Ballina Blog Faqe 883

Çka është depresioni, epidemia që po zhduk njerëzit?

Çka është depresioni?

Njerëzit me depresion nuk janë të gjithë çehrengrysur, e as nuk qajnë pas çdo provokimi. MentalHealth.gov, një sajt qeveritar i ShBA-ve, e definon atë si një gjendje kur “humbet interesi në pjesët më të rëndësishme të jetës”. Simptomat përfshijnë ngrënjen apo fjetjen e tepërt ose tepër të paktë; shkëputjen nga njerëzit dhe aktivitetet e zakonshme; të kesh pak ose fare energji; të ndihesh i mpirë ose sikur asgjë nuk ka rëndësi; të ndihesh pazakonshëm konfuz, harrestar, buzë diçkaje, i zemëruar, i mërzitur, i brengosur apo i frikësuar; dhe të menduarit për t’i bërë keq vetes apo të tjerëve, shkruan Guardian, transmeton Periskopi.

Depresioni shpesh përzihet me të tjera probleme shëndetësore: sëmundjet afatgjata, angështinë, çrregullimin obsesiv kompulsiv apo skizofreninë, ndër tjera.

Sa njerëz kanë depresion?

Depresioni klinik është rritur në shifra epidemike në dekadat e fundit, nga një mizëri pak e përmendur në margjinat e shoqërisë në një fenomen që rrallë mbetet larg lajmeve. Është e shpërndarë në klasët e shkollës, kampe refugjatësh, zyre të punës, ferma dhe lokalitete të vogla.

Është vlerësuar se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni aktualisht në botë – ose rreth 4% të popullësisë botërore, sipas statistikave të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] më 2015. Gratë thuhet se është më e mundshme të kenë depresion se sa burrat.

Depresioni është disabiliteti më i madh global, dhe depresioni unipolar [si i kundërt me atë bipolar] është shkaktari i 10 më i madh i vdekjeve të hershme. Lidhja mes vetëvrasjes, shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve për të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, është e qartë, dhe në mbarë botën, është kalkuluar se 2 njerëz e vrasin veten nga kjo gjë për çdo minut.

Vendi me më së shumti njerëz depresivë në botë është ShBA-ja, e ndjekur nga Kolumbia, Ukraina, Holanda dhe Franca.

Studimet e fundit kanë treguar që depresioni nuk është siç mendohej më parë, një sëmundje luksi. Ajo është e lidhur poashtu me varfërinë. Por, në vendet e varfëra del se ajo as nuk njihet si sëmundje, e madje shpërfillet krejtësisht.

Çka e shkakton depresionin?

Gjërat janë përmirësuar ndjeshëm që nga koha kur sëmundjet mendore mendohej se shkaktoheshin nga djalli. Por megjithatë mbeten keqkuptime të shumta për sëmundjen, veçanërisht me ngulmimin se njerëzit me depresion thjesht duhet të “kundërvihen më shumë”.

Një opinion kontrastues është mundësuar nga psikiatristi Tim Cantopher. Ai argumenton që ka një pjesë të trurit që quhet sistemi limbik i cili vepron si një termostat, duke kontrolluar funksione të ndryshme të trupit – përfshirë disponimin – dhe që rivendos ekuilibrin pas uljeve e zbritjeve normale që shtron jeta. Sistemi limbik është një qark nervash, që transmeton sinjale te njëri tjetri përmes dy kemikalesh, serotoninës dhe noradrenalinës, të cilat njerëzit me depresion i kanë më pak se të tjerët. Sipas këtij përshkrimi, depresioni është një sëmundje më shumë fizike se sa mendore.

Cantopheri argumenton që, kur janë në stres, njerëzit e llastuar apo të dobët heqin dorë shpejt; njerëzit e fortë vazhdojnë duke i dyfishuar përpjekjet, duke luftuar çdo presion për të hequr dorë dhe e shtyejnë sistemin limbik deri në kufijtë e tij. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë evidencë shkencore për të mbështetur këtë teori, siç është e pamundur të eksperimentohet në trurët tanë, shkruan Periskopi.

Shkaktarë të tjerë të pranuar gjerësisht janë edhe traumat apo abuzimet e së kaluarës; një predispozitë gjenetike për depresion, e cila mund të jetë ose jo e njëjtë me historinë familjare; streset e jetës, përfshirë problemet financiare; sëmundjet apo dhimbjet kronike; dhe marrjen e drogës, përfshirë kanabisin, ekstazinë dhe heroinën.

Trajtimet

OBSH-ja vlerëson që më pak se gjysma e njerëzve me depresion marrin trajtim për të. Shumica do të marrin ndihmë joadekuate, shpesh të përqendruar në ilaçe, me shumë pak investim në terapitë në të folur [p.sh. psikanaliza], të cilat konsiderohen si aleatët kyç për kurim.

Mes trajtimeve tjera farmacologjike për depresionin, janë edhe ato të cilat e rrisin serotoninën dhe noradrenalinën.

Trendet

Edhe pse ka gjithnjë e më shumë trajtime për depresionin, problemi në fakt nuk po bie por po rritet.

Të lindurit pas 1945-s është dhjetë herë më e mundshme që të kenë depresion./Periskopi/

Cilat janë produktet e bukurisë që duhet t’i përdorni gjatë verës?

Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetikore.

Në verë, duhet t’u jepni lamtumirën kremrave të pasura, kremit pudër me tonalitet të errët për t’ua lënë vendin atyre me nuanca të lehta.

Produktet që nuk duhet të mungojnë:

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë.

Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës. Rekomandojmë: Qumësht dhe tonik pastrues 2 në 1, i pasur me Vitaminën E, bën një pastrim të thellë të lëkurës suaj. Në mbrëmje mund ta hiqni makijazhin me xhel pastrues.

Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur.

Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

Serumi hidratues zbut dhe hidraton lëkurën duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell.

Kremi me faktor mbrojtës është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës, shkruan Living.al.

Qumështi për trupin siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta.

Maska për fytyrën dhe trupin: Këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën.

Krem BB ose CC: Krem pudër me tonalitet të lehtë që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell.

Kremi i duarve: Duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara.

Kujdesi i flokëve: Përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët.

MBRËMË ËSHTË REGJISTRUAR NJË TËRMET NË SHKUP

Enti Sizmiologjik ka regjistruar mbrëmë një tërmet në rajonin e Shkupit, kurse tërmeti ka qenë me intenzitet 2,8 shkallë, sipas Shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë gjashtë kilometër në lindje të Shkupit, në thellësi prej një kilometër.

Shkencëtarët zhvillojnë materialin që rigjeneron smaltin e dhëmbëve

Studiuesit në Universitetin Queen Mary në Londër kanë gjetur një rrugë të re për zhvillimin e materialit që mund të rigjenerojë inde të fuqishme sikurse janë smalti i dhëmbëve dhe eshtrat.

Smalti, i vendosur në pjesën e jashtme të dhëmbëve tanë, është indi më i fuqishëm në trup dhe iu mundëson dhëmbëve të funksionojnë për një pjesë të gjatë të jetës pavarësisht forcës së kafshimit, ekspozimit ndaj ushqimeve dhe pijeve acidike dhe temperaturave të larta.

Kjo performancë rezulton nga struktura e saj e lartë e organizuar.

Sidoqoftë, smalti nuk mund të rigjenerohet pasi të ketë humbur, gjë e cila çon në humbjen dhe dhimbjen e dhëmbëve, transmeton ksp. Këto probleme preku më shumë se gjysmës e popullsisë në botë dhe mënyrat për gjetjen e rikrijimit të smaltit kanë qenë për një kohë të gjatë të nevojshme për dentistët.

Studimi i publikuar në revistën Nature Communications, tregon se kjo qasje e re mund të krijojë materiale me precizitet të shënuar me qëllim që të duken dhe të marrin rolin e smaltit të dhëmbëve.

Autori kryesor i studimit Alvaro Mata nga shkolla Queen Mary për inxhinieri dhe shkenca materiale tha se qëllimi kryuesor në shkencën materiale ësjtë mësimi nga natyra për të zhvilluar materiale të dobishme të bazuara në kontrollin preciz të bllokut për ndërtimin e molekulave.

“Zbulimi kryesor ka qenë mundësia për të shfrytëzuar proteinat e çrregullta për të kontrolluar dhe udhëzuar procesin e mineralizimit në shkallë të shumta. Përmes kësaj, është zhvilluar një teknikë për të lehtësuar materialet sintetike që emulojnë një arkitekturë të tillë hierarkike të organizuar në zona të mëdha dhe me aftësinë për të rregulluar pronat e tyre”, tha ai.

Sipas tij, procesi i mineralizimit hap mundësinë për të krijuar materiale me vetitë që imitojnë inde të ndryshme të forta përtej smaltit si kocka dhe dentina.

“Si e tillë, puna ka potencial që të përdoret në një shumëllojshmëri aplikimesh në mjekësinë rigjeneruese. Përveç kësaj, studimi gjithashtu ofron njohuri për rolin e çrregullimit të proteinave në fiziologjinë dhe patologjinë njerëzore”, shprehet Mata.

Ja misteret që po tronditin botën, çfarë po ndodh

Njeriu si qenia më e përkryer ka zbuluar gjërat më të mëdha që sot ne i përdorim në jetën e përditshme. Shkenca është zhvilluar së bashku me njeriun duke revolucionarizuar teknologjinë.

Sot çdo gjë është smart (inteligjente), ne mund të përdorim teknologjinë e touch (çdo gjë më prekje), mund të komunikojmë me njerëzit ne distanca tepër të mëdha, sot ne jemi të gjithë në një fshat global!

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, shumë enigma shkenca nuk ka mundur t’ju japë zgjidhje.

Bota është e mbushur plot me mistere, por pesë prej tyre janë ndër më të rrallat dhe ende sot nuk kanë një përgjigje!

Rruga Bimini

Në vitin 1968, nën thellësinë e detit pranë brigjeve të ishujve Bimini në Bahamës, u zbuluan me dhjetëra gurë të sheshtë gëlqerorë. Në pamje të parë asgjë nuk ngjante e çuditshme. Por shkencëtarët u habitën, pasi këto gurë krijonin një rrugë të gjatë perfekt me shumë se 1 km, që ishte e pamundur të krijohej me forma natyrale! Të shumtë ishin ata të cilët thanë se janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të tjerë se janë formacione natyrale. Por askush prej tyre nuk mund të harroj dhe nuk mund të anashkaloj në nënndërgjegjen e tij se profecinë e fillimit të shekullit të 20-të. I famshmi profet Edgar Cayce, kishte parashikuar në vitin 1938: “Një pjesë të Atlantidës së Humbur do të zbulohet në thellësi të detit, rreth ishujve Bimini. Kjo do të ndodh në vitin 1968”, një parashikim që për paradoks ishte precize!

Dorëshkrimi Voynich

E mori emrin nga zbuluesi i saj në vitin 1912 në një manastir italian dhe vijon të mbetet libri më i mistershëm në historinë e njerëzimit. Libri është shkruar në një gjuhë të pakuptimtë, të panjohur apo nga dikush që nuk i përket kësaj bote, pra qenies njerëzore! Shkencëtarët besojnë se libri është shkruar para 8-0 vjetësh nga një shkrimtar i panjohur i cili përdori një teknikë shkrimi të panjohur!

Harta e Piri Reis

Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij! Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit. Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar. Si është e mundur që kapiteni Piri Reis të hartonte me saktësinë më të madhe hartën e gjithë botës, kur në shekullin e 15 nuk ekzistonte mundësia e fluturimit?! Pra fotografimeve ajrore. Si është e mundur që kapiteni Reis mundit ë ndante kontinentet dhe brigjet me gjithë distancat e tyre pa njohurinë e vërtetë të metodës së projeksionit azimuthal të trigonometrisë sferike, që kërkohet për hartat? Si projektoi Antarktidën kur ajo nuk ishte zbuluar ende zyrtarisht?

Syndoni i Torinos

Edhe pse Vatikani e ka vlerësuar si të vërtet, Syndoni i shenjtë vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. Është një qefin në të cilën është i impresionuar imazhi i një njeriu 33-vjeçar me mjekër. Gjatë gjithë qefinës ka shenja gjaku që dëshmojnë se ky burrë ishte kryqëzuar dhe më pas trupi i tij u mbulua me këtë copë pëlhurë. Dhe sigurisht që të shumtë janë ata të cilët besojnë pëlhura –qefina- është copa që mbuloi trupin e Krishtit pas Kryqëzimit, pasi materiali përbërës i qefinës dëshmon atë periudhë, ku jetoi dhe shenjat e gjakut dëshmojnë të njëjtën mënyrë vdekje me atë të Krishtit. Disa të tjerë mendojnë se është krijesë njerëzore dhe u krijua shumë më vonë, ndërmjet shekullit të 13 dhe 14-të. Por, edhe sikur të ishte një rastësi dhe nuk kemi të bëjmë me qefinën e Krishtit, misterin vijon të mbetet: Çfarë u bë pëlhura e vërtet që mbuloi trupin e tij pas uljes nga kryqi?

Linjat e Nazca

Linjat grafike në sipërfaqen e tokës të qytetërimit Nazca në Peru përfshihen në misteret më të mëdha të botës, sa për mënyrën dhe qëllimin e krijimit të tyre. Bëhet fjalë për 13.000 linja, që formojnë 800 skica dhe mbulojnë një sipërfaqe 450 kilometër katrorë. Arkeologët pohojnë se Linjat Nazca u krijuan rreth viti 500 para erës së re deri në 500 pas erës së re dhe ngjajnë sikur të jenë krijuar nga një dirë gjigande.

Këto skica pasqyrojnë kafshë, bimë dhe skica gjeometrike dhe më e çuditshmja është se nuk arsye krijimi, pasi janë të dukshme vetëm nga ajri, pra nga sipër. Vetëm qendra e këtyre skicave është një merimangë e cila ka diametër 45 m katrorë. Shumë shkencëtar besojnë se ndoshta qytetërimi Nazca dispononte një lloj ballonë fluturuese dhe me të cilën krijuan këto skica.

Të shumtë janë ata të cilët bëjnë fjalë se këto linja janë aerodrome. Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke thënë se linjat janë krijuar nga jashtëtokësorët. Disa thonë se para 2000 vjetësh, banon gjigand në Tokë. Por teoria më dominuese (dhe më e vërtet) është ajo e arsyes së krijimit të tyre, pasi Nazca i krijuan këto linja për të fituar dhe të kthehej mbrapsht perëndia e tyre nga qiejt, Virakotsa, teori që ende nuk është vërtetuar.

Emri, Athina-Shkupit: Topi është në terrenin tuaj

Topi është në terrenin e fqinjëve që të bëjnë hapin vendimtar drejt zgjidhjes, ndërsa ne presim, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Canakopulos në një intervistë për televizionin grek “Kontra”.

“Atë që presim është që udhëheqësia politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ta bëjë hapin vendimtar dhe përfundimisht të shkojmë përpara drejt zgjidhjes së pranueshme të përbashkët drejt të cilës synojnë edhe të dyja vendet. Zoti Zaev duhet të përfundojë aktivitetet e nevojshme politike brenda vendit të tij me aktorët e tjerë politikë dhe më pas presim një përgjigje përfundimtare”, tha Canakopulos në intervistënpër televizionin grek “Kontra”.

Canakopulos theksoi se Greqia nuk ka kurrfarë presioni, “nëse marrëveshja do të arrihet në mënyrë kohore apo në një mënyrë tjetër “, dhe për këtë thotë se topi është në terrenin e palës tjetër, ndërsa Athina atë që mund ta bëjë tani është vetëm të presë.

Canakopulos gjithashtu përgënjeshtroi dhe hodhi poshtë akuzuat nga partia opozitare Demokracia e Re, se Qeveria e udhëhequr nga Cipras synon zgjidhjen e problemit të emrit si këmbim përfitim të lehtësimit të borxhit të saj kundrejtë Evropës dhe FMN-së./am/

Vazhdon në Gjykatën Penale gjykimi për rastin “Tarifa”

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Tarifa”, lëndë e PSP-së, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurë për furnizim publik të softuerit – “ERP Sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e kishte fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dorëzuar dokumentacion të kompletuar.

Fatura e “kripur” për botërorin, Rusia e “paarritshme” nga shqiptarët

Nga sot, jemi zyrtarisht 10 ditë përpara zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. A planifikoni të vizitoni Rusinë për Botërorin 2018 të FIFA World Cup?

Meshkujt shqiptarë preferojnë të ndjekin ndeshjet me shoqërinë në vendin e tyre. Nga ana tjetër, ka edhe një tjetër kategori që qershorin e lidhin me kampionatin: turistë dhe të pasionuar pas futbollit. Sipas agjencive kryesore në Tiranë, ka pasur interes dhe është kërkuar informacion për udhëtimin atje, por nuk kanë pasur finalizime në prenotime. Sipas tyre, mbase janë angazhuar që të udhëtojnë privatisht.

Nga një kërkim për fluturime nga Tirana në Moskë, për një periudhë të supozuar nga 9 qershori deri më 19 qershor, bileta me Air Serbia për një person kushton 448 dollarë. Sipas mytrip.com, biletat në këtë periudhë, në varësi të operatorit të fluturimit, kushtojnë deri në 894 dollarë. Pasi të keni ardhur në Moskë, gjëja e parë që do të paguani është transporti në hotel.

Problem është edhe viza ruse, që është e vështirë për t’u marrë, sidomos nëse udhëtoni privatisht.

Mënyra më e mirë dhe më e lirë për të udhëtuar nga aeroporti në Moskë në qendër të qytetit është të marrësh një Uber. Një udhëtim Uber nga aeroporti (Domodedovo ose Sheremetyevo) në Moskë ka një çmim fiks prej 850 rublash ose 13 dollarë. Të dy aeroportet në Moskë kanë Wi-Fi falas brenda terminaleve, për të porositur një Uber. Nëse do të qëndroni në qytete të tjera përveç Moskës, duhet të mbani parasysh shpenzimet e transportit për të arritur atje. Rusia do të ofrojë transport falas.

Qyteti më i shtrenjtë për të qëndruar gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit do të jetë Shën Peterburgu, me dhomat më të lira në hotelet me 2 yje, duke filluar nga 4,600 rubla (80 dollarë) një natë. Për një itinerar të supozuar, do të merret një hotel 2-3 yje në Moskë dhe Shën Peterburg për 100 dollarë/nata. Për dhjetë net qëndrimi në Rusi, ajo do të arrijë në një 1000 dollarë. Për shembull, supozohet të shkosh në dy ndeshjet e Kupës së Botës në fazën e grupit dhe duhet të merren biletat e Kategorisë 3, më të lira, për 105 dollarë secila. Biletat më të shtrenjta të Kategorisë 2 janë 165 dollarë, Kategoria 1 – 210 dollarë/bileta. Dy bileta të Kategorisë 3 do të shtojnë 210 dollarë në buxhetin e dy personave. Për të marrë pjesë në ndeshjet e 2018 Kampionatit Botëror të Futbollit Rusi 2018, ju duhet të merrni një FAN ID.

Moska është një ndër qytetet më të shtrenjtë në Europë. Sipas indeksit të Kostos së Jetesës së Mercer, Moska renditet e 13-a më e shtrenjtë në botë dhe e katërta në Europë, pas tre qyteteve zvicerane (Zyrihu, Gjeneva, Bern). Shën Peterburgu është në vendin e 35 në botë, sipas të njëjtës renditje.

Sipas Welcome2018.com, i cili është portali turistik i qeverisë ruse sa i përket informacionit rreth vendit pritës të Kupës së Botës, nevojitet një buxhet ditor prej 1800 rublash (30 dollarë) për ushqimin gjatë Kampionatit. Është e mjaftueshme për të ngrënë tri herë në ditë dhe të një pije në bar apo restorant. Për dy persona, në 10 ditë, totali shkon 600 dollarë. Përllogaritja bëhet e tillë: një Big Mac në McDonald’s – 150 rubla; një mëngjes në McDonald’s, 100-150 rubla; një drekë me çmim mesatar në një restorant rus me një pije, supë, sallatë dhe një pjatë, 500 rubla; pizza në kafe-piceri, 500 rubla; një birrë në bar apo restorant, 150-200 rubla. Në total, sipas përllogaritjes së marrë nga burimet kryesore, në një skenar të improvizuar, për dy shqiptarë kostoja rezulton 2719 dollarë, ose 2350 euro./Monitor

Zbuloni “Kalanë”, festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Shqipëri

Blogu i famshëm londinez “STW” (Stamp the Wax) ka marrë në një intervistë të rrallë organizatorët e festivalit të parë ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri që titullohet “Kala”. Në këtë intervistë unike organizatorët shpalosin detajet dhe sekretet që ky festival do t’i ofrojë gjithë të pranishmëve.

Franca dhe Kanadaja që të dyja kanë pretendime të larta për Rivierën e tyre, mbushur plotë resorte luksoze për të kaluar pushimet nën valën e ish-lëvizjes së muzikës “dance” të viteve më parë që ka përfshirë të gjithë botën. Shqipëria nuk shfaqet si një tjetër destinacion i këtij lloji, por e fshehur në lindje të Italisë ka një vije bregdetare të pastër dhe gjerësisht të paprekur nga turizmi dhe muzika.

Por fillimi i festivalit “Kalaja” këtë vit synon të sjellë ndryshime, duke shënuar gjithashtu festivalin e parë ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri. Me një kurim në detaj dhe një organizim krijues, kalendari i programit është i përllogaritur me kujdes prgjatë një jave. Kjo është një ofertë e re dhe tërheqëse për rrethin europian të festivalit. Ende i fshehur pas vellos së edicionit debutues, biseduam me drejtuesit për të zbuluar më shumë në lidhje me origjinën e festivalit dhe t’i hedhim një sy zonës përreth.

“Kala” 2018 do të zhvillohet më 20-27 qershor. Biletat, fluturimet dhe akomodimi mund të gjenden në faqen zyrtare “www.kala.al”.

Një prezantim i shkurtër i “Kalasë”

Si u shfaq fillimisht ideja për “Kalanë”?

Plani për të organizuar një festival veror ka qenë në qarkullim për disa vite. Kemi kaluar dy vitet e fundit duke eksploruar vende të ndryshme dhe Shqipëria na u propozua nga një mik që e kishte vizituar kohët e fundit. Ne menjëherë u dashuruam me këtë zonë dhe e dinim se do të sillnim diçka të re dhe emocionuese në tregun e festivalit. Ne donim një vend ku njerëzit të ndiheshin të lirë të bënin ç’të donin, largë kufijëve të ngurtë të jetës normale. “Kalaja” ofron mundësinë perfekte për miqtë që të jenë të parët që do të shijojnë një festival në Shqipëri.

Në Europë ka shumë festivale, çfarë ju bëri të mendonit se ky ishte një projekt që ia vlen të vazhdohet?

Ne besojmë se “Kalaja” do të jetë më shumë se eksperienca e një festivalit tradicional pasi jep mundësinë gjithashtu për të shijuar një destinacion të paeksploruar, që është shumë e rrallë këto ditë. Në Europë ka festivale të mrekullueshme por shumë persona për kërkojnë për eksperienca të reja. Kjo shihet me festivale që organizohen gjithnjë e më larg. Ne ndihemi me fat që kemi zbuluar një vend mahnitës si Shqipëria dhe që është kaq pranë. T’i japësh njerëzve mundësinë që të jenë të partë që shijojnë një festival muzike në Shqipër, përfundimisht ia vlen të ndiqet dhe do i bënë vitet e kaluara duke punuar fuqishëm për këtë që t’ia vlejnë.

Deri tani e keni mbajtur të fshehtë. A mund të na tregoni pak më shumë në lidhje me vendin ku do të organizohet “Kalaja” dhe përse bëtë këtë zgjedhje?

“Kalaja” do të organizohet në Dhërmi, një fshat bregdetar në Rivierën shqiptare që ndodhet mes qytetit të Sarandës dhe Vlorës. Kur bëhet fjalë për udhëtime, ka shumë pak mistere të mbetura në Europë dhe bregdeti shqiptar është pak a shumë ndalesa e fundit europiane nën rrezet e diellit që nuk është bërë një destinacion për pushimet bregdetare. Dhërmiu është vendi më i bukur përgjat rivierës dhe një xhevahir i fshehur.

Cila ka qenë qasja juaj në programimin e festivalit?

Sikurse ka thënë Moodymann, ka vetëm dy kategori muzikash, ato që janë të bukura dhe të tjerat. Lista e muzikave në “Kala” përfshijnë një gamë të gjerë muzike vërtetë të mirë, nga zgjedhje krejt të panjohura deri tek ikonat bashkëkohore, nga legjenda të gjalla tek yjet në rritje, nga ritmet “funk” dhe “soul” tek ato “disco” dhe “techno”.  Ne thjesht zgjodhëm artistët që duam të dëgjojmë në plazh, pa vendosur limitime mbi gjininë apo profilin.

A e ka mbështetur festivalin bordi turistik i Shqipërisë?

Ata kanë qenë thjesht të mrekullueshëm. Ata nuk presin dot për t’i prezantuar vendin e tyre botës dhe e shohin “Kalanë” si një mënyrë të mirë për ta filluar këtë. Shumë vende të tjera në Ballkan kanë filluar me turizmin e festivaleve, pra kjo është një rrugë e provuar dhe e testuar dhe ata janë  plotësisht dakord me këtë.

Për këdo që nuk e njeh Shqipërinë por po kërkon diçka të re, përse ia vlen të vizitohet kjo pjesë e Europës?

Riviera shqiptare është një vend i pazuluar, me natyrë mahnitëse, ujëra të kaltër, plazhëra me rërë dhe një trashëgimi të pasur arkeologjike dhe kulturore. Është më interesante dhe piktoreske se sa vendet që e rrethojnë, si dhe një prej vendeve më unike në Europë. “Kala” 2018 do të jetë festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Shqipëri, jemi shumë të emocionuar që do të jemi në gjendje të prezantojmë këtë pjesë të mrekullueshme të botës tek një audiencë e gjerë. Peizazhi, ushqimi dhe njerëzit janë thjesht të mrekullueshëm dhe besojmë se ata meritojnë më shumë njohje ndërkombëtare. Nëse i hedh një vështrim të shpjetë forumeve të udhëtimeve do të keni një ide të qartë se sa përshtypje të mirë kanë njerëzit pas vizitës së tyre të parë në këtë vend, që shpesh herë kthehen sërish.

Çfarë ju emocionon më shumë nga edicioni i parë i “Kalasë”?

Eventet e para janë gjithnjë speciale. Aty ka një atmosferë lirie, zbulimi dhe aventure që nuk përsëritet asnjëherë. Emocionin i asaj lloj ndjesie, të diçkaje unike është i paçmuar dhe ne jemi shumë të emocionuar që jemi në gjendje ta ndajmë atë me një grup special personash.

Cilat janë planet tuaja afatgjata për festivalin?

Ne dëshirojmë t’i japim gjithnjë e më shumë personave mundësinë që të kombinojnë muzikën dhe pushimet në këtë vend të veçantë por pa ndikuar në natyrë apo përreth. Jemi duke punuar aktualisht me sipërmarrjet lokale dhe qeverinë e Shqipërisë për një plan të qëndrueshëm për të garantuar mundësinë e vazhdimësisë së organizimit të eventit në vitet në vijim.

Eksplorimi i “Kalasë”

A mund të na bëni një prezantim të shkurtër të çdo skene të festivalit?

Fillimisht kemi “Empire”, një zgjatim i klubeve të hapur “vintage” me bare, kolltuqe dhe që ka plazhin e tij privat ku do të presë artistët kyresorë.

Disa hapa më poshtë duke ndjekur bregdetin do të arrini tek “Splendour Beach Bar”, vendi perfekt për të shijuar një kokteil nën muzikën bregdetare, peshk lokal të gatuar në zgarë dhe ushqime deti, banjo dielli dhe kërcim.

Më pas vjen “The Cove”, një plazh intim në një gji të vogël ku do të presë aktrime nga perëndimi në agim.

“Yacht Club” është një vend i rehatshëm për orët e vonëta të natës me një tarracë që ngjason si një jaht që qëndron buzë ujit dhe që rrethohet nga dy plazhra privatë të vegjël.

Rreth 10 minuta largë me varkë është Gjipeja, një pyll bregdetar në fund të një kanioni të rrethuar nga shkëmbenj të mëdhenj rreth 30 metra, shpella dhe ujëra kristal të pastër.

Zakonisht në festivale, udhëtimi është kryesisht diçka që e mendon më pas, por ju po e bëni atë një pjesë të rëndësishme të eksperiencës së festivalit. Mund të na shpjegoni më shumë?

Mendimi fillestar është që të fluturosh për në Tiranë, që është kryeqyteti i Shqipërisë dhe e vetmja portë hyrëse në vend për udhëtarët nga ajri, por jo shumë linja ajrore fluturojnë për në Tiranë dhe aeroporti është rreth katë orë udhëtim me makinë larg ku duhet të kalosh rrugë përgjatë malesh të mëdhenj.

Pjesa jugore e Shqipërisë, ku do të zhvillohet festivali, është shumë afër ishullit grek të Korfuzit, ku ka fluturime me çmime shumë të ulëta dhe rruga për të mbëritur tek “Kalaja” është më e lehtë dhe piktoreske. Kjo do të thotë se miqtë do të zbresin në Korfuz dhe do të marrin një anije që do t’i sjellë në brigjet shqiptare. Më pas një mikrobuz do t’i sjellë në vendin ku do të zhvillohet festivali. Futja e elementit varkë ofron diçka vërtetë ndryshe dhe i jep miqve një eksperiencë shlodhëse ndërkohë që janë duke ardhur.

Si do të funksionojë akomodimi për “Kalanë” e parë?

Kjo është një prej pjesëve më të mira të eksperiencës në festivalin tonë dhe ne jemi vërtetë krenarë për këtë. Shtëpiza plazhi ekzotike ose hotelet luksoze me pamje nga Deti Jon nuk janë akomodimi që gjen në çdo festival! Të gjitha paketat tona të akomodimit kanë të përfshirë një byzylyk dore të festivalit. Ne po punojmë me aktorë lokal për të qenë të aftë të ofrojmë një gamë të gjerë të akomodimit cilësor me një çmim të arsyeshëm. Për shembull tre netë hoteli fillojnë nga 162 paund dhe shtatë netë në hotel me 235 paund.

A ka ndonjë prekje ekstra që jeni duke punuar që do e bëjë “Kalanë” të dallojënga festivalet e tjera në Europë?

“Kalaja” është më shumë se thjesht një eksperiencë festivali. Programi i festivalit është menduar për t’i dhënë hapësirë festave, relaksit dhe eksplorimit të zonës së jashtëzakonshme. Ndryshe nga eventet muzikore, ne ofrojmë gjithashtu një listë me aktivitete shumë argëtuese dhe për mirëqenien, nga joga dhe masazhi në plazh tek sportet me kajak, zhytja, parashutizmi dhe ekskursionet për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.

Në ditët e fundit të festivalit do të ketë ekskursione si rafting në Kanionet e Osumit që i dërgon miqtë përgjat një lumi të jashtëzakonshme të rrethuar nga male. Ne ofrojmë gjithashtu një eksperiencë parashutizmi nga malet që rrethojnë zonën e festivalit drejt në plazhin aty pranë. Shpresojmë se miqtë do të përfitojnë nga këto mundësi që të përjetojnë bukuritë e vendit.

Një tjetër element interesant dhe me shumë mundësi ekskluziv është festa e rezidentëve. Kemi zgjedhur një grup të vogël me DJ fantastik që i pëlqejmë shumë dhe u kemi kërkuar atyre të luajnë në një plazh të fshehur që quhet Gjipe ku shkohet vetëm me varkë. Jan Schulte, John Gomez, Bjorn Torske, Nick The Record, Jenifa Mayanja dhe Brian Not Brian do të luajnë me rradhë gjatë fundjavës. Ju thjesht mund të vini dhe të humbisni në këtë atmosferë dhe nuk nevojiten prenotime! Festa në Gjipe do të jetë një nga ato që miqtë nuk do e harrojnë për vite me radhë!/atsh

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

Kjo fundjavë e parë e qershorit ka sjellë një fluks të madh të pushuesve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk i gjen vetëm në jug, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë një destinacion i turisteve të huaj këtë sezon është edhe Vlora. Prenotimet kanë qenë jo vetëm nga vendet e lindjes, ndërsa këtë të diel kanë mbërritur pushues nga Gjermania, Franca, Italia, Anglia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina.

“Në Vlorë kam mbërritur sot në mëngjes. Kjo nuk është hera e pare që vij në Vlorë. Më pëlqen shumë plazhi dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe në veçanti të Vlorës”, shprehet një turiste.

“Vij nga Londra për herë të parë në Vlorë. Jam e kënaqur nga pamjet që të ofron Vlora, si deti ashtu dhe mali. Fotot ia kam dërguar miqve të mi në Angli. Kam ngelur e mrekulluar dhe i kam bërë ftesë që të vijnë në Shqipëri, se do të gjejnë plazhe të bukura dhe ushqim shumë të mirë”, thotë një turiste londineze.

“Shqipëria duhet të punojë më shumë për turizmin, duhet ta promovojë edhe më shumë bukuritë që ofron Vlora, ndërkohë që ushqimi është njëlloj si në Itali, por duhet punë ende në këtë shërbim. do ishte më mirë që zonat e Karaburunit dhe të Sazanit të mbeten të virgjëra siç janë aktualisht, se nqs këto destinacione do popullohen pa fund, kjo bukuri natyrore do prishet”, thotë një turist italian.

Të huajt nuk preferojnë vetëm plazhet, por edhe zonat historike dhe arkeologjike, si dhe zonat malore si Llogoraja.

Top Channel

Plazhi i vjetër në Vlorë ende i braktisur nga pushuesit (VIDEO)

Sezoni turistik ka nisur, por plazhi i vjetër në Vlorë frekuentohet nga pak pushues. Këta të fundit tregojnë për ABC News se ende zona bregdetare është e ndotur nga ujërat e zeza dhe mbeturinat.

Një nga plazhet tradicionale të Vlorës. Mjaft i frekuentuar para viteve 2000.  Më pas, zona bregdetare e plazhit të vjetër njohu vetëm degradim. Papastërti kudo. Ujërat e zeza ende përfundojnë në det.

Pushuesit u larguan për t’u rikthyer tek ky plazh shumë rrallë. Ndoshta me shpresën se situata do të ndryshonte. Më besniket e këtij plazhi thonë se ka një përmirësim.

“Është bërë rruga, është bërë më i frekuentueshëm”.

Të kthehet në gjendjen e mëparshme u duket shumë vështirë.

“Ujërat e zeza nuk i prenë”.

Edhe pse kemi hyrë në ditët e para të sezonit turistike e vetmja ndërhyrje këtu është punimin e rërës./abcnews.al

Plazhi i Spillesë, pushuesit shprehen të kënaqur (VIDEO)

Plazhi i Spillesë në Rrogozhinë ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Prenotimet e para janë bërë nga turistët polake. Ndërsa pushuesit vendas thonë për ABC News se janë rritur standartet në këtë zonë bregdetare në krahasim me vitin e kaluar.

Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhin e Spillesë. Ata vijnë kryesisht nga Shqipëria e Mesme, Maqedonia dhe Kosova.

Kanë qenë një vit më parë në këtë vend dhe janë rikthyer sërish. Pastërtinë dhe qetësinë e vlerësojnë shumë.

Të gjitha bizneset e ngritura përgjatë vijës bregdetare janë më konstrukt druri dhe të rrethuara nga gjelbërimi. Edhe pronarët thonë se janë gati për sezonin.

Ndryshe nga vitet e kaluara, prenotimet e para të dhomave të plazhit janë bërë nga turistët polakë.

Spilleja njihet për detin e pastër, pasi në të,  nuk shkarkohen ujërat e zeza, ndërsa për pastrimin e rërës janë angazhuar punëtorë.

Ndërtimi i 8 kullave të vrojtimit gjithashtu ka përfunduar, madje janë vendosur pranë tyre edhe varka të vogla për të ardhur në ndihmë të pushuesve në raste rreziku në det.

Këtë vit, parashikohet që plazhi i Spillesë të frekuentohet nga 25 mijë pushues në një ditë gjatë muajve Korrik-Gusht. /abcnews.al

Hajdari shpërthen: “Fuck off” Tirana dhe Prishtina zyrtare, po talleni me shqiptarët e Maqedonisë!

Analisti politik dhe botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari ka atakuar politikën zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës në raport me çështjen dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Ai për këtë ka shkruar se Tirana dhe Prishtina po tallen me shqiptarët e MAqedonisë.

“A ka analist ose politikanë shqiptarë ne Tirane e Prishtine, ta na SHPJEGOJE NEVE SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE, si jane ose si mund të jene shqiptaret e Maqedonise SHTETFORMUES (Element Konstituiv i shtetit)?

– Si mund te jene shqiptaret ‘shtetformues’ ne Maqedoni, nderkohe qe ne Preambulen kushtetuese, shqiptaret definohen si qytetare te rendit te dyte, me nje rrafsh me pakicat tjera (turke, rome, vllehe, serbe…)

PREAMBULA thote keshtu pak a shume:
-Maqedonia eshte shtet i popullit maqedonas dhe pjese e popujve tjere qe jetojne ne Maqedoni,,,,
-Gjuhe zyrtare ne Maqedoni eshte gjuhe maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Te mos flasim per menyren se si hartohet, miratohet dhe implementohet Buxheti…

Pra shqiptaret dhe gjuhe shqipe, asksund s’premenden.
RRJEDHIMISHT; Lexuar dhe gjykuar sipas Kushtetutes se RM-se, shqiptaret jane aq “shtetformues’, sa jane edhe pakicat tjera: turke, rome, vllehe, serbe etj. Me fjale tjera, edhe diplomacia shqiptare, neve shqiptareve te Maqedonise, “na bene qejf”, sic bejne presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kur thone: “Zyrtarizimi i gjuhes shqipe eshe moment historik per shqiptaret e Maqedonise”!!????

Me pak fjale, si diplomacia ashtu edhe politika zyrtare e Tiranes dhe Prishtines, tallen me shqiptaret e Maqedonise. Pse te mos ju themi ne atyre: Fuck off!” , ka shkruar analisti politik, Hajdari. (INA)

Ka ndërruar jetë nëna e Burhan Nuhijës, i dënuar përjetë në një rast të montuar

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Për të sot ka qenë një lajm i hidhur, pasi që i ndërroi jetë nëna e tij pa e parë me vite dhe me shpresën se shumë shpejt do të jetë i lirë. Burhani me dhembje të madhe përshkruan ndarjen nga jeta të nënës duke shkruar:

“Deri para disa orëve ishe në mesin tonë, por tani nuk je më. Zoti të mori pran tij.. Dëshira jote e vetme ishte të kishe të birin pran, të ishte aj pran teje në çastet e fundit të jetës. Allahu të mëshiroft, e të bëftë banor të Xhennetit. Do mbetesh përgjithmonë në zemrar tona”, ka shkruar Burhani.

Sipas tij, varrimi do të bëhet sot pas iqindisë në varrezat e fshatit Poroj. Burhani shpreson se do lirohet për ta përcjellën nënën e saj në varr, pasi që kjo i takon me ligj. Ai ka një lutje që kjo ti mundësohet.

Burhani kohë më parë ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. Avokati i tij Sasho Kocarev qysh në vitin 2008 e kishte gënjyer dhe mashtruar se lëndën e tij e ka dërguar në Gjykatën Supreme, por kjo nuk kishte ndodhur. Shoqatat për të drejtat e njeriut kërkojnë rigjykim për këtë rast.

Rasti i montuar

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. (INA)

Familja shqiptare dëbohet pas 25 vitesh nga Gjermania, 5 policë ju shkuan në mes të natës dhe…

Një familje shqiptare në Gjermani është dëbuar pas 25 vitesh qëndrimi në Gjermani. 1993 dhe një vit më vonë e kanë shoqëruar bashkëshortja dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit “Duldung”.

Atje çifti ka lindur edhe tre vajza Hazbijen 23 vjeç, Lejlën 16 vjeç dhe Elifen 10 vjeç.

Dy vajzat e vogla së bashku me nënën janë nxjerrë në mes të natës, rreth orës 22:30 kur sapo kishin shkuar të flinin në shtrat.

Pesë policë janë futur menjëherë në banesën e tyre në Ëolfschluehn dhe i urdhëruan që të merrnin me vete gjithë gjërat e nevojshme dhe të shkonin me ta.

Babai i vajzave së bashku me djalin sa po ktheheshin nga puna kur panë tre pjestaret e familjes në makinën e policisë. Policët i thanë shpejt e shpejt të merrnin gjërat e nevojshme dhe të bashkoheshin me to.

Për vajzën e madhe Hazbijen nuk kishte urdhër dëbimi, pasi Maqedonia nuk e njeh si shtetase të veten.

Gjithë këtë skenë e ka rrëfyer Hazbia me lot në sy për gazetën e përditshme gjermane “NTZ”.

Alinfo.ch shkruan se autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as fëmijët e as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend.

Në Ëolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, bile edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë.

STUDIMI: Ja analizat e gjakut që diktojnë kancerin përpara simptomave

Nga Rory Smith, CNN

Kërkime të reja shkencore duken premtuese për të dalluar disa lloje kanceri me analiza gjaku, në faza shumë të hershme.

Testi, i njohur si biopsi e lëngshme, kontrollon ADN-n për qeliza kancerogjene dhe shërben për të dalluar 10 lloje të ndryshme kanceri me saktësi të lartë.

Dr.Eric Klein, nga Instituti “Taussing” për Kancerin, në Klinikën e Klivlendit, SHBA, ka drejtuar kërkimin shkencor që u paraqit te konferenca e përvitshme e Shoqërisë Amerikane të Klinikave Onkologjike në Çikago, mbledhja më e madhe e onkologëve nga e gjithë bota.

Shumica e llojeve të kancerit zbulohen në faza të përparuara, kur kurimi është më i ndërlikuar dhe përqindja e atyre që shërohen është më e vogël, thotë broshura e konferencës.

Analiza e ADN-s së gjakut nuk është ende gati të përdoret gjerësisht, por ky test do të mundësonte dallimin e shumë llojeve të kancerit që në faza të hershme, që para se të nisin simptomat, kur trajtimi ka më shumë gjasa të ketë sukses. Këto lloje testesh mund të vihen në zbatim në mënyrë universale.

“Ta dallosh kancerin herët, që para se të shpërndahet, është një nga mënyrat më të fuqishme për të siguruar trajtimin e duhur për më shumë njerëz, duke u dhënë më shumë gjasa që ta mundin sëmundjen”, thotë Fiona Osgun e Kërkimeve Britanike për Kancerin, e cila nuk ka qenë pjesë e studimit.

Kërkimi u bë me 1627 pjesëmarrës, 749 prej të cilëve ishin pa kancer, 878 kishin lloje të ndryshme kanceri të sapodiktuar, të patrajtuar.

Analiza e gjakut përbëhej nga tre teste që tregonin kancerin e pankreasit, vezoreve, mushkërive, ezofagut, etj.

Kanceri i vezoreve u diagnostikua me 90% saktës, i ndjekur nga hepatobiliari, një kancer shumë vdekjeprurës që sulmon mëlçinë dhe tëmthin, si dhe kancerin e pankreasit, me 80% saktësi.

Testi është premtues sidomos për ndjeshmërinë e lartë që ka ndaj kancerit të pankreasit. Kanceri i pankreasit diagnostikohet zakonisht kur ka përparuar shumë, thotë dr.Chris Abbosh, kërkues në Instutin e Kancerit në Universitetin e Londrës.

Megjithatë, është e rëndësishme të vihet në dukje se numri i njerëzve në të cilët u diktua ky lloj kanceri, është i vogël.

Për kancerin e vezoreve dhe të pankreasit u dalluan vetëm 10 raste. Ndërsa me kancerin hepatobiliar u gjetën vetëm pesë.

Llojet e kancerit që hasen në kokë, qafë dhe mushkëri u diktuan me më pak saktësi, 56% dhe 59% respektivisht.

Por rezultatet janë premtuese. Aftësia për ta diktuar kancerin në faza të hershme, në mënyrë që t’u ofrohet pacientëve trajtim i saktë për sëmundjet, është diçka që pritet të shpëtojë shumë jetë, sipas dr.Nickolas Papadopoulos, profesor onkologjie dhe patologjie në John Hopkins Medicine, si dhe autor i një studimi për analizat e gjakut që bëhen për identifikim të hershëm të kancerit.

Për shumë prej kacereve të zakonshme, mundësia e mbijetesës trefishohet kur diagnostikohet në fazë të hershme, sipas Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Britani.

Mbetet ende shumë punë për t’u bërë para se të përdoret gjerësisht.

“Nevojiten ende shumë kërkime para se të arrihet ky qëllim. Ky test gjaku ishte më i mirë se të tjerët për të dalluar disa lloje kanceri, ndaj na duhen prova të mëtejshme për saktësinë, si dhe për të përcaktuar nëse do të shpëtojë vërtet jetë”, tha Osgun.

Gerhardt Attard, nga fondacioni bamirës John Black, drejtues te Instituti i Kërkimeve për Kancer në Universitetin e Londrës, beson se shumë shpejt kjo mund të bëhet një metodë e zakonshme për të diktuar kancerin.

“Kjo po ecën shumë shpejt. Mendoj se në 5 deri 10 vitet e ardhshme, nëse vazhdon të funksionojë kështu, mund ta shohim në përdorim të përditshëm”, tha Attard.

Por Abbosh ka disa paralajmërime për kërkimin.

“Që t’i përmbahet premtimit për të bërë analiza për kancer, ky test duhet të ketë aftësinë të identifikojë pacientët që do të kenë simptoma ose shenja kanceri. Do të jetë e rëndësishme të përcaktohet se sa i dobishëm është ky test për të identifikuar faza të hershme të kancerit. Në fazën e parë të sëmundjes, ndërhyrjet kirurgjike kanë më shumë gjasa ta heqin të gjithë kancerin nga pacienti e të japin shërim të plotë. Por këto të dhëna nuk janë ende të prekshme”, tha Abbosh.

Dr. H. Gilber Welch, profesor mjekësie në Institutin Dartmouth për Politika Shëndeti dhe Praktika Klinike, tha në një lajm të mëparshëm të CNN se analiza e këtyre testeve është tepër e ndërlikuar.

“Biopsia e lëngshme ka shumë faza, shumë hapa, dhe shumë mundësi që gjërat të shkojnë keq”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj bashkë me gruan në koncertin e Rita Orës në Tiranë

Mbrëmë në qendër të Tiranës, në sheshin ‘Skenderbej’ ka performuar këngëtarja Rita Ora.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me gruan e tij Anitën.

Numri Një i qeverisë së Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe krenari që ta shijojë performancën magjike të Rita Orës në Tiranë.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës.

Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj.

Kosovarët s’po bëjnë fëmijë, bie përgjysmë numri i lindjeve (VIDEO)

Numri i lindjeve në Kosovë është përgjysmuar krahasuar me katër dekada më parë. Pavarësisht kësaj, kosovarët janë të parët në rajon me shtim natyror të popullsisë. Profesori Rifat Blaku thotë se shteti serb më së shumti i frikësohet natalitetit të kosovarëve. Në dy vitet e fundit, në Kosovë, janë lindur mbi 60 mijë bebe, raporton T7.
Shtimi i popullsisë ka rënë por përsëri kosovarët prijnë në rajon në aspektin demografik.

Kjo e re nga Prishtina, nuk dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë në të ardhmen.

Njëjtë si Ardita, edhe banorët e tjerë të Kosovës, për dallim nga disa dekada më herët, kanë ndërruar qëndrim për planifikim familjar.

Më herët, shumica e familjeve shqiptare të Kosovës kanë pasur shtatë, tetë fëmijë e dhjetë fëmijë. Sot, familja mesatare në Kosovë është 6 anëtarë.

Edhe profesori i demografisë Rifat Blaku konstaton se shtimi natyror i popullsisë në Kosovë është përgjysmuar. Fajtor për këtë, sipas ti, është faktori ekonomik, social e psikologjik.

Krahas kësaj, sipas tij, Kosova është vitale në aspektin demografik në krahasim me vendet e tjera me numrin e lindjeve.

Blaku komenton edhe deklaratat e Presidentit Vuciq, për shtimin natyror të popullsisë serbe.

Sipas tij serbët kanë demofobi ose frikë nga shtimi i popullsisë së Kosovës.

Mirëpo një politikë e tillë sipas Blakut, nuk funksionon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë në Serbi, atëherë kombi serb rrezikon të zhduket. Madje, ai ka vënë edhe çmime për lindje të fëmijëve.

Për secilën familje serbe që do të kenë fëmijën e katërt, Vuçiq tha se do të japë shpërblim 18 mijë euro.

Edhe në Kosovë ka pasur zotime se për secilën lindje Shteti do të ndajë mjete, por një premtim i tillë kurrë nuk është realizuar.

Në vitin 2016, kosovarët janë shtuar me mbi 30 mijë bebe. Ndërsa, vitin e kaluar kosovarët janë shtuar me mbi 31 mijë bebe tjera.

Maqedoni: Shumë raste të keqpërdorimit të të dhënave personale

Autoritet zyrtare të Maqedonisë bëjnë të ditur se është në rritje numri i ankesave të qytetarëve për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, përkatësisht gjatë vitit 2017, në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave personale janë parashtruar 376 ankesa nga ana e qytetarëve për keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale.

Nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për Radion Evropa e Lirë thonë se 3 nga 4 parashtresat e qytetarëve kanë të bëjnë me keqpërdorimin e të dhënave në rrjetet sociale duke kryesuar Facebook dhe më pas Twitter, Instagram.

Pas miratimit të rregullores së përgjithshme evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale që ka hyrë në fuqi më 25 maj, që ka për qëllim mbrojtjen e të dhënave personale përmes një varg procedurash, çdo shfrytëzues në internet duhet të japë pëlqim se dëshiron apo jo të dhënat e tij të mund t’i shfrytëzojë kompania ku është abonuar, autoritet në Maqedoni kanë paralajmëruar që brenda këtij viti do të miratohet dhe një Ligj i ri për mbrojtje të të dhënave personale, në përputhje të plotë me rregullativën evropiane.

Sekretari i përgjithshëm i drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Igor Kuzevski, për Radion Evropa e Lirë thotë se përmes ndryshimeve ligjore synohet të rritet niveli i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve në përputhje me standardet evropiane, duke aplikuar mekanizmat e modelit të rregullativës së përgjithshme evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia në detaje ka punuar në hartimin e ligit në fjalë dhe tanimë me ndërmjetësimin e delegacionit të Bashkimit Evropian këtu në Shkup, e kemi dërguar për shqyrtim se a është në përputhje të plotë me rregullativën evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në mars morëm disa vërejtje të vogla të cilat tanimë i kemi përrmirësuar dhe ato përmirësime i kemi inkorporuar në tekstin e ligjit. Besoj se deri në fund të vitit, ligji do të marrë vizë dhe nga Parlamenti duke u mundësuar qytetarëve një shkallë të më të lartë të sigurisë sa i përket të dhënave personale”, thotë Kuzevski.

Por, njohësit e çëshjeve juridike thonë se mbrojtje absolute nuk mund të sigurohet përmes ligjeve sepse bota elektronike ka shumë kurthe që jetën private të qytetarëve e vë në spikamë.

“Sado që të dëshirojmë apo të tregohemi të kujdesshëm që të mbrojmë të dhënat tona personale pothuajse është e pamundur në këtë kohë teknologjike në të cilën jetojmë. Thjesht nuk kemi mundësi se si të mbrohemi, ngase ne me vullnetin apo pa vullnetin tonë i hedhim në sistem në çfarëdo forme të komunikimit elektronik që në në një mënyrë krijohet mundësi që ato të keqpërdoren. Pra, është shumë e vështirë të vendoset sistemi i mbrojtjes”, thotë Qebri Avziu ligjërues i penales në Universitetin e Tetovës.

Përderisa, ekspertët e informatikës konsiderojnë se me regullativën e evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe harmonizimin e legjislacionit edhe në kushte të Maqedonisë ngushtohet hapësira e e përdorimit të të dhënave personale.

“Tani vendosen dënime të larta, madje rreth 4 për qind nga të qarkullimi i kompanive më të mëdha si dhe platformat e ndryshme në internet nëse ata mundsojnë të keqpërdoren të dhënat personale të abonuesve kjo i bën të jenë më syçelë në këto raste”, thotë Bojan Kordallov ekspert i Informatikës.

Autoritetet përkatëse në Maqedoni vlerësojnë se tek popullata më e re vetëdija publike është në nivel të lartë, andaj theksojnë edhe nga drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale se numri i ankesave nga ana e gjeneratave të reja është më i ulët krahasuar me grupmoshat më të vjetra.

Babai i nuses kosovare që vdiq tri ditë pas martesës: Do të marr hak për vajzën, nuk besoj në drejtësi

Gjykata e Apelit e Kosovës në prill të këtij viti ka marrë vendim që rasti rreth vdekjes së Antigona Morina të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Bislim Morina, babai i Antigonës po pretendon se ish-dhëndëri i tij Hilmi Zena ia vrau të bijën. Thotë se dhëndëri bëri marrëdhënie seksuale me vajzën e tij derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme.

Por Bislimi as kësaj radhe nuk po ju beson organeve të drejtësisë kosovare. Thotë se nëse çështja nuk zgjidhet, ai do të marrë hak vet. Seanca për këtë rast pritet të mbahet nesër.
Me padurim po e pret të hënën për të shkuar në Gjykatën Themelore të Gjakovës.Aty, Bislim Morina, pritet që të ballafaqohet sërish me personat që thotë se ia vranë vajzën para shtatë viteve pas tri ditëve martesë.

Ish-dhëndëri i familjes Morina, Hilmi Zena do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit. Bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq pas hemorragjisë së vazhdueshme, akuzohet për shkelje detyrimeve familjare. Pas ankesës së Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës, që e kishte shpallur të pafajshëm Zenën,Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim dhe vendosje.

Të njëjtin vendim në dorë e ka tashmë edhe Bislim Morina, babai i Antigonës, i cili thotë se e ka mirëpritur atë. Megjithatë, atij i ka humbur besimi në gjyqtarët e Gjykatës së Rahovecit të cilët do ta gjykojnë përsëri Hilmi Zenën.

Gazeta Express, ka qëndruar në familjen e të ndjerës Antigona Morina. Babai i saj thotë se është i kënaqur që lënda është kthyer në rigjykim.

“Unë jam i kënaqur nga prokuroria e Gjakovës që e ka marrë iniciativën që lëndën ta qojë përpara. Unë jam i kënaqur që rastit për vdekjen e vajzës sime po i jepet dritë. Unë shpresoje që rasti me dal në dritë. Por 90% jam i bindun që ko me dështua apet. Unë njëherë veç drejtësi po lypi. E pas kësaj do t’i padisë të gjithë ata që e kanë shkel ligjin” thotë babai i Antigonës.

Por nëse kjo çështje nuk zgjidhet nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, Bislim Morina, po thotë se këtë punë do ta zgjidhë vet.

“Të hënën ne kemi prap gjykim. Ishalla kemi sukses, e nëse jo, unë do t’ia grahi vet. Du me shitë ni lopë, tokë a diçka, du me ble ni armë edhe me u ballafaqua”, thotë ai. Nga familja Morina, po ashtu kanë folur edhe për deklaratat e familjes së ish-dhëndrit të cilët i kanë akuzuar se këtë punë familja e së ndjerës po e bënë vetëm për para.

“Ata familja e atij (ish-dhëndrit), kanë thanë që këtë punë e kom ba për pare. Unë evladin nuk e shes për pare. Unë jom ka luftoj për drejtësi. Ai s’mundet me më ba kriminel e me më akuzu”, thotë Bislim Morina babai i Antigonës e cila vdiq shtatë vite më parë në ditën e tretë të martesës.

Nga familja e ish-dhënderrit nuk kanë dashur që të flasin rreth kësaj cështjeje. Ata më herët i kanë thënë Expressit se gjykata e ka dhënë fjalën përdundimtare për këtë rast.
“Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Hilmi Zenën, duke u bazuar në faktet dhe ligjet në fuqi. Madje, ky vendim është vërtetuar edhe një shkallë më lart në Gjykatën e Apelit, e cila e ka vlerësuar si vendim të bazuar mirë”, kishin deklaruar nga Gjykata. E seanca e parë par rikthimin në rigjykim për këtë rast pritet të behet të hënën. Pala e dëmtuar po pretendon se nuk do ta pranojë në seancë avokatin e familjes Zena.Për këtë rast është angazhuar avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës. Ajo me kërkesën e familjes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës që të bëjë përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabanit.

Antigona Morina nga fshati Radoc i komunës së Rahovecit, vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.