Ballina Blog Faqe 468

Shembet nga forcat xheniere pallati 6-katësh në Durrës (VIDEO)

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, dëmtoi shumë ndërtesa. Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth.

Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë. Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.

Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.

https://youtu.be/4ul5cei2HlQ

U hodh nga kati i pestë për t’i shpëtuar tërmetit, nuk do ta besoni si duket sot vogëlushi (FOTO+VIDEO)

Mrekullitë ekzistojnë dhe Alesio Cakoni është dëshmia më e qartë e kësaj. Vogëlushi 10-vjeçar u hodh nga kati i 5 i pallatit për t’i shpëtuar tërmetit dhe për fat të mirë, ai sot gëzon shëndet të plotë.

Pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë një javë më parë, pallati ku jetone Alesio me familjen u shemb i gjithi. Nga kjo tragjedi humbi jetën motra e tij dhe babai, ndërsa u plagos rëndë nëna.

Më herët, Alesio u vizitua në spital edhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë i premtoi 10-vjeçarit se mund të strehohet te shtëpia e tij kur të dojë.

Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babanë dhe motrën, ndërsa nëna është në spital. Kastriot Cakoni, 50 vjeç dhe vajza Drita 15 vjeç janë përcjellë në banesën e fundit.

VIDEO:

https://youtu.be/HlPS-kIqRRk

FOTO:

“Gjunjët i kemi të nxirë”, rrëfimi i dhimbshëm i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit, thamë se mori fund…

Gjatë një bisede direkte me emisionin “Ftesë në 5”, aktorja e njohur durrsake, Olta Gixhari, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa rrëfente momentet kur ra tërmeti i fortë më 26 nëntor.

“Ishte një natë tmerri, nuk do e besoni atë që përjetuam”, u shpreh Olta e cila më pas nuk arrinte të fliste dot. “E kuptoj që ta risjellësh në vëmendje atë që keni përjetuar disomos te shtëpia në Durrës”, iu drejtua Bieta.

“Më besnoi që për fatin tuaj të mirë, padyshim që e keni ndjerë shumë edhe në Tiranë por ju nuk e keni idenë se çfarë ka ndodhur atje, të gjithë durrsakët janë në një fazë…këto ditë kam kaluar shumë në Durrës, unë dje erdha jashtë shtetit. Une ndodhem tani larg shtëpisë sime por atë natë të tmerrshme isha në Durrës me familjen time, natë e zezë, por nga njëra anë them shyqyr që u ndodha atje se isha një krah shumë i fortë për prindërit e mi se do ishin vetëm. Ka qenë një situatë shumë e vështirë një tragjedi shumë e madhe”, tha Olta.

“Fatmirësisht unë dhe familja ime gëzojmë shëndet të mirë, shtëpinë e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe s’do shkelim në atë ndërtesë deri sa ekspertët të na thonë është apo jo i banueshëm. Gjatë atyre sekondave dritat u prenë, na binin gjëra në kokë, në trup dhe na bllokuan derën e jashtme. Mua më ra gjithë dollapi i këpucëve që është sa faqe e murit, na bllokoi derën, gjunjët i kemi të nxirë, dëmtimi i madh është psikologjik, kemi pësuar shok.

Momenti më i tmerrshëm ishte kur të tre u përqafuam dhe nisëm të luteshim, ishte si dorëzim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund çdo gjë. Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrëzohesha. Zhurmat ishin shumë të mëdha, ne banojmë edhe në kat të shtatë dhe zbritja e shkallëve zbathur ishte një tmerr me vete”, përfundoi Gixhari.

Video bonus:

Djepi bosh, fotografi, dëftesa të fëmijëve/ Çfarë ka mbetur në Thumanën ku u shuan familje (FOTO)

Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima.

Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt, i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit.

Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.

Tërmeti i një jave më parë shkaktoi një tragjedi të vërtetë në vend, duke lënë 51 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

U përlot gjatë raportimit për tërmetin, Muhamed Veliu flet për “E Diell”: E përcolla ashtu siç ma prodhoi shpirti

Në rastet e tragjedive të tilla si tërmeti vdekjeprurës i mëngjesit të 26 nëntorit, është e pamundur që të mos përballesh me situata që asnjëherë nuk do doje ti përjetoje apo edhe t’i raportoje.

E kështu ndodh me gazetarët, të cilët mes profesionit por edhe ndjenjës njerëzore, u duhet që të mbysin emocionet e tyre, e të raportojnë lajmin.

Por gjatë raportimeve për tërmetin i cili la pas 51 viktima dhe shumë të plagosur, gazetarët që ishin në terren por edhe ata në studio, nuk i kanë mbajtur dot lotët.

Një prej tyre është edhe gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili gjatë një lidhje direkte nga Thumana, mes lotëve raportoi vdekjen e dy personave.

Ndërsa të dielën në një lidhje me emisionin “E Diell”, gazetari i njohur flet për herë të parë për raportimet e ditëve të fundit.

“Raportova siç e ndjeva, siç e përjetova. Përcolla ashtu siç ma prodhoi shpirti, siç ma prodhoi zemra ime atë moment tragjik Nuk mendova fare nëse isha në rolin e gazetarit, thjesht vendosa unë do ja sjell shqiptarëve, atyre milionave njerëzve që kishin vendosur të informoheshin përmes Top Channel”, u shpreh Veliu.

Roza Lati zbulon pse i kishte lyer buzët e kuqe ditën e tërmetit

Roza Lati ishte një ka personat që u bashkua me njerëzit në nevojë pas tërmetit duke i ofruar ndihmë. E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, moderatorja ka treguar se pavarësisht situatës, në të mirë dhe në të keq ajo është mësuar që të kujdeset për veten dhe pamjen e saj të jashtme, njësoj siç ka ndodhur edhe atë ditë.

Para se të dilte nga makina ajo bëri make up. Moderatorja u masakrua dhe u komentua shumë për këtë gjest.

E pyetur nga Kelvi se si qëndronte e vërteta dhe çfarë komentesh ka marrë, Roza u shpreh se këtë gjë e ka në kulturën e saj.

“Unë u nisa pa buzët e lyera. Por unë e kam gjithmonë një të kuq buzësh në çantë sepse edhe në një moment kur jam e palyer, një të kuq buzësh të tregon mirë. Kur ra tërmeti i parë në shtator unë kam qenë duke bërë gjumin e drekës. U trondita, isha në shtëpi dhe kur dola kam lyer buzët e kuqe.

Nga ai tërmeti i fortë ra edhe një tjetër dhe mami më mori me ‘Facetime’ dhe ishim të dyja duke lyer buzët. Unë jam rritur më këtë kulturë që edhe në ditën tënde më të keqe ti duhet të dukesh mirë. Nuk kam qejf fare që në fytyrën time të shfaqet tmerri, nuk kam qejf ta përcjell fare këtë gjë. Kështu që e kam këtë kulturë që të jem në formë.

Plus që ne jemi figura të ekranit dhe na shohin më një sy tjetër. Na është indoktrinuar në tru për vite dhe vite kjo gjë saqë na është bërë instik dhe të kuqin e buzëve e mbaj gjithmonë në makinë. Siç ishim me ato thasët e ndihmave hapa pasqyrën dhe u lyeva shpejt e shpejt”, është shprehur Roza./oranews

Shënohen sërish lëkundje tërmeti, ndryshon epiqendra

Në vend janë shënuar sërish lëkundje tërmeti, por këtë herë epiqendra është zhvendosur. Lëkundjet janë shënuar në Vlorë, me magnitudë 3.4 righter, me epiqendër në Vlorë./L.F-dritare.net

VIDEO bonus:

https://youtu.be/ZAmA77pZRqg

Video bonus:

Video bonus:

https://youtu.be/NEeA60Q2Fzg

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor”, Rama përzë qytetaren nga takimi (VIDEO)

Sot pasdite kryeministri Edi Rama ishte në zonën e ish-kënetës në një takim me qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Mirëpo në këtë takim ka ndodhur një situatë jo fort e këndshme për kryeministrin Rama, i cili pati një debat me një qytetare, duke e përzënë këtë të fundit nga takimi.

Rama: Shyqyr zotit jeni mirë me shëndet, s’keni viktima se të tjerët i çuan me autokolona në varr.

Qytetarja: Ja pra ndërtuesit tuaj. Sa kanë dashur kanë marrë.

Rama: Çfarë the ti?

Qytetarja: A i dhatë ju firmat për ndërtimin? Ne kemi paguar sa qimet e kokës.

Rama: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj.

https://youtu.be/NEeA60Q2Fzg

A janë në gjendje kafshët që të na paralajmërojnë për tërmetin?

Në vitin 373 para Krishtit, historianët thanë se mijtë, gjarpërinjtë dhe disa kafshë tjera braktisën qytetin grek të Helice vetëm disa ditë përpara një tërmet të shkatërronte vendin.

Llogaritë e parashikimit të kafshëve të ngjashme të tërmeteve janë shfaqur gjatë shekujve. Janë raportuar mace që lëvizin dhunshëm, pula që ndalojnë hedhjen e vezëve dhe bletët që largohen nga zgjuaja e tyre me shpejtësi, transmeton portal arbresh.info.

Pronarë të panumërt të kafshëve shtëpiake kanë pretenduar se ata ishin dëshmitare kur macet e tyre dhe qentë vepronin çuditshëm përpara se të dridhej toka. Ata lihnin pa ndonjë arsye të dukshme, tregonin shenja nervozizmi dhe shqetësimi.

Por ajo që kuptojnë kafshët, ndjenja e tyre në atë rast është mister. Një teori është se krijesat e egra dhe ato shtëpiake e ndjejnë dridhjen e tokës përpara njerëzve. Idetë e tjera sugjerojnë që ata të zbulojnë ndryshimet elektrike në ajër ose gaz të lëshuar nga toka.

Tërmetet janë dukuri e papritur. Sizmiologët nuk kanë asnjë mënyrë të dinë saktësisht se kur mund të ndodh një goditje. Rreth 500,000 tërmete të dallueshme ndodhen në botë çdo vit. Prej tyre, 100,000 mund të ndjehen nga njerëzit, dhe 100 shkaktojnë dëme.

Një nga vendet më të prirura në tokë në botë është Japonia, ku shkatërrimi ka marrë jetë të panumërta dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në pronë. Studiuesit atje kanë studiuar prej kohësh kafshët me shpresën për të zbuluar atë që ata dëgjojnë ose ndiejnë përpara se të dridhet Toka në mënyrë që ta përdorin atë kuptim si një mjet parashikimi.

Sizmologët amerikanë, nga ana tjetër, janë skeptikë. Edhe pse ka pasur raste të dokumentuara të sjelljeve të çuditshme të kafshëve para tërmeteve, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, një agjenci qeveritare që ofron informacion shkencor për Tokën, thotë se një lidhje e riprodhueshme midis një sjelljeje specifike dhe ndodhjes së një tërmeti nuk është bërë kurrë .

“Po ndeshemi me shumë anektoda”, tha Andy Michael, gjeofizikant amerikan. “Kafshët reagojnë ndaj shumë gjërave, urisë, mbrojtjes së territorit, e të tjera, prandaj është e vështirë të studiohet nëse ato japin sinjale paralajmëruese”.

Megjithatë, studiues të shumtë nëpër botë vazhdojnë të ndjekin idenë se kafshët paralajmërojnë përpara se të bie tërmet.

Në shtator të vitit 2003, një mjek në Japoni, bëri tituj me një studim që tregonte sjellje të çrregullt te një qen, si lehja e tepërt dhe kafshimi.

Në vitin 1975 zyrtarët kinezë, duke studiuar kafshët, urdhëruan evakuimin e Haicheng, qytet me miliona njerëz, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7.3. Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë u lëndua dhe u vra. Nëse qyteti nuk do të ishte evakuuar, vlerësohet se numri i viktimave do të mund të kishte kaluar numrin e mbi 150 mijë njerëzve.

Incidenti Haicheng është ajo që i dha njerëzve shpresë se tërmetet mund të jenë të parashikueshëm, thotë Michael, dhe ajo që bëri që studimet e sjelljes së kafshëve. Megjithatë, më vonu u zbulua se një seri e rrallë dridhjesh të vogla të quajtura parakalime, ndodhën përpara se tërmeti i madh të godiste qytetin.

Por, kinezët vazhdojnë të besojnë se sjellja e kafshëve parashikon tërmetin. Ata kanë pasur disa suksese të dukshme dhe gjithashtu disa alarme false, tha Rupert Sheldrake, biolog dhe autor i librit “qentë e dijnë kur pronarët e tyre po vijnë në shtëpi”.

Një lidhje e riprodhueshme midis sjelljes së kafshëve dhe tërmeteve mund të bëhet, tha ai, por “siç kanë zbuluar kinezët, jo të gjithë tërmetet shkaktojnë sjellje të pazakonta të kafshëve ndërsa të tjerët bëjnë. Vetëm përmes hulumtimit mund të zbulonim pse mund të ketë dallime të tilla”.

Sheldrake bëri studimin e tij duke parë reagimet e kafshëve para drithërimeve të mëdha, duke përfshirë tërmetin Northridge, në Kalifornia, në 1994 dhe tërmetet në Greqi dhe Turqi në 1999.

Në të gjitha rastet ai tha se kishte raportime për ndryshimin e sjelljes së kafshëve, duke përfshirë qentë që zhurmojnë natën, zogjtë që mbyllen në kafaz dhe macet nervoze që fshihen.

Gjeologët, megjithatë, hedhin poshtë këto lloj raportesh, duke thënë se është “efekti i përqendrimit psikologjik”, ku njerëzit kujtojnë sjellje të çuditshme vetëm pasi të ketë ndodhur një tërmet apo katastrofë tjetër. Nëse asgjë nuk do të kishte ndodhur, ata kundërshtojnë, njerëzit nuk do ta kujtonin sjelljen e çuditshme të kafshëve./National Geographic/

Nëna heroinë me 12 fëmijë i drejtohet Ramës: E di që je i acaruar me popullin… Ja si përgjigjet kryeministri (VIDEO)

Një grua, (Naile Kume) që jeton me nënën e vet 92 vjecare dhe dy fëmijë, por që ka edhe 12 fëmijë, pati një bisedë të tensionuar tani me kryeministrin. Ajo i kërkoi strehim Ramës, dhe e donte tani.

Kryeministri i ofroi hotelin në Shëngjin, gruaja nuk pranon. Por i thotë: Unë e di se je i acaruar prej popullit. Rama vazhdon qëndrimin e tij në Kurbin, duke parë nga afër situatën e banorëve.

Dialogu Rama – Gruaja

Gruaja: Rash prej shkallës nga tërmeti. Jam Naile Kume, jam nënë me 12 fëmijë. Janë hallakat fëmijët. Kam mbetur me plakën 92 vjece dhe me dy fëmijët dhe jam me pensioniste.

Rama: Do të mbajë makina dhe ty do të cojmë në hotel.

Gruaja: Ne jemi tronditur një javë jam jashtë nuk jetohet te shpia ime. Kush ëstë kryetarja e bashkisë?

Rama: Nuk ka faj kryetarja e Bashkisë. Kë të shofë më parë…

Gruaja: Mua të më shofë përpara. Se jam nënë heroine

Rama: Në hotel pse nuk shkon. Kalamanjtë rrinë me ty. I kanë cuar në shëngjin. Gjithë pallati yt është evakuuar. Kanë shkuar njerëz në Kosovë dhe në Berat…

Gruaja: Unë e di se je i acaruar prej popullit, je i tronditur, por ne kena hall.

Rama: Unë ka momente që nervozohem, nuk jam I acaruar. Ca kërkon, dua ta di…

Gruaja: Unë kërkoj shtëpi. Strehim…

Rama: Strehim. Kur e do tani?

Nëna: Tani…

Rama: Rani të coj në hotel…Hajde tani të puth se kam edhe të tjerë.

https://youtu.be/PQwj1VPBvPo

Kërcënimet me jetë, Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër, dërgon me postë dorëheqjen

Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dirëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Tufa e ka marrë këtë vendim pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës, të cilat po i rrezikojnë jetën. Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dirëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Më anë të letrës që i ka dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka, Agron Tufa ka kërkuar largimin nga detyra për arsye se po i rrezikohet jeta.

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë ps herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit. (f.m/dosja.al)

Qeveria mbyll faqen kritike Brryli Broadway

Sulmet ndaj faqeve në internet që janë kritike me qeverinë nuk ndalen. Tashmë qeveria në listë ka shtuar edhe “Brryli Broadway” dhe hostin e portalit Dosja.al pas bllokimit të “Jeta Osh Qejf”.

Faqet në internet në situatën e tërmetit duket se i kanë hapur probleme qeverisë në publikimin herë pas herë të denoncimeve të ndryshme për banesat e dëmtuara apo edhe nevojës për ndihmë që kanë pasur qytetarë të cilët kanë qenë jashtë vëmendjes së institucioneve.

Për portalin “Jeta Osh Qejf”, policia dërgoi për procedim penal edhe dy administratorët e saj.

Ndërsa për Brryli Broadway nuk ka pasur asnjë qëndrim se për cilat arsye objektive kjo faqe është bllokuar në rrjetet sociale nëse ka shkelur ndonjë ligj apo jo.

Ndërsa për Dosja.al arsyet e zbuluara nga vetë portali deri më tani janë për shkelje të së drejtës që mbrohen nga Acromax për një fotografi të publikuar.

Aksioni për bllokimin e aksesit në portale është paralajmëruar vazhdimisht nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Im bir u tremb shumë”, aktori i “Portokallisë” tregon si e qetësoi djalin pas tërmetit (VIDEO)

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Fillimisht aktori tregoi se sa keq e përjetoi i biri momentin kur nisën lëkundjet e fuqishme dhe se si më pas ai vetë e qetësoi duke i shpejguar se dridhjet vinin për shkak të bubullimave.

Interesant ishte edhe shpjegimi që kolegu i tij, aktori Irgen Çela, i kishte dhënë të birit, duke u përpjekur ta qetësonte.

“Më pëlqeu shumë shpjegimi i shokut tim, Irgenit, i cili i kishte thënë djalit të vet që poshtë në det janë disa pllaka që zihen me njëra-tjetrën. E djali i kishte thënë që kur të rritej, do shkonte tek ato pllakat për t’u thënë pajtohuni”, tregoi Flori./Top Channel

Kur bie tërmet, ja gabimet që bëjmë të gjithë dhe rrezikojmë jetën

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda.

Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartonxhez. Sepse aq është ajo, disa sekonda“ – shprehet inxhinierja Luljeta Bozo.

Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje. “Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë.

Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rrezik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme.

Nëse e ke me kolonë dhe me trarë dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rreziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë./Oranews

Nisin hetimet/ Zbulohet pronari i njërit prej pallateve të shembur nga tërmeti

Pallati 6 katësh që u shemb në lagjen numër 6 të Durrësit është ndërtuar në vitin 1989. Por, ai nuk mundi që të përballonte intensitetin me 6.4 ballë të shkallës rihter të tërmetit të 26 nëntorit, ku pati 51 viktima.

Gazetarja e Top Channel në një lidhje live me emisionin “Open” tha se prokuroria ka nisur hetimet për këtë dhe se pronari i pallatit, sipas saj, të paktën nga shkresat e deritanishme është shtetasi me identitetin A.Terziu.

Sipas gazetarës Anila Hoxha, Prokuroria ka siguruar një dosje me prova e fakte të shumta për këtë rast. Madje, ajo shtoi se janë dëmtuar kolonat e pallatit dhe në katin e parë është ndërtuar një lokal. Sipas prokurorëve kjo mendohet të ketë qenë arsyeja e dëmtimit të kolonave mbajtëse.

Ndërkohë, për personin në fjalë nuk ka shpallje në kërkim, por në dokumentacion është emri i tij dhe se paraprakisht mendohet se ndaj tij të ngrihet akuza e ndërtimit pa leje.

Më në fund/ Eksperti i tërmeteve jep lajmin e mirë për shqiptarët

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmologjisë, qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më tërmete.

Ai theksoi se pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënie.

I pyetur nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore. Sipas profesorit, tërmeti i 21 shtatorit nuk mund të krahasohet me tërmetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

“Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmik po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, – theksoi ai në ABC News.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej, u shpreh se: “Është një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave, pllaka afrikane me pllakën evropiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhyttë futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron tërmetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron tërmete në ultësirën perëndimore të Shqipërisë”.

Nga ndryshon tërmeti i 21 shtatorit me atë të 26 nëntorit? Profesor Shyqyri Aliaj thotë: “Zona e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri evolucioni i tërmetit. Ishte me magnitudë 5.6 tërmeti i parë dhe ai mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin evidentuar. Tërmeti i dytë ka një vatër që po përpunohet dhe nuk ka për të pasur goditje tjetër”.

Profesori paraqiti hartën zyrtare të tërmeteve të miratuar në vitin 1980, pas tërmetit të fuqishëm të Shkodrës në ’79. Në këtë hartë janë shënuar zonat që marrin tërmete 8 ballë që janë kryesisht Durrësi, Kavaja, Shkodra dhe Dibra. Po kështu zonat në qendër të Shqipërisë me termet 7 ballë, ndërsa me 6 ballë janë vetëm zonat veriore malore. Kjo hartë u ka shërbyer ndërtuesve për shumë vite, por profesori tha se ka ardhur koha për të bërë një hartë të re.

Pas Bubqit/ Bebe Rexha në një tjetër fshat, viziton familjen e dytë që do t’i rindërtojë shtëpinë (FOTO)

E shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka vizituar edhe fshatin Bizë në Ishëm.

Artistja me origjinë shqiptare ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Në Bizë, pavarësisht momenteve të paniku që kaluan dhe po kalojnë këta banorë, fëmijët e tyre ishin organizuar për të mikpritur këngëtaren, ndërsa e surprizuan atë me një këngë.

Bebe Rexha ka dëgjuar më shumë kenaqësi këngën e vogëlushëve ‘Ja na erdhi Viti i Ri’, ndërsa iu ka shpërndarë më pas atyre lëpirëse dhe çokollata.

Ndërsa e falënderoi Bebe Rexhën për ndihmën, Presidenti Meta tha se situata është e vështirë, por jo e pa shpresë.

“I jam shumë mirënjohëse Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksin mjaft konkret për të qenë pranë disa komuniteteve më të prekura, mbi të gjitha për sjellë në vëmendje këtë tragjedi përballë opinionit ndërkombëtar. Shumë faleminderit Bebe për këtë solidarit dhe krenari që ndjen që je shqiptare dhe që je me ne në momente shumë të vështira që nuk i kishim përjetuar prej shumë kohësh. Jemi në kushte të vbështira, por jo pa shpresë”, tha Meta.

Nga ana tjetër këngëtarja e famshme tha se ky është shansi i të gjithë shqiptarëve nëpër botë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që të rindërtojnë jetën e tyre.

“Jam shumë krenare që janë shqiptare dhe jam shumë e lumtur që po ndihmojë një tjetër familje. Kjo do të jetë shtëpia e dytë që do të ndërtojmë. Ne jemi shumë të fortë, dhe dua të them edhe njëherë për të gjithë shqiptarët në botë ky është shansi juaj për të ndihmuar njerëzit tanë që të rindërtojnë jetën e tyre, çdo gjë sado e vogël ndihmon. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha ajo.

Kujtojmë se fillimisht Bebe ka vizituar familjen e Musa Dacit në Bubq, të cilit i tha se shumë shpejt do të nisin punën për rindërtimin e shtëpisë së tij.

Mesazhi tronditës i një jetimi: Mendoja vetëm se kush do të më varroste!

Ka qenë shumë prekës mesazhi i një 27 vjeçari i rritur jetim, bërë gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Djali i identifikuar vetëm si Mondi, tha se nuk i druhej tërmetit në momentet kur toka u lëkund aq frikshëm, por faktit që nëse do të vdiste, nuk do të kishte asnjë për ta varrosur.

“Jam Mondi nga Tirana, pjesëtar i shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, tani jetoj vetëm në Kombinat. Isha fillikat vetëm, i vetmi që mendoj është Zoti dhe ai ka shkruar në Kuran “Kush mbron dhe ndihmon jetimët, ka vlerësim nga ai”.

I bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, t’i drejtohen këtyre fëmijëve, këtyre krijesave të pashpresë, që në rast tërmeti të drejtohen te shtëpia e fëmijës. Edhe sikur gjithë Durrësi të shembej, ajo shtëpi nuk do të ishte shembur, sepse i ruan Zoti.

Ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar të tjerët. Unë jam 27 vjeç, kam gati 9 vjet që jam larguar nga shtëpia e fëmijës, jetoj në Kombinat me qira dhe punoj si kamarier e banakier. Kam një dëm në shpirt, që jam vetëm, do vdes vetëm. Unë e kam përballuar tërmetin, por e vetmja gjë që mendoja ishte se nëse do vdisja, kush do më varroste. Nuk kam frikë nga tërmeti, por vetëm nga Zoti. Do ia dal, por si gjithmonë i vetëm”, ka qenë mesazhi prekës i 27-vjeçarit.

I përlotur, Bes Kallaku rrëfen historinë e Musait që Bebe do të ndihmojë: Djali dhe vajza i kanë ndërruar jetë…

Shtëpia e Musa Dacit është banesa e pare që këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, do të marrë përsipër të rindërtojë.

Gjatë vizitës në Bubq, Bebe ishte e shoqëruar nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, i cili tregoi se Musai ka kaluar shumë fatkeqësi.

“Musai këtë ka problem se nuk është vetëm brenga e shtëpisë, por djali dhe vajza të dy i kanë ndërruar jetë dhe Musai jeton vetëm me bashkëshorten dhe nipin e mbesën që janë fëmijët e vajzës. Djali i Musait, kushëriri jonë, përpara se të ndërronte jetë, një muaj para kemi qenë bashkë. Në moment që shkoi në Itali ra në koma. Gjëja që më pat thënë ishte “kur të vij herën tjetër do t’i bëj shtëpinë mamit e babit”. Nuk arriti dot”, tregoi Besi me lot në sy.

Tërmeti/ Guvernatori Sejko: FMN jep 87 milionë euro për Shqipërinë

Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ishte pjesë e emisionit “Top Talk’ ditën e sotme për të folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi jonë.

Në këtë lidhje direkte guvernatori shpreh ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë e ndodhur së fundmi.

Ai shprehet se është akoma herët që të japin një vlerësim të dëmeve dhe të merren masa për planin e rindërtimit, por shton se janë marrë masa paraprake emergjent. Bankat kanë hequr komisionet për të lehtësuar procedurat e përshpejtimit të transfertave bankare për donacionet që do të jepen për të prekurit nga tërmeti.

Guvernatori ka bërë me dije se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, I cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, I kontributit tonë, rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar.

Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar”, u shpreh ai.

Sejko gjithashtu shprehet se kanë organizuar mbledhje me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme.

“Për të qenë të koordinuar,kemi organizuar mbledhjen me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme,për të parë çfarë ndikimesh do të ketë”, ka thënë Sejko./ Top Channel

FOTO: