Ballina Blog Faqe 882

Grubi: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të garantuar!

Mysafir në “Vetëm të Vërtetën” sonte ishte Artan Grubi deputet dhe shef i kabinetit të kreut të BDI-së
Ali Ahmeti.

Duke folur për çështjen e emrit, Grubi tha se ditët janë në diskutim deri në nënshkrimin e
Marrëveshjes për të kapërcyer mosmarrëveshjen për emrin.

Grubi theksoi se si partia dhe si pjesë e qeverisë janë përfshirë plotësisht dhe madje ndihmuan në gjetjen e një zgjidhjeje të emrit në pjesën
e përkthimit në dokumentet e udhëtimit të kombësisë së pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike në
Republikën e Maqedonisë.

Deputeti Grubi tha se marrëveshja është plotësisht e garantuar gjuha maqedonase dhe identiteti dhe duhet të pritet njëri nga propozimet e ndërmjetësuesit Nimetz, të cilat janë të pranueshme si Veriore,
Epërme ose E Re ose ndonjë tjetër më kreativ.

Në lidhje me kërkesën e liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës për duel televiziv me Ali Ahmetin, Grubi tha se nuk është adekuat për duel
me Ali Ahmetin.

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, Grubi nuk e hodhi mundësinë të pritet deri në
zgjedhjen e kryetarit të ri të Republikës së Maqedonisë, deri në vitin e ardhshëm mirëpo edhe
opsionet tjera janë në tavolinë./Telegrafi/

Progres në luftën kundër Kancerit: Imunoterapia

Punonjësit shkencorë të fushës së Onkologjisë kanë zhvilluar tashmë një teknikë të re, të ndryshme nga kimioterapia. Në themel të kësaj teknike të re qëndron kjo ide: të mësohen ose të nxiten qelizat mbrojtëse të trupit të njeriut të luftojnë kundër tumoreve kanceroze.

Por mjekët ende kanë pak vështirësi për të pranuar këtë teknikë të re.

Ndërkohë disa nga pacientët e tyre kanë rifilluar një jetë normale që prej disa viteve, ndërsa më parë për shkak të gjendjes së tyre gjithnjë supozohej një fund i shpejtë.

Ky revolucion ka një emër: Imunoterapia. Një mënyrë për ti kujtuar qelizave mbrojtëse të trupit se zanati i tyre është të vrasin qelizat e kancerit.

Në shumë raste, shkencëtarët kanë arritur ti japin qelizave të bardha të gjakut fuqinë e zjarrit. Kjo teknikë e re ka shkaktuar diskutime në konferencën e Shoqatës Amerikane të Klinikave Onkologjike, që është Mbledhja e parë globale në Kancerologji, i cili ka filluar punimet të premten, më 1 qershor 2018 në Çikago (SHBA).

Metoda e parë, e cila ka gjetur një përdorim të madh, synon ti pengojë qelizat kanceroze ti bëjnë jo aktive limfocitet. Limfocitet janë të pajisura me një sistem të quajtur PD-1. Teorikisht, limoficitet shkaktojnë shkatërrimin e qelizave të cilave ato i ankorohen/ngjiten. Por tumoret kanë të zhvilluar një lloj mekanizmi “kundër zjarrit” të quajtur ligandi PDL-1. Qeliza kanceroze ndërhyn në sistemin e ankorimit të limfociteve dhe i bën ato joaktive.

Metoda e re ka pasur sukses në një tretën e pacientëve

Janë zbuluar disa molekula, të quajtura antikorpe monoklone, që bllokojnë ose PD-1 ose PDL-1 dhe në këtë mënyrë ndalohet veprimi helmues i qelizave kanceroze. Kjo metodë është aplikuar në njërin nga llojet e kancereve, në atë që quhet Melanoma duke shkatërruar masën kanceroze, tumorin e origjinës dhe metastazat. Në këtë rast është rritur jetëgjatësia e pacientit që dikur ka qenë veçse disa muaj. Janë trajtuar me këtë metodë edhe kanceri i stomakut, ezofagut dhe i tëmthit. Por progresi më i madh po bëhet në disa forma të kancerit të mushkërive, dhe në disa raste të avancuara që s’mund të operohen apo kimiterapia jep rezultate jo efikase.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk flitet për shërim të plotë dhe për më tepër vetëm rreth e një e treta e pacientëve kanë pasur një ecuri pozitive. Efektet sekondare të kësaj metode mund të jenë të konsiderueshme madje edhe vdekjeprurëse. Ndërkohë po bëhen studime për kuptimin më të mirë të mekanizmit të veprimit të produkteve të përdorura me qëllim që të shtrihet trajtimi edhe në tumore të tjerë.

Makineri për të vrarë tumoret

Një tjetër shpikje ka të bëjë më ato që quhen CAR T-qelizat. Në këtë rast transformohen limfocitet në “makineri vrasëse”. Parimi është ky: Merren limfocite nga pacienti. Në laborator vihen në kontakt limfocitet me një virus. Virusi vendoset në limfocite dhe kështu mundësohet që limfocitet të fabrikojnë nje “armë” që njeh qelizat e tumorit. Pas disa javësh arrihet të modifikohen qindra miliona limfocite të cilat i futen pacientit përmes transfuzionit. Shënjestra në këtë mënyrë është përcaktuar dhe mund të fillohet sulmi mbi qelizat kanceroze.

Kjo teknikë përdoret aktualisht në rastin e tumoreve të lëngët, ato që kanë të bëjnë me leuceminë, limfomën apo myelomën e shumëfishtë. Në këto raste është mundësuar që rikthimi i semundjes të bëhet pas një periudhë të gjatë kohore, më shpesh te fëmijët. Por edhe në këtë rast suksesi është për rreth 30-40 përqind të pacientëve. Edhe në të rast ekzistojnë efekte anësore që lidhen me shkatërrimin masiv të masave tumorale, sepse “fortuna imunologjike” mund të ketë pasoja të mëdha deri edhe vdekjeprurëse.

Çmimi i këtyre teknikave është ende shumë i lartë

Një nga problemet e mëdha të këtyre metodave është çmimi shumë i lartë. Për anti-PD-1 dhe anti-PDL-1 llogariten rreth 100000-150000 euro për tre vjet por vetëm në një të tretën e rasteve ka sukses. Në tregun farmaceutik amerikan qarkullon një produkt që shkon në 450000-600000 dollarë.

Skeleti i një dinozauri shitet dy milionë euro

Skeleti i një dinozauri 8,7 metra i gjatë që mendohet se i përket llojit “ferocious carnivore” u shit sot për dy milionë euro nga një shitës francez në një ankand të zhvilluar në Kullën Eiffel.

Shtëpia e ankandit “Aguttes” e vlerësonte këtë skelet mes 1,2 dhe 1,8 milionë euro, që u shfaq në një ekran në katin e parë të kullës.

“Blerësi që qëndroi anonim synon që këtë skelet ta shfaqi në një muze”, njoftoi “Aguttes”.

Ai u zbulua në “Morrison Formation”, një zonë gjeologjike e pasur me fosile dinozaurësh në shtetin Uajoming në SHBA, në vitet 2013-2015, përcjell Atsh.

Skeleti mendohet të jetë rreth 157 milionë vite i vjetër, afër fundit të periudhës “Jurassic”.

Pasi të lani fytyrën kurrë mos e pastroni me peshqir. Ja arsyet

Janë të shumta gabimet që bëhen në përditshmërinë tonë, teksa kujdesemi për fytyrën.

Por sipas dermatologëve një ndër gabimet më trashanike është përdorimi i peshqirit për të tharë fytyrën.

Fillimisht, peshqiri për fytyrën nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të trupit.

Dermatologët shprehen se përdorimi i peshqirit, mund të përhapë baktere në lëkurën e sapo pastruar, duke shkaktuar puçrra në fytyrë.

Ndërkohë që, fytyra e lagur vepron si sfungjer dhe do të përthithë më shpejt të gjitha produktet që do të vendosni pas dushit.

Ndaj lajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm, e lejoni që të marrë frymë.

Më pas mund të aplikoni të gjitha produktet që përdorni në përditshmërinë tuaj./sn/

Mësoni si t’i hiqni pesticidet nga frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë mund të jenë të mbingarkuara me pesticide dhe kimikate, të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin tonë.

Pesticidet janë të nevojshme për rritjen e produkteve, ndaj përdoren nga fermerët. Por këto substanca dëmtojnë trupin tonë. Ato shkaktojnë dëmtime në sistemin nervor, ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Këto substanca janë si agjentë kancerogjenë dhe endokrinë.

Për të hequr pesticidet nga frutat dhe perimet duhet t’i lani ato me ujë të bollshëm. Mos i ruani të lara frutat dhe perimet sepse prishen shumë shpejt.

Disa produkte natyrore që eliminojnë pesticidet:

Në një shishe, hidhni dy lugë uthull molle, limon dhe ujë. Spërkatni frutat dhe perimet para se t’i hani.

Në një tas hidhni një filxhan uthull molle dhe tri lugë kripë. Lajini perimet dhe frutat me këtë përzierje 20 minuta para se t’i hani me ujë.

Në një tas hidhni një lugë sodë buke dhe një litër ujë. Futni në të frutat dhe perimet dhe lërini për disa minuta.

Panairi i qershisë në Dibër/ Fermerët: Këtë vit humbëm (VIDEO+FOTO)

Ky vit nuk ishte aq i mbarë për prodhuesit  megjithatë në Dibër është organizuar panairi i qershisë. Gjatë aktivitetit fermerët thanë se hodhën gjithë prodhimin e qershisë. Për këtë dëm kritikojnë edhe veten e tyre pasi nuk kanë punuar në varësi të kërkesave të tregut.

Panair dhe festë. Ky vit ishte i bollshëm për prodhuesit e qershisë.

Organizimi u bë nga Zyra e Turizmit dhe Bashkia Dibër. Panairi synon të thithë dhe promovojë zonën.

Sali Tërshalla, drejtor i Bujqësisë, Dibër: “Duke qenë një vend me kushte të përshtatshme për kultivimin e qershisë, Bashkia Dibër do jetë kryesore për prodhimin e frutave”.

Për fermerët ky ishte ndër të rrallat vite kur prodhimi u hodh rrugëve, u kalb. Madje disa prej tyre morën edhe masën ekstreme duke i prerë qershitë nga zemërimi. Janë të pakënaqur me mbështetjen nga shteti, por nuk kursejnë kritikat edhe për veten.

Veip Salkurti, fermer:  “Ju e patë ca u bë me qershinë, sot nuk mbillet toka pa analizë”.

Vetëm në Dibër janë mbi 450 ha të mbjella me qershi. /abcnews.al

Plazhi i Tales, zona e panjohur dhe e pashfrytëzuar gati për pushuesit (VIDEO)

Me nisjen e sezonit veror një zonë bregdetare që po frekuentohet shumë është plazhi i Tales në Lezhë. Pushuesit thonë se plazhi është i paeksploruar nga të gjithë dhe preferojnë qetësinë për të pushuar ne familjen.

Me një çadër me vete mund të nisesh drejt Tales në Lezhë.

“Jo vetëm hapësira publike, por edhe çmimet akomoduese për këtë zonë turistike janë me të vërtetë konkurruese”.

Një zonë bregdetare e pashfrytëzuar dhe e pacënuar nga ndërtimet shumëkatëshe.

Më shumë se 12 kilometra bregdet është në shërbim të pushuesve. Ata udhëtojnë nga qytete të tjera të vendit për të kaluar disa oë pranë detit. Shumë prej tyre vijnë me familjen .

“Ka vite që e pëlqej, ka vite që fëmijët e mi kërkojnë vetëm Talen”.

“Unë e përkufizoj në plazhet më të mira Talen, sepse është e pashfrytëzuar”.

“Është qetësi”.

Aministratori Albert Rrusti thotë se kjo zonë turistike ofron edhe siguri.

“Një nga risitë është edhe vendosja e kullave të vropjtimit të cilat do t’i vemë funksionale dhe do të ofrojnë siguri për pushuesit tanë”.

Shumë plazhistë e vendosin në top listë për pushimet verore. Së fundmi ka një interes në rritje edhe nga të huajt për Talen./abcnews.al

Gazetar: Gjergj Figuri

Presidenti i Qipros nderon Eleni Foureiran, këngëtarja: Krenare që ju përfaqësova

Këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira është nderuar nga Qipro.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim artisten të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.

Në rrjetin social Instagram ajo poston këtë moment dhe shkruan:

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion

Këngëtarja me origjinë shqiptare rrembeu zemrat e publikut europian me performancën e saj në Eurovizion me këngën “Fuego”.

VIDEO ekskluzive nga aksioni i sotëm policor në fshatin Llërcë të Tetovës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e personit J.R (38), i shumëkërkuar nga organet e drejtësisë.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Llarcë, pas një plani të përgatitur, njësitet e policisë u nisën për të kapur personin e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.

Ai duhej që të vuaj dënim prej 26 vitesh e 10 muaj, i kallëzuar penalisht për 16 forma të veprës së rëndë penale si vrasje, tentimvrasje, grabitje, privim të paligjshëm nga liria, armëmbajtje pa leje ose materieve shpërthyese, sie dhe vjedhje të rënda, lëndime të rënda e pjesëmarrje në rrahje.

Katër herë policia ka tentuar që ta arrestojë, mirëpo tashmë i vrari ka rezistuar duke përdorur armë zjarri ndaj policëve.

Gjatë mëngjesit të hershëm, duke tentuar që ta arrestojnë, J.R ka përdorur bombë dhe ka tentuar që të ikë, i veshur me antiplumb, i armatosur me pushkë automatike, pushkë karabinë, pistoletë dhe katër bomba dore.

Kritika e Adem Mikullovcit ndaj Veselit që i bëri të gjithë të qeshin (VIDEO)

Mikullovci, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, u ankua se nuk po i kupton pikat e rendit të ditës, pasi Veseli po i lexon shumë shpejt.

“Sen s’po ju kuptoj, po lexoni shpejt, nuk po e di çka po votoj”, tha.

Kjo kritikë iu duk e lezetshme deputetëve të cilët plasën në të qeshura, ndërkaq, kreu i Kuvendit e falënderoi Mikullovcin që ia dha këtë vërejtje e tha se do të ketë kujdes në leximin e pikave të rendit të ditës.

VIDEO: Rita Ora lë pa fjalë italianët, ja merr valles në mes të aeroportit me çifteli

Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj.

Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e tij.

Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.

Çiftelia është një instrument muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare, tingujt e së cilës shqiptarët patën mundësi që t’i dëgjonin edhe dje në një prej hiteve të këngëtares së njohur botërore me origjinë shqiptare.

Teksa këndoi në Sheshin “Skënderbej” që ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij, skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës, ku çiftelia është një element thelbësor.

Ja cili njësit i policisë realizoi aksionin e sotëm në Llërcë të Tetovës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Libertas kanë konfirmuar informacionin se një person është vrarë sot në mëngjes në fshatin Llërcë të Tetovës.

– Bëhet fjalë për për personin që kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar për dënimin me burg prej 26 vjetësh. Person i cili ishte i rrezikshëm për banorët dhe policinë – thanë nga MPB për Libertas.

Aksioni u realizua nga njësiti elitar i policisë “Tigrat”.

Përndryshe, njësiti elitar i policisë “Tigrat” vazhdon të jetë i mbyllur hermetikisht për shqiptarët. 17 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur këmba e policit shqiptar nuk ka shkelur asnjëherë në këtë njësit.

Pos në njësinë policore “Tigrat”, shqiptarët janë të padëshiruar edhe në njësitë elitare ushtarake. Tek njësiti special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitin “Skorpionët”, shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël./TetovaNews

Shurup trëndafili: Pije mbretërore e krijuar për ditë të nxehta!

Në mjekësinë popullore konsiderohet edhe si ilaç për mëlçi dhe zorrë, ndërsa në industrinë kozmetike qëmoti është i njohur ndikimi i tij i mirë në vitalitetin e lëkurës.

Po ju propozojmë që në ditët e ardhshme të muajve të nxehtë të freskoheni me pijen e ftohtë nga trëndafili, përgatitja e së cilës vërtet nuk kërkon shumë kohë dhe shkathtësi të mëdha kulinare, transmeton Telegrafi.

Përgatitja:

1. Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.

2. Shtoni 4 kg thartirë limoni, mbushni me ujë pothuajse deri në grykë. Mbuloni me pjatë, ose me kapak.

3. Lërini dhjetë ditë në diell. Kulloni.

4. Qitni sheqer (aq sa keni litra lëng, aq nevojitet sheqer).

5. Përzieni dhe lini të qëndrojnë në enë të mbuluar derisa sheqeri të shkrihet. 6. Shurupin qiteni në shishe dhe mbylleni mirë.

Vërejtje: Përdorni vetëm trëndafila të kopshtit tuaj, përkatësisht ata për të cilët jeni të sigurt që nuk janë spërkatur me pesticide.

/sn/

VIDEO: Tentoi të hidhej nga ura, policët heronj i shpëtojnë jetën gruas

Policia amerikane i ka shpëtuar jetën një gruaje e cila po tentonte të vetëvritej duke u hedhur nga ura.

Në video do të shikoni se si një se si një polic i afrohet ngadalë gruas të cilës më pas fillon t’i flasë.

“Zonjë, ejani të flasim së bashku, besoj se nuk jeni futur në ndonjë telashe”, dëgjohet duke i thënë policia gruas që po i afrohej me hapa të ngadaltë.

Por, mjaftuan këto fjalë që ta shpërqendronte, dhe nga ana tjetër i afrohen dy policë tjerë dhe e shpëtojnë në momentin e fundit teksa ajo do hidhej.

Ngjarja ndodhi më 25 maj në Houston, Teksas, ndërsa pamjet e saj janë publikuar këto ditë nga policia. (TemA)

Carovska i përgjigjet Jankullovskës: Do të trajtohesh si të gjithë qytetarët e tjerë

‘Gordana Jankullovska nuk ka arsye pse të shqetësohet, sepse ajo, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë do të trajtohet sipas ligjit’, u përgjigj ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovsa, letrës së dërguar nga e ish-ministres së Punëve të Brendshëm, ku i drejtoheshe asaj dhe ministres së re të Drejtësisë, Renata Deskoska, për shkeljen e të drejtave të saj në gjykimin për lëndën e PPS-së në të cilën ajo është e akuzuar.

“Lidhur me atë që shkruan në letër, ndërsa ka të bëjë me vendimet gjyqësore, praktikat dhe procedurat, kjo nuk është në kompetencën time”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para Konferencës së dytë ndërkombëtare “Gratë në energjetikë 2018”.

Jankullovska letrën e hapur ia dërgoi ministres Deskoska dhe Carovska të shtunën e kaluar duke u ankuar për të drejtat e saj si e akuzuar dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, si grua shtatzënë./am/

100 ditë not rreth e qark ishullit anglez

Sportisti ekstrem nga Britania e Madhe, Ros Egjli, ka filluar një aventurë të pazakontë. Ai pretendon të notojë rreth e qark bregdetit anglez për 100 ditë dhe pa prekur në tokë të thatë as edhe një ditë. Ros aventurën e ka filluar më 1 qershor dhe sipas parashikimeve të tij ai do të notojë 30 deri në 50 kilometra në ditë për të kompletuar distancën totale prej rreth 2 700 kilometrave. Në tjetër detaj në listën e Rosit është që gjatë gjithë këtij aktiviteti të djeg 1 milion kalori.

Idea për të notuar rreth e rrotull Britanisë Rosit i erdhi para një muaji teksa diskutonte me miqtë e tij një temë rreth lundrimit. Rosi brenda një muaji është stërvitur fizikisht dhe ka mbajtur një dietë që do i ndihmojë ta përballojë më lehtë aventurën./am/

VIP-at që kanë vdekur në rrethana të çuditshme

Vdekje natyrale apo komplot? Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë e vdekjes së këtyre personazheve shumë të famshëm.

E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme. Kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë. Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas vdekjes së tyre.

Pse? Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.

Më poshtë, zbuloni VIP-at që kanë vdekur në rrethana të çuditshme./TCH/

SIGURIA NË KOMUNIKACION: MAQEDONIA NGEC NË KRAHASIM ME VENDET EVROPIANE

Kompetenët paralajmërojnë programe preventive

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, në konferencën e sotme ndërkombëtare në temën “Siguria e rrugëve”, ka paralajmëruar formimin e institucionit të ri shtetëror për rritje të sigurisë në komunikacion.

Sugarevski theksoi se rezultatet e të dhënave flasin se në vendet e BE-së, nga aksidentet e komunikacionit ka 5.2 viktima në 100.000 banorë, dhe se tanimë është formuar grupi punues i cili deri në fund të vitit do të vijë deri në propozimin përfundimtar për formimin e Agjencisë për Menaxhim me Sigurinë në Komunikacion.

I shiquam të gjitha aspektet se edhe ata si institucione duhet të ndërmarrin diçka me qëllim që të ulim numrin e qytetarëve që humbin jetët e tyre. Dhe për këtë nga ana e ministrisë së Transportit dhe Lidhjes e pamë të nevojshme formimin e një agjencioni dhe një trupi ekzekutiv në qeverinë e RM-së që do të punoj për sigurin e rrugëve në Maqedoni. Kjo iniciativë ka kaluar në qeverinë e Maqedonisë, presim dikun në vjeshtë ky trup të jetë formuar.

Zv/ministri për punë të Brendshme Agim Nuhiu theksoi se kjo ministri eshte e orientuar qe te realizoje ne shkalle te konsiderueshme programin preventiv ne fushen e sigurise ne komunikacionin rrugor.

Për shoqërinë dhe për ministrinë tonë paraqet një sfidë për të pasur sukses në aktivitetet tona, kemi nevoj për koordinim dhe për respekt nga të gjitha kulturat për trajtim, për menaxhim dhe për sjellje nga të gjitha institucionet e autorizuara. Por edhe për të vepruar në lidhje me mënyrën dhe veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. /Art Channel/

Çka është depresioni, epidemia që po zhduk njerëzit?

Çka është depresioni?

Njerëzit me depresion nuk janë të gjithë çehrengrysur, e as nuk qajnë pas çdo provokimi. MentalHealth.gov, një sajt qeveritar i ShBA-ve, e definon atë si një gjendje kur “humbet interesi në pjesët më të rëndësishme të jetës”. Simptomat përfshijnë ngrënjen apo fjetjen e tepërt ose tepër të paktë; shkëputjen nga njerëzit dhe aktivitetet e zakonshme; të kesh pak ose fare energji; të ndihesh i mpirë ose sikur asgjë nuk ka rëndësi; të ndihesh pazakonshëm konfuz, harrestar, buzë diçkaje, i zemëruar, i mërzitur, i brengosur apo i frikësuar; dhe të menduarit për t’i bërë keq vetes apo të tjerëve, shkruan Guardian, transmeton Periskopi.

Depresioni shpesh përzihet me të tjera probleme shëndetësore: sëmundjet afatgjata, angështinë, çrregullimin obsesiv kompulsiv apo skizofreninë, ndër tjera.

Sa njerëz kanë depresion?

Depresioni klinik është rritur në shifra epidemike në dekadat e fundit, nga një mizëri pak e përmendur në margjinat e shoqërisë në një fenomen që rrallë mbetet larg lajmeve. Është e shpërndarë në klasët e shkollës, kampe refugjatësh, zyre të punës, ferma dhe lokalitete të vogla.

Është vlerësuar se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni aktualisht në botë – ose rreth 4% të popullësisë botërore, sipas statistikave të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] më 2015. Gratë thuhet se është më e mundshme të kenë depresion se sa burrat.

Depresioni është disabiliteti më i madh global, dhe depresioni unipolar [si i kundërt me atë bipolar] është shkaktari i 10 më i madh i vdekjeve të hershme. Lidhja mes vetëvrasjes, shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve për të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, është e qartë, dhe në mbarë botën, është kalkuluar se 2 njerëz e vrasin veten nga kjo gjë për çdo minut.

Vendi me më së shumti njerëz depresivë në botë është ShBA-ja, e ndjekur nga Kolumbia, Ukraina, Holanda dhe Franca.

Studimet e fundit kanë treguar që depresioni nuk është siç mendohej më parë, një sëmundje luksi. Ajo është e lidhur poashtu me varfërinë. Por, në vendet e varfëra del se ajo as nuk njihet si sëmundje, e madje shpërfillet krejtësisht.

Çka e shkakton depresionin?

Gjërat janë përmirësuar ndjeshëm që nga koha kur sëmundjet mendore mendohej se shkaktoheshin nga djalli. Por megjithatë mbeten keqkuptime të shumta për sëmundjen, veçanërisht me ngulmimin se njerëzit me depresion thjesht duhet të “kundërvihen më shumë”.

Një opinion kontrastues është mundësuar nga psikiatristi Tim Cantopher. Ai argumenton që ka një pjesë të trurit që quhet sistemi limbik i cili vepron si një termostat, duke kontrolluar funksione të ndryshme të trupit – përfshirë disponimin – dhe që rivendos ekuilibrin pas uljeve e zbritjeve normale që shtron jeta. Sistemi limbik është një qark nervash, që transmeton sinjale te njëri tjetri përmes dy kemikalesh, serotoninës dhe noradrenalinës, të cilat njerëzit me depresion i kanë më pak se të tjerët. Sipas këtij përshkrimi, depresioni është një sëmundje më shumë fizike se sa mendore.

Cantopheri argumenton që, kur janë në stres, njerëzit e llastuar apo të dobët heqin dorë shpejt; njerëzit e fortë vazhdojnë duke i dyfishuar përpjekjet, duke luftuar çdo presion për të hequr dorë dhe e shtyejnë sistemin limbik deri në kufijtë e tij. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë evidencë shkencore për të mbështetur këtë teori, siç është e pamundur të eksperimentohet në trurët tanë, shkruan Periskopi.

Shkaktarë të tjerë të pranuar gjerësisht janë edhe traumat apo abuzimet e së kaluarës; një predispozitë gjenetike për depresion, e cila mund të jetë ose jo e njëjtë me historinë familjare; streset e jetës, përfshirë problemet financiare; sëmundjet apo dhimbjet kronike; dhe marrjen e drogës, përfshirë kanabisin, ekstazinë dhe heroinën.

Trajtimet

OBSH-ja vlerëson që më pak se gjysma e njerëzve me depresion marrin trajtim për të. Shumica do të marrin ndihmë joadekuate, shpesh të përqendruar në ilaçe, me shumë pak investim në terapitë në të folur [p.sh. psikanaliza], të cilat konsiderohen si aleatët kyç për kurim.

Mes trajtimeve tjera farmacologjike për depresionin, janë edhe ato të cilat e rrisin serotoninën dhe noradrenalinën.

Trendet

Edhe pse ka gjithnjë e më shumë trajtime për depresionin, problemi në fakt nuk po bie por po rritet.

Të lindurit pas 1945-s është dhjetë herë më e mundshme që të kenë depresion./Periskopi/

Cilat janë produktet e bukurisë që duhet t’i përdorni gjatë verës?

Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetikore.

Në verë, duhet t’u jepni lamtumirën kremrave të pasura, kremit pudër me tonalitet të errët për t’ua lënë vendin atyre me nuanca të lehta.

Produktet që nuk duhet të mungojnë:

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë.

Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës. Rekomandojmë: Qumësht dhe tonik pastrues 2 në 1, i pasur me Vitaminën E, bën një pastrim të thellë të lëkurës suaj. Në mbrëmje mund ta hiqni makijazhin me xhel pastrues.

Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur.

Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

Serumi hidratues zbut dhe hidraton lëkurën duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell.

Kremi me faktor mbrojtës është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës, shkruan Living.al.

Qumështi për trupin siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta.

Maska për fytyrën dhe trupin: Këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën.

Krem BB ose CC: Krem pudër me tonalitet të lehtë që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell.

Kremi i duarve: Duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara.

Kujdesi i flokëve: Përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët.