Ballina Kronika Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha Kelani për Telegrafin.


Përfshihet nga flakët dhe digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi dolën me shpejtësi.

Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit.

Shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët në panik kanë dalë jashtë me shpejtësi.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit që shpërtheu në flakë në lëvizje, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik që ka shkaktuar më pas zjarrin në motor dhe djegien e autobusit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews