Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në mëngjes në selinë e qeverisë zhvilloi një takim pune me Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. Njoftimi eshte publikuar ne Facebook te profili i PDSH-se.
Megjithate, ne njoftim nuk jepen detaje per cfare eshte biseduar mes Zaevit dhe Thacit. Takimi mes partnereve te koalicionit qeveritar, realizohet ne prag te formatimit te qeverise qe pritet te ndodh deri ne fillim te javes tjeter.
Me rastin e rikonstruimit të qeverisë, RDK e Vesel Memdit pritet të humbë postin e ministrit për vetëqeverisje lokale që e mban Suhejl Fazliu, raporton Telma.
Sipas këtij televizioni, në vend të Fazliut ministër i ri për pushtet lokal do të jetë kryetari dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Nëse Milevski bëhet ministër, Zaev do të fitojë edhe një mandat deputeti më tepër, sepse në vend të tij do të vijë Aleksandar Cvetkovska e LSDM-së, transmeton Gazeta Lajm.
Nëse humb pushtetin lokal, RDK do të marë ministrinë pa resor, të cilën për momentin e udhëheq Zoran Shapuriqi i PLD-së, i angazhuar për mjedisin jetësor.
Shapuriq ka thënë se ende asgjë nuk është përfundimtare dhe se tek duhet të vendosin organet partiake të PLD-së.
Një vit ka kaluar tashmë që kur Greqia dhe shteti që sot quhet Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje historike, që i dha fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare mes tyre duke shënuar një sukses të rrallë diplomatik në Ballkan. Por, Bashkimi Europian sërish po zvarrit hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas shtyrjes vitin e kaluar, gjatë kësaj jave BE-ja shtyu sërish për në tetor marrjen e një vendimi. Shtyrja është një vendim jashtëzakonisht për të ardhur keq. Vendosja e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit është jetik jo vetëm për ruajtjen e ritmit të reformave, por edhe për të përcjellë një mesazh në një rajon më të gjerë, më i paqëndrueshmi në Europë, se dyert e BE-së mbeten të hapura.
Ndonëse muajin e kaluar Komisioni Europian bëri një rekomandim të ri për nisjen e bisedimeve me të dy vendet, “lodhja nga zgjerimi” dhe qëndrimi kundër emigrantëve po i bën kryeqytetet europiane më të kujdesshme. Parlamenti gjerman ka shtyrë çdo vendim të mundshëm deri në muajin shtator; Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Presidenti francez, Emmanuel Macron preferon të përqendrohet më tepër në reformat e brendshme të BE-së dhe forcimin e eurozonës, por druhet gjithashtu se pranimi i negociatave të reja të anëtarësimit mund të përdoret kundër tij nga kritikët e brendshëm të së majtës dhe të së djathtës ekstreme.
Megjithatë, marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në veçanti meriton të shpërblehet. Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka treguar kurajo të madhe dhe ka investuar kapital të madh politik në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ndërsa marrëveshja mbështetet në baza të forta të legjislacionit ndërkombëtar, sërish ka kritikë, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Greqi, që muajin e ardhshëm zhvillon zgjedhje të përkohshme. Një demonstrim mbështetjeje të fortë nga BE-ja duke hapur negociatat e anëtarësimit do të ndihmonte në konsolidimin e marrëveshjes.
Shqipëria gjithashtu ka bërë progres të ndjeshëm me reformat, edhe pse rrjetet e krimit të organizuar atje mbeten një problem europian dhe Kryeministri Edi Rama, i cili po përballet me akuza për manipulim të zgjedheve, akuza që ai i ka hedhur poshtë, nuk ka përmbushur pritshmëritë e larta që kishte nga ai. Ky mund të jetë një justifikim për hapjen e negociatave të anëtarësimit fillimisht me Maqedoninë e Veriut. Por, hendeku nuk duhet të jetë shumë i madh, pasi tensionet do të rriteshin në Shqipëri, si dhe në mesin e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.
Për të qenë të sigurtë, cilësia e demokracisë dhe shteti i së drejtës nuk i plotësojnë standartet e BE-së në të dy vendet. Megjithatë, fillimi i bisedimeve për anëtarësimin – që kërkon vite për t’u përfunduar – është mënyra më e mirë për të siguruar vazhdimësinë e reformave. Dritarja e mundësisë nuk hapet për një kohë të pacaktuar. Mbajtja e derës së BE-së e mbyllur do të dëmtonte përpjekjet për t’i afruar vendet me standardet e BE-së mbi qeverisjen dhe rregullimet ekonomike.
Argumenti ekonomik është gjithashtu i fortë. Tregtia midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor shënoi 54 miliardë euro vitin e kaluar; Kompanitë e BE-së janë investitorët më të mëdhenj të rajonit. Një akses më i madh drejt tregjeve të BE-së do të ndihmonte përmirësimin e standardeve reale të jetesës dhe rritjen e stabilitetit.
BE përballet me rivalitet teksa vende të tilla si Kina, Rusia dhe Turqia kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon me efekte potencialisht të dëmshme. Investimet kineze, në veçanti, mund të duken tërheqëse duke pasur parasysh mungesën e fijeve burokratike të BE-së – megjithëse shpesh vijnë me kushte të tjera bashkëngjitur.
Herë pas here, liderët europianë kanë bërë gabimin e të qenit në konkurrencë me njëri-tjetrin në Ballkan ose duke e trajtuar rajonin si një periferi që nuk ka aspak lidhje me shqetësimet e tyre kryesore ose si një moçal kundrejt të cilit Europa Perëndimore, më e pasur dhe më e qëndrueshme, duhet të ngrejë një karantinë. Për 200 vjet ngjarjet kanë treguar se asnjë nga këto qasje nuk funksionon – në të vërtetë, ato shpesh sjellin më shumë probleme. Do të ishte një tragjedi që BE-ja të përsëriste gabimet e së kaluarës.
Gazetari gjerman Peter Tiede ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.
Bisedat zhvillohen mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin. Si të tillë “Bild” përmend Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.
Në to flitet sërish për blerjen e votave. Por edhe për shantazhe dhe mbledhjen e kartave të identitetit për votues të njohur si mbështetës të opozitës duke pamundësuar votimin e tyre. Dialogjet tregojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u premtonin bosëve të krimit lehtësira në shkëmbim të angazhimit të tyre në terren në favor të Partisë Socialiste.
PERGJIMI 1
Në përgjimin e parë është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, pasi pretendonte se kishte shpikur skemën se si do fitonin. Shefi i thotë ministrit se ia ka dalë të vjedhë vota, pavarësisht se ministri s’pati besim tek ai. Ministri e quan mjeshtër dhe e falenderon.
PERGJIMI 2
Në video përgjimin numër 2 është duke folur sërish shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga, por këtë herë me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar dhe se ai duhet të merrte masa, me qëllim që demokratët të mos kuptojnë gjë. Qefalia i thotë Agës se i ka folur mirë kryeministrit Rama për të.
https://www.youtube.com/watch?v=RX9dHuB2YvY&t=88s
PERGJIMI 3
Në përgjimin numër 3 shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me mSaimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin e PS Xhemal Qefalia. Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën për punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Në bisedë me të shfaqet edhe Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja i cili i premton një post më të lartë në detyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=9fBhDf1tiK8&t=70s
PERGJIMI 4
Në video përgjimin numër 4 shfaqet duke folur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri me Imer Lalën (i konsideruar nga Bild si bos i mafias)
Në telefonatë Damian Gjiknuri shfaqet i kënaqur nga puna e Imer Lalës. ‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.
https://www.youtube.com/watch?v=q10eSuXi1Ko
PERGJIMI 5
Në video përgjimin numër 5 të publikuar nga gazeta “Bild”, Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë me vete një njeri me “BENZ”, i cili thuhet se është i infiltruar. Aty është filmuar se si po bliheshin votat në Dibër. Gjthashtu Fiksi ka filmuar edhe format se si po bliheshin votat në Dibër.
https://www.youtube.com/watch?v=g_sL2fBIfOE
PERGJIMI 6
Në video përgjimin që mban numrin 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur. Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.
https://www.youtube.com/watch?v=nJ9o2JErPw8
PERGJIMI 7
Në përgjimin numër 7 Imer Lala bisedon me Arditin, ndërsa ky i fundit i drejtohet atij nëse Basri Veseli (qytetar) ka marrë gjë apo jo. Lala i thotë se në zonën ku ndodhet ai gjithçka është në rregull.
https://www.youtube.com/watch?v=Le-1Na_Pqu4
PERGJIMI 8
Përgjimi që mban numrin 8 dhe që është publikuar nga “Bild” tregon një bisedë mes Imer Lalës të cilësuar si “bos i mafias” dhe një numri të panjohur. Ky i fundit i kërkon leje Lalës që t’i kthejë kartat e identitetit një votuesi, që është paguar nga Lala për t’i dhënë votën socialistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=dSBYDxQ-Y8U
PERGJIMI 9
Në një prej përgjimeve që mban numrin 9, ish ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave e takimin me strukturat në Dibër.
https://www.youtube.com/watch?v=xKLY7JTATQc
PERGJIMI 10
Në audio përgjimin numër 10 shfaqen tre biseda të Imer Lalës, ku u tregon bashkëbiseduesve se ka një takim në një zyrë të madhe. Biseda e parë e Lalës zhvillohet me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzë, ndërsa e treta me një të panjohur, një zë mashkulli. Ai në fund tregon se është takuar me të madhin, që sipas gazetës “Bild” është kryeministri, Edi Rama.
Ish-deputeti I PD, Bardh Spahia është arrestur nga policia LIVE teksa po mbërrinte në Top-Channel. Ish-Deputeti u arr*estua për incidentet e ndodhura në Shkodër, ku militant të PD i vunë flakën KZAZ-së.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.
Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Ai këmbënguli se nuk ka organizuar asgjë, dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.
Në këtë çast, socialisti Taulant Balla hyri në debat dhe i tha se nëse është ashtu, atëherë le të vijë në studio.
Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, por rrugës është ndaluar nga policia.
Sot kisha nderin të jem mysafir në konak të bacit Rushit në Saraj të Shkupit. Prezenca e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar Adem Jashari e bëri edhe më të ngrohtë këtë konak. Takimi me figura të tilla që janë krenari e kombit shqiptar, të jep shpresë se megjithatë i’a vlen të sakrifikosh për këtë popull dhe këto troje!, shkruan në faqen e tij në Facebook Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë në KZAZ e Kavajës. Protestuesit kanë tentuar të futen brenda ambienteve të shkollës “3 Dëshmorët” për të marrë materialet zgjedhore.
Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymuese, për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se protestuesit kanë thyer derën e ndërtesës dhe tentojnë të hyjnë brenda.
Po ashtu, teksa kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-së, mbështetësit e opozitës kanë shkatërruar gardhin rrethues të ndërtesës.
Më herët, bashkia e Kavajës kishte lënë afat deri në orën 20:00 për heqjen e materialeve të KZAZ nga ambientet e shkollës “3 Dëshmorët”.
Ditët e fundit, mbështetësit e opozitës kanë shkattëruar materialet zgjedhore, dukëbërë thirrje që të respektohet vendimi i presidentit Ilir Meta.
Lidhur më këto ngjarje ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe tha se do të shkrinte disa polici bashkiake./ Opinion.al E.Xh.
Opozita maqedonase, fajin për mos-marrjen e datës e hedh te, si thonë ata, paaftësia e pushtetit për te zbatuar reforma. Sipas VMRO-DPMNE-së, datë nuk duhet të presim as vitin e ardhshëm.
Nëse kështu vazhdojnë të punojnë, në fakt, të mos punojnë, dhe të shkëlqejnë siç thonë vetë ata, do të vijë edhe qershori tjetër dhe përsëri nuk do të ketë datë për fillim të negociatave. Kujdes, flasim për datë për fillim të negociatave, jo për anëtarësim në BE. Aq të padobishëm janë që BE-ja nuk dëshiron të japë dritë jeshile për fillim të negociatave? Çfarë paaftësie është kjo? Vërtetë ky është dështim.”- u shpreh Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së
Lëvizja Besa kërkon që periudha e ardhshme të shfrytëzohet për zbatimin e reformave sidomos në fushën e gjyqësorit. Sipas tyre, disa vende anëtare janë të interesuara për zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale Publike.
Lëvizja Besa apelon që brenda kësaj periudhe, qeveria dhe të gjithë institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht deri në pritjen e lajmit të radhës duke punuar në reformat e shumëpritura dhe sidomos në pjesën e vërejtjeve nga Komisioni Evropian. Jemi dëshmitarë të faktit se edhe Bundestagu gjerman, edhe parlamenti holandes por edhe shumë ambasadorë të vendeve me ndikim të madh në vendimmarrje në BE, kushtëzuan datën eventuale me ligjin për Prokurorinë Speciale.”- theksoi Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa
Më herët, zbatim të reformave për qëllime të procesit të integrimit kishte kërkuar edhe Aleanca për Shqiptarët.
SPB Tetovë ka ngitur padi penale kundër M.D. (71 vjeç) nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “rast i veçantë i falsifikimit të dokumentave”, “përdorim të dokumentave me përmbajtje të falsifikuar” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, kundër S.A. (56 vjeç) dhe A.A. (59) vjeç, që të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “uzurpim i patundshmërisë” dhe “ndërtim pa leje” dhe kundër Xh. M. nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “përdorim të dokumentave me përmbajtje të falsifikuar”, transmeton Tetova News.
Më 23.06.2016, i akuzuari i parë, si avokat, ka përgatitur autorizim të rrejshëm, sipas të cilit N.M. e ka autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet për lidhjen e kontratës për të falur një shtëpi në Tetovë me personin e katërt të akuzuar si pranues i kësaj dhurate. Pas përfundimit të një marrëveshjeje të këtillë, i akuzuari i katërt i ka shitur këtë shtëpi një personi të tretë. S.A. dhe A.A., si investitorë, pa dokumentacion e duhur dhe lejen e ndërtimit, kanë bërë zgjerimin e shtëpisë në fjalë, ku kanë vendosur konstruksion metalik në parcelën që është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut./TetovaNews
Albërie Hadërgjonaj është pa dyshim një nga emrat më të përfolur i ditëve të fundit në median rozë. Ajo konsiderohet si një femër shumë joshëse dhe me një stil të veçant.
Albëria tani gëzon statusin e një femre të lirë, e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ishin të kurorëzuar përplot 19 vite.
E pas divorcit me të, Albëria tregon se çfarë bënte ajo teksa ai e tradhtonte. Këngëtarja thoshte se ndërsa ai e tradhtonte me tjera, ajo mbyllte sytë, e veshët, pastaj thotë se u mbylla fare, më nuk dija ç’të bëja.
Më datë 18 qershor 2019, rreth orës 06 e 50 minuta, në rrugën lokale prej fshatit Pirok në drejtim të fshatit Zherovjan, në afërsi të fshatit Pirok, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë makina e tipit “Tojota Korola”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka
drejtuar 51-vjeçari I.I. nga fshati Pirok dhe makina e tipit “Vento” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 45-vjeçari D.R. nga fshati Rogle, njofton policia e Tetovës, transmeton Tetova News.
Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtarët në makinën “Tojota” me inicialet B.F., E.M., dhe S.I., si dhe bashkëudhëtarët e veturës “Vento” me inicialet N.Xh., H.A. dhe L.R., të cilët me automjete të tjera janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku kanë marrë ndihmën mjeksore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, dhe
punohet në përcaktimin e shkakut e këtij aksidenti.
Një studim i Universitetit Kombëtar Australian (ANU) paralajmëron për një lidhje ndërmjet kalorive të shtuara në ushqimet fast food dhe sëmundjeve të trurit, ndër të tjera edhe demenca. Ekspertët thonë se njerëzit po e “gërryejnë” trurin e tyre nëpërmjet ushqimeve të këqija dhe mungesës së ushtrimeve fizike. Studimi gjithashtu përforcon lidhjen mes dy tipeve të diabetit, i cili shpesh shkaktohet nga mbipesha, dhe përkeqësimit me shpejtësi të funksioneve të trurit.
Demenca është një ndër shkaqet kryesore për vdekjen e grave në Australi, ndërsa për burrat është në vendin e dytë, pas sëmundjeve të zemrës.
Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes përkeqësimit të trurit dhe dietës jo të shëndetshme, si dhe mungesës së ushtrimeve fizike.
Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë kalori, sheqer dhe yndyrna, po shkakton dëme të konsiderueshme.
Studimi i Universitetit Kombëtar Australian thotë se dëmtimi i trurit është pothuajse i pariparueshëm pasi personi arrin moshën e mesme.
Profesor Nicolas Cherbuin thotë se stili i jetesës ka rëndësi të madhe.
“Dieta jo e mirë çon në zhvillimin e obezitetit. Shoqërohet me mungesën e aktivitetit fizik, me nivele të rritura të acarimit të trupit që është një reagim i mirë trupor në raste traumash. Por, kur kjo është gjithnjë e pranishme, kjo shkakton dëm. Shkatërrohen neuronet, duke ndikuar kështu tek funksionet tona të trurit dhe rrjedhimisht sjell një rrezik më të madh për zhvillimin e demencës më vonë në jetë”, thotë ai.
Studimi thotë se rreth një e treta e popullsisë në moshë madhore të botës është mbipeshë ose vuan nga obeziteti. Këshillat janë që të ushqehemi shëndetshëm dhe të bëjmë ushtrime që në moshë të re.
Vlerësohet se demenca ndikon gati 50 milionë njerëz në mbarë botën dhe se kostoja globale e sindromave të trurit, ndër to edhe sëmundja Alzheimer, është rreth 800 miliardë dollarë.
Për momentin, nuk ka formë parandalimi apo kurë shërimi për shumicën e formave të demencës.
Megjithatë, disa lloje ilaçesh zvogëlojnë një pjesë të simptomave.Voa
(Një përpjekje për kuantifikimin monetar të tregut të votave)
Që kur Shqipëria u përfshi nga fenomeni i blerjes masive të votave, një nga sfidat që ka ngacmuar jo pak kureshtjen e ekonomistëve është vlerësimi sasior i tregut të votave në terma monetarë. Për ta thënë më thjesht sa është vlera e parave që shpenzohen për të blerë zgjedhjet?
Statistikisht kjo është një sfidë e vështirë për një sërë arsyesh. Së pari, transaksionet e blerjes së votave janë informale dhe të jashtëligjshme, ndaj regjistrimi i drejtëpërdrejtë i tyre është i pamundur. Së dyti, edhe metodat indirekte të vlerësimit përmes sondazheve janë po ashtu të dyshimta për shkak të ashtuquajturit “efekti i dëshirueshmërisë sociale”. Pra tendenca e të pyeturve që të mos pranojnë se e kanë shitur votën, por të përgjigjen në mënyrën që shihet si më e moralshmja nga shoqëria.
Megjithatë, përgjimet e Dibrës ofrojnë dy të dhëna shumë të dobishme. Së pari çmimin mesatar të blerjes së votës dhe së dyti, potencialisht edhe sasinë dysheme të votave të blera, gjithmonë nën disa supozime të forta.
Sipas përgjimeve të bëra publike nga gazeta Bild, një votë në zagjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës është shitur me një çmim mesatar prej 4 mijë lekë, pra nga 3 deri në 5 mijë lekë.
Nga ana tjetër, krahasimi i rezultateve për dy zgjedhje të mbajtura në harkun kohor të një viti, potencialisht sinjalizon edhe sasinë minimale të votave që Partia Socialiste ka blerë në zgjedhjet e Dibrës.
Në vitin 2015 Shukri Xhelili i Partisë Socialiste u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës me 15 mijë vota. Fiks një vit më vonë, Muharrem Rama po i Partisë Socialiste u zgjodh kryebashkiak me 18 mijë e 600 vota, pra 3600 vota me shume.
Por edhe shifra prej 3600 mund të jetë vetëm nivele dysheme i votave të blera. Duke parë imazhin e përkeqësuar të Partisë Socialiste në Dibër pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit, sasia reale e votave të blera në këtë bashki mund të variojë nga 6 mijë deri në 7 mijë vota. Në total Bashkia e Dibrës ka 30 mijë votues, çka do të thotë se votat e blera zënë 25 për qind të totalit të votave.
Niveli prej 25 për qind i votave të blera mbështetet edhe nga dy argumente llogjike. Së pari ai është afër masës së të ashtuquajturve votuesit gri, ata që janë të lëkundur për votën e tyre dhe që janë përcaktues në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Së dyti, ky nivel është konsistent edhe me gjetjet e studimeve më të njohura empirike në këtë fushë të kryera në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Vote Buying and Social Desirability Bias: Experimental Evidence from Nicaragua”, Gonzalez-Ocantos et al 2010).
Këto dy tregues shumë të rëndësishëm që zbulojnë zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës mund të përdoren në nivel kombëtar për të vlerësuar sasinë e përafërt të parave që shpenzohen në Shqipëri për blerjen e votave.
Sipas tabelës zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2017 numri total i votave të vlefshme ishte 1 milionë e 580 mijë. Nëse zbatohen treguesit e Dibrës, atëherë rezulton se në vitin 2017 janë blerë rreth 350-400 mijë vota. Çmimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme tenton të jetë më i lartë për shkak se edhe plaçka e fitores është shumë herë më e madhe. Madje në disa raste, në zgjedhjet e përgjithshme çmimi i votës arrin deri në 100 euro e ndoshta edhe më shumë.
Duke marrë parasysh këtë, atëherë në shkallë kombëtare tregu i blerjes së votave varion nga 20 deri në 40 milionë euro. Megjithatë shuma totale e shpenzuar mund të jetë edhe më e madhe për shkak se një pjesë jo e vogël mund të përvetësohet nga sekserët që partitë përdorin për blerjen e votave, siç dëshmon edhe rasti i Dibrës.
E gjitha kjo është një llogari e mbështetur në supozime shumë të forta. Megjithatë ka edhe një mënyrë tjetër indirekte, që e konfirmon. Kur blerja e votave ndodh në masivisht siç është rasti i Shqipërisë, atëherë ajo shkakton pasoja në shlallë makroekonomike duke ndryshuar agregatët monetarë.
Për ta thënë më thjesht, blerja e votave rrit kërkesën për likuiditet. Rrjedhimisht paratë dalin nga bankat dhe shkojnë në treg duke rritur sasinë e parave në qarkullim dhe agregatin monetar M1.
Kjo është një metodë që përdoret gjerësisht nga ekonomistët për të identifikuar blerjen e votave në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Detecting vote buying in monetary aggregates: New evidence on monetary political cycles,” Aidt et al 2015).
Në maj-qershor të vitit 2017, paraja në qarkullim u rrit me 7 miliardë lekë ose 60 milionë euro, që do të thotë se 60 milionë euro dolën nga bankat për t’u hedhur në qarkullim. Pjesa më e madhe e tyre mund të kenë shkuar pikërisht për të financuar blerjen e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se në Shqipëri 4 vite pushtet blihen me vetëm 40 milionë euro.
Ju kujtohet 82 vjeçari Talat Selmani me prejardhje nga Reçani i Gostivarit i cili u bë hit në Kroaci dhe në shtetet e ish-Jugosllavisë?
Tash më ai ka ardhur për vizitë në vendlindje, në Reçan të Gostivarit dhe para kamerës ka kënduar një këngë në gjuhën shqipe.
“Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka. Ushtro, ‘pizda ti mater’”, është deklarata legjendare në gjuhën kroate e Talatit nga Reçani, i njohur si Dida Toni.
Me përgjigjen e tij, u bë hit në rrjetet e ndryshme sociale dhe vazhdimisht është prezent në mediume, duke ia tejkaluar me popullaritet edhe kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili poashtu është nga Gostivari, me të vetmin dallim që është nga fshati Forinë.
Një kamion është rrokullisur sot në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë, me ç’rast ka mbetur i lënduar vozitësi i kamionit, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe është jashtë rre*zikut për jetën.
Fjala është për vozitësin N.B. 67 vjeçar nga fshati Zhelinë, i cili në momentin e rrokullisjes, sipas informacioneve të para, ka humbur kontrollin, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale në autostradë po ashtu edhe në automjet. Për këtë arsye, autostrada mbeti e bllokuar për disa minuta. Ndërsa si pasojë e kureshtjes nga vozitësit e rastit që janë ndaluar për të parë dëmet, ka ndodhur edhe një aksident tjetër, mes një makine në lëvizje dhe automjetit të ndihmës së shpejtë, por që ka përfunduar pa vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar.
Në vendngjarje, bashkë me ekipin hetues të policisë së Tetovës, kanë arritur edhe njësia territoriale kundër zjarrit, të cilët kanë ndihmuar në largimin e pjesëve të dëmtuara të kamionit dhe mburojave të autostradës.
Aksident i rënde trafiku në autostraden Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Zhelinë.
Një kamion ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar me çrast është lënduar vozitësi i kamionit.
SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.
Nuk dihen ende shkaqet se si ka ardhur deri tek humbja kontrollit dhe rrokullisja e kamionit.
Për momentin pritet që autoritetet të dalin dhe të prononcohen rreth rastit dhe identitetit të personit që është lënduar gjatë aksidentit e që mendohet të jetë vetë shoferi i kamionit.
Siç shihet edhe nga fotografitë një pjesë e boshtit të gomave ka goditur urën dhe ka dëmtuar urën.
Dy të rinj nga Maqedonia, kanë humbur jetën ditë më parë, në një aksident të rëndë trafiku në Itali, teksa po ktheheshin në Francë ku edhe jetonin.
24 vjeçarët, Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, pas vetës kanë lënë një fëmijë rreth 6 muajsh, i cili fatmirësisht i kishte shpëtuar aksidentit.
Përcjellja për në banesën e fundit e tyre do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në var*rezat e Kamenikut, bënë të ditur familjarët.
Tragj*edia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, rreth gjashtë ditë më parë, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali.
Një kamioni është rrokullisur dhe ka bllokuar qarkullimin nga Shkupi për në Tetovë në autostradën “Nënë Tereza”.
Nga policia e Tetovës informojnë se ende nuk dihet se për çfarë incidenti bëhet fjalë, por konfirmojnë se në rrugë ka një kamion i cili është rrokullisur.
Autoritetet policore dhe ekipi hetimor janë nisur në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga pika e parë e pagesës së taksës rrugore për në Tetovë.
Dëshmitarë okularë informojnë se në vendin e aksidentit janë nisur edhe njësia e zjarrfikëses dhe ndihmës së shpejtë.
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasdite në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë.
Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur aksidenti, thonë se shoferi është lënduar.
Hetime në vendin e ngjarjes është duke kryer ekipi i SPB Tetovë.
Prokurorja special publik Fatime Fetai, sonte në 1TV deklaroi se ka shumë regjistrime dhe mesazhe rreth rastit “Monstra” por megjithëse sipas saj shumë prej tyre nuk janë thelbësore por që ka vendosur t’i paraqesë ato si dëshmi.
“Ka mijëra inçizime, mesazhe dhe transkripte që me siguri do të sugjerohen si dëshmi. Unë mendoj se shumë nga ato inçizme dhe mesazhe nuk do të ndikojnë në thelb, por edhe atë që personalisht e konsideroj nuk është shumë e rëndësishme, unë do të propozoj si provë se nuk ka dyshime se ne po fshehim diçka. Mund të garantoj se do të ketë një kualifikim të përshtatshëm ligjor për çdo person që është i përfshirë në atë ngjarje. Megjithatë, kjo nuk është një çështje e thjeshtë, i bëj thirrje të gjithë atyre që duan të ndajnë informacione, të mos luajnë me ndjenjat e familjeve të vik*timave, por të vijnë në prokurori ose në gjy*katë. Dhe mbledhja e pëlqimeve (like-ve) për këtë temë është ç’njerëzore”, sqaron prokurorja Fetai duke shtuar se asnjëherë nuk do të heq dorë derisa ta zgjidh këtë rast.