmë se cilët pacientë me gurë në veshka janë në rrezik më të lartë për osteoporozë ose frakturë të kockave për të ndihmuar në përpjekjet për shqyrtimin e dendësisë së kockave nga klinikët në këtë popullatë.
Gratë pas menopauzës me gurë në veshka nuk janë në rrezik të osteoporozës
Ndërsa studimi i mësipërm sugjeron që burrat e moshuar janë në një rrezik më të lartë të osteoporozës ose frakturave të kockave nëse kanë gurë në veshka, një studim i vitit 2015 zbuloi se gratë pas menopauzës me gurë në veshka nuk janë në rrezik më të lartë të osteoporozës.
Për këtë studim të veçantë, studiuesit analizuan 150,000 gra në postmenopauzë në studimin e Iniciativës Shëndetësore të Grave të Instituteve Kombëtare të Shëndetit të Sh.B.A. Sipas rezultateve të studimit, nuk kishte asnjë lidhje midis gurëve në veshka dhe osteoporozës tek gratë pas menopauzës. Ata zbuluan se këto gra ishin në një rrezik prej 15 përqind më të lartë për të zhvilluar gurë në veshka pasuese. Studimi u botua në Journal of Bone and Mineral Research.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi të premten projektin e saj të ri muzikor.
“Sacrifice” mban titullin kënga e saj e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.
Kënga është kompozuar nga vet Bebe Rexha dhe është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të dalë në treg së shpejti.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive.
31-vjeçarja ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Mike Breslauer, ndërsa regjisor i klipit Christian Breslauer.
Në vazhdimësi, ajo pritet të publikojë edhe këngët e tjera të albumit të saj të dytë.
Kënga “Sacrifice” i pason bashkëpunimit të saj shumë të suksesshëm “Baby, I’m Jealous” me repren Doja Cat – këngë e cila gjithashtu është pjesë e albumit. /Telegrafi/
Disa ish-deputetë të LDK-së e PDK-së e AAK-së nuk arritën të bëhen deputetë. LVV me deputetë të rinj.
Kërkoi vota tek ky komunitet gjatë fushatës zgjedhore.
Por, Valbonë Kryeziu nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, nuk arriti që të marr më shumë se 2 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më mirë nuk doli as Bekim Rrahmani nga Nisma Socialdemokrate, që grumbulloi veç 32 vota.
Me kaq pak vota, Kuvendi për ta është shumë larg.
Kurse, të tjerë mezi arritën të bëhen deputetet, ndonëse pritjet ishin ndryshe.
Meliza Haradinaj nga AAK mezi arriti që me 4 424 vota ta sigurojë një ulëse në Kuvend, njëjtë si Rrezarta Krasniqi e LDK-së që mori 5526, apo Floretë Zejnullahu nga PDK me 6 475.
Me vështirësi, ulësen në Kuvend e fitoi edhe Haki Abazi nga LVV me 7627 vota.
Më shumë vota se ky i fundit, por edhe disa anëtarë të vjetër të LVV-së mori aktorja Adriana Matoshi me mbi 10 mijë, e cila garoi për herë të parë.
Befasi ishin edhe votat e Mimoza Kusari Lilës me mbi 55 mijë e Armend Mujës me mbi 44 mijë të tilla.
Nga LVV të gjithë, por disa nga ish-deputetët e LDK-së nuk arritën të fitojnë mandat në këtë legjislaturë.
Janë Ministri në detyrë i infrastrukturës, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Faton Bislimi, Lirie Kajtazi, Fetah Rudi, Doruntinë Maloku, Frashër Demaj, Ardian Shala, Shkëmb Manaj e Xhavit Uka, vetëm disa nga të cilët nuk morën votat e mjaftueshme.
Nga PDK do të mungojë Kujtim Gashi, Bajrush Xhemaili, Sejdi Hoxha, Gazmend Bytyçi, Evgjeni Thaçi, Besa ismaili e Valdete idrizi, por u rikthye Xhavit Haliti që nuk u zgjodh në 2019 dhe Hajdar Beça.
As ish-deputetja e AAK-së për disa legjislatura me radhë, Teuta Haxhiu, e ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi, nuk do jenë pjesë e Kuvendit këtë mandat.
Aderoi në PDK para zgjedhjeve, por biznesmeni Ramiz Kelmendi nuk do jetë pjesë e Parlamentit, siç nuk do të jetë as ish drejtori i policisë Rashit Qalaj, e ish-analisti Faton Avdullahu, që së fundmi iu bashkuan partisë.
Garoi për herë të parë me LDK, por bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës, Adnan Merovci, nuk u bë deputet, e fatin e tij e pati edhe ish-prokurori Sylë Hoxha që aderoi në këtë subjekt politik para zgjedhjeve.
Deputetë do bëhet Agim Veliu nga LDK, Ardian Kastrati e Adelina Grainca nga PDK, e Meliza Haradinaj nga AAK.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në Kuvend do jetë Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi, Avni Dehari, Shqipe Selimi e shumë të tjerë.
Shumica prej nesh e njeh ndjenjën zhgënjyese ndërsa shohin një “të dështuar”, duke kapur majat në karrierë.
Rezulton se lejimi i punonjësve të dështojnë nuk është domosdoshmërish i keq dhe ndonjëherë mund të japë udhëheqje të talentuar, elastike. Por ajo që është shqetësuese thonë ekspertët, është hendeku mes atyre që dështojnë dhe nuk ndëshkohen dhe atyre që nuk e kanë këtë shans, gjatë rritjes në karrierë.
Një nga arsyet e këtij fenomeni, thotë Tomas Chamorro-Premuzic, një profesor i psikologjisë së biznesit në Universitetin Columbia në New York City, është sesi punësimi i menaxherëve, vendimmarrësve mund të i bën punëdhënësit të joshen lehtësisht nga karakteristikat e papajtueshme me udhëheqjen e mirë, siç është vetëbesimi i tepërt.
Një hulumtim i botuar në 2019, në Leadership Quarterly tregoi se menaxherët e punësimit shihnin potencialin e lidershipit tek ata që treguan besim të tepërt në aftësitë e tyre. Dhe, burrat e shfaqin më shumë sesa gratë këtë besim, duke bërë që shpesh të bien ndesh me kompetencat aktuale. Në qarqet e psikologjisë sociale, njihet si efekti Dunning-Kruger, informon abcnews.al.
Edhe nëse arroganca nuk fiton mbi një menaxher punësimi, ngjashmëritë në racë, gjini, vetë-prezantim dhe përvojat personale mund të rrisin shanset e një punonjësi për sukses. Kërkimi i botuar në Revistën Sociologjike Amerikane thotë se “përputhja kulturore” mund të ketë një efekt të rëndësishëm në vlerësimet e aplikantëve dhe “shpesh tejkalojnë shqetësimet në lidhje me produktivitetin absolut”.
Sapo një individ të promovohet, ata bëhen më të dukshëm për menaxhmentin, rekrutuesit dhe drejtuesit e tjerë; përvoja në një rezyme fillon të mbajë më shumë vlerë sesa rezultati aktual i performancës. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, sapo një punonjës të promovohet, shefat investohen në suksesin e atij personi sepse bëhet pasqyrim i gjykimit të tyre. Dështimet minimizohen dhe humbjet ndahen në fitore. “Është shumë e lehtë të qëndrosh injorant strategjikisht për gabimet”, thotë Chamorro-Premuzic.
Ndërsa njerëzit vazhdojnë të ngjiten lart, ai thotë se ne jemi të kushtëzuar të besojmë se pozicionet e tyre janë rezultat i meritës, dhe rrallë bëjmë pyetje sesi kanë arritur atje, informon abcnews.al.
Privilegji i dështimit
Sidoqoftë, kur i bëjmë ato pyetje, roli i privilegjit bëhet më i dukshëm.
Në një panel të mbajtur gjatë Festivalit të Filmit në Austin 2019, bashkë-krijuesit dhe bashkë-shkrimtarët pas serisë dramatike fituese të Çmimit Emmy “Game of Thrones” shpjeguan se ndërsa ishin të dy shkrimtarë, asnjëri nuk kishte ndonjë përvojë televizive kur filloi shfaqja. David Benioff dhe DB Weiss thanë se ata u lejuan të ndërmerrnin disa rreziqe edhe pse ishte hera e tyre e parë që drejtonin një prodhim.
Komentet në festival nxitën një bisedë më të madhe në mediat sociale se kush, saktësisht, lejohet të dështojë në vendet e punës dhe ende të marrë mbështetje, një shans tjetër dhe, si në këtë rast, të gjejnë rrugën e tyre drejt suksesit.
“Në shumë organizata, njerëzit që lejohen të dështojnë dhe u jepet mundësia të mësojnë nga gabimey, janë shumica meshkuj dhe njerëz të bardhë”, thotë Ruchika Tulshyan, themelues i firmës Candor.
Një artikull kërkimor i vitit 2020 nga Universiteti Shtetëror i Utah zbulon gratë dhe punonjësit e BIPOC në rolet elitare të udhëheqjes të cilët bëjnë gabime të vogla në punë, nga kodi i veshjes te shfaqja e emocioneve, mund të gjykohet shumë më ashpër sesa burrat, informon abcnews.al.
Raporti që hulumton problemet e racizmit dhe paragjykimit, arrin gjithashtu në përfundimin se liderët gjinorë ose racorë shpesh shiheshin si “të huaj” dhe madje shiheshin si kërcënues për status quo-në e një vendi të punës.
Si i ndikojmë ndryshimet?
Dështimi në punë, kur vjen si rezultat i një hapi të gabuar profesional dhe jo moral, për shembull si ngacmimi seksual, racizmi ose në përgjithësi duke ulur punonjësit tuaj, është i domosdoshëm dhe mund të jetë kritik për një udhëheqje të mirë në të ardhmen. Njerëzit shpesh mund të marrin mësimet më të mira nga detyrimi për të rimarrë veten pas një performance të dobët, sfide të vështirë ose gabimi në punë.
Ndryshimi i vendit të punës në mënyrë që të gjithë punonjësit të njihen për sukseset e tyre dhe të mbështeten përmes dështimeve të tyre, është thelbësore për ndërtimin e një mjedisi më meritokratik, informon abcnews.al.
Kompanitë mund të shkojnë një hap më tej duke përdorur dështimin si një mundësi mësimi në takime ose salla bordi për çdo punonjës. Normalizimi i dështimit mund të inkurajojë njerëzit të ndërmarrin më shumë rreziqe dhe të mendojnë jashtë kornizës, gjë që mund të barazojë fushën e lojës dhe të lejojë rritjen e talenteve bazuar në inovacione dhe ide sesa kush është më i pashëm.
Chamorro-Premuzic, i cili ka studiuar kryqëzimin e personalitetit dhe udhëheqjes për dekada, thotë se njerëzit e përfshirë në proceset e punësimit gjithashtu duhet të fillojnë të përqendrohen në karakteristika më kuptimplota për pozicionet drejtuese, të tilla si ndjeshmëria, përulësia dhe integriteti, në vend se t’u jepet një pasim falas atyre me vetëbesim ekstrem ose që duket se përshtaten më mirë.(BBC, abcnews)
“Di që ftesa ka ardhur nga Rama dhe Kurti ka mbajtur qëndrimin që në këtë vizitë bërjen publike të takimit ta bëjnë ata që e kanë pritur”. Këtë përgjigje dha kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi, i cili kandidon në qarkun e Tiranës si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Abazit, presidenti Meta dhe kreu demokrat Lulzim Basha e bënë publik takimin, por nuk di arsyet pse kryeministri Rama zgjodhi të mos e bëjë publik.
Duke komentuar vizitën e Kurtit në Shqipëri, Abazi theksoi se fitorja e tij në Kosovë ka sjellë edhe një valë entuziazmi në Shqipëri. Por sipas tij shqiptarët duhet të lëvizin vetë se shpëtimi nuk vjen vetëm nga Vetëvendosja.
“Këtë e shoh në disa fshatra të thellë të Përmetit dhe Gjirokastrës. Shumë qytetarë në Shqipëri po e përqafojnë si projekt duke ndjerë frymën e nacionalizmit progresist, i ndërthurur me modelin ekonomik. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të lëvizin nuk do të na vijë shpëtimi nga anëtarët e Vetëvendosje, por është momenti që shqiptarët e lodhur në këto 30 vite, të përfshihen të kalojnë nga dëshira te vullneti”.
Ardhja e Kurtit në Shqipëri dhe mbështetja për kandidatët e Vetëvendosjes nuk është e re për politikanët në të dy anët e kufirit, por e reja sipas tij është që kjo po bëhet publike. Sipas tij çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas e Kosovës janë
“Politikanë të caktuar kanë mbështetur kandidatë të caktuar në të dy anët e kufirit. E reja është që ne po e bëjmë publikisht këtë gjë dhe nuk kemi gjë për të fshehur. Çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas nga ana tjetër, Kurti është nënshtetas i Shqipërisë”.
Sa i takon deklaratës së albin Kurti dje ën Tiranë se do të bashkëpunojë me të gjithë politikanët shqiptarë, Abazi theksoi se për liderin e Vetëvendosjes ka admirim dhe frikë.
“Për Kurtin ka admirim dhe frikë, admirim se VV për 16 vjet është shtypur në mënyrë të dhunshme nga regjimi në Kosovë deri te vrasja e aktivistëve. Nuk ka bërë kompromise, njerëzit nuk janë pasuruar në Vetëvendosje dhe kush e ka ndjekur e admiron, por kjo detyron dikë të shohë veten në pasqyrë dhe aty imazhi nuk del siç e kishte menduar dhe kjo mbase i tremb. Ekziston frika se mos rritemi më shumë se ç’duhet”.
Bojken Abazi tha se është në pritje të KQZ për zyrtarizimin e kandidaturës së tij në Qarkun e Tiranës./A2news
Lajm i trishtë nga qyteti i Librazhdit. Ka ndërruar jetë doktori i njohur Gjergji Dhono. Ai ishte një ndër mjekët më të nderuar të qytetit. Doktori lë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por tek i gjithë qyteti i Librazhdit. Homazhet zhvillohen nesër tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë.
“Me hidherim dhe me dhimbje te madhe sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, nje nder mjeket te shkelqyer te qytetit ton. Do ta kujtojm doktorin gjithmon me buzeqeshjen e tij dhe pozitivitetin qe pasqyronte shpirti i tij.
Homazhet zhvillohen tek rr.e Kavajes. Ngushellime familjes varrimi behet neser ne Kavaje ora 13:00” shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook./ db/ Abcnews.al
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për sot ka paralajmëruar shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet parlamentare 2021 të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.
KQZ tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu sot ka përmbyllur procesin e numërimit të votave nga diaspora.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar në detaje së cilat janë afatet ligjore për formimin e institucioneve.
Cakolli bëri të ditur se subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në qoftë se janë të pakënaqura me procesin zgjedhor por dhe rezultatet.
“Pas shpalljes së rezultanteve përfundimtarë të zgjedhjeve, do të fillojë të rrjedhë edhe afati ligjor prej 24 orësh, për kandidatët apo subjektet politike të cilët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me procesin zgjedhor në tërësi apo në rezultatet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai.
Pas PZAP-it, Cakolli thotë se subjektet politike mund të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Zakonisht këto çështje adresohen brenda 24 orëve sa është edhe afati brenda të cilave PZAP do të kthejë përgjigje, në rast se palët janë të pakënaqura edhe me vendimin e PZAP-it të njëjtat kanë kohë 24 orë prej marrjes së përgjigjes të parashtrojnë ankesa edhe në Gjykatën Supreme. Në kuadrin e institucioneve të rregullta gjyqësore Supremja është faza e fundit ku mund të parashtrojnë ankesa pa përjashtuar këtu edhe të drejtën që subjektet politike kanë që të dërgojnë lëndë edhe në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo për të cilat nuk e pengojnë aspak procesin zgjedhor por edhe certifikimin e rezultateve”, theksoi ai.
Sipas Cakollit, në qoftë se nuk ka raste të rinumërimit, KQZ mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve gjatë javës së ardhshme.
Megjithatë, Cakolli thotë se nëse shkojnë në rinumërime deri në 100 vendvotime, prapë ai proces do të përfundojë brenda ditës.
Në bazë të këtyre të dhënave (rezultateve preliminare, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta) shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:
LVV – 58 deputetë
PDK – 19 deputetë
LDK – 15 deputetë
AAK – 8 deputetë
Lista Serbe – 10 deputetë
KDTP – 2 deputetë
RI – 2 deputetë
IRDK – 1 deputet
Vakat – 1 deputet
PDAK – 1
UZ-AH – 1
NDS – 1
JGP- 1
NISMA, sipas rezultateve nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor. /Telegrafi/
Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Xhepçishti është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale. Numri i madh i bizneseve në këtë fshat i kushtojnë shumë rëndësi marketingut dhe kanë faqet e tyre në facebook, kanalet e tyre në YouTube, por janë të pranishëm edhe në Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Materialet për Xhepçishtin publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.
Një faqe aktive në facebook është Xhepçishti.info, e cila ka edhe web. Në këtë faqe publikohen lajme, njoftime, fotografi, video etj.Gjithashtu në webin e saj gjeni informacione të nduarnduarshme për fshatin.
Në facebook është edhe faqja Xhamia e fshatit Xhepçisht, e cila pasqyron jetën fetare në fshat, jep njoftimet m o r t o r e, por edhe shpërndan materiale me përmbajtje fetare për 3000 ndjekësit e saj.
Një faqe tjetër është Xhepçisht – Faqja Zyrtare, ku gjithashtu publikohen material për jetën në këtë fshat.
Në Wikipedia janë këto të dhëna për fshatin Xhepçisht:
Fshati Xhepçisht gjendet në rrëzë të malit Sharr, si dhe në bri të fushës së Pollogut, karakterizohet me dimra relativisht të fohtë si rrjedhë e klimës malore që mbizotëron gjatë dimrit dhe verëra të gjata dhe të thata me temperatura që arrijnë deri me 45 gradë Celsius për shkak të klimës mesdhetare. Xhepçishti është vend i katër stinëve dhe me toke shumë pjellore bujqësore.
BONUS VIDEO:
https://youtu.be/CPyYRPdzHg8
Sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë, Xhpeçsihti numëron rreth 760 shtëpi për banim. Prej tyre afërsisht 700 janë të banuara nga shqiptarë të Maqedonisë dhe afër 60 shtëpi me nacionalitet maqedonas. Popullata sipas statisktikës së vitit 2007 numëron rreth 4200 banorë rezident të këtij fshati. Shumë individ nga ky fshat jetojnë në mërgim, sidomos në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, shumica me familjet e tyre.
Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme. Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme ndër to njihen Renova (kompania për prodhimin e llaqeve dhe abribeve), Alpi (qumështorja më e madhe në Pollog), Mulliri “BALKAN” (industri e perpunimit te grurit) ;Aliu (produkte cinku), Green Product(turshi dhe produkte të tjera ushqimore); si dhe shumë kompani të tjera prodhuese ku punësohen individëd e këtj fshati. Bujqësia gjithashtu përbën një ndër veprimtaritë kryesore të banorëve të Xhepçishtit.
Fshati Xhepçisht njihet si një ndër fshatrat e para shqiptare në Maqedoni që filloi shkollimin masovik të nxënësve shqiptarë të këtij fshati,shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1942 dhe u emërua “Avni Rustemi” me mësues Vangjel Daka. Kjo shkollë do të nxjerrë emra të ndritur të shkollimit shqip në Maqedoni, mes tyre Prof. Ruzhdi Zeqiri, profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës si dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për regjionin e Pollogut, z. Jaja Rustemi, mësues pedagog i po të njejtës shkollë derisa doli në pension. Sot shkolla mban emrin e heroit kombëtar shqiptar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Në këtë fshat përpos shkollimit, rrëndësi të veçantë i jepet edhe kremtimit të festave kombëtare dhe religjioze, si festa të zakonshme kremtimi janë pavarësia e shtetit shqiptar më 28 nëntor, Dita e Mësuesit me 7 Mars si dhe dita e Nënës apo Gruas më 8 Mars. Të rrinjtë ekëtij vendi janë të shkolluar masovikisht dhe thuajse tëgjithë janë me së paku shkollë të mesme të kryer.
Në historiografi haset edhe me emrin ZAPÇISHT dhe daton që nga mesjeta. Saktësisht ky lokalitet përmendet në historiografinë e Perandorisë osmane në vitin 1455 me 44 shtëpi, dhe me një pasuri prej 8510 akçë,/ shih më detajisht dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakëfet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455. Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 60 familje.
Xhepçishti prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ishte komunë më vete.
Kishte 6 këshilltarë komunalë të cilët në bashkëpunim me bashkësinë vendore i koordinojshin punët në interes të përbashkët, ka rreth 820 shtëpi me 5 mijë banorë.
Struktura e popullsisë është 99% shqiptarë dhe 1% maqedonas.
Mburrja e xhepçishtasve
Në rrafshin e çështjes kombëtare ky fshat ka dhënë personalitete me nam gjatë historisë që dëshmon se banorët e Xhepçishtit kanë qenë krapërkrah me banorët e Porojit dhe nuk kanë lejuar të asimilohen e assesi të lejojnë spastrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, bullgarët, sërbët etj.
Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Xhepçishtit përkujtojnë Jusuf Çaushin i cili ka qenë 12 vjet u sh t a r në Jemen, ndërsa përmendin edhe Muhamet Agën e shumë të tjerë. Në l u f t ë n e vitit 2001 patën tre viktima civilë Haxhi Ametriza Ahmeti, Sabit Shaqiri dhe Ismet Beadini, të v r a r ë nga u sh t r i a dhe policia sllavomaqedonase.
Banorët e Xhepçishtit dhe Porojit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në çdo çast kur e lyp interesi i kombit fesë dhe atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore, l u f t ë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepçishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj e emëruan njerëzit prf. Nevzat Halilin dhe atë në fshatin Xhepçisht u themelua kjo parti ku është ngritur pllakata e cila është në oborrin e komunës së Xhepçishtit.
Në vitin 1994 në Mektebet e f.sh. Poroj dhe Xhepçisht u mbajtën edhe ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës ( USHT ) e gjithashtu në dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në këto dy fshatra.
Simbol i Ballit Kombëtar nga ky fshat është Faredin Fazlia – Xhepçishti. Po ashtu në L u f t ë n e Dytë Botërore në frontin e Sremit nga ky fshat kanë rënë pesë dëshmorë, si dhe në vitin 1952 nga OZN-ja famëkeqe janë e k z e k u t u a r dy burra. Në v a rr e z a t e këtij fshati prehen e sh t r a t e dëshmorëve të kombit Shaban Azem Saiti (1963-2001) nga fshati Gjermë dhe Ismail Ali Mehmeti (1982-2001) nga Drenoci të cilët kanë rënë dëshmorë në l u f t ë n e vitit 2001.
Të dhënat e familjeve dhe vendemërtimet
Ky fshat përbëhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si; Zgrape, Like, Qutra, Kçike (llogariten si familje më e lashtë), Ali Mashkulli, Avdiallarë, Hoxhet (lagja e hoxhallarëve), Bërçket, Skuret , Çipe, Batallarët, Asnallarë, Qelat, Rustemet, Isaiallarët, etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditëshmërisë si: vendemërtimet në kodra-male-fusha: Vorret e krushqive, mali i shipeve, bjeshka uji i ftofët, gjuri i shpumën, te rrafsha, te fejri, ledinat, gjinovs (vendbanimi i dikurshëm i të parëve të Xhepçishtit), rrafsha e Apës Tafë, te vorret e moçme (supozohet se këta v a rr e z a përkojnë me lashtësinë e pandriçuar), te bagremat, Çeshma e Haxhi Ahmetit, përaoje (përrua), vneshtat e Apës Aziz, vneshtat e Apës Ejup, ograde, arat e endekit, druni i Kadrisë, dy vejdhat, druni i Katës, udha e Mikelit, Qatejpet, arat te druni i madh, arat te bunari, juriat, prekaçet, arat ndër udhë të jazit, fushat e sherit, fushat e Treboshit, zbiralla (tuma – ngase këtu pari janë varrezat e fshatit si dhe në anën jugore gjendet shkolla fillore territoriale “GJ. K. Skënderbeu”, shullani, e shumë e shumë të tjera.
Karakteristikë themelore e këtij fshati që vërtet është mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturës, punësimeve dhe një vetëdije të lartë kombëtare që është për lakmi nga cili do fshat ngase xhepçishtasit kurrë nuk mund t’i gjesh të lirë sepse gjithmonë janë në rrjedha të punëve të ndryshme.
EKONOMIA
Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme.
Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme ndër to njihen Renova (kompania për prodhimin e llaqeve dhe abribeve), Alpi (qumështorja më e madhe në Pollog), Busha (industria e parë shqiptare ne Maqedoni për përpunimin e mishit), Aliu (produkte cinku), Green Product(turshi dhe produkte të tjera ushqimore); si dhe shumë kompani të tjera prodhuese ku punësohen individëd e këtj fshati.
Bujqësia gjithashtu përbën një ndër veprimtaritë kryesore të banorëve të Xhepçishtit.
VIDEO:
Video:
Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:
Në një anketë të realizuar me banorët e fshatrave të Komunës së Tearcës, fshatarët e Nerashtit, Dobroshtit, Gllogjës dhe Përshefcës u shprehën të pakënaqur rreth problemeve me çka përballohen ata.
Mungesa e ujit për pije, kanalizimi dhe shpërngulja e rinisë në vendet përendimore janë çështjet që më shumë i brengosin banorët e këtyre fshatrave.
Ata shtojn se rinia është e detyruar ta lëshojnë vendlindjen për shkak se kanë investuar në shkollim por nuk kanë gjetur vende pune.
Më datë 02.03.2021, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjesëtarët e uniformave blu të SPB Tetovë, në bazë të urdhërit gj y q ë s o r, kanë kryer b a s t i s j e në shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personit me inicialet D.J. (47) dhe tek personi T.J.
Gjatë b a s t i s j e s tek personi D.J. janë gjetur dhe k o n f i s k u a r disa qese me m a r i j u a n ë, një p u sh k ëgj u e t i e e k a l i b r i t 12 mm si dhe më shumë se 40 p l u m b a të k a l i b r it të ndryshëm. Kurse tek personi T.J. janë gjetur dhe k o n f i s k u a r 4 p l u m b a. Të njëjtit janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkruar një letër president turk, Tayyip Erodogan duke e falendëruar për urimin që i ka bërë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku LVV-ja doli si parti e parë, raporton Gazeta Express.
Në këtë letër që e kanë publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kosovarët kanë vendosur që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.
“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.
Kurti thotë se Kosova është falënderuese për kontributin e shtetit turk në kohët më të vështira për vendin./GazetaExpess/
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjektin “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri.
Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri.
Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, Mihal Kote, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj.
Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.
Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.
Denoncuese:Unë kam punuar dikur tek shoqëria e Sarandës, punëtore, kam mbushur vaj, kam paketuar djath, i kam bërë të gjitha proceset brenda në magazinë. Por kam parë shumë gjëra skandaloze. Si për shembull, vaji që nuk ishte fare asnjë pikë vajë ulliri brenda. Ishte thjesht val luledielli, i hidhnin një bojë jeshile nuk e di se çfarë ishte, nuk ja di emrin; një bojë të kuqe, shumë solucione, një erë limoni, dhe shumë gjëra të tjera që ai e quante vaj sallate. Përzierja bëhej vetë nga punëtorët. Kishte një formulë që ia kishte dhënë pronari vetë dhe me atë formulën e peshonin me gramatura. I peshonte punëtori dhe i hidhte në cisternën e vajit të lulediellit. Djathi për shembull kur vinte, lexonte etiketa feta lope, ky e shiste për djath dhie. Ndryshonte thjesht etiketën, jo ambalazhimin dhe e shiste në treg për djath dhie. E kishte dhe në etiketë aty te peshorja, dilte djath dhie. Kaçkavall i grirë shumë probleme, shumë i pistë, kaçkavall lope gjithë mbeturinat që kthehen nga tregu pastroheshin nga myku, hidheshin në një tavë, aty i pastronim edhe i hedhim pastaj në tavë, pastaj i hidhnim për grirje. Pastaj e përzienim dhe një kaçkavall që ishte shumë i lirë që nuk mund të quhet kaçkavall, e merrte shumë të lirë atë për t’i ulur koston dhe e përziente me mbeturinat e tregut.
Një person i infiltruar i emisionit Stop shkoi në dyqanin ku tregtohen produktet e subjektit “Saranda Al” për të blerë këtë vaj.
Klienti – Vaj ulliri është ai?
Shitësja – Vaj sallate ai, i përzier. Më i miri është ky, në do tamam, fikse-fikse vaj ulliri.
Klienti – Sa lekë është ai?
Shitësja – Ajo është 375, 7 mijë është i madhi. Nëse e ke problem ashtu, merr më mirë të paktën ktë, është më i mirë se ai!
Klienti – Po pse, ça lidhje ka ai?
Shitësja – Ka, se ka më shumë përqindje vaj ulliri, e kupton?
Klienti – Hëëë…
Shitësja – Kurse ajo ka më shumë lulediell.
Klienti – Ngaqë kishte shenjën e ullirit edhe thamë.
Shitësja – Po ka ullirin ajo po, i thonë sallate. E kupton, sallate i bëjmë të dyja bashkë.
Klienti – Po kjo?
Shitësja – Edhe kjo ka përzierje, po ka më shumë ulli, sesa ashtu. (Te etiketa 35%ulli dhe 65 % vaj luledielli)
Klientja – Sa është ky?
Shitësja – Ky dy mijë e dyqind ky, ai është 1 mijë e 700-nd. Atë të paktën e ke tamam, pa hile, sa për ktë, ta jap me garanci e haj vetë, e di vetë.
Shitësja – Djathë dele, dhie apo lope?
Klientja – Dhie!
Shitësja – Dhie, ja ku i ke ktu 5 mijë më i liri, shumë i mirë.
Klienti – Sa është?
Shitësja – 5 mijë, 5 mijë e 500-nd!
Klienti – Kaq e lirë?
Shitësja – Po!
Klienti – Djathi i dhisë?
Shitësja – Po më po, si të doni! Provoje, provoje të keqen! Ne jemi të parët, që furnizojmë edhe të tjerët, prandaj jemi edhe më lirë. Ne furnizojmë gjithë Shqipërinë.
Shitësja – Ta bëj ktë?
Klienti – Ai është i dhisë?
Shitësja – Po dhie!
Klienti – Ok!
Klientja – Po ky 5, ky 5 mijë e 500-nd?
Shitësja – Po!
Klientja – Është më… pse është 5 mijë e 500-nd them, pse ky 5? A është djathë dhie, të dyja, apo?…
Shitësja – Po dhie, kjo është Gjirokastre, kjo është Erseke.
Klientja – Edhe pak kaçkavall!
Shitësja – Kaçkavallin e keni aty me copa, sa të dush ti!
Një tjetër skandal përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. “Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet çdo ditë me shëndetin e qytetarëve. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti “Saranda Al”, duke i ndërruar etiketat.
Eksperti Kapllan Sulaj shpjegon mënyrën sesi është rregulluar me ligj çështja e sigurisë ushqimore, duke filluar nga gjurmueshmëria e produktit, që nis me prodhuesin e deri në tavolinën e konsumatorit.
Eksperti Kapllan Sulaj: Për ushqimet gjurmueshmëria është hallka kryesore, këtij procesi i cili siguron mbartjen e informacionit nga lënda e parë deri tek produkti përfundimtar, deri te tavolina e konsumatorit dhe për këtë detyrimi ligjor u përket organeve inspektuese. Dhe për këtë kërkohet që produkti të gjurmohet që nga hyrja në doganë edhe deri tek produkti përfundimtar. Po këtu ka një sërë elementësh të gjurmueshmërisë. Në vendet e zhvilluara ky proces është më i plotë, më i organizuar, kurse në vendet në zhvillim dhe në vendet e varfëra procesi lë për të dëshiruar. Sepse dhe standardet e shoqërisë dhe standardet e tregtisë së ushqimeve janë më të ulëta. Por problem mbetet prodhimet artizanale dhe ato që prodhohen në njësitë e vogla të përpunimit nëpër kuzhinat, restorantet, të cilat pastaj është shumë e vështirë që të gjurmohen. Por nga na tjetër duhet treguar vëmendje nga organet inspektuese edhe për zbatimin mbi ligjin për etiketat. Etiketa është informacioni bazë mbi të cilat fillon edhe gjurmimi i produktit.
Kurse Granit Sokolaj, që drejton një OJF për mbojtjen e konsumatorit, shpjegon se AKU nuk ka laboratorë për analizat vjetore të kontrollit të tregut. Ligji ekziston, por shkelësit e tij dënohen shumë pak.
Granit Sokolaj: Doja të nisja në fakt me atë çfarë është më kryesorja në situata të tilla. Duke parë që ka njerëz të papërgjegjshëm pafundësisht, abuzues, mashtrues dhe që në fund të fundit të gjitha bien mbi ne si konsumatorë, mendoj që së pari Kodi Penal të jetë i drejtë për të gjitha dhe i barabartë. Sepse di që në vitin 2019 u bënë ndryshimet në Kodin Penal dhe për gjithë ata operatorë biznesi ushqimor dhe që abuzonin me sigurinë ushqimore, e cënonin atë dhe në këtë rast shëndetin dhe jetën e konsumatorit, ka gjobë deri në burgim deri në 2 vjet. Nëse një njeri abuzon me sigurinë ushqimore, të akuzohet në fund të fundit jo për aq sa parashikon Kodin Penal, por pse jo dhe genocid. Sepse nëse një njeri vret dikë dënohet me 30 apo me 35 vjet burg, një personi të tillë apo një operator biznesi na vret ne masivisht. Kështu që rasti konkret duhet me shumë vëmendje jo vetëm nga institucionet që kanë për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, por ato ligjzbatuese sepse është vërtetë i rëndë. Pastaj është detyra e AKU që të kontrollojë herë pas herë, ka një plan monitorimi apo plan marrje mostrash vjetorë për të analizuar produktet. Ky është problemi që sa ndodh kjo. AKU ka laboratorë në gjendje të mjerueshme. Janë afro 2.5 milionë Euro investime të BE për laborator dhe laboratoret e AKU nuk janë në gjendje t’i bëjnë. E dyta, duhet vullnet për t’i marrë këto mostra, për të zbatuar atë plan marrje mostrash, për të marrë mostra për t’i analizuar fundja në ISUV, i cili është edhe laborator reference, pra më i besueshmi i mundshëm në Shqipëri. Por kjo nuk ndodh sepse po të kishte ndodhur kjo, ose nëse ka ndodhur dhe nuk është bërë publike pastaj, sigurisht është skandal. /tvklan.al
Kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka është shuar në moshën 83-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur” shkruan Ulis Krajka.
Agim Krajka u lind në Kavajë më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.
Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e kreu nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kaloi pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre.
Veprimtaria e tij muzikore ishte shumë e gjerë dhe përfshinë një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë.
Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.
Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. / db/ Abcnews.al
Në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe figura të tjera rëndësishme politike të rajonit janë bërë bashkë në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Albin Kurti deklaroi se krizën që ka pllakosur duhet ta zëvendësojmë me çlirim, bashkim dhe përparim dhe të mendojmë të veprojmë ashtu sikurse do të vepronin të parët tanë.
“Duhet të ndjekim pishtarin e mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të faktorizohet, të zgjedhë përfaqësuesit më të mirë dhe më të devotshëm që krizën që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim dhe përparim. Sot këtu të flamuri kombëtar shqiptar I përulemi me nderim të përjetshëm dhe angazhohemi para heroit tonë kombëtarë Skënderbeut dhe të gjithë heronjve të gjitha epokave.
https://youtu.be/pOSOjTWNROw
Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët shqiptarë morën pjesë në një kuvend të përbashkët. Lezha ishte në një pozicion të favorshëm gjeografik. Kuvendi u mbajt në katedralen. Skënderbeu shtroi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi I institucionalizua si forumi më i lartë i vendimmarrësve., Bashkimi u bë përmes një besëlidhje politike dhe u quajt besëlidhja shqiptare e Lezhës. Kryetari ishte Skënderbeu. U vendos krijimi i një ushtrie të përbashkët dhe komandant ishte Skënderbeu. Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët.
https://youtu.be/ksgDNNhRDkY
Sot më 2 Mars teksa shënojmë përvjetorin e besëlidhjes së Lezhës që është akt politik I lidhjes së dëshirës së përbashkët, duhet të mendojmë të veprojmë duke menduar si do vepronin nga Skënderbeu deri te rilindasit tanë”, tha Albin Kurti./mv.abcnews.al