Ballina Kultura Ndahet nga jeta këngëtari nga Gostivari, Izmit Salihu

Ndahet nga jeta këngëtari nga Gostivari, Izmit Salihu

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Familjarët njoftuan që ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës doajeni i mirënjohur i muzikës shqipe, këngëtari gostivaras, Izmit Salihu, transmeton Gostivari Sot

I ndjeri ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vjetër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Besa”, nga Gostivari, të cilët i solli edhe shumë mirënjohje dhe çmime si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

“Moj Mysibe”, ishte kënga me të cilën u prezantua në vitin 1977 në Radio Televizionin e Prishtinës – RTP, duke prezantuar këtë shoqëri.

Krijimtaria e tij muzikore vlerësohet si një thesar të mirëfilltë në muzikën shqipe. Tingujt e këngës së mirëfilltë shqipe dhe hapat e këngëtarit Salihu, nëpër Gostivarin e bukur e historik, përcjellin emocione jo vetëm te adhuruesit e zhanrit popullor. Kënga e Salihut është tejet e rëndësishme dhe në shërbim të pasurimit të vlerave të muzikës së mirëfilltë shqiptare.