Ballina Aktualitet Shqipëri Pas Bubqit/ Bebe Rexha në një tjetër fshat, viziton familjen e dytë...

Pas Bubqit/ Bebe Rexha në një tjetër fshat, viziton familjen e dytë që do t’i rindërtojë shtëpinë (FOTO)

E shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka vizituar edhe fshatin Bizë në Ishëm.

Artistja me origjinë shqiptare ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Në Bizë, pavarësisht momenteve të paniku që kaluan dhe po kalojnë këta banorë, fëmijët e tyre ishin organizuar për të mikpritur këngëtaren, ndërsa e surprizuan atë me një këngë.

Bebe Rexha ka dëgjuar më shumë kenaqësi këngën e vogëlushëve ‘Ja na erdhi Viti i Ri’, ndërsa iu ka shpërndarë më pas atyre lëpirëse dhe çokollata.

Ndërsa e falënderoi Bebe Rexhën për ndihmën, Presidenti Meta tha se situata është e vështirë, por jo e pa shpresë.

“I jam shumë mirënjohëse Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksin mjaft konkret për të qenë pranë disa komuniteteve më të prekura, mbi të gjitha për sjellë në vëmendje këtë tragjedi përballë opinionit ndërkombëtar. Shumë faleminderit Bebe për këtë solidarit dhe krenari që ndjen që je shqiptare dhe që je me ne në momente shumë të vështira që nuk i kishim përjetuar prej shumë kohësh. Jemi në kushte të vbështira, por jo pa shpresë”, tha Meta.

Nga ana tjetër këngëtarja e famshme tha se ky është shansi i të gjithë shqiptarëve nëpër botë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që të rindërtojnë jetën e tyre.

“Jam shumë krenare që janë shqiptare dhe jam shumë e lumtur që po ndihmojë një tjetër familje. Kjo do të jetë shtëpia e dytë që do të ndërtojmë. Ne jemi shumë të fortë, dhe dua të them edhe njëherë për të gjithë shqiptarët në botë ky është shansi juaj për të ndihmuar njerëzit tanë që të rindërtojnë jetën e tyre, çdo gjë sado e vogël ndihmon. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha ajo.

Kujtojmë se fillimisht Bebe ka vizituar familjen e Musa Dacit në Bubq, të cilit i tha se shumë shpejt do të nisin punën për rindërtimin e shtëpisë së tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews