Ballina Aktualitet Shqipëri LIVE/ Plas në Kavajë, përplasje të forta me policinë (VIDEO)

LIVE/ Plas në Kavajë, përplasje të forta me policinë (VIDEO)

Mbështetësit e opozitës janë përplasur me policinë në KZAZ e Kavajës. Protestuesit kanë tentuar të futen brenda ambienteve të shkollës “3 Dëshmorët” për të marrë materialet zgjedhore.

https://www.youtube.com/watch?v=6jPig8kEmxc&feature=youtu.be

Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymuese, për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se protestuesit kanë thyer derën e ndërtesës dhe tentojnë të hyjnë brenda.

Po ashtu, teksa kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-së, mbështetësit e opozitës kanë shkatërruar gardhin rrethues të ndërtesës.

Më herët, bashkia e Kavajës kishte lënë afat deri në orën 20:00 për heqjen e materialeve të KZAZ nga ambientet e shkollës “3 Dëshmorët”.

Ditët e fundit, mbështetësit e opozitës kanë shkattëruar materialet zgjedhore, dukëbërë thirrje që të respektohet vendimi i presidentit Ilir Meta.

Lidhur më këto ngjarje ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe tha se do të shkrinte disa polici bashkiake./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews