Ballina Blog Faqe 560

Tetovë, vihet pas hekurave ish-kryeshefi i policisë

Është arr*estuar ish kryeshefi i Stacionit policor të Tetovës Rauf R, pasi që në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur ar*më të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje. Deri tek bastisja e shtëpisë së ish kryeshefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas deno*ncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kër*cënuar me jetë. Personi në fjalë, sot është nxjerr para gjyk*atësit për procedurë paraprake në Gjyk*atën themelore të Tetovës./Alsat


Kalaja e Tetovës, e lënë plotësisht pas dore (VIDEO)

E lënë tërësisht pas dore, e mbuluar nga mbeturinat, pa ndriçim, pa roje dhe skajshmërisht e dëmtuar. Kjo është pamja e parë në Kalanë e Tetovës. Restaurimi i filluar vite më parë nuk ka vazhduar, grumbulli i gurëve për ri ngritjen e mureve mbrojtëse nuk është askund. Kjo lënie situatë ka bërë që Kalaja të humb edhe ato pak vizitorë të huaj që kishte.

Kjo me të vërtetë është turp për Tetovën si qendër e shqiptarëve me dy universitete, përse mos të rregullohet pak të shikohet kjo që mund të bëhet qendër e bukur rekreative për të rinjtë. Institucionet do i kisha porosit që ti hapin sytë pak, jo reforma të bëjnë nëpër zyra”-theksoi një banor i intervistuar për Alsat

Është shumë bukur ka pamje të bukur në male. Por këtë duhet ta pastrojnë pak dhe të bëjnë ndonjë rekonstruim”.- u shpreh Daniel Meriturcher, Gjermani

Drejtori i Arkivit, fajin e hedh tek Ministria e Kulturës, e cila, sipas tij, nuk ka ndarë fonde, ndërsa vazhdon të premtoj se shumë shpejt do fillojë sanimi.

Pritet, është biseduar me ta po ashtu iu kemi apeluar se monumenteve të Tetovës iu duhet mirëmbajtje dhe kemi përgjigje pozitive se shpejt do të fillojnë të sanohen objektet”.- tha Miqo Stojçeski. Drejtor i Arkivit të Tetovës

“Pothuajse çdo vit, Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare për Konservim dhe Arkivi i qytetit premtojnë se, vitin e ardhshëm do ndahen fonde dhe do fillojnë punët në kalanë e Tetovës, por, deri në këto momente, edhe përkundër këtyre premtimeve nuk është nderuar as edhe një poç elektrik e lere më të vendosin roje që ta ruaj kalanë nga gërmuesit e egër të arit”.


Maqedonia e Veriut drejtë zgjedhjeve të reja parlamentare

Dyshimet për përfshirjen e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva në një skandal ryshfeti, kanë rritur kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pikërisht kjo kërkesë ka çuar në dështimin e takimit të liderëve të partive politike të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev, për shkak se në nuk ishte paraparë të debatohej për kërkesën e opozitës.

Zaev ka thënë se vendi nga zgjedhje të reja do të humbiste ekonomikisht ndërsa ka theksuar nevojën për të debatuar për çështjen që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Por, VMRO DPMNE-ja opozitare konsideron se “zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për krizën e rëndë të nxitur nga Qeveria e korruptuar dhe e paaftë e kryeministrit Zaev”.

Por, qëndrimet e tilla të partive politike nga njohësit e çështjeve politike, shihen edhe si taktizim për pozicione më të mira.

“Mendoj se ajo që kërkon Mickovski më tepër ka të bëjë me presion ndaj pushtetit se me mbajtjen e zgjedhjeve pasi dy partitë kanë besueshmëri thuajse të njëjtë dhe kjo do të ishte e rrezikshme për dy blloqet nëse vendosin të shkojnë në zgjedhje, në aspekt të numrit të deputetëve që mund të fitojnë dhe formimit më pas të qeverisë”.

“Sidoqoftë, të gjitha partitë opozitare synojnë zgjedhjet për të ardhur në pushtet, kështu e shoh edhe kërkesën e opozitës tek ne”, thotë analisti Nenad Markoviq duke shtuar se zgjedhje këtë vit vështirë se do të ketë, por nuk e përjashton mundësinë që ato të mbahen në pranverë, por gjithçka sipas tij varet nga raporti i BE-së, në vjeshtë, sa i përket datës për çeljen ose jo të negociatave.

“Mendoj se zgjedhje nuk do të ketë këtë vit para se gjithash për shkak të pritjeve të vendimit të BE-së në tetor, për çeljen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Vendimi që do të merret konsideroj se do të përcaktojë kursin e ardhshëm të partive politike. Nëse merret data, besoj se zgjedhjet e parakohshme janë më reale dhe ato do të mund të mbaheshin në mars apo prill të vitit të ardhshëm. Ky do të ishte momenti më i volitshëm për pushtetin që datën ta shfrytëzojë për ruajtjen e pushtetit në zgjedhje”.

“Pra, gjërat do të jenë më të qarta në tetor dhe deri atëherë do të vazhdojnë përplasjet mes partive për pozicione më të fuqishme”, thotë Markoviq.

Por, ndryshe nga ai mendon Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, sipas të cilit vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.

“Mendoj se Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se na duhet një qeveri me më tepër kompetenca dhe më pak e korruptuar dhe nuk mendoj se kjo përbërje maqedonase mund të sjell diçka të mirë për qytetarët përveç pesimizmit dhe të largimit të tyre për shumë arsye të cilat dihen”, thotë Sinani, duke akuzuar Qeverinë për mospërmbushjen e premtimeve të shumta që kishte dhënë para ardhjes në pushtet dy vjet më parë, e të cilat edhe mund të jenë arsyeje që Zaevi t’i shmanget mbajtjes së zgjedhjeve.

“Qeveria aktuale është në krizë të thellë për shkak se nuk kemi parë reforma gjatë kësaj periudhe, çështja tjetër është se Zaevi është në pikët më të ulët për shumë arsyeje për shkak se abuzoi me votën e qytetarit. Ndërkohë kur flas për shqiptarët në raport me qeverinë, ata nuk pan diçka substanciale për ta, por vetëm premtime e buzëqeshje. Pra, këto janë pak a shumë shqetësimet se pse nuk do të mbahen zgjedhje”, thotë Sinani.

Mundësia për zgjedhje të parakohshme ishte paralajmëruar fillimisht nga kryeministri Zoran Zaev në rast të mos marrjes këtë verë të datës për negociata me BE-së, por në vend të kësaj, Zaev ka bërë një riformatim të vogël të Qeverisë, që nga opozita është vlerësuar më tepër si farsë ”për t’i ikur zgjedhjeve të parakohshme.


Uniformat blu futen në shtëpinë e 64-vjeçarit në Tetovë

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë, gjatë natës së kaluar (19 korrik), në periudhën nga ora 21 deri ora 22, me urdhër të gjy*katës, kanë kryer bas*tisje në shtëpinë e 64- vjeçarit R.R. Nga Tetova, me lokacion në rrugën ,,Andrea Stojanoviq,, në Tetovë, njofton policia, transmeton Tetova News.

Gjatë bastisjes janë gjetur pu*shkë auto*matike me një kornizë të plotë me 29 plu*mba të kal*ibrit 7,62 milimetër, një pist*oletë ,,Gllok,, me një kornizë në të cilën ka pasur 6 plu*mba, dhe 32 plu*mba për pist*oleta të kalibrave të ndryshëm.

Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe janë sekuestruar për eksp*ertizë, kurse personi R.R. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor në Tetovë.

Gjatë ditës së sotme (20 korrik), R.R. me parashtresë adekuate do të dërgohet përpara gjyk*atësit, në procedurë paraparake të Gjyk*atës Themelore Tetovë.


“Jam me kancer”, Kastro Zizo trondit fansat!

Këngëtari Kastro Zizo ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat. Nuk dihet nëse këngëtari e ka bërë me seriozitet këtë deklaratë apo në formë shakaje, por një gjë dihet me siguri: Kur vjen puna tek serioziteti, ai çalon pak.

Pak orë më parë, këngëtari ka hedhur një foto me një mace në Instagram, ku deklaron se janë të dy me kancer.

‘JEMI TE 2 ME KANCER djali me lule në kokë Nina balerina’, shkruan këngëtari, ndërkohë ka bërë një tjetër postim në Instastory.

‘Ti ma mposht… Kot fare!… Kishte dy ditë pa ngrënë. Kancer?! Jo m’ka marrë malli’, shkruan Kastro duke i bërë edhe më tepër konfuzë ndjekësit.

VIDEO/ Kamerat kapin mat hajdutin e celularëve, ja si vjedh i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pra*nga një 36-vjeçar, autor i disa vjedhjeve në kryeqytet. Mësohet se i riu u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Specialistët për Het*imin e Kri*mit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën pen*ale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna heti*more, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dën*uar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e arm*ëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur përson në kërk*im nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën pen*ale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhu*në fiz*ike dhe psiko*logjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prok*urorise së Rrethit Gjyq*esor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.youtube.com/watch?v=qfcouMXgTWs&feature=youtu.be


VIHEN PAS HEKURAVE KINEZËT E INCIDENTIT NË SHKUP (VIDEO)

Policia ka njoftuar se janë arr*estuar qytetarët e Republikës Popullore të Kinës të cilët dje sul*muan një qytetar në Shkup. Në komunikatën e policisë thuhet se më 17.07.2019 në SPB Shkup M.T. nga Shkupi ka paraqitur se rreth orës 11:20 në restoranin në qendrën tregtare ka qenë i sul*muar fizikisht nga të punësuarit e restorantit L.Ç. (34) dhe L.SH. (43) qytetarë të Republikës Popullore të Kinës, ndërsa ka pasur të bëj me porosinë e ushqimit.

“Njëri nga shtetasit kinez me mj*et të fortë iu është afruar dhe ka sul*muar M. T., ndërsa personi tjetër ka he*dhur mjete tjera ndaj tij. Pas marrjes së masave L.Ç. dhe L.SH. janë arr*estuar në stacionin policor në Karposh dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kall*ëzim pe*nal”, njoftoi policia.

https://www.youtube.com/watch?v=XZQgCJnszSs


Gostivar, 16-vjeçarja me skuter aksidenton 35-vjeçaren nga Negotina

Në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, dje më 18 korrik 2019, rreth orës 15 e 30 minuta, 16-vjeçarja nga Gostivari, e cila ka qenë duke drejtuar skuter, ka aksidentuar këmbësoren E.M.(35) nga fshati Negotinë e Pollogut.

Këmbësorja e lënduar E.M. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar

Pas kryerjes së inspektimit, punohet në përcaktimin e shkakut dhe rethanave të  tjera lidhur me këtë aksident.


Incident në Gostivar

Mbrëmë, më 18 korrik 2019,  rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, pjestarët e policisë nga Stacioni policor i Gostivarit, e kanë arres*tuar 45-vjeçarin A.S. nga Gostivari, për arsye se i njëjti është sjellë në mënyrë agr*esive dhe i ka fy*er dhe poshtër*uar pjestarët e policisë, të cilët kanë qenë në detyrë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.


Incident në Tetovë

Dje, më 18 korrik, rreth orës 15 e 20 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç,, në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arres*tuar 42-vjeçarin G.R. nga fshati Reçicë e Vogël, për arsye se më herët e ka sul*muarr fizikisht 25-vjeçarin V.J. nga fshati Dobrosht i Tetovës dhe ia ka marrë veturën e tij ,,Fokcvagen Golf,, e cila më vonë është gjetur dhe kthyer tek pronari.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit G.R. do të pasojnë edhe parshtresa adekuate..


Kasami u takua me Mickoskin: Kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në RMV (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes BESA u takua me kreun e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral i partisë Arjanit Hoxha, janë takuar me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i partisë Igor Janushev.

Siç kumton partia Lëvizja BESA në takimin e dy liderëve të partive opozitare u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme socio-ekonomike në vend.

“Të dy subjektet politike u pajtuan se Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka kapacitet ta udhëheq vendin në proceset e rëndësishme euro-integruese, për këtë shkak është e nevojshme që sa më shpejtë të organizohet zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kasami dhe Mickoski, u pajtuan që takime të këtilla publike mes partive opozitare të vazhdojnë edhe në të ardhmen.” thuhet në komunikatë.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev e thirri Mickoskin në takim liderësh që duhej të mbahej sot, por ky i fundit nuk pranoi pasi që sipas tij, nuk do të flitej për temat të cilat ai i kërkon. Ndërkaq, lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk mori ftesë.

https://www.youtube.com/watch?v=JtTnlSh1m1I&feature=youtu.be


Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës (VIDEO)

Prishtinë, 19 korrik – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paraqiti dorëheqjen pasi ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje në Hagë.

Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intevistim.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, tha Haradinaj.


Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ia marrë kompetencat Teuta Arifit

Organizata joqeveritare Eco Guerilla i kërkon kryeministrit Zoran Zaev që t’ja marë ingerencat kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Organizata joqeveritare thekson se Qyteti i Tetovës është shndërruar në një katrahurë urbane ku mbizotëron kaosi në trafik, mungesa e pastërtisë publike, grumbuj mbeturinash në shumë pjesë të qytetit, mungesa e ujit të pijshëm për shumë lagje, mungesa e transportit publik, mungesa e vendparkimeve ose garazheve në kate.

