Ballina Blog Faqe 399

Gruaja gjermane i lë trashëgimi fqinjëve 6.2 milionë euro

Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pas vdekjes së një fqinjeje të tyre të moshuar.

Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra.

Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, vdiq në 2014, ndërsa Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe ndërroi jetë në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti u deklarua se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte vdekur më herët, informon Top Channel.

Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, tha kryebashkiaku lokal Bernd Heine për të përditshmen Hessenschau.

Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambjnete komunitare.”

“Komuniteti ynë falenderon çiftin Wedel për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.

Rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambjente për fëmijët.

RMV, “Boll më” dekoruan EVN-në me trofeun “Hajni i Artë”, propozim ligji së shpejti në kuvend (VIDEO)

Iniciativa “Boll më” i dhuroi sot filialit të EVN-së në Tetovë trofeun “Hajni i artë”. Me këtë, siç thonë aktivistët që që kërkojnë ulje të çmimit të rrymës në RMV, dëshirojnë të “shpërblejnë” këtë kompani për të gjitha të arriturat gjatë funksionimit të saj. Në ndërkohë, vazhdojnë punët për propozim ligjin e iniciativës , shkruan Portalb.mk.

Iniciativa “Boll Më” të cilët protestojnë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike tash 4 muaj e gjysmë sot i dhuruan EVN-së një pllakate, në të cilën kësaj kompanie i jepej epiteti “Hajni i artë”, kështu, Osmani bëri thirrje policisë që të bëje arrestime brenda EVN-së.

“Gjithkund në botë ka trofe për të arriturat, ky trofe i paraqet të arriturat e EVN-së gjatë një dekade e gjysmë, i kemi lajmëruar përmes e-mailit që në ora 13:00 do të bëhet dorëzimi i trofeut, por askush nuk doli që ta marre. Ndërkaq policisë i them se krimineli është brenda, me dorëzimin e trofeut të bëje edhe arrestimin e kriminelit” tha Krenar Osmani.

Sipas Osmanit, fuqia e EVN-së në Maqedoninë e Veriut mund të jetë e barabartë me atë të “deep state” apo shtetit brenda shtetit, sepse siç theksoi ai, këta të fundit nuk duan të ja dinë as për ligj e as kushtetutë.

“EVN-ja është shembull konkret i shtetit brenda shtetit, këta funksionojnë me rregullat e veta, nuk ju bëjnë përshtypje as ligjet as kushtetuta. Duhet të kemi parasysh vlerat e larta të faturave të EVN-së gjatë kohës së pandemisë, që e tregojnë mënyrën e sjelljes së tyre mafioze, gangsterllëkun e tyre, kjo gjë fatkeqësisht ndodhë vetëm te shqiptarët, duke marrë parasysh shumën e parave që hyjnë në arkat e EVN-së në qytetet shqiptare dhe në pjesën lindore të shtetit, dallimi është stratosferik, kjo gjë duhet të ndaloje” shtoi Krenar Osmani.

Kërkesat e tyre i mbushin 4 muaj e gjysmë, çdo javë nga 1 protestë, asnjë reagim nga kompetentët!
Nga “Boll më” për injorimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve kompetente theksuan se krijohen dyshime se këta të fundit janë të lidhura me njëra tjetrën, duke mos i lejuar ata të realizojnë politika të cilat kushtimisht do ta dëmtonin EVN-në.

“Nuk mundet në vitin 2020 të kemi kështu zhvatje dhe diskriminimi kundrejt shqiptare. Eshtë java e 14, katër muaj e gjysmë i kemi evidentuar të gjitha të metat dhe gabimet, manipulimet e EVN-së, Elemit dhe MEPSO dhe akoma Zaev dhe Qeveria e RMV- nuk gjejnë vullnet për të miratuar kërkesat e popullit dhe taksapaguesve, kjo gjë na bën të besojmë fuqishëm se Zaev dhe të gjithë njerëzit përreth tij janë të kapur nga EVN-ja dhe interesat e oligarkëve” tha Osmani.

Propozim ligji në kuvend brenda 1 muaji
Marrë parasysh se parlamenti i RMV-së është kompetent për të plotësuar vetëm tre prej kërkesave të “Boll Më”, këta të fundit realizimin e kërkesave të tjera do ta kërkojnë përmes Qeverisë së RMV-së.

“Jo, propozim ligji nuk i ngërthen të gjitha kërkesat për shkak se një pjesë prej tyre i takojnë ekzekutivit, nga të gjitha kërkesat tre janë te propozim ligji, jemi në negociata, shpresojmë që ose në fund të këtij muaji apo fillimi janarit, të hyje në kuvend. Votat e partive shqiptare na është thënë se i kemi, na kanë premtuar. Kemi problem me vullnetin e deputetëve të partive maqedonase” tha Krenar Osmani.

Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?

Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
Eliminimi i monopolit të EVN-së

Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.

Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Edhe një lajm tjetër i mirë nga fshati Poroj i Tetovës (VIDEO)

Një lajm i mirë vjen nga fshati Poroj i Tetovës

Në POROJ – Faqja Zyrtare në fb, banorët e këtij fshati informohen se bashkëfshatari i tyre Armend Shefkiu ka dhuruar një borëbastruese për nevojat e këtij lokaliteti.

“Së shpejti fshatit tonë i shtohet edhe një makineri për pastrimin e borës, E dhuron bashkëfshatari jonë Armend Shefkiu ju faleminderit”, shkruhet në njoftimin e publikuar dhe të shoqëruar me video të cilën mund ta shikoni më poshtë, transmeton Tetova News.

Urojmë që rastet e këtilla të shtohen gjithandej nëpër lokalitetet shqiptare!/TetovaNews

Video bonus:

Qamil Berisha (1. 9. 1948 – 3. 12. 2020), zëri i ëmbël i këngëve epiko-historike

Në traditën e fisit Berisha kënga dhe vallja kanë luajtur rol të rëndësishëm. Më të merituarit në kultivimin e kësaj tradite janë: valltari Isen Berisha dhe rapsodi Qamil Berisha, të cilët përmes veprimtarisë së mirëfilltë artistike kanë lënë gjurmë të thella në një hapësirë më të gjerë etno-kulturore.

Qamili është rritur jo vetëm me këngën dhe melosin e pastër folklorik, por edhe me dashurinë për artin në përgjithësi. Këtë dashuri e ka trashëguar nga babai i tij i cili ka kënduar jo vetëm sade, por herë-herë i shoqëruar edhe me kavalle. Të mbledhur nëpër manifestime të ndryshme, ahengje, festa familjare, ndeje apo tubime miqësore me rastin e therjes së “gulakut”, babai i Qamilit është shfaqur para të pranishmëve jo vetëm si interpretues i mirëfilltë, por edhe si rrëfyes muhabetesh, meselesh dhe historish të ndryshme me karakter serioz e humoristik.

I ndikuar nga talenti atëror, Qamili e ka përvetësuar shumë shpejt artin e të luajturit në prim, pastaj në çifteli, ndërkaq më vonë edhe në sharki. Bile të freskëta i ka ruajtur gjithmonë kujtimet kur e ka shoqëruar babanë në interpretimin e këngëve: “Hajde, hajde moj Dudi”, “Knjaz Nikolla”, “Ali Pasha, pashë i vogël” etj.
Edukimi i tij muzikor ka vazhduar edhe gjatë moshës rinore, atëherë kur përmes valëve të Radio Prishtinës i ka dëgjuar me ëndje këngët e Halil Cervadikut, Bajrush Dodës, etj., si “Boll e mir’ moj kablosh kuqe” dhe “Gjith’ ditën si shot’ moj çikë”. Dëshira për t’i interpretuar në mënyrë sa më origjinale këngët më të qarkulluara të asaj kohe, e kanë detyruar që të ushtrojë me orë të tëra.

I ka dëgjuar me vesh të përqendruar të gjitha këngët, qofshin ato lirike apo epiko-historike, pastaj baladat legjendare. I ka pëlqyer, para së gjithash, interpretimi burimor, origjinal.
Në periudhën e fundit të viteve të gjashtëdhjeta ka qenë i frymëzuar tej mase nga rapsodët Hashim Shala dhe i madhi Qamili i Vogël këngën e të cilit “Ku po knojn k’ta dy kumria” e kujtonte me shumë respekt si një vlerë të përjetshme të trashëgimisë sonë shpirtërore. Me shumë mall i kujtonte edhe meloditë e Dervish Shaqës të dëgjuara përmes valëve të Radio Tiranës, nga të cilat e dallonte këngën “Kaçanik deri n”Boletin”, si dhe interpretimin e mrekullueshëm dhe mjaft specifik të Tom Nikollës në këngën e famshme nga epika historike – “Halit Gashi”.
Në moshën 20 vjeçare, kur veç më kishte mësuar shumëçka nga folklori muzikor, si interpretues i primit kishte vënë kontakte bashkëpunimi me Xhemal Kryeziun (sharki) dhe Ismail Lumën (violinë).

Në fillim të viteve të shtatëdhjeta ka bashkëpunuar edhe me Hasan Kamberin (violinë), Rexhep Kamberin (gjymbysh) dhe Sevdi Malsinë (sharki).

Aktivitetet e Qamil Berishës gjatë asaj periudhe kanë qenë të ngjeshura. Ai është njohur për së afërmi me rrjedhat e dasmave, me adetet, ritet, doket. Në anën tjetër është ballafaquar edhe me ndërhyrjet e pajustifikueshme në traditën e dasmës shqiptare përmes devijimeve të ndryshme. Ai ka vepruar në kohën e “çingeneve”, një fenomen që la njollë të zezë në trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane. Kur Qamil Berisha me shumë artistë shqiptarë nga Tetova e rrethina po mundohej që përmes këngëve epike, historike, lirike, përmes baladave popullore e heroike të transmetonte ndjenjën e atdhedashurisë, të besnikërisë, të trimërisë, të mirëkuptimit, të dashurisë e të tolerancës, dikush mundohej që ta degradojë dinjitetin kombëtar dhe pasurinë kulturore e shpirtërore, ashtu siç ndodh edhe në ditët tona përmes turli krijimesh që të ngatërrojnë edhe zorrët.

Aktivitetet e tij nuk janë kufizuar vetëm nëpër ahengje e manifestime familjare; ai gjatë tërë kohës ka qenë aktiv edhe nëpër festivale (“Këngë Jeho” – Strugë, “Sharri këndon” – Tetovë etj.), pastaj ka marrë pjesë në emisione televizive (TVM2, Alsat etj.), ka realizuar incizime të ndryshme nga të cilat po përmendim albumet: “Hasan Fazlia”, “Sellca e moçme”, “Molla Sula”, etj. Një pjesë të konsiderueshme të kohës e ka harxhuar edhe në ShKA “Xheladin Zeqiri” ku shumëkush e kujton me respekt të veçantë, para së gjithash për interpretimin e shkëlqyer të këngëve: “Prej Podrimje po vjen haberi” dhe “Isuf Xhelili”.

Qamil Berisha kishte zë të ëmbël, të ngrohtë, një timbër rapsodik që ndjehej si në këngët epiko-historike ashtu edhe në ato lirike.
Kontributi i Qamil Berishës si artist amator në kultivimin e këngës folklorike është mjaft i çmuar. Ai, së bashku me kolegë të tjerë të folklorit, ka gjallëruar jetën rapsodike jo vetëm në Pollog, por edhe më gjerë.

Bekim Ramadani, etnomuzikolog

Analistët: Vemendje e shtuar për Ballkanin nën administratën Biden

Bashkimi Evropian po përpiqet ta shfrytëzojë ardhjen së shpejti të administratës Biden për një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pas katër vjet tensionesh nën Presidentin Donald Trump.

Por çfarë ndryshimesh mund të shohim në marrëdhëniet e administratës së re me Evropën dhe në drejtim të çështjeve me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor?

Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës bisedoi me dy analistë në Uashington dhe përgatiti këtë material:

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shpresojnë se pas katër vite tensionesh nën Presidentin Donald Trump, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të njohin një frymë të re me administratën Biden.

Charles Kupchan, drejtor i studimeve për Evropën në Këshillin prestigjioz për Marrëdhëniet me Jashtë, ka punuar për një kohë të gjatë me zotin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shoqëruar atë shpesh gjatë vizitave në Evropë.

“Vetë Joe Bideni e ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës i përqendruar te siguria evropiane dhe tek NATO-ja, ndryshe nga zoti Trump, i cili në thelb u tërhoq nga integrimi evropian. Prandaj, nuk ka dyshim se të gjithë në Evropë po marrin frymë të lehtësuar. Ndoshta jo të gjithë, sepse një pjesë kanë mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin Trump, por ata janë përjashtim,” thotë analisti.

Zoti Kupchan pret që ndryshimi më i madh që do të vihet re do të jetë së pari në atmosferën e marrëdhënieve:

“Do të ketë një mirëkuptim se SHBA janë kthyer në rolin e tyre tradicional si udhëheqëse e NATO-s. Së dyti, unë besoj se zoti Biden do ta zhbëjë vendimin e Presidentit Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Gjermania.

Janusz Bugajski është studiues në Fondacionin Jamestown.

“Unë pres që nga administrata Biden të ketë më shumë angazhim dhe vazhdimësi ndaj marrëdhënieve ndëratlantike… Është mirë që t’i tregojmë edhe brezit më të ri, të rinjve që nuk e kuptojnë rëndësinë e NATO-s apo të marrëdhënieve ndëratlantike se Amerika nuk mund të veprojë e vetme. Përhapja e viruseve, e dezinformimit e luftës kibernetike, të gjitha këto kërcënime ndaj sigurisë ndërkombëtare kërkojnë një aleancë të fortë,” thotë zoti Bugajski.

Zoti Kupchan nuk pret që presidenti i ardhshëm Biden të veprojë me shpejtësi përsa i përket marrëdhënieve me Evropën:

“Duhet të kuptojmë se zoti Biden, të paktën në vitin e parë do jetë mjaft i përqendruar në çështjet e brendshme, si pandemia, rihapja e ekonomisë. Por mendoj se ka gjithashtu rëndësi që edhe Evropa të bëjë lëshime në marrëdhëniet me zotin Biden, duke u treguar e gatshme për të bërë më shumë, për shembull duke shpenzuar më shumë për mbrojtjen.”

Por sa i rëndësishëm do të jetë Ballkani Perëndimor në politikat e administratëssë ardhshme?

“Mendoj se ndryshe nga shumë politikanë që të them të drejtën nuk e dinë se ku bie Ballkani, Joe Bideni gjen gjithnjë kohë për Ballkanin. Kur punoja me të në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte gjithnjë i gatshëm të shkonte atje dhe fliste vazhdimisht në telefon me udhëheqësit e rajonit….” shpjegon Kupchan.

Sipas tij, Ballkani mori vemendje gjatë administratës Trump, pjesërisht sepse ambasadori Richard Grenell u angazhua shumë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. “Pra, jo se rajoni u la mënjanë, por mendoj se do të shohim një theks më të qëndrueshëm nga Departamenti i Shtetit dhe në një farë mase nga Shtëpia e Bardhë për Ballkanin, sepse ka shumë punë të papërfunduara,” thotë zoti Kupchan.

Sipas analistit Bugajski, u takon vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të realizojnë reformat brenda tyre, por ka shumë rëndësi që Shtetet e Bashkuara t’i inkurajojnë këto vende:

“Mendoj se ka patur shumë njerëz, që duke u nisur nga politikat e administratës Trump kanë thënë: Ndoshta Bashkimi Evropian nuk është aq me rëndësi sa e mendonim, sepse administrata Trump nuk po punon ngushtë me evropianët. Mendoj se një rianagzhim i zotit Biden ndaj BE-së do të ndihmojë vendet që kërkojnë të anëtarësohen dhe do të bindë shumicën e politikanëve në këto vende që t’i hyjnë punës për të plotësuar kushtet e anëtarësimit.”

Zoti Charles Kupchan thotë se solidariteti më i madh Amerikë-Evropë që pritet të shihet me ardhjen e administratës së re, do të ndikojë për mirë në normalizimin mes Beogradit dhe Prishtinës:

“Në një farë mënyre ka patur një rivalitet për Ballkanin mes administratës Trump dhe Bashkimit Evropian, sidomos sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Do të shihni se Uashingtoni do të punojë shumë më nga afër me Brukselin dhe me kryeqytetet evropiane për të sjellë më tepër qëndrueshmëri në Ballkan.”

Zoti Kupchan beson se do të ketë një rikthim në situatën kur Amerika do të përdorë si diplomacinë personale ashtu edhe peshën diplomatike për ta shtyrë rajonin në drejtimin e duhur.VOA

Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze

Nga Ermal Mulosmani

Kur prindërit e Elvis Naçit,  në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë. Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit  ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor.

E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin  e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.

 Hoxhë Elvisi (e kush mund t’i kish vënë kaq pranë e pranë këta emra) është një burrë elokuent, tolerant, demagog ekselent, mallëngjyes i jashtëzakonshëm, yll televiziv, familjar i devotshëm, i preferuari i emisioneve televizive të të gjitha orëve e të gjitha televizioneve. Kur për një moment në opinionin publik u hodh ideja se Hoxhë Elvisi mund të ishte kandidat për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, shumëkush ishte i bindur që Ky ishte zgjidhja e duhur! Mirëpo menjëherë Hoxhë Elvisi largoi thashethemet: “Unë jam përtej Partive, përtej të majtës dhe të djathtës”!

Po të kërkosh në google me emrin e Elvis Naçit të del website i tij. Një website i kuruar me stil, me grafika moderne e sponsorë kompani karburantesh, orësh apo argjendarësh. Në qendër të faqes, me gërma të mëdha kapitale shkruhet “Postimet e Elvis Naçit bëhen virale në 7 kontinente”. Pra edhe në Antraktidë,  eksploratorët nuk rrinë dot pa fjalën e zotit të shqiptarit me emrin Elvis. Një mungesë modestie për të mos thënë një mendjemadhësi e fodullëk tipik prej gangsteri. Ndoshta e kanë vënë aty pa lejen dhe dijeninë e tij apostujt elvisianë.

Në biografinë 20 minutëshe që prezanton Hoxhën, gjen raste bamirësie ku skamnorë ekstremë e të pashpresë e falenderojnë Hoxhë Elvisin që u solli Zotin ose Zotin që u solli Hoxhë Elvisin. Pashë aty edhe Luka Modriçin (nuk mund të shmangej një yll botëror në prezantimin e Hoxhës tonë) që uronte një vajzë të vogël jetime për shërimin nga kanceri. Pastaj shfaqej familja e bukur e Hoxhës me gruan dhe tre fëmijët e tij, siç i quan klipi “të mrekullueshëm”.

Gjithçka ideale. Një yll televiziv dhe idhull mbarëkombëtar, një bamirës i sjellë nga zoti për varfërinë ekstreme të shqiptarëve dhe familjar i devotshëm, shembull morali e besnikërie . Në kohë të lirë ( besoj që mbetet fare pak kohë pasi të përmbushësh këto detyrime) përmbush edhe detyrimet fetare si hoxhë i Xhamisë së Tabakëve. Edhe aty është ndryshe. Unë kurrë nuk e kam pa  Hoxhë Elvisin të mbajë çallmën e bardhë identifikuese mbi krye. Ai kurrë nuk përzihet me elementët ekstremistë të komunitetit mysliman.

Aq i madh ishte reputacioni i Hoxhë Elvisit sa që Kryeministri Rama e mori në krah të tij të djathtë kur ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Ato ditë nuk merrej vesh kush ishte i pari, Kryeministri u detyrua të thoshte “Më akuzojnë mua për diktator por këta qenkan më keq se unë”.

Hoxhë Elvisi mori frenat e mbledhjes së fondeve dhe ia bëri të ditur Kryeministrit se nuk ka punë me ato para. Përmendi diku te 6 milionë e ca Euro të mbledhura dhe shpalli synimin për të mbërritur në 10 milionë dhe për tu fokusuar në zonën e Thumanës. Askush nuk pipëtiu. Kujt ia mbante të kundërshtonte…

10 milionë Euro janë shumë. Kryeministri ynë, zakonisht arrogant, u shushat nga arrogance bamirëse e Elvisit.  Në gazeta pati edhe shkrime kundër Hoxhë Elvisit etj, për mungesë transparence në përdorimin e fondeve apo akuza për keqpërdorimin e tyre. Në atë kohë të vështirë e mora mundimin dhe shkrova në mbrojtje të Hoxhës tonë sharmant dhe kundër gazetarëve kundërshtues. Mendova se solidariteti ishte më i rëndësishëm sesa transparenca dhe akuzat. Mirëpo duket e paskam pasë gabim.

Gazetarë të tjerë, ndoshta për arsye të ndryshme nga të miat (nuk përjashtohet mundësia e nxitjes nga “bamirësit” rivalë), shkruajnë vazhdimisht për luksin e madh në të cilin jeton Hoxhë Elvisi

Për vilat luksoze, lëvizjet me eskortë,  bizneset, dhe toka të pafundme nga Farka deri në bregdet. Për zero transparencën dhe shpenzimet e mëdha në imazh. Hoxhë Elvisi u bë nervoz dikur dhe i kujtoi gazetarit që edhe fondacione të tjera veprojnë njësoj (kjo në fakt mund të jetë shumë e vërtetë). Mirëpo nervozizmi i tij tregon bash të kundërtën, që akuzat e bëra ishin të vërteta.

Në këtë mes, për t’i vënë kapak muhabetit mendon vetë Hoxhë Elvisi. Në një postim në FB, dje, ai njofton hapjen e një biznesi okulistik me emrin pompoz Optika Elitare e Syrit.  Aty ai premton që “nëse biznesi i ecën mbarë, me kismet do ndihmojë një të varfër t’i ndërtojë shtëpinë”….

Përveç këtij dyqani, Hoxhë Elvisi ka blerë edhe një Spital Privat. Edhe ai me emër pompoz “Continental” (jo emra kot hau-hiu).  Blerjen e Spitalit e justifikoi me qëllimin e bërjes së 5000 operacioneve për fëmijët jetimë. Mund të thoshte edhe 50 mijë, 500 mijë, pse jo. Askush nuk do e verifikojë. Mund edhe të mos bëjë asnjë.

Tani u mbush kupa.  Nëse shteti nuk harton një ligj urgjent për mirëadministrimin e parave që vijnë në formë donacionesh mundet që Hoxhë Elvisi, pas ca kohësh do të  blejë një Hotel Hilton apo Sheraton ku do të strehojë edhe 600 jetimë të tjerë. Këtyre pallavrave dhe talljeve publike duhet t’u vijë fundi!

Sfida publike që po i bën Hoxhë Elvisi shtetit, opinionit duhet të marrë një përgjigje ligjore. Ai falenderon publikisht ata që citoj “ndihmuan me lekun e pastër dhe të punës me djersë, na bëri të mundur këtë arritje të madhe”

Të nesërmen e blerjes së Spitalit ndodhi tërmeti I 26 nëntorit. Të tjera ndihma, të tjerë shqipatrë dhanë paratë e tyre për sivëllezërit e tyre të dëmtuar. Mirëpo këtë radhë, në blerjen e radhës ato u harruan.

A e dini pse kapuçat kanë një top të butë në majë?

Ndoshta nuk ju ka shkuar ndonjëherë nëpërmend, por kapuçi juaj i preferuar ka pasur dikur edhe një funksion tjetër veç mbajtjes së kokëve dhe veshëve ngrohtë kur jashtë bën ftohtë. Pjesa më e madhe e kapuçave kanë një top të butë në majë.

Faktet historike tregojnë se vendosja e topit të butë në majën e kapuçave u aplikua fillimisht nga marinarët francezë, të cilët rrinin për muaj me radhë nëpër varka. Ndaj, topi i butë iu vendos kapuçave për të zbutur g o d i t j e t e kokës kur kishte dallgë të forta e ata duhej të qëndronin të mbyllur në kabinë. l.k/abcnews.al

MPB: Hapini sytë kur shisni automjete, gëlojnë M A SH T R U E S I T!

Janë shtuar veprat p e n a l e – mashtrimet gjatë shitblerjes së automjeteve në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë arsye, MPB apelon që qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjnë marrëveshje për shitje të automjett, para se të marrin shumën e parave për të cilën janë dakorduar.

Arsyeja është se janë përhapur disa m a sh t r u e s,  të cilët lidhin marrëveshje noteri duke mos i dhënë paratë, ndërsa më pas arsyetohen me d ë sh m i të pavërteta dhe të pasakta për shtyerje të pagesës. Më pas, m a sh t r u e s i t shkëputin dhe humbin çdo kontakt me të dëmtuarit, duke përfituar në mënyrë të p a l i gj sh m e.

MPB njofton se po ndërmerren masat për zbardhje të rasteve të tilla të përhapura gjatë kohës së fundit.

GRUBI: Në vitin 2021 po hyjmë me një B D I jashtëzakonisht të fuqishme dhe të bashkuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi ka theksuar për Klan Maqedoni se në vitin 2021 po hyjmë me një Bashkim Demokratik për Integrim, jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të bashkuar.

Sipas tij, ky fakt u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku partia e z. Ali Ahmeti fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare.

“Ne hyjmë në këtë viti me një B D I jashtëzakonisht të fuqishme, jashtëzakonisht të bashkuar gjë që rezultoi edhe në rezultatin zgjedhor kur i kishim përballë të gjithë kundër nesh, absolutisht të gjithë dhe jo vetëm nga vendi por edhe nga vendet tjera dhe jo vetëm nga forcat politike po edhe nga forcat tjera kontribuues të diskursit publik. Kështu që z. Ahmeti ngadhënjeu dhe unë duhet të shpreh një mirënjohje deri tek të gjithë mbi 100 mijë votuesit e B D I-së”, deklaroi sekretari organizativ i B D I-së, që kryen postin e zv/kryeministrit të parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Plas hajdutllëku, vidhen dy makina në Tetovë, njëra gjendet e braktisur në autostradë

Unformat blu të Tetovës gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar dy d e n o n c i m e për vjedhje të automjeteve, kurse sot njëri nga automjetet është gjetur dhe i është kthyer pronarit, transmeton Tetova News.

Dje, rreth orës 14 e 30 minuta, 52-vjeçarii me inicialet G.A. nga Tetova, ka paraqitur rastin se në rrugën “Bllagoja Toska” i është vjedhur makina e tij e tipit “Opel Omega” me targa të Tetovës.

Automjeti i tipit “Opel Omega”, rreth orës 7 e 30 është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Sedllarcën e Epërme dhe i është kthyer pronarit, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

D e n o n c i m i i dytë ishte nga 42-vjeçari me inicialet A.R. nga Sedllarca e Epërme, i cili në SPB- Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së automjetit të tipit “Ford Galaxy”, me targa të Tetovës, në pronësi të një personi nga Bogovina. Po merren masa për zbardhjen e rastit, transmeton Tetova News.

B A S T I S J E në një fshat të Komunës së Sarajit, ja çka gjetën uniformat blu

Gjatë B A S T I S J E S në fshatin Shishovë, uniformat blu gjetën substancë të N D A L U A R dhe vunë pas hekurave një person

“Më datë 03,11.2020, në ora 6 e 35, në fshatin Shishovë të Komunës së Sarajit, efektivë të SPB-së së Shkupit – Njësia për Tregti të P A L I GJ SH M E, me vendim të GJ Y K A T Ë S kanë kryer B A S T I S J E në shtëpinë e 25 vjeçarit me inicialet S.T. nga Shishova, informojnë nga SPB.

Gjatë bastisjes u gjet dhe u sekuestrua një sasi M A R I J U A N E dhe sende të tjera me mbetje të kësaj substance. Ai u mbajt në stacionin policer dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet P A D I adekuate.

Peshkatari i varfër bëhet milioner kur gjen në plazh jashtëqitjen “e paçmueshme” të balenës

Peshkatari i varfër tailandez Naris Suwannasang duket se është bërë milioner brenda natës pasi ka gjetur në plazhin pranë shtëpisë së tij, një masë të madhe lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre.

Gjashtëdhjetë vjeçari Suwannasang e gjeti lëndën e çmuar të përdorur në prodhimin e parfumeve në plazhin e Nakhon Si Thammarat, në jug të Tailandës.

Ambergris çmohet për zgjatjen e aromave të parfumeve aq sa një version sintetik i saj është prodhuar nga industria.

Naris thërriti kushërinjtë e tij për ta çuar ngarkesën në shtëpi. Ai ishte siguruar që kishte gjetur ambergris, kur kishte testuar një pjesë të saj dhe pa që merrte flakë.

Vlera e copës së tij të ambergris llogaritet në 2.5 milionë euro.

Naris tha për gazetarët: “Do të shkoj në polici për të regjistruar këtë që kam gjetur, pasi kam frikë se ma vjedhin në shtëpi”.

Ai shtoi se një biznesmen vendas i ka ofruar të 960,000 baht tailandezë (rreth 30 000 euro) per kilogram, për copën e tij rekord prej të vjelle të balenës.

Rroga aktuale e Naris është rreth 500 euro në muaj.

Ambergris njihet si “floriri i detit”.

Fosile të substancës datojnë deri 1.75 milionë vjet më parë dhe me shumë gjasa njerëzit e përdorin prej rreth 1000 vjetësh.

Lënda ka qenë mjaft misterioze deri në vitet kur nisi gjuetia masive e balenave në vitet 1800, kur u kuptua se prodhuesi i vetëm i saj ishte balena e spermës (Physeter macrocephalus).

Balenat e spermës hanë sasi të mëdha cefalopodësh si sepje e oktapodë. Në shumicën e rasteve pjesët e patretshme të presë së tyre “villen” jashtë para tretjes.

Në disa raste këto pjesë lëvizin në zorrë dhe bashkohen me njëra-tjetrën, duke krijuar gradualisht masën e ambergris. Kjo e fundit krijohet në zorrët e balenes gjatë disa viteve, të cilën ato më pas e nxjerrin si jashtëqitje apo nga sipër aparatit tretës.

Nga ambergris nxirret Ambrein, një alkool pa ngjyrë që përdoret për të zgjatur aromën e parfumeve.

Përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.

Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Uji i ftohtë ka një ndikim të shumëfishtë në organizmin e njeriut. Studimet të cilave u referohet agroweb.org thonë se pirja e ujit të ftohtë nxit formimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe e pengon atë.

Sipas ekspertëve, pirja e ujit të ftohtë nxit edhe migrenën tek personat që vuajnë prej saj.

Në mjekësinë popullore kineze, besohet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një vakti të ngrohtë prish ekuilibrat në organizëm. Për më tepër, uji i ftohtë nuk rekomandohet të pihet gjatë ushqyerjes sepse ngadalëson tretjen. l.k/abcnews.al

SI E NDAU NJË MOLLË IBRAHIM RUGOVA

Ahmet Selmani

Në vitin e largët 1989, kur isha student në Universitetin e Prishtinës, duke u solidarizuar me minatorët e Trepçës që ishin hedhur në grevë për të mbrojtur autonominë e Kosovës, ne ishim mbledhur në palestrën e sporteve mbi mensën e studentëve. Bashkë me ne, ia behnin edhe shumë profesorë universitarë, studiues, shkrimtarë, intelektualë etj. Në mesin e tyre më pat rënë në sy edhe dr. Ibrahim Rugova, i cili u afrua pranë një grupi studentësh prej 11 vetash, në mesin e të cilëve kisha rastisur edhe unë. Ngaqë nuk kishte vend për të gjithë, ne ishim ulur në parket. Po ashtu, edhe ai u ul këmbëkryq në mes nesh. Ajo që më bënte përshtypje, ishin cigaret që i ndizte njërën pas tjetrës, qetësia engjëllore e tij, biseda e ngrohtë, modestia e pakundshok. Fliste pa asnjë eufori, por me një urtësi të rrallë.

Teksa qëndronte me ne, në një çast më ra në sy se dikush u shpërndante mollë studentëve. Mirëpo, kur u afrua te ne, fatkeqësisht i mbeti vetëm një kokërr. Duke shprehur keqardhje që s’kishte për të gjithë ne, mollën e vetme ia zgjati dr. Ibrahim Rugovës, mbase në shenjë respekti si më i vjetër që ishte. Dhe ai e mori me një qetësi të mistershme duke e ngushëlluar atë që të mos mërzitej fare se do ta ndante bashkë me ne. Të them të drejtën, në fillim e mora si një shaka të tij. Por, pasi e përfundoi bisedën që e kishte nisur, ktheu kokën mbrapa dhe i numëroi sa veta ishim gjithsej përreth tij. Dhe, me gishtat e tij të gjatë e të ashpër e çau mollën përgjysmë. Pastaj ato i ndau në 11 pjesë të vogla dhe të gjithëve na e zgjati nga një copë. Më të voglën e mbajti për vete. Kështu 11 studentë, si dhe dr. Ibrahim Rugova arritëm ta hanim një kokërr molle. E pabesueshme, por e vërtetë.

Kështu u ngulit në kujtesën time ky njeri i jashtëzakonshëm. Dhe më vonë, kur u bë prijës i shqiptarëve të Kosovës, gjithnjë më binte ndër mend ndarja e mollës. Dhe thoja vetmevete: Ky njeri, një kokërr molle e ndan me gjithë Kosovën, e jo më me 11 veta sa ishim ne studentët afër tij. Këtë e dëshmoi deri në frymën e fundit, ai vetëm i dha Kosovës, nuk i mori asgjë.

Zana Avdiu: “Elvisi e keqpërdor fenë për me i ble te dyqani tina syze” (FOTO)

Euuuu breee. Avv avv avv.Per cdo blerje te syzeve, nje euro shkon per te varferit, a po?

Locka, sa i mire qe osht!

Jo vec ky. Po shume tjere keqperdorin fene e gjithcka qe ju del perpara per perfitime te veta. Pak para do kohe pash nje qe e knojke Kuranin ne fb, se qysh fale bleresve i ka ece biznesi mire edhe ka punesu njerez. Ju thojke, ju i keni punesu tu ble.. edhe knojke dove.

Tash edhe Elvisi del me naj fetva, qysh sben me ble ne lokale tjera vec te ky.. shkaku i fese de.

Njihuni me antibiotikun më të fuqishëm natyral në botë, i bën ballë edhe infeksioneve më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë. Sot, ka shumë antibiotikë natyralë dhe mjalti, shafrani i Indisë dhe hudhra janë më të njohurit dhe më të shijshmit.

Mjalti është i aftë të luftojë infeksionet pa shkaktuar baktere rezistente ndaj antibiotikëve, ndryshe nga antibiotikët konvencionalë. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se mjalti është një produkt më i fuqishëm se të gjithë antibiotikët në dispozicion.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, studiuesit zbuluan se mjalti ishte në gjendje të shkatërronte çdo bakter dhe patogjen në të cilin e testuan.

Ata arritën në përfundimin se kjo substancë që ndodh natyrshëm mund të aplikohet në lëkurë për të ndihmuar në luftimin e infeksioneve si prerjet dhe pickimet e insekteve.

“Hulumtimi ynë është i pari që tregon qartë se këto produkte me bazë mjalti, në shumë raste, mund të zëvendësojnë kremrat antibiotikë në plagë”, është shprehur Dr. Dee Carter.

Shafran i Indisë është një tjetër antibiotik i fuqishëm dhe përbërësit më të rëndësishëm të saj janë kurkuminoidet. Si polifenol, kurkumina përmban disa veti shëruese, është një antioksidant i fuqishëm dhe ka veti antiseptike, anti-inflamatore anti-kërpudhore dhe antibakteriale.

Kombinimi i mjaltit dhe shafranit të Indisë ju jep antibiotikun më të fuqishëm që mund të merrni ndonjëherë. Kombinimi njihet gjithashtu si “Mjalti i Artë” dhe është përdorur në mjekësinë Ayurveda për mijëra vjet.

Kohët e fundit, përdorimi i tij është rritur në mënyrë eksponenciale në mjekësinë dhe ushqimin perëndimor.

Duke përshkruar përfitimet shëndetësore të kombinimit të mjaltit dhe shafranit të Indisë, “BenefitsOfHoney thotë”:

“Një ilaç natyral i paçmuar për një mori sëmundjesh, duke përfshirë tretjen e ushqimit, ftohjen, gripin, astmën, hipertensionin, presionin e lartë të gjakut, sheqerin në gjak të lartë, artritin, diabetin, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe ankthin, pezmatimin e plagëve dhe djegieve, ekzemën, psoriaza dhe aknet dhe plakjen (mbron mëlçinë dhe veshkat). ”

“TurmericForHealth” gjithashtu shton:

“Një studim ka treguar se një ilaç Ayurvedic që përmban shafranin e Indisë dhe mjaltë si dy prej përbërësve aktivë stimuloi prodhimin dhe funksionalitetin e qelizave imune dhe kështu, mund të rezultojë në përmirësimin e imunitetit kundër sëmundjeve.”

“Kombinimi i shafranit të Indisë me mjaltë rrit aktivitetin e tij anti-mikrob. Ata së bashku mund të veprojnë kundër një sërë shtameve bakteriale dhe kërpudhore që dihen se shkaktojnë infeksione te njerëzit. ”

Si ta përgatisni “Mjaltin e Artë” me shafranin e Indisë

Përbërësit:

-¼ filxhan mjaltë të papërpunuar

-1 lugë çaji shafran i Indisë (me cilësi terapeutike)

-2 pika vaj esencial limoni (opsionale)

Udhëzimet:

Përzieni ¼ filxhan mjaltë me një lugë çaji pluhur shafran i Indisë. Përziejeni plotësisht, mbulojeni dhe ruajeni në temperaturën e dhomës. Thjesht jepini një përzierje të shpejtë përzierjes së mjaltit para se ta përdorni çdo herë.

Ndahet nga jeta profesori i njohur nga Tetova, Nijazi Etemi

Sot në orët e mëngjesit është ndarë nga jeta profesor Nijazi Etemi.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij në rrjetin social facebook.

“Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot në orët e mëngjesit u nda nga jeta babai im,gjyshi dhe veterani i arsimit Prof. Nijazi Etemi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të iqindis,sipas protokoleve!
U prefsh në paqe babi!!!”, ka shkruar Polen Etemi.

Një njoftim ka bërë edhe Gjimnazi i Tetovës:

Lajm pikëllues
Sot,më datë 02.XII.2020 ndërroi jetë profesori në pension Nijazi Etemi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të iqindisë.
Kolektivi i gjimnazit të Tetovës i shprehë ngushëllime familjes,kolegëve,shokëve dhe miqve të tij!
Prehu në paqë profesor i nderuar!, – thuhet në njoftimin e Gjimnazi Kiril Pejcinovic – Tetovë

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë kur njerëzit rreth nesh ikin me shpejtësi dhe ne nuk kemi mundësi t’ua themi edhe lamtumirën e fundit. Sot poashtu morra lajmin për largimin nga kjo botë të veteranit të arsimit z. Nijazi Etemi.

Ai punoi për shumë dekada në gjimnazin e Tetovës, si profesor i lëndës së matematikës. Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Ata janë gjithmonë të vlerësuar dhe të respektuar në shoqëri, dhe i tillë do të mbetet edhe kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Nijazi Etemi.
Familjes dhe miqve iu shpreh ngushëllimet e mia për këtë humbje të madhe!

Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë!
Qofsh i Parajsës i nderuar profesor! (Teuta Arifi)

Ndërron jetë Salajdin Qazimi, i njohur si Xhixha Haxhicë

Lamtumire e Zoti te meshirofte, kolegu im i dashur Sulltan Salajdin Qazimi, sa gezoheshe kur të thirrnim Sulltan Salajdin!
U FLET RADIO TETOVA DHE XHIXHA HAXHICË

Ishte kohë e errët mediatike, kulturore e artistike, kētë errësirë tetovare e ndriçonte jehona e një zërit tē bukur radiofonik: “Ju flet radio Tetova”, ky zë kumbues që shpërdahej e jehonte në tërë territorin e Tetovës, Gostivarit dhe fshatrave rrethepërqark Pollogut ishte i Salajdin Qazimit. Nuk e di se kush para ka kumbuar shqip: “Ju flet radio Tetova”, përveç Salajdin Qazimit. Sa dasma janë bërë në atë kohë, sa urime fejesash, martesash e synetesh dilnin nga zëri yt radiofonik, sa këngë të bukura shqipe këndoheshin nga Radio Tetova, nën udhëheqjen e Salajdin Qazimit.

Se ke patur lehtë, i nderuari Salajdin Qazimi, ishin kohë të këqija komuniste sllave, e ju, pikërishtë, në këto kohëra keni vepruar me mjaft mençuri e zgjuarësi si redaktor i përgjithshëm i emisioneve politike, kulturore, artistike e humoristike shqiptare. Zëri juaj shqip “Ju flet radio Tetova”, ishte e vetmja dritë shqiptare që rrezatonte në dhomat e vogla të shtëpive modeste tetovare. Profesori vyer Salajdin, edhe pse moshatarët tuaj më të hershëm dhe moshatarët e mi më të vonshëm mundohen që ta harrojnë veprimtarinë tuaj mediatike, kulturore e humoristike, ta mohojnë e nënçmojnë, por jo mik, nuk i lejojmë ne, ja, ua përkujtojmë se dikur moti ishte Salajdin Qazimi, redaktor i parë i të gjitha emisioneve shqiptare të Radio Tetovës, mik i dashur, ish-kolegu im i punës!

Kush ishte ai që lexonte shqip lajmet në Radio Tetovën e atëhershme?, Salajdin Qazimi. Kush ishte ai që gjatë viteve 1970-1980, lexonte shqip urimet nē Radio Tetovën e atëhershme, qytetarët e qytetaret e Pollogut që nga ora 13 deri në 15 lenin punët e shtëpive e të arave për të dëgjuar urimet dhe këngët lëshuara nga Radio Tetova e Salajdin Qazimit.

Qytetarë të nderuar tetovarë, ju kujtohet emisioni humoristik i Radio Tetovës: “Xhixha Haxhicë”?, kush ishte ai që luante rolin e gruas Xhixha Haxhicë, me zërin e një gruaje plakë thumbonte, përqeshte, ironizonte veset e këqija njerëzore, ai ishte Salajdin Qazimi. Ora 13-të e së shtunes ishte festë për tërë Pollogun, burra, gra, të ri e të reja vesh e mendje ishin të kthyer kah Radio Tetova, për ta dëgjuar Xhixhën Haxhicë, gratë e Pollogut duke ndëgjuar Xhixhën Haxhicë aq humbeshin sa që harronin gjellërat e tyre pa ujë e digjeshin.

Salajdin Qazimi, ishte dhe themelues e redaktor i gazetës së atëhershme “Pollogu”, shtypur në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe turqisht.
Salajdin Qazimi, ishte dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Tetovës “Qiril Pejqinoviq”.

Salajdin Qazimi është 71 vjeçar, poet, prozatori parë i hor*rorit dhe kri*minalistikës, për fat të keq modestia e tij e bën që mos ta përmend kush, por jo, nuk e harrojmë, kolegun e respektuar Salajdin Qazimin!
S. Mehazi

VIDEO/ “Kujdes nuk bëhet shaka, kjo qenka damlla”: Pandemia në sytë e parodistëve të Vlorës

Parodistët e Vlorës kanë pasqyruar situatën e pandemisë me parodinë së radhës, duke na e shfaqur atë në një tjetër këndvështrim, atë për të cilën janë shquar, humorin.

Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë publikuar videon humoristike.

“”Vaksina Felicita”, është titulluar parodia e shpërndarë nga Afrim Agalliu në faqen e tij zyrtare në “Facebook” .

Ndonëse me nota humori, mesazhi i përcjellë, mbetet ndërgjegjësues për situatën e pandemisë, duke komentuar masat e vendosura nga ekspertët, menaxhimin nga ana e qeverisë, si edhe reagimet opozitare.

Tërmet në Greqi, fenomeni që i shqetëson sizmiologët

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter goditi gjatë mesditës së sotme rajonin e Thebës në Greqi duke u ndjerë deri në Athinë.

Tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra, gjë e cila bëri që lëkundjet të ndjehen të forta, megjithatë nuk raportohet për dëme materiale.

Insitituti i Gjeodinamikës në Athinë konfirmoi se tërmeti pati një forcë prej 8.5 ballësh për shkak të thellësisë së vogël të thyerjes tektonike që shkaktoi lëkundjen.

Sizmiologu grek Athanasios Ghanas deklaroi se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellëi të vogël. /abcnews.al