Unformat blu të Tetovës gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar dy d e n o n c i m e për vjedhje të automjeteve, kurse sot njëri nga automjetet është gjetur dhe i është kthyer pronarit, transmeton Tetova News.
Dje, rreth orës 14 e 30 minuta, 52-vjeçarii me inicialet G.A. nga Tetova, ka paraqitur rastin se në rrugën “Bllagoja Toska” i është vjedhur makina e tij e tipit “Opel Omega” me targa të Tetovës.
– Automjeti i tipit “Opel Omega”, rreth orës 7 e 30 është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Sedllarcën e Epërme dhe i është kthyer pronarit, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
D e n o n c i m i i dytë ishte nga 42-vjeçari me inicialet A.R. nga Sedllarca e Epërme, i cili në SPB- Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së automjetit të tipit “Ford Galaxy”, me targa të Tetovës, në pronësi të një personi nga Bogovina. Po merren masa për zbardhjen e rastit, transmeton Tetova News.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



