Ballina Aktualitet Shqipëri VIDEO/ Ja momenti kur Bardh Spahia ndalohet live rrugës për në Top-Channel

VIDEO/ Ja momenti kur Bardh Spahia ndalohet live rrugës për në Top-Channel

Ish-deputeti I PD, Bardh Spahia është arrestur nga policia LIVE teksa po mbërrinte në Top-Channel. Ish-Deputeti u arr*estua për incidentet e ndodhura në Shkodër, ku militant të PD i vunë flakën KZAZ-së.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Ai këmbënguli se nuk ka organizuar asgjë, dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në këtë çast, socialisti Taulant Balla hyri në debat dhe i tha se nëse është ashtu, atëherë le të vijë në studio.

Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, por rrugës është ndaluar nga policia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews