Ballina Blog Faqe 364

Pica, ushqimi më i kërkuar në botë

Ushqimi më i kërkuar në botë në Google është pica. Ky produkt renditet në vend të parë në 44 vende, sipas një studimi të bërë nga MoneyBeach, një kompani britanike e sigurimeve.

Analiza u zhvillua pas klasifikimit të ushqimeve që më shumë se 100 vende po kërkojnë.

Ushqimet kineze renditen në vendin e dytë, falë preferencës së 29 vendeve, ndërsa sushi është zgjedhja e tretë më e popullarizuar në botë me pëlqimin e 10 vendeve.

Dhjetë të parët e më të kërkuarve janë peshqit dhe patatinat në vendin e katërt me preferencën e 6 vendeve që ndiqet nga pula e skuqur (5 vende), indiane (4), koreane (3) tajlandeze (2), tapas (1), tacos (1).

Këto rezultate bazohen në sondazhin e kryer duke përdorur të dhëna të Google për të përcaktuar vëllimin mesatar mujor të porosive në secilin vend për terma të zakonshëm që lidhen me porosinë e marrjes së ushqimit.

Çfarë do të ndodhë nëse Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje? Flet eksperti i njohur amerikan

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.

“Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.

Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.

“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej ai për “Bota sot”.

Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.

“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”, ka shtuar për “Bota sot” Daniel Serwer.

Aksidenti F A T A L/ “Toyota” P Ë R P L A S dy automjete, V D E S 46 vjeçari, plagosen dy G R A (VIDEO)

Një 46 vjeçar ka gjetur  v d e k j e n  si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e vona të natës së shkuar.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Laç, kur një automjet tip “Toyota”, është  p ë r p l a s u r  me mjetin tip “Ford” dhe më pas me mjetin tip “Audi”.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip Ford, banues në Pukë. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosura edhe dy  g r a  po nga Puka.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, a rr e s t u a n  në  f l a g r a n c ë  shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është  p ë r p l a s u r  me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të  d e h u r.

Si pasojë e  p ë r p l a s j e s  ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan  P r o k u r o r i s ë  së Rrethit  Gj y q ë s o r, për veprime të mëtejshme.

Shkrumbohet makina në Fier, çfarë i ndodhi shoferit

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Fier. Sipas informacionit paraprak, mësohet se makina tip “Benz” është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit e ka kuptuar defektin teknik dhe e ka braktisur atë në anë të rrugës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të flakëve.

Gjendet A R M A T I M në Bllacë, afër kufirit me Kosovën, ishte groposur nën tokë në vitin 2001 (VIDEO)

Më 24.01.2021, sipas informacioneve të marra më parë se në fshatin Bllacë, afër kufirit me Kosovën, ishin fshehur nën tokë  a r m ë  dhe  m u n c i o n e  të ndryshme nga viti 2001, nëpunësit e Departamentit të Policisë  K r i m i n a l e, Departamenti për Parandalimin e  K r i m i t  të Organizuar dhe të rëndë në bashkëpunim me SPB-Shkup kanë gjetur dy  p u sh k ë, një R P G 7, tre  g r a n a t a  për  R P G 7, një  a r m ë  gjahu, dy ngarkesa  b a r u t i  për  R P G 7, nëntë copë  m u n c i o n e 7.62 x 54 R të cilat kanë qenë të groposura.

Po merren masa për zbardhjen e plot të rastit.

Tërmet në Ohër, epiqendra në liqen

Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Ohrit.

Sipas të dhënave, tërmeti u regjistrua në ora 1:24 minuta pas mesnate, me epiqendër në Liqenin e Ohrit, në një thellësi prej 2 km.

Ndërron jetë muezini shumëvjeçar në Dobërdoll, hfz. Kamber Kamberi

Mbrëmë ndërroi jetë muezini shumëvjeçar në f Dobërdoll, Hafiz Kamber Kamberi, thuhet në njoftimin e Myftinisë së Gostivarit

V a rr i m i  i merhumit është me namazin e drekës

HAFIZ KAMBER ILJAS KAMBERI (1933-2021)

Hafiz Kamber Kamberi u lind në vitin 1933 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit. Mësimet e para si dhe mësimin e shkronjave të Kur`anit i mori qysh si fëmijë te hafiz Bexhet Bexheti i Toplicës. Hifzin e Kur`anit Famëlartë e kreu në vitin 1946 te hafiz Emshi Rexhepi dhe te hafiz Baftjari nga po i njëjti fshat. Prej vitit 1981 u punësua me detyrë muezini në Xhaminë “Hamza” në fshatin e tij të lindjes, ku shërbyer si muezin deri ne pension në VITIN 1998
Gjatë kësaj kohe ka dhënë kontribut të madh në mësimin e parimeve islame fëmijëve dhe xhematiti të këtij fshati.

