Ballina Blog Faqe 406

Maqedoni e Veriut, mbi 60 mijë receta për antibiotikë janë regjistruar për 17 ditë

Në Maqedoninë e Veriut për 17 ditët e para të muajit nëntor janë regjistruar mbi 60 mijë receta për antibiotikë, duke mos llogaritur antibiotikët pa recetë, që zakonisht merren privat.

“Në këto të dhëna nuk janë përfshirë antibiotikët që janë dhënë në mënyrë private. Jam i sigurt se numrat për këtë formë të shitjes së ilaçeve janë po aq sa ato me recetë. Numri sigurisht deri në gjysmë milion antibiotikë të përshkruar, ndërsa deri më tani të infektuar në total janë rreth 50 mijë. Gjë që është shumë e palogjikshme. Edhe për këto 50 mijë të infektuar thuajse nuk ka patur nevojë që të gjithë të trajtohen me antibiotikë. Vetëm për rastet kur ka komplikime bakteriale”, tha për EN, Nikolla Panovski nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Ai vlerësoi se se një trend i tillë mund të arrijë deri në atë nivel sa të regjistrohen sivjet 200 mijë antibiotikë më shumë se vitin e kaluar. Ai theksoi se përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktojë ulje të imunitetit.

Ndryshe, deri më tani gjithsej 313 319 teste për Kovid-19 janë realizuar në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 55 127, numri i pacientëve të shëruar është 32 894, numri i atyre që humbën jetën është 1546 dhe numri i rasteve aktive është 20687.

RMV, Qeveria bëri emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione të ndryshme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe anëtarëve në institucionet shtetërore që janë nën kompetanca të saj, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shkarkoi Amet Axhiun nga detyra e tij si drejtor i Institucionit Publik – Parku Kombëtar Pelister – në Manastir dhe në vend të tij emëroi Osman Shukriun.

Gjithashtu Qeveria në seancën e sotme vendosi të shkarkojë Trajçe Angelovskinnga detyra e tij – anëtar i Këshillit për partneritet publiko- privat, me kërkesë të tij për shkak të konfliktit të interesit.

Qeveria shkarkoi Elpida Mladenovskën me kërkesën e saj, si anëtare e Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e funksionimit materialo-financiar të Ndërmarrjes Publike  për menaxhimin e pyjeve të shtetit “Pyjet Kombëtare” dhe në vend të saj të emëroi Risto Pecov.

Gjithashtu, me kërkesë të tij shkarkoi dhe Gjoko Talevskin si anëtar i Bordit Drejtues, përfaqësues i ISHP Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir.

Qeveria shkarkoi Dejana Nikolovën nga pozicioni si si anëtare e Bordit Drejtues të Qendrës Ndër-Komunale për Punë Sociale Sveti Nikollë, me kërkesë të saj dhe në vend të saj të emëroi Katerina Seneva Koneva.

Qeveria shkarkoi Nikolla Kamçeviv nga detyra e tij si anëtar i Bordit Drejtues të ISHP – Radovish me kërkesë të tij, i zgjedhur si noter publik.

Qeveria emëroi Veselin Stojçevskin, anëtar të Bordit Menaxhues të ISHP-së Qendra Shëndetësore “Dr. Çaim Abravanel” në Manastir.

Qeveria emëroi Eran Kurtish me detyrë, Drejtor i Agjencisë për Ushtrimin e të Drejtave të Komuniteteve.

Me vendimin e Qeverisë në seancën e sotme Dragoljub Filiposki u largua nga detyra si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të SH.A për shërbimet e aeroportit “Aeroportet në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit dhe në vend të tij u zgjodh Binas Pajaziti.

Qeveria vendosi të shkarkojë Zoran Ivanovin nga pozita e anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të  “Agjencisë mediatike informative” në Shkup, në pronësi të shtetit për shkak të gjuhës së urrejtjes shprehur ngaj bullgarëve.

Qeveria miratoi vendimin e Bordit të drejtorëve të Fondit per Sigurim Pensional dhe Invalidor për zgjedhjen e Shaip Zendelit, zëvendës drejtor i këtij institucioni.

Qeveria zgjodhi Muhamed Zekirin, sekretar shtetëror.

Nuk merrni dot frymë nga maska që mbani? Zbuloni mënyrën si të forconi mushkëritë tuaja

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën. Mbajtja e maskës është bërë një normale e re për ne ku nuk mund të dalim nga shtëpia pa të sepse është kthyer në një kërkesë ligjore. Fatkeqësisht, maskat mund ta bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe të mos ndiheni rehat.