“Në anën tjetër, inspektoratet përkatëse bashkë me policinë e trafikut kanë dështuar tërësisht për të vendosur rendin dhe ligjin, parandalimin e ndotjes së e ajrit, ujit dhe tokës si dhe çlirimin e hapësirave publike që po uzurpohen para syve tona. Tetovës përditë e më shumë i zvogëlohen edhe ato pak hapësira të gjelbërta që kanë mbetur. Shembulli i fundit, siç mund ta shihni edhe në video është shkatërrimi dhe uzurupimi i hapësirave publike të gjelbërta në qendër të qytetit, përgjatë rrugës Boris Kidriç. Deri sa parqet dhe hapësirat që janë pronë e të gjithë qytetarëve po betonohen, Komuna hesht dhe nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar”.

Më tej theksohet se Qyteti i Tetovës aktualisht ndihet sikur shtëpi pa të zot sepse Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe në mandatin e dytë të saj ka dështuar t’i përgjigjet nevojave, kërkesave dhe detyrimeve ligjore që ka për të patur një mjedis të pastër jetësor dhe një qytet funksional. Transparenca fiskale dhe llogaridhënia si detyrim ligjor ndaj qytetarëve nuk janë respektuar nga Komuna e Tetovës.

“Duke patur parasysh faktin që gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, Ju nga pozita e Kryeministrit i dhatë përkrahje të hapur dhe i kërkuat qytetarëve votën për Teuta Arifin, po kërkojmë nga JU që të të ndërmerrni të gjitha masat e duhura për t’i hequr Komunës së Tetovës ingerencat mbi aktivitetet ku e njëjta ka dështuar tërësisht të menaxhojë. Prokuroria publike duhet të hetojë të gjitha rastet për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare. Një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave me BE është reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe funksionimi i shtetit ligjor. Vlerësojmë dhe besojmë që për këto dështime edhe Ju si Kryetar i Qeverisë së RMV-së duhet të mbani përgjegjësi dhe të ndërhyni që gjendja sa më parë ti kthehet normalitetit bashkë me shtetin e së drejtës edhe në Tetovë”, thuhet në komunikatë. /SHENJA/

RREZIKU I SHIJES SË ULËT

Nuk është për t’u habitur që demokracia, duke shpallur të drejtat e patjetërsueshme të individit e duke i respektuar ato, mund të bëjë fare pak për të paralajmëruar zgjidhjet e këqija, qoftë në pikëpamje të shijes së ulët në dukje të padëmshme, qoftë në pikëpamje të nevojës së nëmur për të vrarë tjetrin. Ç’vend zë letërsia sot në një shoqëri ku kultura masive, e manipuluar me zell e fitim, afërmendsh që e fiton garën dhe kërcënon të gëlltisë kulturën në vetvete? Nuk e teprojmë po të themi se letërsia është e rrezikuar në kulm.

Nga Norman MANEA

Ç’vend zë letërsia sot në një shoqëri ku kultura masive, e manipuluar me zell e fitim, afërmendsh që e fiton garën dhe kërcënon të gëlltisë kulturën në vetvete? Nuk e teprojmë po të themi se letërsia është e rrezikuar në kulm.
Në një kohë kur figura pamore ka pushtet të plotë e kur komunikimi bëhet me shpejtësi ultra të lartë, për të matur peshën vendimtare të krizës, nuk është më as e nevojshme të kërkojmë armiqtë tradicionalë të leximit. Po të jetë fjala për skandalin e përdhunimit më të fundit, për shpërdorimin financiar më të fundit, për bujën më të fundit në sport, në veprimet e policisë apo në jetën e shoqërisë mondane, serialët televizivë mediokër mbarëbotërorë shndërrohen brenda natës në “libra” e përpihen nga po ai lexues masiv, që nuk bën më dallim midis prozës artistike dhe “romanit” të jetës së gjallë. Harbutëria duket se është njëra nga shenjat-simbol të çlirimit nga rregullat, që kufizojnë mendimin e sjelljen dhe për shumë vetë duket se është shprehje e “lirisë” absolute e themelore.

