Ballina Lajme Asnjë universitet shqiptar nuk figuron në top 1.000 të ShanghaiRanking 2025

Asnjë universitet shqiptar nuk figuron në top 1.000 të ShanghaiRanking 2025

Nga Xhelal Zejneli

Renditja akademike e universiteteve të botës sipas rangimit të Shangait 2025

Në listën e 1.000 universiteteve më të mira të botës, të renditura sipas rangimit të Shangait për vitin 2025 nuk figuron asnjë universitet i botës shqiptare. Përse?!

Arsimi universitar është një prej hallkave të zinxhirit të sistemit të arsimit. Hallka të këtij vargu janë: arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi i mesëm – gjimnazet, arsimi i mesëm profesional, arsimi i lartë (dyvjeçar), arsimi universitar katërvjeçar, arsimi universitar pesëvjeçar, përkatësisht gjashtëvjeçar. Pasojnë studimet pasuniversitare. Pa mbështetje financiare dhe materiale s’ka arsim cilësor. Por, mbështetja financiare dhe materiale, nuk është kushti i vetëm i cilësisë në arsim. 

Sa më shumë universitete të ketë një vend i vogël, aq më i ulët është niveli i cilësisë në arsim!

Vajzat shqiptare dhe djemtë shqiptarë që studiojnë në universitetet më prestigjioze të Perëndimit, arrijnë rezultate të shkëlqyera.

Universitetet e botës shqiptare ngërthejnë në vete probleme të caktuara:

– Politizimi dhe partizimi i skajshëm i universiteteve publike. Universitetet publike shqiptare janë nën mbikëqyrjen dhe nën kontrollin e partisë politike apo të faktorit politik. Në gjendje më të mirë nuk janë as universitetet private.   

– Punësimi i kuadrit në universitet publike shqiptare bëhet kryesisht me kritere joprofesionale. Në universitetet shqiptare njerëzit punësohen sipas parimit politik, sipas parimit partiak, sipas parimit të nepotizmit, sipas parimit të familjarizimit, sipas parimit të farefisnisë. 

– Një numër i caktuar i kuadrit akademik të universiteteve shqiptare, publike apo private, janë pajisur me tituj akademikë me njohuri të pamjaftueshme. Ka shumë raste kur titujt akademikë, magjistër apo doktor shkence, janë marrë pa kriter profesional, janë marrë mbi baza politike, partiake, miqësie, mbi baza shoqërore, janë marrë në mënyrë imorale, janë blerë me para. Ka punime magjistrature apo doktorata që janë punuar, jo nga personi që promovohet në magjistër apo në doktor shkence, por nga ndonjë person tjetër, tituj akademikë të blera me para, tituj akademikë të kopjuara, të përkthyera nga gjuhë të tjera, nga anglishtja, nga serbishtja, nga kroatishtja, apo nga ndonjë gjuhë tjetër evropiane. 

– Në vitet e fundit, pothuajse asnjë profesor universitar i hapësirave shqiptare nuk ka shkelur në ndonjë arkiv të ndonjë shteti për të bërë kërkime, hulumtime, gjurmime, zbulime. Shumë pedagogë universitetesh tona nuk kanë shkelur në ndonjë bibliotekë të madhe të Zagrebit apo të ndonjë qyteti tjetër evropian. Askush s’e di në ka ndonjë pedagog apo ligjërues universitetesh tona që ta ketë vizituar një panair ndërkombëtar libri.  

– Mbase edhe shteti nuk i financon sa duhet veprimtaritë shkencore të universiteteve.

– Detyrë parësore e universiteteve është studimi dhe jo propaganda, reklama, ndarja apo dhënia e mirënjohjeve personave të pushtetshëm. Kjo sjellje hipokrite e udhëheqësve të universiteteve dhe e ligjëruesve oportunistë, konformistë, karrieristë, puthadorë, meskinë dhe mediokër sjellë krizë të cilën askush nuk është në gjendje ta sqarojë drejtë dhe saktë. 

– Në universitetet jashtë Shqipërisë ka profesorë të cilët shqipen e shkruajnë si kinezë. Madje ky soj i profesorëve, veten e dinë Zot. 

– Çka pret prej profesorit universitar apo profesoreshës universitare, e mjerë dhe e thjeshtë, gjysmë-analfabete, i cili apo e cila, para se të hyjë studenti në provim, e detyron atë t’ia blejë skriptin apo librin që s’ka pothuajse asnjë vlerë. Tjerë njerëz janë ata që nxjerrin tekste universitare.

– Universitetet shqiptare asnjëherë nuk hyjnë në 1.000 universitetet më të mira të botës. Megjithëkëtë, në hapësirat shqiptare në rajon, në shenjë përgjegjësie morale, nuk ka dhënë dorëheqje asnjë rektor. Dorëheqje si akt përgjegjësie morale, s’ka dhënë asnjë ministër i Arsimit. 

– Në hapësirat shqiptare në rajon ka rektorë që pandehin se universitetin e kanë mall babe. Mund të bëjnë aty ç’të duan, mund të bëjnë me të ç’të duan. Me ndihmën e nënës parti, por edhe në forma dhe metoda të tjera, rektorët e tillë, në krye të këtij institucioni të lartë të dijes duan të qëndrojnë me dekada. Pranë vetes i mbajnë të dëgjueshmit, puthadorët dhe rrëqebujt. 

– Universitetet nuk janë portale për t’u shndërruar në zyra propagande, njoftimi dhe reklamimi.

– Universitetet nuk janë shoqata joqeveritare apo shoqëri kulturore për t’u dhënë mirënjohje dhe certifikata “personave të rëndësishëm”. Duke i vlerësuar me çmime këta farë persona të rëndësishëm, krerët universitarë i forcojnë pozitat e veta. Tash e tutje le të vijë dikush dhe le t’i luajë nga vendi. Legjenda thotë se nëpër universitetet e hapësirave shqiptare në rajon ka raste të jenë të punësuar hiç më pak se si ligjërues, familje të tëra.

– Universitetet e botës shqiptare duhet të kenë kujdes edhe kur e shpallin dikë Doctor Honoris Causa ose Honoris Causa. Jo çdokush e meriton këtë titull nderi. 

– Dija apo shkenca nuk janë ekzibicion apo ekzibicionizëm. Suksesi është rezultante e punës së organizua dhe afatgjate, e studimit, e kërkimeve, e hulumtimeve, e gjurmimeve brenda dhe jashtë vendit. Suksesi është çështje e investimit të kapaciteteve mendore, shpirtërore dhe materiale të individit, të institucionit, të ligjit, të institucioneve të shtetit. Suksesi është produkt i punës me nder dhe përgjegjësi. 

– Një shoqëri e organizuar më tepër investon në arsim dhe në shëndetësi dhe jo në dasma e ceremoni fetare.            

– Në testimin PISA Maqedonia e Veriut u rendit e katërta në botë nga fundi, kurse Kosova – e treta nga fundi. Në shenjë përgjegjësie, asnjë ministër i Arsimit nuk dha dorëheqje.                               

– Personi me titull akademik duhet të dijë të paktën dy gjuhë të huaja. Në hapësira të caktuara shqiptare ka ligjërues universitarë, magjistra apo doktorë shkence, të cilët nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Në universitetet jashtë atyre të Shqipërisë, është i frikshëm. Ç’do të thotë të dish gjuhë të huaj? Të dish gjuhë të huaj do të thotë të jesh në gjendje që tekstin në shqip ta përkthesh në gjuhë të huaj. Kësaj i thonë njohuri aktive të gjuhës së huaj. Në universitetet jashtë Shqipërisë, këtë aftësi nuk e kanë 99 % e pedagogëve. E frikshme. 

Universitetet shqiptare duhet të kenë parasysh edhe renditjen e universiteteve të vendeve të rajonit: Greqisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi.         

*   *   *

RENDITJA AKADEMIKE E UNIVERSITETEVE TË BOTËS (AcademicRanking of World Universities – ARWU) për vitin 2025 publikohet nga Këshilli për Rangim i Shangait (Shanghairanking Consultancy). Që nga viti 2003, ARWU i ka prezantuar çdo vit universitetet më të mira në botë, bazuar në metodologjitë transparente dhe në të dhënat objektive nga palët e treta. Njihet si pararendës i renditjeve globale të universiteteve dhe është më i besueshmi. Në vitin 2025 janë shqyrtuar mbi 2.500 institucione dhe janë publikuar 1.000 universitetet më të mira në botë.

Listën e renditjes, 23 vjet radhazi, e kryeson Universiteti i Harvardit, i ndjekur nga Stanford dhe MIT. Dhjetë universitetet e tjera kryesore janë: Cambridge (i 4-ti), Berkeley (i 5-ti), Oxford (i 6-ti), Princeton (i 7-ti), Columbia (i 8-ti), Caltech (i 9-ti) dhe Chicago (i 10-ti). Në Evropën kontinentale, universiteti Paris-Saclay (i 13-ti) mbetet më i miri, i ndjekur nga ETH Zurich (i 22-ti). 

Midis universiteteve aziatike, universiteti Tsinghua (i 18-ti) ngjitet me katër pozicione dhe siguron përsëri statusin e tij si më i miri në Azi. Universiteti i Melburnit (i 38-ti), që nga viti 2011, për pesëmbëdhjetë vjet rresht, është më i miri i universiteteve në Oqeani. 

Dy universitete përparojnë në 100 më të mirët në ARWU 2025: Universiteti i qytetit të Hong-Kongut (i 99-ti) nga Hong-Kongu i Kinës dhe Universiteti i Stokholmit (i 100-ti) nga Suedia. Ka 25 pjesëmarrës të rinj që shfaqen në listën e 500 më të mirëve dhe 39 universitete që hyjnë në 1.000 më të mirët për herë të parë.

 100 universitetet më të mira në Renditjen akademike të universiteteve të botës (AcademicRanking of World Universities – ARWU) për vitin 2025

Renditja në vitin 2025 Renditja në vitin 2024  Institucioni Shteti/Rajoni
1 1 Harvard University      Shtetet e Bashkuara
2 2 Stanford University Shtetet e Bashkuara
3 3 Massachusetts Institute of Technology Shtetet e Bashkuara
4 4 University of Cambridge Mbretëria e Bashkuar
5 5 University of California, Berkeley Shtetet e Bashkuara
6 6 University of Oxford Mbretëria e Bashkuar
7 7 Princeton University Shtetet e Bashkuara
8 8 Columbia University Shtetet e Bashkuara
9 8 California Institute of Technology Shtetet e Bashkuara
10 10 University of Chicago Shtetet e Bashkuara
11 11 Yale University Shtetet e Bashkuara
12 12 Cornell University Shtetet e Bashkuara
13 12 Paris-Saclay University Francë
14 16 University College London Mbretëria e Bashkuar
14 14 University of Pennsylvania Shtetet e Bashkuara
16 15 University of California, Los Angeles Shtetet e Bashkuara
17 18 University of Washington Shtetet e Bashkuara
18 22 Tsinghua University Kinë
19 17 Johns Hopkins University Shtetet e Bashkuara
20 18 University of California, San Diego Shtetet e Bashkuara
21 20 University California – San Francisco Shtetet e Bashkuara
22 21 ETH Zurich Zvicër
23 24 Peking University Kinë
24 27 Zhejiang University Kinë
25 26 University of Toronto Kanada
26 25 Imperial College London Mbretëria e Bashkuar
26 23 Washington University in St Louis Shtetet e Bashkuara
28 31 New York University Shtetet e Bashkuara
29 29 Rockefeller University Shtetet e Bashkuara
30 38 Shanghai Jiao Tong University Kinë
31 33 Northwestern University Shtetet e Bashkuara
31 28 The University of Tokyo Japoni
33 30 University of Michigan, Ann Arbor Shtetet e Bashkuara
34 33 PSL University Francë
35 32 University of Copenhagen Danimarkë
36 36 University of Wisconsin, Madison Shtetet e Bashkuara
37 40 The University of Edinburgh Mbretëria e Bashkuar
38 37 The University of Melbourne Australia
39 35 Univ North Carolina – Chapel Hill Shtetet e Bashkuara
40 42 Univ Sci & Tech Kinë Kinë
41 50 Fudan University Kinë
42 43 University of Munich Gjermani
43 41 Sorbonne University Francë
44 55 Swiss Fed Inst Tech – Lausanne Zvicër
45 47 Technical University of Munich Gjermani
46 39 Duke University Shtetet e Bashkuara
46 45 Kyoto University Japoni
46 52 The University of Manchester Mbretëria e Bashkuar
49 45 The University of Texas at Austin Shtetet e Bashkuara
50 43 Karolinska Institute  Stokholm, Suedi
51 50 Heidelberg University Gjermani
51 47 University of Minnesota, Twin Cities Shtetet e Bashkuara
53 47 University of British Columbia Kanada
53 55 University Illinois – Urbana Champaign Shtetet e Bashkuara
55 58 University of Maryland, College Park Shtetet e Bashkuara
56 68 National University of Singapore Singapor
56 55 Utrecht University Holandë
58 58 University of Geneva Zvicër
58 54 Univ Texas Southwestern Med Center Shtetet e Bashkuara
60 60 Université Paris Cité Francë
61 53 King’s College London Mbretëria e Bashkuar
62 65 University of Colorado Boulder Shtetet e Bashkuara
62 66 Vanderbilt University Shtetet e Bashkuara
64 67 University of Zurich Zvicër
65 72 Sun Yat-sen University Kinë
65 63 The University of Queensland Australi
67 69 The University of Hong Kong Kinë-Hong Kong
68 61 University of Bonn Gjermani
68 62 University of Southern California Shtetet e Bashkuara
70 64 University California – Santa Barbara Shtetet e Bashkuara
71 69 Weizmann Institute of Science Izrael
72 74 University of Sydney Australi
73 79 Huazhong Univ Sci & Tech Kinë
73 69 University of Groningen Holandë
75 82 Nanjing University Kinë
76 78 KU Leuven Belgjikë
76 74 McGill University Kanada
76 82 Monash University Australi
79 76 University of California, Irvine Shtetet e Bashkuara
80 77 The University of New South Wales Australi
81 86 Seoul National University Kore e Jugut
81 89 Wuhan University Kinë
83 82 Ohio State University, Columbus Shtetet e Bashkuara
83 72 University of Oslo Norvegji
85 80 Aarhus University Danimarkë
86 86 Univ Texas M.D. Anderson Cancer Center Shtetet e Bashkuara
87 98 Sichuan University Kinë
88 90 Nanyang Technological University Singapor
88 81 The Hebrew University of Jerusalem Izrael
88 90 University of Pittsburgh Shtetet e Bashkuara
91 90 Ghent University Belgjikë 
92 95 Xi’an Jiaotong University Kinë
93 88 Uppsala University Suedi
94 95 University of Basel Zvicër
94 99 University of Helsinki Finlandë
96 94 Central South University Kinë
97 85 Technion Israel Inst Tech Izrael
98 97 University of Bristol Mbretëria e Bashkuar
99 101-150 City University of Hong Kong Kinë-Hong Kong
100 101-150 Stockholm University Suedi

Të dhënat janë publikuar në Shangai të Kinës, më 15 gusht 2025. 

Në 100 universitetet më të mira të botës Gjermania ka katër universitete: Universiteti i Munihut (i 42-ti), Universiteti Teknik i Munihut (i 45-ti), Universiteti i Hajdelbergut (i 51-ti) dhe Universiteti i Bonit (i 68-ti). Në 500 më të mirët e ARWU-së, Gjermania ka 35 universitete,   kurse në 1000 më të mirët – 51 universitete.   

Universitetet e Francës tregojnë konkurrencë të shtuar në tabelën e fundit të renditjes, me 27 universitete të renditura në 1000 më të mirët. 18 prej tyre në 500 më të mirët. Katër universitete të Francës ndodhen ndër 100 më të mirët e botës: Universiteti Paris-Saclay (i 13-ti), Universiteti PSL (i 34-ti), Universiteti i Sorbonës (i 43-ti) dhe Université Paris Cité (i 60-ti). 

Universitetet e Kinës kontinentale e vazhdojnë praninë e tyre të fortë në listën e ARWU-së me 222 universitete të renditura në 1000 më të mirët, duke tejkaluar në numër 183 universitetet e Shteteve të Bashkuara. Megjithëkëtë, Shtetet e Bashkuara ruajnë një epërsi të konsiderueshme në nivelin e 100 universiteteve më të mira në botë, duke mbajtur 37 vende nga 100 universitetet më të mira në botë, shifër kjo që i tejkalon ato të Kinës (13) dhe të Mbretërisë së Bashkuar (8).

Numri i universiteteve më të mira sipas shteteve

 

Shteti/Rajoni 100 universitetet më të mira 500 universitetet më të mira 1000 universitetet më të mira
Shtetet e Bashkuara  37 111 183
Kinë 15 113 244
Kinë 13 101 222
Kinë – Hong Kong 2 5 8
Tajvan  0 5 12
Kinë – Makao  0 2 2
Mbretëri e Bashkuar  8 37 61
Australi 5 24 29
Zvicër 5 7 9
Gjermani 4 35 51
Francë 4 18 27
Kanada  3 17 28
Suedi 3 10 14
Izrael  3 5 7
Japoni 2 13 29
Holandë  2 11 13
Belgjikë  2 7 7
Danimarkë 2 5 6
Singapor 2 2 2
Kore e Jugut  1 12 30
Finlandë 1 4 7
Norvegji  1 3 5
Itali 0 18 41
Spanjë 0 10 36
Austri 0 6 10
Arabia Saudite  0 4 13
Zelandë e Re  0 4 7
Brazil 0 3 18
Afrikë e Jugut  0 3 8
Portugali 0 3 7
Irlandë  0 3 7
Rusi 0 2 7
Iran 0 2 6
Republika Çeke  0 2 5
Poloni 0 1 7
Egjipt 0 1 6
Hungari 0 1 4
Meksikë 0 1 2
Argjentinë 0 1 1
Serbi 0 1 1
Indi 0 0 15
Turqi 0 0 11
Emiratet e Bashkuara Arabe 0 0 4
Pakistan 0 0 4
Malajzi 0 0 4
Greqi 0 0 4
Tailandë  0 0 3
Kolumbi  0 0 2
Kili  0 0 2
Etiopi  0 0 1
Estoni 0 0 1
Islandë  0 0 1
Ganë  0 0 1
Katar  0 0 1
Kroaci  0 0 1
Liban 0 0 1
Lituani  0 0 1
Luksemburg 0 0 1
Marok 0 0 1
Qipro 0 0 1
Sllovaki 0 0 1
Slloveni 0 0 1

Lista e plotë dhe metodologjia e hollësishme gjenden në faqen e internetit të ShanghaiRanking.

Renditja akademike e universiteteve të botës (ARWU): Duke filluar nga viti 2003, ARWU ka prezantuar universitetet më të mira në botë çdo vit bazuar në një sërë treguesish objektivë dhe të dhënash të palëve të treta. ARWU është njohur si pararendësi i renditjes globale të universiteteve dhe tabela më e besueshme e renditjes. 

Për t’i renditur universitetet e botës, ARWU përdor gjashtë kritere apo tregues objektivë    si: 

– numri i ish-studentëve dhe i stafit që e kanë marrë çmimin “Nobel” ose medaljen “Fields”; 

numri i artikujve të botuar në revista shkencore prestigjioze si Nature dhe Science.

– numri i studiuesve që janë në listën e më të cituarve në botë (puna e të cilëve citohet rregullisht në botime të tjera shkencore), të publikuar nga Clarivate.

– numri i punimeve të indeksuar në Indeksin e citimit të shkencave,  

Merret parasysh edhe: 

numri i punimeve të indeksuar në bazën e të dhënave të SCI-Expanded dhe SSCI,

suksesi akademik në raport me numrin e profesorëve të punësuar me vendim të përhershëm pune.

*   *   *

Më shumë se 2500 universitete renditen nga ARWU. Janë publikuar 1000 universitetet më të mira. ShanghaiRanking Consultancy (Këshilli i Rangimit i Shangait) është organizatë e pavarur që merret me hulumtimin e inteligjencës dhe konsultimet mbi arsimin e lartë. Ka qenë publikuesi zyrtar i Renditjes Akademike të Universiteteve të Botës që nga viti 2009.

*   *   *

Në botë ka mbi 30.000 universitete. Vetëm rreth 2.500 prej tyre i plotësojnë kriteret e renditjes për Listën e Shangait – ARWU, për të renditur 1.000 më të mirët çdo vit. 

*   *   *

Universiteti i Tiranës nuk është i renditur në listën zyrtare të ShanghaiRanking (e njohur ndryshe si Renditja Akademike e Universiteteve Botërore). Kjo listë përzgjedh dhe publikon vetëm 1.000 universitetet më të mira në botë bazuar në performancën kërkimore dhe shkencore.  

Sipas renditjeve të tjera ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës vlerësohet, si më poshtë:  

– Për Rajonin e Evropës Jugore është pozicionuar në vendin e 677-të nga 688 institucionet e vlerësuara.

– Për Publikime dhe kërkime shkencore është renditur përgjithësisht në pozicionin e 2957-të. 

– Sa i përket ndikimit në Web, sipas UNIRANKS mban përgjithësisht pozicionin e 3604-të.  

*   *   *

Lista e Shangait publikohet që nga qershori i vitit 2003. Çdo vit në Renditjen Akademike të Universiteteve të Botës përfshihen mbi 2.500 universitete. Publikohen 1.000 më të mirët. 

Nga institucionet e arsimit universitar në rajon, Universiteti i Beogradit ndodhet në vendin 401-500 në vitin 2025. Në listë siguroi vend edhe Universiteti i Zagrebit (vendi 601-700 për vitin 2025). Universiteti i Lubjanës ndodhet në vendin 501-600. Midis universiteteve më të mira, ndodhen gjashtë universitete nga Greqia. Në listën e universiteteve më të mira nuk figurojnë universitetet as nga Bullgaria, as nga Shqipëria. Në renditjen e fundit të Shangait, midis 1.000 universiteteve më të mira në botë nuk figuron asnjë nga Maqedonia e Veriut. Universitetet e Maqedonisë së Veriut, vite me radhë nuk figurojnë në listën e Shangait. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup shënoi rënie prej 47 vendesh. Kritikët thonë se në 30 vitet e fundit shteti dhe Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta përmirësuar cilësinë në arsim, kushtet dhe standardin e studentëve. Ka munguar edhe financimi i punës shkencore. Nuk u është kushtuar kujdes studentëve të talentuar.