Si ndikojnë maskat në frymëmarrjen tuaj?

Mushkëritë tona janë përgjegjëse për të sjellë oksigjen në sistemin tonë dhe për të marrë dioksid karboni. Kjo metodë quhet frymëmarrje. Vendosja e një maske të ngushtë ose mbajtja e saj për periudha të gjata mund të bllokojë dioksidin e karbonit, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Forcimi i mushkërive është një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar tolerancën ndaj CO2.

Si mund t’i forconi mushkëritë?

Frymëmarrja diafragmatike

Frymëmarrja diafragmatike ose frymëmarrja në bark mund t’ju ​​ndihmojë të forconi muskujt e diafragmës, gjë që, nga ana tjetër, ndihmon mushkëritë të funksionojnë në mënyrë më efikase. Angazhon diafragmën dhe ndihmon mushkëritë të mbushen me ajër duke lëvizur poshtë dhe më pas të shtyjë ajrin nga mushkëritë ndërsa lëviz përsëri lart.

Ushtrimi

Kur ushtroni, trupi juaj bëhet më efikas në marrjen e oksigjenit në gjak dhe transportimin e tij në muskujt që punojnë. Kur ushtroni rregullisht, muskujt tuaj do të kërkojnë më pak sasi oksigjeni dhe dioksid karboni, gjë që do të ndihmojë në forcimin e mushkërive. Mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e forcës dhe funksionit të muskujve tuaj.

Qëndroni të hidratuar

Është thelbësore të pini ujë të mjaftueshëm pasi dehidrimi mund ta bëjë mukusin të trashet dhe të ngjitet. Kjo mund të ngadalësojë frymëmarrjen dhe t’ju bëjë të prekshëm nga sëmundjet dhe alergjitë. Pra, pini ujë gjatë gjithë ditës për të forcuar mushkëritë tuaja dhe për të mbajtur nën kontroll shëndetin e përgjithshëm.

Përmirësoni sjelljen

A e dini se sjellja e keqe mund të ndikojë në shëndetin tuaj të mushkërive? Disa studime kanë treguar se sjellja e dobët zvogëlon kapacitetin e mushkërive dhe rrjedhën e frymëmarrjes, të cilat mund të çojnë në sëmundje të frymëmarrjes. Uluni dhe qëndroni drejt pa u përkulur mbrapa dhe mbajeni gjoksin ngritur.

Konsumoni antioksidantë

Frutat dhe perimet që përmbajnë antioksidantë mund të mbrojnë mushkëritë nga dëmtimi oksidativ duke mbështetur hidratimin normal të sipërfaqeve të rrugëve të frymëmarrjes, sipas një studimi të botuar në Maedica – një Gazetë e Mjekësisë Klinike. Manaferrat, frutat, arrat, çokollata, vera e kuqe, çaji jeshil, domatet, vitamina C dhe ushqimet e pasura me E janë disa nga burimet më të mira të antioksidantëve që mund të përfshini në dietën tuaj.

Shmang pirjen e duhanit

Ju ndoshta tashmë e dini që pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD). Kur pini duhan, thithni një mijë kimikate, përfshirë nikotinën, dioksidin e karbonit dhe katranin, të cilat mund të dëmtojnë mushkëritë tuaja. Pavarësisht nga sa vjeç jeni, lënia e duhanit mund të ndihmojë në forcimin e mushkërive.

A K S I D E N T i rëndë në Tetovë

Më datë 23.11.2020, në ora 16 e 30, është raportuar se në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, makina e tipit “Audi A4” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet T.K. (38 vjeç), nga Sllatina e Komunës së Tearcës, ka përp*lasur këmbë*soren me inicialet K.S. (67 vjeçe) nga Tetova, informojnë nga SPB-Tetovë, tranmeton Tetova News.

Këmb*ësorja ka përfunduar në Spitalin Klinik të Tetovës me dëmtime të rënda.
Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Muhamed Zekiri emërohet Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë

Ish-deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri është emëruar Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut meson TV21 nga burime qeveritare.

Vendimi është sjell në seancën e fundit të Qeverisë që është mbajtur sot./TV21

Me 50% ulje çmimi do të regjistrohen automjetet me targa të Zvicrës, Austrisë e Gjermanisë, ja kushtet!

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se cilat vetura do të mund të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut në bazë të lehtësimeve që parashihen me ndryshimet ligjore.

Në mediume shkruhej se do të legalizohen veturat me targa bullgare, mirëpo Bekteshi thotë se do të legalizohen të gjitha veturat me targa të huaja, që deri më 1 tetor janë futu në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe ato nga Gjermania, Zvicra e Austria, vende nga të cilat shqiptarët e Maqedonisë më së shumti blejnë vetura.

Bekteshi poashtu sqaron edhe kushtet tjera:
“Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.
Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi”, ka sqaruar Bekteshi në Facebook.

Kalon në Qeveri ligji për makinat me targa të huaja

Shpenzimet për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja zvogëlohen për 50%. Qeveria i dha dritë jeshile Ligjit për Regjistrimin e Automjeteve me targa të huaja. Sipas informatave të Alsat, rregullat e reja do të vazhdojnë për të gjitha automjetet motorike që janë importuar në vend deri në 1 tetor 2020. Pronari i automjetit është i obliguar t’i paguajë të gjitha harxhimet doganore dhe tatimet ndaj shtetit brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, mëson Alsat.

“Automjetet që do të importohen dhe regjistrohen sipas këtij ligji kanë obligime të zvogëluara ndaj shtetit për 50% nga vlera e caktuar e të gjitha taksave që paguhen gjatë importit”.

Ky ligj do të vlejë një vit pas hyrjes së tij në fuqi.

“Për të regjistruar automjet me targa të huaja, qytetarët do të duhet të kenë dokumentacionin për prejardhjen e automjetit, pronësinë e automjetit, detyrimet e rregulluara ndaj shtetit për doganat dhe taksat, korrektësinë teknike, vlerat e matura të gazrave lirues, sigurimin e kryer, taksat e paguara”.

Tani është radha e deputetëve, përkatësisht ligji kalon në Kuvend ku do të vazhdojë debati për këtë zgjidhje ligjore. Pasi të miratohet, Ligji duhet të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe zbatimi i tij do të fillojë për dhjetë ditë. Alsat veç më informoi se sipas të dhënave nga Drejtoria e doganave gjatë këtij viti pjesa më e madhe e automjeteve të importuara janë nga vendet e BE-së, përkatësisht nga Gjermania, Bullgaria dhe Sllovenia, një pjesë e vogël janë edhe nga SHBA-ja.

https://youtu.be/AeQ-_tLwdFc

Ndahet nga jeta në moshë të re grimerja kosovare

Ka ndërruar jetë në moshë të re, grimerja kosovare Marigona Obërtinca, shkruan Reporteri.net

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës. Ata janë shprehur të thyer me ndarjen nga jeta të Marigonës në moshë të re.

Ata e kanë kujtuar Marigonën, si vajzë të guximshme dhe shumë punëtore.

Ajo ka lënë pas një djalë të vogël. /Reporteri.net

Ndodh edhe kështu! Hoqi maskën për të ngrënë byrek, gjobitet me 400 euro

Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po hante një byrek me djathtë që kushton vetëm një euro.

Kjo çështje është kthyer në virale në rrjetet sociale në Slloveni dhe po flasin të gjithë; mediat, blogerët, por edhe në Parlament, opozita akuzoi qeverinë nacionaliste të Janes Janshas për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.

Ndërkaq, një prodhues i njohur byreku në kryeqytetin slloven ka bërë të ditur se do t’ia paguajë gjobën kompania e tij.

“Ne jemi në kërkim të njeriut të famshëm që pagoi një gjobë në Lubjanë javën e kaluar pasi po hante byrek në shkallët e Kishës Françeskane. Ne duam ta pyesim se ku e bleu byrekun. Nëse vërtetohet se ai është byreku ynë, ne jemi të gatshëm t’i paguajmë gjobën ”, njoftoi në faqen e facebook-ut një nga rrjetet më të mëdha të prodhimit të byrekëve në Lubjanë.

Ndërkaq, policia sllovene pretendon se dënimi ishte i justifikuar, sepse djali nuk kishte veshur maskë në një vend publik në përputhje me rregulloren.

G R A B I T E T lokali i basteve sportive në Tearcë

Dy persona me mas*ka ​​dhe ar*më grab*itën para nga një lokal bastesh sportive mbrëmë në Tearcë të Tetovës. Policia nuk ka dhënë informacion sa para u morën, por konfirmon gra*bitjen me ar*më, transmeton Tetova News.

– Mbrëmë, rreth orës 22 e 30 në SPB të Tetovës u raportua se dy persona të mas*kuar dhe të ar*matosur morën para nga një lokal bastesh sportive në Tearcë, informon zëdhënësi i SPB-Tetovë

Pas raportimit të ngjarjes, është kryer një inspektim dhe janë marrë masa për zbardhjen e çështjes.

Itali – Shqiptarja ndërron jetë tre ditë pasi solli fëmijën e tretë në këtë botë

Një grua shqiptare ka vde*kur në Itali si pasojë e hemo*rragjisë cere*brale. Mediat italiane shkruajnë se Hazbije Sinameta 34 vjeç ndërroi jetë tre ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë.

Pas lind*jes gruaja me origjinë shqiptare ishte kthyer në shtëpi, por pë*soi hem*orragji cere*brale duke ndërruar jetë.

Shqiptarja jetonte në Itali prej disa vitesh dhe ishte integruar mirë në Veneto, ndërsa la jeti*më tre fëmijë, 14 e 8 vjeç dhe 3 javësh, i treti sapo e solli në jetë.

Vihet pas hekurave një i ri nga një fshat i Tetovës

SPB- Tetovë ka ngritur kall*ëzim pen*al kundër 28-vjeçarit me inicialet D.S. nga fshati Gllogjë i Komunës së Tearcës, për shkak të dysh*imit se ka kryer vepër pen*ale “dh u n ë”.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 20 e 30, i dëm*tuari me inicialet Xh.M. (49), nga fshati Përshevcë, është sul*muar me mjet të mpre*htë nga D.S., me të cilin më parë kishte pasur çështje të pazgji*dhura.
Pas masave të ndërmarra nga uniformat blu, D.S. u vu pas hekurave.

I N C I D E N T në spitalin e Tetovës, thyhen edhe xhama

Më datë 21.11.2020, rreth orës 21 e 50, në SPB të Tetovës u raportua se personi me inicialet Xh.S., nga fshati Trebosh i Komunës së Zhelinës, ka treguar agr*esivitet kundër të punësuarëve në Spitalin Klinik të Tetovës dhe ka dëmtuar edhe xhama të këtij institucioni.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aheng familjar me 70 mysafirë në një restorant, SPB-Tetovë merr masa

Më datë 21.11.2020, në ora 19 e 30, në SPB të Tetovës u raportua se në një restorant në Zdunje, pronari me inicialet Xh.B. (59), nga Gostivari, ka organizuar një aheng familjar. Uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes dhe aty gjetën 70 mysafirë.
Në vendngjarje shkuan edhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe u bë inspektim.

Pas zbardhjes ë plotë të rastit, kundër personit me inicialet Xh.B. do të ngritet pa*di adekuate me aku*zën “mosveprim në përputhje me rreguloret shëndetësore gjatë një epidemie, i dënu*eshëm sipa nenit 206 të Kodit Pe*nal.

Jozefina Topalli regjistron partinë e re

Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim regjistrohet në regjistrin e partive politike në Gjyk*atën e Tiranës.

Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.

Ne vendimin e gjykatës thuhet se, “Partia ‘Lëvizja për Ndryshim’ është një organizatë politike e pavarur, e ndërtuar si bashkim vullnetar të shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, me qëllim që të ndikojë në jetën politike të vendit, për demokratizimin dhe zhvillimin e tij, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit. Grupi nismëtar/ anëtarët themelues i përbërë nga znj. Jozefina Topalli, znj. Adela Kryeziu, z.Evald Serreqi, znj. Najada Selmani , të cilët në cilësinë e anëtarëve të Grupit Nismëtar, në bazë të Ligjit Nr. 8085 datë 17.02.2020 ‘Për Partitë Politike’, i ndryshuar, përfaqësojnë këtë organizatë politike deri në zgjedhjen e organeve vendimmarrëse të saj sipas statusit. Sipas vendimit Nr 6. të mbledhjes së parë të marrë nga grupi nismëtar është miratuar znj. Jozefina Topalli me cilësinë e përfaqësueses politike të forcës politike ‘Lëvizja për Ndryshim’”/ORA NEWS/.

Ndahet nga jeta këngëtari nga Gostivari, Izmit Salihu

Familjarët njoftuan që ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës doajeni i mirënjohur i muzikës shqipe, këngëtari gostivaras, Izmit Salihu, transmeton Gostivari Sot

I ndjeri ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vjetër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Besa”, nga Gostivari, të cilët i solli edhe shumë mirënjohje dhe çmime si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

“Moj Mysibe”, ishte kënga me të cilën u prezantua në vitin 1977 në Radio Televizionin e Prishtinës – RTP, duke prezantuar këtë shoqëri.

Krijimtaria e tij muzikore vlerësohet si një thesar të mirëfilltë në muzikën shqipe. Tingujt e këngës së mirëfilltë shqipe dhe hapat e këngëtarit Salihu, nëpër Gostivarin e bukur e historik, përcjellin emocione jo vetëm te adhuruesit e zhanrit popullor. Kënga e Salihut është tejet e rëndësishme dhe në shërbim të pasurimit të vlerave të muzikës së mirëfilltë shqiptare.

“Më ço para se ndryshe t’i nxora…”

Kjo është hist*oria e D. N, një gr*ua e dash*uruar me personin e gab*uar për të cilin brak*tisi bashkë*shortin dhe deklaroi publikisht lidh*jen me SH. H, një 40-vjeçar nga Kosova. Por kur D. N kuptoi se po shfry*tëzohej prej tij, pikërisht në shtetin gjerman ku ishte zhvendosur bashkë me djalin e mi*tur, ajo i dha fund lidh*jes. Një vendim pas të cilit ajo nuk priste pasoja, megjithëse ky parashikim i gru*as ishte shumë larg asaj që i ndodhi.

“Ai shkoi në Kosovë dhe aty kërkonte pa fund të holla dhe vlera monetare, në të kundërt më kan*oste se do t’i publikonte çastet int*ime tonat”, deklaroi në pol*icinë e kryeqytetit gr*uaja menjëherë sapo u kthye në Shqipëri. I dys*huari, dosja e të cilit aktualisht u dorëzua në gjy*katë nën aku*zën e përn*djekjes, ishte ndërkohë i mar*tuar me një person tjetër, ndërsa mbante lid*hje paralele me gr*uan nga Tirana.

“Kur më ka*nosi që do të merrte në telefon babain dhe ish-burr*in dhe do u tregonte fot*ot, i telefonova secilit dhe u tregova për çfarë bëhej fjalë. Babai mu përgjigj: “do të të mbështes në çdo rast”, rrëfen gruaja. Sipas dos*jes që Gazeta “Si” disponon megjithëse gruaja i bllokoi të gjitha komunikimet me Sh.H, ai hapte profile të reja dhe i shkruante. “Po dilja me tim bir kur në rrugë mu shfaq Sh. Kërkoi të bisedonim në të kundërt do të fliste me babain. Nuk pranova. Djali u frikësua. Sapo pashë disa efektivë policie në rrugë iu drejtova atyre”, rrëfen më tej D.N.

Dëshmia e përnd*jekësit

I janë marrë dëshmi edhe të deno*ncuarit – deklaron policia në procesverbale, por 40-vjeçari nuk pranon ta ketë përn*djekur dhe as shfry*tëzuar ish të dash*urën. “I dola në rrugë për të marrë orën dhe rrobat që i kisha dërguar me të. E kam ndihmuar kur qëndronte në Gjermani, jo vetëm me të holla, por i kam gjetur punë. Mesazhet ia kam dërguar pasi e doja dhe e respektoja, ndërsa ajo nuk më hapte telefonin”, citohet të ketë thënë i dysh*uari.

Por çfarë thotë babai?

Policia bën me dije se ka pyetur edhe babain e gruas, që tregon se mori telefonata nga një person për të cilin ishte paralajmëruar nga e bija. “Në orën 20.00 kur nuk pranova ta takoja, ky numër më kër*cënoi. “Tani do më njohësh se kush jam unë dhe do kesh fri*kë të dalësh në rrugë”, më tha”, rrëfen babai.

Në do*sje me procesverbal këqyrjeje janë administruar të dhënat në mes*azhe që janë nxjerrë nga aparati i kallëzueses.

Rrëfimi i gru*as

“Me Sh. takohesha herë pas here në Hamburg, sidomos gjatë fundjavave. Punoja atje çdo tre muaj dhe kthehesha në Tiranë, pasi nuk mund të qëndroja më tepër. Sh. më tha që ishte i divo*rcuar, por disa muaj pasi u frekuentuam, ai filloi të shfaqej xhel*oz, duke inskenuar skena të tilla, “më do s’më do, me kë shkon, me kë më tradh*ton”, gjëra të pakuptimta dhe të pavërteta totalisht”, rrëfen gruaja.

Më tej D. i tregon policisë se për t’i dhënë mundësi shpëtimi lidhjes, ajo vendosi të jetojë me 40-vjeçarin.

“Që në javët e para u pendova që po jetonim bashkë, problemet po shtoheshin. Por isha e përkushtuar ndaj tij. Po prisja me padurim të kthehesha në Shqipëri që të ndaheshim të qetë. Një ditë i kontrollova telefonin, aty zbulova që Sh. kishte lidhje të tjera dhe madje e vazhdonte martesën dhe nuk ishte i ndarë, por kishte gruan me tre fëmijë. Një ditë kur u grindëm, telefonova të ëmën dhe i kërkova ndihmë. Por ajo u çudit dhe më pyeti – “kush jeni ju? Djali ka grua dhe fëmijë që e presin”. Ndërkohë Sh. iku në Kosovë me pretekstin se kishte gjashtë vite që nuk kishte takuar ish-gruan. Aty filloi hapur fare të më kërkojë para që t’ia nisja me postë. I dërgova 1700 euro, nuk mundesha më tepër. Sh. nisi nga pres*ionet, më mori në telefon dhe kërc*ënoi. “Më dërgo më shumë para, përndryshe fotografitë e tua do ia tregoj babait dhe ish-bur*rit”, më thoshte”, rrë rrefen D.

Sipas materialeve të administruara, pas shumë presioneve dhe kërcënimeve për të fituar sa më shumë para nga e dashura, D. i bëri bllok në Facebook dhe Instagram. Në fashikull gjendet edhe biseda mes ish-burrit dhe të dashurit kosovar, i cili pasi i tregon për fotot intime me D. ai i përgjigjet “Ku e gjen të drejtën që më shkruan? Ç’më duhet mua, ish-gruaja ka jetën e saj”.

I konsideruar si përn*djekës nga policia, 40-vjeçari përshkruhet nga ish e dashura edhe si një mas*htrues që përfitoi prej saj shuma parash.

Ndahet nga jeta ikona e muzikës shqiptare, këngëtari Ismet Peja (VIDEO)

Një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Këngëtari Ismet Peja, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë i biri Visar Peja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jaran nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmëru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.e.su./abcnews.al

Projekti i pazakontë: Fshati ku gjithçka paguhet me… buzëqeshje

Në Francë ekziston një fshat për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, në mënyrë që të mos e përjetojnë sëmundjen në një dhomë spitali, por të përballen me Alzheimerin duke u ndjerë sikur të jenë në shtëpi.

I vendosur në afërsi të Dax-it, ky fshat i projektuar ekskluzivisht për të sëmurët me Alzheimer, në vend të një shtëpie klasike për të moshuarit, është hartuar si një ndërtesë e vetme.

Fshati është hapur në qershor. Për momentin ka 105 banorë përfshirë këtu mjekët, infermierët, të cilët përveç momentit të urgjencave shëndetësore, nuk veshin uniforma të bardha që mund t’i krijojnë pacientëve gjendje ankthi apo trembje.

Pasi dalin nga dhomat e tyre, të gjitha ndërtesa të ulëta dhe të organizuara si apartamente të vogla të pavarura, pacientët lëvizin lirshëm në rrugët e fshatit të përbërë nga stola, pemë, ashtu si shumë qytete të vogla në jug të Francës. Edhe këtu, banorët e fshatit mund të shkojnë të blejnë bukë si në furrtari, të ulen në kafene, apo të blejnë në supermarket, ku çdo produkt paguhet me buzëqeshje.

Ndër të tjera, ka teatër dhe takime fikse, shfaqje muzikore dhe filma. Po ashtu, banorët mund të shkojnë në parukeri apo në librari, ku krijojnë miqësira me pacientët e tjerë, ose t’i mirëpresin anëtarët e familjes e të afërmit që vijnë për t’i vizituar.

Fshati është frymëzuar nga modeli Holandez, një projekt që ndiqet me shumë interes nga ekspertët shkencor, pasi duket se lejimi i pacientëve të jetojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe në një kontekst më pak “spitalor”, mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes.(positizie.it, scan)

Përvjetori i Alfabetit dhe i themelimit të Lëvizjes BESA, Kasami: Ditë e madhe për shqiptarët (VIDEO)

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka uruar 22 Nëntorin – Festën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një video urimi Kasami shprehet se muaji i nëntorit është muaj i shenjtë për shqiptarët pasi mu në këtë muaj gjenden disa festa mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Nëntori është muaj i shenjtë për kombin shqiptar duke filluar nga dita e Alfabetit në të cilën rilindasit tanë zgjodhën 36 shkronja të arta për ti dhënë frymë gjuhës tonë shqipe”, thekson ndër të tjerash Kasami në video urimin e tij.