A është e vërtetë që shija e ulët, pra mendimi i cekët, shpie në veprime kriminale, sikundër e parashikonte Stendali me ironi pa të keq? Lipset pranuar se karakteri i ndërlikuar mahnitës i shumë prej këtyre kriminelëve, nganjëherë na emocionon me rrëfime për botën e fundërrinave: për vetminë dhe të fshehtat e saj, shtytjet e errëta të brendshme, nevojën e ngutshme traumatike për kënaqësi, e parë kjo si konfirmim terapeutik kalimtar i personalitetit; ose me rrëfime për jetën e natës, për lokalet e bodrumeve pa barriera e rregulla standarte, botë që kërkon ose sajon prova minimale, sado të çuditshme e tuhafe të realitetit, qenies, jetës.

Nuk është për t’u habitur që demokracia, duke shpallur të drejtat e patjetërsueshme të individit e duke i respektuar ato, mund të bëjë fare pak për të paralajmëruar zgjidhjet e këqija, qoftë në pikëpamje të shijes së ulët në dukje të padëmshme, qoftë në pikëpamje të nevojës së nëmur për të vrarë tjetrin.
Mjeshtëria e depërtimit artistik në të thellat e këtij universi, artificial po dhe aq njerëzor, mund të jetë herë-herë mahnitëse. Nuk janë për t’u lavdëruar vetëm përpjekjet e shkrimtarëve të njimendtë, por edhe të fondacioneve, shtëpive botuese, universiteteve e bibliotekave për t’i bërë ballë shtypjes mbytëse e vazhdimisht në rritje të tregut të kulturës. Libra me vlerë të lartë shkruhen ende në Amerikë, ku sot janë banorë të saj pesë fitues të Çmimit Nobel për letërsi (i gjashti ka lënë bunkerin e vet në Vermont dhe është kthyer në Rusi, atdheu i shenjtë i tij), ku larmia tematike, gjuhësore dhe e risive mbetet burim bukurie të rrallë e ku shija e vërtetë e famës u përket autorëve të çdo kalibri.

Shkrimtarët, natyrisht, reagojnë ndaj ngacmimeve aspak të këndshme të shoqërisë që i rrethon, gjendjes së nderë të sa e sa tragjedive njerëzore, dhe këtë punë e bëjnë në pajtim me talentin, me idetë e madje me moshën e tyre. Synimet letrare e mjeshtëria e penës janë të ndryshme te Saul Bellow ( i cili del rregullisht me libra të rinj të nivelit të lartë) dhe te më i riu, William T.Vollman, i cili përvit boton romane me njëfarë origjinaliteti e ndërkaq po shkruan në mijëra e mijëra faqe edhe një sagë të historisë së Amerikës, të rindërtuar me syrin e romancierit.

Kriza e letërsisë nuk është aspak befasuese, po të kemi parasysh krizën më të thellë e më të gjithanshme të njeriut e të shoqërisë së sotme, sizmograf i së cilës është letërsia. Në fund të fundit, nuk është kalimi i letërsisë në vend anësor ajo çka është më skandaloze. Pak a shumë, ne jemi mësuar me këtë gjë dhe ndonjë përmirësim tepër i madh do të na ngjallte dyshime. Vetëm sistemet totalitare, duke ndaluar qarkullimin e lirë të ideve e njerëzve, i jepnin letërsisë në mënyrë artificiale një prestigj shoqëror të fryrë.

Në jetën “normale” të shoqërive të hapura, letërsia zë një vend më modest e të qetë. Prozatorë të mëdhenj, si Kafka, Proust, Musil, Joyce, Faulkner, nuk janë më të pëlqyer sot kur kanë hyrë në tekstet e shkollave, nga ç’ishin kur dolën për herë të parë me ndikim të paktë në botën e letrave. Skandaloze është që kjo botë e letrave sot duket se po mbledh forcat për provën madhore të shpëtimit e të mbetjes gjallë.

Tonet dramatike ndoshta pikërisht këtu e kanë zanafillën, në qëndrimin me sa duket ndaj rrethanave kufizuese. Sot Europa Lindore ndodhet midis dy prirjeve të kundërta: integrimi sa më i shpejtë në modernitet (ecja “përpara” me nervozizmin, gabimet e vështirësitë e vetvetishme të periudhës postkomuniste) dhe nevoja për të marrë veten (lëvizja “mbrapsht”, për të rifituar të kaluarën parakomuniste, deri vonë të lënë në errësirë, të manipuluar, të falsifikuar e madje të ndaluar).

Zhgënjimet e ardhura nga këto dy prirje, për të mos folur për konfliktin midis tyre, po ndërrojnë drejtimin e po shndërrohen në një furi e çmenduri postkomuniste të thjeshtëzuar dhe aktualisht komode, ose në të kundërtën e saj, në nostalgji prokomuniste, sidoqoftë, në një lloj procesi çlirimi nga faji e hakmarrja, gjatë të cilit “dalja e shpejtë nga zjarri” shmang çdo analizë të imët të asaj çka realisht ka ndodhur pas luftës në dhjetëvjeçarët e demagogjisë, degradimit dhe shpersonalizimit.

Përktheu Abdurrahim Myftiu

Në vend të frenave shtyp gazin, makina përfundon në lumë (VIDEO)

Një shofere ka përfunduar në lumë në New Jersey pasi shkeli aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave. Ngjarja ndodhi në Hackensack dhe shoferja sapo kishte dalë nga lavazhi me një Mercedes SUV.

Automjeti u zhyt poshtë një argjinature në brigjet me baltë të lumit Hackensack. Policia raportoi se 64-vjeçarja dhe vajza e saj arritën të dilnin nga automjeti dhe të ktheheshin në breg, me ndihmën e një personi që u hodh në lumë për ti shpëtuar.

Ato u dërguan në spital me lëndime të lehta.

https://www.youtube.com/watch?v=KKd9msKXEng&feature=youtu.be

Aksident i rëndë në Orashë të Tetovës, 10 të lënduar

Një person ka pësuar lëndime të rënda dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rrugën lokale në drejtim të fshatit Orashë e Epërme, ku një person 61 vjeçar, banor në Reçicë të Vogël, ka go*ditur me makinë 10 këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta, nëdrsa të gjithë të lënduarit janë të moshës madhore nga 46 deri në 76 vjeç.

M.J (61) nga Reçica e Vogël, duke drejtuar makinën e tipit “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, ka lënduar personat me iniciale A.V (75) nga Jazhinca, I.Z (76) nga Neproshteni, Xh.A (58) nga Dobroshti, R.A (73), A.A.(67), R.M (55), A.A (71) nga fshati Orashë, B.N (46) nga fshati Orashë, Q,M nga Përshovca dhe S.XH (60) nga Tetova, kanë informuar nga SPB e Tetovës.

Në fatkeqësinë me lëndime të rënda trupore është dërguar në Klinikën e Tetovës personi me inicialet A.V.

Tetovë, përfundojnë pas hekurave tre persona me Audi A5

Mbrëmë, më 16 korrik 2019, rreth orës 21 e 20 minuta, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, është nda*luar për kontroll vetura e tipit “Audi A5” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 39-vjeçari D.M, nga Tetova, kurse në veturë kanë qenë edhe 18-vjeçari S.D, dhe një 16-vje*çar gjithashtu nga Tetova.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur mari*juanë, një blua*jtëse dhe riz*ëll. Tre personat janë pri*vuar nga liria, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Tetovë, makina përplas çilkistin dhe këmbësorin

Në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, dje më 16 korrik, rreth orës 14.00, vetura e tipit “Ford Eskord”, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 22-vjeçari K.O. nga Tetova, ka aksidentuar çiklistin D.R. (18) dhe këmbësorin M.I. (18), të dy nga Tetova.

Çiklisti dhe këmbësori, me të njëjtën veturë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënie të ndihmës mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.


Shkrumbohet një shtëpi në Çellopek të Tetovës (FOTO)

Nuk ka të lënduar nga zjarri që dogji një shtëpi në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës. Shtëpia njëkatëshe dhe me hapësirë rreth 50 metra katrorë filloi dë digjet rreth orës 11 e 20 minuta, pa së cilës u thirrën zjarrfikësit.

– Rreth dy orë na u deshën që ta lokalizojmë dhe shuajmë plotësisht zjarrin. U pengua që zjarri të përhapet në shtëpitë fqinje. Familja me kohë ishte evakuuar dhe nuk ka të lënduar, por ka dëme të mëdha materiale, deklaroi komandanti i njësisë territoriale të zjarrfikëseve, Uka Aliti.

Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës intervenoi me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës.


Vihet pas hekurave 57-vjeçari nga Tetova

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, dje më 16 korrik 2019, rreth orës 17 e 30 minuta, kanë kryer bas*tisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 57-vjeçarit A.M. me lokacion në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë.

Gjatë bastisjes është gjetur mari*juanë, kurse personi A.M. është pri*vuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor në Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.