Ballina Aktualitet Lajme Fshati Xhepçisht i Tetovës në rrjetin social (FOTO+VIDEO)

Fshati Xhepçisht i Tetovës në rrjetin social (FOTO+VIDEO)

Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Xhepçishti është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale. Numri i madh i bizneseve në këtë fshat i kushtojnë shumë rëndësi marketingut dhe kanë faqet e tyre në facebook, kanalet e tyre në YouTube, por janë të pranishëm edhe në Instagram dhe rrjete të tjera sociale. Materialet për Xhepçishtin publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës. Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Një faqe aktive në facebook është Xhepçishti.info, e cila ka edhe web. Në këtë faqe publikohen lajme, njoftime, fotografi, video etj.Gjithashtu në webin e saj gjeni informacione të nduarnduarshme për fshatin.

Në facebook është edhe faqja Xhamia e fshatit Xhepçisht, e cila pasqyron jetën fetare në fshat, jep njoftimet m o r t o r e, por edhe shpërndan materiale me përmbajtje fetare për 3000 ndjekësit e saj.

Një faqe tjetër është Xhepçisht – Faqja Zyrtare, ku gjithashtu publikohen material për jetën në këtë fshat.


Një faqe ka edhe shkolla e fshatit Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Poroj-Xhepçisht-Xhermë

Në Wikipedia janë këto të dhëna për fshatin Xhepçisht:

Fshati Xhepçisht gjendet në rrëzë të malit Sharr, si dhe në bri të fushës së Pollogut, karakterizohet me dimra relativisht të fohtë si rrjedhë e klimës malore që mbizotëron gjatë dimrit dhe verëra të gjata dhe të thata me temperatura që arrijnë deri me 45 gradë Celsius për shkak të klimës mesdhetare. Xhepçishti është vend i katër stinëve dhe me toke shumë pjellore bujqësore.

BONUS VIDEO:

https://youtu.be/CPyYRPdzHg8

Sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë, Xhpeçsihti numëron rreth 760 shtëpi për banim. Prej tyre afërsisht 700 janë të banuara nga shqiptarë të Maqedonisë dhe afër 60 shtëpi me nacionalitet maqedonas. Popullata sipas statisktikës së vitit 2007 numëron rreth 4200 banorë rezident të këtij fshati. Shumë individ nga ky fshat jetojnë në mërgim, sidomos në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, shumica me familjet e tyre.

Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme. Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme ndër to njihen Renova (kompania për prodhimin e llaqeve dhe abribeve), Alpi (qumështorja më e madhe në Pollog), Mulliri “BALKAN” (industri e perpunimit te grurit) ;Aliu (produkte cinku), Green Product(turshi dhe produkte të tjera ushqimore); si dhe shumë kompani të tjera prodhuese ku punësohen individëd e këtj fshati. Bujqësia gjithashtu përbën një ndër veprimtaritë kryesore të banorëve të Xhepçishtit.

Fshati Xhepçisht njihet si një ndër fshatrat e para shqiptare në Maqedoni që filloi shkollimin masovik të nxënësve shqiptarë të këtij fshati,shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1942 dhe u emërua “Avni Rustemi” me mësues Vangjel Daka. Kjo shkollë do të nxjerrë emra të ndritur të shkollimit shqip në Maqedoni, mes tyre Prof. Ruzhdi Zeqiri, profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës si dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për regjionin e Pollogut, z. Jaja Rustemi, mësues pedagog i po të njejtës shkollë derisa doli në pension. Sot shkolla mban emrin e heroit kombëtar shqiptar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Në këtë fshat përpos shkollimit, rrëndësi të veçantë i jepet edhe kremtimit të festave kombëtare dhe religjioze, si festa të zakonshme kremtimi janë pavarësia e shtetit shqiptar më 28 nëntor, Dita e Mësuesit me 7 Mars si dhe dita e Nënës apo Gruas më 8 Mars. Të rrinjtë ekëtij vendi janë të shkolluar masovikisht dhe thuajse tëgjithë janë me së paku shkollë të mesme të kryer.

Në portalin xhepcishti.com

Historiku

Xhepçishti është një vendbanim i lashtë.

Në historiografi haset edhe me emrin ZAPÇISHT dhe daton që nga mesjeta. Saktësisht ky lokalitet përmendet në historiografinë e Perandorisë osmane në vitin 1455 me 44 shtëpi, dhe me një pasuri prej 8510 akçë,/ shih më detajisht dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakëfet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455. Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 60 familje.

Xhepçishti prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ishte komunë më vete.

Kishte 6 këshilltarë komunalë të cilët në bashkëpunim me bashkësinë vendore i koordinojshin punët në interes të përbashkët, ka rreth 820 shtëpi me 5 mijë banorë.

Struktura e popullsisë është 99% shqiptarë dhe 1% maqedonas.

Mburrja e xhepçishtasve

Në rrafshin e çështjes kombëtare ky fshat ka dhënë personalitete me nam gjatë historisë që dëshmon se banorët e Xhepçishtit kanë qenë krapërkrah me banorët e Porojit dhe nuk kanë lejuar të asimilohen e assesi të lejojnë spastrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, bullgarët, sërbët etj.

Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Xhepçishtit përkujtojnë Jusuf Çaushin i cili ka qenë 12 vjet  u sh t a r  në Jemen, ndërsa përmendin edhe Muhamet Agën e shumë të tjerë. Në  l u f t ë n e vitit 2001 patën tre viktima civilë Haxhi Ametriza Ahmeti, Sabit Shaqiri dhe Ismet Beadini, të  v r a r ë  nga  u sh t r i a  dhe policia sllavomaqedonase.

Banorët e Xhepçishtit dhe Porojit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në çdo çast kur e lyp interesi i kombit  fesë dhe atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore,  l u f t ë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepçishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj e emëruan njerëzit  prf. Nevzat Halilin dhe atë në fshatin Xhepçisht u themelua kjo parti ku është ngritur pllakata e cila është në oborrin e komunës së Xhepçishtit.

Në vitin 1994 në Mektebet e f.sh. Poroj dhe Xhepçisht u mbajtën edhe ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës ( USHT ) e  gjithashtu në dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në këto dy fshatra.

Simbol i Ballit Kombëtar nga ky fshat është Faredin Fazlia – Xhepçishti. Po ashtu në  L u f t ë n  e Dytë Botërore në frontin e Sremit nga ky fshat kanë rënë pesë dëshmorë, si dhe në vitin 1952 nga OZN-ja famëkeqe janë  e k z e k u t u a r  dy burra. Në  v a rr e z a t  e këtij fshati prehen  e sh t r a t  e dëshmorëve të kombit Shaban Azem Saiti (1963-2001) nga fshati Gjermë dhe Ismail Ali Mehmeti (1982-2001) nga Drenoci të cilët kanë rënë dëshmorë në  l u f t ë n  e vitit 2001.

Të dhënat e familjeve dhe vendemërtimet

Ky fshat përbëhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si; Zgrape, Like, Qutra, Kçike (llogariten si familje më e lashtë), Ali Mashkulli, Avdiallarë, Hoxhet (lagja e hoxhallarëve), Bërçket, Skuret , Çipe, Batallarët, Asnallarë, Qelat, Rustemet, Isaiallarët, etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditëshmërisë si: vendemërtimet në kodra-male-fusha: Vorret e krushqive, mali i shipeve, bjeshka uji i ftofët, gjuri i shpumën, te rrafsha, te fejri, ledinat, gjinovs (vendbanimi i dikurshëm i të parëve të Xhepçishtit), rrafsha e Apës Tafë, te vorret e moçme (supozohet se këta  v a rr e z a  përkojnë me lashtësinë e pandriçuar), te bagremat, Çeshma e Haxhi Ahmetit, përaoje (përrua), vneshtat e Apës Aziz, vneshtat e Apës Ejup, ograde, arat e endekit, druni i Kadrisë, dy vejdhat, druni i Katës, udha e Mikelit, Qatejpet, arat te druni i madh, arat te bunari, juriat, prekaçet, arat ndër udhë të jazit, fushat e sherit, fushat e Treboshit, zbiralla (tuma – ngase këtu pari janë varrezat e fshatit si dhe në anën jugore gjendet shkolla fillore territoriale “GJ. K. Skënderbeu”, shullani, e shumë e shumë të tjera.

Karakteristikë themelore e këtij fshati që vërtet është mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturës, punësimeve dhe një vetëdije të lartë kombëtare që është për lakmi nga cili do fshat ngase xhepçishtasit kurrë nuk mund t’i gjesh të lirë sepse gjithmonë janë në rrjedha të punëve të ndryshme.

EKONOMIA

Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme.

Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme ndër to njihen Renova (kompania për prodhimin e llaqeve dhe abribeve), Alpi (qumështorja më e madhe në Pollog), Busha (industria e parë shqiptare ne Maqedoni për përpunimin e mishit), Aliu (produkte cinku), Green Product(turshi dhe produkte të tjera ushqimore); si dhe shumë kompani të tjera prodhuese ku punësohen individëd e këtj fshati.

Bujqësia gjithashtu përbën një ndër veprimtaritë kryesore të banorëve të Xhepçishtit.

VIDEO:

Video:

Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:

Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Recicë e Madhe, Xhermë, Llacë, Lisec, Recicë e Vogël, Poroj, Saraqinë, Sellcë, Falisht, Xhepcisht, Shipkovicë, Çellopek,Miletinë, Blacë, Tenovë, Stençe, Radovec, Gurgurnicë, Volkovi, Sellarcë e Poshtme, Grupçin, Çiflik,

Rogle , Merovë, Cerovë, Sallarevë, Dëbërcë, Llërcë, Novosellë, Kopaçindoll, Zhelinë, Stremnicë , Pallaticë, Trebosh, Saraqinë, Leshicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Uzurmisht, Nepreshten, Leshkë, Sllatinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë,

Jelloshnik, Dobrosht, Odër, Përcë, Nerasht, Bogovinë, Pirok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik, Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sellarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë, Çiflik, Bellovishtë, Vratnicë, Zhillçë, Jazhincë, Jançishtë, Jegunovc, Orashë, Prelubishtë, Siriçinë, Staro Sellë, Tudencë, Shemshovë

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews