Ballina Blog Faqe 553

Vihet pas hekurave një 25-vjeçar nga Tetova

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje (15 gusht) rreth orës 14.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 25-vjeçarit me inicialet G.A. nga Tetova, me lokacion në rrugën “Aleksandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë.

Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të gjyk^atësit, është gjetur mari^juanë, bluajtëse plastike dhe rizëll, me ç`rast personi G.A. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu
që  undër tij do të pasojnë edhe parashtresa
adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=fn-qRJyKeh0

https://www.youtube.com/watch?v=xjaaxiGuCWQ

https://www.youtube.com/watch?v=s6SuChh23aA

SHBA: Kina të jetë e kujdesshme me Hong Kongun

Gazetarja Greta Van Susteren intervistoi për Zërin e Amerikës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për një numër çështjesh.

VOA: Zëri i Amerikës ka qasje në të gjithë botën, përfshirë drejtpërdrejt në Venezuelë dhe vendet e rajonit përreth. Shumë kaos po ndodh atje. Cili është mesazhi që dëshironi të përcillni për njerëzit në Venezuelë? Çfarë duhet të dinë ata rreth politikës amerikane?

John Bolton: Duhet të dinë se ne mbështesim plotësisht dëshirën e tyre të arsyeshme për të qenë në gjendje të kontrollojnë qeverinë e tyre dhe për të hequr qafe këtë regjim ushtarak autoritar, që në thelb shkatërroi ekonominë e vendit gjatë njëzet viteve të fundit. Vendet e hemisferës perëndimore janë pothuajse unanimisht në mbështetje të dëshirës së tyre për të parë një transferim paqësor të pushtetit. Pesëdhjetë e gjashtë qeveri e kanë njohur Juan Guaidon si presidentin e përkohshëm legjitim. Është hera e parë që ka pasur ndonjëherë një refuzim të tillë ndaj regjimit të Maduros. Pra kohët janë të vështira në Venezuelë, kjo për shkak të njëzet viteve të keqmenaxhimit të ekonomisë. Por dëshira jonë është të shohim një transferim paqësor të pushtetit dhe të kemi vërtet zgjedhje të lira.

VOA: Përballja me Maduron tani përfshin Rusinë, Kinën dhe Kubën. Cili është mesazhi që duhet të marrin?

John Bolton: Ata duhet të ndalin ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës. Opozita llogarit se ka mes 20 dhe 25 mijë kubanë në Venezuelë. Ata janë në fakt funksionarë paraushtarakë dhe ushtarakë. Ata mund të mos të kenë uniforma por janë aty jo vetëm për të mbështetur regjimin e Maduros, por për ta drejtuar atë. Do të bëja një parashikim që në se këta 20 apo 25 mijë kubanë do të shkonin në vendin e tyre sot në mesditë, deri në mbrëmje Maduro nuk do të ishte më në pushtet. Pra nëse je venezuelian do t’i bëje pyetje vetes: përse vendi ynë po kalon gjithë këtë krizë për të mbajtur në këmbë Kubën?

VOA: A shihni mundësinë e ndonjë përfshirjeje ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara, apo do të ketë thjesht një qasje sanksionesh ekonomike?

John Bolton: Presidenti Trump e ka thënë që në fillim se të gjitha opsionet janë në tryezë. Kemi ndoshta njëqind mijë qytetarë amerikanë, shumë me shtetësi të dyfishtë në Venezuelë. Ka dhjetëra mijëra evropianë dhe qytetarë të tjerë të huaj atje. Padyshim që nuk është dëshira jonë të shohim ndonjë ndërhyrje ushtarake. Ne duam një transferim paqësor të pushtetit. Shpresojmë që regjimi të mos shkaktojë akoma më shumë shkatërrime nga çfarë ka shkaktuar tashmë. Por askush nuk duhet të mendojë se ne do të lejojmë që kjo të vazhdojë. Po ju sjell një shembull tjetër. Tani ka 5 milion refugjatë nga Venezuela dhe vendet e tjera të hemisferës në Kolumbi, Peru, Brazil dhe vende të tjera. Është katastrofa më e rëndë humanitare në historinë e kësaj hemisfere.

VOA: Me paralajmërimin tuaj për vendet e tjera që bëjnë biznes me Venezuelën, pas vendosjes së raundit të dytë të sanksioneve, a po komunikoni me Rusinë apo me Kinën? Çfarë thonë ata për Venezuelën? A po bëhet Venezuela si një lloj top futbolli politik?

John Bolton: Po, kemi folur, si me Rusinë ashtu edhe me Kinën. Presidenti foli posaçërisht me Vladimir Putinin për këtë. Mendoj se një nga gjërat më interesante që tha Putini ishte: ju e dini që ata nuk mund të marrin dot vendime ekonomike në Venezuelë dhe në thelb pohoi se regjimi Maduro e ka marrë këtë kompani të pasur me naftë dhe e varfëroi atë. Mendoj se rusët dhe kinezët duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si veprojnë aty. Qeveria e Venezuelës i detyrohet atyre miliarda dollarë dhe nëse vjen një qeveri e re dhe vendos që ky borxh ishte kontraktuar në mënyrë të paligjshme, ata mund ta hedhin poshtë atë. Prandaj nëse doni të përfitoni nga shpimi i naftës venezueliane, mendoj se duhet të mendoheni mirë se çfarë do të mendonte një qeveri e re e zgjedhur demokratike për këdo që mbështet regjimin Maduro.

