Ballina Aktualitet Sallareva e Tetovës në rrjetin social (VIDEO+FOTO)

Sallareva e Tetovës në rrjetin social (VIDEO+FOTO)

Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe fshati Sallarevë është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet e tjera sociale. Sallareva është një fshat i bukur malor dhe atraktiv për vizitorët, ka shumë bukuri natyrore dhe mund të shndërrohet në një destinacion të rëndësihëm turistik. Në këtë fshat organizohen edhe shumë aktivitete kulturore, por edhe dasmat janë të veçanta.Materialet për Sallarevën publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Në facebook është një faqe shumë aktive Fshati Sallareve, që ndiqet nga 3,351 persona dhe ku publikohen dhe shpërndahen njoftime, lajme, fotografi, video për zhvillimet në këtë fshat dhe si duket ndiqet shumë nga sallarevasit që punojnë në Hamburg dhe në vende të tjera të botës.Kjo faqe, gjatë javës së fundit po sensibilizon mërgimtarët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke publikuar lajme, por edhe video me instruksione se si ta bëjnë regjistrimin.

Një grup me emrin Fshati SaLLaReVë, i cila ka 939 anëtarë, është një vend i mrekullueshëm ku mund të gjeni forografi, video dhe materiale të tjera për Sallarevën. Grupi është privat dhe duhet që të kërkoni të bëheni anëtar. Materialet në këtë grup publikohen nga anëtarët e tij dhe mund të gjeni koleksione fotografish të viteve të fundit, por edhe nga e kaluara.

Në facebook janë edhe disa faqe të tjera, të cilat përmbajnë materiale të shumta, por çuditërisht nuk janë aktive gjatë kohëve të fundit.

Në vazhdim disa të dhëna për Sallarevën:

Sallarevë, (maqedonisht : Седларево/Sedlarevo) ёshtё fshat nё Komunën e Zhelinës, Maqedoni.

Fshati i vendosur në një shpat të Malit të Thatë, në një fushëgropë të rrethuar me kodra e male afër fshatit Llakojcë, 19 km në juglindje të Tetovës.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1611 banorë nga të cilët 1605 ishin Shqiptarë, 2 Boshnjakë, dhe 4 të tjerë.

Familjet në fshatin Sallarevë

Beleten – torbeshë (8 shtëpi), Bajlurallaret – prej të parit Bejlur-it. (17 shtëpi), Fezallaret (10 shtëpi), Fuçkallarët (12 shtëpi), Çelallaret (12 shtëpi), Gazdallarë (12 shtëpi), Gultellaret (12 shtëpi), Llomballarët (12 shtëpi), Mlekallarët (6 shtëpi), Kurtallarët (10 shtëpi), Kasallarët (8 shtëpi), Skerallarët (8 shtëpi), Serallarët (10 shtëpi), Sinallarët (20 shtëpi), Stafallarët (23 shtëpi), Hamitallaret (5 shtepi), Cikallaret (5 shtepi), Mlikallaret (8 shtepi) dhe Liamallaret (6 shtepi).

Toponimet të fshatit Sallarevë
Pareçe – fushë.

Llashnavec – fushë.
Guri i Jorgovanit – gur shumë i madh.
Bjeshka e Vogël – bjeshkë.

Stanica – vend të cilën janë mbledhur fshatarët për të biseduar.

Kroji i Ftohet – krua.

Kroji i Tahirit – krua.
Kroji i Eminit – krua.
Te Karija – mal, korie.

Izvori i Karis – burim uji.
Belenicë – fushë.

Krushica – fushë.
Përroi i Madh – përrua.
Ballavoda – burim me ujë të bardhë.

Te Tumba – arë.
Përroi i Beqirit – përrua.

Te Kroi i Mihones – krua.
Te Kroi i Asoit – burim.

Te Asoi – arë.
Dakati – mal.
Kavashnica – rrugë.
Kroi i Madh – krua më i madh në fshat.

Dheu i kuq – vend.
Te Pisha – arë.
Guri i Ngulun – arë.
Te Arat e Shkreta – ara.

Te Kaliba e Ali Begut – arë.
Te Urdha e Fellë – arë.
Manivar – arë.
Tapollat – arë.

Te Ara e Dervishit – arë.
Te Bunaret – ara.
Te Stani i Kases – ara.
Polca e Epërme – ara.

Polca e Poshtme – ara.
Qershia e Sallait – vend.
Ballkan – bjeshkë e madhe.
Indifaku – mal.

Indifaku – arë.
Te Kokrrat – vend.
Padishte – mal.
Shelqet – arë.

Shelqet – burim.
Kuqulinë – arë.
Te Kroi i Jasikës – krua.
Te Kroi i Jasikës – arë.

Udha e Fezallarve – rrugë nga fisi Feza.
Meriza – mal.
Gropa e Fezës – arë.
Arnica – arë.

Udha e Bjeshkës Vogël – rrugë e cila çon deri te bjeshka e vogël.
Guri i Madh – gur, shkëmb.
Udha e Shkupes – rrugë në të cilën tregtarët udhëtojnë për në treg të Shkupit.

Te Zatka e Mlikes – rrugë dhe burim uji.
Te Llombi i Deharit – burim dhe mal.
Te Shtrapaniket – ara.
Te Udha e Mullinit – rrugë.

Te Udha e Asoit – rrugë, nga osoj.
Te rruga e Ali Fuçkut – rrugë.
Te Dardha e Metës – arë.

Te Kroji i Memedit – burim.
Te Rrafsha e Gurit – vend.
Lloka e Epërme – arë.
Lloka e Poshtme – arë.

Llofka – arë.
Ara e Gjatë – arë shumë e gjatë.
Vakofet – thonë se ka qenë vend me varreza.

Tobahana – bjeshkë.
Shtrunga – arë.
Shpella e Sefës – shpellë.
Qafa e Çiligarvet – qafë mali, arë.

FOTO nga Sallareva në kohë të ndryshme:




Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:

Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Recicë e Madhe, Xhermë, Llacë, Lisec, Recicë e Vogël, Poroj, Saraqinë, Sellcë, Falisht, Xhepcisht, Shipkovicë, Çellopek,Miletinë, Blacë, Tenovë, Stençe, Radovec, Gurgurnicë, Volkovi, Sellarcë e Poshtme, Grupçin, Çiflik,

Rogle , Merovë, Cerovë, Sallarevë, Dëbërcë, Llërcë, Novosellë, Kopaçindoll, Zhelinë, Stremnicë , Pallaticë, Trebosh, Saraqinë, Leshicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Uzurmisht, Nepreshten, Leshkë, Sllatinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë,

Jelloshnik, Dobrosht, Odër, Përcë, Nerasht, Bogovinë, Pirok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik, Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sellarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë, Çiflik, Bellovishtë, Vratnicë, Zhillçë, Jazhincë, Jançishtë, Jegunovc, Orashë, Prelubishtë, Siriçinë, Staro Sellë, Tudencë, Shemshovë

@tn.lajmelokale
@tetovanews