Ballina Aktualitet Shqipëri Djepi bosh, fotografi, dëftesa të fëmijëve/ Çfarë ka mbetur në Thumanën ku...

Djepi bosh, fotografi, dëftesa të fëmijëve/ Çfarë ka mbetur në Thumanën ku u shuan familje (FOTO)

Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima.

Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt, i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit.

Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.

Tërmeti i një jave më parë shkaktoi një tragjedi të vërtetë në vend, duke lënë 51 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Artikulli paraprakU përlot gjatë raportimit për tërmetin, Muhamed Veliu flet për “E Diell”: E përcolla ashtu siç ma prodhoi shpirti
Artikulli tjetër“Gjunjët i kemi të nxirë”, rrëfimi i dhimbshëm i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit, thamë se mori fund…