Hafiz Kamber Kamberi edhe pas pensionimit e vazhdojë punën e muezinit pa pagesë deri në vitin 2017..
Hafiz Kamber Kamberi si dhe hafizat e tjerë të fshatit Dobërdoll duke u nisur ga kjo porosi e Pejagmberit a.s.
״ ﺧﻴﺮﻛﻡ ﻤﻦ ﺗﻌﻠﻡ ﺍﻠﻘﺭﺁﻥ ﻮﻋﻠﻣﻪ ״٠
“Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur`anin dhe ia mëson atë dikujt”. (Transmeton Buhariu).
Ata dhanë një kontribut shum të madhë.

Kontributi dhe sakrifica e këtyre personaliteteve ka qenë e pa përshkueshme dhe mjaft e çmuar, sepse ata kanë shërbyer si shembull i lartë përkushtimi për edukimin e popullit, zhdukjen e errësirës dhe për të dhënë virtytet më të larta në udhëzimin e popullit në binarët e islamit, arsimit, kulturës e në veçanti kultivimit të institucionit të Hifzit.

Kontributi i këtyre hafizëve të Kur`anit Famëlartë ka qenë shumë i frytshëm edhe për kundër presioneve të mëdha nga sistemi i atëhershëm komunist, sidomos nga mesi i shekullit XX. Ata u ballafaquan me situata e rrethana të vështira, të rënda e të ndërlikuara, por megjithatë ata i arritën qëllimet e tyre të pastra për ngritjen e vetëdijes së popullatës në aspektin fetaro-arsimor dhe në lulëzimin e mësimit përmendësh (Hifzit) të Kur`anit Famëlartë.

Edhe në kushte të vështira e me pasoja të rënda për vete e për familjet e tyre, prapë se prapë gjatë diktaturës komuniste qëndruan pranë popullatës, pranë besimtarëve, predikuan islamin, ruajtën fenë, kombin dhe vatanin kryen pa përtesë e pa frikë ritet e tyre, kultivuan hifzin herë haptazi e herë fshehurazi, ditën e natën dhe i shndërruan shtëpitë e tyre në mektebe dhe me shumë sakrifica duke iu nënshtruar edhe torturave, vuajtën dënime të rënda nëpër burgjet e egra komuniste, por me ndjenjat e larta fetare e kombëtare, mbrojtën fenë dhe Kur`anin e Madhërishëm, mbrojtën kombin e vatanin, kultivuan dijen e imanin. Shumica e këtyre hafizëve dhe hoxhallarëve gjatë veprimtarisë së tyre si muderrisë e imamë dhanë sakrifica të mëdha, përgatitën disa breza hoxhallarësh, qoftë në grupe apo individualisht, duke krijuar një traditë të vazhdueshme të kultivimit të dijes dhe mesimit te Kuranitdhe porosive Islame.

Duke e marur parsishe të gjithë këto rethana Hafiz Kamber Kamberi vazhdojë të japë kontributin e tij si muezin më zerrin e tij të mrekulleshëm deri në dë fund të jetës së tij. në f Dobërdoll
Në fundë për Hafiz Kamber Kamberi familjen e tij dhe xhematin e dobërdollit kemi myzhde hadithin ku i Dërguari i Allahut alejhi salatu ues selam ka thënë: “Muezinit i falen mekatet, aq larg sa shkon zeri i tij dhe shpërblimi i tij është shperblimi i të gjithë atyre që falen bashkë me të.” (Sahih el Xhami me nr 6643).
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë me begati të panumërta për kontributin e tij.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë pasdites, nga pjesa perëndimore e vendit pritet të ketë reshje të shiut dhe në pjesët malore reshje të borës.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të zgjerohen gjithkund dhe do të intensifikohen, posaçërisht në pjesën perëndiore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga dy deri tetë gradë celsisus, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga shtatë deri 14 gradë celsius./Telegrafi/

“ÇMENDET” 35-vjeçari nga një fshat i Tetovës, RR E H gruan, vajzën dhe thyen çdo gjë që i del përpara

Më 22 janar 2021, në ora 21, në SPB-Tetovë është paraqitur 35-vjeçarja nga një fshat i Tetovës dhe ka  d e n o n c u a r   b u rr i n  e saj, 35-vjeçarin me inicialet T.M. se e ka  rr a h u r  atë dhe  v a j z ë n  dhe ka  sh k a t ë rr u a r  një pjesë të orendive të shtëpisë.

Ai u  a rr e s t u a  dhe u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat.

Bonus video:

https://youtu.be/TlsFn4UMF-M

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsZCBovuZGRe51V4tsmLYLx

Rekord i rrezikshëm/Në aksin Tetovë – Gostivar me shpejtësi 290 kilometra në orë dhe e filmon (VIDEO)

Në rrjetin social Tik Tok u publikua një video ku një shofer i ri mburret se si në autostradë i jep makinës me 290 kilometra në orë.

U publikuan disa video ku shihet qartë se si shoferi i jep makinës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, shkruan portali PlusInfo.

Shpejtësia me të cilën mburret shoferi është realizuar në autostradën Tetovë-Gostivar.

Mund të shihet se brenda makinës janë edhe disa persona të tjerë që argëtohen me muzikë.

Film në Francë për shkrimtarin/ Kadare: Realizmi socialist theu ligjet e shenjta të letërsisë, ndihma që i kërkova Pushkinit

Fatmira Nikolli

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, në prag të 85-vjetorit të lindjes ka mbajtur një takim me të rinjtë e klubit letrar të Kavajës. Gjatë bisedës me ta, organizuar nga Qendra Kombetare e Librit, ai ju përgjigj pyetjeve mbi të gjitha veprat e tij letrare duke nisur nga Pallati i Endrrave.

Shkrimtari i njohur tha se “Letërsia e ka të vërtetën me vete dhe sinqeritetin po ashtu. Kur është letërsi e mirë them, ajo ka sinqeritetin në vetvete. Ju flisni per “Pallatin e ëndrrave”, që është shkruar në kulmin e diktaturës dhe duhet të ishe shumë i cekët të mos e kuptoje se kishte të bënte e regjimin që jetonim ne”, tha ai.

Duke folur për letërsinë e të shkruarin gjatë regjimit komunist, ai foli për thyerje të ligjeve të shenjta.

“Letërsia ka ligjet e veta, që janë të shenjta e që shpesh shkojnë kundër ligjeve të jetës dhe kundër autoritarizmit shtetëror. Realizmi Socialist, binte ndesh me ligjet e letërsisë dhe po t’i bindeshe mësimeve të partisë ishte të vije duart në kokë”, tha Kadare.

I pyetur nga të rinjtë poër poezitë e tij dhe veccanërisht për poezinë ku i drejtohet Pushkinit, ai duke kujtuar vitet studentore rrëfeu ndihmën që kërkotne nga poeti rus.

”Ajo është një poezi që në mëyrë metaforike i jam drejtuar Pushkinit për ndihmë. doja ndihmë që të ruaja idetë e mia nga ato që dëgjoja në leksione, doja ndihmë të shpëtoja nga Parrullat e propagada”, tha ai.

Gjatë takimit me të rinjte dhe drejtoren e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli, Kadare si rrallëherë foli edhe për lumturinë.

”Lumturia është e pagjendshme, e paarritshme. Ndonjëherë jemi të lumtur dhe e kuptojmë më vonë, sidomos kur shkruajmë letërsi”.

Kohët më të vështira për çiftin Ismail e Helena Kadare, kanë qenë ato të botimeve të “Dimrit te madh” , “Pashallarëve të kuq” dhe “Pallatit të ëndrrave” .

Sipas Helena Kadaresë sidomos pas Pallatit të Ëndrrave ata kaluan një torturë.

Në këtë 85-vjetor një lajm i mirë vjen nga Franca ku një produksion ka blerë të drejtat e librit me kujtime të Helenës, “Kohë e pamjaftueshme” për ta bërë film.

“Ju e dini që kam botuar një libër me kujtimet tona. Dhe na kanë kërkuar të drejtat për ta bërë film në Francë. Do jetë një film artistik. Po merren me gjetjen e aktorëve tani. Sigurisht ata e dinë si do e trajtojnë do zgjedhin vetë pjesët që duan”, tha Helena Kadare.

Takimi e të rinjtë u mbajt në Qerret, pranë shtëpisë ku prej muajsh çifti Kadare po kalon periudhën e pandemisë.

Vetëvendosje ankohet në PZAP për mos-certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmjen e kësaj të shtune ka njoftuar se brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LVV, në të cilën ka bashkangjitur po ashtu edhe ankesën në fjalë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, shkruan Vetëvendosje./abcnews.al

VIDEO: 5 orë rrugë në dëborë për të shkuar në fshatin e harruar

Mbi 10 ditë i izoluar nga dëbora, ky është realiteti i fshatit Panarit në Bashkinë e Korçës. Si për ironi të fatit, fshati Panarit, edhe pse nuk ka dëborë, rruga që të çon në këtë fshat është bllokuar. Grupi i xhirimit të A2 u nis për të parë se si janë duke e përballuar dimrin banorët e këtij fshati të largët dhe të bllokuar.

Rruga është e vështirë, dëbora i ka kaluar 60 centimetra, ndërsa në disa zona, ku fryn edhe era, i kalon 1 metër. Në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 17 kilometrash duket qartë që ndërhyrja e fundit ka qenë vetëm përpara 10 ditësh, ndërsa nuk është ndërhyrë më. Përveç borës dhe akullit, rrugës gjen edhe gjurmë të kafshëve të egra të zonës.

Më e vështirë situata është në zonën e quajtur Mashkullorë, ku dëbora arrin mbi 1 metër, ndërsa ka mjegull dhe erë të fortë. Nuk kanë qenë të paktë banorët e zonës që kanë humbur rrugën në këtë zonë, deri edhe jetën.

Pas gati 5 orë rrugë mbërrijmë pranë fshatit, që nga larg dallon se nuk ka borë, por ai është i izoluar pasi rrugët që të çojnë për atje janë të bllokuara.

Banorët shprehen se është hera e parë që vijnë gazetarë në këtë periudhë, teksa as institucionet shtetërore nuk kishin shkuar deri më tani. Ata apelojnë për reagim nga instancat pasi nuk mund të jetojnë në këtë formë në një kohë kur rruga është e asfaltuar.

“Kemi dy javë të izoluar, ka fëmijë e të moshuar të sëmurë. Ka gra shtatzëna në fshat. Nuk na vjen as mjeku”, shprehen banorët.

Marrja e ushqimeve dhe ilaçeve rezervë duket se është çelësi i mbijetesës së kësaj zone, thuajse të harruar nga autoritet. Fshati Panarit është më i thelli në Korçë, ndër dekada këta banorë izolohen për muaj të tërë nga bora.

Grupi i A2 u detyrua të rrinte 1 natë në fshat pasi ishte e pamundur të kthehej brenda ditës, e megjithatë pa mjete të rënda dhe fadroma arritëm të gjendeshim pranë këtyre njerëzve. Në mëngjes, banorët shoqëruan grupin për të kaluar zonën problematike në borë e mjegull me shpresën se institucionet do të reagojnë për të krijuar komunikimin me këta banorë të bllokuar.

Zbulimi i rrallë arkeologjik: Cila ka qenë monedha e parë e përbashkët në Europë

Studiuesit holandezë të Universitetit Leiden kanë ekzaminuar më shumë se 5.000 shufra dhe unaza nga periudha 2.150 – 1.700 para Krishtit. Në atë kohë, unazat, shiritat e brinjëve apo tehu prej bronzi dhe bakri ishin monedha të zakonshme. Dhe, çuditërisht, këto objekte ishin të standardizuara në peshë dhe formë për shumë zona të Europës, sipas studiuesve të Universitetit Leiden.

Objektet e ekzaminuara erdhën nga zona të ndryshme arkeologjike, duke përfshirë ato që janë sot Gjermania Jugore, Austria, Republika Çeke, si dhe Gjermania Veriore dhe Skandinavia Jugore. Studiuesit gjetën jo vetëm objekte të vetme, por koleksione (grumbuj të tërë) prej disa qindra copash.

Rreth 70% e unazave të ekzaminuara kishin një peshë mesatare rreth 195 gram. Por, si është e mundur kjo, duke qenë se në atë kohë, njerëzit nuk kishin aparate matëse për peshën?

Studiuesit holandezë diskutuan ligjin Weber-Fechner – nga fusha e psikologjisë perceptuese – në analizën e tyre. Ky ligj përshkruan marrëdhëniet midis intensitetit objektiv të stimujve dhe forcës së perceptimeve shqisore të perceptuara në mënyrë subjektive.

Sipas ligjit Weber-Fechner, njeriu njeh një ndryshim në peshë vetëm kur ka një rritje peshe prej afërsisht 2%. Pra, për një objekt metalik që peshon një kilogram, domethënë 1000 gram, një objekt tjetër do të duhej të peshonte 20 gram më shumë që të dukej më i rëndë.

Zhvillimi i një sistemi të tillë krahasimi të peshës dhe matjes është ndër zhvillimet më të rëndësishme prehistorike të intelektit njerëzor, thanë në studimin e tyre Maikel Kuijpers dhe Catalin Popa, nga Departamenti i Arkeologjisë së Universitetit Leiden.

Kështu, edhe në kohërat parahistorike, njerëzit e kuptuan që objektet duhej të kishin një madhësi standarde në mënyrë që të shërbenin si një monedhë e përbashkët që do të pranohej në distanca të mëdha.(DW, scan)

Arrestohet 28 vjeçari nga Tetova

Dje (22.01.2021) rreth orës 08:00 ,nëpunësit e SPB-Tetovë kanë arrestuar 28 vjeçarin me inicialet D.S nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, kanë gjetur në pushkë gjuetie “Bereta” e kalibrit 12mm si dhe fara të kanabisit – informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

28 vjeçari D.S u ndalua në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet akuzë kundër tij.

Bora në Skellefteå të Suedisë, pamje që të lënë pa frymë! (VIDEO+FOTO)

Pamjet në vazhdim vinë nga Skellefteå i Suedisë dhe janë të ditës së sotme, të publikuara në rrjetin soial nga njerëz të ndryshëm, banorë të këtij lokaliteti, ku bora ka arritur trashësinë pothuajse 1 metër e gjysmë.

Gjendje e këtillë paraqitet edhe në zona të tjera të Suedisë.

VIDEO:

https://youtu.be/LG6lvCYog7E

FOTO:

Dy të rinjtë vjedhin kalin, i zoti i denoncon në emision, të nesërmen ia kthejnë dhe e lënë para shtëpisë (VIDEO)

Më datë 6 Janar, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi vjedhjen e kalit të qytetarit Florjan Halicukaj në fshatin Derragjat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 15 Shtator 2020.

Stop publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku dukeshin dy djemtë të rinj që kishin marrë kalin. Policia kishte nisur hetimet për këtë vjedhje, por pavarësisht nuk kishte mundur të identifikonte dy autorët edhe pse ishin mëse të dukshëm në pamjet e kamerave të sigurisë.

Por, pas transmetimit të rastit në emisionin Stop, qytetari Florjan Halicukaj thotë se të nesërmen e ka gjetur kalin në shtëpi.

Dy të rinjtë që e kishin marrë, e kishin kthyer sërish por pa e njoftuar pronarin.

“Pas transmetimit tuaj, e panë në televizor, kali më është sjellë gjatë natës edhe në mëngjes, kur jam zgjuar, kam dalë me kry punët e mia dhe kam vrejt kalin në oborr. Falë jush kali më erdhi. Shumë faleminderit prej emisionit tuaj. Si e kanë marr e si kanë pru”, është shprehur ai.

Qenushi me zemër luani zbyth luaneshën, VIDEO bëhet virale

Pamjet tregojnë një  p ë r l e sh j e  midis një luaeshei dhe një qeni në Parkun Kombëtar Gir në Gujarat, Indi, më 9 janar.

Qeni, i cili është gjysma e madhësisë së luaneshës, leh vazhdimisht kundër maces së madhe. Gjatë  p ë r l e sh j e s, qeni përpiqet të  l u f t o j ë  luaneshën pavarësisht se kafsha e madhe e  g odet me putra.

Çifti  l u f t o n  në një re pluhuri në tokë, ndërsa më i vogli nga të dy kërcen për të  s u l m u a r  fytyrën e kundërshtarit.

Pamjet e  l u f t i m e v e  të dyshes u morën nga një grup turistësh që ndodheshin në zonë për safari.

https://youtu.be/NoOHoJO6Vbs

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë, mashtruesi që hiqej si boksieri i njohur shqiptar i vjedh paratë

Një familje e varfër me dy fëmijë që vuajnë nga sëmundje kronike përveç hallit të tyre, kanë rënë edhe pre e mashtrimit.

Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

“Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës.

Aksident i rëndë në Shkup /Makina rrëzon shtyllën (VIDEO+FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve Franklin Ruzvelt dhe Teodosij Golloganov në qendër të Shkupit, në të cilin ka edhe të plagosur.

Një makinë e tipit Pasat, me targa të Shkupit u  p ë r p l a s  në dy makina të tjera dhe rrëzoi një shtyllë.

Nuk ka shumë detaje për aksidentin, ndërsa pritet që MPB të dalë me më shumë informacione. Sipas dëshmitarëve të aksidentit, Pasati i zi kaloi në të kuqe kryqëzimin dhe p ë r p l a s i  makinat e tjera. Jozyrtarisht mësohet se ka dy të plagosur./tn