VOA: Hong Kong. Protestat vazhdojnë në Hong Kong. Cili është pozicioni i Shteteve të Bashkuara apo çfarë synojnë të bëjnë apo të mos bëjnë Shtetet e Bashkuara?

John Bolton: Ju e dini se kinezët kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara si shkaku i të gjitha këtyre demonstratave. Ata kanë thënë se jemi dora e zezë që filloi të gjitha këto dhe ata kanë bërë gjëra të tilla si botimi i informacione private për diplomatët, diplomatët amerikanë në Hong Kong. Kjo duhet të ndalet. Kinezët duhet të shohin me shumë kujdes hapat që ndërmarrin sepse njerëzit në Amerikë kujtojnë Sheshin Tiananmen, ata mbajnë mend fotografinë e njeriut që qëndroi para vijës së tankeve, ata e mbajnë mend statujën e Zonjës së Lirisë, mbajnë mend zërat e popullit kinez që kërkojnë liri dhe demokraci, mbajnë mend shtypjen e qeverisë kineze në vitin 1989 dhe do të ishte një gabim i madh të krijohet një kujtim të ri si ky në Hong Kong.

VOA: Cila është kostoja për Kinën? Doja të thoja, këto kujtime të këqia që ju cituat, i kujtoj, i mbaj mend, por Kina ka ecur mirë pavarësisht kësaj.

John Bolton: Një arsye është se ne jemi të përfshirë në një garë shumë të vështirë ekonomike me Kinën tani. Një arsye që ata ecën mirë pas asaj ishte nga vjedhja e pasurisë intelektuale amerikane, përfshirja në transferimin e detyruar të teknologjisë dhe jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe nga Evropa dhe Japonia. Gati 60 përqind e investimeve në Kinë kalon përmes Hong Kongut. Përse? Për shkak se ka një sistem gjyqësor që është i besueshëm, bazuar në modelin anglez që ne njohim në këtë vend, gjykatat mendohet të jenë të paanshme. Nëse Hong Kong e humbet këtë reputacion për shkak të një vendimi të gabuar të qeverisë kineze, këtë herë ata do të kenë pasoja të rënda ekonomike në Kinë, dhe mund t’ju them nga ato që kam dëgjuar, vetëm në javët e fundit, se fryma në Kongres është shumë e paqëndrueshme në këtë pikë, dhe një gabim nga qeveria kineze mendoj se do të shkaktonte një reagim të fuqishëm në kongresin amerikan.

VOA: Çfarë thoni se mendon Presidenti Xi për atë që po ndodh në Hong Kong?

John Bolton: Mendoj se është i shqetësuar për hapat që mund të ndërmarrë në të ardhmen. Ai është gjithashtu i shqetësuar për frymën që të gjithë të tjerët në Kinë mund të shohin tek Hong Kongu, ata duan lirinë e tyre. Shtetet e Bashkuara minimum presin që Kina të mbështesë marrëveshjen e traktatit që bëri me Mbretërinë e Bashkuar kur Hong Kongu iu kthye Kinës. Angazhimi për një vend, por me dy sisteme. Që, për 50 vjet pas dorëzimit, Hong Kong do të të ruajë sistemin e tij të veçantë dhe liritë që i janë lënë nga britanikët. Nëse ky traktat shkelet, është një problem i konsiderueshëm besueshmërie për Pekinin.

VOA: “Koreja e Veriut, Kim Jong Un. A do të ketë një samit tjetër? Dhe së dyti, a ka ndonjë përparim në negociata?

John Bolton: Ne nuk kemi pasur në fakt ndonjë negociatë thelbësore, në nivelin e punës me Korenë e Veriut që kur presidenti u takua me Kim Jong Un në Zonën e Çmilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe Jugut. Ne shpresojmë që ato të fillojnë përsëri së shpejti. Çështja e vërtetë është nëse Koreja e Veriut do të marrë vendimin e qartë strategjik për të hequr dorë nga armët e saj bërthamore dhe sistemet e hedhjes. Presidenti Trump i tregoi një film Kim Jong Un-it në Singapor kur ata u takuan për herë të parë se si mund të dukej e ardhmja ekonomike e Koresë së Veriut, nëse ata heqin dorë nga programi i tyre i armëve bërthamore. Ishte një film shumë mbresëlënës, dhe e pashë reagimin e Koresë së Veriut në tryezë. Dera është e hapur për ta që të arrijnë atë lloj jete për njerëzit e Koresë së Veriut, por ata duhet ta marrin vendimin e duhur dhe nuk e kanë bërë atë akoma.

VOA: Si janë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit tani?

John Bolton: Mendoj se Presidenti Trump ka një marrëdhënie shumë të mirë personale me Presidentin Putin. Ne kemi pasur një numër takimesh me të për një varg temash. Vetëm disa javë më parë, në të vërtetë, unë u takova me homologun tim rus dhe homologun tonë izraelit në Jeruzalem për të zhvilluar një takim mes tre këshilltarësh të sigurisë kombëtare për Sirinë, dhe praninë e Iranit në Siri. Pra, ne po flasim me ta, kemi një dialog kundër terrorizmit me ta. Ka shumë çështje ku kemi mosmarrëveshje, pa dyshim.

VOA: Por, si mund të kesh një marrëdhënie të mirë me ta nëse bëjnë gjëra të tilla si prova me një lloj arme bërthamore?

John Bolton: Mendoj se Presidenti shpreson që marrëdhëniet personale që ai ka do të përkthehen në diçka më shumë. Dhe ne kemi pasur bisedime me ta për të dalë nga Traktati INF, për të cilin ata na kuptuan. Ne thamë se ata po shkelnin traktatin, gjë që po e bënin, por ne patëm arsye të tjera për të dalë nga traktati, për shkak të kërcënimit të raketave me rreze të mesme të Kinës, të cilat gjithashtu kërcënojnë Rusinë shumë më tepër sesa kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Kështu që mendoj se ka interesa të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me fuqinë në rritje ushtarake të Kinës, dhe kam pasur biseda me rusët për këto çështje. Mendoj se do të ketë edhe më shumë pika të përbashkëta.

Trajneri i njohur turk zbulon origjinën shqiptare: Kam kushërinj në Kosovë

Vedat Muriqi ishte goditja e madhe e Fenerbahce në këtë merkato vere.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës arriti akordin me gjigantin turk për të lënë Rizespor dhe për të nisur një aventurë të re te verdheblutë.

Por, përpos shifrës 3.5 milionë euro paguar për klubin që e ndihmoi me 25 golat e tij në 50 ndeshje, në prapaskenat e këtij operacioni është trajneri i Fenerbahce, Ersun Yanal.

57 vjeçari i lindur në Buca ka zbuluar se ka një origjinë nga trojet e shtetit kosovar, duke konfirmuar një tjetër arsye se pse Muqiri është transferuar me mjaft bujë te Fenerbahce.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka pohuar strategu.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit, Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Te dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, pohoi ai.

Edhe pse ka pak ditë te Fenerbahce, Muqiri ka arritur që të lë gjurmën e tij, teksa ka qënë rezultativ në miqësoret e verës, duke shënuar dhe dhuruar asiste.


Historia e trishtë e gruas shqiptare

Pesë persona u arr^estuan mëngjesin e djeshëm nga policia italiane me aku^zën e dhu^nës sek^suale në grup dhe gra^bitje. Vikti^ma është një grua shqiptare që jeton në zonën urbane të Corigliano në Corigliano Rossano në provincën e Cosenzas në Calabri.

Ato që zbuluan çështjen skandaloze të dhu^nës dhe tort^urave që kishin vazhduar për dhjetë vjet, ishin het^imet e nisura nga oficerët e Komisionit të Sigurisë Publike në Corigliano Rossano, të cilët punuan nën koordinimin e prok^urorisë së Republikës në Castrovillari të drejtuar nga Eugenio Façiolla. Gruaja gjithashtu ishte detyruar të punonte si pros^titutë.

Vik^tima kishte pasur një lidhje jashtë^martesore me një prej të arre^stuarve, i cili më pas do ta përdh^unonte atë së bashku me meshkuj të tjerë duke ushtruar edhe dhu^në fiz^ike.

Në disa raste ajo u detyrua të merrte mjekim në një spital në Romë dhe për t’u justifikuar me familjen, që nuk kishin dijeni për asgjë, thoshte se kishte një sëmundje të paspecifikuar që i shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Gruaja kishte heshtur gjithmonë nga frika se mund t’i ndodhte diçka burrit të saj dhe djalit që kur filloi kalvari i vuajtjeve ishte 5 vjeç. Dhun^uesit e saj e kishin detyruar të heshtte duke kërc^ënuar të afërmit e saj me vd^ekje, të cilët nuk kanë ditur asgjë për vite me radhë.

Për më tepër, të arre^stuarit i kishin zhvatur shuma të ndryshme parash duke e kërc^ënuar se do të publikonin pamjet që e tregonin gjatë akt^eve sek^suale. Megjithatë, më 5 gusht, gruaja, e ezauruar, pasi iu tregoi historinë familjarëve të saj iu drejtua agjentëve të komisariatit të policisë Corigliano Rossano të cilët filluan het^imet e koordinuara nga prok^urori publik Mauron Gallone nën udhëzimet e prokurorit Eugenio Façiolla i cili zbuloi historinë trond^itëse të gruas.

Kështu u shfaq një periudhë e gjatë, gjatë së cilës vik^tima iu nënshtrua çdo lloj dhu^ne. Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të dysh^uarve, hetu^esit gjetën 480 gram marij^uanë, një peshore precize dhe një serë për kultivimin e marijuanës, si dhe mjete seks^uale. Het^imet vazhdojnë për të identifikuar subjektet e tjera që gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore janë bërë bashkërisht përgjegjës për dhun^ën sek^suale ndaj gruas shqiptare. Pesë të arre^stuarit, të gjithë nga Corigliano Rossano, u dërguan në burgun Castrovillari.

Pres^ione fizike dhe psikologjike që vazhduan edhe nën kërc*ënimin me vd^ekje ndaj djalit 5-vjeçar të gruas, e cila në disa raste u detyrua madje të bënte prost^itucion dhe t’i dorëzonte shumat e parave tortu^ruesve të saj.

Një hetim i shpejtë që zgjati shtatë ditë nga momenti i raportimit të vikt^imës. Një denoncim që nxori në dritë një skenar të frikshëm. “E gjitha filloi me një aferë jashtë^martesore – thotë Cataldo Pignataro, drejtues i stacionit policor Corigliano Rossano – mes gruas shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një mak^th të vërtetë”.

“Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet shërbime dhe dhu^në – vazhdon Pignataro – me takime sek^suale dhe shërbime ndaj burrave të tjerë: kanë ardhur dhe e kanë përdh^unuar vikt^imën edhe 20 njëkohësisht. Dhe në shtëpinë ku ndodhi tor^tura janë gjetur mjete për praktikat sadoma^zokiste”.

Hetimet u koordinuan nga kryep^rokurori i Castrovillari, Eugenio Façiolla dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone të cilët gjithashtu çuan në zbulimin, falë historisë së gruas, edhe të një plantacioni marij^uane.

Videot dhe materialet fotografike të gjetura në shtëpinë e të arre^stuarve nuk bënë gjë tjetër veçse konfirmuan historinë e vikt^imës. Hetimet nuk ndalen sepse shumë, të paktën njëqind meshkuj kanë ab^uzuar me të: hetuesit janë të vendosur t’i identifikojnë të gjithë.



Historia tronditëse e futbollistit të famshëm

Bruno Fernandes, i cili ishte një nga yjet e futbollit brazilian dhe që për pak nënshkroi me Barcelonën, është lënë i lirë muajin e kaluar, pasi ishte dën^uar me 22 vite bu^rg për vra^sjen e ish-të dashurës së vet, Eliza Samúdio.

Ai ka bërë vetëm 9 vjet bu*rg dhe është liruar me kusht. 34-vjeçari duhet të gjejë një punë, në mënyrë që të fitojë lirinë me kusht.Dhe, pavarësisht se ka vite që nuk luan, ai ka nënshkruar kontratë me një ekip të kategorisë së tretë.

Vetëm se ka një problem: Portieri brazilian është liruar me masën e sigurisë “arr^est shtëpie”, dhe për këtë arsye duhet të dalë një urdhër tjetër, që atë ta shoqërojë dikush në stërvitje.

Historia e Fernandes është tro^nditëse.Pavarësisht se ishte një yll në ngritje dhe fitonte mirë, ai u përfshi në një kri*m të tme*rrshëm, duke planifikuar vra*sjen e ish-të dashurës së tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010.

Shkak për këtë, ishte kërkesa e Eliza Samúdio, një ish-modele, që Fernandes të paguante për rritjen e fëmijëve që kishin bashkë. Në vend të pagesës, Fernandes e vr^au atë. Tru^pi i Samúdio nuk u gjet kurrë, pasi ajo iu hodh qenve.

Fernandes aku*zohet gjithashtu edhe se rrëm*beu të birin, por pavarësisht këtyre kri^meve të tmerrshme, ai është lënë i lirë dhe për më tepër, do të ketë mundësinë të luajë sërish futboll.

https://www.youtube.com/watch?v=xjaaxiGuCWQ

https://www.youtube.com/watch?v=qrHyFXE0K0s

https://www.youtube.com/watch?v=Z4fbO7tIDgU

Pas aksidentit të rëndë të trafikut, kamerat filmojnë çastin kur SHPIRTI LARGOHET NGA TRUPI! (VIDEO)

Shumë njerëz në botë besojnë se njerëzit kanë shpirt dhe se ai del pas vdekjes.

Megjithatë, shumë gjëra mbeten mister.

Por duket se gjërat po ndryshojnë.

Gjatë viteve të fundit në internet janë shfaqur shumë video ku shihet se si shpirti braktis trupin e njeriut./tn

https://youtu.be/UzJRW8FWdYI

Ky është i riu shqiptar që u ekzekutua në Gjermani (EMRI+FOTO)

Një shqiptar mbeti i vr^arë me ar^më zjarri në Gjermani ndërsa një tjetër u pla^gos.

Mediat gjermane shkruajnë se burrat e pla6gosur të moshës 30 dhe 31 vjeç, u gjetën në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus i tha BILD se të pla^gosurit janë të dy shqiptarë.

Ata përfunduan në spital, por njëri prej humbi jetën më vonë si pasojë e pla^gëve të marra. Disa të shtë^na u qëll^uan në drejtim të të rinjve nga një makinë në lëvizje, çka do të thotë se vra^sja ka qenë e parapërgatitur. Vik^tima është identifikuar si Keidi Pasha.

Ata po ecnin në trotuar. Një banor i tha BILD se kishte dëgjuar gjashtë të sht^ëna. Het^uesit siguruan prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e vik^timës për të dhëna dhe për detaje. Një komision het^imor për vra^sjen u krijua mëngjesin e sotëm me rreth 20 het^ues dhe zyrtarë policie.

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vr^a mbrëmjen e kaluar në Volfsburg të Gjermanisë

https://www.youtube.com/watch?v=Z4fbO7tIDgU

Vinçi i mori jetën mërgimtarit në Gjermani

Vinçi i mori jetën një djali të ri që po punonte në Gjermani. Bëhet fjalë për Rexhep Kurtin nga fshati Vllahi i Mitrovicës.

Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një lartësi të madhe, në momentin kur është rrë^zuar vinçi, shkruan Reporteri.net.

Në vend ka mbetur nga go^ditja e vinçit edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në ko^ma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngush6ëllime për familjen e ngushtë.

https://www.youtube.com/watch?v=Z4fbO7tIDgU

https://www.youtube.com/watch?v=bwIOJd6ZlTc

https://www.youtube.com/watch?v=uW7S1IdNKPg

 

Kujdes! Era e fuqishme shkul drunjtë në Tetovë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot kishte paralajmëruar reshje të shiut, si dhe ulje të temperaturave për pesë deri tetë gradë.

Sipas meteorologëve, so pasdite dhe gjatë natës, së pari në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa proceset do të jenë edhe në formë të paraqitjes së stuhive dhe vetëtimave.

Të enjten poashtu do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Në Tetovë ka disa çaste që frynë erë e fortë dhe janë shkulur edhe drunj. Prandaj duhet të bëhet kujdes maksimal gjatë lëvizjes nëpër rrugë./TetovaNews

https://www.youtube.com/watch?v=bwIOJd6ZlTc&feature=youtu.be

Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Jam një vajzë nga Maqedonia dhe problemi im filloi në këtë mënyrë!

Ndjeja frikë disa netë pa arsye ndërsa verën e kaluar nuk po i kushtoja vëmëndje dhe kaloi.

Nga muaji prill unë kisha provimet e fakultetit (të Mjekësisë saktësisht, gjithashtu punoj në ordinancë stomatologjike çdo ditë të javës) dhe në provimin e fundit një javë përpara më kaploi një tm^err fr^ike). Të nesërmen pata provimin e fundi. Dola me nota shumë të mira. Atë ditë që mbaroja afatin mua më erdhi një lloj ndjesie e keqe në stomak si demoralizim. Unë nuk e dija se çfarë kisha dhe si shumë të shqetësuar të tjerë u drejtova tek një mjek internist. Pas anamnezës ai më dha eglonyl 2×1. Frika m’u largua por kisha shumë mundime si gjatë edhe pas mbarimit të barit.

Nervozohesha, kisha marrje mendsh etj. Më pas për këto shqetësime u drejtova te një mjek tjetër që më rekomandoi xanax 0.25 2×1 të cilët më bënin keq. E këtu filloi show i vërtetë. Duke lundruar nëpër internet dhe duke kërkuar për neuroza unë fillova të mendoja që jam në depresion. Kisha frikë se mos çmendem, mos ndahem nga i fejuari, mos bëj vetvrasje dhe vetëm në këtë drejtim qëndronte mendja ime. Pas bisedës me një mike të vlefshme unë vendosa të mos konsumoja medikamente të ndryshme dhe pata dukshëm përmirësim duke u munduar të bind veten se nuk jam e sëmurë.

Pastaj ankthi më vinte një herë në 4-5 ditë dhe e ndërlidhja me depresionin ose çrregullimet bipolare, ndërsa kur ndihesha mirë mendoja që jam në fazën maniak. Vendosa të shkoja në psikiatër që të më thoshte që nuk kam gjë dhe të më jepte kurajo sepse unë isha aq keq dhe mund të bëja edhe pa medikamente. Psikiatri sapo morri anamnezën me diagg me f40.8 dhe g44.2 tha që kam ankth dhe depresion. Nuk më dha shumë shpjegime por vetëm më tha që gjendja do kalojë për 1 muaj e gjysmë. Me rekomandimin e psikiatrit unë marr Zepira 5 mg 1×1 dhe xanax 0.25 1×1. Ndihem më mirë, ka 18 ditë që konsumoj këtë terapi. Meraku im është se mos bëhem e varur nga këto substance. Çfarë mendoni ju për gjendjen time? Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Të lutem shumë pres përgjigje!

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: E nderuar studente e Mjekësisë, po të them që në fillim, lum si ti për intelektin dhe shëndetin shumë të mirë që ke! Të garantoj 100% që s’ke asnjë lloj patologjie. Edhe për degën e Mjekësisë që po mbaron më gëzon shumë, pasi duke i kaluar vetë këto simptomat e ankthit e të panikut do të ndihmosh edhe shumë të tjerë pa ilaçe e pa i çpuar me gjilpëra por vetëm duke e sqaruar e bindur se simptomat e ankthit ndër to edhe depresioni që kuron nga ankthi nuk janë sëmundje dhe nuk të çojnë në ndonjë sëmundje, Ti gjithashtu po pranon se edhe në një ordinancë stomatologjike dhe kjo ende të bën më shumë të vlefshmee të të them lum si ti për veten tënde e lum si shtëpia që të ka!

Le ti bëjmë tani një analizë të shkuarës, problemeve që ti ke kaluar. Normalisht kur të mbarosh ti degën e mjeksisë do të dish të kuptosh dhe të besosh se të gjitha këto që ke kaluar ti si tmerr nuk të rrezikojnë hiç fare sepse nuk janë asgjë tjetër vetëm një alarm i rremë ose një lloj “tsunami” fjalë të cilën siç e sheh e kam futur në thonjëza. Mirëpo me sa duket ti nuk e ke mbaruar të plotë mjeksinë, por edhe kur ta mbarosh, kur vjen puna për veten, mendon se je një person unik në lidhje me shëndetin dhe nuk i beson ato që di, ose frika nuk të lejon ti kujtosh ato që ndoshta i di. Për këtë arsye themi ne që “sqepari nuk e gdhënd dot bishtin e vet, ndaj nuk lejohet për një doktor sado i zoti të jetë të diagnostifikohet. Në letrën tënde duket qartë se ti i ke kuptuar shumë gjëra që kur tu duk se filluan ashtu si <> ti u përqëndrove në to u trëmbe, pra u trëmbe shumë dhe u “zhyte” fare nëpër detin e frikës siç thua ti “duke lundruar nëpër internet” e duke kërkuar sëmundje ti u trëmbe edhe më shumë dhe në fund “dorëzove” tek doktorët kur do të kishte një zgjedhje të bukur: terapia e ëmbël që do të thotë psikoterapia dhe kurat 100% bimore.

Ty do të shërbente vetëndihma po të dëgjoje me vëmendje disa intervista të mijat me titull depresioni dhe ankthi. Shumë mirë që ti je përpjekur për të bindur veten që nuk je e sëmurë me depresion por edhe pse je studente e mjeksisë, ti nuk mundesh që ta bësh vetë këtë gjë, pasi ti e di se si simptomat e ankthit përngjajnë aq shumë me ato të sëmundjeve të tjera. Edhe për rastet më të thjeshta në dukje, unë përdor testet shkencore sepse vetëm ato nuk të lënë që të gabosh. Nuk mund të bazohem vetëm tek ato që thotë klienti, pasi nga frika, ankthi ai i sheh të zmadhuara të gjitha, pasi ai i acaruar ja fut edhe “kot”. Diagnostifikimi ka rëndësi vendimtare prandaj unë habitem me ata doktorë që nxitojnë për të mbushur recetat ende pa e dëgjuar mirë pacientin e “gjorë” them i “gjorë” sepse në disa raste rezultojnë të sëmurë.

Ti thua që psikiatri nuk më dha shumë shpjegime por më tha “ankth dhe depresion” këtë unë nuk e kuptoj mirë pasi ka ankth që të kuron nga depresioni (bipolar) e në këtë rast ky ankth buron nga sëmundje dhe nuk mund të kurohet pa u kuruar sëmundja. Ja se si shkruan doktoresha e shquar Italiane Chiara Libero te libri “Depresioni, ankthi, stresi” faqe 17: Depresioni i shkaktuar nga ankthi karakterizohet nga ankthi, normalisht gjëndje e ndjerë emocionale, merakosjet e vazhdueshme mund të zhduken nga disa kura natyrore, si përshembull fitoterapia që përdor barnat për cilësitë e kurimit të ankthit që kanë atop or gjithashtu edhe teknikat, si dhe me anë të psikoterapive të shkurtra. Besoj se u kuptuam e nderuara studente. Kaq na lejon përgjigja e letrës tënde por normalisht që kam ende shumë për të thënë. Je e mirëpritur.

Vihen pas hekurave katër persona në Tetovë, dy prej tyre të moshës 16 dhe 17 vjeç

Katër persona janë vënë në pra^nga në Tetovë pasi u kapën me mariju^anë.

Policia e Tetovës dje rreth orës 22 e 45 minuta, në rrugën “Ivo Llolla Ribar” kanë priv^uar nga liria 25-vjeçarin nga Tetova me inicialet A.J. dhe 20-vjeçarin me inicialet K.Sh., si dhe dy të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç, që të dy nga Tetova.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjete, “SEAT Ibiza”  dhe “Opel Corsa”, me targa të Tetovës, policia ka gjetur mari^juanë. Nga liria u priv^ua dhe u nda^lua në stacionin policor edhe 23 vjeçari A.J. nga Tetova, i cili pen^goi policinë gjatë arr^estmit të katër personave të lartpërmendur.

Pas dokumentimit të rastit do të pasojnë kall^ëzimet adekuate, njofton MPB, transmeton Tetova News.

https://www.youtube.com/watch?v=3RPeLPFuoa4


Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Në Zherovjan të Tetovës policia ka privuar nga liria 23-vjeçarin me inicialet H.J dhe 29-vjeçarin me inicialet L.M nga Tetova. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Passat”, me targa të Tetovës, në të cilën ndodheshin që të dy personat, ndërsa makina ishte e parkuar në afërsi të pikës së karburantit, policia gjeti dhe konfiskoi ko^kainë. Që të dy personat u mbajtën në Stacionin policor të Tetovës ku ka nisur procedura për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Në fshatin Bogovinë, gjatë kontrollit të automjetit “BMW”, me targa zvicerane, e drejtuar nga 30-vjeçari me inicialet E.H, kurse në makinë ndodhej edhe 29-vjeçari me inicialet A.Sh., që të dy nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer nga policia e Tetovës, iu gjet ko^kainë, prandaj që të dy u privuan nga liria dhe u mbajtën për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./TetovaNews

https://www.youtube.com/watch?v=3RPeLPFuoa4

https://www.youtube.com/watch?v=pWgIePHA9nA

https://www.youtube.com/watch?v=DGb1VoRYGYM

https://www.youtube.com/watch?v=Ei8qwsxrL-o

“Vetëm ti”, thotë Shkumbin Ismaili në këngën e re (VIDEO)

Shkumbin Ismaili ka lansuar këngën e tij të re me titull “Vetëm ti”.

Edhe kësaj radhe, këngëtari i qëndroi besnik rrymës në të cilën këndon vazhdimisht, kurse këngës ia shoqëroi edhe videoklipin.

Për tekstin dhe muzikën u kujdes vetë Shkumbini, ndërsa videoklipi është punuar nga Max Production.

METEOROLOGËT PËR NESËR PARALAJMËROJNË RESHJE TË SHIUT NË MAQEDONI

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër ka paralajmëruar reshje të shiut, si dhe ulje të temperaturave për pesë deri tetë gradë.
Sipas meteorologëve, nesër pasdite dhe gjatë natës, së pari në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa proceset do të jenë edhe në formë të paraqitjes së stuhive dhe vetëtimave.

Të enjten poashtu do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

“Ju puth të gjithëve”/ Mesazhi i fundit i gazetares së njohur para shkuarjes në amshim

Lajm i tri^shtë sot për gazetarinë italiane. Ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare gazetarja investigative Nadia Toffa.

Karakter i hekurt, profesioniste e paanshme gjithmonë në kërkim të së vërtetës, Nadia Toffa humbi bet^ejën me jetën pas 2 vitesh kundër një sëmundje të pashërueshme, tumore në tru.

Nadia Toffa nisi karrierën e saj si gazetare më vitin 2009 ne një televizion lokal në qytetin e saj në Breshia.

Më pas u bë pjesë e stafit të emisionit inv^estigativ “Le Iene”. ku u dallua për investigimet e saj të sukseshme si mash^trimet e farmacive në dëm të konsumatorëve, trafiku ile^gal i plehrave për llogari të maf^ias puglieze Kamorra, shfrytëzimi i pros^titucionit min^oren, anoreksia etj.

Debutimi i saj dhe si moderatore televizve vjen më vitin 2016 kur i besohet drejtimi i programmi Open Space, në Mediaset.

Menjëherë pas tij Nadia Toffa bëhet një nga drejtueset e programit Hienat së bashku me moderatorët Piff e Geppi Cucciari.

Gjatë karrierës së saj Nafia Toffa është vlerësuar me Cmimin Luccheta e me Cmimin Ndërkombëtar per gazetarinë në qytetin Iskia

‘Të lulëzosh në dimër”

Historinë e bet^ejës së saj kundër kancerit gazetarja italiane e rrëfen në librin autobiografik” Të lulëzosh në dimër”.

Ishte dimri i 2017, data 2 dhjetor kur Nadia humbi ndjenjat në një hotel në Trieste ku po punonte për të realizuar investigimin e rradhës.

Prej atij momenti nisi kalvari i gjatë i një sëmundje të pashërueshme.

Edhe gjatë ciklit të kimioterapisë Nadia Toffa ishte në kërkim të së vërtetës duke deno^ncuar cdo mjek sharlatan popullor që bindte të sëmurët per të mos u kuruar në spitale.

“Nuk duhet pasur frikë ta thërrasësh në emer këtë sëmundje, shkruante Nadia – ndoshta ky bas^tard do trembet duke e parë në fytyrë e drejt në sy.”

“Eshte një sfidë që ndoshta mund të mos e fitoj, por më duhet të luftoj deri në momentin e fundit” shprehej Nadia për emisionin “Verissimo”

Sot në lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta kolegë gazetarë, drejtues të Mediaset, e njerëz të thjeshtë përcjellin përmes komentve të tyre dhimbjen e kësaj humbjeje.

“Ju puth të gjitheve…” shkruan Nadia Toffa në postimin e saj të fundit në instagram, e qeshur dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj me të cilët bashkëbisedon mbi të nxehtit e verës 2019.

“Asgje për ne nuk do jetë si më parë”, shkruan në rrjetet sociale redaksia e Hienave duke i dhënë lamtumirën një prej gazetarëve më të sukseshëm inve^stigativ./ Ora news

Aksident “live” në Fejsbuk, del nga rruga dhe futet ne një oborr, u merr jetën tre personave…(VIDEO)

Tre persona kanë humbur jetën në lindje të Rumanisë kur një burrë po transmetonte live në Facebook ngarjen e shpejtë të makinës sportive, me të cilën doli nga rruga dhe u fut në oborrin e tyre.

Në këtë aksident humbën jetën një shtatzënë, djali i saj i moshës tre vjeçe dhe një grua 79-vjeçare.

Incidenti në të cilin humbën jetën tre persona dhe një tjetër u pl^agos, ka ndodhur në vendbanimin Vakareni, 250 kilometra në lindje të Bukureshtit.

Shoferi dhe shoqëruesi i tij gjithashtu janë plagosur. Shoferi, edhe pse me lëndime trupore, tentoi t`ia mbathte, por shpejt u arr^estua./TetovaNews

https://youtu.be/Ei8qwsxrL-o

https://youtu.be/pWgIePHA9nA

https://www.youtube.com/watch?v=RLmzlxIvETg

Aksident i rëndë në Shkup, përfshihen tri makina (FOTO+VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në të cilën sipas dëshmitarëve janë përfshirë tri vetura.

Sipas pamjeve dhe fotografive amatore që kanë arritur në redaksinë e TV SHENJA, veturat e përfshira në aksident janë të markave Audi, Mercedes dhe BMW.

Se si ka ardhur deri te aksidenti ende nuk dihet. Poashtu është e paqartë nëse ka persona të lënduar nga pjesmarrësit në aksident. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=pWgIePHA9nA&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=RLmzlxIvETg

https://www.youtube.com/watch?v=M9I8GugOM1A

https://www.youtube.com/watch?v=DGb1VoRYGYM

https://www.youtube.com/watch?v=YTdI1vDI-jE



Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha Kelani për Telegrafin.


Përfshihet nga flakët dhe digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi dolën me shpejtësi.

Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit.

Shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

Në radhë për pasaporta bullgare; kryesojnë maqedonasit, moldavët, serbët dhe shqiptarët

“Një total prej 2.566 njerëz kanë marrë nënshtetësinë bullgare në gjashtë muajt e parë të 2019”, sipas të dhënave nga Komisioni për Shtetësi Bullgare në Zyrën e Presidentit të Republikës së Bullgarisë.

“Vitin e kaluar, 3 619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën shtetësinë Bullgare”, shkruan botimi online maqedonas Meta, cituar nga Focus.

Tetëdhjetë e tetë persona u privuan nga pasaportat e tyre bullgare. Një total prej 1,390 personash iu mohua shtetësia Bullgare, me rekomandimin e Ministrit të Drejtësisë, ndërsa 245 aplikime shtesë u refuzuan me vendim të Zëvendës Presidentit, i cili kryeson komisionin qytetar.

Shtetësia bullgare, përmes natyralizimit është revokuar në pesë raste me arsyetimin se ata që kanë aplikuar kanë fshehur informacione që i skualifikojnë ato. Ka të bëjë me dën^imet pen^ale të aplikantëve ose lidhjen e tyre me kr^imin.

Raporti thotë se në vitin 2018, gjithsej 8 362 persona morën nënshtetësi bullgare në bazë të origjinës bullgare ose përmes natyralizimit.

Nga këto, shumica – 3 619, vinin nga Republika e Maqedonisë Veriore, pas tyre – 1422 nga Ukraina. Grupet e ardhshme më të mëdha janë moldavët dhe izraelitët, disa qindra në total, të ndjekur nga serbët, shqiptarët dhe turqit.

Në mesin e atyre që morën nënshtetësinë bullgare në vitin 2018, ka austriakë, rusë, spanjollë, vietnamezë, sirianë, libanezë, gjeorgjianë, italianë, kanadezë dhe tre kinezë.

Në 2018, pretendimet e 1.245 personave u refuzuan, kryesisht për shkak të dokumenteve të falsifikuara në procedurat e natyralizimit, përdorimin e identitetit të dikujt tjetër, ose për shkak se ata ishin privuar nga e drejta e tyre për qëndrim të përhershëm në vend.

Turqia prezanton prototipin e automjetit fluturues

Shefi i kompanisë teknologjike turke ”Bayraktar”, prodhuesit turk të dronëve, mjeteve fluturuese pa pilot, shpalosi prototipin e një automjeti fluturues që, nëse materializohet, do të ishte i pari i këtij lloji në vend.

”Kompania ka punuar në vizatimin teknik, dizajnimin, testimin, detajimin dhe prodhimin e këtij prototipi për tetë muaj”, njoftoi Selçuk Bayraktar në rrjetet sociale.

Automjeti fluturues i quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet në Teknofest, festivalin më të madh në Turqi të hapësirës ajrore dhe teknologjisë.

Automjeti ka marrë emrin e inxhinierit të famshëm mysliman Al Jazari, i cili jetoi mes viteve 1136 dhe 1206.

Bayraktar gjithashtu nisi një anketë për të zgjedhur njërën prej katër ngjyrave për prototipin.

Kompania ”Bayraktar”, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë.