Ballina Blog Faqe 371

Pse nuk duhet t’i hedhim “fijet” nga bananet

Kur qërojmë bananen pothuajse gjithmonë do t’i shohim këto “fije karakteristike, të cilat instiktivisht i tërheqim dhe i hedhim së bashku me lëvoren. Por ku përdoren këto “fije” dhe pse nuk duhet t’i hedhim në plehra?

Në fitologji ato quhen zyrtarisht lëvore dhe është një lloj indi. Ato përbëhen nga qeliza të gjalla dhe lejojnë lëndët ushqyese dhe sheqernat të arrijnë në pjesë të ndryshme të bimës. Me fjalë të tjera, “fijet” veprojnë si arterie për frutin për të marrë përbërësit që i duhen për t’u rritur si duhet.

Cilësia e tyre mund të ndryshojë pak nga ajo e bananeve, por ato janë po aq të shijshme sa janë të pasura me kalium, fibra, vitaminë A dhe vitaminë B6 sesa vetë fruti.

Gjithashtu, “fijet” tregojnë se sa e pjekur është banania. Nëse ndërsa e qëroni ato ndahen lehtësisht nga fruti atëherë do të thotë që banania është mjaft e pjekur dhe kështu do të jetë më e shijshme. /abcnews.al

Kjo është ngjyra që do të pushtojë dollapin tuaj gjatë vitit 2021

Roza e fortë është ngjyra që do të pushtojë këtë vit.

Një arsye kjo për të gëzuar më shumë pas kësaj periudhe stresante të krijuar nga pandemia.

Stilistët botëror kanë menduar se fustanet, pantallonat dhe madje çantat, të gjitha do të jenë rozë.

Printet janë gjithashtu një zgjedhje interesante, pasi e bëjnë veshjen të duket aspak e zakonshme, ndonëse përshtatet fare lehtë në çdo kohë të ditës.

Pra, duhet të mbani mend sa herë të blini diçka kini parasysh këtë ngjyrë.l.k/abcnews.al

 

Pse janë të rrezikshme shapkat me gisht

Shapkat me gisht janë kthyer në një problem të rrezikshëm. Një grup mjekësh britanikë thonë se ato krijojnë një tension në harkun e gishtave që e përcjellin më pas në të gjithë shputën e këmbës.

Ata rekomandojnë të bëni kujdes kujdes me këto lloj shapkash, pasi mund të krijojnë për shkak të fërkimit, kallo apo çarje të këmbëve.

Megjithatë mos i hidhni. E rëndësishme është që t’i alternoni këto lloj shapkash dhe herë pas herë të bëni masazh pjesës së poshtme të këmbës, ndoshta me një top tenisi.l.k/abcnews.al

Hiqni njollat e fytyrës, duke përdorur vetëm qepë!

Prodhimi i tepërt i melaninës është një shkak i zakonshëm i hiperpigmentimit. Kjo mund të ndodhë pas ekspozimit në diell ose shtatzënisë kur nivelet e hormoneve tuaja kanë ndryshuar. Kjo është arsyeja pse mund të jetë e ndërlikuar nëse doni të heqni qafe njollat e errëta. Por më poshtë ne do ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë sesi mund t’i hiqni, duke përdorur qepën.

Qepa e kuqe mund të funksionojë si agjent zbardhues. Një strudim ka treguar se qepa mund të bllokojë veprimet e qelizave që çojnë në pigmentim të tepërt.

Në thelb, qepa mund të jetë një ilaç i mirë në shtëpi nëse doni të bëni njolla në fytyrën tuaj më pak të dukshme.

Merrni një qepë të kuqe dhe prijeni në copa sa më të vogla.

Masën hidheni në një qese të zbrazët çaji.

Qesen aplikojeni në zonat me njolla dhe lëreni lëngun në fytyrë për rreth 10 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët. Rezutatet do ju befasojnë./e.b-abcnews.al

Përmbytjet, Prençi: Agjencia e Mbrojtjes Civile s’mori masa për periudhën vjeshtë-dimër

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për Emergjencat Civile Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “Log.” në ABC se strukturat shtetërore nuk kanë hartuar plan masash për periudhën vjeshtë-dimër për t’i paraprirë situatës së përmbytjeve.

Prençi hodhi poshtë deklaratën e ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi duke theksuar se në Shkodër dhe Velipojë hidrovoret po punojnë me gjysmën e kapacitetit.

“IGJEUM i thotë qeverisë përgatituni se do kemi reshje me intensitet të lartë. Ne kemi pasur vite që kemi pasur reshje në formë shtrëngatash në 24 orë. Ajo që ka ndodhur, rezulton se pas miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen civile në vitin 2019, strukturat shtetërore të mbrojtjes civile nuk kanë hartuar plan masash për periudhën vjeshtë-dimër.

Ministrja tha se i kemi të gjithë hidrovoret në punë. Në Velipojë dhe Shkodër punojnë me gjysmën e kapacitetit. E njëjta situatë është në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Prençi./abcnews.al

Sekreti i dhëmbëve të shëndetshëm, tumeriku!

Shafran i Indisë ose tumeriku është një erëz që duket se ka përdorime dhe përfitime të pafundme, përfshirë ketu dhe shëndetin tuaj oral. Ekzistojnë tre mënyra kryesore në të cilat përdorimi i rregullt i shafranit të Indisë mund të përmirësojë shëndetin tuaj të gojës:

Kanceri i gojës: Tumeriku ka veti të caktuara që mund t’i japin fund rritjes së disa qelizave kancerogjene.

Dhimbja e dhëmbëve: Vetitë antibakteriale në shafran i Indisë mund të luftojnë kundër dhimbjeve të dhëmbëve dhe të mbrojnë nga infeksioni.

Problemet me mishrat e dhëmbëve: Kombinimi i vetive anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe antifungale të tumerikut mbrojnë dhe qetësojnë mishrat./e.b-abcnews.al

Reshjet e shiut, ankth për fshatrat e Tetovës

“Reshjet e fundit të shiut, kane shtuar sasinë e ujit nëpër lumenjtë e vendit. Nëpër disa pika kritike ku pati vërshime dy herë brenda pesë vitesh ka filluar edhe dheu të rrëshqet. Kjo ka shtuar frikën tek banorët, sidomos ata të fshatit Shipkovicë, Poroj dhe pjesës së poshtme të Tetovës”.

Në Shipkovicë, sidomos tek lagjja e përroit, nuk është lëvizur asnjë gurë në drejtim të mbrojtjes së banorëve nga vërshimet. Madje në këtë fshat ende nuk janë riparuar as dëmet nga vërshimet e vitit 2015 ndërsa ka banorë që ende nuk janë dëmshpërblyer nga shteti.

“ Asgjë s’kanë bë hiç. Më në rrezik kjo lagje është që ndodhi atë mot. Vijmë bëjnë matje çdo vit, por s’kanë bë asgjë”.

“Unë e kam të shtëpia ende dheun te livadhi im prej kur ishin vërshimet. Pa pastruar mirë ka mbet nuk është pastru”.

“Jemi mësuar ma s’kemi çka të bëjmë. E shihni vet intervenim s’ka, siç ka mbet ashtu është, asgjë s’kanë bë. Ka mbet katastrofë, që në 2015 s’kanë prekur asgjë”.

Nga shtrati i lumit nuk janë pastruar ende tërësisht materialet inerte që nga vërshimet e vitit 2015, ndërsa digat e premtuara në Poroj e Tetovë, mbetën vetëm premtime. Nga Komuna e Tetovës, thonë se janë në fazë të vlerësimit të rrezikut nga vërshimet.

“Bashkëpunimi ynë me UNDP shkon kryesisht drejt vlerësimit të rrezikshmërisë. Besojmë se në një aks kohor brenda një viti me përfundimin e gjitha debateve publike do arrijmë që edhe ta aprovojmë”-tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Reshjet e dy ditëve të fundit të shiut, bllokuan edhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër si pasojë e rrëshqitjes së dheut, me ç’rast qindra banorë mbetën të ngujuar, ndërsa dhjetëra fshatra të Dibrës, dhe të Qendrës Zhupa, mbetën pa energji elektrike. Gjatë ditës së sotme, kjo rrugë është pastruar ndërsa pritet lëshimi i energjisë elektrike edhe për disa fshatra.

Uji në Strugë ndalohet për pije

Banorët e Strugës tashmë disa ditë po përdorin ujë të turbulluar. Nëse deri para vetëm dhjetë ditësh qyteti dhe zona përreth kishin problem me mungesën e ujit, tani për shkak të reshjeve të mëdha, uji nga e premtja nuk është i pijshëm dhe ka marrë ngjyrë kafe. Banorët e Strugës janë të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet në komunë.

“Nuk është i pijshëm. Pas shiut është turbulluar. Nuk lejohet kjo. Duhet rregulluar disi. Kush duhet të përgjigjet? Thonë se është krizë për ujë, se është mot i thatë.”

“Kompetente është Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizim”. Faturat i sjellin kur të duan nëse vonoheni me pagesën, ka normë interesi. Nëse i përmbush detyrimet Ujësjellësit, duhet të kemi ujë cilësorë”.

Problemi me turbullirën e ujit nga ujësjellësit i qytetit në Strugë është disa vjeçar dhe ndodh pothuajse gjithmonë, kur ka më shumë shi. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër informon se përsëri kanë marrë mostra uji nga sistemi i ujësjellësit të Strugës dhe pas analizave do të njoftojnë deri kur do të ndalohet përdorimi i ujit dhe nëse është i dëmshëm. Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizim” thonë se u kanë dërguar shkresë kompanive që kanë ndërtuar hidrocentrale të vogla në burimet pranë Belicës së Epërme gjegjësisht përgjatë vijës nga buron uji, pasi besojnë se problemi vjen prej atje. Informojnë se ndalimi i përdorimit të ujit të pijshëm është ende në fuqi.

20 mijë qytetarë në pritje të ndihmës financiare

Qeveria nuk i ka hartuar ende ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare për qytetarët të cilët në dhjetor nuk arritën t’i merrnin gjashtë mijë denarët e premtuar nga shteti. Gjithsej 22 mijë qytetarë do të presin që ndryshimet e propozuara të kalojnë në seancë qeveritare dhe më pas i njëjti propozim të dërgohet në Parlament. Pa dritën jeshile nga deputetët në Parlament, bankat nuk do të mund t’i paguajnë paratë. Qeveria siguron se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Ndryshimet në Ligjin për Mbështetje Financiare janë duke u përgatitur dhe do të shqyrtohen së shpejti në seancë të Qeverisë, ndërsa për këtë opinioni do të informohet. Ndryshimet do të mundësojnë që rreth 22 mijë qytetarë të cilët nuk arritën t’i përditësojnë të dhënat në llogaritë bankare ta bëjnë këtë brenda një periudhe të caktuar në mënyrë që të mund të bëhet pagesa e ndihmës prej 6,000 denarësh. Presim që procesi të përfundojë gjatë këtij muaji, pasi për ndryshimet ligjore të prononcohet Parlamenti – njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Para duhet të marrin edhe 2 132 qytetarë të tjerë të cilëve iu pranuan ankesat. Për shkak të afateve ligjore, disa nga qytetarët nuk i tërhoqën paratë sepse nuk arritën të hapnin llogari të re transaksioni, të azhurnonin të dhënat me kërkesë të bankave ose të hapnin një llogari të dedikuar nëse llogaria e tyre ekzistuese ka qenë e bllokuar. Kjo masë bën pjesë në grupin e katërt të masave ekonomike për të cilën u ndanë 27 milion euro nga buxheti. Por deri më tani nuk është zbardhur, sa para u janë transferuar qytetarëve. Fillimisht, Qeveria njoftoi se rreth 280,000 qytetarë do të merrnin ndihmë.

Rreth 200 automjete të përmbytura në bodrumet e banesave në Fushë Kosovë (VIDEO)

Në Komunën e Fushë Kosovës janë përmbytur shumë rrugë. Raportohet bodrumet e banesave janë mbushur me ujë ndërsa shumë vetura janë përmbytur si pasojë e përmbytjeve.

Banorët e një lagjeje të Fushë Kosovës thonë se dëmet që janë shkaktuar kanë qenë shumë të mëdha derisa sipas tyre ndihma e institucioneve shtetërore ka munguar.

“Uji që ka filluar të rrjedhë nga ora 1:00 pas mesnate na është futur nëpër bodrume. Rreth 200 vetura na kanë mbetur në bodrume të cilët i ka përmbytur tërësisht uji”, shprehet qytetari Arianit Dreshaj për RTV Dukagjinin.

“Shiu ka shkaktuar dëme të mëdha. Veturat komplet i ka përmbysur uji. Nuk dihet që ka vetura në garuzhda. Kemi pritur shtatë orë deri kanë ardhur zjarrfikësit që së paku ndonjë kerr me shpëtua”, thotë qytetari tjetër Mujë Zabeli.

Një tjetër qytetarë thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme në mall dhe pajisje.

“Këto vërshime më kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Vetëm në punëtori më ka shkaktuar dëm rreth 70 mijë euro”, deklaroi qytetari Rrustem Mustafa.

Për shkak të kësaj situate disa qytetarë u konfrontuan me ndërtuesit e banesave pasi sipas tyre ndërtimi i keq ua ka sjellë këto përmbytje.

Ja kush janë 14 kandidatët për anëtarë të KSHZ-së

14 kandidatë kanë aplikuar për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përfshirë anëtarët e mëparshëm dhe aktualë, si dhe punonjësit në shërbimet e Komisionit dhe avokatë.

Nga VMRO-ja kandidat janë Boban Stojanoski dhe Aleksandar Dashtevski, ndërsa Krenar Lloga është kandidat për anëtar që vjen nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nga BDI është Ditmire Shehu.

Kandidatët e tjerë janë: Janake Vitanovski, Boris Kondarko, Beti Gjorgievska, Oliver Ristovski, Ljupka Guguçevska Filiposka, Radica Risteska, Elizabeta Postolovska, Dimitar Spaseski, Krenar Lloga dhe Zoran Mihajloski.

Kandidatët e emëruar nga partitë duhet të marrin shumicën e dy të tretave. Konkusrin që Kuvendi shpalli para Vitit të Ri, kanë kandiduar 14 kandidatë, ndërsa sot Komisioni për Zgjedhjet dhe Ndryshimet duhet ta përfundojë këtë listë. Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më 15 janar.

Artan Hoxha zbulon “bishën” që nuk e lë kurrë në baltë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar udhëtimin ndryshe në veri të Shqipërisë, ndërsa trashësia e borës është e konsiderueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari tregon se ka udhëtuar me “Mercedes Benz 240”, i konsideruar si “mbreti” i kësaj marke makinash.

Hoxha thotë mes të tjerash se ky mjet ndonëse duket si jashtë mode, është tepër i sigurt.

Postimi nga Artan Hoxha:

North Albania…Me Mercedes Benz 240, mbretin e makinave që kur kam lindur e deri më sot. Rrezik është më i madh se une në moshë

Duket shume jashtë mode, pak i ngadaltë, i mungojne salltanetet e veturave moderne, por është si tanks, 100% i sigurt. Nuk të lë kurre në rruge pavarsisht terrenit dhe kushteve të motit. Me të, nuk ka stuhi borë, qe të kthen pas…

Rasti “M O N S T R A”, MPB nuk i ka analizuar përmbajtjet e 21 telefonave të K O N F I S K U A R (VIDEO)

MPB ka bërë analizë në vetëm 10 prej 31 telefonave të  k o n f i s k u a r, pasi 21 telefona sipas tyre nuk kanë qenë teknikisht në rregull. Kjo u bë e njohur në seancën e sotme për rastin “M o n s t r a”. Shkaku se përse nuk kanë mundur të bëjnë analizë tek të gjitha telefonat ka qenë se disa nuk kanë pasur bateri, disa nuk kanë mundur të lidhen me kompjuterët e disa nuk kanë qenë aspak funksionalë.

Mbrojtja kërkoi që të ketë qasje në përbërjen e analizës, për shkak se për të njejtën vetëm kanë marrë njoftim se është bërë. A v o k a t i Asmir Alispahiq tha se duhet të njoftohen nga afër me këtë raport, në mënyrë që të mos u kufizohet e drejta të  a k u z u a r ë v e, pasi siç konsideron ai ndoshta të  a k u z u a r it  kanë diçka për të shtuar në fotografitë që janë marrë nga telefonat ose duan të japin ndonjë vërejtje.

Ivana Petkovska, përfaqësuese e sektorit të  f o r e n z i k ë s  pranë MPB-së që e ka punuar këtë raport sqaroi procedurën se si rrjedh në raste të tilla.

“Fillimisht shikohet modeli dhe marka e telefonit, pastaj përmes përdorimit të softwerëve të  f o r e n z i k ë s  ekstraktohen të dhënat e telefonave celularë. Ka raste kur ndonjë model telefoni nuk ka mbështetje të softwerëve. Përgatitja e këtij raporti ka filluar në tetor 2019 dhe ka përfunduar në shkurt 2020”, theksoi Petkovska.

P ë r p l a s j e t  mes  a v o k a t ë v e  mbrojtës dhe  p r o k u r o r e s  së lëndës në këtë  gj y k i m  janë bërë të zakonshme. P r o k u r o r j a  Fatime Fetai  a k u z o n  a v o k a t ë t  se po e zvarrisin procesin, ndërsa ata e  a k u z o j n ë  atë se po ngutet pa nevojë.

Seanca e radhës do të vazhdoj më 21 janar. V r a s j a  në liqenin e “S m i ll k o v ë s”, kishte ndodhur më 12 prill 2012, u  v r a n ë  5 djem dhe u  a k u z u a n  6 persona./SHENJA/

Çfarë po ndodh mes Arta Nitajt dhe Yll Limanit?

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, para pak kohe lansoi projektin e tij më të ri, të titulluar “Mos Shko” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Ky projekt u prit shumë mirë nga fansat e dyshës, ku njëra ndër to është edhe Arta Nitaj.

Aktorja e njohur, Arta Nitaj, e ka dëshmuar shumë herë se është fanse e flaktë e dyshës përmes storjeve që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja e emisionit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca, bëri një pyetje se çfarë doni të shihni në 4 episodet e fundit?

Ishte Arta Nitaj, ajo e cila e dëshironte që Yll Limani të jetë pjesë e këtij emisioni dhe këtë e bëri të ditur me një koment te fotoja e Luanës duke etiketuar Yllin.“Kena mu rreh”, u përgjigj ai.

Mirëpo është kjo ‘dashuri’ kolegësh apo më shumë se shoqëri neve na mbetet të presim.

Invalidi i UÇK-së nga Shkupi: Kam problem të madh, Alija më çon te Bujari, Bujari më thotë kërko ndihmë te dega, dega më thotë shko te Artani….

Të Nderuar Vllezër, ju kisha Lutur që këto 3 muaj të më lini të qetë, jam i lodhur, tepër i lodhur, kam probleme të mdhaja shëndetsore, e kam patjeter këto 3 muaj ti përkushtohem vetvetes dhe familjes.
Dëshira ime është tju shërbej dhe tju ndihmoj gjithve, por besoni se nuk mundem.
Ju që mendoni dhe që më thoni se i kam miq këto funkcionarët e BDIs dhe se mundem të ju kryej punë, po e tham haptas edhe un kam mendu ashtu por po dalin Armiq.

Besoni se nuk ju përgjigjen as kërkesave të mija të vogla edhe nëse bëhet fjal për çështje Jete, e lere se më për kërkesa tjera.
3 vite më adresonin te Bujar Osmani, kurse aj te Ali Ahmeti, kurse aj te Dega çairit, dega çairit sflisnin me Bujar Osmanin e kështu me radh.
Edhe tash Dega çairit më adreson te Artan Grubi, nuk folin me Artan Grubin (a fora i kan sedi?). Artan Grubi ska faj, nuk na njeh,sna ka kerku vot, sna ka premtu asgja edhe as sms sju pergjigjet, e lere më se tna takoj.

Për këtë shkak ju Lus mos kërkoni shërbime nga unë, pasi që un nuk kam asnjë post as priveligjion në parti.
Shihemi pas 3 muajve InshaAllah bohet më mir deri atëher.
Me Respekt të madh po jav shkruaj kët arsyetim dhe kët status.
Më Falni edhe një her por jam i pafuqishëm.

Isak Ibraimi
Invalid i Luftës

Rina Balaj jep lajmin e bukur për vitin 2021

Para tre vitesh, publiku u njoh për herë të parë me reperen Rina Balaj, emri i së cilës u komentua që në fillimet e saj.

Rina u kthye menjëherë në kryefjalën e mediave dhe diss-et e saj për vajzat e tjera të rep-it morën jo pak vëmendje.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës. Ajo zgjidhi “mosmarrëveshjet” me Taynën dhe pse jo, vajzat mund t’i shohim të ardhmen në një bashkëpunim.

Nërkohë, Rina është tepër e përkushtuar në projektet e saj të reja dhe ka njoftuar se vitit 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj!

Kjo pasi këngëtarja po punon fort për një album të ri, për të cilin është tepër e inspiruar.

Rina ka treguar në një postim në InstaStory se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021!

Për më tepër, Rina ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit, në mënyrë që t’i përfshijë edhe ata sa më shumë në projektin e saj.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”- shkruan Rina.

Nuk kemi ende një datë lançimi, por jemi të gjithë sy e veshë.

Nga e mërkura pasdite borë, gjatë fundjavës shumë ftohtë

Moti sot është i vr anët me reshje të shiut. Nga pasditja do të fillojë të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej katër deri në 11 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë i vranët me reshje lokale dhe më të dobëta të shiut, ndërsa në malet borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit, e cila do të mbahet edhe në ditët në vijim.

Për shkak të depërtimit të masës së ajrit të ftohtë nga veriu të mërkurën pasdite dhe të enjten do të ketë reshje lokale, të cilat pothuajse do të jenë me borë kudo. Të premten dhe gjatë fundjavës do të jetë shumë ftohtë, ndërsa temperatura në pjesën më të madhe të vendit do të mbetet nën zero gjatë gjithë ditës.

Duke filluar nga e mërkura, temperatura minimale do të jetë nën zero, në intervalin prej minus dy deri në minus 10 gradë. Më ftohtë do të jetë të dielën, me temperaturë minimale prej minus 12 deri në minus katër gradë.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga minus pesë deri në 11 gradë. Të dielën, temperatura maksimale do të jetë nga minus shtatë deri në dy gradë.

Shiu krijon ‘pishinë’ në hyrje të Sarajit, pengohet kalimi i automjeteve (VIDEO)

Këto vetura po kthehen pas. Shoferët nuk dëshirojnë të rrezikojnë makinat dhe nuk kalojnë mbi ujin që është grumbulluar. Situatë e ngjashme krijohet çdo herë që ka reshje në rrugën që lidh vendbanimet e komunës së Sarajit me autostradën Shkup-Tetovë, shkruan gazeta LAJM.

Disa shoferë me vetura më të mëdha e kalojnë ujin, por thonë se edhe atyre u rrezikohen automjetet. Ka raste kur për shkak të reshjeve të dendura, hyrja dhe dalja në autostradë bllokohen tërësisht.

Për këtë shkak qytetarët detyrohen të bëjnë rrugë më të gjatë për të arritur në destinacionin e tyre.

Qytetarët bëjnë thirrje që autoritetet të gjejnë zgjidhje për këtë problem.

Qytetari shpërthen në lot pasi iu mbush shtëpia me ujë (VIDEO)

Gjendje e rëndë nëpër gjithë Kosovën pas reshjeve të mëdha të shiut. Përmbytje janë raportuar gjithandej nëpër Kosovë.

Gjendje e rënduar është pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Një qytetar nga Vushtrria ka shpërthyer në lot, pasi vërshimet ia ‘morën’ shtëpinë.

“Këta neve na e ka ba komuna, qeky ujë del qitu atje ka dalje. Qe dy vjet neve po na ndodhë qekjo”, ka thënë ai në kanal10.

https://youtu.be/uud56ZBkfHI

Pamjet se si uji del nga kati i dytë i shtëpisë në Suharekë (VIDEO)

Përmbytje të mëdha ka edhe në fshatin Peqan të Suharekës.

Uji ka marrë shtëpitë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ekonomitë familjare.

Banorët kanë dërguar pamje nga ky fshat ku shihet gjendja tejet shqetësuese.

Shikojini pamjet se si del ujë nga kati i dytë i shtëpisë: